Ja si e prezantoi “Panorama” këtë material.

Këto ditë, kush ka pasur oreks, do të ketë ndjekur sherret në “Panorama” dhe gjetiu, që nisën kur një kantautor, Gjergj Leka, dha një intervistë me karakterizime të diskutueshme për disa kolege të tijat.

Sherri vazhdoi më pas, duke infektuar edhe media të tjera; një argument sa i pahijshëm aq edhe banal, të cilin as edhe tabloidi më i vdekur urie nuk duhej ta kish vënë në faqe të parë.

Nuk e njoh Gjergj Lekën dhe muzikën e tij, nuk e kam vrarë ndonjëherë mendjen për qëndrimin “moral” të këngëtarëve pop, të cilët zakonisht i vlerësoj për zërin e bukur, mjeshtërinë skenike dhe shijen.

Nuk them dot asgjë për vërtetësinë e çfarë ka thënë ai zotëri në intervistë, as më intereson të merrem me thashetheme.

Por më vjen keq që shtypi shqiptar është katandisur në këtë nivel dhe i flet publikut me gjuhën e vulgut; teksa asnjë nga kolegët dhe miqtë e mi nuk proteston.

Edhe ata që ndërhynë këto ditë, më tepër e bënë për të vënë në vend “nderin” e këngëtareve të përgojuara nga Leka, dhe shumë më pak për kontekstin ku i detyron të bëjnë debat “Panorama.”

Mu ngjitur me muhabetet për kurvat dhe kurvllëqet e tridhjetë vjetëve të shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalà një opinion për Nilo Catalano-n dhe Kishën e Shën Thanasit.

Dje dhe pardje, sërish përbri lapërdhive për këngëtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj dhe kushedi kush tjetër.

“Panorama” ka arritur të tërheqë në faqe protagonistë të rëndësishëm të diskursit publik në Shqipëri – të cilët, mes të tjerash, kanë shprehur jo rrallë shqetësimin e tyre për degradimin e mediave dhe, në veçanti, të shtypit të shkruar.

Nuk besoj t’u duket normale, këtyre kolegëve dhe miqve të mi, që fjala e tyre të infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, në vitrinën e faqes së gazetës “Panorama”.

Di që ka në Shqipëri edhe një organ a këshill që mbikëqyr etikën e mediave; por e kam dëgjuar të ndërhyjë vetëm për të mbrojtur këtë apo atë gazetar nga ndonjë sulm a akuzë; jo për të mbrojtur publikun.

Sikurse di që ka edhe institucione të posaçme të shoqërisë civile, të cilat duhej të kujdeseshin për etikën e mediave para se përdhosja e gjithkujt dhe gjithçkaje dhe shkelja e çdo lloj kriteri të privatësisë dhe të mbrojtjes së individit nga përgojimi të jenë normalizuar.

Mirëpo alibitë e këtyre institucioneve dhe forumeve që kanë dështuar në misionin e tyre nuk duhet t’i bëjmë tonat; sepse këtu nuk është fjala për të gjetur fajtorë dhe për t’i ndëshkuar, por për të shpëtuar një pasuri publike aq të vyer, sa ç’është komunikimi nëpërmjet mediave.

Shpresoj që kolegët e mi, që botojnë rregullisht në “Panorama”, t’i lexojnë këto radhë dhe të protestojnë ndaj faqes së cilën e nderojnë me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tërhequr përkohësisht nga bashkëpunimi, derisa kjo gazetë të ndryshojë politikën e vet editoriale.

Shqetësimi im nuk ka të bëjë vetëm me “Panoramën”, por edhe me media të tjera, që nuk mbeten mbrapa, kur është fjala për të mbuluar me të pëgëra njerëz që nuk kanë mundësi të mbrohen; ose për t’u shkatërruar reputacionin personave publikë, të cilët ai reputacion i mban gjallë.

Pak ditë më parë, e njëjta gjuhë kutërbuese u përdor edhe ndaj dy motrave të përfshira në një ngjarje të kronikës së zezë.

