Mes shiut të dendur dhe ditëve me diell, peizazhi i gjelbër në Tiranë po i lë vendin gjetheve të arta të vjeshtës.

120 Komente

rrofsh! smiley

Ajo foto e parafundit me peme anes Lanes eshte shume e bukur....

nuk i dhash dot dum ku osht tamom ajo rruge.

Andej nga shallvaret, nga Ana ekspozites poshte duket. 

Segmenti i Shqiperia Sot tek Shkolla Vasil Shanto-Unaza.

Dajosh, fotoja e parafundit, nuk eshte aty ku thua ti, se aty kam kaluar femijerine, dhe nuk ka pamje te tille, plus qe sa here shkoj ne Shqiperi, andej kaloj gjithmone, dhe ajo pjese nuk eshte. Fotoja duhet te jete diku tjeter vend, ndoshta nje vend i ri, ku do jene bere ndryshime apo ndertime, nuk mund ta them me siguri. Ne Tiron jam lindur e rritur, dhe i njoh te gjitha skutat, qoshet, rruget, mehallat, por kjo foto na ve ne dyshime te gjith neve qe jemi lindur e rritur ne Tiron. 

Qe nag here a fundit qe kam qene aty jane rritur pemet shume por me duket se perballe Min. se jashtme apo diku nga ekspozita..... nuk mund ta percaktoj dot....

hazreti shkab, hazreti shkab

poplli ka nevoje, poplli po heq

leje njiher at'kodosh liveliku mer dreq*

*ne kuptimin e mire te fjales

 

Shume gjelberim me qene vjeshte. 

e pra, ketej ka ca peme qe jane zhveshur fare

23 grade celcius temp sot ketu. motin e kemi te mire.

Dhe ketu ku jam une sot shkoi 70 e ca. Para dy ditesh ishte 30 e ca. Si me qene ne rollercoaster ride. Gjethe t verdha, t'kuqe, vishnje, kafe, jeshile, jeshile njera gjysem e verdhe gjysma tjeter. Bukuri ngjyshash perrallore me pak fjale. I had to pull over one day cuz the view was spectacular, u hutova. smiley

Shoqe fol me njesi matje shqip se nuk kuptohesh. Ai tjetri shef 70 dhe kujton se po piqesh ne hell. 

po pra mendova se po digjet Moza smiley

The leafs ishin yellow, te kuqe, purple, kafe, green, gjysma jeshile, the other half yellow ... Kush me shume e kush me pak, te gjithe jena fajtore te shkatarrisjes se gjuheve ... ca e bojne pa vetedije, kusuri per pordhe firauni ... vetem ti ja shkerdhe t'omen fare, ti e ke kthy ne art me vete ... smiley

Me ... guilty as charged, your honour !

Guilty e ca guilty se! Kot me akuzon. Lol

I like to think, une hyj ke ai grupi i pare ( te pavetdijshmit) ... Hey, po that's just me... veten per jo pordhac firauni, keshtu e njof ...

Bjutifull. Me djeg malli per vjeshten ne TR, nuk mbahet qekur nuk e kam shijuar. Por perfektja mbetet vjeshta ne kohen e plepave anash Lanes. Korridor si ai nuk besoj se gjendet kund ne bote.

yep. pjesa te pallati i pionereve e vazhdim (hotel dajti deri ku shkonte te ekspozita) smiley

tirana ka qen e bukur! magji!

Cimo si i thone plepit ne anglisht se per hir te nostalgjise do mbjell nja ca ne oborr.

I thone Poplar, Dajosh por kujdes nga alergjite po i mbolle ne shtepi se plepi eshte  famekeq. Mfal qe tu pergjigja une po Cimi sguxo me tu pergjigj se i jan qep keq Anglishtes te tij.

Rrofsh. E di, Cimi eshte problematik, duhet me i nejt larg smiley

Jo mer jo, po sec osht njona qe i eshte qep Anglishtes se Cimit e do me e permiresu me perdhune e jo asaj te Llastices pershembull, LOL, tip fiksimi me pak fjale.

smiley

kisha ne dore dicka. nuk kam siguri qe do gjesh plepa si ne Shqipni ktu. dmth te atij lloji.

nuk di a ka akoma kopesht botanik, por do pys ca shoket e mi inxhiniera pyjesh mos ia dine emrin fiks plepave qe mbillnim ne (dmth varietetin) edhe te them.

