Me fitoren ndaj Armenisë, Kombëtarja Shqiptare kualifikohet për herë të parë për në Evropian.

Faleminderit De Biazi, faleminderit djemve të Kombëtares!

496 Komente

Nuk u'a fal merzine dhe trishtimin qe m'kan shkaktu me neshjen e kalume. Nuk mujta me flet gjithe naten. Nuk i shof ma.

Nuk je i vetmi..nga lajmet qe lexoj,po shoh se ata djem i kane braktisur te gjithe,duke filluar qe nga "Patriotet" "Ballistet" e "Brigadat e kuqe" qe ndeshjen e fundit u ankuan aq shume ..ne Armeni pertojne te shkojne? A si? Se kshu me llafe..Nuk di si do dal ndeshja,por nje gje e di..ai vend nuk i meriton ata djem!! 

mire une te pakten e kam zemrim tifozi,po ju qe e keni me venin! ai ven s'na meriton,don me than ti.

Une dua te therm, qe kush merr flamurin e patriotit e nacionalistit ne dore ta mbaj te pakten..se njeri me zor nuk te ben e nuk ta jep!! Nuk ka shkuar tifoz shqiptar ne Armeni..per bese asnje(uroj ta kem gabim deri ne min te fundit)!! Ca i thua kesaj ti? Une i them qe ai vend nuk i meriton djemte e Kombetares !!

Suksese cunave! Ju na keni bere krenare, vazhdoni keshtu! Keto do t'u thoja cunave sot. Ndeshjet jane bere per t'u lujte, fitohen, barazohen, humben. Ju jeni nder gjerat me te bukura qe I ndodhin kombit tone keto vite, bashke me zerin e nishlies Rona.

He more ballista, me dy humbje pas minutes se 90-te edhe u dorezuat nga tifozlliku.

Ku do jene futur sot ata primitivet qe na cane bythen duke festuar si idjote 1 jave para ndeshjes me Serbine?!

Ku do jene futur sot patriotet e leshit?!

zhgenjimin me te madh atyre ja u dha Shteti (qe i rrethoi me polica sikur te ishin rrob te egjer) jo lojtaret e kombetares qe ne fushe dhane maksimumin e tyre.

humbja 0-2 ishte po ashtu mesim per Shtetin dhe karin Rama qe mesa u duk prej reaksionit nuk kuptoi as ate qe humbi por as ate qe fitoi.

sikur ta kish lene stadiumin pa police dhe te kish patur turbullira, po 0-3 do te kish humbur. por do te humbiste nga gjykata dhe jo realisht ne fushe siç humbi. serbet dolen te fituar nga te dyja takimet. me humbjen qe na shkaktuan, lane, uljen qe pesuan nga drona. 

pra treguan qe ne fushe jane me te forte, dhe kane po ashtu me nacionalizem, pra e duan veten e tyre me shume nga ne. dhe ne europe do t'i fusin bile me shpejt nga ne.

 

Serbet lane 6 pike me Shqiperine, kurse Shqiperia la 3 pike me Serbine. Nderkohe ne kemi enderra Edhe per nje muaj kurse Serbet enderrojne per Boteror, pra prap kot. Sa per Nacionalizem kombetarja Serbe nuk duhet fare ne Serbi e nuk doli kurrkush ta priste kurse per kombetaren tone dalin dy here me i prit njehere cunat e njehere presin dronin. Grupet e tifozerise do u ftofshin se sot Kosova ka kombetaren e vet. Me mire ashtu se filluan tu u si me njeri tjetrin si me Danimarken e tu Bo sherre si me Kuksin ne Tirane. Kot me i lavderu Serbet per cdo gjo e ul tanet.

Forca me Armenine Cunat e kombetares....duam 3 -1

nuk i lavderova, analizova vetem realitetin. ata dolen te fituar me ne, ne te gjitha planet.  pavaresisht pikeve qe humben. edhe sikur t'i kishin piket e hequra ne tavoline, nuk do te ishin kualifikuar, kane aktualisht 4 pike + 6 pike = 10 pike. ndersa ne kemi 11 pike. 

pra nuk e humben kualifikimin ne ndeshjet me ne (megjithese mund te zinin vend te trete, sikur ne te humbim ndeshjen e fundit. por play-off nuk eshte i sigurte se ka ekipe te tjera te forta perballe). i rafi danimarka mrena me duket. ndersa ne me danezet morrem dy barazime. dhe me portugaline nga tre pike secili. kjo na ngriti.

Tani pse ja jep 6 piket Serbeve se marr vesh kur u nderpre ndeshja barazim ishim. Humbja e ndeshjes ne Elbasan nuk pasqyron lojen ne fushe se Serbet mund te jene me te mire por se provuan veten. Nejse ne luajme ne grup e Jo kunder Serbeve per eleminim direkt, e prap 1 pike siper jemi. 

ja jap pra me tregu qe sido ta rrotullojme me ta, ata nuk e humben kualifikim prej nesh por prej me te fortve te grupit, me te cilet paten rezultate me te dobta se ne. 

mendoj se humbja me ta, nuk ishte veçse aksident per ne. normalisht ndeshja duhej te ishte barazim, me çfare u duk ne fushen e lojes dhe me çfare ne dhame kundra te tjerve.

dy humbje ne minutat e fundit tregon qe problemi eshte yni, dmth qe ne e humbim lojen nuk eshte se e fitojne te tjeret. asnje ekip me sadopak besim dhe eksperience, nuk i humb ndeshjet ne minutat e fundit, dhe njera pas tjetres. pra ndeshjet e fundit dhe deçizive te tij. 

gabimi eshte tejet kompleks per t'u zgjidhur lehte. 

shpresoj qe sot armenia mos jete e motivuar per fitore. se te ne nuk kam me shprese, mendoj se lojtaret jane te goditur psikollogjikisht, dhe do bejne shume gabime ne fushe. çofsha gabim.

Olso, njerezit nuk kane te gjithe mendjen tende intelektuale qe po te ishte me verte intelektuale, nuk do fliste me perbuzje dhe besdi per ca tifoze qe e perjetuan shume ndeshjen me SERBINE, per arsye qe dihen.

ua kane ju pink-ve kesaj radhe!   ikni ju ne armeni,dhe duartrokisni fituesin,kushdo qofte!

se mos  harroni te kendoni internacionalen oresmiley

Tifozat e perkrahin kombetaren ne cdo rezultat, idealja eshte kur dalin nga stadiumi tu Bertit pa kuptu sa ka mbaru ndeshja. Po te shikosh derbin Partizani-Tirona javen qe shkoji kur beri gol Partizoni 1/3 e fushes u mbulu a me flake. Kurse ndeshja me Serbine qe me te futme nga te gjithe. Edhe UefA kish sjell agjente sigurie shtese. Gjonat do kishin shku mire 0-0, deri 90. Nuk do cndodhi por as tifozT spAten faj e as Serbet merite. Tifozat haterli te mos vijne fare se sdum te na merziten.

