Vitet e fundit kemi lexuar shumë shkrime të mediave prestigjoze ndërkombëtare dedikuar Shqipërisë, vlerave e bukurive të saj. Këtë herë është gazetari i “The Guardian”, Kevin Rushby, i cili pak kohë më parë ka vizituar Shqipërinë, bukuritë e së cilës e kanë shtyre të publikojë një shkrim për vendin tonë.

“Sapo kaluam kufirin shqiptar, afër Shkodrës ne u përballëm me një vendim: bregun apo malin?”. Kështu e nis Rushby shkrimin e tij, teksa thekson se ka dashur të vijë në Shqipëri që në vitin 1990 kur kishte vizituar ishullin e Korfuzit dhe kishte dëgjuar për vendin. Ai shkruan se sapo hyri në territorin shqiptarë bashkë me familien e tij, vendosën të shkonin në mal për shkak se temperatuarat në ato ditë shënonin 40 gradë. Për këtë arsye shkruan ai u drejtuan në pjesën juglindore të Shqipërisë.

Teksa jep përshtypjet e tij për vendin e shqiponjave, Kevin thotë se gjuha shqipe është shumë e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër, por nëse u flitet shpesh të huajve, ai beson se bëhet tërësisht e kuptueshme. Destinacioni i gazetarit dhe familjes së tij është Uraka dhe varrezat e vjetra të Selcës, duke zgjedhur kështu malin në vend të bregut. Ai mahnitet nga Via Egnatia, e më pas nga Liqeni i Ohrit dhe fshati i vogël Lin ku dhe kaluan një natë. Ai e përshkruajnë këtë fshat si një nga më të bukurit e kësaj zone, me shtëpitë e vogla, gratë e veshura me të zeza dhe fëmijët që luajnë jashtë.

“Shtëpitë janë të stolisura me lule, plakat me të zeza të ulura në hije dhe fëmijët që lozin jashtë me varka. Siç i themi njëri- tjetrit ‘do të ishte mirë të qëndronim në një prej këtyre shtëpive’, një grua e re na mirëpret në anglisht: “Doni të qëndroni në shtëpinë time?", - shkruan Kevin, duke përmendur edhe koranin e famshëm. Destinacioni i radhës ishte Dardha, ku autori veçon lakrorin, gatimin tradicional të zonës.

“Në fund të fundit, ne u lidhem thellë me këtë perlë të çuditshme e të lënë pas dore që quhet Shqipëri nga banorët e saj, dhe “Albania” për çdo njeri - tjetër”, - mbyll autori shkrimin për Shqipërinë, që është pjesë e turit të tij ballkanik.

Në shkrimin e autorit thuhet se nuk pati problem të udhëtonte në Shqipëri. Një polic i ndaloi për t’i udhëzuar të përdorin dritat gjatë ditës, por vetëm kaq.

 

80 Komente

Kane shkuar atje ne mal dhe kane shpetuar se po te kishin zgjedhur bregun me shume mundesi do e kishin mare ndonje viroze me te vjella edhe temperature, ja kjo eshte albania qe pretendon turiste. Qelbsinllik, kafshe te ngordhura dhe kazane plehrash qe kundermojne....edhe njerez qe vijne era djerse

Mos u merzit se ka ra shiu i modh tashti, do pastroj t gjithe venin. nga pislliqet e robeve  

Fiks fare

Pak viroze ne jug, pak jo uje te ngrohte per dushin, por nje zhytje ne Palase dhe harrohen te gjitha. Kamioni i plehrave kalon perdite ne Dhermi, por kamion per njerez plehra s'ka. Perfshi dhe emigrantet e kulturum jashte (kjo jo per t'i bere qejfin shkabes.)

Edi Rama qe ka bere kenete te "lungomarja" ne Vlore, eshte si shpirt.

Have fun there.
Ketu ju ndjehet mungesa.

Zgjedhje Perfekte turistike, udhetim me qendrim 1-2-3 dite maksimumi ne nje qytet a qyteze ne Shqiperi. Shqiperia ka kaq te panjohura por eshte per guximtaret, te pa-rehatuarit, per ata qe duan te shijojne ABSOLUTEN...e jo thjesht mondanen qe vleresohet me numera yjesh hotelerie qofte te merituara.

Shqiptare, bridhni e shifni gjithe Shqiperine me pak dite a pak ore se nuk e njifni ende. Per rehatllik ne shkurt a mars futini nje udhetim ne Karaibe ku standartet jane me te karta.

Zgjedhje Perfekte turistike, udhetim me qendrim 1-2-3 dite maksimumi ne nje qytet a qyteze ne Shqiperi.

yep. shtoji dhe nevojen per referenca personale (ky ka publikuar cell-at personale te host-it, cmimet, dhe language availability). Kane pas edhe keta referenca te vetat (per t'u theksuar qe i kane pas vertet te mira), perderisa udhetojne si familje (femijet perfshire, pra) dhe te qarte per destinacionin (southeast: urake, lin, dardhe etj).

Edhe, sa per titullin vetem "perle" qe s'e paska quajtur Guardiani - le qe ia ben muuu per shqiptare si gjetje, kaq e mbiperdorur sa i eshte varferuar kuptimi.

