Edhe nëse Gjermania rivendos regjimin e vizave, ata që do ta vujanë këtë në vendet e Ballkanit do të jenë sërish grupet shoqërore të margjinalizura – njerëzit e dobët.

Në partinë gjermane CSU po shtohen zërat për kufizimin e lirisë së lëvizjes nga Ballkani. Rivendosja e regjimit të vizave mendohet se mund t’i stepë azilkërkuesit në Gjermani. Një llogaritje naive, mendon Dragoslav Dedoviq.

Në politikë normalisht vlejnë vetëm faktet, me të cilat mund ta kesh pas vetes elektoratin. Joshja e zgjedhësve në kurriz të njerëzve të varfër, që vijnë në Gjermani si rrjedhojë e luftrave, përndjekjes dhe mjerimit, ndonëse është amorale, ka efikasitet. Kjo vlen veçanërisht për kristiansocialët bavarezë, të cilët qysh nga koha e ish-kryetarit të partisë Franz-Josef Strauss, që ndërkohë ka tendencë të konsiderohet si mit, nuk tolerojnë asnjë parti të legjitimuar në mënyrë demokratike “djathtas CSU-së”.

Për këtë arsye ata herë pas here dalin me deklarata radikale. Nuk duam “një shoqëri të përzier” (deklarim i ishkryetarit të CSU-së Edmund Steuber), thuhej dikur. Ne nuk jemi “zyra sociale për të gjithë botën” (kryetari aktual i CSU-së Horst Seehofer) thuhet një herë tjetër.

Kohët e fundit vendet e Ballkanit të mbetura jashtë BE-së kanë radhën të shërbejnë si tabelë projeksioni për populizimin tashmë rutinë të kistiansocialëve. “Unë madje jam, që të rivendoset regjimi i vizave për njerëzit nga Ballkani”, tha Horst Seehofer fundjavën e kalaur.

Shfuqizimi i udhëtimit pa viza

Si politikan me përvojë ai e di, që kërcënimi së paku pjesërisht duhet të jetë i besueshëm, sepse në rast të kundërt shumë shpejt ai mund të degradojë si fjalë boshe. Besueshmëria e Seehoferit konsiston në një dispozitë të vitit 2013 që shërben si instrument për rivendosjen e regjimit të vizave. Asokohe me insistimin e Gjermanisë kjo klauzolë u vendos në nivelin e BE-së. Një vend anëtar mund të kërkojë për një kohë të kufizuar rivendosjen e regjimit të vizave, në rast të rritjes së papritur të numrit të azilkërkuesve nga një vend me shanse të pakta për njohjen e azilit. Kjo do të thotë, që ideja e Seehoferit ndonëse është populiste, realizimi i saj është i mundur brenda kuadrit politik.

Ndoshta Berlini zyrtar këtë instrument ende vazhdon ta konsiderojë si ultima ratio – një mjet të fundit dhe nuk do ta përvetësojë menjëherë logjikën e Seehoferit. Kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse çështja mund “të zbulohet” si temë e ndonjë fushate të ardhshme elektorale në Gjermani. Atëherë ata që duan të largohen nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen “dëmi kolateral” i atmosferës së politikës së brendëshme gjermane.

Por ka edhe arsye të forta, që Berlini nivelin më të ulët të populizmit të CSU-së sërish e mbyll në heshtje duke mos e rihapur më.

Shoqëri të brishta

Dihet që vendet e Ballkanit ende vuajnë pasojat e luftës, në to mbizotëron bllokimi i reformave dhe papunësia e lartë tek të rinjtë, është etabluar një demokraci e çalë dhe opinioni dominohet prej meideve gjysmë të lira. Perspektiva e BE-së pavarësisht veljes së Perëndimit nga pranimi i vendeve të reja dhe vështirësive të transformimit në vet këto vende është e vetmja ide jonacionaliste që ka mbetur në rajon. Dhe e vetmja gjurmë pozitive e BE-së që përjetohet në jetën e përditshme në këto vende është pikërisht liria e udhëtimit pa viza.

E ky filiz i brishtë i afrimit në BE nuk duhet helmuar me reagimet e ekzagjeruara nga Gjermania. Në Ballkan qarkullojnë “putinistët”, islamistët dhe të tjerë gjahtarë shpirtërash. Nëse Gjermania dhe BE-ja nuk paraqesin zgjidhje por një problem, atëherë pjesët e zhgënjyera të popullsisë sërish do t’i kundërvihen BE-së “si fuqia ndëshkuese”.

Kjo do të thoshte edhe më pak reforma dhe më shumë deficite demokracie në këto vende. Tek e fundit zbatimi i logjikës së Seehoferit do të nxiste që edhe më shumë njerëz të dëshpëruar nga vendet e brishta të Ballkanit të tentonin drejt zonë së mirëqenies.

Arsyeja e dytë, përse rivendosja e regjimit të vizave nuk do ta zgjidhte, por do ta ashpërsonte problemin është thjeshtë mosfikasiteti i një mase të tillë. E gjithë vala e azilkërkuesve nga Kosova – vendi, qytetarët e të cilit ende duhet të kenë një vizë për të ardhur në Gjermani – tregon se sa pa efikasitet janë të tilla instrumente. 

Veç kësaj më të dobëtit e të dobtëve do të ishin ata që do ta vuanin më shumë këtë masë.

Vlerat europiane 

Si duhet të reagojnë vendet e Ballkanit ndaj kërkesës për suspendimin e regjimit pa viza? A duhet që ato t’i pengojnë qytetarët e tyre gjatë udhëtimit jashtë vendit? Ndër azilkërkuesit siç dihet ka shumë romë. Mos vallë policët në rast dyshimi duhet t’i pyesin njerëzit që kanë pamje ndryshe nëpër stacionet e trenave? Apo duhet t’i zbresin ata nga autobusët? A është kjo në përputhje me bashkësinë europiane të vlerave? 

Edhe nëse Gjermania vërtetë rivendos regjimin e vizave, ata që do ta vujanë këtë në vendet e Ballkanit do të jenë sërish grupet shoqërore të margjinalizura – njerëzit e dobët në aspektin social, minoritetet, romët, duke bërë që ata të largohen edhe më shumë prej standardeve sociale dhe bazarizisë së shanseve. 

Nëse u beson disa politikanëve gjermanë, rritja e numrit të atyre që kërkojnë me ose pa të drejtë mbrojtje nga vendet e “sigurta” të Balkanit është arsye e mjaftueshme, për t’i izoluar këto vende sërish në karantinën europiane të udhëtimit. Çfarë mjeksie e thjeshtë. Të vjen të therrasësh: Medice, cura te ipsum. (Mjek, kuro vetveten!) 

103 Komente

s' e besoj

Me siguri qe qenka bere keq per pare ne Gjermani..... Vendosja e vizave do te thote rindertimi i rrjetit te trafikut te tyre me kryetar konsullin gjerman (per te mos thene vete Hofmanin...) vl.... dhe ca me keq, nuk e zgjiddh problemin.... Ai qe e ka vendosur per te vajturr, do ta gjeje menyyren per te ikur, sado te sofistikuaar qe ta bejne pengesen.....