Nuk falet humbja me Serbine, zhgenjim per gjithe shqiptarine, nese fitohet sot me armenine mund te besohen zerat qe ndeshja ka qene e shitur.
jo vetem serbet po te gjithe armiqte balle per balle na i kane rruajtur, problemi kane qene gjithmone te shiturit.

bejme tifozllek per flamurin kuq e zi sot. Forca shqipe...

te pakten sot do shohim kombetaren me orientim sulmues, se u lodhem me lloj lloj lile ne sulm. Hajt me fitore!!

na ben me fiksime , me doli gjumi me ankth , enderr sikur u rrafem 5 me 0 ( mu thafte endrra mu thafte  smiley     )  kujtova se kishte maru loja

, humbja me serbine me shqetesoi shume . u vesha dhe bluze proud to be albanian kur ika ne pune ,  lidha floket me flamurin ( kisha nje flamur te vogel), flamurin e madh e vara ne dritare dhe akoma var e kam, nuk e heq flamurin derisa te fitojme smiley

sot kemi thanksgiving dhe mysafire, kemi dhe lojen , ika te vej gjelin se do 6 ore te behet smiley

Cana ka dy te verdha. Pse thuhet qe do jete ne formacion? E ka apelu kartonin e pare qe ka marre me Armenine ketu apo si eshte puna?

Shikoni si eshte statistika ne ndeshjen me Armenine kur fitum 2-1.

Ja dhe statistika ne ndeshjen me Serbine ne Elbasan.

Cana figuron me dy te verdha.

 

Duhen 3 te verdha . Agolli mungon se ka tre te tilla. Dua Abrashin e Kukelin ne fushe,te pakten njerin prej tyre,kaq dua!

Nuk me del e keqja me ate Canen. Ai goli i pare me serbet. Kolarovi kish marre topin per te bere golin , kapidani yne koken nga anesori me doren lart per offsajt. Shihe prap dhe me thuaj pastaj.

 

Cana ka ngel t'u majt me gajret ekipin per gafat e veta. Te mlidhen, t'i shtrojne nje darke, dikush te maje fjalen e rastit t'a falenderojne per kontributin e te dale ne pension.
dhe maldini qe ishte maldin, kur ky donte me e vazhdu kontraten dhe pse ishte42 vjec, Milani i dha durt.

ate e ben trajneri me lehte, puna eshte se duke qene italian, mbeshtetet te cana si lojtari me me pervoje dhe i dashur nga tifozat.

e keqja e canes eshte se luan me patos (tu tregoje tifozave qe jep gjthçka ne fushe, qe luan me shpirt, ngaqe teknika i mungon), duke qene mbrojts. dmth kur duhet te luaje me gjakftohtesi dhe dinakeri, se jane me te mire dhe te forte sulmueset prej vete natyres sesa mbrojtesit. sa here hidhet me ernergji, e nxjerrin ose del vete kallup, siç beri edhe me serbet, por qe albitri italian qe ishte per ne, nuk e dha golin per faull ndaj portierit (qe edhe ishte ne fakt).

pra gabimin e canes e shpetoi shanci. fundin pastaj nuk e ndoqa me, se e dija qe do rrifeshim si me portugaline dhe ashtu ne fakt doli.

cana duhet te heqe dore vet. bile ashtu edhe sikur deklaroi nje here. puna eshte se ne nuk kemi mbrojtesa cilesore (titullare te pazevendushem ne ekipet e tyre). shqiptaret mezi mbajne vendin neper ekipet e tyre, perveç atij qe luan me Napolin dhe atij qe luan ne greqi me selanikun qe mesa shihet jane per momentin titullare. te tjeret sidomos kosovaret e kane veshtire, perveç atij qe luan me Bazelin.  edhe Januzaj (lojtari shqiptar me teknik, te pakten nga dukja) nuk e grumbullon me belgjika, e as nuk eshte titullar atje ku luan, apo shqiptaret qe luajne per zvicren. 

Çdo ndeshje fillon0-0.
Në një rend ku mbijetesa sigurohet edhe ne "Azil" madje edhe nga shtresa e lartë(p.sh. deputetë ambasador, konsuj), futbolli është gjithçka, jo vetëm marketing.
Natyrisht që, mund të bien (siç kanë rënë) viktimë e interesave financiare (qoftë edhe si ide) por jeta nuk është vetëm moral.
Sot kemi vlerën më të lartë në treg edhe po nuk fituam do ta paguajmë fitoren gjithsesi.
Më vjen keq që nuk jam tifozi që blej 1 biletë 1 € më shumë se çmimi real, nuk dua as të shtyhem në radhë po kjo nuk dmth që nuk jam tifoz kuq e zi .
(Psh kemi shit pothuaj falas OSHE tek çekët e çez për politikë, apo edhe kufirin detar tek Greqia, etj pra përse nuk mund të jetë monedhë një rezultat/reditje në futboll)

Suksese kombëtares. Mundësisht me një gol të Lorik Canës, të pushojnë dhe ljepujt që kanë mësuar t'ja bëjnë gam gam si qëntë.

Une nuk i kam pare te gjitha ndeshjet, po lexova ketu qe thoshin qe do te ishte turp qe kombetarja jone te kualifikohej. Shpresoj qe sot te fitojne dhe te tregojne qe e meritojne kualifikimin, dhe te bejne me ne fund histori.

O profilo hajde folim se erdhi e djela smiley

Shqipria nuk e llogarit Armenine, e ka rraf e do e rrafi edhe sot.

Nejse e kuptoj qe ajo qe thu ti nuk eshte argument por thjesht por thjesht menyra jote per te ndjell fat.

Shpresoj me gjithe shpirt qe pas Europianit ne France, Lorik Bastexhi Cana te shporret perfundimisht nga kombetarja, ne menyre qe ta shijojme edhe humbjen, pasi mund te humbasesh edhe me dinjitet...por te shesesh ndeshjen me Serbine per LEK eshte e turpshme dhe papranueshme. Sonte fitorja e sigurte, pasi kane shitur dy ndeshjet e fundit dhe ne France Duka me Lorikun mund te bejne edhe me shume lek!!!

I leshoni kto akuzat si rosa vezet. Cana ka nji jete qe lu ne ekipe te klasit A ne Europe. Pare ka bo per vete, per ty dhe per mu. 

Plako, nese mer vesh nga futbolli shih golin e portugalise dhe analizo ku eshte cana, shih golin e serbise dhe shih si i terheq edhe tre lojtare mbrojtesa cana duke hap korridorin jo per nje por dy serb, dhe degjo intervisten kur thot pergjegjesi e e mbaj une se trajneri na tha kthehuni ne mbrojtje une e mbajta ekipin ne sulm...nese e ke pare ndeshjen shihet qarte qe pas golit te portugalise me danimarken dhe pas minutes 80 ekipi yne ishte zgerlaq dhe vetem mbrojtje mund te bente por cana mjeshtri e mbajti para ekipin, nje ekip qe nuk ka shenuar ne historine e vet te futbollit zyrtar ne 10 min e fundit te nje ndeshje...pa marre parasysh qe cana dhe duka kane nje jete me kete ekip!!!!

Mir me mir, po kur akuzat vijne nga Kaci i Zi, frymezuesi statistikor i humbjeve te Rames e me pas Bashes kto akuza nuk ngjisin. Dhe eshte pak e veshtire me ndeshje kombetare se monitorohen fort, ndryshe nga klubet. Po e paten Bo ato lek skan per ti Gezu . Pse nuk shiten ndeshjen me Armeni humbje 8-2 mbasi te kishin siguru kualifikimin?

