Në një intervistë për DITA nga Dhërmiu ku po pushon me bashkëshorten dhe djalin, Zahon, Kryeministri Edi Rama flet për ato që ai i quan “zhurmat e kësaj vere”.

Çfarë po ndodh mes tij dhe Metës? Çfarë ka ndërmend të bëjë në shtator. Si i komenton zërat për qeverisje PS-PD. Pse i quan këto pushime më të zhurmshmet e jetës së tij. A do taksohen rrogat e ulëta? A do rriten taksat? A kanë dështuar sipas tij Dogana dhe Tatimet? Çfarë do ndodhë me krizën e RTSH-së. Pezmi me mediat dhe diçka për pilotin gjerman…

Më poshtë një pjesë e intervistës që botohet e plotë në versioinin e shtypur të gazetës DITA, ajo që ka të bëjë me raportet brenda koalicionit.

 

Shtatori mesa duket paralajmëron shumë furtuna nga ato që ju keni për zemër zoti Kryeministër! Por përpara se sa të kalojmë tek furtuna e madhe e luftës kundër informalitetit apo ajo e shkundjes së shtetit përmes decentralizimit, të cilat ju keni deklaruar se do të nisin në shtator, lejomëni t’ju pyes nëse ju vetë i besoni zërat se do të ketë edhe një furtunë të parë brenda koalicionit? Më konkretisht një furtunë të mbjellë gjatë zgjedhjeve të qershorit për të cilat LSI nuk e ka fshehur nervozizmin ndaj PS…

- Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

Nuk ka asgjë të panatyrshme sidoqoftë në këtë ëndërr të opozitarëve ose dëshirë të disa shokëve në partitë e ndryshme të koalicionit, përfshirë edhe PS apo LSI.

Por ka një problem vështirësisht të kapërcyeshëm për ëndrrën a dëshirat e tyre. Ky është fakti se koalicioni ka funksionuar më së miri në funksion të reformave reale dhe ky është, në fund të fundit, elementi themelor që e bën të suksesshëm e të dobishëm për vendin koalicionin tonë. Çka do të thotë se furtuna e pritshme në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në gota të ndryshme.

 

Në Pogradec nuk po betohet dot ende kryetari i ri i bashkisë zoti Kryeministër, apo vazhdon pazari i Roskovecit?

- Mirë e kujtuat për të mbështetur tezën e furtunës, s’kam ç’them, po besomëni, është tipikisht një furtunë krejt kalimtare në gotën e politikës lokale. E cila s’ka gjasë të ngrejë dallgë të vërteta as në liqenin e atij qyteti dhe jo më të influencojë kursin politik të shumicës që qeveris Shqipërinë!

 

Troç muhabeti zoti Kryeministër, si janë marrëdhëniet mes PS e LSI dhe jush e zotit Meta?

-Troç muhabeti zoti kryeredaktor, unë nuk e di se çfarë mund të pritet më shumë nga një marrëdhënie partneriteti, e cila në zgjedhjet vendore riprodhoi mbështetjen e 1 milionë votave të zgjedhjeve politike të dy viteve më parë!

E të mos harrojmë, rikonfirmuam kufirin historik të 1 milionë votave me pjesëmarrjen më të lartë në një palë zgjedhje vendore njëzet e pesë vitet e fundit, pas një periudhe të parë qeverisëse me aq shumë problem të rënda të trashëguara dhe reforma të munguara njëzet e kusur vite me radhë.

Ndërsa mes meje dhe bashkëkryetarit të koalicionit, marrëdhëniet reflektojnë të dyja anët e medaljes së bashkëjetesës në këtë koalicion. Nga njëra anë bindjen e përforcuar nga suksesi i zgjedhjeve vendore, se ky partneritet është strategjik jo vetëm për të dyja partitë tona po për Shqipërinë në radhë të parë; dhe nga ana tjetër, edhe shqetësimet reale të secilit prej nesh, për t’iu përgjigjur sa më mirë pritshmërisë së lartë të publikut ndaj qeverisë e shumicës sonë qeverisëse, të cilat kanë nevojë vijimësisht për nxitje të mëtejshme dhe korrigjime të vazhdueshme.

Kush ëndërron apo dëshiron furtunë mes PS-së dhe LSI-së ose, konkretisht, mes meje e Ilir Metës, duke e bërë çdo qime tra me forcën e dëshpëruar të pakënaqësisë vetjake, kam përshtypjen se do të duhet të presë më shumë se një shtator.

 

Mbase do të jetë kështu, po ndërkohë ndonjë media ka arritur deri në pikën që të paralajmërojë një përmbysje të madhe të konfiguracionit të sotëm politik, duke përcjellë informacionin e burimeve të rezervuara brenda kampit tuaj për një skenar të ri koalicioni të madh PS – PD! A e parafytyroni ju si të mundshme diçka të tillë?

-Ah po, të famshmet “burime të rezervuara” brenda kampit tonë të ndonjë medieje që, në fakt, bën rëndom korrierin e atyre që e ëndërrojnë apo dëshirojnë më kot furtunën. Ose, pse jo, edhe të ndokujt që hyn gjysmë padashje në vallen e thashethemeve të avullta të kësaj vape të madhe dhe teston, përmes ndonjë gazete, pulsin e llogores së gjatë të koalicionit. Nejse, të mos humbasi kohë me këto dokrra gushti dhe pse pushimet na e justifikojnë këtë lloj bashkëbisedimi!

Për mua personalisht skenari për një koalicion të madh PS – PD është po aq i mundur sa ç’do të ishte e mundur që Bollywood-i të xhironte versionin indian të Pretty Woman dhe, në vend të Julia Roberts të zgjidhte Lulin, ndërsa në vend të Richard Geere të merrte Kastriot Islamin. Madje edhe sikur për një moment të mendonim se, Luli dhe Kaçi, mund të jepnin dakordësinë për ta risjellë në ekran atë histori të beftë dashurie, është e pamendueshme qoftë edhe për një moment të vetëm, që PS dhe PD të qeverisnin bashkë në këtë periudhë të historisë sonë.

