Duket sikur e ka marrë seriozisht kryetari i ri i Bashkisë, Erjon Veliaj, me Njësinë nr. 5, e pikërisht me zonën që në hartë mund ta gjesh si: Rruga “Medar Shtylla”, por që në zhargonin e përditshëm të njerëzve ajo njihet edhe me emrin “Komuna e Parisit” ose akoma më thjesht “Xhungla”.

Po i rikthehem edhe një herë kësaj teme, meqenëse para pak kohësh botova një artikull me titull “Komuna e Parisit, modeli i shëmtuar i kapitalizmit shqiptar”. Nuk është se kam ndryshuar mendim. Përkundrazi, tani më duket e shëmtuar dhe e frikshme njëkohësisht. Sepse jam banor i vjetër i kësaj zone të re urbane. Dhe në pamundësi për t’i ikur këtij kaosi, dua të paktën që ajo të futet në binarë. Një miku im e shiti shtëpinë që e kishte marrë me qejf të “Komuna e Parisit”, apo lagja e bosave, siç kanë dëshirë ta cilësojnë ca e ca. “Çfarë bosash o të keqen, - ma ktheu miku im, kur unë e pyeta se pse ishte larguar nga ajo lagje e “preferuar”, e pasi ishte sistemuar me shtëpi të re në një lagje gjithashtu të re. - Qëndrova 6 vite te “Komuna”, m’u shkurtuan 12 vite jetë, 6 nga perëndia e 6 nga qeveria”.

Por një mëngjes, tek dëgjoja lajmet dhe premtimet e reja të kryetarit Erjon, nuk e di pse më kapi ngazëllimi dhe mendova se do të kishte ditë të bardha edhe për ne. Ka tre ditë që përgjatë kësaj rruge e nëndegëzimet e saj vijnë fadroma shoqëruar me ekipe policësh. Zhurma e tyre ndihet që në mëngjes. “Për hajër”, mendova ditën e parë, e që për çudi qëlloi dhe e diel, kur i pashë të ishin sulur me kokë për ta sistemuar xhunglën e Tiranës. Njerëzit shkonin në plazh, Bashkia punonte. Pak ju duket kjo?

Tanimë u bënë tre ditë që aksioni vazhdon. Por ajo që më bën çudi është se nuk shoh asnjë ndryshim. Domethënë, xhungla vazhdon të mbetet xhungël. Thjesht janë hequr ca gurë, ca blloqe betoni, hekura e zinxhirë me të cilat ca të “privilegjuar” siguronin benzat, e ndonjë mur rrethues shtëpie në thellësi, ku si bie në mend kujt me kalu përveç të zotit të banesës. Rruga “Medar Shtylla” apo “Komuna e Parisit” siç jemi mësuar ta njohim para se ajo të pagëzohej me emrin e ri, është po e njëjta që ka qenë dhe në vitet ‘90 kur e gjithë zona kishte vetëm sera dhe toka bujqësore. Është po aq e shtrembër e me gunga, dhe po aq e ngushtë. “Veprat e artit” që kanë ngushtuar trotuaret nuk janë lëvizur vendit. Pallatet janë lartuar me nga 15 kate, aq sa sot habitem që jemi gëzuar dikur me hotelin 15-katësh si ndërtesa më e lartë e Tiranës. Pra është ndërhyrja e dytë brenda disa muajsh në po të njëjtën rrugë, por pa asnjë sukses. Rruga nuk ndryshon. Përveçse trafiku në të sa vjen e shtohet, edhe pse kjo rrugë të lidh me atë segment të unazës së madhe që të çon drejt e tek një Qendër Tregtare, ku mund të bësh “pazar” e “shopping” bashkë.

Që ta mbyll këtë shënim të shkurtër më duhet të them se pa një projekt konkret të zgjerimit të rrugës, të prishjes së shtesave që zënë trotuaret, - sepse përbëjnë precedent për aksidente tragjike kur gratë me karrocat e fëmijëve ecin përkrah makinave, - kjo rrugë nuk do të arrijë të mbajë dot emrin e një intelektuali si “Medar Shtylla” e aq më tepër një emër të madh si “Komuna e Parisit”.

