Dokumenti i mësipërm tregon planimetrinë e strehimit antibërthamor që gjendet poshtë bulevardit të Tiranës, pranë Ministrisë së Brendshme e Teatrit Kombëtar. Është hera e parë që botohet. Dokumenti i siguruar nga “GSH”, tregon se ky strehim, për të cilin kishin dijeni shumë pak vetë, ka të paktën 46 ndarje.

Gjatë prezantimit të projektit të muzealizimit të “Shtëpisë me gjethe”, kryeministri i vendit, Edi Rama, këtij strehimi i referohej me fjalët “Pallat Antiatomik”. Në fakt, hapësira që ai zë, mund të ishte e denjë edhe për një pallat.

Një burim i “GSH” pranë Ministrisë së Brendshme, sqaroi se strehimi në fjalë, ka soletë me 2 metra trashësi, ndërsa në brendësi të tij, nuk mungojnë dhoma me aspirator e kondicionim, në rast shpërthimi apo sulmi atomik. Të gjitha këto lidhen përmes korridoresh të shumta që shpesh i ngjajnë një labirinthi për një sy të pamësuar. Bëhet fjalë pra(shtoi një njohës i strehës, që dëshiroi të mbetet anonim), për një kabinet qeveritar nëntokësor, me dhoma ministrash të veshura me dru, me dhoma dhe zyra pune për koordinim, me tunele nënlidhëse dhe dalje emergjence të sigurisë së lartë.

Burimi sqaroi se daljet janë disa dhe në anë të ndryshme të strehimit antiatomik. Mes tyre përmendim një dalje afër “Torre Drinit”, pranë Drejtorisë së Burgjeve, një tjetër te Ministria e Brendshme, por edhe një tjetër te bulevardi, pasi strehimi kalon kompleksin e ministrive dhe mbase i afrohet edhe vetë “Shtëpisë me gjethe”. I ndërtuar në mënyrë të fshehtë në kohën e Luftës së Ftohtë, dhe i mbajtur tejet i fshehtë gjatë të gjitha viteve të komunizmit, vlen të përmendet në këtë pikë, se të gjitha dokumentet arkivore lidhur me këtë strehim janë të markuara me “SS” dhe “TS”, ku e para nënkupton “Sekret Shtetëror” dhe e dyta “Tepër sekret”. 

Megjithatë, “GSH” ka mësuar se dhomat e Pallatit Antiatomik në qendër të Tiranës, janë të pajisura me ndriçim, me gjeneratorë dhe me dhoma aspirimi dhe filtra kundër gazit. I ndërtuar në një thellësi 8 metra poshtë sipërfaqes që ne shohim, platforma është realizuar në fshehtësi të plotë dhe pa rënë në sy, në një kohë që ka qenë në qendër të kryeqytetit. A lidhej ky strehim me zonën e ish­Bllokut, a lidhej me institucione të rëndësishme shtetërore ku gjendej udhëheqja e kohës, dhe me cilat prej tyre lidhej? Këto janë pyetje, përgjigjet e të cilave do të duhet t’i mësojmë në ditët në vijim. Aktualisht, nuk ka një zë zyrtar që mund të pyetet, në mos shefi i qeverisë.

Si shumëçka prej projekteve të qeverisë “Rama”, detajet, të dhënat mbahen “sekret”. Kështu, ende nuk dihet se kush po punon me të, çfarë kostoje ka, cila kompani po merret me rehabilitimin dhe përgatitjen për t’ia prezantuar publikut, cila ministri e ka nën kujdes, kush e ka hartuar projektin dhe kush po e aplikon, sa do të zgjasë. Deri më tani, vetëm këshilltari i kryeministrit për Urbanistikën, Artan Shkreli, diçka ka thënë për këtë strehim, por edhe ai e ka bërë privatisht, në
faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. “Punimet e krijimit të një aksesi të thjeshtë vizitorësh për në strehimin antiatomik, ndërtuar në vitet e Luftës së Ftohtë në sheshin mes Teatrit Kombëtar dhe ministrive, janë drejt përfundimit”, thotë Shkreli; kaq, dhe asgjë më shumë.

29 Komente

upupu

atq urithi o enver aty ku je!
me 2 metra trashesi solete do na e kishe bere bypassin ne vlore qe ne kohe te papulit...do venim si njerez ne plazh!!

