Kryeministri Rama ka kërkuar dje në Samitin e Vjenës, ku janë mbledhur liderët e Ballkanit, që të nisin negociatat mes BE-së dhe vendeve të rajonit. Sipas Ramës miliardat e eurove që BE, thotë se do të japë për financimin e shumë projekteve, nuk janë të nevojshme nëse ndaj Ballkanit nuk ka qasje.  “Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Ju përmendët edhe miliardat e paketës së Presidentit Juncker. Nuk pres ndonjë gjë nga miliardat e zotit Juncker nëse nuk bashkëpunohet. Është e rëndësishme që të ecim përpara në pikat që është përmendur gjatë gjithë kohës, dhe një nga këto është reforma në arsim. Në Bullgari 14%, e personave dëshironin të rrinin në vendin e tyre, ndërsa pjesa tjetër donte që të ikte dhe në fakt një pjesë e mirë e tyre janë larguar.

Është e nevojshme që të ecim përpara, të hapim negociatat që tu tregojmë të gjithëve se vendi ynë ndodhet në Evropë dhe jetojmë me rregulla. Duhet të kuptojmë diçka, që të bashkohemi të gjithë bashkë se për ndryshe nuk mund të bëjmë asgjë. Të rinjtë nuk kanë kohë të presin për një apo dy dekada. Ne nuk jemi magjistar. Nuk mund të bëjmë gjithçka tani, nuk mund të realizojmë modelin e Gjermanisë. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku. Procesi i Berlinit ka qenë fantastik. Kemi qenë atje një vit më parë dhe brenda një kohe të shkurtër kemi ecur kaq shumë. Po kthehen në rutinë takimet tona me Vuçiç. Po shihet se çfarë po sjellin takimet dhe cilat janë qëllimet tona të mira. Ekonomia jonë po ecni përpara”, tha Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

Aleksandër Vuçiç: Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha qeveria e tij ka ndërprerë shpenzimet në mënyrë që vendi të rimëkëmbej.  Sipas tij rezultatet janë mjaft të mira. Gjithashtu Vuçiç falënderoi bashkëpunimin që ka me kryeministrin Rama.

“Ishim të parët në rajon që nisëm prerjen e shpenzimeve ekonomike sepse donim të kishim një rimëkëmbje të vendit. Besoj se rezultatet kanë qenë mjaft të mira.  Jemi përpjekur të ulim papunësinë dhe rezultatet janë pozitive. Ka qenë edhe mbështetja e FMN-së, që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik. Do përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Jam mirënjohës ndaj zotit Rama sepse është treguar mbështetës. Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve. Ajo çfarë kemi synim është stabiliteti në rajon, sepse duam që të ecim përpara”, tha Vuçiç.

21 Komente

Duhet të kuptojmë diçka, që të bashkohemi të gjithë bashkë se për ndryshe nuk mund të bëjmë asgjë.

Njelloj si Skenderbeu. Bashkmi ben fuqine dhe u tregoi ate historine me plakun e vjeter dhe thuprat qe po te rrijne bashke nuk thyhen.

Te gjithe mbanin shenime.

Ne mbledhje iu beri pershtypje te gjitheve qe Vucic nenvizoi dy here fjalet "të bashkohemi të gjithë bashkë" , shenoi dhe perkthimin ne serbisht ne krah "Ми смо се придруже сви заједно" dhe mbylli bllokun duke buzeqeshur i kenaqur. 

Nderkohe, kryeministri i Maqedonise tundte vetem koken dhe here pas here perfitonte te bente ndonje sacme pa rene ne sy te te tjereve. 

"Nese Europa vazhdon te tregoje lodhje prej zgjerimit, ajo rrezikon ta shohe Ballkanin te lodhet prej durimit. Nese durimi mbaron, atehere Ballkani do te identifikohet gjithmone me gjakderdhjen. Dorezimi i Ballkanit multifetar ne disintegrim do te rezultonte ne tragjedi per te gjithe ne."

-- Edi Rama, Newsweek.

te mendosh se mund te intimidosh kodoshet e evropes me fraza te tilla do te thote se je amateuer...

Pse mendon keshtu? Ka folur si levend i vertete!