Shiko , faji per golin e pare eshte i Canes dhe atij Hyses qe i shikonte targen serbit qe i erdhi nga pas shpine ne krahun e tij.

Sikur te ndodhe qe ai te dale perpara kunder detyres qe i ka dhene tranieri tek Napoli ( sic ndodhi me Ganiun ) dhe ekipi peson gol per kete shkak, puthet me stolin per gjithe sezonin dhe vitin tjeter eshte karton i lire.

Mungesa e eksperiences te keti Hysajt , duhet te kompesohej nga kapidan Loriku i cili duhet te ulerinte qe mbrojtesi te mbante krahun e vet e mos e kalonte mezin e fushesh. Nuk e beri. Ketu nuk me del e keqja mu se me shume nuk me lene dhembet te flas.

Nje lotar profesionist ka dhe reflekton disipline taktike ne fushe. Nese nuk e ben kam frike se jane dyshimet e Koles qe permend Blendi me siper.

 

Kam besim se sot cunat e kombetares do fitojne. Jo se do e meritojne, por sepse e kemi blere ndeshjen. Kaq, nuk flas dot me shume. 

Jo po i vinin fajin Tifozerise ne ndeshjen me Serbine. Pash foto te tifozerise gjate ndeshjes te Gazzeta dello Sport. Kishe qejf ti shifje. Kta dun ndonje tifoz me gjujt ndonje ence me bo Gol.

fito' Tirona sot mer daj!

sot do dhitemi tu bo gola me koke se armenet jane rrace e shkurter dhe ne jena rrace e gjate me origjine malore

Vallai si i zorshem ai varianti i te shitmes me serbin. Po qe ashtu keta e paskishin lone punen ke shtesa. Icik si bixhoz i forte duket. 

Goli ne shtese rrit cmimin e bastit si dhe kontrollohet rezultati ne ndeshjen parallels te Danimarkes. Une them qe po e paten Bo do kapen e Jo se sbohet ne shtese.

Dhe po t'i teket arbitrit te mos jape shtese hum paret per qef. 

S'eshte me te tekur ky muhabet se po u bere pjese e akordit se luan dot me bythen...
shpresojme qe xhimshitit sja ka shtrydhur topet e fejuara serbe dhe ka fuqi e bredh...

Jo po kan ble dhe Putinin, te terheqi icik vemendjen tu hudh bumje arabie. smiley Apo jemi ndonje ekip famoz ne si puna e Brazilit, e megjithate u bo kullojse makaronash. 

sa here humbim, fillojne e flasin tek shitja e ndeshjes. perse duhej te paguante leke serbi, qe nuk kish me asnje mundesi kualifikimi, hajde dhe kuptoje.

ndersa sot po, danimarka edhe mund te paguaje lojtaret tane qe mos ta fitojne ndeshjen. e para se ka me lek nga serbet, dhe e dyta se ka çfare fiton konkretisht, duke mos patur asnje mundesi tjeter vete. pret prej armenve. mund edhe te paguajne ata qe t'i motivoje. por me ne them se e ka me te sigurte (armenet edhe mund te mos na rrafin sado te motivuar te jene). na e di fortesine, se ndryshe do na mundte vete. 

jepi portierit (qe per me teper banon ne nje vend nordik, afer tyne) 1 milion, nga ato 30 milionet qe do fitosh nga UEFA, prej kualifikimit, dhe ta le golin vete.

Nuk i pagu serbi paret mer ti, ke vu naihere bast ti a jo ? Nji person i trete flitet se ka vu 6 milion euro qe fito serbi me 2 gola diference. Ketu hy Canaj ose dikush tjeter, a ka lidhje me ket person a jo.

po kush eshte ai qe luan me rezultatin tone kundra serbit ?

ne bastet sportive me kollaj gjen sesi perfundon Portugali - Danimarke sesa Shqiperi - Serbi qe nuk mund ta dije dreqi sesi do dale, duke pare kontekstin per me teper. shumica mendonin se ndeshja do nderpritej siç u pre ne beograd. prandaj dhe gjithe ato forca policore ne fushe, sikur do luante king kongu.

o profilo po he....
qe nga azia deri ne evrope e lozin...

po dhe mbas shitjes do te luajne prap te njejtet lojtare ? apo ka gisht ketu edhe italiani si dhe federata jone ?

duket shume komplekse per t'u besuar. 

sikur te behen shitjet kaq lehte, do te akuzonin te gjithe ekipet. edhe gjermanet qe humben ne irlande apo ku luajten dhe qe akoma nuk jane kualifikuar.

 

nuk eshte e sigurte, por levizja e koeficentave dhe rezultati me i lozur qe ai 0:2 jep dyshime te forta.

Nuk luan me rezultatin, luan me 6 milionet .I jep Canes gjysmat qe te lej 2 gola dhe ja ku maroi puna. Per 6 milion vej edhe ne hudhje shurre me kallom bast une, ta di se fitoj. Varja se ti qeke fillestar ke bastet...ca te them une.

Qemol po e kane bere, ilace them une... mos me keq..

dhe 6 milionet si i luan ? i vendos ti ne emrin tend vetem ?

po kush e ha kete marifet ore. sapo  hidhet nje shume e tille (i gjithe sistemi eshte i kompjuterizuar), ndeshja hiqet direkt nga skedina se fillon dhe bie ere. kush eshte ai njeri normal qe luan 6 milion ne nje ndeshje qe s'dihet kush fiton. pse nuk shkon ky te luaje ne kasino. 

kush i ha me keto gjera sot. u kapen direkt hanballistet e Montpeliese ne france ne nje rast te ngjashem. kishin vene grate te bastonin per nje ndeshje handballi. shuma e vene e tejkalonte 6 here, ate normalen, (per nje ndeshje te tille dmth). direkt ne polici perfundun, edhe pse ishin kampionet e frances qe i kishin dhene gjithe ato tituj shtetit.

Ku mund ta shoh online? link?

news24 na dha nje lajm te mire, kombetarja jep 2 milione euro per skuadren nqs fitojme

federata thuaj smiley kombetarja eshte perfituesja e çmimit.

Ja vlen me shume Cosenza Casertana per tu pare.

Po Cana e paska ndare mendjen dhe per sot?!

u zhvirgjerua, bravo gashi e futi me gjithe lojtar brenda...

tani duhet presing dhe kundersulm efikas dhe kualifikohesh vete. 

o profe fakti qe keta ndrruan trajner pas ndeshjes me ne do te thote qe keta akoma po kerkojne per nje trajner qe te mund te na rrafi smiley

scroll down e ke edhe ne anglisht

edhe spanglish do e kete po ta kerkosh

Shqipri Shqipri.... me shume nigjohen ketu tifozat tone se ne Elabasan 

serbia ka henger gol prej portugalise qe ne fillim

Ndeshjen me Serbine e humbi Ganiu me nderrimet pa kuptim dhe palla Cana. 

edhe ne do i kishim rraf si gjithe te tjeret po te mos ishte per qeverine pe leshi qe do beje politike me komtaren.

po fituam sot do na ngrihet morali kudo, edhe duke punu me chat dhe lopate. 

lojtaret do hyjne ne histori, vete e kane fatin e tyre ne duar. rasti i ngjashem eshte i ralle ne jeten e njeriut. veç 90 minuta mundim. 

pu çfare rasti. sinuk ben gol kurre ky kacilleshi. 