Kam une nje plep ashtu tek oborri komshiut kroat, qe mi hudh gjethet nga ana ime dhe mi bo hije kajsise se re. Po deshe hajde merre, ta kena fal me gjithe rronje.

Mos mer. Asiher nuk i kom pelqy kroatet, milet me t'futme smiley

Kurre nuk e kam kuptu fiksimin per pastrim gjethesh si manjak. Komshiu im vishet si astronaut cdo weekend dhe ja hyn pyllit bashke me catine me leaf blower. Mas gjys ore gjethet jane shtru prap per qejf. Duhet te jete force zakoni. Un seboj dot. Sikur ma ka qejfi me i pa gjethet te shtrume per qejf.

Jo daje. Ky i imi eshte cifut-kroat dhe eshte cun flori. Une i bi raki Vunoi nga Shqipnia, ai me sjell noi shishe shlivo. Dalim e pime edhe noi Cohiba ke gardhi kur esht koha e bukur...

po c'e diskuto mer. kta jan ftof ne tajare. nuk ka ore te dites te mos nigjosh naj motor qe po puno dicka te mehalla ku jetoj vet. nji ven suburban me shum gjelbrim, vijn ca zogj qe te morin frymen aq te bukur jon, me ca ngjyra te ndezme, kuq blu, si m'i do, pyllin natyror, dmth yll fare. si nuk iu rri bytha ne vend mer! smiley gerrr geerrr, me ato qe fryn gjethet, marak te modh pastrimin, qe gjethet kon lezetin e tyne, sic the ene ti, nji qe kom perball sec ka pajtu nji kompani landscaping, edhe nji dit po, nji jo, vijn ata nja tre or te mira, se c'bojn nji pereni e di, se para dy ditesh ishin. vecse zhurm. shkurt: nuk din me shiju tamom ate qe ua ka bo Zoti rrisk, backyardet per se mbari me bbq e te gjitha, por gec e vec. shum keq e kon ket tabjat. vet jom me i qeti. nji her ne 10 dit e korr barin para qysh kur vuna zoshia quhet bari, para dy vjetesh. asgjo tjeter.

Edhe mu me cudit kjo mania me pastru gjethet. Hiqi mer vlla njiher ne muaj po qe se je kaq i vendos. Po ato jane vec bukuri.

Ti e paske kroat, ky hajdari im osht serb bosnje. Para ca vitesh i erdhi ne moj te hundes dhe tha : Do e pres !!! Filloji t'u kerku po kujtote se do vishin me ia pre per nja 50 - 60 $. Kur mori vesh cmimin e la ate pune se nuk gjeti asnji as nga dora vet qe tia merrte persiper ... 

 

Same here. smiley 2000 dollaro gjobe po e preve i tha city. Po une po i rrjep lekuren e trungut dalengadale dhe nuk do e kete me te gjate se 1 a 2 vjet.

Mos bo gabim se do hash dynjone ne vjeshte duke pastru ulluqet. Edhe po e molle larg, gjethet ta nxijne jeten duke i pastru. Me beso, kom komshiun njit qe ka nji dhe te dy familjet e mallkojme cdo vjeshte. Mbill peme frutash. Une dje molla nji fik e nji kumull qe i kisha sjell fidane te vogla nga atdheu ... shhhhhtt ,it's illegal .

smiley Si dreqin i fute fidanet knej mer smiley

Po qe ishin pese ( kumull, limon, fik, portokall dhe dardhe ). Te gjitha me i dore, te bleme ne Ndroq. Po qe i interesum ta tregoj mceftas... haha.

A bohen? Mire? Klima? Ti je west coast apo jo?

South-east. Ketu ke une po germove gjys metri del rona ... icik me thell ujti detit, osht pune muti. Tafti bafti, vetem nja dy mona te zinj me kane zone deri tani ( edhe keto nga albania, jo vete )...

Fiq e kumlla fidane ka sa te dush knej (per fikun nuk ta garantojne dimrin, po ka ca teknika italiane...) po une vdiqa me gjet nji fidan hurme farzeze.

Na i thuaj nje here keto teknikat italiane, qe bashke me kefirin te te kemi dy borxhe smiley.

Tironcooooo i thon Birch plepit..... smiley

Birch eshte meshtekna motra. Ne sme beson bej google search imagessmiley

kom 9 meshtekna (3 grupe treshe) ne bace. jon rrit qanet. vuna dy fiq parvjet, edhe iu bojn hije. duhen pre. interesant se si kurora ndjek diellin, hapsiren per diell, se ka pyll perreth. 

