12 shqiptarë nga fshati Batincë i Shkupit, kanë qenë viktimë e huliganëve "Komitë", të cilët të revoltuar pas ndeshjes e cila përfundoi me barazim 2-2 mes Shkupit dhe Vardarit. 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin “Maqedonia”. Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçar. Huliganët maqedonas fillimisht i kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se ky (Sheshi Maqedonia) nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj edhe u janë vërsulur fizikisht. Shenja mëson se të lënduarit janë drejtuar në ambulance ku edhe i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve. Shenjat që do te kishte tensione u dhanë që në fillim të ndeshjes. Kur në pjesën e parë Ardian Nuhiu shënoi për shkupjanët në minutën e 22-të tifozët e Vardarit, Komiti, kanë nisur me brohoritjet e tyre të njohura antishqiptare “Dobar shiptar mrtov shiptar” (“Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”) dhe ofendime të tjera. Lutjet e spikerit zyrtar për anim korrekt u pritën me vërshillima nga ana e tyre.
shenja.mk

Video: Avdi Bakiju

88 Komente

Mire ja kane bo.

Ku shkojne keta me keto emra, Burhan, Irfan? 

Jo po Hasan! 

Rrezik veshin edhe citjane ato grate qe i shiu komiti m'dru! 

 Dajakun pak e kane. 

Te shkruaj nje shqiptar nje koment te tille eshte shume irrituese. Kjo tregon se ti jo qe s'je shqiptar por s'je as njeri.

Une shpresoj qe ti te behesh se pari njeri e pastaj ndoshta behesh edhe shqiptar. Sigurisht nese ke kohe se aq larg je prej te qenit njeri sa nuk besoj se te mjafton nje jete.

si nuk u kuptua njeher ironia, (dhe ironia e sarkazma ashiqare) nga nje pjese e mire e pjestareve te peshkut.

h75 me ngjan se eshte nga Kosova. Ironia dhe sarkazma mungojne ne arsenalin kulturore te shqiptareve te Kosoves.  

I nderuar, ti duke dashur te me ofendosh mua po ofendon nje krahine te tërë. Une nuk do te mund t'i cilesoja shqiptaret e Shqiperise si idiotë duke u nisur nga ti. Ti je rast më vete. Megjithese mund te kete shume, secili eshte rast me vete.

Me aq sa kam vene re edhe ruseve i mungon sensi i ironise dhe sarkazmes. Kjo nuk do te thote se dua te ofendoj ruset. Mere me shtruar. Pastaj, une nuk te ofendova as idiot e as debil. 

Belul, i nxorre fotot e kembeve ne shezlong, anes detit, ne FB apo akoma ?smiley ( eshte sarkazem) .

po bre Qemol, kam nxjerre.smiley bile edhe ca nga plazhi Palases me maske dhe pushke deti..smiley

p.s, e kam menduar shpesh, ndonjeher kur shkruaj koment duhet bej disclamier ne krye: "eshte ironi, po tallem!".smiley

Po nuk nxorre edhe ato qe ke dale duke honger sushi per dreke, nuk quhet se ke qene me pushime, he vella.smiley    

Osht si puna e vizatimeve qe bojshim ne kopesht. Zhgarravitshim nji frut te rendomte ne forme rrumbullake dhe poshte e shkrunim : Dardha.

Uaa, qenke dhe gjuetar ti Belul?

-nje shkalle me lart: peshkatar, gjembi..

"zëm sardhele, koc e krap dhe ne tok te that"

... te Vizhdani ka plot me kile ...

e kape..smiley

"sa per ngjala, troft e midhje, ka Vizhdani plot me kile".smiley

... Ja e lashe kaq e pati

henen e shoh nga krevati ...

kjo s'qenka pune, ka telashe...