"Perle" - thote si pa gje te keqe. kur do hiqni dore nga keto!

ps. ne fund te faqes, tek 'related content', guardiani paska plot te tjere artikuj per Shqipot.

Hyrjen e ka bere nga Shkodra ne mos gaboj. Po kush eshte ai maniak turistik qe nuk ben plane e kerkime perpara? Kam pa portalet on line shqiptare, te me fale Shkaba, po tallen qe ka 15 vjet qe Shqiperia shihet si e virgjer dhe ka mbetur e virgjer??? Komplet e mundur...Kepi i Rodonit per shembull eshte nje fat per shume pak ta shohin e larg komoditeteve kaq afer Tiranes e Durresit. 

Kendveshtrimi i artikullshkruesit eshte per Turistin perfekt por i informuar per incidentet Shqiptare. Kush do rehatllik do shkoje ne Greqi e Turqi ku kan pasur investime shteterore dhjetera vjecare e personnel te stervitur prej gjeneratash. Nderkohe Shqiperia ka nje interes te madh turistik qe akoma nuk i pergjigjet me numer shtreterish ose energji elektrike ne Kohe piku. Koha perfekte per turizm ne Jug eshte java e pare e korrikut dhe fundi Gushtit deri ne Tetor. Infrastructura Shqiptare keto mundesi ka, Shqiperia eshte vend i varfer Edhe per ca dekada por shume i bukur.

Kepi i Rodonit per shembull eshte nje fat per shume pak ta shohin e larg komoditeteve kaq afer Tiranes e Durresit.

What about people there? Si jane gjindja, dmth. Zona ku kane kaluar keta ka jo thjesht natyren, mikpritjen por edhe qetesine, njerezillikun, origjinalitetin, kulturen...

Kendveshtrimi i artikullshkruesit eshte per Turistin perfekt por i informuar per incidentet Shqiptare. Kush do rehatllik do shkoje ne Greqi e Turqi

E ke thene vete melart: 1-2-3 dite, ja ndoshta 5, jo me shume. Per rastin tone, Shqiperia pra, it's the best (une mendoj).

Gjindja ne Kep te Rodonit eshte si e kan lene....te Eger deri dje...keto vite me depertimin, benefitet e shkaterrimin e Civilizimit jane shume mikeprites. Po te ishte Shqiperia pa probleme ti dhe une sdo kishim thyer qafen kurbetit. Qesharake eshte kur kerkon kushte Irlandeze, Daneze apo Belge ne Shqiperi. Karragjozlliku me i madh eshte kur nje emigrant Shqiptar ne Danimark u mburret Shqiptareve se si jan gjonat ne Danimarke...po pra prandaj ikem se skena per tu Bo Danimark. 

Mderkohe ka kaq gjona me pa ne Shqiperi....kur shkova mbas ca vitesh nuk e njofta...cdo vit kur shkoj tashme shoh permiresime por ata qe jan mrena dun Danimarken, tashme. 

5 dite ne nje pike jan shume. 4 dite ne Durres ishin shume, 4 dite ne Radhime ishin vetmi. Po te jeto ja ne Tirane do kaloja nje week-end ne Radhime, nje ne Sarande, Jo Breg ne periudhe piku, dhe ecje ne Bjeshke, kuazi e kishte Bo. Korcen e Pogradecin do i vizitoja vetem si pjese e pushimeve disa ditore ne Greqi. Une kam nje defekt qe sdu me bo pushime ne periudha te renda 2 javore, fund korriku e fillim gushti, gjullurdi hesapi. Kam qejf me shku ne Drimadhe me Cader personale e gjenerator por spo bind njeri se kur shkojne ne pushime me shume shesin mend se sa shijojne pushimet.

Nuk ka per tu bo shqypnia Danimarke se ka shqyptar e jo danez o Tironco. Ore ktu o sikur me qene ndonje shtet i afrikes qendrore ku lulzojne epidemite, spitalet plot me femije qe kane simptoma te vjelluri edhe temperature, per miellin serb e rus apo akullin me fekale e kam fjalen. 

Nuk ta ka fajin mielli Rus a Serb. Akulli nuk eshte me fekale por cdo makine qe prodho akull eshte e infektume, para se ta nxirrni ju Tek lajmet e ka nxjerr MacDonalds e Burger King ketu Tek ne. Makinat infektohen e si pastro njeri.

 Ne Shqiperi skeni uje te pijshem 24 ore. Depozitat jane emfergjence e Jo menyre jetese. Tubacionet kan nevoje per uje te vazhdueshem, se si do e zgjidhni se di por mundesia eshte. Depozitat personale jan te infektuara gjithashtu e duhet te shkaterrohen mbas kaq vitesh. Nderkohe Shqiperia eshte vend i bukur dhe njerezit po e permiresojne ate vend pak nga pak. Jo aq shpejt per Ty dhe per mua qe kisha cdo gje dhe ja mbatha. Ne AFRIKE eshte ndryshe, lereni at muhabet. Po per kalamojte e infektum me piko ne zemer se ata i kena sjell ne ket bot.

