(Aleksandria dikur...)

 

Nuk e di çfare dreqin më shtyu sërish tek Kavafis, po pa dyshim ai është një nga poetët më aktualë grekë, simbol i përjetësisë historike të artit që fillon që me Homerin, e mbase edhe më tutje me Epin e Gilgameshit. "Duke pritur barbarët", edhe në mos qoftë poema më e bukur e Kavafis, është pa dyshim nga më karakteristiket e stilit të tij. E gjithë poema ngrihet mbi një moment të vetëm pritjeje, ndërsa ngjan se një zë i brendshëm i shpjegon vetvetes se pse mes një palëvizshmërie politike, lodhjeje kulturore dhe zhgënjimi nga premtimet dhe oratorët, njerëzit presin në shesh një përplasje të dhimbshme dhe të pashmangshme që mbase mund ta thyejë krizën ku janë mbërthyer, duke i dhënë një tjeter kuptim jetës. Një temë ideale për t'u trajtuar nga një poet si Kostandin Kavafis, i lindur në Aleksandrinë e krijuar nga Aleksandri i Madh e që dikur ishte qendra kulturore dhe intelektuale e Mesdheut për shekuj të tërë, por që në 1863-shin, vitin e lindjes së Kavafis, ishte vetëm një gjurmë gërmadhash tretur në shkretëtirë.

 

DUKE PRITUR BARBARET

Çfare po presim këtu të mbledhur në forum?

             Barbarët duhet të mbërrijnë sot këtu.

             

Po në senat, pse asgjë nuk ndodh,

Pse senatorët ulur rrinë e nuk diskutojnë ligje?
 
        

            Sepse sot barbarët mbërrijnë.

            E ç'ligje senatorët mund të bëjnë tani

            me të mbërritur barbarët, ligjet do t'i bëjnë vetë.

 

Po Perandori, pse është ngritur kaq herët

dhe pse ulur rri në portën kryesore të qytetit

në fronin mbretëror me skeptër e kurorë?

 

                 Se barbarët mbërrijnë sot

                dhe Perandori pret Prijësin e tyre të takojë,

                Ai dhe një pergamenë të tërë ka mbushur

                me tituj e grada që do t'ia dhurojë...

 

Pse dy konsujt dhe pretorët tanë kanë dalë sot

veshur në togat e kuqe qëndisur me ar,

pse kanë vënë byzylykët mbushur me ametisë

dhe unazat me emeralde rrezëllitës

dhe pse mbështeten mbi shkopinjtë elegantë

mrekullisht gdhendur me argjend e flori?

 

                    Sepse barbarët mbërrijnë sot

                   dhe të tilla gjëra i mahnisin barbarët.

Pse oratorët tanë të shquar s'kanë dalë në ballë si gjithmonë

të mbajnë fjalën e tyre e të thonë ç'kanë për të thënë?

 

                   Se barbarët mbërrijnë sot 

                  dhe ata s'durojnë dot retorika e fjalime.

 

Pse ky shqetësim e konfuzion i papritur?

(Sa të rënda fytyrat e njerëzve u bënë.)

Pse rrugët dhe sheshet u zbrazën papritur

e çdokush në shtëpi kthehet po zhytur në mendime?

 

                   Sepse nata ra dhe barbarët nuk mbërritën

                  dhe dikush që sapo u kthye nga kufiri tha

                   se barbarë nuk ka më.
 
                   E tani ç'do të bëhët me ne pa barbarët?

                   Në fund të fundit, ata njerëz ishin një lloj zgjidhjeje.

 

CHE FECE... IL GRAND RIFIUTO *

 

Dhe vjen për ca njerëz dita

kur do t'iu duhet të deklarojnë të madhen "Po"

ose "Jo". E menjëherë bëhet e qartë kush Po-në

brenda gati e kish; e duke e thënë atë

 

përpara shkon me nder e vetëbesim.

Po dhe ai që refuzon, nuk pendohet. I pyetur sërish

prapë "Jo" do kishte thënë. Dhe kjo "Jo" - e drejtë -

tërë jetën mbi kokë do t'i rëndojë.

