Ndërsa kthehesha mbrëmë në shtëpi nata më zuri në dalje të Elbasanit, drejtuar nga Tirana. I kisha bërë mbi 600 km deri aty dhe isha ca i lodhur, por më lodhi dyfish ai segment i fundit, i inaguaruar mbi dy vjet më parë, që përveç tunelit, dhe një pjese para tij nga ana e Elbasanit, ka mbetur një gjysmë-rrugë shumë e rrezikshme. Për të ardhur në Tiranë, duhet të dalësh nga pjesa e quajtur autostradë, të bësh disa km në rrugën e vjetër, e mandej të rihyrsh në autostradë deri në Mullet, ku rruga sërish mbaron befas (e këtu kanë vdekur disa njerëz në disa aksidente nokturne) dhe gjendesh sërish në rrugën e vjetër.

Me dy fjalë, copë-copë. Ka segmente ku të dy anët e trafikut qarkullojnë në njërën ndarje të rrugës pasi tjetra ka mbetur e papërfunduar, në errësirën e plotë të natës, e ke të pamundur ta kuptosh, nëse je në kahun e duhur, apo ke hyrë kundër rrjedhës së trafikut për një përplasje ballore vdekjeprurëse.

Errësira dhe mungesa e sinjalistikës kombinohen për një përvojë ankthi. Rruga Tiranë-Elbasan mirë që ka mbetur "hip një kodër e zbrit një kodër" por natën s'ka një dritë të vetme që të ndriçojë. Pus! Nuk ka një tabelë a sinjalistikë rrugore që të t'orientojë në atë errësirë të frikshme. Duke ardhur nga Elbasani e gjen Tiranën vetëm me GPS-in natyral të vendaliut, përndryshe mund të përfundosh në ndonjë kanal. Nuk e di si ia bëjnë udhëtarët e huaj për tu orientuar (meqë na pëlqen tema e turizmit) por në Shqipërinë e 2015, kur bie nata, errësira është mesjetare.

Taksa rruge paguajmë, e sigurt, dhe jetën e fëmijëve e rrezikojmë, po aq e sigurt. Si nuk u gjend një llampë, a neon, në mos këto një kandil, pishë a pishtar që të bëjë pak dritë? Janë jetë njerëzish që humbasin, dhe jo nga pakujdesia, por një neglizhencë ofenduese, vrastare. Si rrugë pa zot, për njerëz jeta e të cilëve nuk mbart ndonjë vlerë. Dhe nuk është një rrugë, a një segment, por i gjithë sistemit rrugor që vuan për sinjalistikë orientuese dhe ndriçim. Një kapitull i gjatë mund të shkruhej për mangësitë inxhinierike të rrugëve, me hyrje dalje katastrofike, të shkurtra, të ngushta dhe me kënde lemeritëse që s'i gjen në asnjë rrugë bashkëkohore, por kjo është temë për ekspertët. Vetëm segmenti nga Rinasi në Tiranë, ndriçon, bukur, por disi rrejshëm, ndërsa kudo gjetkë rrugët terratisen me natën.

Kështu i bëra ata kilometrat e fundit, duke picërruar sytë si urith. Të tjerë ndiznin të gjatat kur të mundeshin për të shpuar barkun e errësirës, dhe nuk gjeta asnjë dritë të ndezur, deri ku rruga (unaza e re) përfundon tek Komuna e Parisit, edhe kjo vetë gjithashtu zezonte, e kredhur në errësirë.

20 Komente

Blend, shume e drejte. Une sa here qe vozis ne Albanie evitoj naten pas disa eksperiencave si kjo e jotja qe te bejne te ngjethesh e te thuash "po mua c'mu desh". Me habisin disa pilota qe ecin me nje shpejtesi qe edhe diten do ia kishe zili (A thua kane memorizuar gjithe kthesat e gropat e mundshme, apo thjesht provojne shansin(?)) dhe thua edhe kaq aksidente sa ndodhin pak paskan qene. Ajo rruga Elbasan - Tirane (Mqrf., kesaj si do ia vene emrin se "e Kombit" eshte zene, apo e "Shqipnis s'mesme"?) eshte skandal me hyrje-daljet por shqipot kenaqen me pak (dhe shtetaret dine t'ua presin festet ... me cepa sic i kane dhe kaptinat).