S'eshte aq e veshtire se mendon ti, infrastruktura aty eshte. Thjeshte do ri-vihet ne funksion. Sidoqofte dhe une mendoj qe shanset per tu rivene jane 0. Vetem po largqofte po u ngriten ndonje Land jugu e te bej lobim agresiv, por dyshoj.

keta smund te trajtojne njerezit si majmune duke hequr e vene viza sipas oreksit te gjermanise, ketu o hidhen investime o nuk ka derman kjo pune, nuk eshte normale qe nje merr 240mld dollare ndihma dhe ne smarrim dot as 1/10...

PO pse mer, ta kane borxh qe duhet me patjeter me te dhone ndihma maramendese? 

Jo Kuaz, nuk mendohen gjerat keshtu. PO vendet e Europes jane te detyruara ta ndihmojne Shqiperine, sepse eshte ne mes te Europes. Po nuk pati ndihma dhe vemendje konkrete te Europes ne Shqiperi, te mos qahen pse i vijne shqiptaret. Shqiptaret kane nevoje per dinjitet europian. Nuk behet nje te nenes e nje te njerkut. Greket i kemi ne Jug, e jemi te njejtet njerez, por Greket s'kane kompleksin tone qe te hapin gojen e te kerkojne gjera. Duhet Shqiptaret te bejne te njejten gje, dhe te fillojne te kerkojne si atyre brenda e si ketyre jashte.

lol, po sikur te mos u jepnin ndihme grekeve do ishte OK per ty te mos na jepnin edhe neve? Nuk arsyetohet keshtu. Greqia eshte pjese e BE-se si dhe e vendeve te monedhes se perbashket. Dhe ti e di mire qe tjeter kritere ndiqen per vendet e BE-se dhe tjeter per vendet jo anetare. Pastaj, po te shikosh ndihmat dhe kredite e buta qe ka marre Shqiperia gjate ketyre viteve te post komunizmit nga vendet e zhvilluara dhe institucionet financiare nderkombetare, do konkludosh qe nuk jane pak. Por nese keto ndihma e kredi te buta shkojne per rrush e kumbulla kryesisht nga nje pamundesi organike e shqipetareve per te bere nje shtet operacional si gjithe vendet e tjera, prape fajin ta ka dushmani? Ti thua se ne dhe greket jemi te njejtit njerez. Ndoshta nga fizionomia, por per nga edukata dhe kultura demokratike ne pergjithesi jemi si nata me diten. Pra ne jemi nata e zeze si ne ato raste kur nuk as hene.

po normal sic nuk ua kishim ne borxh qe na pushtuan e ma cajne trapin ketu e 2000 vjet

mjaft u knaqet me viza.

gjermani po thot mos ia kini me hile rilindjes.

kjo s'eshte gje hiç, po do na rrethojne me mur nje dite. ate qe beri enveri me na mbajt mbrenda me zorr, do ta bejne te huajt kesaj rradhe.

si tha Kraksi (kryemistri italian i kohes) pas hapjes se Shqiperise, qe Enverit eshte per t'i dhene medalje ari, se na ka shpetuar Miliarda nga buxheti yne, qe do te duhej te paguanim ne nje menyre apo tjeter per t'i mbajtur larg nesh ata djaj me brire.

po kjo tregon dhe sa koqe, sa dritshkurter ishte Enveri, qe mund te bente çudira ne shqiperi, nepermjet diktatures, po te ishte me i zgjuar dhe te perdorte ndihmat e huaja, siç i perdori Mareshalli Tito.

Akoma mendoni qe e kan ber shqiptaret ate izolim. smiley

ti mendon qe enveri nuk ishte shqiptar ?

Enveri vdiq dhe shtetrrethimi prap nuk ra. Apo ju beson perrallave amerikane me double spy agents?

do na bej gjrmani mur si Truumpi mexices. Dhe do na dtyroj ta paguajm vet murin. 100000 dollar gjob per cdo refuugjat.

Fillovi  dhe Truumpi me gardhe e me gjoba ore? Aha, u  pa puna tek bombat do sosi qe ditet e  i  pare thesi i  verdhe !  

Ne fakt temen e hapa, per shkak te nje muhabeti me nje miken time vullnetare ne qender azilantesh dhe takimin me nja dy familje shqiptare qe kerkonin azil. Une personalisht mendoj se e drejta per te levizur per nje jete me te mire eshte bazike dhe duhet te jete universale. Por me deshperoj shume biseda qe pata me keta njerez. Te 4 robte qe njoha kishin qene me pune te mira ne profesionin e tyre ( te pakten me standartin e vendit) ne nje qyteze ne Shqiperi dhe kishin lene punen per te kerkuar azil. Ishin familje te mesme, dhe aspak ne lufte per mbijetese, por me nje mentalitet komplet te calltisur.

Por mire i thashe, po pse e iket? Po ja me thane, na thane qe eshte me mire ketu. Me beri shume pershtypje se sa komplet aventureske ishte ikja. Asnje plan, asnje gje, thjeshte ata kishin ardhur dhe rrinin e prisnin qe ti vinin te mirat e Gjermanise ashtu duke ndejtur. Nderkohe shprehnin deshperimin, por s'donin t'ja pranonin kurre veten qe ndoshta s'kishin bere mire. Shume e cuditshme! Nejse ne beme muhabet me te gjate e shkokrrizuam problemet e memedheut, por prape s'mund ta fsheh qe me trishtoj takimi me ta.

Mu duk sikur ne ate vend eshte perhapur nje mentalitet alla Sude me mashtrime prej "harxho 3000 euro per udhetim, e merr 8000 euro azil. S'di nga biseda qe pata u binda qe ka nje mashtrim te pergjithshem ne ate vend. smiley C'behet keshtu?

gjermania nuk duhet te prese njeri.. aq me teper qe nuk do njeri. dhe zgjidhet ky problem thjeshte. s'besoj se flejne ne trotuar ata qe bisedove ti. ikin ta provojne se asgje s'humbin. shkojne si ne turizem se ka funksionare qe i presin. perfitojne nga sistemi i tyre. 

pyetja qe ti duhet t'i besh vetes tashti, eshte se pse gjermani pret te huaj, kur nuk i do ata ?

Pse tani e kuptove ti Debris, qe njerzit kane filluar te budallepsen atje. Qysh ne momentin kur u hoqen vizat me Shqiperine, e morren vesh te gjithe (thuajse 90%) se iu hiqet edhe e drejta e azilit. Me perjashtim te atyre qe vertet iu kanoset jeta. 

Kam frike se nuk e kane kuptuar kete Pjer ose e kane kuptuar gabim.

