SHKUP - Qeveria maqedonase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor dhe atë verior për shkak të fluksit të madh të emigrantëve ilegalë. Ushtria e Maqedonisë do të kontrollojë vijën kufitare në zonat më problematike me qëllim që të pengojë emigrantët të hyjnë në territorin e Maqedonisë, ndërsa do të formohet edhe një shtab emergjent, i cili do të menaxhojë krizën.

Mësohet se Maqedonia ka kërkuar ndihmën e BE-së për të përballuar valën e emigrantëve.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, vendimi i fundit i Qeverisë është marrë me qëllim të parandalimit të valës së shtuar të emigrantëve.

“Për shkak të rritjes së presionit në kufirin jugor dhe rritjen gjithnjë e më shumë të intensitetit në të ashtuquajturin Korridor Ballkanik për emigrantët dhe situatës së krijuar, u konstatua se është e pashmangshme rritja e efikasitetit të kontrollit në pjesën kufitare, ku janë regjistruar hyrje masive të emigrantëve ilegalë. Nga angazhimi i ushtrisë presim rezultate në dy pika: së pari të rritet siguria tek banorët lokalë dhe së dyti të bëhet trajtim më cilësor ndaj personave të cilët kanë shprehur dëshirë që të kërkojnë azil në Maqedoni”, tha Kotevski.

Kotevski thotë se emigrantët jolegal, të cilët deri më tani kanë hyrë në Maqedoni, janë transportuar në mënyrë të organizuar nga Greqia.

“Për fat të keq, kufiri jugor i cili njëkohësisht është edhe kufi i jashtëm i Evropës, asnjëherë nuk është kontrolluar dhe mbrojtur nga Greqia. Jo vetëm që janë lëshuar dhe nuk janë ndaluar emigrantët ilegalë, por për të njëjtit, jemi dëshmitarë se në shumë raste janë transportuar në mënyrë të organizuar deri në kufi”, - theksoi Kotevski.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar gjithashtu se pas miratimit të ndryshimeve në "Ligjin për emigrantët", janë dhënë gjithsej 41.414 kërkesa për azil, kryesisht për emigrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani. 

27 Komente

Po Shqiperia a eshte gati per kete vale refugjatesh ? 

Askush nuk eshte gati, as ne EU. Ne Austri eshte ne kolaps te plote, flejne neper cadra. Kur te vije dimri nuk e di si do tju veje halli. Degjova qe parashikohen deri ne 800 mije dhe po e mbylli kufirin hungarezi ne Ballkan do vershojne se mbrapa nuk kthehen dot.

   Evropa ne kembe per te penguar refugjatet.Lakatyra  e te djathtes magjare, po mbaron murin  e tipit kinez, kunder refugjateve , duke u hapur pune atyre te perfshihen ne hapje tunelesh.

 Ne gadishmeti edhe xhollot e Gruevskit , e quajtur armata e Fyrom vrromes  per kunder refugjateve kur vete jane popull krejt stranik.Kesaj strategjie te burokrateve evropiane mund ti themi idiotesia evropiane e shekullit te ri .

  Popujt nuk mbahen me gardhe e dhune kur mjerimi exhte sistemi i vertete jetesor 

Kujdes Grave mos u hallakat! Eshte gati 200 meleon popull Pakistani, na mori lumi. Rri mbaj kotecin tend mos i qaj hallin popujve e vendeve se merr ferra uraten ashtu.

+10

Evropa nuk po bën asgjë. Janë 2 milionë afrikanë që presin në Libi që të zbarkojnë në Evropë. E nja 2 milionë arabo-aziatikë janë në Turqi që presin të kalojnë kufirin. Do të thuash ti, "hajt mo 4 milionë nuk janë shumë për një vit", por ky është vetëm fillimi. Dhe rritja është gjeometrike. Si do të të dukej ty sikur nesër të zbarkojnë nja 1 milionë afrikanë e aziatikë në Shqipëri? Që janë as 0,005% e Nigerisë bie fjala. 

Cudi me keto vendet e Kalifatit qe ngelen keshtu me rrecka ne dore dyer be te botes. Me shume prisja nga Allahu me thone te drejten. 

te 800.000 i marrim ne ne shqiperi e te mbushim fshatrat e librazhdit, gramshit, corovodes e evropa rri rehat, ato leke qe harxhojne ne shtetin e tyre ti hedhin ketu...

Lol i madh Greku, po i zgjidh ceshtjen e emrit me emigrant me duket. smileyLe te hapen portat!!

Hajt se "me Europen fitojne te gjithe", pra edhe Maqedonia : Europes i erdhi fati tek dera, ose me sakt tek bregu i detit (Mesdhe)  : Emigrantet jane shanci i vetem qe Europa e vjetruar ne dhimbje te kape nje rritje (growth) tek 3-4 %. 

Dale e ngadale (do e shihni, ketu do jemi) do filloje çmontimi i dispozitave ligjore te punes, prodhimit, ndertimit etj. "Suksesi" i Kines eshte bere fiks mbi te njejtin tip emigracioni (popullate fshatare qe i  drejtohet qendrave urbane te prodhimit).

Mbetet  te gjehet nje Ten Hsiao Pin europian (film director) dhe fillon xhirimi.

Se harrova titullin : "Fifty Shades of liberal capitalism"

 

 

 

Duhet kujdes nganjëherë me termat se bëjnë lëmsh edhe vet Dr e Dërstilës sh Yp Xhibi që mejtonj se refuzon të lërë një koment aty smiley ​, për këtë shkak .

Është tjetër Emergjenca dhe Tjetër Gjëndja e Jashtëzakonshme  .Kanë shkallë pjesmarrje e angazhime Forcash e mjetesh , objektiva e financa krejt të ndryshme . Përfshi dhe shumë ndërhyrje në vlerësimin e situatave në vend . Por edhe në Ligjshmëri !