Fatkeqsisht e hongra ne une sapo erdha dhe fatmirsisht nuk jetoj ketu. Te jete paidhaqa ose patatet e skuqura qe s'kam per ti ngrene me kurren e kurres jashte, akulli tek gotat e ujit apo ajri i 'paster' qe thithim nuk e di!! Do thuash ti eshte dhe çeshtje imuniteti por kom shetit gjithandej o tironco dhe s'me ka gjet gjo prej gjoje, vetem kur vi ketu djersis e vjell prej sekelldise. Ke te drejte per depozitat, jane burim infeksionesh dhe qe shqiperia eshte vend i bukur por qe po e permiresojne s'jam shume dakort, sepse per mua permiresimi nuk jane rruget, urat, plazhet me shkuma party apo palmat onash rruges por kultura e shoqerise  qe hedh plehrat edhe tek pragu shpise. (sa per info: pallatit perballe timit i jane mbushur themelet plot e perplot me ujera te zeza, por nuk bijne dakord per me i heq se ca nuk duan me pagujt)

Thjesht desha me te sqaru per akullin, eshte kudo i piste kafeneve e fast food dhe Jo me fekale por me te njejtat bakterie e me te shumta se ne hale sepse ne hale pastro me Bleach kurse makinen e akullit Jo.virozat i merr ne shtepi nga uji. Kur tubacionet skane uje thithin nga ambienti e gropat septike e kanalizimet e ujrave te zeza. U tallshin me Tironcit qe kishin halen Tek cepi i Shtepise, tani Modernet i Kane ngjit me pusin. Edhe gotat a enet me uje te piset lahen. Edhe nga dushi infektohesh kur uji bi ne kontakt me syte. Gropat septike cudi si nuk shperthejne kur kan permbytje. Patatet sufllaqet nuk te semurin por se kuptoj pse ha gjona qe nuk ju shef koken. Ha vetem te gatume e gjona qe qerohen. Kam njerez qe kur vijne ne atdhe diarreja i le mbas mujit te pare. Kujdes guackat dhe Crudot se ne nje vend te nxehte shefat te servirin karkalecat Crudo qe kane zorre dhe merr ndonje gjo qe nuk te shqitet mo gjithe jeten. 

Sa per Turizmin kot me u anku se permiresimet jane te dukshme. Para 25 vjetesh kishe nje hotel te rendomte per qytet e 4 ne Durres. Sot numri i shtreterve eshte mijefishuar. Hotelet qe kish vu shkaba para ca kohesh njoni eshte i njerezve te mi qe prej 7-8 vjetesh e tani eshte Jo me i famshem. Turizmi do jete familiar dhe modest. Nga viti ne vit e shof gjendjen ne rritje e njerezit me me shume investime individuale. Shqiperia eshte ende e panjohur dhe per sa ka kureshtje do kete Edhe turizem me bollek, Greqia me Italine na ndihmojne shume se turisti i tyre nga 10 dite mund te kaloje 1-2 dite per variacion. Fakti qe ikin dritat tregon se ka bum hyrjesh dhe infrastrukture te papergatitur. 1 muaj sezon ka Shqipria, ne periudhen e veres e Jo Piku, mund te qellosh i vetem ne Kat . Si e kam thene me siper une kurre nuk kam pasur nje eksperience te keqe ne Shqiperi kur kam bredhur 1-3 dite ne cdo qyteze e kam pare ca ha e nuk kam perdorur goten shume. Dhembet vazhdoj ti shplaj me shishe uji por Jo vetem ne Shqiperi. Ah Edhe nuk ha ushqimet komfort te lokaleve si qofte e sufllaqi. Ka hotele ku te zonjat ish fshatare bejne gjell shtepie, e kan ne menu, dhe lepin gishtat. 

por ata qe jan mrena dun Danimarken, tashme

ky eshte problemi. Edhe pse sic po e thone vete ne shkrime blog-istat e huaj, cfare na pelqejne jane nje natyre rurale, spontaniteti - distancen prej civilizimit, mnjfjale. Se shkrimeve te guardianit sa iu hodha nje sy der tani.

edhe ne Drimadhe (a ku te desherosh te shkosh atje) - me syte mbajtur hapur, si i thone...

rrofsh tironci, naten per sot

 

Avash avash me durim Cdo gje do benet.ajshtaini ka provuar se per shqipot koha rrjedh ne menyre glaciale.

Isha disa dite ne Budva ne Mal te Zi dhe me duhet te them qe mezi prisja te kthehesha ne Shqiperi per te kaluar pjesen tjeter te pushimeve. Pikerisht per shkak se perfaqesonte (tanime) rendomte nje qytet cfaredo turistik: dyndje njerezish e plehrash, ushqim jo autentik, cmime qe nuk justifikojne cilesine, etj. Gjithcka e parashikueshme. Ne Shqiperi kushtet jane me te pakta (megjithate vendi, rruget, sherbimet kane ndryshuar ndjeshem qe nga heren e fundit qe me takoi te qendroja ketu) se te vendeve fqinje, por per te ofruar, ofron jo keq per nga mali, bregu dhe qytetet me trashegimi kulturore bashke: perfekte per aktivitete te kombinuara.