135 Komente

Nuk bëhet fjalë për artikuj që ndikojnë në shitjet e gazetës se dihet që të gjitha të përditshmet informative në Tiranë janë me humbje (që nuk shpallin falimentin ?!), por nuk po ka lajm gjëkundi, gjë që shtrengon opinionistin (tashmë kaps) t'i referohet porosië së Mark Twein, te tregimi "Si u bëra gazetar", me lajmin për karrocën e barit.

Por, gjithsesi, një çarje e madhe ka gjasa të ndodhi përpos se kur të ndryshoj morali që udhëheq koalicionin. Deri tani, për shumicën, asgjë nuk duket në horizont. Aleanca zhvillohet me qetësi e prodhon lumturi, pushteti jep shëndet. Shëndet paç!

Duhej kjo intervista se ishim ne merak. Se dhe vape ka qene e nuk kemi as me cfare merremi keto ditet e tjera te Gushtit.

 

Duket si autointerviste ne fakt.

Prishjen e ketij koalicioni,ne po e presim me te njejtin padurim si te atij vjehrrit shkodran, qe me zi priste prishjen me Korcen.

mardheniet PS- LSI, jane bere si mardheniet Shqiperi- Bashkimi Sovjetik, apo me Kinen njeher motit.. gjith zjarr e ngrica, dashuri e tensione dhe "prishja e madhe", eshte pashmangshme !!.smiley
vetem se na duhet nje Ismail Kadare te bej pershkrimin dramatiko-artistik te situates..smiley

me sakt krahasimi do ishte qe mardheniet PS-LSI jane bere si ca gjera te dashit.

ose si biçim bejte: mardheniet PS - LSI jane bere lesh e li.

Belul.

U bere si LSI-ja me gjithe keta flamure...

.....ata hiq, e une vurë..smiley

me shkurt, o Belul, me shkurt:

PS-LSI

marrdheniet lesh e li

populli

(autobiografia ne vergje) smiley 

Mir e ka thon, ashu jan, dy ane te se njejtes medalje.

Kadareja, ç'ishte për të shkrojtur e shkroi. Një "Vjesha e vetmisë së madhe", me autor Ardian Vehbiun, i duhet jo dhe aq politikës se sa letërsisë sonë artistike. Autori, shkrimtar e publicist, do ishte zgjedhja e duhur për sipërmarrjen e veprës madhore, sepse ka njohuri dhe mbi qendrimet e Enver Hoxhës, një nga protagonistët e "Dimrit të vetmisë së madhe", mbi albanologjinë. Rreket ta shtjellosë sot po te "Dita". Ky zotërim dijesh përbën përparesi për suksesin e pritur smiley

nuk di ca ka thon Komandanti nga fejsbuku.

he ca thuhet, a do puqet PS me PD? Mendjet e militanteve duhet te jene llastik, s'ka lezet te jene te ngurta, se jemi ne vitin 2015.

Po ca llastiku me qene menja ime psh me u puq me ate te Leftyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy? PO me mire te ma presin koken sesa te mbaj mend te tilla llastiku ! lol

Thirre Gje Berber?! 

Fol me Neken i thone kesaj...smiley

smiley o kuazi me shkrive!! duhet me qeneme pranues ndaj njerezve thone mendjet e urta....si eshte ajo formula magjike: patience--love---serenity.

Larg duart nga lefTKopeja.

Është gjithmonë e dobishme .Bën shërbime si puna e Gomarit për të mbush Ujë në çdo sistem . Ato shërbime i duhen Vlerësuar jo anshmëria në çaste të caktuara kur pronari është kafshar më i mirë për të .

Përsëri do ketë nevojë për Vërvitës pampersash  dhe dosa që të mbajnë Hapur fjalimet që lexojnë Liderat .

Edhe në rast bashkëpunimi të PS - PD kush mund ta luajë më mirë këtë rrol  se Left me ...yyyyyyy  në fund të shndërruar në Left me ....iiiiiii në fund . Biles ka aftësinë të riprodhojë edhe si BraveKidio e një vandak pampersash , pra të shdnrrohet nga mami - LefTGope në lukuni - LefTKope smiley

Besoj se kësaj radhe do të dij të çmoj me qetësi e dashuri  vlerësimin e madhënueshëm që kam unë për të. Ne nuk na intereson ,mejtonj , se sa Rama e Berishëra do vijnë e ikin , para cilësisë së shërbimit të Zonjave Helikare si psh Yp Xhibi dhe Lefti

Left me ......iiiiiii në fund , jetë të gjatë për të mirë të atmes PPU smiley

– Në Pogradec nuk po betohet dot ende kryetari i ri i bashkisë zoti Kryeministër, apo vazhdon pazari i Roskovecit?

-Mirë e kujtuat për të mbështetur tezën e furtunës, s’kam ç’them, po besomëni, është tipikisht një furtunë krejt kalimtare në gotën e politikës lokale. E cila s’ka gjasë të ngrejë dallgë të vërteta as në liqenin e atij qyteti dhe jo më të influencojë kursin politik të shumicës që qeveris Shqipërinë!

smiley

A ka njeri te hedhi drite mbi kete gje, se pse nuk po betohet kryetari i ri i bashkise se Pogradecit. Dhe per ç'pazar politik bohet fjale. 

Une jam kurioz ta di si ka filluar ky thashethemi qe ps dhe pd do bejne koalicion?

Di gje njeri?