Meshteknat jane shume te bukura dhe elegante si peme, gjynof me i pre. Fiku behet edhe ne cep te shtepise e nuk do shume diell per ate pune.

A bohet fiku knej nga ne? Fiku do klime te ngrohte apo jo?

Fikun e kan sjell Italiont ktu tek ne dhe bohet. Mundohu me ja morr ndonje komshiu qe ka rrace te mire. Eshte kryesisht i llojit me rrenje mrena toke, qe kur ngrica vret deget e reja, ti i krasit ne mars dhe nga toka dalin deget e reja. Mbledhin shume zoq fiqte por ka vite qe prodho ene 3 barqe.

Knejj nga juguu bohen. Por ktu te un toka esht mizerabel. Acide dhe argjilore. Fiku bohet sidoqoft..
Lidhi simjet po I hajn zogjt.
Ps meshtknnes duu me I shkurtuu nje krah qe bo hiije.

Na bone lomsh Cimo. Kujtoja se je akoma ne NY.

jo, jo, u ben nja dy vjet e pak qe kam ik nga NY

Paske goxha Fiq Moza smiley

Moza, fiqte i paske icik te vegjel po qekan te ngjeshur. Duken te embel sidoqofte smiley

Nuk rriten me shume. smiley fiq n toke/ klime amerikane. Ca pret me shume. Lol

smiley

ahahahahaaa

Ne e kishim ne oborr dhe e preme, prej alergjive. Ishte i bukur ama smiley

Nje minute te lutem shoku qytetar! Rruga nga Liceu e deri te kryqezimi me Sami Frasherin ia merr ne kthese te gjithave. Sidomos ne vjeshte. Ehhhhh na keputi malli. Tirana eshte fiks zemra e Shqp.

ju qe jeni larg e qe ju merr malli per vende te caktuara, mund te beni dhe kerkesa per foto. jam i sigurte qe peshqit ketu do jua plotesojne (korrespondentin nga Komuna e Parisit e kemi pak tekanjoz por ajo lagje e re eshte dhe pa nostalgjira. pershendetje nga ekrani smiley

Ju mund te thoni ca te doni per ngjyrat e gjetheve ne Tirane , po me plepa a pa plepa, vjeshte me te bukur se vjeshta kanadeze nuk ka ne bote.

Monda rrofsh per fotot nostalgjike sidoqofte. smiley

T'rre mendja dhe Ty. Lol

E vertete PF. Nuk ka me te bukur se Vjeshta ne Kanada, 

 

Mo na bej t'sjellim pics tani! 

smiley

O kojshi, po s'na ndan gjesend i madh, nje cope ujvare na ndan smiley.

E di e di, po krahasoje njehere anen amerikane te Niagares me ate kanadeze. smiley

Shtator 2015, Toronto.

Pale' dimri, i here ...smiley breathtaking !

Literally smiley

Mire Qemoli qe qesh se e ka m'terezi, po ti pse qesh qe na eshte bere dimri ne NY me zi se i kojshive? 

Ka kalu sh kohe qy nga dimri funit Monda, harrova smiley

Varet si e shef Monda, seriozisht. Kalamajte tone qe lujne hokei, bejne ski e snowboarding mezi e presin. Ne, partine e pesekatshit ne plazh, domodso qe na merzit. Po qe ja ku eshte Kuba. Nje vrap pele.

Kusherira e gjyshes ne Calgary .

si je moj teto,si I ke nipat?

une me rheumatizem te keqen.nipat mire ,kane nxjerre magjen e po lozen ne bore .

e kishte fjalen per bobsled smiley

Me hurricane si keni qene kete vit andej nga Southeast? smiley

Shife, fillun ziliqaret me : Ti je mur i larte, po une ta heq gurin e fundit ... 

Qeni eshte kafshe besnike. Pse fyhemi kur na thone qen?

Me dhimbje vella, me dhimbje smiley

Dhimbja leshit. Ne ia kemi harru emrin ka 15 vjet. Nga ana tjeter does the name Irene ring a bell ??? Nah nah nanananasmiley

It does. Mos doje te thoje Sandy me mire? (ja qe te ndihmova)

Ajo e treta, ku osht Lana, ka kap ate pjesen para shpise Lym Pezes. Mu aty ka qene tubi i famshem. Eh, sa te mbjella kemi shkel ke ai kadosh tubi. Kot e kane heq. Atij duhet t'i kishin bo Lapidar. Pse ne e kishim fajin qe ishte rruges kur ktheheshim nga barrakja Arjanit, ke Cesmja Gurit, ne forme spathije ? smiley

Pse rruges per atje e kalonim rehat fare, bile edhe me vrap ... ndersa kur ktheheshim edhe koma-dores mazallah ... ?