Nuk kam më shpresë se kjo këllirë mund të pastrohet me rrugë institucionale dhe autoritare; vetëm distancimi, protesta dhe bojkotimi nga të gjithë ata autorë, që i ushqejnë këto faqe dhe lexuesit e tyre me shkrime, do të mund të ndryshojnë diçka.

Përballë situatës të krijuar, çdo kundërargument që citon “lirinë e të shprehurit” do të skualifikohej vetvetiu: nuk mund të ketë liri të të shprehurit, pa siguruar një mjedis ku subjektet e komunikimit të ndihen të lira dhe të tuteluara në dinjitetin e tyre.

Peizazhe.com

30 Komente

☆☆☆☆☆

Si të protestosh 

Si te protestosh  nuk e mora vesh . Autori ka shume te drejte . 

"Panorama" flet sot per nje gjyq qe kantautori do te hape me znj. Acka, e cila e paskesh fyer. Mesa duket ceshtja nuk qendron thjesht ne cilesine e asaj cfare publikon shtypi, por ne perceptimin e etikes si te tille. Me thjesht, mundet qe gazetat - pasqyre e shoqerise fundja - te mos jene ne gjendje tashme te bejne dallimin e se bardhes nga e zeza.

Po e mbyllim nje sy vec per fotot historike me koleget

Ankohen per profesionalizmin e Turizmit Shqiptar por Gazetaria Shqiptare eshte nje nga segmentet me te pa-afta te shoqerise Shqiptare, shume me poshte Policave barkderra qe vene gjoba te dyshueshme. Media Shqiptare eshte ne krize morale e profesionale.

Ashtu de! Fekalet elitare, si Lubonja, Preci etj duhet te distancohen nga qenefi qe prano fekale "artistike" te dores se dyte.

Gjergj, shko mer pijanec. Na the na i gjo te re. Pse nuk e dime ne kush ishte Marashqevija ? Ia lype dhe s'ta dha ne kohen e Dulles ? Je burre mer mastic, nuk bo robi si fshesaxhiet gabele kur ziheshin ne 12 te notes para Komitetit : Mylle gojen mi kurva mutit se e di xhith bregu lumit si ty t'ka ci Sabriu im ... Ato jane bo gjyshe mer klluf, apo do me na u heq qe s'te jane njoft meritat per shkak te tyne ? Trongell i hidhet...

Histori te tilla ku pergojohen femrat 40 vjet mrapa, vetem ne Shqipni mund te gjesh. Nderkohe kur e meno cfare kohesh te zymta kane qene dhe sa pak argetim kishin njerezit me njiqind sikleteve, habitesh qe nuk u pallojshin 10 here me shume. Une vetem nje fjale do kisha per gjithe grate e pergojuara te asaj kohe. "U lumte p*...".

S'ka faj ky qe bo si lavire, e kane ato qe i morin interviste dhe ia botojne carlliqet qe thote. Bytha Gjergj Lekes qe rrite gjithe noten me i teke ponc ke Vetsherbimi.

tani...te rrime shtrember e te flasim drejt, nuk shikojme ndonje gje te keqe as tek konstatimi,as tek sjellja e Parashqevise. Kete zotnine e moren ne interviste dhe tha ate qe mendon. Biles nuk me duket as sulm seksist, se flet dhe per Vaçen (Konjaku!!), Irma Libohoven apo ate kengetaren tjeter me shume talent, qe e degdisen te Ansambli Ushtrise. Flet bile dhe per Rustemin me koqe plumbi. Realisht, thote ate qe ka jetuar.
Parashqevise, nga ana tjeter, si kemi mbajt kandilin, ka vajtur me Feçorrin apo me ndonje baxhanakun e Feçorrit.
Pune saj. Courtney Love vajti me gjithe banden e Marilyn Mansonit e ja ku eshte. As e rruan fare po i the kurve.
Mor po dhe Mick Jagger kur e kapi e shoqja flagrnace me David Bowien, ca ju nxi faqja do thoni ju?
Jo atqudht: It's only rock&roll, but i like it- tha.
E u kthye skiç.

skiç?smiley

 

o tiku, po ku je aqtudht?
...behu mukajet, hidh dy gjisht leter mbi avanguardjen sovjetike, se meruam te gjalle e te vdekur...u degjenerua gazetaria!

smiley

keq e ka punen edhe avangarda sovjetike, pune dreqi, ne Oksident skiç, ne Orient galiç!

shyqyr qe kemi Skelen thuaj!