Ed Roma, robt ku ti kesh ti me gjithe Tahirin dhe skoten e qelbur qeveritare. Me bere te le pushimet pergjys se korenti filloi te vinte me racion (A/C ne dhome nuk ftofte mo) meqe suma jote ishte me pushime ne Dhermi. Pastaj rruges per kthim ne hyrje te VL policet e tu e drejtuan trafikun nga ca monopate se ne rrugen kryesore mund te kalonte shpura jote dhe si rrjedhim nga hyrja deri ne dalje te Vlores me mori 2.5 ore ne nje torture te vertete. Me tej deri ne TR e ngaterrova rrugen 2-3 here sepse tabelat rrugore ose mungojne ose jane te padeshifrueshme. Dole shume mo shkerdhate sec e kisha menu. Megjithmen ky vend nuk ka shans te ngrihet. 

"...Megjithmen ky vend nuk ka shans te ngrihet"

Na morsh të keqen e na u bofsh kurban! Ta shohësh po se bom Shqipnin siç tha Hrushovi, "Kopesht me lule në brigjet e Adriatikut"smiley

dajosho, te kane drejtuar nga vilat, siper tynelit te ish shkolla tregetare, nje rruge gjithe gropa e gerxhe kjo qe te nxjerre perseri te rrapi ne uje te ftohte... (btw, rrapi nuk egziton me, sec kane vene nje luan te shemtuar plastik, me fytyre njeriu.smiley.)

ajo rruga 3-4 km, per te shkuar ne plazh e per te ardhur, eshte torture e vertet.!! do dy ore ta besh.. nderkoh keta policat jane cdo 2 km, po nuk e kam kuptuar ende rolin e tyre, pasi nuk pashe kurre te hiqnin nga trafiku ata tipat qe parakalonin ne trafik, por qe ne fakt keta e rendonin akoma me shume trafikun.. dhe kshu kamikazesh qe parakalonin, nderkoh te tjeret prisnin ne radhe ne trafik, ishin shume fare, e zakonshme.dmth..

une e dija kete dajosh, prandaj dhe u vendosa ne Radhime anes detit, e jo te shtepia ime ne Vlore..

ehh, ça i ka bere ai Shpetim Gjika Vlores ... nderkoh nuk e kuptoj shtetin, qe ne vend te merret me zgjidhjen e ketij problemi, te rregulloj nje rruge dytesore 4-5 km, andej nga deti, investon ne Lungomare (edhe kjo dale kur te behet), por nuk eshte primare... primare dhe jetesore per qytetaret, jo vetem vlonjate, eshte rruga qe te nxin jeten dhe ta nxjerr ate dite plazh nga hundet.

Belulo, Vlora mu duk e frikshme ne mos paksa e llahtarshme. Pervec betonizimit te pamate qyteti dukej nje rremuje e vertete. Stoku i pallateve te paperfunduara e erreson shume te ardhmen e qytetit. Gjynah njerezit.

Sa per policet kur e pyeta se pse po devijohej trafiku nderkohe qe rruga kryesore ishte bosh mu pergjigj qe vitin tjeter do jete shume me mire. smiley

Vlora nuk mund te quhet me qytet, madje as fshat, dajosh.. por nje "gje" kaotike, e piste.. si Kandahari pas luftes, se tani i merr te keqen Kandaharit.
cdo zhvillim (nese mund ta quajme keshtu) qe eshte bere ne Vlore, eshte bere nga Skela, dmth deti e tutje, ndersa qyeteti vet ku jetojne 80% e vlonjateve, eshte ne gjendje katastrofike !!

nejse, se as vlonjat nuk ka me atje ne fakt..

Sa per Vloren, ajo (shkaterrim i pakthyshem) qe i eshte bere atij qyteti ne 18 vjet qeverisje socialiste nuk i eshte bere ne te gjithe ekzist!ncen e tij si qytet.

Po po. Qeverisja socialiste, e shkatarroi Çameria dhe Babezia. Ato pallatet te shkolla tregtare, te toka qe rreshqet po i ben nje Skapalli, ate binane e malle para tyre te rrapi me luan po e nderton Çipi etj etj.

Dakort me ty. Por une po them qe prej 97 vetem socialiste ka drejtuar bashkine. 4 vjet Pd me.Gezim Zilen. Tani ti e shikon vete ndryshimin ne keto 18/vjet kur shkon ne Vlore. Mund te kishte qelluar qe te ishin keta te PD dhe prape te kishim te njejtin rezultat. Mundet.

Po ta shikosh vloren nga shashica e shef qe nuk eshte bere ndonje dem i madh. Eshte ndertuar buze rrugeve, gjithe lagjet jane bosh me shpi purdhese smiley. Demi po behet tani nga Rradhima, ajo zone duhej ndertuar me vila, ska kapacitet per Pallate.

ehh, ça i ka bere ai Shpetim Gjika Vlores ...

si i tha njeri, te stani i Abas Ferkos: Ta ka fajin rradakja jote 

Te tyret ua kan fajin. Po nejse xhanem, kjo kthese e papritur e te dhenave na ben te mendojme qe Gjika podel agjent grek, cifut rus i derguar nga kominterni ne sherbim te PD-se.

Po ate Q7-en ama, musteqemiu, abababa, zeher bohem sa her shof nje neper rrug ketej. Dje u ngushellova se pashe nje X6 te BMW-s. Pastaj me erdh ne mend: e c'e ka GJika kete, nje q... by... (sic thoshin per Ameriken ne 93-shin, e c'e ka Amerika Shqiperine, nje q  b, degjuar me kto veshe ne lagjen jo muzeale 18 shtatori, gjirokaster, anash stadiumit subi bakiri smiley   ...)

"stadiumi Subi Bakiri...."