Si shumëçka prej projekteve të qeverisë “Rama”, detajet, të dhënat mbahen “sekret”. Kështu, ende nuk dihet se kush po punon me të, çfarë kostoje ka, cila kompani po merret me rehabilitimin dhe përgatitjen për t’ia prezantuar publikut,

 

opo  vazhdo daku, se je ne rregull ti !  keto projektet e tua jane prioritete madhore per ekonomine e Albanies..

ate punen e azilanteve  neper Evrope e sqaruam.. -nuk jane emigrante shqiptare jooo...  -jane allvanosa  qe ikin nga Greqia..

ndersa Blendin e le ne terr te plote  (edhe informativ.smiley.) , qe vazhdon te kerkoj ndricim. sinjalistike, apo  asfalt ne rrugen Tirane- Elbasan..smiley

Qeveria Rama nepermjet fondeve publike mund te demshperblente viktimat e Gerdecit sikur mos ta kish cilesuar ngjarjen si aksident teknologjik*. Apo edhe te ndertonte nga ato urat qe i mungojne Rruges se Kombit, apo te kryente riparime e te vendoste ndricim ne rruget mbare Shqiperise.

Kot per kuriozitet, se jam ca anjorant nga keto ceshtjet e ndertimit; sa ura ndertohen me parate qe do shpenzoje Rama per ti ven buzkuq kesaj ndertese?

Nuk e di, bame. Ata qe ankohen, ata le te pergjigjen.

Aha, ti thjesht po leshon ca sygjerime ne ere. Kuptova.

Bame, puna eshte (sic po konstaton edhe Blendi),  nuk e dime sa para shpenzon Rama per keto budallalleqet.. se u bene shume ne fakt.   p.sh, per  ''bunkerin e diktatorit'',  i dha nje italjani 1 miljon euro thone.. dhe ai e pastroi, i  vuri ca maska kundragazi e ku di une, dhe  voila muzeu... qe nuk shkel kush me atje.

nejse nejse, sic thame: po ta dime sa  para jep Rama  per keto muzeumet e famshme, mbase gjejme se sa kembe urash, apo ura te plota mund te ndertohen..

ose: sa km rruge e asfalt mund te behen ne Vlore, bie llafi, meqe krieministri ka qelluar edhe deputeti i ketij qyteti..

mos u merzit belul se do i rregulloje komisari keto pune.

Ti japin dhe nji bllok me.nji kalem, nji kaskete doku dhe te na rroje operativi i zones! Vune kryehajdutin si mekembes.Keta nuk kane as cipe as gjak. Motherfuckers!

edhe Kokedhima deputet i Vl qenka??? smiley... paska mbledhur gjithe te rendesishmit ky qytet, si ka mundesi?

I dime keto para se te na i thuash ti, o belul! S'jemi anjorante; kemi bere shkolle. smiley

Oooo Belul,
Po ketu ngeli kritika per kete objekt a derebardhe, ke buzkuqi qofte edhe nje melonsh? Po ai tjetri e coi edhe 25 melon/km dhe he se per te miren e kombit thate, ja kena bo hallall; se sjena anjorant or ti, dime te diferencojme.(syze ketu, ke kopshti buz lanes)
Rrofsh o qeveri qe na rilinde dhe standartet e kerkeses se llogarise!!!!

Bame, puna eshte (sic po konstaton edhe Blendi),  nuk e dime sa para shpenzon Rama per keto budallalleqet.. se u bene shume ne fakt.  

Belul, une nuk kam e kam konstatuar vete kete. Teksti eshte nga nje autor (pa emer) tek Gazeta Shqiptare. Vetem e kam postuar. Zakonisht, nese burimi eshte nga nje gazete a tv, permbajtja e artikullit eshge shkruar nga ata.

ahh, na fal Blendi ! pashe emrin tend poshte dhe mendova se ishte shkrimi jot.. ndjese !

po nejse, kushdo qe e ka shkruar: prape konstatimi qendron, apo jo..?

...po nuk e dime sa po shpenzon.
e lexove? eshte sekret, i klasifikuar "SS" dhe "TS"- thote "GSH".

:-D

Ka ndonje vend evropian qe ska strehim berthamor?

ne,qe kemi njeanshmerine e skajshme si karakteristiken tone kombetare,keshtu veprojme.

nga nje vend me nje ushtri mbi kapacitetet tona,tek nje vend pa ushtri fare!   bile edhe mburremi per kete,si karagjoze qe jemi.   na mungon jashtezakonisht sensi i mases.   prandaj energjite e shqiptareve kanalizohen gjithmone ne drejtim te gabuar.

