Nje zoteri i moshuar qe aksidentalisht rreshqiti me makine ne liqen, qendroi ulur qetesisht brenda saj duke tymosur llullen ndersa priste ta shpetonte skuadra e emergjences.

Ngjarja ka ndodhur ne nje ferme ne Loxley, Warwickshire ne 14:50 diten e marte, kur nje i moshuar rreth te 80-tave kishte shkuar te peshkonte dhe kishte rreshqitur ne rrepiren buze liqenit. Skuadra e ambulances se West Midlands tha se "ai thithte qetesisht llullen dhe bente muhabet me nje fermer qe kishte shkuar prane, veshur me kominoshe te gjata peshkimi".

Zjarrfiksit e nxorren te moshuarin nga makina dhe e transportuan ne breg. "Zoteria nuk kishte demtime bile nuk ndjente as te ftohte, megjithate skuadra e emergjences e zhveshi per ta kontrolluar nga ana shendetesore dhe pastaj e dergoi ne shtepi me ambulance" tha zedhenesi i grupit te Emergjences.

 

 

18 Komente

I Modh

tani.. "ky eshte klas", se ka rreshqitur ne breg te liqenit, mbase 1 meter thellesi, prandaj dhe ka ndezur i qete llullen zotnija...
tjeter pune nese do kish rene me thelle ne uje, 2-3 metra bie llafi...
por qe bravo per qetesine, sepse zakonisht ne ndodhi te tilla njerzit bien ne panik.

Po te kishte rene ne 3 metra uje, me siguri do i ishte fikur llulla. smiley 

"ti shok aty, fike llullën !!."
.smiley

Une psh imagjinoj vetem nje vlonjat qe bie ne uje. Qe sa te fillonte makina te rreshqiste do te fillonte "ue te q* motren! Po ku shkon mo ****. Pastaj sa te ndalonte makina do shqyente deren te dilte jashte, do shante me moter e liber shpie Edin...Ilirin...Saliun...kryetarin e bashkise dhe ate te kooperatives se zones...pastaj do merrte nje shok ne telefon dhe ti shpjegonte se kjo moter**** ra ne uje....etj etj. A lot more fun domethene, po klasin qaje. smiley

fillimi dhe zhvillimi imagjinates mire....
...po nga fundi: do merrte shokun ne telefon ta ndihmonte ta nxirrte nga uji.. te sillte foristraden apo gomonen..smiley, si dhe nje kallash per cdo eventualitet..smiley

smiley ...or mir..ca na plasi rroç..ka ne per aplombin!!

Avash ti te q...udhet se s'ben burri per nje makine!

Ka me klas se kaq?

ps. ishte per PF-ne

Wallace ne fakt po priste per Gromit...

mua me duket pak snob ky zoteria...

Fiks fiks se kam marr vesh ndonjehere kete fjalen "snob" hedhur keshtu ne fytyre. Kjo ka ndjesin e dickaje te keqe shoqerum dhe me nje fytyre te hidhur kur thuhet.

Zakonisht robt bejne si snob deri ne te 70-tat. Pastaj heqin dore . smiley

Aman o PF , 80 vjec ca pret? Te Dali me vrap? What's the rush?! Lol

Shyqyr qe s'ju fik llulla, thuaj.

ps. ah u qenka thene.

opo te thon c'te duan. xhentellmenlleku ne ate cop ishull ka lindur.

te mos ish per ingliterren, do ish bota si nje kacile me tartabiqe, ku me te medhate do ishin tartabiqet gjermane dhe frenge.

respekte (dhe mirnjohje) te pafundme, Sir. 

xxxx <--- shtoni mer nje emotikon te verdh duke heq kapelen, se s'u be qameti!

Kam frike se qetësia i vjen ngaqe eshte ne fundin e jetes. Ok,ka thënë,it's over dhe ka ndez llullen. smiley

Epo 80vjec zoteria, ja ka nxjerr fundin llulles...Ka mundesi te kete qene kapiten anije me pune se ata nuk e braktisin anijen deri ne mbytje smiley

E pate mire, se mos eshte handikap xhaja. Kishte kembe apo jo ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).