Kemi dhe dicka qe eshte burimi njerezor, mikpritja shqiptare te cilen pata kenaqesine te vereja kete vere: turiste te huaj me pershtypjet me te mira per ne. Kete s'ka investim qe e nderton. smiley

E Drriele, 16 Gusht. Pas stuhise se djeshme koha ka freskuar. Shpresoja te flija pertej ores 7AM por si cdo dite kambana e kishes ortodokse si nje tufe hekurash te ndryshkur qe perplasen nga era me zgjoi. Flas me time shoqe e cila ndodhet tek e ema tek Medresja ne tel dhe i ka dale gjumi heret nga pellitjet e hoxhes. S'me mbetet tjeter vecse te qesh. Mengjesi zakonisht eshte nje zgjim midis kercitjeve te kambanaes, zhurmes se makinave dhe cicerimave melodioze te kanarinave te komshinjve qe pushojne vetem naten. Jo fort keq. Nostalgjia ben te mos i ve re.

Tirana duket si shpirt sot, plot shkelqim dhe pasterti. Tek liqeni ka nje pafundesi me njerez. Kerkoj me sy ndonje fytyre te pare por pa sukses. Liqeni vete eshte ne ditet e veta me te mira, plot uje, i paster dhe cuditerisht me nje lloj faune si tipe te ndryshme rosash te egra qe nuk i kisha pare ndonjehere. Qente e rruges jane te lare dhe super paqesore. Pas nje makiato bej nje xhiro te gjate deri tek Gjiri i K.... Pylli eshte i harlisur si kurreme pare, ca fanatike te moshuar akoma bejne banjo dielli ne breg te lluces me ato breket e banjes qe varen si ato thaset e tagjise per kuajt. 

Ah se harrova, Tirana eshte si shpirt smiley

P.S. Pushimet ne Drimadhe deshtuan me sukses. Korenti na minoi AC ne dhome. Cuditerisht kreu i OSHE dhe ministrja e mjedisit qe ishin prane meje nuk paten asnje ankese per korentin. Vertet njerez te sakrifices smiley

Rilindja ka bere punen e vet .  Nuk ka  kenaqsi kur sheh ndryshimin 

Tirana duket si shpirt sot, plot shkelqim dhe pasterti....

Na bohet dhe ne qefi ..smiley 

cdo shkrim  pozitiv, nga media te huaja per Albanien, eshte mire !    do thosh NN.

 

nejse,  une mendoj dhe inisitoj.smiley qe ne Shqiperi  duhet te sigurojne gjerat baze.. uje, drita (sepse keto non stop  sigurohen vetem ne hotelet apo apartamentet qe kane depozita dhe gjeneratore), rruge atje ku sjane   dhe mbushje gropash e zgjerime atje ku duhen.. (provo te shkosh sot dite e djele ne plazh Vlore, apo mbasdite te ikesh nga plazhi.. te del ai plazh nga hundet,  2 ore  per te bere 4-5 km..   si dhe me shume informacion.. te tjerat pastaj i gjejne vete turistet, vendas dhe te huaj...

 

a po,  dikush duhet ti thote ministrise se kultures, nese muzeumet varen nga kjo ministri,   qe muzeumet nuk mund te mbyllen  te shtune te djele, apo te kene orar zyrtar si institucionet e tjera publike,  pasi kane tjeter funksion  dhe pikerisht duhet te jene te hapura ne weekend. pervoje kjo nga muzeu i Krujes, mbase muzeu me i rendesishem  ne Shqiperi  per nga terheqja e vizitoreve,sidomos te huaj, por qe te shtune te djele eshte i mbyllur.smiley

 

Asnjehere nuk e morem vesh qe jetojme ne nje vend Perle qofte te lene dhe pas dore.

smiley as nga 2005 deri ne qershor 2013 smiley

eshte shkruar pas 2013 -es .

Perle e Çuditshme.

Filluen prap pershkrimet si ne kohe te Dulles spar smiley

Ikni vetem ne nje ishull te Greqise dhe brenda nje perimetri te themi nga 50 deri ne 100 km do te gjeni plazhet me rere si te divjakesa apo Golemit, bregun shkembor si te dhermiut apo Himares, pyjet me pisha dhe freskine si ne llogara, plus infrastrukturen rrugore dhe ate hoteliere. Po sa ishuj ka Greqia? Po thuj shyqyr qe kemi popull idiot (perfshi edhe shqipetaret jashte shtetit ame) , qe i harxhojne ato para per pushime ketu, nderkohe qe ka alternativa ku e ku me te mira. Rastesisht takova sot nje pronar hoteli ne Himare. Kan lujt mendesh njerzit  me tha. Vjet, dhomat mezi i jepja me 4500 deri ne 5000 leke, ndersa sivjet i kom cu aty tek 8000 deri ne 8500 leke dhe biles me lusin. 

po ik o vlla atje ku ta mban xhepi yt. pse do te bindesh te tjeret kete skuptoj? po prishin gje nga xhepi yt? Perderisa i lusin me 80 mije leke, ca halli ke ti? Te dhimbsen ata qe shpenzojne? Edhe te hoteli ku isha parvjet me 40 mije leke sivjet ishte bere 70 dhe gjithe gushti ishte i prenotuar. Nderkohe qe hotelet me 20 mije leke e kushte me te keqija ishin bosh e te lusnin. 