 

Eshte shume e dobet, pa nivel fare, te marresh neper goje moralin e femrave para 40 vjetesh, aq me teper kur ato kane qene koleget e tua. Nuk dua te harxhoj asnje sekonde me shume per kete teme banale

 

Dua te ve ne dukje se tema ketu eshte kritika e Vehbiut mbi kete lloj gazetarie, jo intervista e Lekes apo ato qe e ndoqen te cilat nuk u botuan ketu, dhe as u sollen per botim nga ndonje peshk.

Ky pijaneci i felliqur ,  leshko dhe idiot , si GjLeka , verteton shprehjen e lashte te popullit tone trim liridashes seksist po pak baritor ..

" Dhia q..sqapit i ha bytha "

Me thone te drejten vetem nje emison tek TVSH e kam pare me nje piano perpara qe llafoste me vllezrit Prifti . Nje bajat e individ ordiner qe jargezohej .Me te peshtiros edhe pamjet ne TV le me ta digjoje .

Per keta lloj tipash si ky e Saliu nuk duhet "proteste" .Keta duan Kanun . Ose fundja Liri te plote te bejne selks anal me sqeper e dhi  .Plotsojani deshiren se po digjet nga Xhelozia pse  e ka bere Parashqevia me ke i donte gopi .

Nje hyjnore e vecante ne ze . Paste fat kudo te jete !

Seriozisht Minimalja keta tipa duhen perjashtuar Urgjent nga Institucione Publikei me motivacionin '" Pis .  Ndot ambientin "

Si rekomandim mund te shtohet " I rekomandohet PD- hi te shtoje rradhet me anetar iElitar smiley

 

Gjergj leka eshte rrufjan, thoni ca te doni, e ka grune aktuale 20 vjet me te re.

Ne fakt po te lexosh nje Gomar tjeter rreshta shkrues me Gjek Markaj del se Shtypi po thellohet ne Idiotizma duke perdorur faqet per sulme personale dhe Interesat e Botuesve jashte cdo skrupulli Peshtymorja Panorama deri dje ishte jatak i vromave Topja dhe Yp Eduartet .Me Topen vazhdon ,Yp Ypi  peshtyn tek magazina e lakrave MaPo . Shtypi po degjeneron nga nje pasqyre Informimi te individeve me kulture , ne nje skarcitet idesh e shkrimesh te dominuar nga psikologjia e bajgaxhijve .

Dhe qaheni per nivelin e PPU , qe po te mos vijne keta kalemshkrusit e shtypit te lyer me vija ..etj etj , me tituj Elitar mender prof Olsi smiley, PPU do ishte Balle Kazani !

 

Duke mos aprovu asi gjo nga keto qe ka thone ky #^^%* per ato gra te shkreta qe qellune te kishin fatin e mire dhe te keq qe te ishin t'mira ne ate kohe te ndyre mbush me fuksa e te plotfuqishem noneq!me, dje m'tha nji miku jem nje shprehje qe e kisha harru kaq vjet.

Filanja atehere, tha, esht' tun' sa i ka tun trullin! smiley

Shkruji qe mos harrohen shprehjet tha...smiley

vehbiu duhet ta kuptoje se media ne treg sot, me shume se kurre eshte nje fabrike tumi,

nuk i ve faj Gj lekes se ka gjet menyren me i bo pak publicitet vetes, perndryshe nuk shet.

Ai e ka kuptu prandaj po te thote -Si te protestosh ? He pra si te protestosh, dmth te ndalosh ` fabriken e tymit`, ka noi marifet ?  smiley 

si  t mos i japesh hapsire intervistave banale  te tipi Gjergj Leka  eshte fjala .

