Deficiti tregtar rritet: sipas INSTAT-it importet rriten 6 %, eksportet bien 7 % në korrik 2015, krahasuar me një vit më parë.

KESH-i (shifrat publikuar nga vete kompania), për vitin 2014 (viti i aksionit të bujshëm të mbledhjes sëe faturave): 45% më pak të ardhura se viti paraardhës; humbje 158 milionë euro.

Dogana-tatime: (shifrat të publikuara nga Ministria e Financave) 160 milionë euro më pak se plani.

Kryeministri Edi Rama publikon tabela krahasuese me vitin elektoral 2013, për muajt e tranzicionit të qeverisë paraardhëse prill-maj-qershor-korrik, ndërkohë që taksat dhe akcizat janë rritur ndjeshëm. Këto krahasime janë të ngjashme me krahasimet me vitin 1938, që bënte qeveria ish-komuniste gjatë diktaturës.

Dështim, kaq herët?

19 Komente

Shshshttt.. 

Mos i fol n'dorë

KESH-i (shifrat publikuar nga vete kompania), për vitin 2014 (viti i aksionit të bujshëm të mbledhjes sëe faturave): 45% më pak të ardhura se viti paraardhës; humbje 158 milionë euro.

Meqe e more mundimin te publikosh kete pacavure o maksi, a ka mundesi te me tregosh burimin se ku e ke gjetur, pasi je pak konfuz dhe ngateron (ndoshta jo qellimisht por nga padija) KESH - Koorporata Elektroenergjitike Shqipetare me OSHEE - Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike . Eshte ky i fundit qe i shet perdorueseve familjare dhe bizneseve energji elektrike . Prandaj nese do te dish performancen e kompanise se shperndarjes drejtohu per informacion tek OSHEE dhe jo tek KESH-i. 

Po atyre qi shesin fara dhe misra n'bolevard a do iu vej shteti kasa?

Po ato qi rrine me kanar n'trotuar do leshojne fatura? Ka me u be keq per leter, çmimi n' bursen e Tiranes ka per te thy tavanin!

Ti qe je ne Kanada, a blen ti dicka dhe ste japin kupon tatimor, po puntoret i ke te pasigururar, po energjine e vjedh dot, po ujin a e vjedh dot?????

Espana as qe behet fjale qe te.blej diçka pa fature. Megjithese edhe ketu ka evazion por eshte me i theksuar ne ndertim apo me profesionet e lira.
Ajo qe dua te them eshte qe ky kopil shtet.ben shume mire qe e kerkon kuponin tatimor por nuk mund te lejoj nga njera ane zhdukjen e 160mln $ (vjedhje apo evazion ne dogana quaje cfare te duash) dhe nga ana tjeter ti hakerrehet subjektit me te vogel ne zinxhirin tatimpagues. Para ca ditesh KLSh nxorri nje raport ku tregohej qe abuzimet dhe shperdorimet me fondet publike ishin rritur me 30% ne krahasim me nje vit perpara. Keto jane shume para por shume fare. Keta qe jane ne qeveri sot mos t'ia cajne daullen popullit duke u krahasuar me Berishen. Jo per ndonje gje por vete e pranuan qe as nuk do merreshin me te. Keta te krahasohen me veten e tyre ( meqense ju pelqen vetja shume dhe ndihen teper superior) dhe te thone cfare bene me shume kete vit se viti tjeter. E fundit por jo pa rendesi, para ca ditesh pati nje komunikim te KM me " vegjeline" nepermjet facebook-ut dhe tweeter-it. Pyetjes qe kur do te ngrihen rrogat per buxhetoret KM (si p....some cun i zgjut plot batuta) iu pergjigj shume shkurt kur te marre fund evazioni dhe te paguhen taksat! Me sarkazem dhe me fodullek se kaq nuk.ka. Dmth ky klysh kurve i thote nje pensionisti apo nje mesuesi apo kujtdo qe punon ndershem per kete shtet qe do t'ua ngrejme rrogat kur te qethen deshte. Pergjigjja e tij as per shaka nuk mund te thuhej. Kjo tregon se sa ndjeshmeri ka ai person ndaj njerzve qe ka poshte dhe presin prej tij.

Dy komentet e vetme qe kam bere tek kjo teme kane 2 lidhje, njera nga te cilet eshte per qendrimin e pozites se sotme kur ishte ne opozite per te njejten ceshtje.

O vlla ku eshte i drejte dhe nuk rrit rrogen me lek borxh si ai tjetri qe le va vendin me nja 800 milion borxh. Po nese ja del te mbledh tatimet rrogat do te rriten, ja kaq e thjeshte eshte kjo pune. 

