Rishikimi i buxhetit për vitin 2015 ka sjellë një ndryshim edhe për fondet e njësive të qeverisjes vendore.

Ajo që bie në sy është fakti se shumën më të madhe të parave e perfiton Bashkia e kryeqytetit.

Kjo lidhet me faktin se Tirana ka sipërfaqen më të madhe, por edhe numrin më të lartë të banorëve ne shkalle vendi.

Sipas buxhetit të rishikuar, Tiranës i është përcaktuar një fond prej 1.387.888 miliard lekë. Por Durrësit edhe pse Bashkia e dytë për nga madhësia i është akorduar vetëm gjysma e shumës së dhënë për Tiranën.

Elbasani gjithashtu, i cili ka nivelin më të lartë të papunësisë, por ka nje shtrirje te gjerë në siperfaqe dhe në një numer te lartë banorësh përfiton një fond të ulet prej 497.402 milion lekësh.

Ndërkohë që Shkodra e cila renditet si kryeqëndra e veriut dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe nje problematike te theksuar ne raport me papunësinë dhe varfërinë i është përcaktuar një fond prej 533.290 milion lekë.

Por në ndarjen e fondeve natyrisht vërehet një shtrëngim i fondeve sidomos për Bashkitë e fituara nga demokratët.

Kështu Tropoja e cila është një Bashki e cila ka edhe një nivel jetese më të ulët krahasuar me Bashki të tjera ka marrë 94.660 milion lekë.

Pas ndarjes territoriale në Shqipëri tashmë janë 61 Bashki, nga të cilat 45 do të drejtohen nga te majtet, 15 nga te djathtët dhe një Bashki ka drejtues të pavarur politikisht.

24 Komente

Perfiton pjesen e kulshedres thuaj! 

Shifra qesharake me then te drejten. 

1.387.888 miliard lekë

1.387.888.000.000.000 leke bame, me kaq leke mund te fusesh gjysmen e tirones ne pune me numru leket

Sa dollare (me te rejat) jane keto?

gazillions

Bereqaveres qe edhe Durrsi e paska kap pjesen e tigrit.

Tropojes i esht caktu sa per rrogat e nenpunesve dhe punonjesve te tjere shteterore (mesues, mjeke, police, etj.), ndersa Durrsit edhe per pastrimin e detit nga algat dhe kanalin e ri te ujrave te zeza. Ndarje "e drejte".

Paska per ta lone dhe ky Gruan.

Tropojes i paskan dhene $940K ne vit - pak a shume sa gjysma e fondit per rikonstruktimin e fasades se Ministrise se Mbrojtjes.

Mire edhe aq

Ptu vend diktator ngelem pavaresisht 25 vjet dhimokraci. Te gjitha ja leme ne dore shtetit dhe presim nga shteti. 

Shqiperia sot eshte kapitalizem me i eger nga vete Amerika. Vetem ne Shqiperi nuk pret njeri prej shtetit; cajne ferren sapo nuk munden t'ja dalin dot. Vetem prej iniciatives personale te shqiptarit mbahet ne kembe Shqiperia.

 

iniciatives personale

duhen iniciativa komuniteti

me duket se shqipnia mbahet ne kembe piksepari sepse ndodhet ne europe. fat i madh ky. perndryshe, me nivelin ton politik si shoqni, niveli yn i pergjithshem eshte diku ne kaukaz.

Nje pyetje kisha une; Po vete bashkite dhe komunat, taksat qe mbledhin, çfar i bejne. 

60 % shkon per fondin e pagave , pjesa qe ngel per sherbime dhe mirembajtje kopshte cerdhe etj..etj..

Me nje fjale Brado, vazhdon akoma metoda e vjeter. Po pse nuk riciklohen nje here ne burse, ku sherbejne si pakete mbeshtetese per investim, apo si garanci per hedhje/injektim te tregut me nje investim e pastaj te sherbejne per pagesa, tamam siç kam rekomanduar ne VQ. 

Ore Pjer, a merr vesh ti qe keto rob nuk lexojne gazeten e jo me libra. Zahmet e ke qe me liber ne dore te shkosh zyre me zyre dhe t'ua lexosh ne oren e pushimit. Ndryshe nuk marrin vesh keta.