....nga Gjirokastra raportonte kolegu Pirro Qiqi !.smiley... linja ne studio.smiley

lere se ngeci nje trap para ca ditesh ne plazh, ne Palase.. u fut deri ne plazh prane detit gomari me nje Q 5 fringo te re, ngjyre blu saks.smiley. mirepo aty eshte zhavorrr i holle.. si perfundim ngeci keq fare.. e beri copa makinen duke xhirruar gomat, qe sa me shume i xhirronte, aq me thelle futeshin gomat nen zhavorr...
nejse, e paguan shtrenjte plazhin me gruan dhe femijet.. gjithe diten aty duke gerrmuar te rrotat... temperatura 35 grade..smiley
si perfundim, vone mbasdite erdhi njeri me eskavator dhe i nxorri.... ndersa ky, jam i bindur qe kur ka ikur ne shtepi , u ka thene gjitoneve: kaluam nje dite fantastike ne plazh ne Palase..smiley

s'ka si Palasa ne gjith boten smiley

smiley

Po ca faji te kane shqiptaret ne memedhe se ngaterron rrugen ti e futesh vend e pa vend. Ti po lexoke ato tabelat e stermedha me shenja te qarta ne Amerike e nuk po lexon dot ca.tabela te vogla si kaçole arançate, te lodhme, te thyme te Shqiperise. Lere se nuk kane per te ta falur kete dem qe i bere memedheut, pavaresisht se shpenzove aq dollare sa 3 cifte snobash nga Komuna e Parisit.
Here tjeter dergo vetem dollaret e pushimeve ne shqp dhe pushimet beni ne jug te usa.

Pritet pergjigja rrufe kundra teje dhe dajoshit nga Ai.

Lere lere se po na solli ndonji link kam per tu bere per aspirina dhe serume smiley

Dhe nuk thuhet Ai per Ate por AY.

vlanjato, me qe ra llafi: kalova andej nga Komuna e Qi-Parisit..smiley.. ajo rruga qendrore gjithe pluhur me ata fruta-primeshitesit , dhe xhinglaminglashitesit, vazhdon te jet ashtu si ne Afganistan...
por rrjetet e kabllove ishin paksuar dukshem, se ka qen spiderman city atje.. nuk dukej qielli fare dikur..

Belul, me qafsh.

Me aq sa i njeh dhe ke degjuar per te dy: Midis Ard Xhuxhit dhe Peqo Mustaqemiut, ke do zgjidhje ?

Pa le po te shtoj dhe Cim Selamin, se dhitet fare muhabeti ...

Pa dorashka dhe pa tifozllek...

Pequa fitoi me ndihmen e PD mandatin e fundit, duke i vene ard kumarxhiun perpara dhe njerezit mes te dyve zgjodhen peqon...

Jo Peqon, po dhe Vironin e Drites te vije do fitonte...

as e ve ne dyshim, po te pakten te sforcoheshin pak mbase ishim liruar me perpara nga pequa...

Pas shterngimit do nxrrnim ..., e shumta Ed Leka, nxenesi i Peqos....

 

Hahahaha ku ma kujtove Vironin e Drites.

...po Mustafaj i Tanes nga bohet o vlonjato smiley

Lere Kapo se me.ka.ngel hatri me ty. Me ke lene vetem ne beteje ketu te peshku.
Muçua i Tanës eshte bere dore me.Shaqon e Rabijes. Luajne 5 kaç me evro mbas dyqanit te Shaqos.

po mire, ja zgjodhem Peton, ( btw edhe ky nuk eshte ndonje gjigand.smiley.) por puna eshte se pas 4 vjetesh u pa ça mender bajge eshte.. pse duhej zgjedhur edhe 8 vjet te tjera..??!! qe e ka katandisur ate qytet sikur i ka rene bomba..

ndersa ky Cim Selami, nenvlersohet gjithmone sepse nuk ka ndonje ngritje arsimore , plus e kaluara e fillimviteve 90-te.. por ky ne fakt eshte shume praktik ne zgjidhje situatash, mbase nuk do ishte zgjidhje optimale si kryebashkiak, por jam i bindur qe do bente shume me shume per Vloren se (çnuk) beri ky Petoja 12 vjet..

p.s ata te lagjes tende i merroi fare.. ka ndonje vit qe e ka çare tej e tej ate rrrugen e spitalit deri te vetsherbimi, medemek do bejne kanalizime etj, po ka mbetur ashtu germadhe... dhe te.mendosh qe eshte nje nga rruget kryesore te qyetit, per lagjet qe perfshin, edhe per lidhjen me fshatrat nga Babica e lart...

Po ka pas ca probleme Pequa me Prokurorine dhe nuk kishte shume kohe...

Une kam ikur nga ajo lagje prej vitesh, po kete behar qe isha kalova per te shkuar ne varreza.

Booo, fantastike...

Nje tubo te madhe gome e kishin kapur 5 veta dhe e terhiqnin per ta transportuar ne drejtime te ndryshme.

Te gjithe me cigare ne goje e duart gjithe mut shanin njeri tjetrin. Kush e kush te bertiste me shume qe te dukej si shef. Nje eskavator super i lodhur, parkuar ne ane te rruges dhe 10 - 15 te tjere me lopata ne duar duke bere muhabet. Rruga... , çfar rruge, s'ishte me rruge...

Te dera e laboratorit te radiografive Maks Gega duke u bertitur njerzve sikur shiste patate:

- Hajdeni ore beni ndonje EKO te kapim ndonje lek, se do te veje dhe doktori me pushime

Estrade ne cdo cep...

Shife, shife u mlodhen vlonjatet, te gjithe ne tribune. Po per te parakaluar, kush do parakaloje ? smiley

Beluggio, sec keni ca emra ene ju mo. Jom shume kurioz ky Petua eshte shkurtim per ... ?

Shpetim Gjiken o vlla, kaq e veshtire eshte smiley ???!!!