Si the ti aty, nuk ka poezi ? ... po ka lartesi mor vella, ka tulla ... ka kulla, me vjen keq tani !

smiley

 

Edhe une ironikisht e pata kur thashe se personi i apostrofuar nuk eshte njeri, ndersa siq dihet edhe ai edhe ti ecni me dy kembe e hani me lugë ( komenti ishte si pergjigje per belulun por gabimisht paska dale ketu poshte)

e paske te mcefme aq mire ironin, saqe asnjoni nuk e kuptoi.

do ta kuptosh kur te rritesh edhe pak (kupto kur te mbledhesh me shume mend, se ta perktheva qe ta kuptosh )

dmth ti paske mbledh me shum mend se te gjith ktu? ky osht vlersimi qe ke per veten?

Assesi, dija eshte e madhe, një kokë nuk e nxë, prandaj mbi të askush nuk mund te kete monopol. Dhe, mua me pengon kur dikush si puna jote perpiqet te hiqet si i githdijshem dhe gjerat qe ti si 'kuptove' thua qe si ka kupuar 'asnjoni'. Se pari kupto qe je i vogel qe mandej te mund te rritesh.

po pse, kush e kuptoi ironin tate? 

Mbase, si e ka emrin ai, Albatrosi ka nxjerr ndonje fjalor te ri...

Une nuk e kisha me ironi e aq me pak ata siper qe komentojne vetem sa per te shkërdhyer muhabetin e per tu zgërdhirë me fatkeqsine e te tjereve. Une e thashe qe kjo eshte jenjerezore, pa ironi, dhe eshte jonjerezore edhe sikur kjo te kishte ndodhur ne Kamerun e jo me qe eshte ndodhi shqiptare dhe komentet jane ne shqip

Edhe une ironikisht e pata

ose

 Une nuk e kisha me ironi 

Zgjidh njonen tani, se u bo cik lomsh muhabeti. 

kjo eshte e zgjidhur vetem se ti nuk e kupton, pergjigjet jane dhene varesisht prej komenteve, kryesisht jane kundershtime ne te njejten fryme. Lexoji te gjitha e mbase e merr vesh, megjithese dyshoj per kete

ah, edhe i gjo: shum mire te ka dale pergjigjia, tamom posht belulit e ke. nuk esht gabimisht - vec ne qoftese e ke me ironi edhe ket edhe s'e nokem.

9 dredhni dhe 1 trimni, pat thone ai plaku i vjeter pa dhome.

Para nja 2 vjetesh pat ardh per nji konference Ali Ahemti ne SAIS. Ishte koha kur rrifshin shqiptare neper autobuza. Ne panel ish dhe ambasadori i maqedonise ne Washington. I bo nji shqiptare pyetje Ahmetit per dajakun qe po hajne shqiptaret. Mbasi dha pergjigjen Ahmeti, ngrejti doren ambasdori dhe tha kam dhe une per te shtu dicka, edhe pak a shume hudhi idene qe shumica e ktyre rasteve te dhunes nisin si provokime fetare. Me lezet e qiti muhabetin te radikalizimi islam i rinise shqiptare ne maqedoni. Squke gjithe shqipet. Dobic maqedonsi, dhe avdalla shqiptaret e maqedonise qe ja kan mundesu maqedonsit me i paraqit shqipet e maqedonise si palestinez. Cdo 7-8 muje i fut nja 3-4 arrestime per lidhje me organizata terroriste dhe e qendis PR-in maqedonsi. Dikush mund te thote se kjo qe bojne maqedonsit eshte e padrejte. Ok! 

ti s'ke bo ushtarake ne shkoll. ne zbor na thoshin qe ne do fitojm, se bejm nje luft te drejt. kishte shum rendesi kjo, qe te beje nje luft te drejt. po nejse xhanem, ata kan drunin, ne kemi sarkazmin. fjala vret me shum se plumbi, thon.

You have the watches,We have the time

Proverb Afgan

Ne fakt ne kishim kohe njesoj si ato dhe beme oren, kurse ato vazhdojne te bejne sacme ne kohe.