Tamom ,Caen 10 dite 600 euro me mjes te pagujt .

Pak metra me andej do ta gjesh se s'ben nje me te lire. 30 mije leke kerkonte njeri 1 minute larg hotelit 70 mije leksh. 70 mije lekshi ishte me ashensor, pastrues, kondicioner, tv me digitalb, restorant poshte e madje edhe vend gatimi me sistem qendror gazi. Ndersa ky 30 mije lekshi kishte bere ca rregullime ne pranvere dhe akoma s'kishte hequr karrocen e dores e betonieren nga vendi ku robt supozoheshin te pishin kafen e mengjesit. dhomat si furrik me mobilie te gjetura te plehrat e banja te perbashketa.  sipas xhepit eshte ky muhabet, eshte ekonomi tregu. ska pse ta uli cmimin ai nese i prenotohen te gjitha

Sa vjen e permiresohet turizmi, te huajt vazhdojne ta theksojne qe Shiqperia eshte perle

po nuk arrite ta bindesh klientin te kthehet perseri vitin tjeter zere se ke falimentuar.

Sipas disa personave qe kane agjenci turistike qe punojne me te huaj kryesisht nga Europa Perdendimore,  numri i pushuesve te huaj qe kthehen prape eshte ... ZERO, dmth jo nje, as dy, as 10, as i paperfillshem, zero. Gjithsesi turizmi ne Shqiperi do kete pune persa kohe niveli i pergjithshem te jete ky qe eshte, njerez qe as kane pare qe me dy lek me shume kalohen pushime ku e ku me te mira, dhe qe kane frike nga perballja me kultura te tjera qe as i njohin, as i kuptojne, dhe as dine te merren vesh me to per ceshtje gjuhe ne fund te fundit

nuk eshte e vertete. familja ime ka nje agjenci turistike. Ata qe jane afer, kthehen prape. Ata qe nuk kthehen, rekomandojne te tjere. Megjithate, Shqiperia mbetet ende vend eksperimental sepse shumica nuk e njohin. Shumica e te huajve qe vijne te agjencia e familjes sime jane te rekomanduar nga ata qe ishin vjet dhe detyrohemi t'i trajtojme si miq te njohur jo thjesht si kliente.

Kush jane ata qe jane afer?

italianet e greket qe s'kane lidhje me shqiptare. Po dhe ti po ike sivjet ne londer vitin tjeter do duash te ikesh ne paris se ca kuptimi ka. dihet ajo qe nuk shkohet dy here ne te njejtin vend. pak shqiptare ka sot qe shkojne vit per vit ne nje vend edhe brenda shqiperise, si dikur. madje edhe dyjaveshin e bejne me nga tre-kater dite ne nje vend e levizin. shumica qe njoh une marrin nje jave leje tani, nje jave me vone qe te kene mundesine te shohin me shume gjera. ska lidhje

Me pushime ven ata qe kan para. Ata qe skan, te cilet jane shumica dermuese ne shqiperi nuk ven dot me pushime duke pasur parasysh cmimet. Sipas statistikave me rrogen mesatare ne shqiperi, shumica e njerzve mund te shkojne me pushime nese cmimi i hotelit eshte 15-20 mij lek te vjtra per nate. Me shum eshte e paperballushme

ku qenka ky hoteli 15-20 mije leke se po bej vite qe nuk shoh nen 30-40 te liret, e te shtrenjtet 70-80. lol 

une snjoh njeri qe ska shkuar per pushime vit per vit, kane skane. kush ka per hotel te shtrenjte, mire. kush ka me pak, shkon neper fmailje qe leshojne dhoma me qira. kush ska fare, e ben dhe vajtje ardhje brenda dites cdo fundjave dhe merr buken me vete. por pa pushime nuk rri njeri 

e di qe nuk ka. nese dikush ne usa merr 3000 ne muaj 100 dollar nata eshte maksimum nese ne shqiperi paga mesatare eshte 500 ateher del 15 dollar maksimum. nuk e dyshoj qe turizmi do permirsohet, por duhen edhe 5 vjet te pakten te arrihen bazat e nevojshme per zhvillim turizmi masv me investime qindra milion euro, ashtu sic jan ber ne vended fqinje. sot per sot turistet vendas pao te huaj vijne nga patriotizmi, kureshtja apo dhe halli hajt te bejm "pushime". Varferia ekstreme qe ekziston ne shqiperi nuk e lejon shumicen e njerzve as te mendojne per pushime e jo me te bejne. mbase ti njef vetem te pasur. 

une them s'rri njeri pa pushime, kush te lira e kush te shtrenjta, ti me thua shumica e njerezve lol. behet trafiku te gjiri i lalzit e ne shengjin si mize lisi ske nga kalon

Ju rroni sot per sot prandaj. Meqe the Kane- skane prape shkojne. Only in Ollbenia. Lol

shkojne dhe ata qe skane sepse munden, aty e pata fjalen. me 1000-1500 leke nisen furgonat enkas per ne plazh ne cdo lagje, rrine te parkuar naten, mbushen ne mengjes e kthehen ne darke. per mentalitetin sot per neser, me rob qe shqetesohen me shume per kim kardashesen se per faktin qe vriten robt me keq se ne boten e trete, per ate njihet amerika

sa bukur ne foto- avllia, kopshti, tavolina tek cepi..ku eshte marre ?