 

 

Shpetim = Petua !?!?! HAHAHAHAHAHA shume e forte..... Nenoce, Babace( Beqiri), Gole ... smiley

Mu kujtu nji e forte : I shoku jone kishte i cun halle ne Vlore, qe quhej Gole ( me duket Ligor) cun flori dhe nuk e mcifte fare ndjenjen e WOW per Tironen. E donte pa rezerva dhe e pranonte. Nejse mo. I here ne nisemi per te dale nga shpija e shokut ke 21-shi dhe Golja po vonohej  ne banjedhe i themi : Ikem ne takohemi ke "veni" ne qender. Golja vje mas nja i ore. - Pse u vonove o burre, i thote ky shoku im. " Ca mos vonohesh o derman, po ketu te behet koka fshirse xhamash !!!

 

Ndergjegja ?

ncuq, nondaja..

njesiti gueril.

ndrek luca luan shokun beqir balluku.

po ta menosh, edhe kjo mashkullorja e ballukes nuk esht e paket. me jepni nje kreher. 

Kur ka dale Njesiti Guerril me ate fillim ishin kinemote plot, nuk gjeje bilete, qe ishte e rralle per filma shqiptare. Duke e pa ke Partizoni, anej nga mesi i salles ishte nji prind me cunin nja 5-6 vjec. Na cau bythen gjithe filmin : O ba po pse hypi ne makine ky ? - Shhhhhttt, te keqen babi, se do shkoje ke shoket ... O ba, po pse i hoqi kepucet ky ? - shtttttt xhani babit .... - O ba ... kjo, o ba ajo... dhe vje pjesa ku Nreka i jep " dhjetshen" Petrit Llanajt se ia falen gabimin. - O ba po cin do vrasi ky me ket rovolen ? - Baben tat !!! ia jep njoni anej nga funi .... nuk pame mo film nga te qeshmet....

smiley Qemol, arkive qenke. Si ka mundesi te mbash mend kaq shume gjera nga e kaluara?

Because I'm a fucking genius smiley Mos bo gabim me pyt c'a hongra mrome per darke ... 

Dhe me e forta osht qe ajo " E " ke Petua eshte me dy pika siper ... imagjino shqiptimin !!! smiley

booooo  Pëtua. kjo shkatrron cdo deshire te mire me ndihmu. kte s'ke ku e kap.

Pëtua ahahahahaaaa

Nuk e shpeton dot Shpetimin...smiley

 

edhe "çakmakut", qe ja vume jo rastesisht emrin Shpetim, arriti te "shpetoj" vetem shoket.. por jo veten, "trimi i xha Jahos".smiley

...ndersa ti thua te shpetojme Peton e Vlores..smiley. Petoja... ehh sa krime rendojne mbi te..smiley

tani, nuk e di se mase jam gabim per mungese info, po vetvetiu lind pyetja:c'ti bejne me pëtos?! ose me sakte, ka mbetur me gje per ti bere pëtos?! me zemer e bene, me tension po e po, pagjumesia vjen me kohen, e keshtu me rradhe... sinqerisht, eshte poshtersi!..se eshte dhe djale Vlore ( fatmiresisht nga ata qe nuk e zgjasin ë_ne deri Drashovice; nga ata qe thone jemi "nga VL" dhe jo "na Vl")
...apo, e kishe per trimin e xha Jahos, Belul, e une po grij sallate kot me kot??? smiley

Pëtua mire, po kemi dhe Ciqe...kemi dhe Kënua!

Këno eshte emer me perparesi. Jo vetem per emrin liridashes Skënder (Psh, Skënderbeu, ose Skënder Gjinushi - "Je bllokmen 24 karatsh, o Këno!"), por edhe kudo tjetër ku ka një mundesi per tu kërryer. Mbaj mend nje shoqe klase qe e kishte emrin Shkëndije dhe ishte me origjine nga vendi me vulë: e merrni dot me mend se si i thoshim per shkurt?

Me habit se si ka shpetuar ëmri Shkenca (ëmër vajze) pa e bere Shkënca, qe ta terezisnim pasandaja sic duhej emrin shkurt.

Shkenca? Mos e ngaterron me Shkenca dhe Jeta? Jeta- shkurt Jeta, e pastaj Jana, Vana etj etj po edhe Republika-shkurt Bika

Po ta ngaterroja, do e beja me emrin Asamble. Ose shume-shume Rrethime. Por ketyre emrave iu ruajta si djalli temjanit.

jo, jo.. pse ka  edhe  Asamble, Rrethime? smiley

vlonjatet vetem nje Selam Musai i ka bashkuar, por edhe ai s`ka qene nga vlora

Tre emrat me te cuditshem femerore qe kam njoftur kane qene Revolucionare (qe shoqet e therrisni Revi ,armiqte e therrisnin Narja, kurse cunat Cica se ishte me goxha ballkon) Hekurudha dhe Vlefta. Ky i fundit them se do kishte qene emer perfekt per Pjerin po te kishte bo goce. smiley

 

​Pse vetem Selami?

Harrove Çoban Nuredinë ... Me plumb e theu kërcinë./ U tha shokëve: “amani,/ E çorra me driz’ e xinë” .

gabim teknik i imi.. po mendova meqe Selam Musai ishte kapedani

e rendesishme eshte qe:

" ...Italianët e paguan,/ Njëmijë u dorëzuan/ Me gjithë artileri

O Shqipëria kreshnike,/ E vogël po heroike,/ Me armiq thikë për thike/ As u trembe, as u lige/ Nga qindra hordhi armike”

Dije

ka edhe beqo, xebe, xhangalle, kokeshqope, masitç etj etj..zone e pasur me aforizma smiley

Nuk po flitet per Aforizma. Behet fjale per forma shkurtimesh emrash, origjinale, ku dy pika e va shkronja e fokusojne mjaft qarte origjinen.

Naturisht, jane forma konfidenciale te cilat...Jo kushdo mund t'i perdori. Psh, "Pëto" e perdor kur e njeh mire, ne rreth te afert, ose...kur do ta cikesh apo ta ngjyesh dhe ti ( Jo referim personal) Na Pak.