29 Komente

" ....Një miku im e shiti shtëpinë që e kishte marrë me qejf të “Komuna e Parisit”, apo lagja e bosave, siç kanë dëshirë ta cilësojnë ca e ca. “Çfarë bosash o të keqen, - ma ktheu miku im, kur unë e pyeta se pse ishte larguar nga ajo lagje e “preferuar”, e pasi ishte sistemuar me shtëpi të re në një lagje gjithashtu të re. - Qëndrova 6 vite te “Komuna”, m’u shkurtuan 12 vite jetë, 6 nga perëndia e 6 nga qeveria”..."  

 

Gjith keto historira e reklama (te mira e te keqia) per kete rruge, po me shtyn te shkoj tani e ti bej nje shikim vizual, per te percaktuar se a ia vlen apo jo te jetosh aty. 

Meqe po shkon Pjero boji i zile Shkabes tone te peshkut te te orientoje se po hyne ne ate lagje zor me dale me .

Me kete rast shkaba e njeh dhe me studentet kuksiane ose ate komshien e moshuar.

e rendesishme tema qe trajton ky artikulli qe solle pjer. faleminderit per prurjen.

te lutem shife njehere edhe kete sa pa ardhur shkaba. me duket se e ke trajtuar tek faqja 37 e librit tend.

Ca thu mer. Ec njiher ketej nga lagjja ime te te dali indiani sikh me callme ne koke, me thike ne brez dhe me mjekerr dy pellembe dhe pastaj te qahesh ti per Komunen e Parisit! Ca jane keta loosers qe nuk marrin vesh nga jeta.

ps. O cuna me kane vjedh gomat e makines para shtepise, shikoni se mos ju vjen ndonje somalez dhe ju ofron 4 goma me gjithe disqe per 100$ dijeni se jane te miat.

Vllaa ku jeton a te keqen ...ne Parc-ex apo ne jarry street ???

:-d

Lere lere se si ne.parc ex apo ne jarry apo rive-sud etj si Komuna e.Parisit nuk eshte!

Ore si guxon ky ta quaje xhungla komunen e parisit? A e njef shkaben ky apo jo?

do ta telendise ai kryetari frontit kete te ziun...

ooooo shkaaaabeeeeeeeeeeeeeeeee

hajde se po te shajne parisin oreeeeee heiiiiii

Shume balte eshte hedh mbi komunen... Nje reportazh do vinte pikat mbi ë....

Kush e ka qujt `Komuna e Parisit `ate lagje ?  se eshte shume interesante mos lidhja e emrit, historise se Komunes se Parisit me llojin e popullsise qe banon aty ! Sepse emri te ben te jesh krenar, por kur se ke haberin eshte shume qesharake,

gjendja e Komunes t `le per te deshiruar, me difektet e medha per nje qender banimi me nje komunitet Komune nga Komuna e Parisit smiley

Tja kishin vene emrin Komuna  Tepelenes dhe e Mallakastres , do t kishte me lezet ! 

 

Joooo s'ka mundesi! Ky shkrimi duhet te jete shkruar nga ndonje emigrant cmirezi biles dhe pjatalares qe pastron rruget e Evropit apo Ameriqise! 

Ne fakt tek "Komuna e Parisit" rruga nuk eshte keq, por "Medar Shtylla" (ajo qe realisht shume njohin si Komuna) eshte rruge per nje lagje qe eshte nja 20 - 50 here me e vogel se Komuna. Plus qe ajo lagje atje (fillimi dhe gjithshka shtrihet pergjate akeve kryesore) do tritolin se ndryshe nuk ka ku rregullohet. Pallate 13-15 kate qe kane shfrytezuar 120% te prones dhe qe nuk kane pasur as miresine te pakten qe dy katet nentoke t'i bejne parkim per ata "gjyhnaqaret bosa" qe kane blere shtepi. Fatkeqesi e madhe sepse ajo zone ishte bosh fare dhe mund te behej nje lagje shume e bukur rezidenciale. Po nejse, si shumica e Tiranes per ate pune. 

te Komuna e QiParisit, dhe vecanerisht te kjo rruga kryesore e saj, ''Medar Shtylla'',  ishin rralluar ca vetem  rrjetat e kabllove ne ajer...  ndersa ne toke vazndonte kaosi i zakonshem.