Dhe sa te gezuar kta.  S'presin t'i bejne tanet golat, po sigurohen vete. Se s'i dihet thone.

Cuni tezes tim osht me banim ne Lille ... taksirat e ka.smiley

Mesa duket kur osht bo pazari kane ra dakord, jo vetem do humni, po dhe golat t'i boni vete, se ne s'i bojm dot. smiley

po ca lesh autogoli, e pe ca predhe qe vete ajo...

Predhe vlonjate atq! E ka te mbiemri klasin ai. smiley

lojtar i forte, vertete loz ne serine B, po eshte seri B italiane...

goli i dyte nuk eshte vlersuar si autogol se ishte ence

U gjalleru lagja prej fishekzjarreve, mas shiut qe na kalbi dhe nen rete e zymta.

Po ti kishe fut mor pleher 2 sulmusa neshjet e tjera do kishim maru pun qysh me Portugalin. 

Zoti ta bofte drite zotni Paqolli.

Hahaha. 0-2 me autogola edhe armenet kan fryk se mos dali barazim. Duhet 0-3 se nuk i dihet ktyne te tonve.

futja roshit eshte inteligjente se duke qene i shpejte eshte lojtar kundersulmi

Bravo Basha gjithmone i suksesshem, bravo Basha!

Gono, qe suksesi te behet komplet, duhet te fuse edhe Sali-hin..smiley

Duhet edhe ai Belulo patjeter se vetem Berisha nuk do na coje ne gjithmone ne Evrope smiley

sa fillojme dhe behemi pak euforike (memushaj tu mbajt topin ne mes fushe) rrezikohemi mbrapa

e fituan tani nuk behet me fjal per barazim. te  fusi dhe kta te rinjt sa per ti angazhuar

E mos ta ndajne mo kete uniforme, bile mos t'i lajne fare, me qene mrena. 

E sidomos ate km-ne ta majne larg, ta cojne ke nei Merkel a Obamsmiley

Ai duhet ta kuptoj vete kaqe gjo smiley

Le ta lejne me hap edhe 10 account te tjera ne Facebook, vetem te rrije larg komtares amon.

e hengern kartonin e kuq me duket

 

Kete Bashen per ca leshin e ka futur? Humbet topin dhe ben sikur u demtua... 

Esht per te komplimentu Berishen smiley

shume mire 0 - 2 per momentin. edhe 45 minuta nga fitorja.

Ata po falin ndeshjet ai i garufet kapitenit. Legen djale.

Po pse duhet me ba te fortin kur nuk eshte rasti?

Ai qe mban kaishin ne krah per arment  nuk ka ndermend ta marrin me domate te vetet. Ca ka per tu merzit e qe ben si cub ky vllau ?

 

Ke shum te drejte , nuk di ca te them tjeter por o zot mos na ngarko me me shume se sa supet tona mund te mbajne !

cana beri mire me nderhyrjen per paqe (trajner them se mund te qullosi me shume sesa futbollist). nuk duhet me i nxef, se nuk kemi perfitim. 

faleminderit, rilindje!

nejse kjo tregon se kur luajne jashte dhe jane te izoluar nga presioni i te gjithe te ngeshmeve te papune qe s'kane me se merren tjeter duke filluar nga KM, mehmuret e federates, gazetaret , tifozet qe vetem gallate e sherr duan kombetarja luan mire duke zbatuar keshillat e pepinos.

kjo s'ka dyshim. te ishte stadiumi bosh me serbet nuk do kishin humbur. po me mire ashtu, se ndoshta kjo i lidh me shume me njeri-tjetrin dhe behen me te forte.

si tha ai, kush nuk me vret dot, me ben me te forte. 

inshallah u behet mesim .thjesht degjo c'te thote traineri e jo njeri tjetri.nashi mullar te gjithe tek 16 e coje topin sa me larg andej nga spektatoret e shtyje per nja 45 min.smiley

Franca krejt e kapshme. Nje te paqarte kam: kto mjekrrat e disa lojtareve tone me te modelit arab si shpjegohet?

eshte ne MODE mjekra ne europe ne kete moment. ne gjithe platote e TV jane me mjekra komentaroret, si duket bota ka nevoje per burrni se meshkujt po feminizohen. e pelqejne dhe femrat, kane me çengledisen duke ta krujt. 

Nuk e kam te mjekrra ne pergjithesi por te modeli arab salafist dhe ate qe perfaqeson (Gashi, Aliji), me lesh pubic pa pjesen e mustaqeve... mjekerr ka edhe Berisha dhe Gjimshiti po tjeter lloj... Ne prag feste kshtu qe gricjen po e le me kaq

Mjekra permireson aerodinamiken dhe ndihmon me perballjet ne ajer. Plus impresionon kundershtarin dhe ka efekt psikologjik. 

Shkurtimisht mjekra te rras golin

edhe per femrat eshte e preferume mjekrra e meshkujve ..! seksi po e perdore me delikatese

A thua po na pranohen lutjet?

Nese fitojme sot, do te ishte fitore e dyfishte: e futbollit dhe mbi qafiret, te krishteret e pare.

n.q.s eshte puna per qafiret dhe paret e paskemi fitu , kabulll...

jo pare si $, por krishteret e parë. Armenia eshte vendi i pare qe u konvertua ne te krishter.

shyqyr thuj qe na dhene Erdoganin armenet se per ndryshe duken infidel te pa vlere

 

po ti lutu armir, se ne radhe te pare lutesh per veten tende....se edhe kur ndeshja eshte e shitme, edhe kur shancet jane 0% ose 100% lutja nuk eshte proces pa vlere se bazohet ne parimin "never say never". nuk ka as aritmetike as ironi ne zemren inocente te nje njeriu qe lutet sinqerisht dhe pastrohet njekohesisht...

2-0

Enderra me afer se kurre.

Bravo djema!

ja edhe nje premtim...

Fati ka qene me ne, (nese goli i pare nuk ishte dhurate me dashje...) se si loje armenet luajne me mire....

puna e mire e kolaiconit po jep frute e veta.

ps. ishte shembur verori (dhe ura e kasabashit).

Armenet duken te vendosur per ta humbur!

Ah more Basha, gjithmone i dobet. Vec Salihi mund te beje dicka. smiley

Bravo Basha qe i jep impulse evropjane lojes sone! Bravo Basha!

Basha dobet. Nuk kemi ndonje lojtar Topalli ta fusim te fitojme?

Po lozin shume keq tani ne pjese te dyte. Shume keq!

me mire keshtu, se sa here fillojme lozim mire na bejne gol. (sllovenia, islanda, etj)

terhiq e keput edhe ca minuta dhe po shkoj te blej nje flamur pastaj dhe ca bileta

Fantastike!

Nderim per gjithato breza e familje futbollistash qe etj etj.

Falemnderit!

veç ajo qe erdhi dje mos vije dhe sot. sesa shkrujti nje mesazh euforik, hengrem dy gola ne fund fare prej serbit

10 minutat e fundit na duhet edhe nje gol tjeter sigurie absolute

hajt tashti myllini ne porte, e shtyjeni kete gjys orshi

Po beni mer dhe nje gol te trete se nuk i kam bese atyre te mbrotjes une  !

