Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A lind një coptim me forcë një qëllim të kundërt të përhershëm? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese, bashkuese dhe edukuese në rajon?

            A do të formohej një hapësirë e madhe shqiptare në tregti, industri, bujqësi, energji, financë, ndërtim, burime natyrore, punësime, shkollim dhe shkencë, gazetari, ide, botime letrare dhe shkencore, sport, art, arsim dhe trashëgimi? A do të krijoheshin vepra të mëdha industriale, kulturore, krijuese, ndërtimore, artistike, botuese, muzikore, ideore, letrare dhe ushtarake? A do dilnin skuadrat sportive shqiptare kampion bote? A do të rritej fuqia e forca për të mbrojtur vetveten dhe trashëgiminë kulturore? A do të arrihej mëpastaj pavarësia e plotë shqiptare, një shtet i qartë politikisht shqiptar dhe jo një plaçkë lufte për të tjerët? A do të përballoheshin si duhet në të ardhmen sfidat ndërshtetërore ekonomike, ideore, ambjentale dhe ushtarake? A do të kishte një ushtri ku i dobëti do forcohej dhe i forti do tregonte veten? A do kishte një ushtri cilësore, profesionale, e respektuar në tokë, ajër dhe det?

            A do të përshkelej dhe grabitej Shqipëria e coptuar si deri më tani? A do të kërkonte shqiptari cilësi më të lartë jetese, banimi dhe veshje, mendimi, shkollimi, shërbimi, mjekimi, kushtesh pune dhe ambjenti? A do të harmonizohej ushqimi dhe punësimi i popullatës me tërë hapësirat shqiptare të bashkuara? A do të kishte çmime më të ulta për blerësin vendas për shkak të një tregu të madh të lirë me prodhime vendase? A do të krijohej një treg i brendshëm turitisk që do gjallëronte çdo cep të vendit? A do të rrihej pa i prekur dhe shijuar mrekullitë natyrore shqiptarë të cilat qindra e qindra artistë të huaj i kanë hedhur në letër dhe piktura në qindra vjet?

            A do të ruhej akoma më shumë ambjenti dhe natyra shqiptare? A do të ndëgjohej fjala dhe kënga shqipe përreth? A do ta donte dhe nderonte më shumë vetveten shqiptari dhe si rrjedhim do të nderohej më shumë prej të tjerëve? A do të riemëroheshin në Shqip emërtimet vendore jo-shqipe? A do të rigjallërohej Arbëria dhe arbërit? A do t'i bënte të lirë e vërteta, gjuha dhe të menduarit shqip, të tërë në rajon? A do të ndjenin një frymëmarrje të lëhtësuar të tërë në rajon kur të rifillonin të flisnin shqip? A do të ishin të lirë shqiptarët në gadishullin e ardhshëm ilirik?

            A është ribashkimi shqiptar shembull i vazhdueshëm i harmonisë dhe i nevojshëm për bashkimin e tanishëm europian? A shkon ribashkimi shqiptar në paralel me atë europian? A do jetë harmonia e gjithanshme e ribashkimit shqiptar një shembull udhëheqës për rajonin e Europës Juglindore dhe kështu një faktor themelor i paqes në këtë rajon dhe tërë Europën? A do të krijoheshin instituticione fetare me qendër e kontroll kombëtar, në gjuhë shqipe, besnike ndaj kombit tonë, me qëllime dhe ide shqiptare, me para të qarkulluara brenda ambjentit shqiptar? A do të zbulohej dhe ruhej akoma më shumë trashëgima e kulturës së lashtë arbërore? A do të krijohej ambjenti për lulëzim më të sipërm të mendimit të lirë shqiptar, krahasimit të ideve dhe thellimit të zgjuarsisë? A do të investohej dhe nderohej më shumë shkolla shqiptare? A do të kishin fëmijët një rritje më të mbarë me ndjenja krenarie për vetveten dhe për misionin hyjnor që mbartin?