Debris mqs je i vendir, po disa qe i mbajne a i pajisin me dokumenta tremujor, mos behet ndonje seleksionim mbi baze kapaciteti?

proçedurat e azilit e kalojne vitin. ata qe pajisen me letra tre mujore nuk do te thote se kane fituar azilin. vetem qe dosja e tyre eshte futur ne proçes per shqyrtim. 

te fitosh azilin duhet te justifikosh ikjen, dmth rrezikimin e jetes (e bile pamundesine e shtetit tend per sigurimin e saj). azil ekonomik nuk te japin ne kete forme. kur thua qe ika per jete me te mire, nuk e fiton azilin, se nuk te kercenohet jeta.

kjo eshte klecka qe kohezgjatja qenka goxha, prandaj i genjen mendja se po i mbajne

Ka dhe dicka tjeter, gjate kohes se qendrimit neper kampe u japin pervec ushqimit dhe strehimit edhe pare xhepi (thone rreth 300 euro ne muaj). Tani, kot se kot jane ne fshatin e tyre, gjithe diten rine tek klubi i fshatit dhe vrasin kohen. Ca i gjeti te rine nja 6 muaj deri ne nje vit psh ne Gjermani duke e ditur qe nuk do harxhojne ndonje lek nga xhepi i tyre, perkundrazi shohin bote tjeter, kane edhe ndonje lek per ndonje birre apo cigare e ndoshta gjejne edhe ndonje pune ditore kalimtare. Pra nese e kalojne ditem me mire keshtu pse te mos e provojne? Shqiperine dhe fsahtin e tyre aty e kane, nuk ua mer njeri. 

Ca i gjeti te rine nja 6 muaj deri ne nje vit psh ne Gjermani duke e ditur qe nuk do harxhojne ndonje lek nga xhepi i tyre, perkundrazi shohin bote tjeter, kane edhe ndonje lek per ndonje birre apo cigare e ndoshta gjejne edhe ndonje pune ditore kalimtare. Pra nese e kalojne ditem me mire keshtu pse te mos e provojne? Shqiperine dhe fsahtin e tyre aty e kane, nuk ua mer njeri.

bahhhh cfare ironie e felliqur!... po pse more per pushime ikin njerezit ne emigracion? 6 muaj andej e 6 muaj kendej?

Ndoshta te duket ironike, por eshte reale, te pakten per kete grup/kategori njerzish qe jane larguar sefundmi. smiley

hallet e atij qe merr rrugen per ne emigracion jane njesoj ne cdo kohe, por thuaj qe shtypi i politizuar e lyhen realitetin si te doje

kuazo, nje test.. i ngulni nje pike te zeze ndonje prej atyre pallateve shumengjyreshe te  Rames o zoteri, ca do ju kushtoje, pervec se do shifni ne gjyra te plota

 

prandaj u shkulen keta, nuk ja kam shume haberin po kam nja dy gjitone si keta qe thua ti, rri kot gjithe diten e ja futen per gjermani, po keta te shtepise ketu e tregojne sikur po i mbajne ne pellembe te dores, tani ata qe degjojne thone, pse mos te vete dhe une.

keshtu mendon nje qe ka mbet pas...se ata qe marrin plackat ne njerin krahe dhe foshnjat ne krahun tjeter pertej rruges se qabese, nuk mendojne kesisoj!

secili e di vete hallin e tij sjemi ketu ta gjykojme po flasim per fenomenin si funksionon

e qarte, o ti...ca na duhen ne hallet e njerezve,o lungomare; ja ta thejshtesojme pak -po ndonje rruge do te mbaroje kryebashkiaku i 4 PSist ne Vl?  se ate projektin famoz, nga ti ke marre edhe emrin,  e mbulon qendror hallemadhi- eshte shume e gjere si ceshtje

kam pasur te bej me kete te riun, deshiren e ka po do pare sa para do hyjne per ti bere. veshtire me duket edhe pse dua te jem optimist

 ke marre pjese ne fushaten e tij? nejse, edhe une e dua fort ate qe ishte, por s`kane lidhje keso gjerash...uroj te behet me mire, se me then te drejten mire nuk eshte- sidomos gjendja e rrugeve atje

jo per fushate, por per projekte qe mund ti afrohen vlores. as rruge as trotuar ka... ai qe iku qe me keq se bombat berthamore qe rane ne japoni.

eshte per te ardhur keq, vertet!

gjithsesi, te uroj suksese ty dhe me krahe te lehte ndihmes qe po u jep projekteve qe mund ti afrohen Vl...

rrofsh

administrata edhe ne bote punon me rritem shume te ngadalte, se nuk ka norme. paguhen nga shteti dhe jo privati. asnje nuk i shtyn te punojne shpejt. plus qe jane njerzit me te paafte te shoqerise (dhe te duan nuk punojne dot shpejt), prandaj zgjedhin dhe te punojne ne shtet dhe te paguhen me nje rroge sa per te thene.

 

po ka dicka qe nuk shkon, pse skerkon azil ne itali, se pa u menduar gjate te postojne ne shqiperi. sikur po e kerkojne edhe pak vete gjermanet...

s'ka assistence ne itali dhe greqi edhe kur te japin azil do detyrohesh te punosh ku te mundesh. kur gjejne shqiptaret ikin nga italia dhe greqia edhe kur i kane fituar letrat, per me ne veri te europes, ku asistenca eshte shume me e madhe. jeta shume me e keqe, por siç thashe robi nuk e ka problem me jetu keq, problemi eshte me jetu mire, kjo kerkon aftesi dhe mundim.

vizat ja u hoqen se pikerisht ne epoken e sales, njerzit nuk po iknin me ne azil. ndryshe nuk ja hiqnin vizat shqiptarve. kriza greke dhe ajo shqiptare, i detyron tashti prap shqiptaret te largohen. fitojne me shume ne emigracion dhe jeta po dhihet dhe ne shqiperi (çmimet po ngrihen shume shpejt). jete te keqe per te keqe, jashte te pakten te japin leke pa punu. se punojne maqinat. 

Ne shqiperi nuk ka ngritje cmimesh, perkundrazi ne disa artikuj mallrash e sherbimesh vetem ulje. Por nese ti quan ngritje cmimi psh pagesen me detyrim te energjise elektrike kjo eshte dicka tjeter.

pashe nje fature te ajo tema tjeter. vetem kafe çaj dhe uje pa gaz, kushtonte 12 €. mu me duket shtrenjte per nje shqiptar ky çmim. por ndoshta gabohem.

profilo po do te besh qejf e paguan si duan keta se normalisht ben tek 2 euro

nese e ke fjalen per ate kuponin ne foto tek nje teme e kaluar e PPU-se, behet fjele per nje porosi per 8 persona te cilet kane konsumuar 3 kafe x 100 leke, 1 kapucino x 150 leke, 2 uje gazuar x 100 leke, 1 fanta x 150 leke dhe 1 caj i ftohte X 150 leke. Gjithashtu meqe lokali kishte live muzik kane paguar edhe nga 100 leke per person ( pra 8 x 100 leke) per sherbimin e muzikes. Pra gjithsej 1750 leke ose dicka tej 12 Euro. Por nese do te kishin shkuar nje nje lokal tjeter pa muzik live te tete personat do te kishin paguar vetem 950 leke ose 6 euro. Gjthsesi me keto cmime punojne vetem disa lokale qe jane me standarte te larta sherbimi, kryesisht ne zonen e bllokut ne Tirane, pasi nje ekspres ne lokale normale eshte 60 deri 70 leke dhe nje cola apo fanta jo me shume se 120 leke dhe nje uje i gazuar 60-70 leke. Nje bire me krikel 300 ml shkon jo me shume se 70 leke dhe nje 500 ml maksimumi 100 leke. Po te jete marke e huaj me emer deri ne 200 leke. 