E kam fjalen qe arment duhet te bejne nje gol tjeter te porta e tyre. smiley

smiley thuaj rrofte sonila e te shohesh mrekulline...

Goli i trete, diamanti mbi kurore! Jeni ne Paris!!  smiley

Sali Berisha.

Tani presim Mirelen, Griden dhe gjithe Shqinat e tjera ! smiley

Pse u dhjaksen kaq shumme keta tanet?!

hajt mo 20 minuta te shkreta jane, i duro burri dhe var me qen

Ej, kane 25 minuta qe nuk bejne dot 3 pasime radhazi. Eshte turp mor qafira! 

Faleminderit Armeni qe nuk u merzitet nga parullat me flamur Turk ne Shqiperi!

jane te lodh.saken se u merr koka ere ne fund si ne dy ndeshjet e fundit.

65$ e shet ky komshiu im nji bluze me " Je t'aime Gani!"

smiley  !!!!!!

Gooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool!

 

well, espn-i e dha verdiktin: the celebration can begin

mission accomplished!

Ky po qe o premtim i majt!!!
Gjithashtu, faleminderit vellezerve armene!!!!

Premtimi i majt vlen me shume se premtimi i djatht. 

Normal, o premtim me zemer!!!

portieri tyre heq koken qe eshte me origjine shqiptare ose do ket grune

Adieu kat'nars de Elbasan.

Bonjour Paris.

Loooooriiiiiik!!!!(Me shkronja te arta)

 

Dhe me Portugaline dhe Serbine pesuam dy humbje prej tij, kryesisht. Po nejse, çun i mire.

Loriku e solli kombetaren nga niveli i mozambikut dhe bangladeshit ne ate qe eshte sotsmiley

 

Cana luan me kombetaren qe prej vitit 2003. Kishte nevoje per 10 vjet qe te bente ate qe sipas teje beri? 

 

Shqiperine e ka bere vetem De Biasi. Asnje tjeter. 

fakti qe u be shqiptar ishte vendimtar. ishte goca qe vrau agamemnoni para pushtimit te trojes. hyri ne histori si trajner me shqiperine.

si i thone kauret:better be lucky than good.smiley

biazi si helmut shoni me hollandezt dy minutat e funit...

fitum nashti, perfundoi puna. suksese dhe bravo lojtarve tane. si sigurisht trajnerit GANI i cili duke u bere shqiptar them se ka bere nje veprim historik. kjo i beri lojtaret te japin jeten per te. kurre nuk kane vrapuar kaq shume.

de biazit me ne fund po i qesh fitira.ia pacim per jete hua.from now on all the critics must shut the hell up and let this man do his job.

Kujdes se filluan minutat shtese ...hahaha

ne te ardhmen do i kemi me shqiperine te gjithe talentet me te mire.

Kjo qe the eshte shume e vertete. Shume te rinj me dy shtetesi, mund te vendosin qe te perfaqesojne kombetaren shqiptare.

januzaj psh duhet te jete bere pishman qe zgjodhi belgjiken. 

Januzaj e morri me qafe i jati, Abedin katnari... edhe nga Man-United iku e veshtite te rikthehet me.. gjynah!

"Pazari" ka qene qe ne minutat shtese armenet s'do e kalojne gjysem fushen.smiley

U Kry, u kry!

Ndeshja u parashiku 3-1,  pse boheni merak? Serbeve nuk u sherbeu per gje fitorja ne Elbason, 2 me te kuqe? Jo po e kan mendjen Tek boterori.

+1

Prej meje e keni fitoren.Me serbet qendrova deri ne kater te mengjesit.Sa ia futa gjumit une,bene dy petlla serbet.Kesaj radhe thashe te behet cte behet,nuk do shkoj te fle sikur qeni qepen te haje.Dhe shyqyr qe ishte edhe ndeshja me heret kete radhe.Keshtu qe Faleminderit cuna!Faleminderit Gani!Faleminderit argendis!Se mos harroj edhe Faleminderit Ballist!Eshte koha per Mukjen e dyte .

France here we come .ne france do arrijne rezultat te mire se s'kane ndonje presion dhe nuk pritet shume prej tyresmiley

mendoj po ashtu, se nuk jemi ekip i keq. lojtaret i kemi shume te rinj dhe me perspektive shume te madhe. kjo do u jape zemer edhe neper skuadrat ku luajne, por edhe trajneret do t'i shohin me sy tjeter.

fituan shume me kete kualifikim.

Skishte si te ndodhte tjeter

jemi kombi me i vjeter

me erdh mu ne fyt e qamja pri gzimit... edhe tani m ia qn

Bonjour...cherie.... baguette... oh la-la... bordeaux... creme fraiche....smiley

fillova mesimin e frengjishtes une..smiley

kujdes me brié kur te shkoni me pa ndeshjet se eshte ekuivalent i fasules. kujdes dhe me fasulet.

smiley

Jemi optimist se DeBiazi do perfitoje te pergatise  ekipin deri ne France,  shpresojme qe federate te kontriboj ne afrimin dhe konsolidimin e skuadres. 

Urime te gjitheve!!!

Rrnoft' Shqypnia!

o Magus, si tha ai te ai libri i modh fare: frengjishten e dije, bonzhur nuk me the smiley

ahahahaha

o cer dite!

Bravo gani abazi qe ndoqe keshillat e tifozeve.
Jam kurioz kush kualifikohej me kete golavarazh, ne rast barazimi pikesh me danimarken.

Danimarka, sepse ne ndeshjet e drejtperdrejta ka shenuar gol ne fushen kundershtare. (0 me 0 atje, 1 me 1 ketu)

Aq shum i ka pagujt lojtart e armenise saqe ben autogola

hajt tashi get to reality, the party is over.

the party has just started Zeqo..In albania of course.smiley

smileyishte shaka, patjeter qe do ta festojme edhe ketej.

Leni mo njerezit te festojne se kan nje shekull qe presim me u fut ne nje kampionat Europian. Per i her  ne realitet ti. Ky eshte realiteti, blini biletat per ne France dhe enderroni per nje ekip te fresket e misterioz fale Edhe taktikave te DeBiazit. Kjo ishte ndeshja e DeBiazit qe e fitoi. Jo po zemra tifozi a pordhi kali. faleminderit deBiazi.

seriozisht e ke? Pazaret nuk i bo De Biazi por Duka.

seriozisht e ke dhe ti ?

Duka pa tranjer e ha si me Rumanine 6-1. Lunin futboll keta qe bejne analistin neper TV. 

More vesh gje perse u ndryshua plani qe nuk e futi ate Lenjanin Ganiu , sepse kur u dhane formacionet emri i tij ishte ne liste. Edhe ne TV u prezantua emri i tij kur fillun nxemjet. smiley

Prit se do degjosh.

 

Nuk po flasim per shitje ndeshjesh, por per blerje ndeshjeje. Kesaj radhe Duka nuk shiti por bleu, e kupton se osht ndryshim i modh. smiley

Po jo o Kuazi shifi i cik ndeshjet e boju komentator e jo si Fuga e Kaqi. fitoren me Portugaline e pate pune dhe fat te rene nga qielli. Portugezet erdhen si inferior ne Shqypni, ai ekip fitonte cdo dyluftim ndaj nesh dhe ne vend te na kishte fut 3-4 petlla gjate 90 minuteshit e futi nje gol ne te 93 prej trapllikut tone. Skishte baste me Protugaline te dyshimta. E pe ci boni Portugalia ati j ekipit te modh Serb sot? po aty kush pagoi? Lomsh i boni ne shtepi e u rrofshin Under 21 Serbve, do studiojne me laps e leter kombetaren tone ne France.