Po Reshat Arbana duke gjujt kshu ?

E gjashta me pelqen shume. Rruga Sami Frasheri kam pershtypjen, perpara se shkosh tek Myslym Shyri.

Dajosho, ja pergjigjia per plepat, po e boj copy-paste:

"...Ne lidhje me plepat une mund te rekomandoj, sigurisht, varietetet qe jane mbjelle ne kohen e dikurshme si ç'eshte p.sh. plepi kanadez (Populus canadensis), por qysh atehere e gjer me sot procesi i krijimit te varieteteve te plepave ka evoluar se tepermi pasi industria ka pasur kerkesa per drurin e tij ndersa prodhuesit kne kerkuar perfitime te medha ne periudha sa me te shkurtera....Ne se personi i interesuar kerkon plep per bukuri mjedisore ne lulishte apo mjedise te tjere rekreative une i rekomandoj dy plepa: Plepin e Eger dhe Plepin e bardhe (Perkatesisht: Populus tremula dhe Populus alba)...fidanet e tyre mund te prodhohen lehtesisht nepermjet mbjelljeve vegjetative te kalemave te tyre; ose mund ti bleje te ndonje prodhues fidanesh e ti mbjelle..."

Me thuj a te ndihmon kjo, por me emrat latin nuk besoj se gabon po t'i kerkosh. 

Rrofsh Cimo. Sh flm. 

Tirana, vend i bekuar ta gezoni ju qe jeni atje... Une erdha per here te fundit kete vjeshte... 

Megjithese e kisha me shume qejf kete vizite nuk na eci fare... Diarre e viruse tere kohen... Nga nje ane shkrije ne djerse, pastaj kishe ftohte brenda ne shtepi. Plus qe une jo per ti dhene makines po as rrugen nuk e kaloj dot pa stres aty... Aromat e bukura te tiranes i ka mbuluar diesel i djegur. Lana vjen era fekale. Cdo rruge e trotuar i shpartalluar...

Jo jo , nuk eshte per mua fatkeqesisht ...

Tani vetem per te mbyll ndonje hesap per ndonje dy ditsh po na erdhi puna... Ka plot vende te bukura bota ...

Djema tani e kuptova, pas nje hetimi me vemendje,  fotoja e parafundit eshte i njejti vend apo rruge me foton e dyte. Keshtu qe ngelet te zbulojme vendin e fotos se dyte, qe te dali dhe ajo e parafundit smiley

edhe per mua eshte po i njejti vend nga dy kendveshtrime te ndryshme. Eshte perballe me bllokun 1maji pak me larg se ish ekspozita Shqiperia Sot

Vecse bar dhe peme si me qene ne xhungel. Po na trego o fotograf edhe arkitekturen e pallateve te bukura te Tiranes, deshmi e kultures tone Pellazgo-Allahu Akbar.

Tirana eshte qytet i kendshem dhe me pak pune kthehet ne qytet te bukur.

Jam shume dakord me ty i dashur. Tirana ka thjesht nevoje per nje termet te manjitudes 8-9 te shkalles Rihter, dhe bohet si qytet.

Dilni mor nga guacka, levizni e shikoni pak bote me sy, lereni ate Tironen per nje vit a 2 vjet e do e shifni ndryshe. Depresioni kurohet me medikamente e terapi...nuk e ka te keqen tirona por njerezit.

Dukesh ti qe s'me ke mik ne FB. smiley

Vetem ne fundjaven e shkuar isha ne Ljubjane, Bled dhe Trieste plako.

Pa dash me te shit pordhe, thjesht per te te kundershtuar argumentin.

Po shiko ndonje doktor te mire andej se ke nevoje. Ti pret Tironen te jete si Lubljana apo Trieste, me fal po pse do jete?  Gjyshi jot dhe i imi na e lane te tille dhe e prishem ne?

Nuk te ben dot gjo dermon ty, se ti po ankohesh qe ske lind ne trieste apo Lubljane, linde ne Shqiperi kthjellohu....