Ky problem me ka ndodh dhe mua para nja dy vjetesh te segmenti Mali i Robit-Qerret. Rruga e pandriçuar, pa sinjalistike dhe ngjit me "autostraden" vetem me nje bordure shume te vogel ndarese kishe rrugen dytesore per plazhin. Ne nje moment sapo kalova Malin e Robit kam ndalu makinen ne mes.te autostrades sepse kujtova se kisha dale nga krahu i kundert kur pashe dritat e nje makine qe vinte nga qerreti por nga e djathta ime . Djerse te ftohta me shkuan sado qe ishte vere. Per aq sa ndenja ne Shqp nuk udhetova me naten. Edhe diten rrezik shume eshte. Nuk me.harrohet ne autostraden Lushnje -Fier diku ne mes( nuk ia mbaj me.mend emrin vendit) po ndiqja nje makine para.meje ne distance te.sigurte. shpqejtesia diku te 100 km/h. Kur nji moment makina para meje frenon komplet dhe zhduket nga krahu i majte per te ndalu ne nje klub nga krahu tjeter i rruges. Komptetentat kishin heq bllokun ndares te betonit dhe ktheheshin pa e vrare mendjen ku t'iu donte qejfi.

E di si thone per nje pjese te njerezve qe kane ik refugjat ne Gjermani keto kohet e fundit? Kane kushte shume te mira jetese dhe pune te mira. Normal, bile ketyre Gjermania duhet medoemos t'ju jape strehim se jane keto streset "e vogla" si ky qe permend ti qe ta bejne jeten ferr ne Shqiperi sado mire te jesh ekonomikisht e nga ana sociale, vetem ne mos qofsh Shakbe dmth, se perndryshe te bejne ti besh mutin gjithckaje vetem te zhdukesh nje ore e me pare.

Nuk ka Erjon andej nga Elbasani, prandaj vene punet corap ...

Eh, si shkojne gjonat ne perspektive, me nji t'rame t'lapsit. 

Papritur, Himara me sherbim te keq, dhe Shengjini qe nuk

eshte "Majemi", nuk duken ndonje gje kaq e tmerrshme. 

E bera te henen. Per qejf gjoja. Ec te shohim cfare eshte bere, cfare eshte inaguruar, pagezuar a bekuar nja 10 here. Shyqyr qe s'kam turp me vozit ngadale. Plus qe ishte dite. Po kjo malli se mbase s'eshte marre ne dorezim akoma. Rruga e Kombit qe eshte "e perfunduar" ka manget plot tete ura. 

te kerkosh dritezim per rruget e Shqiperise, e drejte, por pak e veshtire, Blendo. sepse eshte aksion shume i kushtueshem qe as vende te pasura si Hollanda e Gjermania nuk ta ofrojne... vetem segmente te vecanta (hyrje/ dalje) prane qendrave te banuara jane te ndricuara. por ama sinjalet fosforeshente anes rrugeve si orjentim per shoferet naten, PO, jane te domosdoshme ! perndryshe eshte kriminale.

meqe qenka tema rruget... "rruga e Kombit" eshte si shpirt ! pune monumentale, jane bashkuar male. (te kujton pak rruget mes Alpeve Itali- Austri) rruge e standarteve te larta.. psh, ska te krahasuar me rruget mizerable te Serbise ... dhe Serbia eshte teresisht fushe...
gjeja me e mencme te rruga e Kombit: qe kane bere 2 tynele, nga 1 per seicilin kah... ka kushtuar shume, por duke pare menyren kamikaze si ngasin makina nje pjese e mire e shqiptareve, e sigurte qe jane shpetuar shume jete njerezish.
nashi, nese ka ca detaje qe duhen rregulluar, dakord, duhen bere.. por kjo eshte pune e vazhdueshme, pasi rruget kosumohen edhe duhen mirembajtur nga te gjitha qeverite... por mesa duket per qeverite eshte pune prioritetesh.. ca bejne projekte e shtrojne rruge, ca bejne gjithashtu projekte te restaurojne kryeministrine cdo vit, apo muzume tip "bunkeri i diktatorit", apo Lungomarrezira... skemi ci bejme, thame: pune prioritetesh..

p.s nje thirrje per vellezrit shqiptare, nga Shkodra gjer ne Vlore... kur dilni naten me bicikleta, apo ne kembe etj anes autostradave e rrugeve nacionale, ju lutemi shume: vishni ndonje jelek fosforeshent apo dicka vezulluese, se do ikni vet per lesh, por do e beni edhe shoferin fatkeq kriminel me pahir.