Nenkuptohet, ne fillim perdor rruge zyrtare, pastaj "o Shptim c'kemi"...nga fundi:

O Pëto, ca u bë me ate muhabetin?

Origjinali i femijerise deri sa vajti mesues frengjishte ne Llakatund , ka qene Pëqo...

Pëto, eshte bere vone, kur ju fut politikes...

ja o patriot ku eshte katandisur vlora jone, e administruar per vite me rradhe nga nje cope fshatar mesues frengjishteje ne llakatund...

Jo, jo, e ke gabim. Mesues frengjishte ne Llakatund s'eshte ndonje turp. Dhe Gagaçja nga Llakatundi eshte, po s'ben si ca shkerdhata qe kapin ndonje pozicion gjekundi e kalimthi ne Vlore leshojne ca kritika nga fundi gushtit...

Well duke gjyku se sa vete flasin frengjisht sot ne Llakatund, them se turp eshte.

...or mir...i plasi rroç...ka Llakatundit, ç'e do frengjishten, do shpalli indipendencen e Quebekut Llakatundi ?

Me fal more zoteri por po flasim Ramen dhe Dhermiun. Ç'hyn indipendenca e Kebekut ketu. Ju lutemi shume mos nderhyni ne punet permrenshme te Kanadasëëë.

Hyn, hyn vlonjato...Vlora dhe Llakatundi po s'e bene mu si Kebeku, indipendent e hyrje ne qytet me pagese, keq do veje puna!

Jo jo me mire ta bejne ne dalje me.leke. Si ne Rinas...fap 10$ per te dale, ndryshe nuk del.
Me mire kshu, them une...une dmth gente comune soldati della strada!

turp nuk eshte jo ai si zanat po edhe shume te tjere, po nuk eshte as zanat qe te jep bagazhin e duhur per te administruar nje qytet si vlora as llakatundi nuk eshte vendi me i mire per te krijuar vizion administrimi. paguante mijera euro evgjitet qe loznin me flamurtarin e nuk u be nje trotuar...
per ta mbyllur nuk eshte rasti i vetem i ketij administrimi ne shqiperi.

 ne fillim perdor rruge zyrtare, pastaj "o Shptim c'kemi"...nga fundi:

O Pëto, ca u bë me ate muhabetin?

qarte! kaq te thjeshta thua te kene qene gjerat?  

nejse, s`ka rendesi, se ne pergjithesi po flasim! aq sa here eshte diskutuar kjo ceshtje ketu, aq te mira qofshin!

Po tani...ne s'jemi Kgb t'i hyjme me themel qysh e tek. Thjesht mendojme qe me fajtor se "Pëtua" per gjendjen e Vlores eshte mungesa e plote e ndergjegjes qytetare. Shto nje mungese ne apel te intelektualeve qe s'dihet nga e mbajten frymen...e ca trysnira e presione mbi "Pëton" me shoke, qe nga shtesat e katit e deri te pallate mbi kalà e ja.. Vlora djema!

"xhangalle"

xhangalle nuk besoj se ka pasur.. por ka pas Bajamete cilave sipas sezonit u therrisnim: o Xhangalle.smiley

"O xhangalle" sipas sezonit..smiley
keto emertuesit sipas sezonit jane edhe me te hidhurit, Belul...si puna e p.sh "O xebe" ( sezon vere, fillim qershori nominalja- se kishte ca qe e fillonin plazhin qe ne mars ...dhe deri sa futej qershori ishin rrjepur 3-4 here) smiley

Salvatore smiley

-per Shpetimin, Qemolo.. ose ndryshe: dhendrrin e xha Rizait, "ate çakmakun"..smiley

Dhenderri i Jazos thuaj, derman, Jazo Manaj, heroi i punes socialiste.

E kisha ne Park te Mallrave - shofer.

Ne fillim te viteve 90, me ndryshimet qe po ndodhnin, ne fushen e Parkut dhe e pyesnin :

- O xha Jazo, e ç'duan këjo riniiii ?

- Mish, p.. e revaniii, ...,ishte pergjigja.

- Po pune, kush do punoje ?

- Do punojme ne qe na jane thare ko..., thoshte

 

Po Çimi ben me stervitje mbrapa shkolles 8 nentori?

Po leje ca keni me Peto mavrine. Ai mire keq per 100 vjetor pa asnje koqe leku nga sala e rrugulloi pak Vloren. Pastaj erdhi Palloshi qe dhe nje lungomare e zgjati 5 vjet qe mos ta fillonte Petua.

Petua ishte intelektuali provincial qe i ra bixha. Qe ta kuptoni sa ulet luan Palloshi duhet me mor vesh pse e kandidoi ne 2011? Sidomos para nje kandidati laraske si Kollozi, qe as te vetet nuk e votun. E kandidoi palloshi qe te mbyse bazen e PS ne Vlore, mos te kene goje te flasin se jane kompromentu me Peton. PS e vlores me ëëëëëëë pa ëëëëë po ka dhe ajo peshen e vet dhe nje jave ne VL mjafton per ta marre vesh qe u ka vajt aty ku smban me. Te pakten Veliaj ne Tirane i perveshi menget po rradiollogu vlores vazhdon pushimet.

Po, po, xheloze! "Ay" nga ipadi dhe koktejli te Komuna e Parisit tek koktejli ne plazh, nuk po jua var hic.

Blend,jo duket por eshte autointerviste, tipike si i perzgjedh Rama. Ore ky esht ftof tajare. Ky duke hik ...  ne Dajt ka fillu ta shofi vehten shum larte ! Kryeminister i nje  populli i cili braktis jatakun ... Ti shpetoje mjerimit. 

