Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë pa rrugë prishur nga makinat e tonazheve të larta që sjellin çimenton, në një cep, gjendet sot kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica.

Kush kalon sot atje dhe i mbijeton resë së pluhurit që ngrenë këto makina, mbetet i shtangur nga imazhi që i del para syve: ferra, bimësi e harlisur, përkujtimorja e një nuseje të re, pa llogaritur një rruginë krejt të prishur me një kanal përpara.

Këto janë e gjithë rekuizita e këtij vendi që mendohet t’i japë paqtimin e përjetshëm heroinës kosovare. Ajo u largua nga Kosova më 1926, që t’i shpëtonte represionit serb, por në Shqipëri u la të vdiste në gjendje të mjeruar nga autoritetet e Ahmet Zogut. Paradoksi është se sot, në demokraci, me dy shtete shqiptare, ajo është njësoj e harruar dhe e nëpërkëmbur si imazh.

[...] Vendi që i është falur prehjes së saj është një rrafsh toke, dikur kënetë. Një dashamir shtiu para t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur dhe pa shkronja, vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.

Ky është përshkrimi, ndërsa apeli, jo thjesht si kërkesë personale që më vjen ndërmend sakaq, është fare i thjeshtë: A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit? Shqiptarët e lanë të vdiste në kushte varfërie skajore, bashkë me jetimët e luftëtarëve që kish marrë me vete. Kosovarët e brezave të sotëm ka të ngjarë të mos e dinë fare se cila është, ose në rastin më të mirë ku është varrosur.

Historia

Në fundin e dimrit të vitit 1926, pas vdekjes së të shoqit (dhe fshehjes së kufomës së Azemit) dhe me një dorë të paralizuar, Shote Galica mbërrin në Shqipëri. Ashtu e drobitur, e sfilitur dhe pa asnjë shpresë besonte shumë te autoritetet shqiptare. Vetë nuk kishte fëmijë, por bashkë me bashkëluftëtarin Mehmet Deliu kishin sjellë katër jetimë të Kosovës që tashmë dergjej nën pushtuesin serb. Thuhet se ende kishte shpresë të kthehej me pranverën e parë dhe të luftonte. Ishte vetëm 32-vjeç, por tashmë me katër fëmijë jo të vetët, për të cilët duhej të kujdesej më shumë se prindërit që s’i kishin më. Ndihma prej qeverisë shqiptare nuk erdhi kurrë. Ajo vetë do të vdiste në kushte mjerimi, me jetimët te koka, e do të varrosej afër vendit ku qëndronte deri pak kohë më parë, në një varr që pothuaj nuk njihej fare.

Nuk e dimë cili e ka shkruar letrën që ajo drejtoi për t'u kërkuar ndihmë autoriteteve shqiptare, por kjo letër është model kërkese administrative: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës, kam dhe katër femijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar t’iu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim." Autoritetet e Zogut heshtën, por ç’mund të bënin kundër gruas që u kishte marrë erzin bjellogardistëve dhe serbëve tre vjet më parë.

Mund të ngrihen shumë hipoteza për këtë mosrespekt ndaj kësaj figure, por ajo që dihet me siguri është se Shote Galica, veç luftës që bëri në krah të të shoqit, heroit të madh Azem Galica, kundër serbëve, sfidoi edhe mentalitetin e prapambetur në Kosovë (...).

Shote Galica ishte pjesë e një njësiti kosovar që drejtohej nga i shoqi. Njësitit i janë regjistruar gati 40 aksione kundër serbëve. Qerime Halil Galica, ose “Shota” sic thirrej shkurt prej familjes së vet prej trupit të shkurtër dhe të ngjeshur, luftoi kundër represionit serb, shpronësimit, shpërnguljes dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Fare e re, që më 1919, ajo mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut. Ky ishte vendi që shërbeu si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Do të sfidonte të gjithë skeptikët, kur më 1924, fill pas vdekjes së Azemit, do të luftonte në krye të çetës që më parë udhëhiqej nga ai. Madje, bashkë me qindra luftëtarë të Kosovës, në dhjetor të 1924, luftoi edhe kundër forcave serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Plot 22 anëtarë të familjes së saj kanë humbur jetën nga serbët.

Mentaliteti

Një armik më i madh se serbët qëndronte para saj: Shote Galica luftoi edhe me mentalitetin kosovar. Shpesh armiqtë hapën zëra se ishte e përdalë, por ajo arriti t’i sfidonte teksa merrte pjesë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës. Nga Marubi kemi një foto të saj me veshje burrash dhe qeleshe të bardhë, që na e ruan imazhin e Shotës. Është simpatike dhe serioze, por sot kemi shumë pak mundësi ta njohim. Thuhet se gërshetin e vendoste nën kësulën e bardhë duke e mbuluar me shall. Nuk duhej të dallohej prej të tjerëve në Kuvendet e burrave, të cilët shpesh ishin armiqësorë me gratë. Gojët e këqija do ta përflisnin sepse rrinte vetëm me meshkuj, por ajo tregoi se ishte realisht e jashtëzakonshme me atë që bëri.