Qeveria ka probleme te medha, si streha tek kryeministria p.sh., kerpudha tek oborri i saj, koncerti i Anastazias, ca kangjella me tej, etj., ky gazetari na nxjerr ketu probleme koti, si bie fjala perplasja e makinave dhe vdekja e njerzve per mungese te pak llampave dhe nja dy shenjave rrugore! Thirrini ore mendjes!... 

Si the, llamba? Po ja, diku tjetër ka palma. Pse s'janë e njëjta gjë?

Si the, si the? Mangësi inxhinierike? Po ç'pret më kur atje ku duhet të punonin inxhinierë ndërtimi apo mekanike punojnë piktorë dhe infermier vetëm se këta të fundit janë kushot e atyre që ne i votojmë çdo katër vjet?  Oh, nejse, varja. Ti mirë bëre që shkrove e llafi yt në vesh të perëndisë, po si shkroi Migjeni, Zoti të dhashtë, i thonë...

Kalove mirë me pushime ti?

terratisemi- dritefshihemi smiley

në Shqipërinë e 2015, kur bie nata, errësira është mesjetare.

 

akoma ?? smileysmileysmiley

Ti Elba nuk erdhe te vjehra simjet ? 

Gjithmone kam menduar se hena shndrin ne Shqiperi me fort se gjithkund.

Ne Shqiperine fellatio-komuniste ka pllakosur sërishmi erresira, nje erresine sedimentare e patrazueme prej fluiditetit se qiejve te gjithkujt. E tash pshtojm prej saj kur tna bahet brisku me u rrujt smiley

ik ere karagjoz

Ndjese por une kshu e shoh (aq sa mund te shihet). Per te tjere mund te jete fanar ndriçues, por ata nuk jane unë. 

Blendi do ishte mire qe temen ne fjale ta ngrinte tek emisioni i tij i mengjezit apo tek emisioni tjeter i se djeles. Vetem keshtu mund te sensibilizonte pushtetin lokal dhe qendror. 

 5 gjerat e rendesishme qe duhet te marre drejtuesi i mjetit gjithmone me vete kur niset per rruge te gjate , flas Tirane Kakavije , Tirane Shkoder , Tirane Gjiri i Lalzit :

Dylbi te forcave speciale per shikim naten .

Pistolete.

Lopate .

Syze Dielli .

Cakmak ose shkrepse.

he nuk gjeta asnjë dritë të ndezur, deri ku rruga (unaza e re) përfundon tek Komuna e Parisit, edhe kjo vetë gjithashtu zezonte, e kredhur në errësirë.

pa frike, te gjitha rruget te cojne te komuna e parisit...

Thank you!

Nuk shohim te ndertohen rruge te reja tash per tash ne Shqiperi. Ok, mund te jete mungese fondesh, buxhet i kufizuar, kriza etj.

Po mirembajtja e rrugeve aktuale? Po rruget e vjetra tejet te amortizuara? Nuk mund te hidhen ca lopata dhe plus asfalt per ato popullsi 'te vorfna' jashte republikes Tirane-Durres?!

Me ra te bej rrugen Milot-Burrel kesaj vere. Vetem shprehja ne anglisht e rrok mjerimin e asaj rruge: "God-forsaken"! Vetem se nuk i ka harru Perenia ato zona. I ka harru Ministria e Trnasporteve. Vende te caktuara ne rruge ku bazamenti poshte asfaltit kishte rene, apo sic i thonin vendasit "ka hut". Asfalti vazhdonte te ishte po aty, por rruga formonte 'vale', apo 'dallge', dhe ndjesia e kalimit aty me makine ishte si ndonje videogame. Ama, gremina poshte ishte marramendese!

Lere pastaj Klosin dhe zonat perreth... Vitet nenetedhjete t'i puthesh, (mos)asfalti atje nuk mund te kategorizohet ne asnje epoke te zhvillimit te Shqiperise!

A nuk i bie rruga ndonjehere qeveritareve neper keto vende? Asnje ministri s'i bie rruga? Asnje drejtori drejtorie, nga ata qe kane ne dore t'i cojne dhjete punetore atje e dy kamiona?

Cfaredolloj shpjegimi qe mund te kene per kete neglizhence tmerruese, nuk mundet te jete arsye njerezore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).