Shiko se e paskan hequr. Po te pergjigjem seriozisht tani. Nuk ka lidhje kjo qe ke shkruar me cfare po te them une. Ose meso te bashkebisedosh normalisht me tjetrin ose me mire lere fare.

Po cer Serioziteti pret prej meje o LLA, ti thu qe Tironen e rregullo termeti Richter 8 balle.

Keshilla ishte qe dil jo per pushime por ca vjet e kap punen tende e shiko jeten ndryshe. Te eshte merzitur Tirana e ska mo ilac. Tirana eshte qytet i lezetshem mesdhetar, shume me i bukur se qytetet Kosovare, Maqedonse apo Bullgare. Nuk mund te behet qender kulturore si Beogradi apo metropol si Athina, prandaj hyn ajo pritshmeria qe ke si edhe depresioni.

Eshte nje qytet ku ska geto apo varferi te skajshme si ca qytete te tjera qe anashkaloni. Fshatrat perreth jane rregulluar per bukuri e shif Pezen m Prezen sa te lezetshme jan bo. Skan parqe po ka nje Mal te tere Dajti si park per qejf te vet qe nuk shfrytezohet sa duhet. Shengjini, Durresi, Kruja jan nje vrap pele. Po ashtu edhe VLora me Pogradecin qe me pare kan qene si me dal jashte shtetit. Jeta ne Tirane kur vij eshte shume intensive e me lodh me gjallerine. Njerezit tu shit ne rruge jane minusi me i madh per mua sa per ndertesat nuk me bejne pershtypje se njerezit do fusnin koken por vetem mos mu mburrni sa te larta jane ato 2-3 qiellgervishes se boheni qesharak. Problem eshte Papunesia dhe se jeni shtu shume se si qytet nuk u ndertu per 1 milion vete por per 200 000- 300 000. Po ene Bathoret ju i keni me rruge me asfalt e dyqone pordheshitese. 

Cer te them une ty e shokve te tu qe Shkaba lahet 1 here ne muaj? E di qe laheni cdo dite se keni depozite vec presionin e dushit e keni pak te ulet. Sinqerisht mu tironen ma merzitin tipat qe vetem din me u anku dhe nuk shohin as i gjo te bukur. Nuk jane vetem halet Alla-turka problemi ne ate vend me sistemin shendetesor, por edhe mungesa e kujdesit psikiatrik. Depresioni, ska emer tjeter, dhe une shof njerez te cmendur ne ate vend qe duhet te jene spitaleve e jo rrugeve apo me keq ...para kamerave.

Nuk thashe 8 balle, por 8-9 balle. Madje tani qe e mendoj e amendoj ne thjesht 9 balle.

Qartesisht ti nuk di te diskutosh, keshtu qe eshte e kote te merrem. Sulmet ad hominem te perseritura tregojne pa aftesi ne diskutim

Rendesi ka qe bashke kuptohemi pa te tjerat nuk kan rendesi.

Kam frike se nuk kuptohemi, pasi nuk eshte ne stilin tim qe te sulmoj vazhdimisht bashkebiseduesit.

Dhe sinqerisht me duket mjaft pa sens. Nqs. ke qejf te diskutosh, diskuto, ne te kundert nuk te detyron njeri te nderhysh. Ti per cfare diskuton me mua, per te me ofenduar?!

Po ja do te te pergjigjem 1, 2 here per t'u mbrojtur duke rene ne batakun tat, po pastaj?

Po shko or burr. Ajer. Shko merru me te ngjashmit e tu.

Ore a me citove me siper apo te kane lene syte. Po spo merrem me ty personalisht por fenomenin. une sinqerisht po mundohem te tregoj qe sjeton ne llum, hale a batak. Per cfare bataku timin flet, as te ofendova e as nxorra ndonje ndyresire nga goja si cbo ti here pas here.

Po e vertete, te citova une. Ndjese.

Nje kontribut i kesaj vjeshte i dedikohet edhe Edi Rames, qe pastroi hapsirat e gjelbera ,parqet, nga kjoskat kapitaliste , te pas 90 es.

Tirana deri nga vitet 70 me perjashtime te pakta , nuk ka patur Vjeshte .Te pakten me karakteristikat e saj , perjashtu temperaturat , si puna e nderrimit te ngjyres apo renia e gjetheve .