Miliona euro i jep Vlora buxhetit cdo vit nga Turizmi dhe Biznesi dhe merr mbrapsht therrime. Qytetet e medha duhet te lirohen nga qeveria e te kene mundesi te aplikojne vete per fonde nga jashte shqiperise e per kredi nga bankat e huaja. Me ndarjen e re territoriale jo 2 fish por 4 fish eshte mudesia te gjenerohen te ardhurat nga turizmi ne Vlore. Por, nuk behen para pa hedhur para.

    Buxhet varferie, per paga, asistence sociale dhe sherbimet.Ju lutem ndiqni me vemendje buxhetet qe do te detajojne bashkite per investimet me destinacion prodhimin.Bie fjala per zhvillimin bujqesor.Sepse sot e tutje Bashkite kane edhe problemet e bujqesise ne objekt te punes tyre.Ju siguroj qe nuk done ta konceptojne kete detyrim, nuk dine as te bejne plan investimesh me destinacion prodhimin dhe as buxhet per aksesoret ne funksion te produkteve bujqesore( Gjendje kullimi, mbrojtje , ujitjesh, sistemesh te ndryshme per te perqendruar investimet aty ku shkencerisht eshte studjuar se japin efektivitetin ne perjudhen....X ! 

  Ja pra, ajo qe un kam paralajmetuar, nje thellim ne katastrofen ,me ndarjen e re teritoriale( ne fakt shprehimisht tokesore ) kur veprimi qellim mire i ndarjes , nuk eshte shoqeruar me studim shkencor per  modelin, parametrat, strukturat brenda Bashkive  si dhe ligjin perkates qe kjo reforme do te aplikohet.Reforma ne se nuk eshte  : Ligj shoqeruar me Pare ...nuk eshte kurre Reforme por formalitet shkatrrues.

  Shenoni vec kete aspekt te thjeshte?Jemi ne fillim ( po e quaj allaturka) te gushtit.Nuk ka asnje veprim per sistemin funksionues mbrojtes i tere hapesires breghdetare ! Do i madhi Zot te mos leshoje ... 120 mm shi ne njesine e kohes ...! Mos ! 

Ketu , deri sa te mendohet i mencuri ...budallai ka mbaruar pune ! 

Hehehe, po sa banore ka Tropoja? 

Sa spitale, aeroporte uvesitete qe i sherbejne gjithe Shqiperise ka? 

Sa parqe, zjarrfiksa, istitucjone qe mulojne gjithe veni  dhe ne pergjisi gjona qe nuk i gzon vetem tropojani ose Liami nje here ne ca kohe, kur po gjemo noi keqberes ka Tropoja? 

Trecereku i gjonave qe lexo nga Shqipnia jane karlliqe, si me i pas mendu e me i artikulu nji fmi 10 vjec. 

Zot na ruj. 

Mendoj qe duhet nje rikonceptim i funksionimit te qeverisjes vendore.Mbase duhet krijuar nje copezimi infrastrukturor dhe ekonomik pse jo dhe mini-qeverises te qyteteve te grupuara sipas perafersise se zones dhe duke i dhene nje perparesi me te madhe investimeve strategjike minimale dhe nje popullim te zonave te cilat pervecse kerkeses per azil nuk kane asnje te ardhme te afert ne territorin ku jetojne.Zonat duhet te kene nje qeverisje tip administrative pse jo dhe me koordinator te huaj ne krye dhe me nje plan te detajuar sesi do te zhvillohen dhe do te afrojne fonde,sesi do te shfrytezohen asetet ne zonat e caktuara nen mbikqyrjen e Shtetit.Sepse duke i hedhur nje kocke cdo 12 muaj ato zona vetem po kalojne ne regres dhe kthehen ne nje barre e cila po shtyp perdite e me shume familjet duke hapur plage nga me te ndryshmet qofte social-ekonomike dhe kulturore.Po kultivojme nje brez qe kur i shikon ne fytyre dhe ne veprime nuk te japin shprese per te ardhmen.

Po keshtu  i kishe me komuna me nga 2 mije deri ne tre mije banore. E cfare ben per komunitetin e tyre? Nje mut te madh. Ah po, cfare pasurish natyrore kishte teritori i komunes i zhvaten per vehte kryetaret e tyre. Mbase ti do te thuash qe te mos kemi fare pushtet lokal, pra pushtet te zgjedhurish, por te krijohen vetem njesite administrative si dikur komitetet ekzekutive. Ashtu, po jam dakort, pasi nepermjet tyre eshte shteti/qeveria qe ben planet e zhvillimit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).