Maqedonia po "luan bukur " këtu . Nga pragu i Gjëndjes së Jashtëzakonëshme në vend e përcolli tek situata e dyndjes së emigrantëve ...që me masat që merren , i thyn brinjët kujtëdo që "Lëviz brenda vendit " për liri e të drejta , si popullsia Shqiptare .

Plus objektivave  , po i ecën , për të marrë fonde me shumicë prej BE nga kjo situatë e krijuar besoj artificialisht dhe jo pa informacion paraprak . Qindramijët e emigrantëve nuk janë dhitë e Vuçidolit që ndërrojnë meranë sipas stinëve dhe saliu merr masa për kullotë !

Ja sa te mbarojne rregullimet tek Hilton dhe Sheraton dhe te tjera hotele te shtrenjte si keta, se aty do t'i sistemojne te gjithe keta refugjatet. Ata nga Arnavutistani do te marrin dhomat teke si me te fisme qe jane krahasuar me sirianet apo pakistanezet.

Do t'ju japin edhe 3,000 euro ne muaj per person, qe te mbulojne shpenzimet e vogla, nga nje Mercedez oer cdo burre te familjes dhe nga nje Fiat per cdo grua qe te gjezdisen ndopak dhe te njihen me vendasit.

Te gjitha keto deri sa te vij ne fuqi ndonje xhaxhi Hitler dhe i sistemon neper kampe pushimi me oxhaqe te larte.

 

eshte e pashmangshme krijimi i shtetit te refugjatve. konfliktet ne bote sa vin dhe do shpeshtohen, refugjat do ket plot nga cdo ane. Me mir ti marrin rusis apo brazilit apo dhe australis nje cop toke te vogel dhe te ven refugjat e te rrin sa te duan dhe po mbaroi lufta ne vended e tyre

Turpi i Europes dhe i politiikes globale, dmth amerikane dhe europiane se bashku, qe e sollen punen deri ne kete dite. Ata popuj nuk mund te rrine nen thikat e kasapeve te ISIS, ndersa Amerika se bashku me Europen ben sikur po "lufton" ne shkretetire... ndekohe qe njerezit "vriten per qejf" nga monstrat e fundit te njerezimit. 

Europa dhe Amerika kane vetem nje alternative: te angazhohen ne nje lufte pa kompromis kunder terrorit me flamuj te zi dhe te ndertojne mbi germadhat e kesaj lufte nje rend te ri boteror, ose... (ky per mendimin tim eshte filmi me ogurzi qe mund te kete pare njerezimi) vet Europa dhe Amerika te behen fushe beteje, por kesaj rradhe me nje bilanc teper tragjik.

Nuk zgjidhen hallet e njerezimit duke mbyllur kufinj dhe duke ndertuar mure. Ata njerez nuk mund te vdesin me deshire... ata do te kerkojne te jetojne, me cdo menyre, me cdo cmim. Dhe per fat te keq, ky eshte vetem fillimi.

Nderkohe qe BE dhe vende individuale si Finlanda kane filluar misjone detare (Shpetim-parandalimi) per ndalimin e skafeve ne Ishujt e Egjeut ne kufi me Turqine(kryesisht Kos dhe Rodos). Te gjitha skafet qe do kapen do te kthehen pas ne Turqi

keta jane njerez ne rrezik jete ne vendet nga vijne , bie ndesh me ligjet nderkombetare mbi refugjatet .

Turqia eshte vend i sigurte dhe ju vend ne gjendje lufte pastaj jo te gjithe jane siriane gati me shume se gjysma jane bangladeshas, Afgane,Iraniane. Evropa nuk mund te mbaje dyert hapur pa kurfare kriteri.... 

Mire e bejne. Myslimanet stresohen ne keto vende ngaqe nuk para i kuptojne dhe nuk ndjehen si ne shtepi. Hense, go back home and fight ISIS. Win-win.

dmth do fillojne te quhen edhe sirianet jorgo e theodhori?

Ajo qe me habit mu eshte pse nuk shkojne refugjate ne Arabi Saudite, Emiratet apo Kuvai, po o ne Europe o rashe e vdiqa smiley

Arabia Saudite nuk i prano o 'lla. Edhe po i pranoi do ti trajtoje me keq se ata sklleverit nga Pakistani a Etiopia. Po keta, ne thelb, jane infedel o PF; keta i ikin luftes se shenjte, kundrejt atyre te sponsorizumve nga vet Arabia Saudite... ok se u bo icik e komplikume... po gjithsesi dmth...

Sa e përgatitur është Shqipëria që të përballojë hordhitë e këtyre emigrantëve që do të vërshojnë në kufijtë tanë pasi të shohin që nuk mund të kalojnë nëpër Maqedoni? Mos harroni se pjesa më e madhe e tyre janë luftëtarë që kanë 3 vjet që kryejnë gjendocid kundra alauitëve, druzëve e asirianëve. Kanë 3 vjet që presin koka, e si mendoni se janë normalë e do të sillen normalisht në shtetet ku shkojnë?

Ja ja lajm i fresket taze..filluan haptazi te vrasin robt me kallashe neper trena keta shoket e islamit..tre pasagjere te plagosur, fati qe ne tren paskan qelluar ushtaret e Daj Semit

Embedded image permalink

Finally, passengers were able to subdue the shooter, who reportedly was of North African origin. He was taken into custody when the train stopped at the town of Arras in northern France. 

I falet se është emigrant i shkreti. Ata policët racista duhen dënuar që kanë arrestuar një të zi vetëm për shkak të ngjyrës. 

Tani po te pelqejne Marines Amerikane?

Long live to us marines!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).