            A do të krijohej një qëllim i madh kombëtar ku shqiptarët e shpërndarë nëpër botë të sillnin përvojat e tyre përparuese dhe zhvilluese? A do të kërkonte një Shqipëri e ribashkuar më shumë investime, rrugë, ndërmarrje ekonomike, banka dhe institute profesionale? A do kishte më shumë qarkullim të lirë monetar dhe si rrjedhim më shumë zhvillim? A do të krijoheshin më shumë ndërmarrje shërbimi dhe njërëzit do t'i plotësonin nevojat më shpejt, me lehtë e më lirë? A do të shkruheshin ligje të respektueshme dhe të zbatueshme? A do të kishte jeta qytetari dhe shteti shqiptar do të egzistonte me qëllimin e një jete të mirë për qytetarët e tij? A do të lidheshin e ndërlidheshin akoma më shumë me të gjitha mjetet e mënyrat tërë rajonet shqiptare? A do të jetonin njerëzit më mirë, me më shumë të ardhura? A do të kishte prodhim industrial, bujqësor dhe ideor shqiptar më të madh e me cilësi më të lartë? A do ta ndanin shqiptarët më shumë punën dhe prodhimin mes vedi? A do të shpërndahëshin më mirë të mirat materiale të vendit? A do shijoheshin më shumë ujrat e pijshëm arbërorë? A do kishte një shërbim shëndetsor të lavdëruar prej të gjithëve?

            A do të forcohej dhe përhapej më shumë gjuha shqipe-arbërore e folur dhe e shkruar? A do të shihej më kjartë se sa e pasur dhe shprehëse është gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Europë dhe Mesdhe? A do të ngjiteshin idetë shqiptarë akoma më lart duke i shërbyer akoma më shumë harmonisë së brendshme shqiptare dhe rajoneve përqark? A do të ruhej raca dhe trashëgimia familjare shqiptare-arbërore? A do të forcohej edukimi familjar, qytetar dhe kombëtar nëpërmjet një respekti shoqëror të gjithanshëm? A do të përfshiheshin më shumë në këtë përparim të gjithanshëm kulturor dhe ekonomik shqiptar edhe pakicat e tjera kombëtare? A do ta ndriçonte akoma më shumë shqiptari shpirtin dhe trashëgiminë e tij?

            A do ta ndjenin njërëzit se respekti ndaj interesit të përbashkët jep forcë të gjithanshme për më shumë dhe për të mirën e të gjithëve? A do të sigurohej shumë më mirë qenia shqiptare dhe do të shpëtoheshin edhe pjesët e rrezikuara të saja? A do të rritej kujdesi për bashkësitë shqiptare më banim jashtë kufinjve? A do të zgjoheshin shqiptarët e vetëharruar apo të vetmuar në dhe të huaj kur lavdia arbërore të rrezatonte në të gjitha drejtimet? A do ta njihnin shqiptarët më shumë njëri tjetrin? A do të thellohej akoma më shumë bashkimi shqiptar? A do sillte kështu bashkimi fuqinë dhe çudinë?     

 

19 Komente

Mos na thoni tash se ......bashkimi (plani dyvjeçar) do na sjelle begati dhe prosperitet... Shembulli i dy Koreve dhe dy Gjermanive shkon perkunder shtjellimeve te ketij shkrimi nacionalisto patetik...

historia ka treguar se po te punossh qofte edhe per pak gje je me patriot se sa ata qe nuk punojne edhe per me shume....dhe vendi zhvillohet dhe begatohet nepermjet punes dhe vetem nepermjet punes

Sa e sa të huaj që kanë qenë në Shqipëri e Kosovë me kanë thënë "Të kishit edhe sikur një grimë më tepër patriotizëm për kombin, Shqipëria do të zhvillohej si shtetet e tjera në BE e ndoshta më shumë". 

Tani për tani ndalesa kryesore për ribashkim e zhvillim janë vetë shqiptarët në të dy anët e kufirit. 

menyra me mire per te bindur dike per idete e tua, eshte t'u thuash: keshtu eshte se ma ka thene nje gjerman.

nuk ka pasur ndonjehere kosove dhe shqiperi ne nje shtet te vetem. keshtu qe percaktimi 'ribashkim' nuk qendron.

Kosova e sotme është krijim i viteve 1946-47 dhe u mor si pasuese e Vilajetit të Kosovës por me kufij shumë të reduktuar. Para copëtimit të 1913-ës, kjo Kosovë e sotme, ishte bashkë me trojet e tjera shqiptare. Gjithashtu, ligjërisht ishte pjesë e shtetit shqiptar të bashkuar të Nëntor 1912-Korrik 1913. 