Ndoshta pak me shume se 1/3 e shqipetareve (te shqiperise) kane emigruar/ikur si keta tani, pra pa kurrefar plani apo garancie dhe ja qe kane arritur te mbijetojne dhe te natryralizohen ne shtetas te vendeve ku jetojne tani. Me shume se gjysma e blogisteve te PPU-se pershembull jane kurbetlinj te ketyre 20 viteve te fundit dhe kane ikur per nje jete me te mire por sforcerisht pa pasur nje te drejte legjitime per tu strehuar ne shtetet pritese. Nuk e di per ty, mbase je studente ose me kontrate pune me sipermares gjermane, por raste te tilla jane shume te pakta dhe nuk perbejne trendin e kesaj ceshtjeje. 

ne fakt ikin per nje jete me te keqe, po veshtire te kuptohet kjo kleçka. 

me jetu mire eshte shume me veshtire sesa te jetosh keq. per me teper, ne sistemin e kapitalizmit te eger shqiptar, jetojne vetem me te fortet. te dobtit duhet te pranojne te shkelen me kembe ose t'i lepijne bythen te fortve per pak konfort jetese. s'te jep njeri lek pa e merituar. 

si anonim jetohet me kollaj ne bote, per momentin te pakten. te jetosh mire ne shqiperi duhet te jesh ylli i ndritur i bulevardit. ose te jesh maskara i lind. ndersa si malok tirane, dmth qytetar i dores se dyte, me mire te jesh malok i botes. vuan me pak. fshihesh me kollaj te miliona banoret e ketushem. e ndjen me pak peshen e jetes (se mire).

 

ska mashtrim fare. Aty vin se ata qe kan vajtur me pare kan marr gjera free, pa punuar pa aguar. 

Debris, nuk eshte ashtu problemi jo! Eshte jetik

 

O Grave eshte hera e disajte qe komenton me keto " he se s'eshte ashtu" dhe hajde merre vesh ku e ke llafin. He pra shpjegohu? Po deshe te dish per keta qe me ra rasti te takoj ( rob te respektum mqrf), problemi s'ishte aspak jetik. Kete ta siguroj. Mu mu duk si kerkese per me mire, dhe ne shaka e siper sikur deshen me ik nga te shtepise, se i kishte ardhur ne maje te hundes.smiley Nejse te gjitheve i vafte mbare e ju befte me e mira, une temen e hapa per te kuptuar fenomenin ne nje shkalle me te gjere, jo per te dhene mend.

 Debris, ja pse nuk eshte  ashtu  sepse shpesh analiste appo opinioniste u rreferohen sa shhkruajne te huajt  ose reflektojne opinione te atyre, qe cdo te keqe e shofin tek qeverisesat Ballkanike(pa aspak synim shfajsimin e tyre) dhe hic tek burokracia e tmerrshme evropiane.

U  ka mbet  sahati strukturave evropiane  dhe te folet tek "Beni reforma"!Mirpo reforma mbi te  gjitha eshte pare dhe ligj !Si u bekan kott se koti, pa gje ne torbe rreformat ? 

 Ca i koston Evropes tu japi sipas projekteve zhvillimore nga 4-10 miliarde euro me kredi  minimale qe te investojnee tte mbajne njerzit me pune ketto vendet e Ballkanit Perendimor  ?  osse le ta  thone si ndaleen njerzit stranike ?  86 miliarde i dha vetem greqise, krimbur ne borxhe!  Perse ky  disproporcion ne se e don Ballkanin si dhe  Greqine brenda Evropes?Une them ase ka kaluar  vakti per tja thene ne su  burokracise evropiane:ballkani  Perendimor nuk zhvillohet, nuk reshtin mesymejte drejt  Evropes, vetem me ligje por vetem me programe zhvillimore  , me pare..me kot ankohet Evropa ...nga evropianet e Ballkanit Perendimor..! Do bene e nuk i ndalin dot  edhe t!ere  ushtrite te vene  vendet  e "lira "te Evropes zhvilluar.."!

Ky  eshte mendimi im me qe deshe ta dije  

 

kan punu greket per ket dit. ia kon bo hyzmetin. jo si ne qe kemi punu per te kunderten. me dekada kshu.

si do me u krahasu me grekun? ore kap naj mal te zi a naj sllovaki edhe thuj ku qe kjo dit e Kadrit. meqe beson shume. ne i rrujm trapin edhe Rumanis, ti diskuto grekun.

plus qe kom von re qe shum i mshoni te drejtes. e drejta eshte me ne. ala s'u mor vesh qe te kesh te drejte esht nder gjerat me te parendesishme, nuk futet as ne rang me sasin e rreshjeve ne muajin nentor.

Ca thu mer Grave, me verte e ke ti? Ua na parallakse me keto ide, une thashe cdo thoje- Po ate injorimin total te Europes ndaj shqiptareve une e kam thane ne cdo teme te mundshme. Edhe ne temen kur ti kishe nxjerr gjoksin te kapshe plumbat per levendet grek. Por Emo ka nje fare te drejte ne ate qe thote, qe greket ja kane bere hyzmetin asaj dite qe me i vjedh lek europes. Ne jena shume te zene duke u zene me njeri tjetrin e duke prishur pune njeri-tjetrit.

S'kane pse vene viza, mjafton te mos mbajne rob kot me kot me buke. Do ta shohin qe s'u vjen njeri pastaj. Te ishte per pune shkonin dhe tek shtetet e tjera. S'ia ka fajin njeri Gjermanise qe u jep nga 300 euro per koke lloj lloj qylaxhiu.

Te 4 robte qe njoha kishin qene me pune te mira ne profesionin e tyre ( te pakten me standartin e vendit) ne nje qyteze ne Shqiperi dhe kishin lene punen per te kerkuar azil. Ishin familje te mesme, dhe aspak ne lufte per mbijetese...

 Keta si puna e ketyre sido qe te bien, bien gjithmone ne kembe.

 

... më të dobëtit e të dobtëve do të ishin ata që do ta vuanin më shumë këtë masë (heqja e vizave)

!!

vizat ja u hoqen se pikerisht ne epoken e sales, njerzit nuk po iknin me ne azil. ndryshe nuk ja hiqnin vizat shqiptarve. kriza greke dhe ajo shqiptare, i detyron tashti prap shqiptaret te largohen. 