Mire me mire, me dredhi fyromsat se as ne nuk dime me mbrojte veten tone. Te kishim dy pare mend me be dredhi s'do ishim ketu ku jemi. Ne po na ngriti kush gishtin mendojme se fundi i botes. E ca s'diti me ja kthy dikush qe s'ka aspak aspekt fetar qe shqiptaret rrihen per shkak te etnise? Ne Kosove ka filluar normalizimi i krimeve qe kane bere serbet. Rrobte po fillojne po harrojne e kane kthyer pastrimin etnik bicim normalitet te llojit" he mo se keshtu na i bejne gjithmone ne". Hala s'po arrijne te dokumentojne krimet nderkohe qe interneti eshte mbushur tumllas me masakrat qe gjasme i jane bere serbve. Nga ana tjeter hapet nje Gjykate Speciale per shqiptaret. 

Kurse nga Mal i Zi shtypja e identiteti kombtar eshte vulosur dhe rrobte o marrin rrugen e heqin dore nga ekzistenca e tyre. Keshtu keshtu ky muhabet.

Maqedonas te poshter, qe nuk dini hic ke me rraf me hu ! Po te rrifni Alia Ahmetin kabull te gjitha ! 

Komitet e Shaptikait . Iu thafshin deri ne rreze. Po ju ku i kishit duret ? Ku osht ai ballist Morina kur duhet ? Une kur visha ne shpi duke qajt se me kishte rraf " Lakja", plaku per good measure ma fuste edhe ai i shpulle, gja qe kur s'i del dot zot vetes tate mos me hec mu si qyrranjos duke qa. Dhe do ti qe meso robi dhe kur Lakja me rrifte me grushta, gurat ishin the next step ...

Hakmarrja e komiteve.

aq mire ua kane bere sa ska ku te veje, ku i kishit duart e hunjte, po duken qe sjane tifoza, po fshatare qe vene ne stadium...

12 shqiptarë nga fshati Batincë i Shkupit, kanë qenë viktimë e huliganëve "Komitë", të cilët të revoltuar pas ndeshjes e cila përfundoi me barazim 2-2 mes Shkupit dhe Vardarit. 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin “Maqedonia”.

I kon rraf m'rruge jo m'stodium.

Kishin dal n'qytet per turizem dhe ishin tuj hanger byrek te sheshi.

"maqedonasit janë race te pagdhendurish" ( E.Durham, qëmotit) etc, etc...

Po une ca lidhje duhet te kem me ata qe falen tek xhamia e sulltan muratit apo sulltan mehmetit?

Se mroklla e mora vesh qe i paska vllezer dhe i dashka fort.

T'haje shqiptari dhe shqiptarka me fmi neper dure dajak dites per dill' e mu mos t'mos ma ni kari thu ti xhaxh? 

Tsk, tsk, tsk!  

Si u bome kshu! smiley

 

O pithe qenke i fort ti. Po c'bere ti mer qe mos te faleshin tek xhamia e sulltan muratit?Mos i dhe ndonje dore valle? Kur po i hashin sllavo-maqedonasit me gjithe lecka vetem turqit ju dolen per zot e jepshin bursa e buke me henger. Edhe kthyn pllaken ata c'te benin te peshtynin doren nga hanin? Ja sic s'po peshtyjme ne doren e fondacioneve arabe dhe Janulles, qe Zoti ja befte drite ndonjere.

Mos me reagu rrobi kur sheh sojin e vet te rrihet vetem se jane shqiptar, tregon shume mbi nivelin e legenllikut.

Po pse o vlla, c'te keqe ka qe nje besimtar shkon dhe falet ne xhamine Sulltan Leshi a Preshi? 

Pse te shkoke ne Muradijen e Vlores apo ne Xhamine e Mirahorit ne Korce qenkerka e pranueshme (akoma? )  dhe te shkoke ne ate xhamine qe ka ngritur aksh sulltan apo aksh vezir, qenkerka dicka qe dikush duhet te bente dicka per ta parandaluar apo  penguar?