Ketu e ka goditur tamam ne koke: 

 

After well-groomed Croatia and Montenegro, Albania appears as shaggy and ill-kempt as a lovable hound, all dirty paws and enthusiastic tail.

Gushti eshte kohe takimesh pa pushim me emigrante dhe me te huaj. Kam shoqeruar shume te huaj neper shqiperi keto dite, sepse me kerkojne ndihme nga mbingarkesa. Une i shoqeroj ketu afer tiranes se kam dhe pune te tjera. Vijne rob nga downtown-et e qyteteve me te medha te amerikes e nga zonat me te vjetra te europes perendimore, rob qe kane nga dy-tre shtepi te dhena me qira andej e pune te mira, njerez qe kane qene deri ne kine, indi, afrike te jugut e amerike latine. Dhe keta e vleresojne shqiperine. Jo per te qene politikisht korrekt, se mjaftojne ca gota vere ne restorantet tona, e fare pak t'i gerricesh e harrojne te qenit politikisht korrekt. Ne fillim jane aq politikisht korrekt sa thone "shpresoj te mos e marresh per ters qe pas shqiperise do te shkojme dhe ne serbi, s'e di nese eshte awkward per ty". lol. Por pasi i gerric cik fillojne e harrojne te qenit korrekt, e shpjegojne se si u transformuan emigrantet qytetet ne norvegji. Si monumentet e kultures ne itali jane zaptuar nga refugjate qe lypin e shesin mrroklla e s'i lene te shijojne gje. Nga fundi i kanave te veres, nxjerrin karakterin e tregojne se si zezaket e kane fajin vete qe i vret policia, te japin dy ore shpjegime per nje confederate flag qe duhet te valevitet, se si ne Kine e kane mendjen te duken e madje bejne ndertesa fantazme, por sjane aq mire sa shiten. Vijne ne kete pike e jane shume te sinqerte, thone te metat e atyre qe kane gjetur ketu tek pa problem, si psh mungesa e orientimit per transport, qe te gjezdisin vete. Behen lemsh me furgona. Por turizmin ne shqiperi s'e shajne, hotelet, restorantet e mikpritjen i lavderojne shume. ikin me pershtypje te mira dhe ua rekomandojne miqve. Kush ka manine ta shaje shqiperine pastaj, kur ndahesh nga keta te huajt? Ca inferiore ketu qe jane te parendesishem, sic i lexon dhe kjo teme, por ata qe te acarojne jane refugjatet shqiptare qe kane deshtuar andej. Se ata qe jane te hajrit nuk shajne. E shajne ata qe i kane blere rrobat e reja nje dite para se te marrin avionin per ne shqiperi. Tregojne me gisht gropen te rruga para nje shtepie te bukur, shtepi qe ka makine, e thote "shi gropa. ky i shtepise s'ka buke te haje e rri me shtepi te dekoruar, makina dhe i veshur si zotni". lol, i vjen plasja qe komshiu i tij s'eshte i deshtuar e kerkon me sy gropat e cdo gje. 

Problemi eshte se ne Shqipri egziston mentaliteti;e vume nerkame klientin,t'a zhvatim sa t'munemi. Jashtë,si duket, eshte ndryshe;erdhi klienti,gjithe kapacitetet e shërbimit vihen me funksion te qëllimit qe t'a nxierin sa me te kënaqur.

Ate te zhvaturen e kane vetem individet qe kane biznese te vogla, taskistet e shitesit. Kjo ndodh ne gjithe boten pa perjashtim por ata nuk ndikojne. Cdo turist, ne cdo broshure, te cdo vendi te botes, gjeja e pare qe i shpjegohet eshte "beni pazar per cmimin para se te pranoni". Ndersa hotelet kane cmime te paracaktuara dhe u sherbejne njesoj te gjitheve. Ankesa tek tuk ka se aventura ndodhin gjithandej po qe te flitet keq ne menyre te pergjithshme per turizmin ne shqiperi, per akomodimin, s'ka ndodhur ndonjehere. Ankohen vetem per transportin.

Fatkeqesisht ne ende nuk jemi nje destinacion i mirefillt turistike dhe shumica e turisteve jane ditore qe vijne nga Korfuzi ose Mali i zi. Vendit i duhet nje ore e me pare nje aeroport i ri ne Vlore dhe nja dy porte te reja jahtesh qe te kemi sa me shume fluturime low-cost dhe mundesi ku te reja per turistet. 

smiley  smiley he he ...edhe nje port ne karavasta, nje aeroport ne Mirdite & nje tjeter mes Tepelenes dhe Permetit ... endrra megallomaniake!

mire do ishte qe te ndihmoheshin ata qe i ka bekuar fati me prona ne vende te bukura, sepse s` ka si bisnesi i vogel-i cili puneson jo vetem veten por edhe dy tre gjitone-rini qe enden rruges pa pune...