...si mos te largohen shqiptaret ku amerika thote se vendi oshte kapur e drejtohen nga  deputet kriminel,pushtetar kriminel dhe qeveritar kriminel.Kudo degjon vetemvarferi,papunesi, vrasje ,burgime the tritol.Te ikesh dhe te ikesh naten thote populli ..mirpo problemi oshte se komunistet ne pergjithesi me ndonje perjashtim,nuk largohen nga shqiperia.jane mesu me ket derexhe jete.Jane njerzit e thjeshte qe ikin nga syte kombet duke lene vatanin.Kjo oshte hera e trete qe provon se vetem kur vijne komunistet ne pushtet(dmth morri i kuq) do fillojne vuatjet dhe eksodet per shqiptaret. Te jete  nje rastesi apo do jete nje fenomen qe do shoqeroj shqiptaret sa here qe partia sicliste do hipi ne pushtet.Mbase emigrimi dhe emacipimi jashte i me shume se  gjysmes se popullsise do ishte edhe shpetimi dhe shpresa e vetme  per te ndryshuar .

s`ka si te jete rastesi & nuk e di se cfare presin njerezia nga dikush qe ka shkruar liber me titull  "Kurban'.

Autori i ketij libri, p.sh, ka mllef.. por jo mllef intelektual sic mund te kene te gjithe ata qe kane ikur ne emigracion; autori i 'kurban" ka mllef personal! Bravo, u be edhe KM..por, ashtu  si shumica e paraardhesve te tij, nuk po arrin te shofi pertej hundes se vet...

S`e imagjinoj dot se cfare mund te botoje pas disa viteve, apo "Kurban i Europes"?! se titulli  "Kurbani II" do jete permbajtesisht i papershatshem

Nuk ta kan Fajin Librat kurban 1 apo kurban 2.0, por Kriminelet dhe te gjithe ATA qe kan sjelle e mbajt ne pushtet anti-Shqiptaret si Cuni i Sheqeres, per fitime vetiake ne kurriz te Shqiptareve.

Nuk ekzekutoi Kurbai fukarenj ne bulevard, por Gerdeci e Vicidoli qe kishin si mision grabitjen e cdo gjeje qe Likja e Fatos Nano nuk arriten te grabisin. Lufta sot esht se kush do bjere ne BURG, sepse pasurite e Shqiperise jane tjetersuar e mbetet gjithmone e me pak per te vjedhur, nderkohe politikaneve te ardhshem do tu kerkohet gjithmone me shume llogari per paraardhesit.....

 Nese ju dhimben te larguarit investoni ne Shqiperi e hapni vende pune qofte ne biznese familiare. Shqiperia do te kete nje ritem emigrimi tek 50 000 njerez ne vit per 25-50 vjet.  Pra llogarisni edhe nje 500 000- 750 000 njerez te ardhshem te larguar, ky eshte Trendi, dhe po u ngjall Merhumi, sic urojne nostalgjiket, do ndodhi pushkatimi publik i tij qe ai i shpetoi me vdekjen biologjike.

 Investimet individuale apo punet e qeverive thjesht do zbusin Emigracionin si edhe pakesojne disi vuajtjet individuale.

Ulja e lindshmerise ne te ardhmen dhe plakja e shoqerise Shqiptare do e uli perseri emigracionin por kjo sduhet pare si sukses i qeverise se rradhes pas 20-30 vjetesh. Emigrantet Shqiptare kur mberriten ne Greqi ne vitet 90, gjeten fshatra te braktisura dhe popullsi te plakur. 

Politizimi i emigracionit eshte krimi i rradhes qe kryehet ndaj shoqerise Shqiptare nga horrat  partiake. Prisni Emigracion Italian se afermi sepse niveli i punesimit ne Italy ka shkuar ne nivelet e vitit 1997.

KM s`e pengon kush te shkruaje saga mbi kurbanin...

Emigracioni shqiptar eshte nje fenomen i dhimbshem! Por,ka plot qe jane kthyer dhe jane munduar te hapin bisnese familjare, madje keta te kthyerit jane te vetmit qe ndjekin rregullat e bisnesit me sa mundin... Prandaj pyetja qe mund te shtrohet nuk eshte sa emigrante jane kthyer dhe cfare do bejne ata per atdheun ( Kenedi ), por cfare kushtesh kane ofruar qeverite shqiptare qe bisneset e te kthyerve te lulezojne?

Emigracioni Shqiptar eshte fenomen universal dhe jo i dhimbshem detyrimisht. Zhvillimi i sotem ne Shqiperi ka ardhur nga veprimtaria individuale e emigranteve te rikthyer. Shiko hotelet dhe restorantet me te sukseshme ne Shqiperi. Ku ka bukuri falas si ne Vlore, niveli i sherbimit te turizmit eshte i dobet, nga vendasit e padale ose te dale shume pak...., shiko investimet e emigranteve ne Veri, jane te pakta por ELITARE. Mundesite qe paten Shqiptaret ne Emigracion nuk i kishin as dje e as sot ne Vendin e tyre. Pra avash me mallkimet e emigracionit jo per gjo se kemi rruge te gjate. 

Qeverite Shqiptare nuk do arrijne kurre te ofrojne kushte bizneseve per te lulezuar kur ne Shqiperi ka varferi dhe varferia do vazhdoje per DEKADA.  Ne rradhe te pare qeverite krijojne kushte te favorshme per biznesin, por biznesi lulezon dhe falimenton fale veprimtarise individuale, eshte tregu e jo Qeveriu qe percakton suksesin. Shqiperia ka shtet te vogel qe nuk garanton zhvillim te drejtuar te ekonomise, dhe kete zgjidhje e kemi votuar mbas 1990. Mos u anko per mungesa institucionesh shkencore e ekonomike qendrore kur keto i mbyllem me UNANIMITET mbas 1990 . Po te kujtoj se kemi hedhur ushtarake ne rruge ne moshen 47 vjec, mjeke ushtarake ne moshen 47 vjec, pikerisht atehere kur ata ishin pjekur. Prishem Shtepite, Preme caracat dhe mbyllem puset me bo 5 katesh ne avlli per nje dyqon dhe 2 apartamente, dhe sot qahemi per BETONIZIM.

Qeveria Rama shume po bo, se nuk eshte detyra e saj te nderhyje kaq shume ne Ekonomi, do me i bo kritike Rames???? Sulmoje ne favoritizmin e bizneseve dhe monopoleve por kurre se nuk po ndihmon bizneset sa deshirojne biznesmenet. Biznesmeni kur falimenton e ka fajin qeveria dhe kur ka sukses eshte merite e tij. Larg Qeveria nga Bizneset kur Shqiperia eshte viktime e Monopoleve qe Rama i ka rruajtur bishtin sot per sot.

emigranteve ne Veri, jane te pakta por ELITARE

shume i drejte ky konstatim dhe ashtu eshte! E njejta gje edhe ne Kosove! Ne jug, perkundrazi, bukurite natyrore po shfrytezohen pak, e per te mos thene ASPAK. Kaq e vogel sa eshte Shqiperia, turizmin duhet ta kete prioritet... u be nje hap i shkelqyer ne 8 vitet e shkuara me ngritjen e infrastruktures rrugore, i cili i jep hov zhvillimit te turismit...tani duhet te shihet drejt se ardhmes se kesaj industrie.

 Mos u anko per mungesa institucionesh shkencore e ekonomike qendrore kur keto i mbyllem me UNANIMITET mbas 1990 . Po te kujtoj se kemi hedhur ushtarake ne rruge ne moshen 47 vjec, mjeke ushtarake ne moshen 47 vjec, pikerisht atehere kur ata ishin pjekur.