Ky ka lajthitur me keq se Sala.Nuk e di si ra PS e vetmja parti me kapacitete qeverisese e vendit ne duar te ketij karagjozi bordurash.

nuk ka lajthit, eshte me i sinqerte se sa duhetsmiley

Nuk e di si ka sy e surrat te jape mend dunjase kur nuk ka kredhur brenda per korrupsion asnje (ish) zyrtar te rangut te larte ne nje vend ku edhe pa qene llogaritar forensic korrupsioni ben mu qe nga mijera km larg.

problemi me i madh ne shqiperi tanime nuk eshte thjesht korrupsioni, por modeli politiko ekonomik, edhe klientelist. Ne kete gjendje eshte me mire mos hyrja ne BE.

financimet qe enderron rama nga be pak gje zgjidhin ne afatgjate.  ne shqiperi dezintegrimi eshte social, dhe duket se kjo qeveri nuk po e kupton shume, ky mendoj eshte problemi me i madh.

"Qysh prej 2013, nen udheheqjen e Rames, Shqiperia po perpiqet te behet nje nxenese e dalluar ('star pupil') ne rrugen drejt anetaresimit ne BE, duke zbatuar reforma ekonomike e politike. Tani Shqiperia kerkon njohje nderkombetare te perpjekjeve te saj dhe po i soset durimi per arsye se zgjerimi i BE-se ka ngecur ne vend, per nje kohe te pacaktuar, prej katastrofes ekonomike te Greqise."

-- koment i gazetarit te Newsweek, po aty.

Zgjidhja: Ti pagezojme si greke shqiptaret qe shkojne per azil ne Gjermani. 

Dmth ata shqiptaret s'jane pergjegjsia e shtetit shqiptar se jane infektuar duke pire frape n'Greqi. 

Ue, ma beri prap 8-2 ky kodoshi - tha Merkel sa e befasuar aq dhe e zhgenjyer qe u kap prap ne befasi nga Rama. 

Po aty ja hedh fajin Gjermanise ai se thot , e keni ju fajin per krizen ne Greqi , gje qe solli emigrantet shqiptar ne greqi te sulen andej nga ju smiley

...miliardat e eurove që BE, thotë se do të japë për financimin e shumë projekteve, nuk janë të nevojshme nëse ndaj Ballkanit nuk ka qasje.

“Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa dhe kjo është mjaft e rëndësishme.

(Rama )

Ktu e dhjet Rama, i jep men Europes ! smiley   Fati i Ballkanit eshte i shkruar nga Europa..dmth fuqite e medha ngrihet tashti nji piciruk dhe jep men .. 

 Samiti i Vjenës ishte historik për Ballkanin, por Rama shkoi si dështak, qëndroi si shtiak dhe u kthye cullak

Shqipëria u përfaqësua në ndeshjen e Vienës me një pastrues banjash dhe një shofer i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Pas ndeshjes të dy këta kërkuan të bëjnë fotografi me shtetarët e lartë shqiptarë që zëvendësuan në fushë, por u refuzuan brutalisht.smiley

Kjo sjellje e bën Kryeministrin Rama që të shihet si një njeri i paparashikueshëm, në kuptimin më të keq të kësaj fjale, nga Bashkimi Europian. Edi Rama në Vienë dëmtoi reputacionin e Shqipërisë, se bluzën me emrin e Kryeministrit të Shqipërisë e mbante një pastrues austriak smiley

rama2

Kapo, qetesohuni, do zoti Angela fillon investimet ne Ballkan qe te zbutet varferia...se me 120 euro per kok qe japin per azil kerkuesit sun e di si ka mbet nji Shqiptar i vetem ne Shishtavec. Edvini me Merkel u dukshin si te dashurum ne fotografi... Inshallah vershejne investimet Gjermone ...ose Arbeit work program, kualifiko te rinjte shqiptare e merri ne Gjermani me Pune ...rruge e gjate dalja nga fukaralliku.

Keshtu nga fjalet duket bindes qerratai smiley vec nga puna calon pakez.

E gjith politika e BE-s kundrejte ballkanit duket qarte far. Do behet medemek serbia po sakrifikon shume keshtuqe hajt ta fusim ne BE sepse e meriton...

Kurse shqiptaret gishtin ne goje, ngopuni me lugen bosh!!!

Si duket, Intervista me disa nga komentatoret e blogut , nuk del. Nese ndonjeri e sjell, ka nje te qerasur nga mua. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).