Se kuptoj ku eshte megallomania ketu. Maqedonia nje vend qe nuk ka fare vij bregdetare ka 2 aeroporte. Nje ne shkup dhe nje ne oher, qe cdo dite kishte fluturimi low-cost angli-maqedoni dhe gjermani-maqedoni. Ti kujton se akoma turizmi do ec me biznes familjar qe sot ngrene nje kat, vitin tjeter blejne kondicioneret, me pas ven dushet. Epo ai turizem or mik do 50 vite te zhvillohet. Mendohu nje cik para se te shkruash ose me mire hesht kur smer vesh. 

smiley...jo morèe...na dashke dhe porte me jahte..te na vij zhorzh kluni te na e mbush me kurva pastaj..

mire, mire..tani hesht/ mos hesht jane lojra kalamajsh
Cfare te keqe ka qe ti jepet perparesi bisnesit te vogel familjar
? ( p.sh nje ndihmese ne kredi etj etj) ..
aq milje sa eshte vija bregdetare e Shqiperise i bej vrap 4 here ne jave. P.sh po te shkoj ne Rradhime ( Vl) e te marr nje shtepi me qira aty, te siguroj une qe deri ne Llogara do e beja me kenaqesi rrugen me biciklete cdo mengjes

edhe them ne Radhime se, mos e dhente zoti ti kapi femijet ndonje bark-te vjella- e temperature, te pakten ka njeriu mendjen e fjetur  qe spitali me i afert eshte ne nje distance e arritshme ne kohe... dhe ti parashtron teorira per aeroporte, porte e ku ta di se cfare tjeter ne cdo cep te Shqiperise (qe edhe gjeografikisht eshte e parealizueshme) 

   papyrus, nuk me duket i arsyetuar opinioni juaj sepse ketu e perhere te pare lexoj nje fryme nihiliste tek opinioni jot,per vendin tend.Ne duke qene te shkolluar e bije e bija te ketij trualli, njeheresh duhet te jemi misionare ne cdo aspekt qe i sherben sado pake prosprritetit te tij.E ajo qe na kushtun shum pake ...eshte fjala e mire ! ne se nuk i shtojme vlera, te pakten ti ruajme keto qe i kane mbetur.Do ta lusja kete tek ty!

nihilizmi eshte fjale e madhe, grava..une nuk besoj qe ka shqiptar qe nuk ka deshire ta shohe ate vend nuse & lule...do shofim sa vjet do i duhen qeverise te mbaroje betonimizimin makaber te shetitores "lungomare" (te shkojne femijet te lepijne betonin e piset pastaj,se c'betet tjeter-bashkia as sot e as ne te ardhmen s'do kete leke ta pastroje cdo darke-ja kjo eshte ceshtja e magallomanise)

thjesht pata nje sygjerim  qellim mire per ju posacerisht....

shprehu me qarte grava, nuk po te kuptoj.. gjithsesi faleminderit per sygjerimin!

Kam mendimin se ne cdo rast qe vjen vleresimi  i mire, per vendin nga te huaj, nuk duhet te jemi ne qe te themi te kunderten.Kaqe ! Se pikerisht  kjo...nuk i sjell asnje dobi vendit .

te kuptoj, por eshte tjeter gje kjo... para ca ditesh me rastisi te lexoja nje shkrim mbi shqiperine ne nje nga mediat e huaja dhe me kenaqi syrin.. ky shkrim tregonte historine e nje zonje te vjeter qe bente likone e arres ( edhe une qe kam dy dekada larguar, po te isha atje tek shtepia e zonjes- plake do ia kisha puthur ato duar nikoqire.. aq te mira dhe te shijshme dukeshin vazon e pergatitura plot dashuri ne fotot qe kishte nxjerre i huaji)

He  lanete ! Bindem qe je femer dhe sapo u kujtove dhe per nje plake ...gati e u perlote.I puthe dhe doren..Kurse Shqiperia eshte nuse moj nuseee ! Ndaj ti hapim mire syte mire , qe tu krejme syte gjithe te ligjve qe kane punuar e po lodhen per te keqen e saj.Ja kaqe pake desha dhe nga ty ! Se te cmoj si krejt te vecante ! 

nihilizmi eshte fjale e madhe

edhe e pavend .

nje kendveshtrim interesant. flm qe e solle kete artikullin. do e lexoj me vone me detaje. 

kam jetuar dhe punuar per gati nje vit si expat ne Nigeri ne nje pozicion autoritativ per nje kompani te madhe nafte.

nisur nga ajo pozite, por jo vetem,  experienca ishte shume mbreselenese. mesova shume gjera qe nuk t'i meson asnje liber.