 Te gjithe shqiptaret e transicionit i kane hequr keto gjera ne kurriz, se atje vinte nje parti edhe shkoje ne fshat/ose ngeleshe pa pune jo me urdher te drejtorit, por me urdher te shoferit te tij.. prandaj s`ia vlen t`ju hyme ketyre gjerave ne detaje, sepse e kupton edhe vete ti se sa absurd dhe i peshtire ka qene dhe vazhdon te jete realiteti shqiptar

 

8 vitet e Sales, u ndertu rruga e Kombit qe solli turistet Kosovare ti jepnin oksigjen hoteleve Shqiptare te braktisura, me para borxh, qe po i pagu sic duhet qeveria pas-ardhese...... por nuk u hodh as i lek ne Jug apo Durres qe eshte Shqiperi e Mesme. Ujerat e Zeza ne Durres jane deshtim i Mehdiut, ministrit te ambientit dhe Saliut. E ke pa ate Lambenedeton Italionin qe u habiste me rruget e Durresit??? Dako me paret e Shqiptareve i boni me ec me papuce para zgjedhjeve lokale me aprovimin e Rames per te fitu per dy vjet. Nderkohe qe nuk eshte bo gjo ne Vlore....

Cuni i Sheqeres kujtoni ju se urrehet ne Vlore, por kur vizitova Beratin edhe Serbi ishte me i mirepritur atje e jo per faj te Beratasve. Qytet i braktisure ne harrese dhe kalbezim prej 25 vjetesh. Rruga e Beratit ishte si Kandahar...me guricka.... per ato 8 vjetet e suksesshem qe thu ti. Vlora??? Rruga e Jugut kishte nje pike qe u bote si korsi Bicikletash mes shtepive....dhe ishte ARTERIA e vetme e Jugut. 

Qeverite duhet te ndertojne Shtet, te mbledhin taksat te gjitheve vec te Varferve qe nuk paguajne Taksa, te sigurojne UJE, DRITA  dhe Siguri. Rama ka pasur nje sukses te papam me Energjine, nje Deshtim total me Lojrat e Fatit, dhe nje Gjysem Sukses me ndertimet pa leje, se ja u futi fryken ne myth robve mos me pushtu si Milingonat tokat e pronarve dhe te publikut. Do deshtim tjeter te Rames? Shif ligjin per Pronat nderkohe ka qene i suksesshem me ish-te Persekutumit. Ligji Arsimit duket pozitiv aq me shume qe e kundershtojne Lubonja e Fuga....garanci qe eshte pozitiv.

Te gjithe Shqiptaret e tranzicionit i kane hequr keto gjona ne kurriz, thua....Jo or zotni, ishte Neroni i Shqiptareve, Cuni i Sheqeres, por jo vetem ai..bashke me Bythecat si Profesori i Haleve, e Beqirat e akademise qe ndoqen kryeqezata ndaj atyre shkencetare medioker shqiptar qe kishim nxjerre me aq mundim. TY ste kemi prej Shqypnie e si kupto kto gjona ...jo se nuk kan ra ne kurriz tat.

po eshte e veshtire tironc te krahasosh S.Berishen e para ca viteve me Ramen e te sotmes.. sikur eshte e veshtire te krahasosh Berishen e 97s me ate te 8 viteve te tij te fundit ne pushtet...
Tani, une po te lexoj me kujdes, dhe ne te gjitha argumentat ku je koherent, po mundohen te te kuptoj. Por, ne rreshtat kur flet me fanatizem politik, ne ato rreshta ti zoteri flet vec me veten & ne te drejten tende, sepse une nuk kam vesh te stervitur per fanatizem politik qe te te kuptoj ty.
Ndersa se sa Shqipetar jam une, mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe nuk te takon ty ti vendosesh pikat mbi "Sh", por meqe e hodhe si argument ki miresine te degjosh edhe anen time qe po kendon tani me cifteli: Jam shqiptar /qe gjysh stergjyshi/qe brez pas brezi/ qe gjithmone!!!

O Zotni, ti mund te jesh 100 here me Shqiptar se une, por kur flet per Cunin e Sheqeres me dukesh qe je jash Liges tande, vrej punet ne zonen tende e mos i sill te keqen familjes tande tu perkrah Neronin e Shqiptareve. Ti kaq di e kaq po thu, prandaj po ta kujtoj nga je...se sme dukesh  nga Lagjia ime. Kam pa une Shqiptare me SH prej Malit te Zi e prej Kosove, por ata sme pranojne mu tu mesoje kush eshte politikani i tyre ma i mire. Nejse, Cunin e Sheqeres prefero ti, ka me keq qe ende lusin per Merhumin.

ne komentet me siper je ti ai qe ke folur per Berishen, jo une.. Une nuk po imponoj asgje; s'shof asnje arsye pse ta bej nje gje te tille
................
Tani, nese ti i je futur ketij diskutimi si i forte dhe me mendimin qe ketij pjestarit te PPUse me emrin papyrus kemi ne dore qe ti bejme ndonje te keqe familjarisht , atehere me lejo te te bej nje pyetje te thejshte: Pse merresh me tranzicionin, me Berishat, Ramet, me problemet e politikes se sotme ti?? E???? ...le te flasim, p.sh, per udhetimet e Edith Durham ne zonen e Kastratit & Bjeshkeve te Shqiperise .....se ku i dihet, mase duke diskutuar mbi kete ceshtje do dalim ne perfundimin e njejte se: Tironci I Lebetitm dhe Papyrus nga Laberia i kane mallkuar shtrigat e malit (ashtu sikur shtrigat kishin mallkuar me minj vatren e Marko Shantojes, udhefryesit te zonjes angleze ne fjale)...se, keshtu ne pergjithesi, Tironci i Lebetitm dhe Papyrus jane shqiptare patriote, njerez te mire & me mende ne koke, te cilet nuk kane pse e ulin veten ne rang garipi...
Por, ti e ke ul veten; fatkeqesisht une nuk e ul dot..por kjo s'do te thote qe: me te mbyllur peshkun kete mbremje , s'do me zere gjumi ( & ndoshta ta mbyll pergjithmone se mu shpif nje cik PPUja nga keto fjalet e tua te palyra, te cilat me sa po shof ka me shume se 2 ore te shfaqura ne faqen e ketij blogu kolektiv)
Kaq per sot me ty!

Papyrus une nuk e di ku e pe garipllikun Tim. Une kujtova se ishe prej Kosove, se po deklaroje ti sa hapa te mrekullueshem jan Bo ne infrastrukturen e turizmit ne 8 vjetet e Cunit te Sheqeres. as Nipi i Sheqers nuk do ti cilesonte ato 8 vjet te mrekullueshme, sepse ato bizneset e dyshimta e te ndyra qe drejtonte vete,mund te kishin Bo me shume LEK per familjen e tij. Une desha thjesht me te informu si Kosovar qe nuk eshte krejt ashtu...referoju rasteve qe kom citu me Ty pa u ofendu. Tani po me thu qe je nga Laberia???? Po ku i pe kto mrekulli infrastrukturore per 8 vjet ne Laberi ? Nejse mos e prish gjakun se une sjam Garip po i omel si Hallva dhe do te rri prane me msu gjona prej teje.

