Sanksionet ruse ndaj mallrave ushqimore të katër vendeve të vogla evropiane janë përgjigjia ruse për mbështetjen nga këto vende të sansksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Katër vende të tjera janë shtuar në listën e vendeve, prej të cilave Rusia do të ndërpresë importin e shumicës së mallrave ushqimore. Ato janë Shqipëria, Mali i Zi, Lihtenshtajni dhe Islanda. Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedjev e shpalli sot këtë hap në kuadër të përgjigjes ruse ndaj sanksioneve ekonomike perëndimore kundër Rusisë, për shkak të krizës së Ukrainës. Vendet që pasuruan sot listën e ndalim-importit të Rusisë janë të katra vende shumë të vogla. Po sidomos Shqipëria dhe Mali i Zi janë dalluar për një mbështetje të zëshme të sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Shqipëria ka marrë në këtë kuadër disa herë vlerësime nga partnerët perëndimorë, për respektimin e vijës së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Qendrimi i qartë properëndimor i Malit të Zi në mbështetje të sanksioneve ndaj Rusisë erdhi i papritur për disa vëzhgues. Po analistët e shpjeguan atë jo vetëm me interesa të përgjithshme gjeostrategjike të ish-Republikës së vogël jugosllave. Një anëtarësim në NATO ishte shpërblimi konkret që dukej se shpresonte Podgorica nga Organizata e Atlantikut Verior, sidomos në samitin e kaluar të NATO-s. Shpresa për momentin ka mbetur e parealizuar, por Mali i Zi po paguan një çmim të ndieshëm për politikën e tij antiruse.

Në një kohë që dëmi në ekonominë e Shqipërisë nga ndalimi i eksportimit të mallrave në Rusi mendohet i vogël, në Mal të Zi është shënuar edhe një rënie e numrit të turistëve nga Rusia. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung njoftoi të hënën (10.08.) se kjo rënie e godet ekonominë e Malit e Zi, një e treta e turistëve të të cilit tradicionalisht janë nga Rusia. Çmimet e dhomave në hotele kanë rënë si pasojë e pakësimit të turistëve nga Rusia, zakonisht të gatshëm për të paguar çmimet më të larta ndër evropianët. Kremlini u ka bërë thirrje pushuesve rusë që t'i kalojnë më mirë në shtëpi pushimet.

Moska duket e vendosur për ta zbatuar me rreptësi embargon ruse ndaj mallrave ushqimore perëndimore. Presidenti Putin urdhëroi së fundi asgjësimin e mallrave ushqimore perëndimore, të futura kontrabandë në Rusi nga vende të treta, midis tyre nga Bjellorusia, dhe të konfiskuara në Rusi. Kryeministri rus Medvedjev informoi sot se vendi i tij do të ndalojë më 2016-ën gjithashtu importin e disa mallrave ushqimore nga Ukraina, nëse Marrëveshja Ekonomike midis Kievit dhe BE do të hyjë në fuqi. Në Rusi, qeveritarët rusë e shpjegojnë embargon ruse jo vetëm si shpagim ndaj sanksioneve perëndimore, por edhe si shans që ekonomia ruse të marrë impulse të brendshme zhvillimi.

 

31 Komente

Kot nuk thone qe uthulla e forte prish enen e vet. Kaq me inot e kan marre kete pune ruset, sa do hajne vetvehten. Jam skandalizuar me produktet e importuara qe po i shkaterronin me traktor. Mire vertet i ndalon produktet te mos hyjne, por pse i shkaterron ato qe kane hyre. Leri tregtaret ta shesin, se edhe popullit mir i bohet. Pastaj çfaj kane vendet e vogla qe akoma nuk kane hyre ne EU dhe nuk kane marre pjese ne vendim-marrje. 

Siç duken bathet, ruset e vertete kane dale ne pension, tani drejtojne ruset bastard. 

Reciprocitet. 

Cfare cojme ne Rusi meqe ra llafja? 

    Pjer,  kryeministri yn nuk eshte Medvedev, por babai i personalitetit botror ... Zaho. Dhe ky dengelisti yne duhet ti thote Evropes e me pertej akoma, Shqiperia  nuk shet Benza dhe Rollsa por perime. Dhe ne po falimentojme keshtu qe dy rruge kemi: Ose na jepni kota prodhimi per export tek ju , ose na financoni per te mbuluar kete humbje e cila arrin ... Ne gati njemiliard e gjysem euro... ! 