 

* Titulli i poemes aludon për dorëheqjen prej postit papal nga Celestine V, i cili vetëm pesë muaj pasi ishte zgjedhur Papë, në vitin 1294, dha dorëheqjen nga ky post për t'u tërhequr në vetmi në malet e larta të Abruzit ku jetoi me pas si eremit. Kjo "Jo" e madhe është gjykuar si një akt burracak nga Dante, i cili e vendosi papën Celestine në Ferrin e tij; por një akt ndershmerie nga Kavafis, i cili i retushon poetikisht vargjet historiko-moralizuese të Dantes.

 

PERENDITE BRAKTISIN ANTONIN

 

Kur papritur, në mesnatë ti dëgjon

një procesion të padukshëm të kalojë

plot muzikë e zëra të gëzuar,

mos u anko për mungesën e fatit

qëllimet e parealizuara, iluzionet e

planet në jetë; zija është e pakuptimtë.

 

Më mirë me ndërgjegje dhe guxim

jepi lamtumirën Aleksandrisë që po lë.

 

Mbi të gjitha mos gënje veten, mos pretendo

se ish veç një ëndërr, një gënjeshtër;

lëri këto marrëzi të kota.

Po si të ishe përgatitur prej kohësh, plot kurajë

duke u sjellë si dikush që e meriton një qytet të tillë

afroju dritares dhe dëgjo,

heshturazi me zemrën tënde, jo me 

lutje zemërlëshuarish, as me protestë;

dëgjo, si të ish kënaqësia e fundit, ata tinguj,

muzikën gazmore të atij procesioni të padukshëm

dhe jepi lamtumirën Aleksandrisë që po humb.

 

 ( ) Antoni dhe Kleopatra po e humbin qytetin e tyre pas sulmit të ushtrisë romake. Antoni gjithashtu po e humb mbrojtjen nga Dionisi, perëndia e muzikës dhe verës. Ai qëndron në ballkon ndërsa një procesion muzikantësh kalon në rrugë, dhe poeti e shtyn atë që të mos i kthejë shpinën muzikës së bukur por të kthehet e ta dëgjojë me ëndje atë; të kthehet e t'i hapë zemreën asaj, dhe duke e dëgjuar këtë muzikë mahnitëse të pranojë goditjen e drejtpërdrejtë të fatit që po i vjen dhe me zemër në dorë t'i lërë lamtumirën Aleksandrisë së tij.

Thuamëni sa herë jeni gjendur në të njëjtin pozicion në jetën tuaj e ju është dashur të braktisni a të lini pas një gjë të dashur në zemër. 

a- 1 herë

b- 3 herë

c- më shumë se 5 herë

 

 

IDUS MARTIAE*

 

Ruaju o shpirt nga lëvdatat dhe lavdia

e nëse nuk i përkul dot ambicjet

së paku shkoju pas me hezitim e kujdes.

E sa më lart të ngjitesh

gjithmonë e më kërkues e i kujdesshëm duhet të jesh.

 

E kur të kesh arritur majën, Cezar më së fundi - 

a kur vendin e dikujt me po aq famë ke zënë -  

atëherë duhet të bësh veçanërisht kujdes ndërsa kalon rrugëve

njeri i rëndësishëm e me peshë siç je bërë,

e nëse njëfarë Artemidor

vjen drejt teje që nga turma, duke të sjellë një letër

teksa të thotë nxitimthi: "Lexoje menjëherë këtë letër

ka ca gjëra të rëndësishme aty që duhet t'i shikosh", 

sigurohu që do ndalosh, sigurohu që do t'i shtysh

bisedat e punës, sigurohu që t'i përzesh 

të gjithë ata që të lajkatohen e përulen

(do gjesh kohë për ta më vonë);

lëre edhe Senatin të presë - dhe lexoje menjëherë

mesazhin e rëndësishëm që të sjell Artemidori.

 

* Sipas Plutarkut një fallxhor e kishte paralajmeruar Cezarin se brenda Idave te Marsit një tentativë vrajeje ndaj tij do të merrte formë. Në atë ditë, ndërsa shkonte për në Teatrin e Pompeit ku edhe e priste vdekja, Cezari kaloi para fallxhorit në rrugë dhe i tha me shaka nga karroca "Ja ku erdhën dhe Idat e Marsit", për t'i thënë që profecia e tij nuk u përmbush. "E vërtetë Cezar. Erdhën, po nuk kanë ikur akoma" i është përgjigjur Artemidori.