Belul, kur e mendon qe ata qe jetojne aty kane investuar e vazhdojne investojne kursimet e jetes ne apartamente ne nje lagje ku as kushtet minimale nuk jane dhe ku te ngrihen nervat 24x2 here ne dite te vjen keq per "bosat" e Komunes (gjithsesi, nuk eshte e vetmja lagje se Tirana eshte bere nje Ko-mute e madhe). 

lol, prape ky tipi leonard veizi, prape lajm per komunen ky, qenka i fiksuar, e prape vetem ne peshk ia hedhin qurrat. smiley nderkohe komuna vazhdon te jete lagja me e shtrenjte dhe me e lakmuar ne tr. jepi leonard dhe peshku se ne rregull jeni. ne kete sistem flet tregu.

Bile edhe ne Peshk vetem ti je qe ia hudh qurrat me duket... smiley Komunales se Parisit sidoqofte i merr te keqen armiku. 

Mos ja ver re, e ka nga zilia qe s'ja mban dot xhepi te jetoje ne lagjen me te mire te Tiranes.

robi ka nje arsye qe nga 6 shkrime qe i kane botuar gjithsej, 4 i ka per komunen e parisit. lol vec kesaj te temes dhe asaj qe solla me link, ja dhe dy shkrime te tjera te te njejtit person. e nje zot e di sa te tjera ka. nje hall e ka ky tipi. po shyqyr qe ka gjetur emigrantet e deshtuar te peshkut thuaj qe skane leke te vijne ne shqiperi as nje here ne 15 vjet por kane goje te flasin ama. lol

http://infokult.al/e/persiatje/1653

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=2742

Kur komuna e parisit kshu smiley po te tjerat ?

 

Pikerisht Fiqo, pikerisht!!!! Kete gjendje na la pas Lul-isha. smiley 

nderkohe komuna vazhdon te jete lagja me e shtrenjte dhe me e lakmuar ne tr

..dhe ne te njeten kohe, komuna ne keto dite vere, te nxehte, val, eshte pa uje te pijeshem, dmth pa uje ne chezma, per t`la hallatet ! 

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=290018

Nuk eshte komuna lagja me e shtrenjte dhe me e lakmuar, tani me spostimin e universitetit te NY nga kodra e diellit jane ulur goxha dhe qerate...

Mire ja kane bere. C'i duhej atij te shkonte ne zonen e VIP-ave nga Jugu?

shume kollaj e hongre grepin gjembo...

Ja vlen edhe për një ditë wikendi të harxhosh disa minuta kur individë pa u thelluar përcaktojnë se sh e urtë Gjembi ..e hëngri smiley

Pse ky dyzim tek membërit në Gjenialitetin e sh.Gjëmbi ! Me një fjalë të urtë , godet krimin krahinor në themel . Duket se disa nuk e kuptojnë akoma që pa Hëngër Gjemb as kërriçet nuk mund të rriten , as intelekti nuk  zhvillohet .

E si mund ta "hajë" Gjëmbi të Zeqos , kur vetë është një nga "hajet" më të ushtëqyeshme InteliDjente të PPU ?

Dhe të mendosh se ,  në shkrime të tilla futjapordhës e mbush rreshta smiley ​, të vlefshëm për Çmime Vipash , dikush mejton se do rrinte pa ndërhyrë për të çkoqitur domethënien e "Komunës së Parisit " edhe shoqja Gjëmbi ?

 Fol Gjëmb mos u tut nga të " ngrënat " ! Xëbërthe me kurajo në gjërësi e thellësi !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).