TUNG

Patrioto kujdes se Papyrus-in(en) e kemi na Vlora. Jepi doren dhe mbylle kete keqkuptim :-D

ncncnc cfare pershkrimi heroik...po pse o vlonjat ben ura me qerestete e mia ti? Ku i ke humbur qerestete e tua? smiley

ke te drejte tironc..e ke permendur me siper- monopolin e pakontrollueshem, cka I permbledh te gjitha brenda trinomit politike -mafie-korrupsion; trinom qe eshte ulur kembekryq ne ate vend!

Grande Kaka  në tërësi kohët e fundit po mba erë edukatë fetare ose ideologji dogmatike . Më duket kështu je mbrujt , me Hoxhë ose Prift smiley Të ranë pendët e antikomunistit që çfaqje jashtë si Profili këtij timit ( tm heretik ) dhe në brëndësi ke talljen e kamunistëve  si Elitaren Yp Xhibi !

Kamunistë ishin të bindur , punuan dhe arritën të çonin Popullsinë nga 800 mijë e lanë me Noter 4 miljonë e 200 mijë që punonin , hanin , pinin , q*nin , këndonin e kërcenin . Ju rujatën edhe të mos tu shkërdhenin gratë, motrat e nënat për ti shitë si Putana në kohën e Saliut  .U ruajtën  nga përdhunimi pederastëve që të mos u shkërdhenin kalamjt e pallatit  sepse kanë "prirje seksuale " Shëruan dhe kuruan sëmundjet veneriane po siç duket tek disa trashëgimtarë Fetarë apo Bejlerë është mbartur . Kaq qe

Kur panë dëshirat e ish pinjollëve të babakarëve të Kombit se , donin Pushtet , e lanë për JU smiley Besojnë në ZOT jo në Priftërij veremlij pederastë dhe Hoxhallarë po aq pederastë e ca më tepër buzëshpërvjelur . Dhe i pari tyre tha ..Zoti jeni Ju pastaj Ne smiley Njerzit IKËN dhe do IKIN

Kamunizma Rae . Lëvizni  pa viza , ka të doni  Burra !

Përshtatjuni dhe Kohës dhe Jetës . Po ti je Njente Kapo dhe ti i njeh  sholo*et e sholokët antikomunistë . Grande Kaka smiley po mos u nxito pa dhënë mejtim edhe sh.Gjëmbi ! 

jo nuk qe kaq! futi edhe rusishten neper shkolla, por, p.sh, nuk di te jete perkthyer Sonata e Krojtzerit, ne ate kohe.. por zotrote duhet ta kesh lexuar ne rusisht, me siguri

respekte dhe qofsh mire!

 

Sonata ka qen perkthyer. Ndoshta qysh para 1944-es, kte nuk mund ta them me siguri.

E meqe jemi: edhe Haxhi Murati.

pa dyshim emigrant! Krojtzeri, Murati etj etj- te gjithe jane perkthyer

.... gjithsesi, graria e asaj kohe i mbanin citjanet, sepse ishin te thejshta per tu qepur me dore; 3 makina qepese, 2 pianoforte kishte Shqiperia ne ate kohe...edhe keto i gjeje vetem ne shtepine e Hoxhe Kadriut

`20-`44 eshte nje periudhe e pasur me ngjarje historike, por letersia mbeti ne fazen e filizave

po mire, nga te vajti mendja tek Murati,..po iken kjo e diele duke pare haxhiun, herkulin, sandokanin; nuk permendje dot, p.sh, Ivan Ilicin ne vend te Murat??!!gabim te madh ke bere! smiley

Gjermani mos tja fuse kot.
Nese kerkon reforma te thella do rritet varferia te pakten perkohesisht.
Tani reformat i kerkon si kusht per integrimin. Nuk mundet qe me pasojat e reformes te na dergoje nje hap pas e te na kthejn vizat.
Ca esht kjo pun kshu?!

Vej bast qe per muajin korrik Shqiperia s'do tia kaloje Sirise per nga nr i azilanteve ne Gjermani. 

Shifni pikiaten e remitancave gjate viteve te fundit. Pavaresisht krizes ekonomike ne Greqi, ne vitin 2014 afer gjysma (44.4%) e remitancave ishte nga Greqia. Imagjino pasojat ne Shqiperi (dhe rritjen e azilanteve per ne BE) po u pershkallezua kriza ne Greqi. Shpresoj qe Arben Ndoka me Elvis Roshin te jene duke pergatitur ndonje plan kompensimi me investime me Italine. 

Viza = Distanca me e shkurter ndermjet dy pikave ! ( pika qe s'te bie, thuaj)

Po keta gjermanet ca paskan dale keshtu ne proteste, sikur po u hane buken emigrantet. U, prit...

    Edhe ky problem tregon se sa te studjuara i ka bere problemet, zgjidhjet analizat e perfundimet Evropa, apo Evropa gjrrmane! Nuk esht aspak kjo zgjidhja per ballkanin por nje plan zhvillimor i cili mungon.Tashme ajo nuk mund ta mbaje Ballkanin nder zinxhire e gardhe. Kjo me bind se ne Gjermani burokratet nuk po arrijne te orientohen,  per Evropen e se nesermes! 

  Levendet greke e kan corientuar gjermanine. Priten zhvillime dramatike ne Evrope ne se do te rivendosen vizat. Gje qe nuk e besoj se do ndodhe. Tjeter drame mund te ndodhi ne Evropen qe ka humbur ... Nordin ! 

Ylli gjerman ka nisur renien... Ajo qe perben enigmen edhte heshtja amerikane... ! 

Dy figurat gjermane qe erdhen aty Grava, shpresoj se do bojn noi gjo per ekonomine e Shqiperise. Apo erdhen kot ata. 

Nuk ka noi gazetar ta pyesi Palloshin se perse erdhen dy figurat kryesore, njeri i EU dhe tjetra e Gjermanise. Per çfar u bisedua dhe rakordua. 

Erdhen per ta kurorezuar Palloshin lider te ballkanit .smiley

Miku im Pjer, ceshtja nuk eshte as shqiptare as ballkanike por Evropiane. Evropa nuk ka nje strategji te qarte, te studjuar, shkencore, me afate te petcaktuara dhe mbi plane zhvillimore operative e te perspektives. Perkundrazi ke nje mishmash theniesh e 

kundertheniesh

 per shtrirje te Evropes  e ca per mos shtrirje ne keto vite. Ka nue korrupsion mes oficereve te fondeve evropiane me qeverisesat ballkanike. Nuk ka projekte te bashkerenduara dhe integrues. Modeli i burokrateve evropiane eshte si i Edi Rames ! Llafollogji, propagande ...  e bosh tasi 

 

Po shif e veji vizen njatij Guardjoles i her ooo smileysmiley

Po ca lexo mer ca lexo....klubi londinez man united ja bojn kto te klanit...
Kshu osht kurr merr punen me fis smiley

Mos u beni merak se edhe po u vendosen vizat Prof . Doc . Sali Berisha do ta beje dhe nje sakrifice te fundit , heqjen perseri te regjimit te vizave , jemi Komb me fat qe e kemi.