Kishte dhe një ribashkim nën pushtim në vitet e Luftës së II Botërore gjithashtu. 

Shumica e pyetjeve ne shkrim, per t'mos thene te gjitha, marrin pergjigjen JO. Edhe nen dy shtete mund te arrihen ato qe shtrojne pyetjet e mesiperme, sic i ka arritur Europa, duke hequr dale e ngadale shume barriera te dikurshme. Por kjo nuk do llafe, por (sic thote komentuesi i pare), PUNE. Shto dhe ARSIM = MIRQENIE ne kuptimin material dhe shpirteror te nje populli.

Zoti Karl Marks. Vetem njerez te xhvilluar si ju dhe shoku Engels mund t'i lexojne keto pietjet nje e nga nje, nga fillimi deri ne funt.

Flm per komplimentin!...  Ah, djalli e marrte, harrova qe kur shqiptaret te bejne komplimente, do te thote se te kane tallur! 

Me shume se me ty e kisha me autorin qe ka mbledhur nje tufe pyetje dhe i ka bere tregim. Po ka mundesi te jete edhe instalacion, si ato 3 vertebrat. Vetem se koha e shpenzuar dem per te soditur njeren e lexuar tjetren ndryshon goxha.

Po, edhe kampion bote mund te dalim!! Por, a mund te ndodhi ky bashkim ne nje kohe kur politika e kuron "retinopatine" e popullit me nacionalizem, apo patriotizem?

64 pyetje kishte bere vllai, i kishte qr sic thuhet tani, por ate pyetjen me shqetesuese, se si mund te bashkohesh me ata qe kane per kryetar te komunitetit mysliman dike qe organizon e drejton personalisht pershpirtje per Sulltan Muratin ne xhamine e Sulltan Mehmetit, kete pyetje se kishte shtruar fare. Sikur edhe te 65 ta kishte vendosur.

Se ai greku nuk na prish pune....
Te gjitha mund te behen por me nje kusht, - zbardhjen
S'behet stani me evgjite zaranike

Të gjitha kombet u zhvilluan pasi u bashkuan. Po të ishte më mirë të ndarë, atëherë Gjermania me 300 principata e para 1871-shit do të kishte qenë më mirë sesa ajo e bashkuar e pas 1871-shit. 

Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria?

 Bashkim shpirteror ?!!

Te vetmen gjo qe nuk e kane arrit shqiptaret ne shekuj dhe nuk mund ta aarijne dot eshte  Bashkimi shpirteror !!

 kur te arrihet kjo,  athere Shqiperia do te kete suksese .

Ti shqiptar i vjeter e i pabese duhet ta dish se keto ditet e fundit djemte ortodokse e detyruan ate grekun te ikte e te kerkonte ndihme si shkerdhate tek ata qe te japin edhe ty per te ngrene. Apo jo? Dhe si shtepi kurvash ia prishen ate halen qe e quante kishe ai kurva qe vjen nga ai vendi ku ha buke ti. Keshtu qe kur te permendesh ate grekun si faj te ortodoksise mendo qe s'e ke hapur kurre gojen kunder xhamive qe mbajne emra sulltanesh apo le me tej te kapje per leckash e te zbythje kryeministrin e Turqise qe erdhi, dha leket, e ta beri bismilah ne mes te dites xhamine e madhe te Tiranes. As ti e as ndonjeri nga keta 80% myslimanet shqiptare si kam pare te hapin gojen kunder turkut kryeminister qe vjen e nderton nga buxheti i qeverise se vet xhamira shqiptare dhe qe domosdo pastaj u ve dhe emrat qe do e ben me to cfare tu doje trapi.

