Së bashku me Borgesin dhe Markezin, Ernesto Sabato konsiderohet si njëri ndër tre shkrimtarët më shquar hispanikë të gjysmës së dytë të shekullit XX.

I lindur më 1911 në Rohas afër Buenos Airesit, Ernesto Sabato ndonëse si i ri konsiderohej si një fizikan i shkëlqyer; ai vendosi t'i përkushtohej tërësisht letërsisë dhe më personalisht pikturës. Gjatë jetës së tij, që u shua vetëm dy muaj para se të përmbushte shekullin, Sabato vizitoi dy herë Shqipërinë, vendin e origjinës së nënës së tij shqiptare.

Ja si e kujtonte Sabato vizitën e tij në Shqipëri, më 1996, në librin e tij me kujtime “Përpara fundit: rrëfim për një shekull”:

“U ktheva nga Shqipëria, ku mora Çmimin Kadare. Isha i shkatërruar, po megjithatë mblodha forcat dhe shkova për të mos e zhgënjyer këtë vend të varfër. Në Tiranë m'u bë një nga vlerësimet më emocionuese të jetës sime. Organizuan këngë e vallëzime me rastin e dhënies së çmimit. Një poet më ofroi një vazo plot me dhe' të mbledhur nga toka e lindjes së sime mëje. Ditën tjetër na përshëndetën me muzikë e lule; ishte kaq emocionuese, saqë u ndjeva keq nëpër korridoret e aeroportit të Vjenës”, ka shkruar ai.

“Sërish në shtëpi, mendoj për sa pashë në tokën e disa të parëve të mi: një popull që ka vuajtur vite nënshtrimi. Në vetminë e dhomës, pyeta veten se cili Zot mund të fshihet pas vuajtjes. Gjatë udhëtimit në Shqipëri njoha një djalë me emrin Valter, i cili kishte braktisur shtëpinë në rrethinën e Tukumanit për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve në bashkësinë fetare të Terezës së Kalkutës. E kujtoj me emocion të gjallë. Sa herë dëgjoj lajmet e tmerrshme të ardhura prej atij vendi kaq të mistershëm, them me vete: ku do të jetë vallë? A do të mund t'i lexojë ndonjëherë këto fjalë mirënjohjeje për heroizmin e tij fisnik”.

7 Komente

Po nuk kujtonte gje Shqiperine i shkreti, por Valterin, djalin nga Argjentina qe ja kish falur jeten zotit per ti sherbyer te tjereve. 

Jane njerez e personalitete te rralle . Nuk desheron te 'fyeje" damrin e tij biologjik , pasi ai e ka pas njoh Shqiperine ne kohen e Ishit kur edhe mburrej e krenohej , pa thene qe kishte " teser " antarsie smiley

Ne keto kujtime ai me nje rresht e shpreh vetine e ketij Populli nga gjaku i te cilit rrjedh " kujtimin per nen terezen " ...qe eshte e " djepit " shqiptar .

Si te duket pasazhi i "aeroportit te Vjenes" , emocion i lidhur me kujtimin e Vazos me Dhe nga vendi se jemes ?

" Sa herë dëgjoj lajmet e tmerrshme të ardhura prej atij vendi kaq të mistershëm....

​Pak rreshta por shume Shqiperi  nga gjaku i tij !

Ketu mesova nje gje te rendesishme qe na mbush me krenari te gjithve, qe shkrimtari i shquar paska pas nene shqiptare. 

Rrofsh Pjer. Ky lajm na gezon te gjitheve. Ja dhe ne, nena shqiptare kemi. C'na mungon tani...?

PF, komenti im nuk ishte per shqiptaret. 

Kush jane keta jo-shqiptaret qe shkrujne shqip ketu o Pjero? Duket ato antenat qe ke per te kapur gjerat ne ajer qenkan te verteta. I math je Pjero!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).