Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Uollter Shtajnmajer kërkon dëbim sa më të shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor: Kjo kategori nuk ka asnjë shans që t’u njihet azili. Vendet të mos i largojnë qytetarët e tyre.

Partia e Kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe partneri i saj në koalicion, SPD-ja e majtë, kanë ngritur zërin kundër fluksit të madh të refugjatëve që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Uollter Shtajnmajer, nga SPD, ka kërkuar sot një dëbim sa më të shpejtë të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor. “Kjo kategori nuk ka asnjë shans që t’u njihet azili”, ka deklaruar ai për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Në këto raste vendimet duhet të merren shumë më shpejt dhe, pas marrjes së vendimeve, duhet të pasojnë edhe dëbimet”, ka theksuar politikani i lartë i SPD-së. "Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova po kërkojnë afrim me Bashkimin Evropian. Nga kjo nxjerrim përfundimin se ato nuk mund të trajtohen si shtete që largojnë qytetarët e tyre”, ka shtuar ai.

Sipas tij, njohja e këtyre vendeve si “vende të sigurta të origjinës” do ta zbuste krizën e refugjatëve. Ministri theksoi edhe se, këto shtete duhet të punojnë më tepër që t’i joshin njerëzit të qëndrojnë në atdhe. “Evropa duhet të bëjë më shumë dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike në shtetet kryesore të prejardhjes së refugjatëve” ka thënë Shtajnmajer.

Sipas të dhënave, në Gjermani shkojnë rreth 40 për qind e refugjatëve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor (kryesisht Shqipëria dhe Kosova).

9 Komente

Mbreme u mbush nje vapor plot me Sirian, ne Kos te Greqise. Mendohet te shperndahen ne Europe. Dje a pardje, nje tren u mbush plot me sirian ne Maqedoni per ne Europe. Mendohet se rreth gjysem milioni sirian, do vijne keto muaj ne Europe, ku sipas thirjes/direktivave te Komisionit Europian, çdo vend europian do te presi nga keta ne proporcion me popullsine. 

Ketu ne Europe jane perhapur fjale sikur do vijne 9 milion siriane, gje qe ka shqetesuar edhe popullatat e thjeshta, biles edhe emigrantet, te cilet mendojne te ngrejne barrikada. Gjendja po behet alarmante. Vertet (une besoj) se nuk do vijne 9 milion por 400 mij, aq sa eshte diskutuar ne Komisionin Europian. 

Tani se mbani dhe 10% te kesaj shume, 40 mij shqiptare, une mendoj se nuk prish pune. 

Pjero, ketyre do tu japin nga nje tas me Kos dhe do ti shperndajne neper BE..

ka mundesi te te sjellin edhe te magazina jote ndonje dyzine...  apo keni sirinane ju aty..?

Nja 3-4 sirian i kam aty, nje e kam ne grupin tim, militant pro Asadit, por sikur nuk mush mire. Ka ardh nga mali, ku ishte bari, dhe i duket vetja me i zgjuari. I kam dhene plot keshilla, adviz per nje njeriun e vet qe eshte pran Asadit, por prap eshte hajvan, e ka mendjen se si te vrasi sa me shume sirian te tjere qe jane kundra Asadit. Dipllomacia i duket pune grash, siç thote vete smiley

I kam dhene plot keshilla, adviz per nje njeriun e vet qe eshte pran Asadit,

 

hahaha.

qesh-qesh rolandb , se disa levizje te Asadit mbajne vulen time. Po ç'flas kot dhe une me ty, se mos i di ti levizjet politike dhe dipllomatike qe ai ka bere. 

disa levizje te Asadit mbajne vulen time.

hahaha. me kenaqe pjer.

 

smiley... ehhuuu... llafe goja gojes..

Hipi asaj nuses e shko vete zgjidh hall... ja ku eshte Asadi...nje vrap pele!!

Qeka sirian me origjine Shqiptare me c'kuptojme smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).