   Oj ! Na duan per me fshi kupucetdhe te rrime ke bajonetngritur , ... Per ku hyjne ne lufte kot se koti amerikanet, ndersa keta evropianet  na duan shume  me kushtin qe te rrim sus e me shpresen,  ... kur ti bin dashit ... Ato dhe te mbetemi ne vathe se pare i japin vec grekut qe ja u beri nenat gjermaneve e evropianeve! 

   Duhet shembur kjo ure imagjinare,se qe do vdesim e dime. Pse zvarre pas kesaj Evrope qe ... Nuk na don ? 

Rusit i lumte ! Talli trapin me tere perendimin ! 

I nderuar grava , EU ka vite (me marrveshjen MSA) qe ua ka hequr taksat prodhimeve shqiptare, prodhime qe mund te hyjne me takse zero ne Europe. Duhet qe prodhuesi shqiptar, te lidhet me supermarketet kryesore te Europes, gje qe eshte pakez e veshtire, por jo e pamundur. 

Pjer cfare demtimi ka Rusia nga ndalimi i importeve nga keto shtete te vogla qe permenden lart perfshi edhe Shqiperine ?

 Kam mendimin se demtimi eshte anasjelltas . Importet nga keto vnde nuk jane stradegjike, Duke qene se sot ekonomia eshte globale, efektet e embargos jane globale, me nje fjale nga kjo Embargoja nuk demtohet vetem Rusia qe eshte ven ne rreth te kuq,  por edhe vendet e tjera , Nalimi i exporteve demton me shume vendet qe exportojne, Rusia ka nje teritor te madh dhe mundesi te tjera resursesh, per te mbuluar deficitet, ka Azine dhe si hy fare ne sy Embargoja e Evropit .nuk i ben agje.

 

na plasi trapi, i hame vete....

NaPlaBy thoshin francezet me perpara.

Ej grave...ne plan biznesin tone te serrave, eshte parashikuar kjo katrahure me rusin?

apo ta hedhim lekun, po u bë mire, po s'u be çi qtëmën!!

Me kupto mik ! Shqiperia e ka traditen , pervojen, historine e saj te shkembimit mallrave me vendet e Lindjes ( kryesisht ish te KNERIT) Pa asnje dyshim, per mua, po ajo do te jete e ardhmja me

 e pare, e exporteve tona bujqesore. Qevetit qe nuk do ecin ne kete rruge do mbeten antikombetare. Nuk do hyjme  dot ne tregun evropian kollaj. 

More ckemi ne me Rusin xhanem? Le te na i marri  prodhimet Ukraina, Polonia, Cekia Sllovakia etj . Per ca ne i bem bllokade  ? Per syte qe tu dalin ketyre mercenareve! He pra le te na i marri Ukraina, Polonia, Cekia e Sllovakia ... !

..,

ore me tere mend cfare eksportojme ne ne Rusi, a di njeri me na informuar? Pervec atyre mallrave qe vetem certifikaten kishin nga Shqiperia se mallrat ishin te shteteve te tjera.

Pothuajse asgje , vetem marken "  Made in Albania " qe i shesim Bullgarise Rumanise .

Berber, e njifni shum pak vendin tuaj. Para dy javesh isha ne Divjake. Cdo dite nseshin per ne ish Republikat Sovjetike Letoni,Lituani, Estoni 120 ton perime. Dhe kaq sepse tek hyrja e Divjakes levrinin dhjetra  mjete ne nje rruge te ngushte gati e bllokuar ku trajlerat nuk mund te leviznin. Mbase nuk do me besoni por ju them se po te ngrihet aty nje terminal  madh ku te kete hapsire te madhe grumbulluese, perpunuese, marketingu, doganimi, banke etj exportet ditore mund te arrijne dhe 500 ton / dite.Dhe sipas meje, duhen kater te tilla si ke Ura e Kucit, Dushk, Klubi shoferit e Kolonje. Disa ne Fier, ne Berat, Novosele ,shijak, Maminas e te tillat deri ne Zaftime,ahere fo ta merrnit vesh se ca aftesi expirtuese ka toka are e zones parabregdetare  shqiptare. Modeli i Prodhimit eshte Divjaka. Provoni shkoni ne Divjake e shifni si punon kinezeria  divjakase! 

Shtet ore shteti mungon ... Qe te mbeshtese teritorin tone per bujqesi te forte. 