`Presin te futen` duke paguar nga 5 000 deri ne 7 000 paund !!  Cmenduri ! Kujtojne se do te gjejne parajsen ne Angli ! Pa letra pa dokumenta ! Keta trafikantet duhen var ne litar ! Mashtrojne fakirat , shqiptaret baras me indianet  sirianet, afganistanet irakiente, afrikanet ! Ja kjo eshte gjendja ne Shqiperi ne 2015 . 

sme duken fakira mua me 7000 paunde ata. me aq hap biznese te vogla ketej. po nuk jane genjyer, se anglezi po mban lloj lloj sorollopi me buke qe te rrine gjithe diten ne peshk lol

I marrin borxh, dhe nuk jane pak.

 Trafikantet i genjejne duke i thene se ne Angli  ka pune dhe para sa te duash ! Pa letra pa dokumenta nuk eshte e lehte te gjesh pune, plus qe do te iki jeta per lesh, sepse je i pa siguruar, jeta eshte  shkurter dhe aritmetik, vjen nje kohe pastaj qe skthehet mbrapsht, shkurt keta qe vijne kendej mashtrohen  i bejne llogarite keq !

ai qe perfiton ,eshte ai  trafikanti maskara ! 

 anglezi po mban lloj lloj sorollopi me buke

Ti duhet te jesh vertet nje maskara. (trafikant ) qe ke nje opinion te till, aspak te vertete ! 

Po c'trafikant leshi ke nje mal me njerez qe po mbahen ne gjermani pa punuar. Ne angli po ashtu, rrine fryjne syte nga mengjesi deri ne darke. Ca do ti te genjej une per ate qe ia ben mu qe te te bej qefin ty? lol Pse nuk paguajne 7000 euro per te shkuar ne keto vendet e tjera qe ku s'i mban njeri?

ne gjermani pra eshte. keshtu u thone qe do i kthejne por po bejne me vite tashme andej. jetojne qyl dhe e quajne veten te rregulluar

o ilir, mos harxho kohen me kete idiotin. shko futi ndonje birre se ka dale dielli.

   ftk, si mendon, ikin nga e mira njerzit!Un them se nuk duhet qare shume halli i Mbreteris  Bashkuar, sepse eshte ajo me shume se gjithkush  u ka borxhe te vjetra  gjithkujt qe e ka shkelur, popujve qe dynden drejt saj.

  Me e pakta qe mund te thuhet eshte se edhe ajo eshte pergjegjese qe nuk ka nje strategji, cdo behet me keta popuj qe vuajne ne teritoret e tyre.Cdo behet me ta ne kete bote qe qeveriset  kaq keq varferia.?

kur kishin hall canin malin o grave, iknin ne greqi e itali e ku t'u dilte, s'pyesnin as per dajak ushtaresh, as per detin qe i merrte. keta e kishin kufirin hapur e s'iknin. U cuan te gjithe vetem kur moren vesh qe ne gjermani ka ejte qyl. E bejne njesoj si me torten e pavaresise, hajt te versulemi sa eshte qyl. Po t'ua heqe gjermani pensionet kthehen me vrap, nuk rrine te punojne ne te zeze sic kane punuar te tjeret deri me sot.

Eh, s'ka me qofte ke daja, iku ajo kohe, tani punoni tokat aty dhe mos na cani derrasa me azile se nuk shkojne me.

Zona e liqenit te Ohrit, Lin, Pogradec, Tushemisht mbetet per mua nje nga me te bukurat por dhe te lena pas dore (rruga tani ishte OK deri pak para se te hyje ne PG, por investimet e tjera duan kohe, liqeni ishte pis me kallamishte e plehra gje qe nuk e sheh ne anen maqedonase). Gjerat e tjera te mrekullueshme perfshi dhe mikpritjen dhe cmimet qe ne ate zone mbeten yll dhe nuk kane krahasim me pershkrimet qe i behen jugut (vete jam zotuar qe te mos shkoj ne jug qe para 8-9 vjetesh deri sa te degjoj qe gjerat jane permiresuar dhe njerezit sillen ashtu sic sillen ne cdo zone turistike te botes).

Sa per te tjerat, ky gazetari e ka thene qe ne titull qe eshte edhe perle, edhe e cuditshme edhe e lene pas dore. Tani provoni te imagjinoni nje perle te cuditshme te lene pas dore dhe a do donit ta varnit ne qafe apo ne vesh si zbukurim?

Edhe dicka, edhe une dua nga kjo qe pi ky tipi "ftk" apo sic i referfohen ketu me "shkaba" se qenka me vertet mall i forte.

Edhe dicka, edhe une dua nga kjo qe pi ky tipi "ftk" apo sic i referfohen ketu me "shkaba" se qenka me vertet mall i forte.

Ta them une, shoku/shoqe. Une behem spate me realitet! Realitet quhet ajo qe tymos une! E gjen te kthesa e pare perballe, sa nxjerr koken nga prapanica.

Me erdhka sinqerisht keq per ty "shoku" qe per te gjet realitetin futke koken ne prapanice! Gjithsesi, pac fat ne ate qe ben!

Lexoje mire, se realliteti eshte jashte prapanices, atje ta keshillova ta gjesh. Si quheshin ata qe nuk e kuptojne ate qe lexojne? Analfabete funksionale?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).