Ky ti mbledh tatimet dhe taksat deri te qindarka e fundit dhe nuk ka njeri me.mend dhe qe do shtet dhe rregull ta qortoj. Por ky karagjozi lejon evazionin ne mln $, shperdorimet ne mln$, keta mos i ngut se jane te.mite, keta te tjeret jane te Lsi, ai aty ka shok tahirin e me the e te thashe, duket cinike ne mos thjesht propagande kjo mania e aksioneve kunder kesaj e kunder asaj. Njerezit e votuan masivisht sepse me voten e tyre denuan nje regjim te urryer me nje autokrat shtetshperberes ne krye. Ky nuk ka nevoje t'ia kujtoj popullit si ka qene para tre viteve. Poppulli e dinte prandaj e hodhi tutje. Ky duhej te shembte ate sistem shushunje dhe te tarafit te ndertuar ne keto 25/ vjet. Ti nxirrte para drejtesise (sic edhe premtoi por shume.shpejt mohoi) te gjithe hajdutet dhe vandalet qe kane qeverisur dhe e kane bere ate vend te pajetushem. Dhe pasi nuk i beri kthehet dhe ben ironira do t'jua ngre kur te me ngihet. Ka gjetur pra dhe ben.

E mban mend si tha para dy vjeteve: Po si ta denoj Saliun une? Edhe ai nuk me.denoi mua!

Ja ky eshte Edi Rama.

Po ne ishim shtete informal ne cdo fushe qe mbaheshim me hashash dhe vjedhje. Tani o do vinte dikush qe ti nderpiste keto trafiqe o do kishim perfunduar si Italia e jugut. Prandaj ndihet mungesa e theksuar e lekut. Pa dyshim qe dhe une kam shume rezerva po te dy biem dakorte qe ca rregulla duhet te vehen. 

Dy komentet qe kam bere ..kane dy Lidhje smiley

Po pse dy?

​Po sa ?

Shume mosmirenjohes jo vetem Qveria , por se pari sholoket e PPU .Te detyrohet sh Gjembi te beje Dy koment -xeberthime dhe te vazhdojne te njejtat probleme  kjo eshte me shume se Nje krim.

Biles sholoke te frymezuar ,  nga te kater anet e Globit ,me nje fjalim programatiko-Historik te shokut Basha , akoma nuk po kuptojne qe keto Qeshtje  i ka ngritur e evidentuar vete sh Gjembi . Jane te indinjuar sholoket si eshte e mundur qe ne per 25 vjet krahasohemi me '"se kamunizmi zotrie " , te krahasohemi me hapsin e Gropave te mutit sh Sali ?

Ka indinjate shoke pertej Kufijve perr rrogat e pesnsionisteve , ka shume indinjate edhe per mosngrefje rrogash .Kane shqetesim sholoket , jo si te luftohet Vjedhja po si te paguhen Vjedhesit e PD-hit !

Kush jane keta qe duan ti mbyllin gropat e Halese te Bide - Berishes ? Ka indinjate shoke ka indinjate !

Dhe presidenti i Firmes Dy M ka indinjate smiley

Permisimi djema eshte vetem ne disiplinim, po disiplinohet ajo shoqeri, ai biznes, ajo popullate. Varferia eshte akoma, biles njerzit ketu po ankohen, se s`po duket nje drite ne fund te tynelit.

Taksat ne dogana dhe akcizat jane te larta ne dy raste: kur administrata tatimore eshte e dobet(vende si Shqiperi, Kosove etj) ose kur duan te dekurajojme apo incentivojne industri te ndryshme (cka nuk eshte rasti yne). Arsyeja eshte shume e thjeshte, pasi ne dogane ka nje TRA, dhe aty mblidhet me lehte ose lejohet evazioni me lehte. 

Tani, kur nuk ke arritur ti mbledhedh taksat doganore nga ku asnjeri se luan dot bishtin dhe ku behet biznesi me i madh, cfare te ben te mendosh qe qe do ta mbyllesh gropen fiskale tek tatimet???? 

ku eshte nje mekanizem ekstra per te rrenuar konkurencen...

Nje tregues eshte kryesori sipas meje: Prodhimi. Rama nuk solli rritje te nivelit prodhues  por perkundrazi ju qep dhunes per parametra te shtetit funksionues. Kjo  hallke e domozdoshme, ne nje vend te varferise extreme dhe ku nuk stimulohet prodhimi con ne varferine absolute. Ku vec revolta e dhunshme shemb superstrukturen e kthyer ne diktatoriale ne  kriminale . Sa me shum te vonohet kjo zgjidhje aqe me me pasoja  tepet te renda do jete e ardhmja . 

Po cfare te bej me, di ti ndonje vend Europian qe mund te vjedhesh cdo gje. E pra ky vend ishim ne, se kuptoni qe ai KESHI me ate rritem vjedhje ku 5 paguanin dhe 5 nuk paguanin do kishte falimentura brenda 2 vjetesh. E vetmja mundesi qe ne kemi eshte te rrisim bujqesine dhe turizmin. Bujqesia vit pas viti po rritet duke shtuar ndjeshem eksportet, ndersa turizmi cka se jemi shume keq me infrastukture dhe sherbime sidomos. 

Nuk jane keto ritmet e nje vendi ku prioriteti duhet te ishte vetem bujqesia ore mik !

Bankat kane likuidet tani, nuk jane keq, pse nuk rrisin investimet, kredite me perqindje te ulet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).