Ky ... ? !! Vate dhe ky ! 

ore ku eshte Xhibi? Mos ka ik me pushime? Mos valle Xhibi eshte vete Edvin Rama qe tani eshte me pushime dhe nuk komenton? Edvin, mos je gje Xhibi? 

Cili nga ata engjejt qe i ulen ne sup Edit eshte xhibua yne? 

nuk prishet kulicioni se i mban bashke qellimi per formalizim te kapitalizmes skiptare dhe ndarje klasore te metejshme;

Efekti social është përfundimi i një sistemi informal të shpërndarjes së të ardhurave, por jo zëvendësimi i tij me një sistem formal të rishpërndarjes. Dikush mund të thotë, me të drejtë, se nuk është zgjidhje vazhdimi i kapitalizmit kaotik, siç ka ndodhur gjer më tash. Por zgjidhje nuk është as konsolidimi i pabarazisë. Ndërkohë që shkruajmë, domosdoshmëria e gjetjes së një alternative ndaj neoliberalizmit, rishpërndarja e të ardhurave e pabarazia janë temat kryesore të diskutimit politik të së majtës në botë. Shmangia që “socialistët” si Papandreou, Hollande, Renzi e së fundmi Rama ia bëjnë çështjes së pabarazisë, përmban në vetvete farat e dështimit të tyre.

Pasoja të mosvëmendjes ndaj pabarazisë mund të jenë rritja e ndikimit të fesë në shoqëri; rritja e kriminalitetit; rritja e përpjekjeve për emigrim; rritja e injorancës; rritja e dëshpërimit dhe e vetëvrasjeve; por një ndër pasojat mund të jetë edhe konsolidimi i interesave klasorë edhe në shtresat e poshtme, të cilat tashmë do ta kuptojnë se nuk mund të gjejnë përfaqësim te sindikatat partiake të Gëzim Kalasë e Kol Nikollës, apo te OJQ-të e te mediat. Qeveria nuk duket e pavetëdijshme për këtë, në fakt ajo do të shtojë me 1500 numrin e policëve në vitin e ardhshëm, ndërkohë që po kujdeset për mirëmbajtjen e mirëtrajtimin e uniformave blu, ndër të paktët që morën ngritje rroge, në aktualitetin e varfër shqiptar.

Ky koalicion eshte gjeja me e mire qe i ka ndodh shqiperise qe nga 28 nentori. ca thon i 1912-es, e ca i 1444-es. por mu kjo me duket nji hollesi pa rendesi. ky koalicion prish kufijt e koherave si te ish shpejtesi e drites (te ecim me shpejt...). ne ate prag dy koloset e shqiptarise hynin! jashte frynte era, jashte gjethet bynin...

me kete koalicion shqiperia eshte duar te mira.lum kush te rroje.shkabe mor qafir ke lindur me kemishe.

Bejne qejf qeratallaret, Albaaaa.

Ne ngelem me kobure ne brez, cepave te globit...

Kur u ndane kaq na rane smiley

Të gjitha këto mund të jenë të vërteta, po kujt i hyjnë në punë? Çfarë e mire i vjen publikut prej kësaj? 

 

Gjërat ka njëzet e pesë vite që riciklohen, të shtuar me elemente: blloku, ngjala, buzëqeshjet meskine, lamtumirat, sharjet e fyerjet gjer në taban, e më pas përqafimet e puthjet tërë jargë nga “dashuria”. Teatri vazhdon të japë të njëjtën shfaqje prej kur nuk mbahet mend, e ne dhe atëherë kur kemi mundësi ta nxjerrim inatin më së paku duke mos votuar, si një lloj rebelimi ndaj mospranimit për t’u marrë për budallenj, bëjmë krejt të kundërtën, shkojmë e hedhim votën që në mëngjes. 

- Respublica nga nje faqe TeSheshi.com (po tek cili shesh? a ka sheshi ballkon? smiley

Nderkohe Dritero Agolli qenka ndier i neglizhuar prej debatit Kadare-Qose (back to the future Agolli ose Sheklli me kete artikullin apo kane debatuar..dmth..letra-hapurzuar prap keta?), sindikalistet i ka zene vapa e s'dine c'bejne, shifrat e shqip-azilanteve jane thjesht shifra, Alidemsi paska hapur biznes dhe swedit ja kane vjedhur papagallin smiley

C'ke mer burre me mu....Une i shkreti pershesh po ha....smiley

ke ca tipare komuniste ti nese te vezhgon nen nje drite-hije te caktuar

E nisa ta shkruaj sikur gjoja kete artikullin tek Dita e kishte shkruar berberi (kuazimondo), po ai ne keto ceshtjet e shqip-politikes eshte aq dredharak sa e ben ngjalen te duket si statuja Azem Hajdarit tek qyteti Studenti, kshu qe te ra ty per hise smiley

   Shqiperia u rezitoi rrebesheve qindra vjecare dhe as u shperbe as u asimilian shqiptaret. Rezistoi gjersa erdhi nje dite qe disa te vdekshemve , te dali krye vendi, si keta te dy hicer a ai qe theu qafen, ju ben kepushe mbi trup dhe po i thithin pikat e gjakut mbetur, 

  Ju arrit edhe qe shqiptare te kesaj Shqiperie , u japin   Kohe te harxhuat kot e vlera plehrave, kepusheve si keta  te dy qelbesira te perkohesh!