Lana dhe ne tersi pjeset ku kishte lageshtire ,3/4 e Tiranes , me kufij Kinostudio -Kombinat dhe Selite lumi Terkuze , u mbollen me Equalipte si luftus shume i suksesshem ndaj mushkonjave qe shkaktonin Malarjen .Me zhdukjen e saj , u mbollen kryesisht halore .Te dy keto lloje nuk njohin "vjeshte" .Equalipt ne se e kziston mund te jene disa peme tek perballe "Berlinit " dhe pallacinat pa hyre ne ish Bllok !

Me shtimin e derdhjeve te " mendereve" ( jo detyrimisht  mender Prof Olsi ) ne Lane lindi nevoja te mbilleshin Plepa por qe rezultuan lloj shume Alergjik dhe u zevendesuan me Blij , teper funksionale per te ndale aromat  e kendeshme te lanes .

E vetmja rruge qe ka pas Vjeshte ne kuptimin e vertete te llafes eshte rruga nga shkolla 11Janari kahu Moskateve deri tek dalja ne rrugen e Elbasanit tek Liceu .Me pas ndryshuan shume rruge qe u mboollen Peme te shumellojshme ..deri sa erdhen Barbaret e Saliut smiley ​qe dogjen , shkulen e thyen kudo ku kishte Peme .

Te behet qejfi kur shikon FOTO qe dhe Tirana mund te shoqerohet tani me fjaline Gjithe Botrore ..

Erdhi Vjeshta smiley

 

Ne Tirane qenka akoma si ne pranvere: gjelber. Tek-tuk ndonje gjethe e kuqe. Ketu eshte bere kafe-verdhe-kuqerremte.

album shume perjashtues, meqe tema eshte vjeshta duheshin postuar dhe 2-3 foto te shirave freskues qe kane rene keto dite. shira qe zgjasin pak relativisht, por ne pjese te caktuara te qytetit kane efekte monsooni tajlandez smiley

medje - mendje kjo dynja... kujt nuk i pelqen mos te shkel ne Tirane. Por jo tu imponohen njerezve me ato qe thone. Tirana nuk eshte perfekte, por pikerisht sepse nuk eshte perfekte i jep bukuri. Tani , nese do te jetoja aty mbase do mendoja ndryshe per keto difekte qe ka.. Por, nuk eshte kurre e merzitshme, si e gjithe Shqiperia ne fakt. Varet si ndihet njeriu, ku ndihet me rrehat. Megjithate, sec ka dicka te vecante shqiperia.. gjithmone te ben te qeshesh me ato qe kalon dhe me njerezit qe takon.

Nuk do te me pelqente te kthehej ne nje kryeqytet tipik perendimore, me rregull dhe bukuri, por i merzitshem ne kulm e me njerez qe jane si statuja ne sjellje dhe te ftohte ne komunikim (ose fallco).. 

Po hajde pra ne Tirane, mos rri ne Londer.smiley

 

po pse kur mund ti kem "best of both" ? Nuk i kam kuptuar kurre njerezit qe thone "meqe te pelqen kaq shume shqiperia hajde ose ik jeto ne Shqiperi"... Njeriu e vendos vete si e ben jeten dhe si ta kete interesin personal.

Sot bota eshte e vogel, aq me pak Evropa. Me shpejt jam ne Tirane pershembull sesa ne Skoci qe eshte pjese e vendit ku jetoj. Pergjerisa ka skocez qe apo angleze nga veriu qe punojne e jetojne ne Londer perse jo nje shqiptare? Ashtu sic ka fare mire edhe te huaj qe punojne ne Shqiperi dhe kalojne pushimet ne vendet e tyre. Nuk dua te them qe nuk ka vende te tjera per pushime, ka dhe kam qene. Por si ne Shqiperi askund nuk ndihem e nuk kenaqem. 

 

Darkort me ty po "best oft both" nuk mund ti kesh se ti fizikisht jeton ne Angli, jo ne Tirane. Tiranen ti e shijon nga prizmi i nje turisti. Eshte ndryshe te jetosh per dy jave e te ikesh ne Angli, e ndryshe kur jeton pergjithmone aty. Interesat turistikore zene nje vend me perqindje shume te vogel ne jeten e njeriut. Interesat me te rendishme per jeten tende jane ne Angli dhe jo ne Tirane. Dikush qe ka prioritete me shume se turistikore rri ne Tirane dhe jeton atje.