 

mrroklla, vllai i sulltanit

Po pse ata ca bene 500 vjet me mua? u bashkun me turqit dhe na qin nonen. E megjithate prape s'ua vume re dhe u dhame nje hero kombetar qe te jete i perbashket dhe nje model laik te te sjellurit.
Nuk e dun. ca tu bejme? per vete nuk levizim as nje centimeter nga ky pozicion. po deshen le te vijne te na takojne, se ne drejt tyre s'kemi per te vajtur kurre.

a e kuptove

smiley

E megjithate prape s'ua vume re dhe u dhame nje hero kombetar qe te jete i perbashket dhe nje model laik te te sjellurit.
Nuk e dun. ca tu bejme? per vete nuk levizim as nje centimeter nga ky pozicion. po deshen le te vijne te na takojne, se ne drejt tyre s'kemi per te vajtur kurre.

Me thjeshte, qarte, dhe bukur se kaq skam lexu njeri ta thote. 

Eshte bo peshku qe te mushen syte me lot kur lexo common sense.  

smiley O Ron me ke maru me kete fjaline e fundit.

thepi vjen rralle te Peshku. kjo eshte e vetmja e mete e tij.

Respekte te sinqerta, thepi!!!

Mua me vjen keq se po dal ketu sikur te jem fetari me i madh nderkohe qe per mua feja s'eshte me shume se dy dreka ne vit, njera ne pranvere me mish qingji dhe tjetra ne dimer kur per krishtlindje behet nje lakror me mish derri. kaq eshte e gjitha. Dhe sikur te mjaftoheshin me vetem dy dreka te gezueshme bajrami edhe keta bashkekombesit tane pa na futur ne mes flamujt jeshile arabe apo ato pershpirtjet per sulltanet e madherishem... se jo per gje, po s'kam degjuar ndonjehere nga keto xhami te nderohet Kastrioti por vetem te shahet si vrases myslimanesh, dhe pastaj cuditen nga dalin ato skulpturat me skenderbeun me bisht.

Sikur ta linim fene vetem tek e ngrena dhe e pira s'do kishte asi problem. por jo, duan ta shtyjne ne nje tjeter nivel.

gjithsesi rrofsh per fjalet e mira dhe naten e mire.

S'kane faj maqedonsit, kur nuk u nda ai ven athere kur propozuan bullgaret. Do ishin myll nje her e mire hesapet me ta. 

Huliganet kunder grave... patetike.

Shovinistet sllavo-maqedonas vazhdojne punet e tyre, nderkohe qe ne fryjme syte. Rrahin 3 burra e 10 gra, si qurrash. Kurre s'kam degjuar tifoze shqiptar qe rrahin gra! Kulmi.

Sot dhe nje komandat nga 'rasti Kumanova" paskish dash me vra veten. Vazhdon represioni i institucionalizuar tashme me nje vend ku gjysma e popullates trajtohet si pese me hic e s'ka asnje te drejte, as per gjuhe, as per ekzistence. 

Po fajin e kane ata pseudo-patriotet qe kane zgjedh shqiptaret. Fliste Ali Ahmeti gjasme per Bashkim me Shqiperi, kur i kane lene shqiptaret ne Fyrom, te shtypur, te percudnuar, te varferuar deri ne kulm e pa mundesi pervec se me marr rruget e fese. Vetem per ate lesh pushteti.

Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve,

dmth sipas artikullit huliganet nuk jane fajtore se kane ushtruar dhune por se e kane tepruar ate .

   Te qetesohemi per te marre vesh ca na duhet neve shqiptareve...me dy shtete ne Ballkan.Eshte me se e qarte qe ngjarja  eshte shum e rende.Por sjelljet sllave, per kunder shqiptareve, te sotmet si keto,  jane ku e ku me ca kane provuar shqiptaret ne tere historine e tyre, komshi me ta.

  Mirepo e sotmja eshte e shqiptareve, gje qe i ka terbuar qarqet shoviniste sllave , ku edhe  spurdhjaket e shtetit spurdhjak pa emer  juridik akoma, te ngrene doren dhe te godisin shqiptaret. Ndjek se shume opinioniste i fryjne kunderpergjigjes me te njejtat arme.Konceptualisht kjo eshte kryekeput kunder aspirates evropiane te shqiptareve, kunder frymes evropiane,  per Ballkanin Perendimor.Po si te bejme ahere ? Te behemi te mencur sepse zgjidhjet e drejta vine prej mendjeve te qeta, vizionare.Me e para na duhet te flasim me nje gjuhe dhe me nje qendrim gjithshqiptar.

