Të mërkurën në mbrëmje, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarqeve, ku krahas detyrave për të rritur parametrat e rendit e sigurisë, efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar, ndaj kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ka prezantuar edhe një sërë lëvizjesh të drejtorëve të policisë në qarqe.

Kështu, Kastriot Skënder, i cili ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar si Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Tiranë, raporton TCH.

Ndërkohë, deri më tani Drejtori i Kufirit, Fran Kaçori është emëruar pedagog në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademinë e Sigurisë.

Pozitën e Skënderit si Drejtor i Policisë së Gjirokastrës, do ta mbajë Arianit Arapi, i cili ka qenë Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ndërsa, Artion Duka, Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, përkohësisht do të jetë në ish-pozicionin e Arapit tek Forca e Posaçme Operacionale.

Edmond Tarkaj i ka liruar vendin Ajet Zyberit si Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë. Ndërkohë, në vend të Zyberit, i cili ishte Drejtor i Policisë në Qarkun Lezhë, është emëruar Alban Çela, ish-drejtor i Qarkut Kukës.

Tarkaj tani do të jetë Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, duke bërë që Perlat Vatoci, i cili mbante këtë pozitë, të transferohet si Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës për të marrë ish-pozitën e Alban Çelës.

Po ashtu, Shkëlqim Pepkola, deri tani zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë transferohet dhe emërohet zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Skënder Hita, deri tani zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier transferohet dhe emërohet zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë.

Ferdinat Mara, deri tani specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit transferohet dhe emërohet zv/drejtor për Krimet  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Ndërsa edhe Nikollaq Palla, deri tani zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan transferohet dhe emërohet specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

10 Komente

...smiley... i fiksova nje per nje, te gjitha ndryshimet dhe levizjet e drejtuesve ne policine e shtetit.. hajde puzle, hajde..smiley

Tani mbylle bllokun dhe perseriti (pa ze) Belul smiley

Asterisk, peshku duhet ndryshuar, u tha ketu para do kohesh.. ja tani eshte nje shanc i mire per ta bere peshkun interaktive.smiley
Blendi ta le dhe nja dy ore temen, e pastaj ta heq , por ta zevendesoj me pyetje rrufe.smiley, per te pare nese anetaret e pshkut e kane mendjen ne mesim, apo jo...
p.sh: a)kush ishte drejtor ne policine e Gjirokastres, dhe kush e zevendesoi ate..?
b) ku sherbente komisar Palla, para se te vendosej ne drejtorine e krimit ekonomik..?

kush nuk jep te pakten nje pergjigje te sakte,perjashtohet pa afat nga peshku.smiley

Hahaha Belul. Po kjo ishte per te humb gjurmet mer! Te natarrojme armiqte e policise se shtetit.

Gazetar hajdar, ne vend te informoj sakt dhe shkurt , loz me gjeagjeza......i heq nga sudja i fus te vefa pastaj i heq nga kamberi i kaloj te canaj....e mban mend kete Belul

.....gjallica, populli, menaxheret...gjeneral Xhaferri...

E çna e la fiksim tashi.. Kush e la detyren si pedagog në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademinë e Sigurisë, vendit e te cilit e zuri Fran Kaçorri? smiley

... gjeje si e kishte emrin shoferi ... 

Po drejtori i kufirit per c'ar duhet keto dite ? Imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovietik nuk na kane me ne gryke te pushkes ...

Per aeroplanet e mushkonjave. Megjithese ke te drejte, s'duhet se NATJA na mbron ajrin, ujin, token.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).