 

pa ta pret mendja qe une i kam "best of both" se per veten time po shkruaja.. Jo, nuk e shikoj si Turist shqiperine e shikoj si vendin tim. Nuk mund te me tregoje njeri sa ndryshe eshte jeta aty se e kam jetuar, kshu qe ky muhabet jo "2 jave e jo 3 dite te duket e bukur" nuk pi uje. Se pastaj i bie qe edhe une tu them njerezve mos hajdeni ne Angli se do drogheni apo do ju rrahin huliganet rrugeve, apo se ne Gjermani do jetoni cadrave mos e shikoni nga televizori apo si turist "2 ditet apo 3 javet e para".. Kjo do ishte e padrejte, sepse jeta si ne Tirane edhe jashte saj ka te mirat dhe veshtiresit e veta. Ti si individ zgjedh si do te jetosh. Ja pershembull une mund te kthehem ne shqiperi por para se te kthehem do plotesoj kushtet e mia personale ashtu sic kame bere edhe ne Angli. Duke i sherbyher vetes, i ke sherbyher dhe vendit. Kaq e thjeshte eshte, po nuk plotesove kerkesat e tua ekonomike dhe sociale asnje vende nuk do te pelqej qofte ky vende Tirana, Londra apo Parisi me Bonin. 

Eshte e pamundur te jetosh njekohesisht ne dy vende. Ose do jesh ne Angli, ose ne Tirane. Une nuk e di se cfare synon ti ne te ardhmen: jeten ne Angli apo kthim ne Tirane. Po ti per momentin jeton jashte, qe do te thote qe interesat e tua ekonomike, sociale, arsimore etj i ke ne Angli. Aty je pershtatur. Nuk po te akuzon njeri qe ti Tiranen nuk e do dhe duhet ta shash se jeton jeshte shtetit. Edhe une jashte jetoj se me me pelqen me shume jeta ketu se ne Tirane po nuk ndiej urrejtje e percmim per vendlindjen time.

Tirana, pervec bulevardit kryesor qe na lane italianet qe megjithe perpjekjet qe ne kemi bere per ta kthyer ne te shemtuar sic jemi vete (shiko kullat binjake, piramiden dhe Hotel Dajtin e rrjepur si edhe segmentin tek Zogu I) prape arrin te rezistoje, pjesa tjeter eshte nje kellire e pajetueshme.

Une po flas me standardet e botes Perendimore ku kerkojme te shkojme, jo me standardet e Orientit nga vijme.

Ti kujton se Tiranen e bejne te bukur vetem bulevardi dhe ndertesat italiane? Jo, ne fakt pas 2-3 vizitash ne Tirane ato as nuk i ve me re. Tiranen e bejne te bukur dhe argetuse njerezit, lokalet dhe restorantet ku mund te haet mire dhe lire, wi-fi falas ne cdo kafene pa kokcarje, nuk je i bombarduar nga reklamat groteske te fast food apo njerez qe te shohin me bezdi ne rruge.. mund te shkosh nje shfaqje teatri me 2 mij lek te vjetra ( ja po ta bej 2 euro) dhe te hysh falas e pa rradhe ne muzeume. Me 10 euro ke taksi gjithe diten pronto dhe mund te shkosh ne Mal apo ne Det per 30 minuta. Te 10-a standartet e botes perendimore ku per nje film holliwood do 10 euro per kokoshka..  smiley

dhe te hysh falas e pa rradhe ne muzeume.

Sa kom qesh. Hera e per qe  dikush po mundohet te lavderoje muzeumet e Tirones. Po ca ke pa ne muzeumet e Tirones me qafsh dhe pse shumes?

 

muzeu i arteve pershembull eshte shume i bukur.. edhe muzeu historik jo i keq prape. Vetem 30 minuta larg nga qendra me makine mund te shkosh ne Durres te shohesh muzeun arkeologjik (nuk kam qene por kam deshire shume ta shoh).. Aq afer ke edhe Krujen pershembull apo kalate e ndryshme. Rruget jane te mira dhe me shume pak shpenzime mund te shetisesh. Tani, edhe ne Londer do 2-3 ore te udhetosh nga nje cep ne tjetrin nese do te shohesh muze te ndryshem dhe eshte shtrenjte shume. Tirana aq eshte, qytet i vogel eshte, duhet pare si nje metropol i gjithi Tirana qe perfshine gjithe shqiperin e mesme me Durres e Elbasan. 