  Na duhet qe perballe sllaveve kombi shqiptar te flasi me nje qendrim te vetem.Kete  nuk e kemi dhe kjo eshte arma vervrasese qe nuk duhet  te fajsojme sllavet, por vetvehten.C'fare e ka penguar dhe e pengon poplitikberjet gjithshqiptare qe perballe veprave kriminale te neofashisteve  maqedonas jo vetem ne nje rast, brohorasin se shqiptaret e mire mveten vetem ata te vdekur? Si mundet te qendroje ne " bashkqevertisjen " me kete fryme mbytese per shqiptaret , politikane shqiptare te Fyromit ? Perse vazhdohet bashkejetesa fallco kur marrveshja e Ohrit nuk u zbatua ? Cilat jane prerrogativat e politikes dy shteteve shqiptare per nje shtet ku shqiptaret duhet te jene shtetformues? Nuk kemi por vetem degjohen emisare pagmatiste qe anashkalojne telashet.Shqiptarevbe u duhet strategjia gjithshqiptare ne ballkanin Evropian.Nuk e kemi! Ndaj nuk na rrahin, ... por para se te reagojme , duhet ti biem vehtes me ...KOPAN ! 

Shiko se Roni kapi nje gje shume te rendesishme me lart, ate punen e PR-it. U more vesh qe gjithe liderat ngado qe jane kellira pushtetdashese qe kane synim vetem xhepin e vet. Kane reflektu boll me qetesi shqiptaret. Po ca ti besh kur je nje popull qe lufto per buke goje, ku te vesh? Ku jane vellezrit tane Europian, miqte tane amerikane e me the te thashe?

Sot po lexoja shtypin, asnje per be s'me kapi syri shtyp te huaj qe te pasqyronte ngjarjen. Ja keshtu ikin keto dhunerat ndaj shqiptareve si uje poshte ures. Dhe pastaj gati me nxjerr ndonje "akt terrorist" shqiptar.

Ku jane vellezrit tane Europian, miqte tane amerikane e me the te thashe?

Shiko se ketu po e tepron pak me duket. Deri me sot s'kam njof shqiptar Maqedonie qe te thote se Europen e kam vella dhe Ameriken mik. Po mund edhe qe te kem rene ne shoqeri te keqe.

Me siguri ke qene. Se Shkupjanet qe kam njofte une i falen dite per dite Europes. E mos degjo muhabete qe i bojne te gjithe njerzit njesoj si me dal nga kallepet standarde te xhihadit.

Me behet shume qejfi per kete qe thua. Thjesht desha te te them se vec te njohurve, edhe kam qene atje gjate gjithe luftes ne 2001, kryesisht ne Shkup, dhe kam ndenjur tek "Aleksandri i Madh" dhe ke "Holiday Inn" . Pra nuk e kam thjesht me te nigjume dhe kur i thosha se si quhesha me thonin qe ti je kaur jo shqiptar, gje qe s'e kisha hasur kurre me pare ne vendet shqipfolese. Po prap ia ve fajin shoqnise.

P.S. Pa fol qe gjate ketyre viteve keto njerz mund te jene evropianizuar gjithnje e me shume, gje per te cilen une nuk kam shume dijeni sepse nuk para i ndjek me me kaq imtesi lajmet ne rajon.

Huliganet e leshit. Keta pa asnje diskutim jane o te paguar o te yshtur nga sherbimi sekret maqedon qe po behet cope ti nxjerri trojet shqiptare jashte republikes se qelbur te maqedonise. Kjo situate ka vetem nje zgjidhje, plumbin Gruevskit dhe ndonje qelbesire tjeter, perndryshe nese e lene gjalle ai do ja dali me provokime te tilla te filloje nje lufte dhe ta ndaje maqedonine

Jooo swed, ! Mos  ne kete ide ! 

