Mungesa e kritereve, kontrolleve dhe sjellja në Shqipëri e mijëra bombolave të vjetëruara nga vendet fqinjë herë pas here shkaktojnë ngjarje të rënda si pasojë e shpërthimeve. Një e tillë ka ndodhur sonte rreth orës 18:45 në rrugën Don Bosko në kryeqytet, ku shpërthimi i një bombule në një ëmbëltore ka përgjakur kalimtarët duke shkaktuar 17 të plagosur por fatmirësisht asnjë viktimë. Pronari i lokalit ka tentuar të hapë bombolën me një çelës mekaniku brenda kuzhinës së lokalit në katin e parë dhe mandej është përmendur vetëm kur ka qënë në trotuar dhe njerëz të rastit po i jepnin ndihmën e parë. Disa nga të plagosurit kanë qënë në gjendje të rëndë (Evgjeni Cima dhe Kujtim Shani) ndërsa të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

 

Të plagosur nga shpëthimi:

Abdulla Dervishi

Paqesie Dervishi

Jonida Dervishi (në emrin e të cilës ishte edhe biznesi)

Klaudio Marashi

Endrit Hima

Sabri Boshmi

Dhori Qirio

Mateo Zoto

Xheladie Shala

Alfred Shala

Kristi Koleci

Edlir Lipo

Evgjeni Shima (Laska)

Kujtim Cani

Mexhide Selimllari

Krenar Begu

Olsi Beqiri

3 Komente

gjynof smiley

nuk i kam kuptu kurre dyqanet me bombla gazi ne mes te jetes normale te perditshme plot me njerez ..........po sikur te plasin kto ? - thoja me vete

edhe sa do heqesh o popull se edhe lekuren po e le rrugve smiley

uroj sherim te shpejte , edhe te mbyllen dyqane te tilla bombash smiley

Prandaj eshte e rendesishme te perdoren bombla te mesme, jo ato te medhajat. 

Kujt t'i thuash o Pjer. Vete e kane fajin qe s'lexojne VQ. Ne cilen faqe te VQ-se flet per madhesine e bombolave?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).