Në fund të jetës, më 3 korrik të 1927, do të kishte fare pak njerëz me vete, njësoj si i shoqi, i cili qëndroi me dekada i varrosur në një hon që të mos e gjenin serbët dhe tradhtarët që nuk i kanë munguar këtij kombi.

Me pak fjalë, na takon t’i gjejmë një vend të denjë prehjeje kësaj gruaje. (...) Më e mira e të mirave do të qe që këtë grua të mrekullueshme ta përcillnim në Kosovën e saj. Azem Bejta dhe Qerime Halili, ky çift trimash që lindi në zemër të Kosovës, në Drenicë, ndoshta duhen varrosur sërish bashkë atje ku e kanë vendin, për t’u kujtuar, por edhe të na kujtuar sa mosmirënjohës e meskinë jemi.

14 Komente

kemi qene te zene me bustin e zogollit...

Ne të na rojë pedonalja e Jozefinës që pregatitet ti ngrejë Bustin smiley  harrova të shtoj se meqë fjala Lapidar përmban filllesën lap , do emërtohet Shkodrapidar i Jozefpërckës ! 

Kundershtaret politike te Jozefines nuk eshte se bene shume per kete pjese te Shkodres. E lene pas dore, gropa, gropa, punime qe fillonin e rifillonin per tu lene pergjysem gjate po asaj qeverie socialiste qe zoteria juaj me siguri idealizonte asokohe. Tani te pakten shkodranet mund te shetisin pa shume pengesa pergjate kesaj pjese historike te qytetit.

Meqe ra fjala, ja nje foto e bere kete jave: http://i61.tinypic.com/2eykfts.jpg

Ti beht bust nje kusari e dallkauku si zogolli figura e shemtuar e te cilit na e tregon edhe rasti i kesaj heroine shqiptare, do te thote se ne kete vend cmenduria " ka bere  pune" ! 

 ne varr te kesaj heroine kullosin gomeret, ndersa filozofe si A Fuga brengosen se rinia e sotme nuk ka patur fatin e madh te njohe Li Pazarin ruajtes i bicikletave te tifozeve gjate ndeshjeve te futbollit ne kohe te dulles.

kosovaret u ckulen me kuc e me mac ne varrim te leka zogut kontributi me i madh  i te cilit ne ceshtjen kombetare ishte ky:https://www.youtube.com/watch?v=Xvt2P0lprgg

 

Kapso mbreti, nje mbret debil qe u duhej debileve

Ka edhe keshtu o zeqo, kur shurrojne Monumentin e Panvarsise, mos shiko me shurrime te tjerra, popull i degjeneruar, ne keto 25 vitet e fundit kur sundoi njeriu me i helmur  i tokes shqiptare. 

 

Monumenti i Panvarsise ne Kryeqytet.

 Nje permendore qe i perketi kombit dhe jo me nje individi E cfare pret ti,  qe mund te bejne njerez te tille ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine ?!!  Fakti tregon qe ndotja dhe shume gjera te tjera negative qe egzistojne sot ne Shqiperi, po dominojne me shume se gjera te tjera pozitive, qe ka ai vend . 

Image result for Monumenti i pAVARESISE

I shurruar ..

Image result for Monumenti i pAVARESISE

i perdhunuar ...

Hem! U kujtuan si kofini pas te vjelit vetem per nje varr!! Ne kete vend po humbet e gjithe historia!!!

Hsitoria nuk ka humbur . Po pasurohet me Yje të ndritur të Dylqinjës shqiptare pas Don Kishotit sali Qenef berisha .

Pse si të duket shoqja Jozefinë që shkëlqen dhe në Lesh ( lesh e kemi për floqet . Floqe e kemi për shumësin e flokut ) . E çpengova mos të keqkuptohen dashamirësit e Leshit të Jozefinës. Ndoshta nuk e ke parë vidion me shalë të hapura kur i hypën në shkretëtirë matorrit në Arabi . A nuk është Histori kjo ? Po kënaqësia që çfaqi kur "ja çante mes për mes kodrat " sali Qenef berisha . Çfarë janë këto në se nuk janë Histori ?

Dhe shembullin e saj madhështor  Jozefina e dha kur pështyu mbi Herojt e Vigut që janë mbaturina të heroizmit Shqiptar . Por vetëm të shkypnies or tie ..

Duhet me pështy edhe në Heroj Kombëtarë si Shotja !

E  çkafja asht kjo - ka thanë Dylqinja Jozefinë me të amlën gliuhë të Fishtës - me i dhanë vlera më shumë se Pedonalja që Ngrefa veta ? 

Fundja kështu kuptohet praktikisht Historia . Lesh për Lesh  . Lesh la - po Lesh bëri ! Dhe më shumë ka që vlerësojnë Leshin si lëndë e parë jo vetëm për dërstilën e Yp Xhibit por edhe për Historinë .

Pezm i modh . Edhe këtu sh.Gjëmbi ka vonuar smiley

 gjendet sot kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica.

lapidari mer tutkall

mer tutkall

mer lende veshtullore ngjitese doje te thoje smiley, sdq une dua te shtoj se nuk shoh gje varr as lapidar te mbuluar nga ferrat qe dmth se manaferrat na paskan zene syte.

E kemi kujtesen e shkurter dhe mirenjohjen te.paket. Krim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).