Ky eshte rasti i trete brenda pak muajve qe ata inskenojne ngjarje me sfond etnik. Dy te parat ku bene iniciatore shqiptaret ju dolen huq, tani duan ti provokojne qe te reagojne. Gruevski, dhe jo vetem ai ne fakt, nuk duan ti kene hic shqiptaret ne Maqedoni, jane shume me te lumtur me nje vend me te vogel por pa shqiptare sesa me kete qe kane. Kjo perforcohet me shume nga trendi rrites i popullsise shqiptare ne Maqedoni qe sipas projeksioneve deri ne vitet 2040-2050 do ta kete kaluar numrin e popullsise maqedone. Ata, maqedonsit dmth, jane me qelbesira se serbet por nuk kane fuqine e serbeve, keshtuqe mos te te duket hic cudi qe keto gjera i sajojne vete

Tani ne rradhe te pare u takon liderve shqp ne Mqdn dhe shqiptareve atje te reagojne. Por te reagojne fort pa flamur te jeshilte e te zi me shkronja te bardha. Te reagojne fort me flamurin kuq e zi sa ti vene flaken ndertesave apo institucioneve shteterore mqdn. Ti tregojne qe ai shtet eshte i huaj dhe nuk i perfaqeson dhe jo me ti mbroje.
Pastaj kemi qivirine shqp. Nga KM (cool guy with everybody you know) qe ne menyre indirekte na eshte shfaqur si lider i shqp ne ballkan deri te ministri i jashtem patetik snob qe mezi jep shpjegime kaq i bezdisur duket kur jep intervista. Po kemi dhe Presidentin e ruar qe nuk le rast pa denoncuar qivirine shqp qofte dhe per pushimet verore dhe nuk bezon per bashkekombesit e tij ne trojet e tyre qe shtypen e keqtrajtohen. Se mos harroj dhe Like zhvatesin shqetesimi kryesor i te cilit eshte mos i mbarojne fletet bllokut ne mes te ndonje afere. MF!

c'te keqe ka qe nje besimtar shkon dhe falet ne xhamine Sulltan Leshi a Preshi? 

asgjo nuk ka. vetem se te fut te kategoria X, per te cilen ne lajmet e ktyne qe kan paret dhe forcen, thuhet pak a shum kshu: gjate dites se djeshme njoftohemi se ne luftime midis grupit islamik X dhe forces tjeter Y numri i te vrareve arriti ne 6400 (ne fakt eshte 6400 cope, po kte spikeri nuk e lexon) nga pala e X. Kalojme ne lajmin tjeter: nje hamster theu kemben duke vrapuar ne rrote ne nje wal mart dje ne mbremje, ne sektorin e kafsheve shtepiake, cka i peshtjelloi gjithe bleresit. u mblodhen shume ndihma, grupe vullnetaresh do i rrine prane gjate nates sot dhe neser qe ai te mos e ndjeje vetmine. per te ndihmuar numri i llogaris bankare eshte 12431254. ose telefononi 1 800 HAMSTER. E perserisim: 1 800 HAMSTER.

Jo jo, Em i dashur, nuk bi hic dakort. 

Neser tani po pate nge, se erdh' ora e mother-trucker -it. 

Wish me good luck on my commute home.  smiley

ne fakt eshte 6400 cope, po kte spikeri nuk e lexon

Hahaha, me kujtove nje shpjegim te komisarit tone te lavdishem ne ushtri qe kur e pyeti njoni pse njesite ushtarake quhen trupa, ai iu pergjigj se ushtari eshte trup se nuk i duhet koka qe te mendoje. Per te mendojne partia dhe oficeret. No kidding

Kush rrihet sot ne europe?

Romet dhe muslimanet! Te dy perceptohen si mishi i huaj ne europe! Per europianin ne fillim je musliman, pastaj shqiptare, dhe pastaj nga halli e pranojne qe je europian. Kaq e thjeshte eshte puna. 