Kompania italiane Lucchini merr persiper te terheqi e derguar ajo ne Moske  mijera tonelata perime .... Te standartizuara. Por ato behen vetem kur shteti ti ndertoje ato terminale dhe te kreditoje sipermarrjet per ... Serra me ngrohje. Do behet kjo se nuk ka rrug tjeter zhvillimi ku vend por vetem ahere kur te kete qeverrises ...

Mbajeni mend ca do kthet kjo Shqiperi, tokat are te saj,qe ju te paditurit  tallni strufin... Une e di shum mire kete ! 

ndertoni ferma shege .$2.5 kokrra shiten ketej ?!!

Grave, pash nderin, boll me ket kopetencen tende ne fushen e bujqesise se na e shpfe. Sa per dijeni, Rusia o Grave mban vendin e 10-te ne bote per prodhimin e domotes dhe vendin e 4-rt ne bote per prodhimin e trangullit/kastravecit; biles gjate kesaj periudhe (pra ne stinen e veres) eksporton shume ne lindjen e mesme. Sa per ta dit ti, te vetmin avantazh qe ne kemi eshte te shfrytezojme nja 15 deri ne 20 dite eksporte perpara se te dale domatja apo trangulli ityre. Po ja vlen te investosh ne serra kaq shume sa per te shitur eksportuar vetem 2 deri ne 3 jave prodhime e pastaj prodhimi tjeter te te mbetet stok? A justifikohen shpenzimet? Sa per serat me ngrohje pirdhi ne te se me cmimet e karburantit qe ke apo me kostot e larta qe te del prodhimi vendas nuk konkuron dot. Prandaj llogarite duhen bere per nje treg ku te perfshishe KOsoven, pak Serbin, Maqedonine, pak kroacine e deri pak ne Zvicer e Gjermani. Lere euforine groteske se edhe ne kohen e Enverit megjithe mbeshtetjen e madhe qe shteti i bente ketij sektori, prodhimet dilnin me humbje, por humbja ne ate kohe nuk kuptohej se fuqia punetore behej sikur paguhej.  

Dmth plasi prap perçarja mrena kampit socjalist smiley

Si tha shoku Jao Van Juan ne kuadrin e forcimit te miqësisë midis dy vendeve:

"Polemika jonë me sovjetiket, vazhdon papushim. Ajo, thotë shoku Mao Ce Dun, do të vazhdojë 8 mijë vjet edhe asnjë ditë më pak.
 

Miq, merreni seriozisht kete veprim te Ruseve! Eshte nisja e nje lufte te tipit te ri, ne  dukje , por qe pasojat e saj do ti vuajne  vende si yni. Dhe ndiqni groteskun e mejdanit politik te kesaj bordelloje politike ku shtypi halabak i ben jehone!Kujt i plas mor ne sezihet Rama me Meten e dahen ? Nje minute e me pare ne hale se vec aty e kane vendin! 

Faqe te shumta haberisin me tituj te medhenj: Rama - Meta .. drejt  percarjes ! " PD- PS drejt bashkqeverisjes!" Eplot variante te kesaj linje e gjitha fund e krye ne ndihme te Vendimit Rus ... Qe ne kete vend te mos qeveriset, te mos behet asgje, te hiqetvemendja nga prodhimi, zhvillimi, njerzit te jene udhevr per ikje dhe kurva Evrope te na i bjeri . Ore  merrni vesh ju ca behet ketu ? Cjane mor keta politikane kusare e halabake  armiq te ketij populli  te mjere. 

Ju beni gallata .., U krypsha  trute o derdimene ! Vazhdoni shani Popullin , Shqiperine ! 

Miq, merreni seriozisht kete veprim te Ruseve!

Po cte bejme o grave? Ti shkruajme Putinit nje leter te hapur qe ne antaret e peshkupauje.com nuk jemi dakort per ndalimin e importit te mallrave shqiptare ne Rusi?

 

Roni! Vertet ti ... Nuk di cte beshe! Mos bej asgje se sa ben kete qe po ben! Mos bej tersin por thuaj vetem fjalen " ti futen njerzit tokes, arave, punes  ... Se eshte shum bujare kjo toke. Duke bere si ti  nuk ka nevoje ti flasish Putinit se je duke i sherbyer atij me se miri. 