Tirana eshte qytet argetues, me teper prej njerezve, po keshtu estetikisht eshte tmerresisht e shemtut. Arkitektura eshte beterr (jena popull i varfer), asaj cik historie i kena vene kazmen, pluhur, zhurme. Sa here kam ardhur me te huaj kam heqeur picirin ne fillim se nuk dija ca tu tregoja derisa hoqa dore. Sa per jete artistike, nuk mund te krahasohet me kryeqytete europiane, edhe ne Prishtine ka aktivitete me cilesore. Pastaj 2 shfaqje ne vit jane qe shtyhen qe kur ke vajt ti i kane pare te gjithe tashme. Muzeu i arteve mund te jete per ty si shqiptar interesant, per nje te huaj eshte amatoresk.

Mos me keqkupto, sic thashe ne Tirane ben gallate po e bukur nuk eshte. Jo se Shkupi, Prishtina e Podgorica jane ku e ku, po te pakten Shkupi e ka ne lagje, nje ure, Podgorica ka natyren rreth e rrotull. Tirana eshte me e braktisur paradite, me ardh ne darke e direkt ne lokal.

Jo, jeta artistike eshte gjalleruar shume keto vitet e fundit. Njerezit kane filluar te levizin. Koncerte, ekspozita, takime letrare...

Dmth. po te dush, gjen pa problem.

Eshte dicka e mire kjo se do te thote se ne po fillojme te sofistikohemi.

Mbase, kete vit nuk isha. Efekti Rama maybe. Sa per sofistikim jena sofistiku goxha keto 10 vitet e fundit, me ato mundesit tona kuptohet. Thjesht fakti qe ka (ri)fillu dhe shqiptari te thote me fal dhe faleminderit eshte fitore e madhe. Keto vitet e fundit kane qene vite stanjacioni se do kishim ec cik me teper edhe kulturalisht.

Per aspektin njerezor jam shume dakord me ty. Ne jemi njerez te ngrohte, mesdhetare.

Persa i perket pjeses tjeter pastaj, une nuk po flas per bukurine, (qe sigurisht eshte nje faktor i rendesishem), por per jetueshmerine e qytetit.

Tirana eshte nje kellire e pajetueshme. Eshte qytet pa trotuare, eshte qytet me ndertesa te shkaperdhyera, me shtesa e me lajlelulet e Rames e me spekullimet imobiliare. Tirana ne keto 25 vjet eshte kjoskezuar dhe eshte kthyer ne origjinen e asaj cfare ne jemi, pra ca katunare ordinere.

Tirana nuk ka parqe mo vlla. Tirana nuk ka rruge per makinat. Nuk ka parkingje. Urbanistikisht eshte nje katastrofe. Nuk ka hapesira sportive. Nuk ka hapesira per femijet.

Po keto e shume faktore te tjere jane ato cfare mua me interesojne per jetueshmerine. Cfare brezi hale rritet ne kete lloj qyteti. Ky qytet promuovon anti-vleren, dallaverin, kafen, llotot, lojrat e fatit.

Po keto jane gjerat qe shihen ne nje qytet. Me plasi trapi per kafet.

U mallëngjyen me Tiranën...imagjino ne ç'duhet të themi për Vlorën.

Sa shikojmë ndonjë perëndim mbi Sazan, bëhemi me shkarje ledhi. Na hipin ato saudadet mu si futbollistat brazilianë kur i merr malli për Rio de Janeiro.

ore qe t'merremi vesh: ne qe po e hajm cairin knej, nuk na duhen shum ato projektet zhvillimore. ato t'i mendojn ata qe jetojn atje. ne te ktejshmit shohme po pati ndonje restorant a birrari per s'mari, kukurrec, dhe natyrisht pahce etnike me uthull e rigon, edhe per ato kohe qe do vim per tebdil hava, lusim mos na zere ndonje cerme a damblla, kshu duke kryqezuar gjishtat, sic e kemi mesuar kendej.

thjesht per perspektive. dhe per te thene qe ajo e djegura per memedhe eshte ca si e ndryshme kshu, per njerin eshte "duplo", per tjetrin "pralina me e gjate ne bote" smiley

adendum zhvillimoro-sqarimor: duplo

I lutem adminave, here tjeter te mos i heqin komentet, dhe te mos sjellin foto nga qytete apo shtete te tjera dhe ti paraqesin sikur jane te Tiranes. 

me ka marre malli per nje koffi ke kashta/syri i kalter a si quhet...e kujtoj gjithmone me nostalgji ne vjeshte ate vend pa ndotje vizuale dhe akustike...dhe me personel te sjellshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).