Me Armenine, golat tane kishin nje fije te arte fati...ne 2 pre tyre...gjuajtjet jo dinjitoze te lojtareve tane u kthyen ne assiste a pasime fatlume qe lojtaret tane zor se i bejne, e perfundun me gol e autogol. Mos e politizoni cdo gje mer burra se Armenia me ate encen e pare ishte gol kunder nesh. Goli i Beratit ishte Bilardo mer Burr e nuk ndodh mo sa do te bej gjyrmishi.

Lexo komentet tek tema e Serbise, e Kum thon, kjo tregon sa i vle lekura DeBiazit se duhet te sulmoje e ndryshoje taktike. Ne Eruopian mund te kthehet tek gjella e vjeter e te boj katenacio ose te krijoje nje ekip suprize e te palexueshem deri ne fund te ndeshjeve ne grup. Lutemi per ekip MIStik.

Tironco, per te shit nje ndeshje mjaftojne 3 lojtare dhe tranieri. Sigurisht, per rastin ne fjale  duhet te jete dakort edhe kryetari i federates Armene. Zakonisht lojtaret qe caktohen per te shitur ndeshjen jane pa dyshim portieri, nje mbrojtes dhe mundesisht nje mesfushor. Kuptohet qe tranieri ka rendesine e vet se nuk duhet ti ndroje keta lojtare gjate ndeshjes.  Me kete rast, jo per mburje, une i futa 1 milion me koeficientin 2. Nuk jom trim, por siguria se Shqiperia do fitonte ishte shume e madhe. Mjafton te te them se UEFA i shperblen skuadrat qe kualifikohen per ne France me nga 12 milion euro. Dhe po te njohesh aftesite e jashtezakonshme te Dukes per te bere biznes kishe per ti hudh edhe ti nja 1000 USD per fitoren e taneve. Nuk ka gjo me te bukur sesa edhe te fitosh por edhe te fitosh.  

Ti po flet per mundesite dhe mundesite ekzisotijne gjithmone por ne po flasim per futbollin. A e di qe ai skandali italion i fundit per shitje doli fallco? nderkohe qe ndeshjet qe u shitnin as u investigun ne Italy. Po nuk shet ndeshje DeBiazi per ate pune hiqe nga mendja. Nese nuk heq nje Cana te dyshimte nuk e bo jo se eshte shit por ka frike se mos sjell me shume deme se permiresime. Shifni merr si shkojne ndeshjet se keni nje jete qe shikoni futbollin si profesionit e mos u infektoni si delet. Po per cer do luanin Armenet fort kunder nesh? Po tek ne nuk lujten fort as Serbet gjoja nacionaliste, dy mbrojtesat kryesore sapo u ciken e lan fushen prej fryke....ta tha mer Ivanovici Serb me ndershmeri, kjo nuk eshte skuadra Shqiptare. Ndeshje e pergatitur keq prej deBiazit me Serbine, pike, ktheje si te duash. Ndeshje e pergatitur mire kjo sepse kjo skuader i ka elementet, ndryshe nuk fitonte ne Portugali e te merrte dy barazime me Danimarken. Nuk jane gjon veq Kurth e Tradheti mer burr.

O Tironco, po pse te osht fiksu debiazi mer? Nuk ka shit ndeshje shqipnia por ka blere! 

Une them se ska pas nxitje per te lujt nga Armenet dhe DeBiazi ka pergatitur mire ekipin, ndryshe nga me Serbin e me Portugaline. Po mir mer pse nuk e blen ndeshjen Danezet apo ka Pulaxhiu i Albes, Duka me shume leke se ata. Mos me thuj qe Duka eshte i krimit sepse udheheqja futbollistike Blatter e Platini eshte nen investigim.

Nuk me eshte fiksu DeBiazi por kujtoj kalvarin e europianeve dhe botnoreve qe kena lujt dhe nuk kemi konkludu si duhet. Po mos mu boj si kta tapkanacet e Kosoves qe krahasojne kombetaren tone Para Cana....me Mozambikun e Bangladeshin.

Kemi pasur kombetare shume me te mira me talente te mrekullueshme qe nuk jane drejtuar si duhet qofte nga traineret e huaj a vendas. ...cer Cana me ...cana eshte dylber qe heq vetllat per pederat me u duk i bukur para Cunave. Po Cana nuk eshte as nje 100 e Mavrajt per ate pune, po nuk flitet me tifozllik. Mos me krahasoni Canen me mbrojtesat e hershem Shqiptar te atyre dekadave qe i kan harru jo per faj te tyre. Edhe Berati, bravo i qofte per golin por sot per sot eshte pika e dobet e mbrojtjes. Neser bohet si Maldini dashte i modhi zot po prandaj te duhen tekniket me i zhvillu kto talente. Prandaj le te festojme, rrofte Cana per sakrificat dhe per bukurine, dhe a ka mundesi me u perfaqesu si duhet ne France per ate zot a flamur?

vallaj portieri linte te dyshohej ne fakt. me ça pash une.

ndersa sa i perket portugalis edhe danimarkes, ne nuk kemi fuqi t'i paguajme dhe as ata se na mbajne per ekip koti. merita jone ishin pikerisht rezultatet e mira (nuk lame pike) me ekipet me te forta te grupit. me armenine ne shtepi fituam me fat po ashtu, se armenet lujten me mire. kete ndeshje edhe mund t'i kemi paguar, dhe aq me mire keshtu.

Po mir me edhe me Serbet golin e pare prej shalesh e hongri Berisha e car? Portieri Armen sot ishte ne sulm nga te kater anet, tek goli i pare mire se nuk e terhoqen zvarre. Mediat Serbe tallen se u kualifikum me 2 autogol, cfar faji ka portieri. Pse nuk shiko me sa fat ishim qe nuk hongrem gol me ence qe ne fillim.

Armenet kur ishin ne avantazh 1 me 0 u doli njoni me karton te kuq. Pra, patem edhe pak fat.

Per hir te historise, admini t'i fshije ato komentet me te qr me serbin. smiley

shyqyr qe fituan me ne fund!   une nuk e ;pashe se ajo ndeshja me serbine na semurismiley.

shqiperia e madhe e hodhi hapin e pare te suksesit!   po futemi ne shinat e duhura me sa duket.

From now on lojtaret duhet te shkruajne 100 here si kalamajte e vegjel:une do degjoj keshillat e trainerit dhe askujt tjeter.smiley

po per permbytjet ne vlore tha gje ai apo kete pune shiu.

Jemi qe jemi, me kete yxhym, pse mos ta fitojme dhe kupen ne France. smiley

Hallall shqipet. Hallall mjekrat. Hallall ftyrat e rrujtme. Hallall shqiptaret e te gjitha trevave e te gjitha feve. Kombetarja jone eshte shembulli me i mire i bashkimit kombetar. 