"Jo po se shiko se nuk eshte e drejte kjo qe po na bejne." Po pse mos ish e drejte ajo qe u bene hebrejve 2000 vjet ne europe? Kjo eshte europa! Ne mendjen e europianit eshte mese normale qe te kete qytetare te dores se dyte dhe te dores se pare. e kane tradite mijravjecare ket pune. Nuk u del kollaj ky ves. Muslimanet ne europe perceptohen si te prapambetur dhe sipas mendjes europiane nuk ka asnje padrejtesi qe te jene qytetare te dores se dyte. 

Sot po lexoja shtypin, asnje per be s'me kapi syri shtyp te huaj qe te pasqyronte ngjarjen.

Hape shtypin shqiptare dhe shiko se sa pasqyrohet per krimet apo padrejtesite qe u behen romeve ne Rumani apo Bullgari. Dmth, edhe nese do te pasqyrohej dicka, mendesia kolektive eshte "he mo pune jevgjish". Kur dalin shqipet e maqedonise ne proteste me flamur Arab maqedonsi ben gjithcka qe fotot ne fjale te bejne xhiron e Europes. (Ore di gje njeri pse dalin me flamur Arab kta pallat. Jo per gje por krijojne imazhin sikur jane pakice Arabe.) Dhe kur ndodh ky dajaku, edhe nese agjensite e lajmeve europiane do te mernin mundimin ta pasqyronin, si rregull lexuesit pertac dhe injorant europian pas titullit "Violence in Macedonia" i jepet nje paragraf a dy me informata te pergjithshme te tipit: the small country of Macedonia is located in the Balkan Peninsula and is landlocked between greece, bulgaria, albania, serbia, and kosovo. It has a population of about 2 million people, of which, roughly 30% is ethnic albanian who are predominantly of muslim faith. 

Ket paragraf lexon europiani dhe ndalon leximin. E vetmja gje qe i intereson tani eshte te mar vesh se kush po rreh ke. E gjen! Po rrihen muslimanet. Ok thote me vete, pa te shohim si do te jete moti neser. 

Por kjo nuk eshte aspak e drejte, mund te mendoje shumekush.

Whatever! 

 

Ore , po e keni krejt  gabim ! Si mund te konceptohet keshtu si lufte kulturash ? Ku con kjo rruge ? 

Drejt dhe motamo si ajo e " skrapallinjve te inatosur ..! " qe gjeti ... Nano Dhe qe e beri shqipetine pershesh 

Ku con kjo rruge ? 

Kjo con ne rrugen per Palestine o grave!

Per sa kohe qe shqipet e maqedonise do ta paraqesin veten si muslimane te devotshem dajak do te hane dhe askush nuk do te bzaje. 

Get used to it, thone Amerikonet!

Keta nene e babe gjalle, e prap jetim.

Nga ana tjeter, per sa kohe neper mitingjet e protestat e tyre do te kete me shume flamuj turq e arabesk se flamuj shqiptare, bejne punen e serbit e maqedonsit. 

E kujt po i plas trapi ?

Druri ka dale nga xheneti, thuhet ne ato ane, apo mos eshte, ai qe te rreh te do?

 

Jane kafshe ata qe i rrahen dhe persekutojne shqiptaret ne trojet e tyre thjesht per faktin qe jane shqiptare. Por edhe juve qe justifikoni rrahjen e tyre me fene muslimane te shqiptareve--edhe pse juve jeni shqiptare--jeni legena!

Legena jo ne kuptimin te keqinj, thjesht legena, dmth gje e ceket te ciles i mbytet tabani i vet me dy pika uje. 

Kafshe jane dhe ata qe tash e 70 vjet rrahin e persekutojne palestinezet ne trojet e tyre o xhib. Po ja qe konstatimi i padrejtesise nuk vleka fare ne parandalimin e saje. Eshte bote e padrejte o xhib! 

s'kam degjuar ndonjehere nga keto xhami te nderohet Kastrioti por vetem te shahet si vrases myslimanesh, dhe pastaj cuditen nga dalin ato skulpturat me skenderbeun me bisht.

thepi 

e dha verdiktin xhibi. po thot qe osht legeni me i thell ktu, gje me te cilen nuk jom kondra.