Amani ore se mos zihi ! Qiri o ndez qe ti kreni i zorret e syte  shoshoqit ! Bastarde 

"Shqiperia u rezitoi rrebesheve qindra vjecare dhe as u shperbe as u asimilian shqiptaret​"
Po ça thua o Grave ça thua o me paç uraten(se ske faj se po me komenton ne 3 te mengjezit me oren e vilajetit shqiperi.....nuk u shperbem.....jemi bere kashte e koqe.....shqiptare ne 6 shtete ke (perfshire shqiperine)....jemi i vetmi vend ne bote qe kudo qe te kapercesh gardhin(kufirin) matane vetem shqip degjone, i vetmi vend ne bote qe kufizohet me tokat e shtetit ame.
kujt i rezistuam ....te gjithe ata qe pushtuan shqiperine ne shekuj u larguan kur u rane breket , turqit skishin as edhe nje mexhite te ktheheshin ne turqi ,ngelen pilaf bashke me dylberet qe sollen me avullore ne kavaje ,peqin apo el-basam.
italianet ngelen koteceve ....nejse nuk po zgjatem ketu se edi zotrote efendi,
jermanet ishin kalimtare,
komunizmi ra kur skishte me komunizem ne europe.......
pa me thuaj kujt i rezistuam......kushdo qe ka ardhur i kemi treguar bythen.....erdhi Bejkeri...kaluam ne ekstazi kombetare, erdhi janullatosi nja ca muaj me mbrapa.....me kaur se papa u beme, kryqe edhe me kallemba beme dhe i varem ne qafe, erdhen  kokleckat e arabise.....yxhym ne siri te paret ishim nga gjithe lekurbardhet e europes......
kush na i ka fajin....zgjodhem lidere nga veriu ....ia qine memen shqiperis, zgjodhem nga jugu, e çkerdhyen para dhe mbrapa, zgjodhem djale tirone ....pa ja ta shohim si do na ckerdhej edhe ky...... aman o burre ala ju me ....Shqiperia shkemb graniti buze adriatikut....
 

smiley Pikes i ke rene. Skenderbe ziu i vetmi qe luftoi njezet e pese vjet dhe ate po e nxjerrin armik. Te tjeret sa vinte koha per te mbathur opingat, i kercisnin malit...

Harrove te shtosh edhe qe kosovaret, po mos kishte ardhe NATJA, akoma neper qymeze neper Shqiperi do i kishe.

sja kane kercitur malit te gjithe jo, se nuk do ishe ketu duke folur shqip. kosovaret se rruajne as per natjen e as per njeri se kane shekuj qe e mbrojne ate truall me gjak. jeni nje dore ketu e keni helmin gati dhe gjeni ndonje koment te lodhur si ky siper qe u ben si baze. cudi se duhet te qe dhe komenti Albes ketu...

qesh me te madhe... qymeze thote .... sa njerez te lodhur jeni....

I know, I know my friend. Mos u merzit...

i take it ne kohe te dulles ti ke pare shume filma me partizane.smiley

foli provimi marksizmit smiley

i shoh akoma, po ti i sheh filmat me chuck norris si amerikan vendi qe je?

ne lokalitetin e albos, alfabeti mesohej nga parrullat neper mure.

ja p-ëja, bertiste albua i ngazëllyer. ja i-ja... 

ishte fjala parti.

mjaft, e nderprisnin, se gati ishte ta thoshte padashje ndonje fjale te piset, edhe ec e merru me shefin e deges pastaj... 

qe nga ajo kohe, shtate albos nga sigurimi smiley akoma i del operativi i zones ne endrrat plot me fitore ballistesh smiley

keta kane qene me te devotshmit padyshim...

gjithe dhjeta ne marksizem. smiley

le te thot jo po te doje.

komunist te pakorrigjueshem. ja shikoje edhe sot, nje nivel humori te paarritshem, me langoj smiley

tamom umor lokaliteti i kategoris se tret.

i pari ne sakrifica i fundit ne pretendime thua. E mbyllim se e morri shume seriozisht muhabetin dhe e kam mik qe kembej ndonje muhabet dhe ne diskutime te tjera...

i pari i te pareve.

per analizat e shquara financiare, Pjeri i ofroi postin e keshilltarit. goxha propozim.

te kuptoj lungo vape e madhe ..

Ti te kushtrimi ngjitur me burgun ishe lokalitet i kategorise se pare.

mbaru te fan noli, mer albo pompinua.  smiley

po ti? 

 

Si shpjegohet qe je kaq katunar nga trute?

eeeh, ti te njel ne dor, mer daj. ti s'kalo dot dy komente, se o do kalosh ne fyerje, o do te permendesh nonen, gjyshen a ku di une. ti nuk duhet te jesh (vetem) rob i merzitshem. ti duhet te jesh edhe rob i merzitur.

si shpjegohet qe ti te jesh sikur dhe sadopak nga mihalgrameno! kjo po, qe s'ka pereni qe e kap.

masdite te bukur ne detroitin heroik, uo albo kingu smiley

smiley

ahahahahaaa

Sikur e fillove vete I pari duke kthyer ne personale komente jopersonale.

ho mer...

mek mek mek.

edhe po te kesh maru me verte n'bilisht, s'ka asgjo.  smiley

o lungo...mo u murrzit atqudht..

ce per kaq pak do prishem gjakun na... su vare fare kete behar?

po ça te varem o lungo... Ku te lene keta qënte...rri, rri ketu thone, Italia bella fratello!

opo ke zene rehat me duket smiley

pompinua rri si ato langojt e gjahut me veshet ngrehur.sa here permenden fjalet dulla , partia , partizane del duke lehur smiley

Mezi po presim te vi shtatori..1.Te iki vapa se na cmendi..tutto il resto e noia..

Mbarova ate xhiron e nates dhe sepse me erdhi t'ja marr nje kenge per respekt te shtypit tone te Ndritur dhe te Dit-ur , qe behet kasht e koqe   me xeberthime nga vete Elitarja  Alba me zamete  e patjeter pak por shtjelluese aty smiley nga Yp Xhibi

Dy ane   ka medalja , medalja e bere nga mademi, mademi qe del nga galeria , galerin qe hapi minatorri , minatori kur e nxorri , me gezim  kenges  ja mori..

Thoja minator thoja / me te lumte Gezhoja  ..smiley

Naten Belul . Neser kemi kohe te cpengonemi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).