Sido qe te shkoje ne France jemi krenare e te lumtur, e do Zoti e kemi fatin te jemi edhe ne ne stadium ne vere 2016

edhe ne basketboll jemi me te miret! 

ohej ohej

Mbaj men se mbas fitores se pare me Armenine nje nga futbollistet tane u dorovit nga klubi Azerbaijan Roncem, kan per ta myt kesaj rradhe Edhe kong Kane per ti bere

i vetmi i ekip i ballkanit i kualifikur. do bejme ligjin ne ballkan

Ky shtypi shqiptar ngeli duke i bo reklame rames na e shpifi.

rreshti i pare i shqiptarja

Historike shqiperia kualifikohet

rreshti i dyte

Zaho krah rames duke festuar fitoren

boll dreqi beni pak pushim leni shqiptaret te festojne njehere pa patur surratin e  rames kudo ne qender te vemendjes si fandi spathi.

tani eshte koha ta lene te lire ballistin, se edhe ai ka pjesen e vet ne kete kualifikim, tre pike nga ballisti i kemi.

smileyper partizana kemi djajt e kuq, ballisti le te mbetet ballist siç i ka hije.

E bukur. 

Te rralla momentet e krenarise shqiptare 

sukses i madh i Kombetares Shqiptare!!
ne fakt ky eshte me te vertet Ekip Kombetar, sepse deri para ca kohesh kemi pasur vetem perfaqesuese te Shqiperise.

Gezuar gjithe shqiptareve!

me kembe te mbare o belul, na erdhe ne Shqiperi e erdhi kualifikimi.
do zoti e shihemi ne france tani...

po e thame o vlla: qe te hysh ne histori, duhet te jesh tamam ne momentin e duhur dhe vendin e duhur !.smiley

Gezuar e mbaresi ne France!.smiley

Belul, ti sikur ishe ne Shqiperi dhe kur humbem me Serbine smiley

po historike eshte shkuarja ne Evropian gjembi, pa Serbia dakord, zuri vendin e nerum, te parafundit ne grup.smiley

E kisha fjalen mos u mburr kot se ishe ti kemba e mbare smiley

Ne Facebook eshte "trending" #Albania, lajmi i kualifikimit.

Vonuan po nuk harruan, tani duhet me punuar fort e me bo ndonje lek me ik ne France. 

Meqe do shkojne gjithe ata Shqiptare ne France vitin tjeter, mos do te kemi nje fim tjeter Taken?

Si thote Ismail Bej kur i mert floket atij femijes? Ky do t'a gezoje Shqiperne e lire.
Ja pra, ne jemi brezi qe e pame Shqperine ne evropian. smiley

Qyqaaa u cmenden shqiptaret kudo neper bote. Mua me duket vetja sikur kam fituar llotarine! smiley

Shqiponja e Gjergjit!

 

Ne dhe Cristiano Ronaldo, askush tjeter!

+1 patjeter!!! Shqiponja e Konstandinit!!!

Oj Shqypni mos thuj "Marova",

se ke djemte nga Kosova.

 

Ne Paris me PLIS smiley

 

Nga FB keto. Bukur!

Nje tjeter ...

Me flamur e plis ,per ne Paris smiley

kur te vijne te mirat hapu deren.kombetarja u kualifikua , vlora u be si venecia.c'duam me teper .leme o Zot te rroj.

si tha duka:ne kete kualifikim ka meriten e tij edhe De Biazi.smiley

O pjerdh... nga paret ...çuni i Verit smiley

Nuk e pash ndeshjen por rezultati 3 me zero , te ben me krah , bravo cunave na nderuan ! tanu na buzeqesh buza plotsiht !  smiley E c bo sedra , si duket ajo humbja me serbine na ka bo me mire ! 

Serbis ja lame vete for political reasons. e di Ay psene.

Po sikur... e gjitha kjo te kete qene nje prapaskene politike tre paleshe? Ne ja leme ndeshjen Serbise per t'i shpetuar nderin, Serbia hyn mikeshe te Armenia qe te na lere ne ndeshjen sot. smiley

Gjemb as qen as mace nuk ka! Mos shiko endrra me sy hapur te lutena smiley

Nuk e besoj , kete konspiracion,

kjo renia e lojen nga fundi qe perfundon me humbje e kemi si tradite , ceshtje psikologjie  euforie une them qe humbja me serbet ka rit pak sedren  energjine , shpirtin luftarak per ta fitu gjslls s vdek ! 

Kjo fitore e kompenso shyme humbjen me serbine , dhe hedh shume drite mbi shqiptaret, shpresojne ta ruajne deri ne fund kete gjendje, 

Gani Abasi nuk eshte emer shqiptar per ta pagezuar ...

Genzi (Genti)  Albani me pelqen me shume smiley

Ca do beni sot per ta festuar? smiley Hera e pare qe shqiptaret nuk do bejne tifoz per gjermanin apo italianin, per brazilin apo hollanden. Tifozllek me shpirt dhe me zemer vetem per Shqiperine tone, per djemte e shqipes! smiley

Dolem te dytet.. Madje nji ore para Gjermanise smiley

Ooooooooooooooo   cfare atmosfere ne shtepine time sot, ka lezet , miq kusherinj , kalamaj, te gjithe me flamuj , LOJEN E FITUAM , tavolina , gjeli , ushqime , feste , muzike .........FALEMINDERIT DJEMVE TANE QE NA FALEN EMOCIONE PA FUND DHE NA  E BENE KETE DITE KAQ TE BUKUR !! smileysmileysmiley

URIME  smileysmileysmiley

Ja dooooooleeeeeeeeem!!!!!!!!!!!

E nderum Ballkanin, do perfaqesojme Ballkanasit me dinjitet ne France jo si kta zdromsat Serbet e Greket qe e mbyllen respektivisht me 4 e 3 pike.

BALLKANAS SHIHNI NGA SHQYPNIA PER FRYMEZIM TE PAKTEN. 100 tifoza kishim ne Armeni 100.

fitorja qenka me strings attached.

...Ndërsa për rinovimin, De Biazi tha se rinovimi i kontratës është automatik dhe “ndryshojnë pak shifrat”. Janë 12 milionë euro që Shqipëria merr nga ky kualifikimi, ndërsa De Biazi tha se i mjaftojnë 2-3 milionë euro. - See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/--8203-...

Ka kuptim sepse ky nuk eshte grupi i Canajt por i DeBiazit. Ky Grup do kete fatin e DeBiazit si te cdo traineri tjeter qe fillon nje cikel me preferencat e tij tek lojtaret. Perderisa sa ecen Kombetarja  grupi dhe traineri behen te pandashem, kur fillojne problemet Traineri qe vjen riben edhe skuadren e bashke me te thaten digjet dhe i njomi. Shiko Pepinot, kur nuk ecen traineri nuke e njef mo skuadren me trainerin e rradhes. Problemi eshte se cfare do beje DeBiazi perballe Italise e Spanjes ne Grupin e Boterorit? Spektakel ndoshta sepse kualifikimi eshte i pamundur. Prandaj pulaxhiu sja kishte qejfi tja zgjaste kontraten per 2 vjecarin e ardhshem. Me qe ra fjala e falenderove Duken per 3 piket qe siguroi ne gjyq te Lozanes???

ne me te fortet luajme me mire se me skuadrat si vetja jone. ky kualifimi do te na permiresoje shume ne nivel loje, jam i sigurte.

eshte eksperience e madhe per lojtaret kur fiton ndeshje deçizive. vetem skuadrat e medha fitojne ndeshje te tilla. nuk kualifikohet dot suedia me ibraimoviç. ose vende me popullsi shume here me te madhe nga tona.

eshte e pamendushme, gje e madhe ne fakt. sukses i madh, gjithe vendit do i japi shtytje dhe do zoti ndertojne nje stadium te hajrit ne Tirane. te zmadhojne dhe modernizojne Qemal Stafen ne fakt, se del e mjafton per ne si vend i vogel qe jemi.