 

    Ritet Budiste te percjelljes se kujtdo qe ka ndruar jete, ne fund fare thone  nje fjale, nisur ajo prej  priftit : Ron " !  Pastij te peligrinazhit e perserisin ne kor Ron , Ron , Ron ! Jam bere shum kurioz dhe kam pyetur ( gje qe mund ta beje cilido prej Jush )  ca nenkupton ajo fjale..Dhe jam habitur qe thirret fjala puro shqip , qe i kuri nga kjo bote rron ...ne perjetesi! 

     Une e imagjinoj kete gjuhe si baze te gjuheve  dhe arrij ne perfundimin se gjuhtaret tane kane qene qe te gjithe vasale te grekeve.Kater here e ndryshuan gjuhen greket, sa duket vetem e vetem per te shplare rrenjen shqip te fjaleve.

Dhe neve arrijne te na vene dore maqedonasit ! 

Ka reaguar njeri per keto kafsherira apo jo? Apo edhe autoritetet dhe shoqatat i japin nje dru te mire shoqeruar me "Po ju, ku i kishit duret?"

Kete muaj Dept i Reagimeve Shqiptare ka vajtur ne plazh se bashku me qeverite, opozitat dhe anal-elitare-istet. Nga shtatori me kismet do reagojne direkt. 

Shpresoj ta kesh me shaka pyetjen ti...Serbia bertiste "vrisni gjithe shqiptaret" dhe e akuzonte vellain e Km per hamitmatianist e mediat nderkombetare s'gjenin dot njeri ne qeveri per ti mare nje reagim. Ti pret te reagojne me inisiativen e tyre tani ne vere per kaq pak gje? smiley 

P.S. Fola para kohe...para ca diteve Ministria e Jashtme e Shiperise paskesh shperndare foton e Skenderbeut ne Facebookun e shqiptarve si arsye per te vizituar Shqiperine. smiley O Roni, ti pasdarke e menaxhon kete ministrine? 

Interesante xhib, te njejtin faqe websiti, dhe te njejten pyetje pat bo dhe Alba. 

kush Alb? Alba1 apo ky mendimtari me shum numra qe kemi tani? smiley

Apo Lira? Where is Lira, really? smiley

 

Lira, Alba1, Alba(me zamete), xhibi, te gjithe balliste, te gjithe korcare, te gjithe filoturk! 

Interesant!!!

well, abua me numra citon biblen. apo osht variant maskimi po thu? smiley

Ti je i statistikes! Rastesi thu te jene gjithe keto te perbashketa? 

erdhi smiley

po pa shum paragrafe ket rradh. smiley

Roni, akoma me interesante eshte qe ty te duket interesante. Dmth l0q!zma si keto gjerat qe thur ti me shtiza virtuale si plakat e lagjes jane interesante vetem per tipa si ty, emigranti, dhe ndonje tjeter qe i futet me feçkë biografirave dhe historive te nofkave te internetit...teater otoman-nostalgjik nga plakat me mjeker tek stoli i Peshkut smiley

Jo se kisha expectations, por shpreha bashke me pyetjen edhe nje lloj shqetesimi per reagimet e shqiptareve te thjeshte qe e ushqejne indiferencen e "elitave" duke mos kerkuar gje prej tyre e duke preferuar rrugen e dajakut te dyfishte, dmth "pse s'arritet te beheshit me kafsherore se ata, ku i kishit duret?" apo "mire t'ju behet, me zemer nuk jeni shiqiptare" (edhe po te mos ishin shqiptare gjithsesi, nuk ia vlen te solidarizohemi? Nuk kane nje pike ndjeshmerie per ato pamje qe shikojne?)

well, kushdo qe ka kombesin shqiptare mund t'i qellonte "te gdhendej" ne nje situate te tille. not funny at all. por sikur po bohej tjeter muhabet: perceptimi i ktyne ngjarjeve (te perseritme) nga Europa e Perendimit (e ndoshta edhe nga US). sa per revolte te peshku ne internet me mallkime apo ngushellime kap dor per dore, s'me duket se esht shum nevoja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).