Institucionet shtetërore shfaqen së fundi si kontribues në realizimin e një klipi të Çiljetës dhe Noizit, dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar, kryesisht adoleshentëve. Klipi i gjatë 12 minuta, titullohet Gangsta Love  dhe është një himn për banditizmin dhe devijancën sociale, e cila evokohet me nota romantike në një miks banal aventure, dhune, luksi dhe pa dyshim seksi. Subjekti tregon jetën e një çifti të rinjsh (Noizi dhe Çiljeta), liderë të një grupi gangsterësh, që merren me shpërndarje droge, dhe, në pjesën e mbetur të kohës, me qejfin e shthurur, falë parave të fituara me valixhe (një tjetër stereotip i konsumuar brutalisht nga kjo tematikë). Djali arrestohet në shtëpinë e tyre, një vilë luksoze diku në vendet perëndimore, dhe prej këndej vajza do të nisë organizimin e arratisjes së tij nga burgu me ndihmën e pjesës tjetër të bandës. Sigurisht që ia dalin, dhe, për të shtuar dozën e aventurës, vrasin të gjithë grupin e gatshëm të forcavespeciale  (që në mënyrë bajate, paraqiten me uniforma që mbajnë logo të FBI-së), të cilët u kishin zënë rrugën. Së fundmi, e tërë banda shfaqet në Puerto Rico, buzë detit, duke shijuar frytet e suksesit në luftë me ligjin dhe institucionet e rendit.

Deri këtu gjithçka është e kuptueshme për realitetin ku jetojmë dhe shpërfytyrimin kulturor të kësaj shoqërie, e aq më tepër te shumica e të rinjve. Sigurisht që klipi do të bëjë bujë, e do të ketë numrin e merituar të klikimeve nga soji i vet. Zaten, media mainstream si Panorama, kanë folur që në shkurt për çudirat me të cilat do na surprizojnë dy protagonistët, që vlerësohen si «dy yje» të muzikës shqiptare, ndërsa Shqiptarja.com shprehet se “mbrapa gjithë asaj pune fshihet një skuadër e tërë profesionistësh”, teksa nuk harron të nxjerrë në pah, “fantazinë e shfrenuar të Çiljetës” dhe komentet pozitive në internet . E pakonceptueshme për pritshmëritë e një njeriu normal është fakti që institucione të rëndësishme shtetërore, për më tepër institucione që përgjigjen në mënyrë të drejtpërdrejtë për rendin dhe sigurinë, bëhen mbështetës të realizimit të një klipi të tillë që promovon krejt të kundërtën e asaj për të cilën këto institucione ekzistojnë. Nëfund  të klipit producentët nuk harrojnë të falenderojnë mbështetësit e tij ku, ndërmjet të tjerash, nën siglën ’Special Thanks’, përfshihet në listë edhe Burgu i Durrësit si dhe vetë Policia e Shtetit.

Nuk dimë ekzaktësisht se cili ka qenë kontributi i tyre. Mesa duket, disa prej xhirimeve duhet të jenë kryer në burgun e Durrësit, ndërsa nga Policia e shtetit mund të jenë ofruar mjetet logjistike për realizimin e klipit. Por cilido të ketë qenë ky kontribut, qoftë edhe fare modest e i pallogaritshëm, përfshirja e këtyre institucioneve është totalisht joserioze dhe qesharake. Teksa Policia e Shtetit tejkalon detyrat e saj dhe merr përsipër të bëjë edukatorin e shoqërisë, duke shkuar nëpër pubet e Vlorës, për t’iu kujtuar njerëzve që të bëjnë kujdes me përdorimin e automjeteve në gjendje të dehur, ajo kontribuon gjithashtu në realizimin e klipeve që promovojnë vagabondazhin dhe joshjen prej botës së krimit. E jo vetëm kaq, por kontribuon në realizimin e një produksioni që legjitimon vrasje policësh dhe, groteskja, arratisje nga burgu, siç bëri artisti ‘i madh’ Stresi, duke luajtur me policinë si Jerry me Tomy-n, ndërsa ministri Tahiri dhe mediat e pushtetit vrapuan t’i nënvizonin mbiemrin.

Duket se filozofia e policisë së shtetit ecën me logjikën e industrisë së shërbimeve funerale: sa më shumë probleme  aq më shumë punë. Pasi po shohim forca të rendit të zhytura gjithnjë e më shumë në bujqësi, një Çiljetë e angazhuar siç di ajo, me të dyja këmbët, në çlirimin e pengjeve të ligjit, si mesazh i promovuar nga vetë policia shqiptare, me siguri ia shton hijeshinë vendit tonë dhe dëshirën e zjarrtë për të refuzuar thirjet e dëshpëruara të Merkelit për t’u zhvendosur në Gjermani. Bravo çuna!