Megjithate une jam nje i "semure ne  idene fikse "ky vend do nise transformimin vetem...kur ti futemi tokes ara, tokes bujqesore, bujqesise .. Mund te me tallni sa te doni, por vec regjistroni sa them une 

Varferi e madhe inteligjenca mediatike, ne pozitat e nje analfabetit, edhe mua m habisin keto `Lajme`

Dembellik i madh, vetem shkruajne ,mbushin gazetat me `lajme` dhe ndotin gjithe andej atmosferen e trurin te njerzeve sic ndoten letrat higjenike. Helmim total .

Nje konsum pa vlera ! si per shendetin mendor ashtu dhe per ate fizik , po degjenerohet truri .

Si duket njerzimi po jeton ne ditet e fallsitetit  , shume shpejt simbas shenjeave kjo bote do shkoj per lesh. .

Nje fenomen i rrezikshem  i ngjashem me kete fenomenin ne vidio .

https://www.youtube.com/watch?v=Eb20RAip3l0

Na paskan futur edhe ne ne liste!! po ja se shikon! na u prish gjiza ne, ka plot vende te tjera.

Ja me ne fund nje Sihariq, sihariq...  sot! Me ne fund Ministri Panariti u bind dhe deklaroi sot

"Duhet te shtojme Serrat...!"Pas disa artikujsh me ne fund u binden por nuk mjafton fjala... Duhen garanci bankave per linja kreditimi vetem Grup fermereve te lidhur ne SHBB ( Shoqeri te bashkprodhimit bujqesor) Po i lane ti ndaje fondet gruaja e Tavos ... E sabotuan! Po u be si them une( ose le ta rrahim ne grup specialistes te fushes qe kemi plot se une atu nga fundi e di vehten) dhearrijme te kemi cdo vit nga 20- 25 ha serra shifeni ecjen e kesaj bujqesie, te ketij Turizmoi, te kesaj Shqiperie

Me plasen ! Pordo Zoti e u foli ne vesh ! 

Kush deshiron te mesoje rrugen per Doktrinen tone zhvillimore ... Te munguar, kerkoni intervisten time ke Shijak-Televizion. Deshiroj oponence gjer hedhjen poshte te kesaj platforme. Ministri sot reagoi. Me vjen shum keq qe jane ne gjume Katedrat mesimore - shkencore... 

Kemi miniere fliriri token dhe ekemi perbuzur ! 

 

Po shume bukur. Tani partneret tane Europian dhe Amerikan( te cilet ishin arsyeja e vetme pse ne mbajtem qendrim ndaj Rusise) te hapin qesen dhe te rimbursojne demet, te japin subvencione ose te bejne te mundur ndihmesen konkrete te shitjes se produkteve shqiptare ne tregje te tjera europiane etj.

Po kaq pra, kaq them qe medoemos keta horrat tane duhet tja u kerkojne. Tciprasi u kerkoi demshperblimet e luftes dyte botrore! Keta lepe peqe e gurin ne torbe popullit! 

Opo ta qajme kete se nuk e bejne dot keta palaco por te mobilizojne te gjitha mundesite te rrisim prodhimin vendas dhe te behemo prodhues se kemi mundesi shum te medha. Ieta vec taxa e tatime diskutojne.. Populli ne pik te hallit. Keta shullehen ne diell e tallin ato .., ! 

Un e quaj ndihme te madhe vendimin e Qeveris Ruse e cila deklaron boterisht se " Ndeshkon " Shqiperine per radhitjen e saj ne "luften anti ruse" bazuar ne kerkesen e euroatllantikasve per embargo radhitjen ne "Lufte" . Kemi plotesosht te drejte te bertasim ne kup te qiellit e tu kerkojme burokrateve koprace te ndyre te perendimit qe na duan vetem te na nderzejne. Jemi dy shtete  shqiptaresh,qe i vem zjarr Ballkanit e sillen me ne si raja te tyre. Nuk duhet ndenjur keshtu jooo ! 

C'Partnere qekemi ! Partnere Leshi! Duhen Levende jo ... Balile ! 

 

duro deri në 2016-ën, o Grave. Kur të vijë presidenti i ri do shohësh bollek. A mund të hash dhe a mund të lësh.

Nuk te kuptova ... ? 

U dhi sporti. Na ngelen caracat dhe misrat e pjek ne dore. 

Eksportet Shqiptare ne Rusi nuk e kalojne nivelin e 1% te eksportit Shqiptar...ose me sakte 0.03%. Kan per te vuajtur keq Fermeret bashke me Ardhetaret nga bojkoti Rus.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).