 

 

THERMOPYLAE (*)

 

Nderim atyre që jetën e tyre 

ia kushtojnë mbrojtjes së Termopileve

pa tradhtuar kurrë atë që është e drejtë

të palëkundur e të drejtë në çdo gjë që bëjnë

po gjithmonë duke treguar dhe mëshirë e dhemshuri;

zemërgjerë kur janë të pasur, po dhe kur janë të varfër

prapë zemërgjerë në njëqind mënyra të vogla

gjithmonë duke ndihmuar me aq sa munden;

gjithmonë duke thënë të vërtetën

po prapë pa i urryer ata që gënjeshtra thonë.

Dhe më shumë nder u takon

kur e parandiejnë (e shumë e parandiejnë)

që në fund një Efialt do të shfaqet

dhe Medët sidoqoftë do të kalojnë.

 

14 Komente

Thanks, man!

Ishte kenaqesi me i perkthy Emo. Po me c'duket vetem une, ti e Pal Vata lexokemi akoma klasiket.

hej, a te kujtohet nji her vakti ky vend?

tani te gjithe i ke mas batutave me dashnore ne parlament. s'do me njeri kesi gjerash. Bertold Brehti shkon sikur te ishte ndonje resul bedo apo loni papa, merr vesh.

 

Shume mire ke bere qe i ke sjelle o Pf. Te paren dhe te dyten i kisha lexuar. Rrofsh!

Ne fakt po shihja nje dokumentar per varrimin e Zhakline Kenedi dhe atje pashe se miku i saj me i mire, nje tregetar diamantesh kishte recituar mbi varrin e saj poezine qe ajo donte me shume Itaken. Dhe iu futa dhe njehere leximit...po Itaka tashme eshte e sternjohur ndaj nuk e solla, po solla keto te tjerat. Ajo poezia e Antonit njehere eshte termet me amplitude vertikale. Nga ato qe te ze brenda pa nje e dy.

(...) Gjithnje ta kesh ne mend Itaken -

ta mberrish te te behet fiksim.

Sidomos, mos e nxito udhetimin;

beje qe te zgjase, per vite, dhe qe ne pleqeri

kemben te vesh ne ishull, ti, i pasur

nga thesaret e mbledhura rruges

pa pritur pasuri nga Itaka.

Itaka te ka dhene udhetimin e bukur,

pa te kurre s'do te ishe nisur 

per udhe: c'pret tjeter?

 

Dhe po e gjete te varfer, jo per kete Itaka te ka zhgenjyer.

I mencuruar tashme, me gjithe pervojen mbi supe

do ta kesh kuptuar domethenien e Itakes.
 

fin, ky eshte poet i modh mer jau se ka qene pederast.

 

Ndjese per nderhyrjen, por ku lidhja?  Meqe njekohesisht jane edhe copeza nga Brecht ne peshk, edhe ky ka qene homoseksual ne kohen e lire.  

Apo sa per nje "mer jau."

 

@PF, faleminderit per prurjen.  

Ti vete pa e kuptu e lidh vete, biles e lidh pa mer jau. Brehti bente homoseksualin diten shtune e djele meqe lodhej shume tu bo "mer jau" ditet puntore te javes, dhe meqe e kishte kuptu qe nuk bohesh artist i modh mer jau pa qene pederast mer jau. Ndersa artistet shqiptare akoma nuk e kan kuptuar kete kumt, megjithse bej art parodi homoseks tere ditet e javes duke imituar Kavafaqis dhe Derriden.

Kjo eshte Lidhja, dmth ben qe ben art parodi ngambrapamodern, bej edhe "mer jau" se knoqesh me shume, jo per gje. Kjo eshte Lidhja, ky eshte Arti qe trasformon boten Ne kerkim te Linkut te Humbur.

 

A eshte botuar Kafavis ne shqip?

Moll e kuqe topsheqere,

Ma qit kryet n'at penxhere,

Sa t'i sho, moj, syt nji her'

Sa e bukur paske kene,

Sa e vogel paske mbete:

"Pse m'ke mbet e vogel-o?"

"Pac merak ne zemer-o";

Jalla kujt t'i kjahem -o,

A t'i kjahem nanes-o;

Nana s'mi din hallet mue,

Se asht plake e i ka harrue!

 

(Kenge popullore - Muriqan, Shkoder)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).