Marrë nga PostBllok

14 Komente

dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar

Nuk di ç'interes ka gazetari te evitoje njeqind menyra per te thene diçka, per ta thene ne menyren qe e nxjerr me snob dhe arkaik. 

ç'merreni kot me Çiljeten..?!   -qenka martuar Sinani, ky eshte lajmi me i rendeshem kulturor keto dite.

Ka nje kapercim ne perfundim ky shkrimi, nuk ka asnje te dhene konkrete per perfshirjen e shtetit ne klipin e Ciljetes.

gjithmone sipas autorit/es te shkrimit........

"Në fund  të klipit producentët nuk harrojnë të falenderojnë mbështetësit e tij ku, ndërmjet të tjerash, nën siglën ’Special Thanks’, përfshihet në listë edhe Burgu i Durrësit si dhe vetë Policia e Shtetit."

Ate e lexova, por konkretisht, si i kane ndihmuar se mora vesh. Pastaj, titulli "Shteti ne kembet e Ciljetes" sugjeron qe shteti qenka bere shtroje per keta.
Se ne jemi bujare ne falenderime ore...
 

Special Thanks to You Belul. From Me. smiley

special welcome to you, Blendi !.smiley

klipin nuk e kam pare, por sipas asaj qe pershkruhet ne kete shkrim, producenteve mund tu jene ofruar ambiente te ndonje burgu per sekuenca filmimesh... apo mund te jene ofruar makina te policise etj, ja keto..smiley

nuk them qe duhet marre automatikisht si e mireqene kjo qe thuhet ne kete shkrim. po fundja drejtoria e burgjeve (apo policise) aty eshte, le ta pergenjeshtroj.

Policia ka detyrim psh. qe nese merren lejet e rregullta per xhirime, te siguroje per nje periudhe te caktuar kohe mundesine per te filmuar, duke kufizuar a shmangur trafikun. Per kete mund ta kene falenderuar. Kapercim ne shkrim shoh faktin qe arrihet ne konkluzionin se shteti ka hyre ne skenarin e videos, temat e trajtuara, etj.

Ideja amerikane e filmit, muzikes, videove pop (se nga Hollivudi vijne te gjitha, pastaj kopjohen) eshte liria e fantazise. Nderkohe qe ne jeten e perditshme ngrihet lart sundimi i rregullit dhe i ligjit. Ne kete menyre pritet qe rinia t'i kanalizoje prirjet e keqija ne "art", pra ne fantazi, dhe te mos t'i ushtroje ato ne jeten reale.

(e vura "art' ne thojeza sepse subjekti i shkrimit s'ka gje lidhje me artin, sic e perjetoj une, por pretendon te jete ne ate kategori; pra, shitet dhe konsumohet si i tille)

Ne kete llogjike nuk ka ndonje gje te keqe qe policia t'u ofroje asistence llogjistike producenteve te klipit. Vlera e "artit" ne fjale qendron tek shfrenimi i fantazise gangsterore, jo tek ndonje tip edukimi moralizues "mos bej kete, mos bej ate". (Sic e tregoi pervoja jone me artin socialist, ky i fundit nuk e arrin qellimin e deshiruar; masat duhet te konsumojne fantazite e tyre, jo t'i shtypin ato).

masat duhet t'i konsumojne fantazite e tyre, jo t'i shtypin ato

fantazia konsumohet kur behet realitet, ky eshte edhe funksioni i artit.

nga çdo ane ta kapesh muhabene, gjithnje del ne absurd.

 

Çudi qi s'e ka marr Saimiri Tahiri Çiljeten te forcat speciale. Kjo i vdiq te gjithe pulicat, shume e pregaditme. Pa le Zhurma ose Noizy papapapapapapapa.

Art i perkrym! 

A keni ndonje link te kesaj video? Une vdes per cilin! E kom fiksim ashtu sic kom edhe bleonen. smiley

Shof i lloj xhelozie nga shqiptari qe i shko Cilit ne koncert dhe e therret per show ne dasem. Pse te asistoje policia me trafikun gjate xhirimeve e jo ai?!!!

Po c'te keqe ka ...Imagjino ..i shtrire dhe mbi ty , shale hapur Ciljeta sikur ka posht vetes Saliun me kuvendin e PD-hit smiley​ Le te vrase mer dhe ca Police se hapen vene pune te reja . Ku osht e keqja ?

Shalet e Cilit te na rrojne pa Shtetet aty jane . Shkojne e vijne .

Vetem se pak o sa pak seriozisht . Kjo psikologji per "shtetin nen shalet e Ciclietes " me kujton fergellimet plot dritherime te LefTKopese ku ne thellesi shihte rreximin e shtetit ose venien nen shalet e LefTGopese ..." Ka bere dr Flori nje kenge " smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).