Eshte nje problem i madh social   ,(  pastrimi i medias nga keto lloj ndotjesh )  dhe kjo behet me profesionalizem dhe jo ne menyre diletante ! Ky eshte problemi .

Pas deputeteve, burrave qe rrahin grate dhe tifozeve ne stadiume nashi filluan dhe artistet , ata qe misioni i te cileve eshte zbutja ,zbukurimi dhe civilizimi i shpritit te kombit.

Ky Gjergji me qe ra fjala, me ate interviste , qe kane botuar, ne gazete, duhet te gjobitet rende si ata qe bejen shurren posht ures se Lanes, se ne ate nivel eshte karakteri i intrevistes ne ate gazete, Ur Lane ! Dhe ku eshte prestigji i gazetes ktu ? Vje burri i botes gjithe ai cop mishi, ne nje gazete , dhe urinon si pa te keq nga goja, para nje "gazetareje " smiley 

 

Nëse gazetaria, në këtë rast e shtypit, është kjo që është dhe është ashtu siç Ardiani apo gjithkush tjetër mendon se është, ajo s'mund të ishte ndryshe. Është përpos se tregues i gjendjes sociale të të gjithë shoqërisë, e cila nuk është se dërgon atje elitën e shoqërisë (madje, pa druajtje mund të pohosh se mbërrijnë e punësohen nën mediokrit). Media nuk ka gjasa të zhvillohet si e përvetshme. Nëse biem dakort se është me probleme apo e sëmurë, duhet të pranojmë se është pjesë e një trupi të sëmurë. Ky pushtet që thonë është “i katërti”, ka përpara tre pushtete ku e ku më të fuqishme, që jo rrallë shfaqen edhe si pronarë mediash dhe editorë. Janë pikërisht ato pushtete që përcaktojnë përmes ligjeve dhe vendimeve, lirinë e fjalës, lirinë e informacionit dhe të kritikës, lirinë e shtypit, si elementët bazë të demokracisë. Si janë ato do jetë afërmendsh dhe media.

Me keqardhje Ardian, ndonëse sa shkruani ju jap të drejtë e jam dakord, por kështu do mbetet, edhe sepse për të keqen tonë, institucionet që duhet të parandalojnë pervesitetet në botim, nuk luajnë rolin që u jep ligji, ndëshkimin përmes gjobave, etj.

Qe gazetaria jone eshte kthyer ne n je prostitucion publik, kjo nuk ka diskutim. Mjafton te shohesh titujt e gazetave qe nuk kane asgje te perbashket me temen e artikullit, mjafton te shohesh intertvistuesit televiziv qe sillen si rrrugeçer me te intervistuarin, kur kane shembullin me ekselent te Janosh Bugajskit, se si mund te behet nje interviste. Por me e keqja eshte kur lexon te ashtuquajturit njerez te kuultures dhe te medias qe shprehen per shokun, kolegun e tyre me nje fjalor vulgar, eshte per te ardhur keq dhe te ben te turperohesh kur mendon qe jane  ata qe ndikojne apo pergatisin opinionin publik.  Shembulli me i qarte dhe me kuptimplote eshte i ashtuquajturi kulturalist Agron Gjekmarkaj, i cili ne nje artikull te tijin e  derrmon rende Ardian Vehbiun... mire qe nuk e shan nga robt e shhtepise... Ja ky eshte ne thelb niveli i shtypit tone.... ndaj dhe ne kemi qene dhe mbetemi nje popull pa kulture dhe pa sens kritik komunitar....

po pra, mbyll gojen ardian vehbiu gojeshtrember dhe pozedhembur se tani e ka radhen te flase gjergj leka dhe agron gjekmarkaj. mbylle gojen nje here e pergjithmone se vetem keshtu i jep udhe bazave elementare te jetes se lire. ke te drejten te qendrosh indiferent po deshe.

Grida Duma, Gjuzefina Tupalli apo Mirela Shqina, dmth njana prej ketyne treve  ka thene : Nuk mund te arrish ne destinacion nese ndalon dhe i gjun me gure cdo qeni qe leh anes rruges.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).