Brenda një viti kryeqyteti do të ketë një tjetër plan të ri zhvillimi. Gjatë kësaj kohe nuk do të jepet asnjë leje, ndërsa do të kalojnë në sitën e një auditi lejet e dhëna nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Këto janë parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj, sqaron se bëhet fjalë për një projekt të mirëfilltë, që do t’i japë hov të ri zhvillimi 24 njësive të reja administrative të kryeqytetit. Ndërkohë që, sipas tij, nevojitej një koncept modern me qëllim që Tirana e pas 20 viteve të mos jetë kryeqytet i qokave të një mandati apo një procesi të caktuar politik.  

MARRËVESHJA 

Kryebashkiaku i ri ka hedhur firmën e parë për hartimin e planit të ri zhvillimor të Tiranës në një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Marrëveshja e re e Veliajt ka rrëzuar planin e paraardhësit Basha, duke bërë që të pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit deri në hartimin e planit të ri, që, sipas tij, do të jetë gati brenda vitit të parë të mandatit. 

“Plani ekzistues vendor nga dita e sotme nuk është më në fuqi, pavarësisht rezervave personale apo publike që i kemi shpallur edhe më parë për planin klientelist që trashëgoi Bashkia e Tiranës. Duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit, pezullohen lejet e ndërtimit derisa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit”. 

Por jo vetëm kaq. Teksa ekspertët e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe ata të huaj të hartojnë planin e ri, Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të verifikojnë të gjitha lejet e dhëna deri më tani, ndërtimet pa leje apo shkeljeve në urbanistikë, e në rast se do të vërehen shkelje, të trajtohen në rrugë ligjore. 

“Të sigurohemi që këto parregullsi dhe sjellja e shkeljes konstante të çdo parimi urbanistik dhe bashkëjetesës në komunitet të mos jenë një modë që vazhdon në Bashkinë e re të Tiranës, për të vendosur një standard të ti”, theksoi Veliaj. 

Nga ana tjetër, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, theksoi se ka ardhur koha për t’u dhënë fund zhvillimeve kaotike në territor. 

“Tashmë njësitë e reja vendore me hapësirat dhe mundësitë që kanë, me kapacitetet njerëzore e resurset që kanë, në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, me ekspertizë të huaj dhe kombëtare, do të hartojnë planet e tyre që do të shërbejnë si burim apo si bazë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social të këtyre njësive”, theksoi ministrja Gjermeni. Sipas saj, plani i ri do të jetë gati me një procedurë të përshpejtuar ku do të asistojnë dhe ekspertë të huaj.

14 Komente

Dmth prape pa plan rregullues Tirana?
Bukur.

qenka padanizuar

Nga njera ane eshte gje e mire te pezullohen ndertimet kaotike dhe te krijohet nje plan afat-gjate, qe do u sherbeje brezave qe do vijne, mirpo nga ana tjeter, kam frike se, mos ky plan afat-gjate qe Veliaj do paraqesi me ekspertet e ndertimit dhe mjedisit, do t'mund te hidhet poshte pas 4 vjetesh, nese ne pushtet vjen PD. 

Haroje PD-ne Pierro. Per nja 12 vjet nuk puth pushtet. 

Mé perjashtim të periudhes 2011-2013 (berisha/basha), kjo eshte hera e parë qe prej 2005-s qe pushteti lokal në Tirane korrespondon me ate qendror, për me teper me Ligjin e ri te Decentralizimit

Eri diten e pare te punes e beri me autobus , lum si mami qe e ka.

Eri Eri top sheqeri
Per recel per marmallat
I ka bere fiqte gati
Vjen ne pune cdo dite me sat
Ta pelqeje kallami i gjate

kjo qe u bo veliu major i tirones, esht momenti kur ed rama kalo nga ironia e leht n'sarkazem.

xhahil paska qen.

jo, se kto artistat sikur shquhen edhe per ndjenja t'holla kshu. delikate, medemek.

Si nuk mesun iher mer zot. Po cdo gjo ka kohen e vet. Goditja sa do e forte te jete po nuk qe ne kohen dhe vendin e duhur, shko kot. Shif Cruz, i hyni shume shpejt gares, dogji karburantin, dhe tani rri e shef Trumpin nga trotuari. Po kane edhe te pakten nja 14 vjet te tjera perpara se te kene ndonje shanc real. smiley 

Per zotin barre te rende po i lene qeverise - se shpejti do ti duhet te luj dhe rrolin e opozites. smiley

nuk kom qen ne korrent kto ditet e fundit. c'ben Donaldi? I padiskutushem nder republikan, right?

ah sikur te bohet president, do kemi 8 vjet madheshtor ne US, Bame. Do i kujtojm sa t'jena gjall.

ps. ty sikur te pelqe ai Sanders, po? un them mjaft me liberaler, mer...

ore, a ka ndonje qe mund ti tregoje KM se nuk behet shteti duke kercenu miletin me burg. a e din ai burri se gropa me e madhe financiare e ka tek doganat, dhe doganat jane elementi me i lehte per te menaxhuar ne sistem e vjeljes se taksave ne nje vend. ta shtrengoj nje her aty. se dyti, bizneset me te medha ne vend jane edhe evaduesit me te medhenje ne kete vend, pasi u kerkohet cope me mire paguaje pushtetarin sesa taksat e shtetit. e treta njerezit nuk paguajne taksa se e dine qe do keqmenaxhohen dhe vidhen nga pushtetaret. dhe e fundit po ju garantoj se me kete ritem vendi po shkon drejt nje humnere ekonomike me ritme te shpejta.

Sa te dhime keta mer .... Prisni u thone ndertuesve apo dhe pronareve te tokave se nuk ju kane qeth mire. Kaloni dhe njehere ne berberanen tone t'ju fusim nje karré kinezçe.
Te vazhdoje poplli hunderr dhe koktulle t' ju jap mandate sa me te fuqishme qe specialistat e Ps t'ia heqin shul e t'ia fusin lloz.

Veliaj i thot fuqimisht "Ndal!" shkaterrimit te metejshem te kryeqytetit. Cmenden keqberesit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).