Me ty pra kryeministri i Turqise ben cfare ti doje trapi dhe ti s'e ke hapur nje here gojen. Kjo eshte e verteta, por sic duket ti se ke vene re sepse je mesuar te sillen keshtu me ty qekur te paret e tu, me pabesi, kthyen fene dhe e quajten veten Hajrulla. Apo jo o Hajriu i vogel? Sepse te njejtat gjera qe ti ua pervesh ortodokseve, keta myslimanet i bejne ne mes te dites edhe 100 here me shume dhe deri tani s'kane krijuar as ndonje qender tjeter ku te mblidhen besimtaret e tyre qe duan te shkeputen nga turqia sic kane krijuar ortodokset kishen e Elbasanit. Apo jo? Madje akoma me keq, ato xhami qe jane shkeputur nga ndikimi turk kane perfunduar ne arabi, jemen e katar. qr me nje fjale, me mire xhamia e sulltan bajazitit sepse alternativa eshte ajo e al wahabbit.

more vesh o shqiptar i pabese?

je shume i lodhur ne argumentet e tua!  ku ta zesh e ku ta lesh!   nuk justifikohet  heshtja  ndaj janullatizmit(dhe jo ortodoksise sic perpiqesh ta paraqeshes ti) duke me pozicionuar mua tek poturo-trecerekshit!    meqe me drejtohesh mua ,ku e ke pare ti mosreagimin ndaj  ndikimit turko-arab?   une gjithmone jam shprehur per nje kontroll me te rrepte te institucioneve fetare dhe per shqiptarizimin  e tyre.

por une kritiken ndaj qendrimit te feve ne shqiperi e bej nga pozitat e shqiptarit dhe jo te myslimanit apo ortodoksit a kotolikut si puna jote.

une dhe shume te tjere e kemi mbeshtetur hapur dhe plotesisht at nikolle markun,ndresa tipat si puna jote  bejne sikur nuk degjojne nga ai vesh.  une mbeshtesh shkollat fetare shqiptare per te gjitha fete  dhe mesimdhenien nga klerike shqiptare.   financimin e tyre  nga shteti ,nese nuk gjejne dot fonde  jashte cdo dyshimi.

por , nuk mund te bej  te barazlarguarin ,ne nje kohe qe rrezikshmeria me e larte per kombin shqiptar vjen nga greqizimi i kishes shqiptare,e shoqeruar me pretendimet e hapura territoriale te greqise.

ata djemte qe thua zotrote,identifikohen si shqiptare ,dhe jo si orthodhokse.   bravo u qofte.  prandaj edhe i fituan zgjedhjet ,se  i dhane popullit te kuptoje qe do ndjekin nje politike me kombetare se sali bollanua!

me i pabese cfare nenkupton?   kundrejt kujt duhet te jem i beses?

Karrocen mund ta vejsh perpara kafshes me thon te drejten, po kafsha duhet te jete te pakten kafshe pune, e jo fjala vjen buce kuisese
Po te ulnim menderen e te arrinim ato qe ke shkrujt me siper, atehere nuk do kish bir kurve te na ndalonte te bashkoheshim.

Shkrime me fantazi si ky i Loljes nuk bejne dem . Nuk jane reale , nuk shprehin asgje ne praktike , por sikur e trajtojne qeshtjen letrarisht rrjedhshem dhe me PaThOs ose damar patriotik smiley

Dardha bie kur Piqet thote populli yne patriot , punetor , dardhengrenes po pak veshderr . Sherbimet qe i behen pemes gjate rritjes kokres duken te mira .

Pastaj vijne se historianet eeeeee , se Korete eeeee , se dy Gjermanite eeeee smiley, se Taivani me Kinen eeeeee e plot e perplot sofra e dijes e kultures. Veshtiresite historike ama nuk duhen harruar .

Pleqt e Kucit nuk ishin dakort per bashkimin e dy Gjermanive smiley

Qasje dembelash qe shullohen ne diell edhe thone po sikur te fitoj kete lloton ça mund te bej!
Edhe e kalojne kohen ja kshu tu ndejt e tu vra mendjen ça do bej me lloton qe do fitojne derisa degjojne gjysmen tjeter te rradakes qe iu thote " po shko mer klluf bli njihere ate lloton pastaj mendo ça do besh po fitove"
Si pjesa me.e madhe e peshqeve me siper edhe une mendoj qe bashkimi ka per te ardh nga zhvillimi dhe ekonomia. Sa.me.te.suksesshem dhe me te.pasur te.behen shqiptaret nga te dy anet e kufirit aq me shpejt ka per tu be bashkimi.
Per te tjerat ka MasterCard

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).