Pa brire, tha, ti je kryeminister.

Si shumëçka prej projekteve të qeverisë “Rama”, detajet, të dhënat mbahen “sekret”. Kështu, ende nuk dihet se kush po punon me të, çfarë kostoje ka, cila kompani po merret me rehabilitimin dhe përgatitjen për t’ia prezantuar publikut, cila ministri e ka nën kujdes, kush e ka hartuar projektin dhe kush po e aplikon, sa do të zgjasë

....shqiptaret po shesin me shtepi e katandi dhe po arratisen nga vendi ky i cmenduri i harxhon paret e shtetit per te riparuar bunkeret e Dulles.Mos u bo merak se ene ty shooren ka me tbo ke vorri por  nuk do kete Erjon qe ti ndaloj me gjoba

Veji nje tarife 2000 mije lek per te gjithe ata qe duan ta vizitojne. 

Imagjino sa flori ishte mçef aty, ka nji vit qi nxjerrin dhe akoma kontrollojne birucave smiley

25 vjet qe kerkote Berisha o Fiqo, (ctrl+i ketu) po nuk epen komunistet!!!

Kush Fshesaxhi Korobocke eshte ne Turn mre ? Fillut prap  me bo diferencime si UD-bashet ? Ca hapin Gojen si kapak pusete nga te Saliut  e te tjere mazallah se mund te thone gje . Sh Gjembi besoj do mbaje shenim dhe do e sqaroje kete fenomen smiley

Grande Kaka qe torollis ato me sholoket nuk besoj te jete . Eshte nga ata me tabele shumezimi prapa fletoreve katerlekshe , Plus qe ka thone " Jom i Djathte una "  ​dhe di me bo llogari per perfitimet qe dalin nga kjo pune ..smiley

Po ci kini keto *oqelleqe per debat mre ! Hedh Shkreli nji gure ne Lume dhe vuuuuuu tufa e yrja hiperve me e gjet !

Shkreli pat deklaru " sa mire me qene kolaboracionist " edhe ate qe kane ne Tufe ,sholokeve po ua jep Grande kaka ne tave me e pjek  smiley

Menjefjale te kesh strehim antiberthamor ne vend na qenka gje e keqe dhe budallek dhe mos te kesh gje e mire. Madje po te kesh pasur duhet ta shfaqesh publikisht si ndonje gje te keqe nga e kaluara. Duket hapur kush qendron mbas fuqise politike ne Shqiperi. Jo se kishte ndonje dyshim nga shqipetaret sidoqofte. Rama eshte antishqiptar me i madh nga vete Berisha dhe kjo eshte kunja me e madhe qe Berisha ka me Ramen... gara kush t'ja q. me fort nenen shqiptareve per te fituar kocka nga padronet jashte shtetit. Kan shitur si skllavet e dikurshem 2 milion shpirtra shqiptaresh neper rruget e botes... dhe kan degjeneruar traditen, kulturen dhe perberjen e shoqerise shqiptare deri ne themel. Kush eshte shqiptar i di keto sepse i ka pare me syte e tij, te tjeret qe mendojne ndryshe jan ham-humsa, idiote ose bythlepirsa.

Tani, qe evropa po vihet ne  prove me krizen dhe emigrantet, ku secili nga shtetet po sheh hesapet e tij si ekonomik ushtarak etj, del qe nuk e ka pasur dhe aq keq komandanti qe mbajti ushtri, rend, institute studimi, strehim antiberthamor e dilnim per zot vendit tone dhe jo te katandisur si ai evgjiti lagjes, qe kujt i vjen keq i jep dicka, ose e mbron...

Kot me ju pyt, di njeri ca u bo me ate strehimin ne Dajt? shko njeri aty per vizite apo aq ishte sa per vit te ri?

Nuk jam kondra per keto qendrat e argetimit te turistave, po si fillim duhet te sjellim turistat ne Shipri,  pastaj ti eglendisim neper Tiront. Dhe turistat nuk vine me qellimin kryesor te shofin bodrumet e tirones po te shofin pllazhat e Vlones. Dhe Vlona osht mysybet, cope e cike. psh me nje Lungomare qe po zgjat ne pafundesi se Krieministri nuk deshte me i dhon noi merite kryebashkiakut Gjika.

Pa nje rruge alternative ne luginen e Shushices qe do i sherbente si Turizmit ashtu dhe atyre fukarenjve qe jetojne ne ato ane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).