 

Berisha mund te futet mik edhe tani qe ta stabilizoje situaten Al- EU/ AL-US, por me sa duket po pret Ramen qe t`ja kerkoje kete gje me shkrim smiley

Brado ckemi vellau, i ke hum ca baste me mu kto zgjedhjet lokale.

O Bajerni modh, sa i kacarrum misri je ti !

CSU apo CDU gjithmone ka të drejte, qofte kur donte të debonte Greqine nga euro, qofte tani qe desheron te rivendose vizat për Shqiperine.

Pa he njehere tani ! smiley

Te na japin dhe neve ato miliardat qe i dhane grekut dhe te na i kthejne pak ato tokat tona dhe ta mbajne Europen pastaj smiley

Jo po se gjermoni na ka pas gjithmon xhan...
Duhet orientuar, megjithe paralajmerimet e shokut enver, ndaj kapitallizma anglo-amerikane.

Tani qe politikanet tane jane plera kete e dime ...Po çfare faji ka populli per kete ? Ish Jugosllavia , tere jeten, nuk ka pas nevoje per shume proçedura ,me jetu e punu ne Europe ...atehere i bie qe ...vetem  ne  ja prishkemi punen Europes dhe Gjermanise smiley

Po pse ore plera europian nuk jemi as 3 milion...e 1milion e 400 mije jemi emigrant me rregulla ,ne baze te statistikave te ministrise se jashtme + ata ilegale ...Ju prishin pune gjysem milioni shqiptar ? (se pjese tjeter jane kalamoj ,pleq e administrat ...)

A thu se ne Gjermani fuksionon çdo gje perfekt ...e verteta eshte qe  as ata nuk arrijne ti kontrollojne te tere ...

Kush i kontrollo italianet neper restorante qe punojne te gjithe ne te zeze ...e shfrytezohen nga patriotet e vet  ...kurtet e turqit me fabrikat e donerit etjetj  te gjithe ne te zeze punojne ...

Shkoj shpesh ne Gjermani dhe habitem me kete fenomen ... 5 milion gjerman lexova ne nje ven, qe jetonin me asistence ...dmth nuk dun me punu....ose asistence plus pak ore pune te zeze dhe jane ne rregull smiley....Ketej kane popullsi te plakur ..nuk pjellim mo e nuk martohen  ...dun emigrant ...ketej bejne pordhe me rigon ...Europa ta kete per ndere te mbaj europianet e vet te bardhe njehere ..pastaj te mendoj per b...zinjte e arab qe nuk dun me punu dhe as integrohen dhe 4 breza anej ...I shof marokinet e tunizinet sa jane te integruar e si jetojne ne Itali .... (kur shqiptaret me shume se gjysma kane blere shtepi dhe zeme vendin e pare  te studenteve te huaj  neper universitete 20.2%,te ndjekur nga Kina qe perfaqsohet me 7.4%... Edhe e kane per detyre qe te na mbajne ...se surrati i tyre na shkaterroi duke na ndare ne 5 pjese ...Kane shume gjynofe me ne ...Kemi tere jeten qe luftojme per te mbrojte trojet tona ..po luftum gjithashtu dhe per te mbrojt b...e Europes 5 shekuj ...Nuk duhet ta harrojne Ballkanin ... per te zezen tone dhe te tyre e kane kete pune ...nuk eshte aspak mire ky indiferentizem ...Nuk jam per te emigru te gjithe por duhet te investojne e ti kontrollojne qeverite shqiptare ...se nje lagje e tyre jemi ...ja kshu ...nuk u be qameti ...

 

Hmm, le te themi qe ne Greqi u be "keq" puna - dmth grekut ia preu ndihmat europa dhe tashti grekve iu duhet me u cu ne pike te sabahut me vajte ne pune me buke nen sqetull per pak pare. Le te themi qe disa nga keto greket nuk dune me e bo kete pune po vine ne Shqiperi(ne)(hipotetike) se Shqiperija mba azilante dhe iu jep nga kaq e aq pare ne muaj. Ca mendoni ju se do bonit taksapaguesit (hipotetike) shqiptare. Ja po jua them une. As do prisnin partite politike por ndonji vendim, a viza, a kshu gjonash VK, po do i kishin hudh greket ne det, mos me fole masanej per nonji pule te hutume qe do kishte dale me geta te zeza te semafori.....
Kshu mos na boni si p. te bukur dhe na merziteni per cdu/csu ne e gjermonit.

jo keq, ketej shkon $ 1900  muajin korrik

jo keq thote kjo. krahason 100 kilometra me mijera km. nje bilete qe kushtonte 200 eshte bere 800 ncncncnnc

Si Jo keq kur thote vetem vajtje. Po kthimi? Ja paskan me t'futme shqipove t'italise. Lol

me 500 dollar ke bileten vajtje ardhje dhe 4 net hotel ne disa vende te bukra ketu ne amerik. ne shqiper eshte 1750 vetem avjoni me nje stop ose 930 me 2 stop qe te iken truri. 

Sic duket, ironia nuk ka mbarim... Gjermania, Anglia, Franca, tre shtetet perandori qe kane sunduar dhe shfrytezuar Europen, Azine, Ameriken dhe Afriken per shekuj me rradhe, pasi kane "ndertuar" rruget ligjore te tregetise "se lire", pasi kane ngritur korporatat e tyre anemban globit, dhe mbi te gjitha, pasi kane ngritur nje sistem te tere enesh komunikuese qe mbledh gjithe "ujin" drejt rezervuarve te tyre... kerkojne qe te mbajn larg vetes popujt e varfer, te etur per pak liri dhe mireqenie. Dmth, ata thone; ne perfitojme nga ju miliarda e miliarda pasuri, bollek dhe mireqenie, zaten mbi fatin tuaj te mjere e kemi ngritur fuqine tone dhe lumturine tone, por ju, te varferit dhe te eturit per liri, do te rrini atje larg, sa me larg nesh, ju nuk mund te gezoni te mirat e sistemit qe kemi ngritur per veten tone, dhe jo per ju!

Por... sic duket kane harruar dicka fare te thjeshte: ky sistem qe eshte sot, do te bjere. Per nje arsye fare te thjeshte; prej vet sistemit qe eshte ngritur. Nuk do te kete qetesi Europa, nuk do te kete qetesi asnje shtet i "forte", sa kohe qe do te vazhdoj kjo gjendje.

Gjithcka po zien, dhe mbajeni mend: Nese nuk ndryshon qasja ndaj problemeve europiane se pari (duke perfshire edhe Ballkanin ne kete mes), nese nuk ndryshon qasja ndaj problemeve te Lindjes se Mesme, ndaj Sirise, Irakut... vet Europa do te jete ne udhekryq... Mos harroni, Europa i ka bere dy Luftra Boterore, saktesisht Gjermania ka qene protoganistja kryesore....

Si tha Regani, se s'me kujtohet mire :

- Tear down this wall , zoti Gorbatchov.

Tani po ndertohen mure te tjere, jo pika, jo viza...

Bote per se prapthi. Te gjithe genjejne...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).