Eshte mentalitet tjeter se Jemi ne faze Europiani tani, ska mo te medhenj e te vegjel, por ka kopila qe taktikisht ja fusin me te modhit. 1 ndeshje luhet ska mo vajtje ardhje. Traineri eshte manaxheri i rrezikut dhe suksesit bashke me Cunat.

Këto gazetat shqiptare qënkan...të hiksh natën!

Tha de Biasi: po hidh atqudht...sa të duash...një 2-3 milionëshe!

kerkoi mer njezete e kusur, ca i kane keta, nje tender me pak, a bunker icik me i vogel

Futbolli bëri lidhjen përfundimtare të hallkës që mungonte e që shkencat e tjera nuk e gjenin dot: Shqiptarët janë pasardhesit e Ilirve, të cilët nga më thellë akoma, pasojnë pellazgët smileysmileysmiley

   U duk se djemte  e skuadres  tone paten"  ndihmen e orakujve te shenjte pellazgjike, te Dodones dhe Zojsit" , te qendrave  me te lashta  te qyteterimeve ballkanase, te cilen Karapano e zbuloi diku ne kemben e malit Tomorr.Prej kesaj qendre , mitologjia flet se disa prifterinj u hodhen gjer ne Malin Ararat dhe me ne thellesi te tij.Nuk eshte rastesi qe Mali jone quhet Tomorr , " Fron  Perendie" , ndersa ai mbi Janine quhet ...Tomorrice , me kuptimin  i vogel ! Greket me qellim e nenvleftesojne kete fakt ! Pra, ne sa  na duhet te besojme tek mitologjia, duhet te besojme edhe ne sa ajo na thote se qendra e botes pellazgjike eshte pikerisht vazhdimesia e malit te Tomorrit, me shtrirje gjithenje drejt lindjes ku prifterinjte vajtur maleve te Gjeorgjise dhe Armenise, orakulli i fundit i te cileve u mbyll prej imperatoreve Bizantine, ne shekullin e nende, perhapen ate qyteterim pellazgjik ! 

Mitologjia thote se te gjithe pasonjesit e ketij qyteterimi, qe moren e do te  marrin ... rrugen drejt lindjes , ne qyteterimet qe krijuan orakujt Dodonas , do  te dalin   te fituar si .....Argonautiket ! 

Nisur nga  keto parathenie te motologjise Dododonase,kishim orakujt tane me vehte, ne kete " beteje", ne se Duka ...nuk ka bere ndonje procke pazari ...me koke te vet! Ose te dyja bashke ! 

Por fjala e orakujve te  shenjte u vertetua ! 

dhe jo me ekran te Kryeministria, pls.. ai paska qene tersi.

Tashti qe dolem boset e Ballkanit, le t'u veme ca gjoba ketyre zarave te tjere, do pagujne ne perpjestim me madhesine dhe inotin qe kemi ne me ta, kuptohet cdo gje me kupon tatimor. smiley

me dron, pa dron

                               ekipi jon o i modh

natyrisht por do te me duhej ti kerkoja te drejtat e autorit shoferit, ndersa ky eshte krijim i imi. 

Lëshoni Ballistin, mo e mbani brënda, se do marr rrugë të keqe... Lereni të bëj pak spektakël n'Fronc!

ballisti duhet liruar with the court's sincere apologies.

Proverba:

Njihere bi droni n'kos

Nje ballist bie, mijera ngrihen

Qeveria e kap lepurin me dron

Dy t'rrafme t'bojn keq, dy humbje s't'bojn gjo.

 

Sa bukur qe duken cunat tane lakuriq tek kjo fotoja! smiley

Urime Shqiperi! Se pashe sot se kishim tournament ketej lol, po kenaqesia eshte e madhe njelloj, me ju qe e pate nga afer. U kry ma n'fund! 

o cka per te heq italia me spanjen qe na ka ne grup, ohej ohej

Edhe nje here kalamaja, meriten e ka De Biasi. Siç ka treguar edhe vete, sapo mori drejtimin e kombetares shqiptare, filloi te bente telefonata te panumerta drejt te rinjve me kombesi shqiptare qe luanin neper Europe dhe ti ftonte ne projektin e tij. I bindi, i mori, i beri skuader dhe i çoi ne Europian. Kush nga ju e njihte Abrashin, Gashin etj etj? As qe i kishim degjuar. Thuaj qe nje njeri i tille, serioz dhe i sinqerte erdhi teper vone ne krye te kombetares, sepse sot edhe Xhaken e madh dhe Shaqirin, edhe Behramin e Januzajn do i kishim lojtare te kombetares. Mend per te ardhmen. Tung!

Me ne fund endrra u realizua...sa do doja ta ndaja me prindrit e mi kete nate..forca shqipe

Kualifikim i meritum, pale cthone armiqte, kemi nje stil loje me topa te gjate, pa qarkullim te madh topi. Ne kete aspekt duhet te permirsohemi, nese duhet te menaxhojme me mire ndeshjet e krijojme raste ne te ardhmen.

Bravo kombetarja dhe Ballisti Morina smiley

Imagjino ku do ishin shqiptaret sot ,po te mos ish prish marveshja e bashkimit ne Mukje smiley

I humburi i madh ne kete fitore eshte Ballisti. Nuk ka per te pare driten e diellit i gjori deri pas europianit megjithese ai ka meriten kryesore per kualifikimin. Free Ballist!

Nderkohe vlonjatet nga gezimi kane lene masivisht hapur cezmat dhe e kane zhytur qytetin ne uje. Qejfi ha kumlla te tharta tha.

Kur hudhet shorti , te morim vesh kujt do ia zejme deren : shoqnise apo farefisit ?

Pervec De Biazit, qe i qemtoi talentet tona, kudo ne Evrope duke i bindur, te loznin per Shqiperine, nje merite te madhe ka dhe Lorik Cana me shembullin e tij. Po te mos ishte Loriku, zor se do bashkoheshin kaq shume lojtare europiane, me origjine shqiptare ne kombetare, pavaresisht se vete performanca e vete Lorikut ne fushen e lojes ka ardhur ne renje.

Une them se fituesi nuk gjykohet dhe De Biazi sot eshte fituesi, por ai duhet te nxjerre mesim, nga ajo qe eksperimentoi sot. Ai hodhi ne fushe, nje skuader sulmi qe i dha rezultat. Po nuk sulmove, nuk fiton, pavaresisht se ekipet moderne, mund te te ndeshkojne, kur shtyhesh shume perpara.

Loriku i eshte bashkuar kombetares qysh ne kohen kur ylli i tij shkelqente. Ne ate kohe ishte kapiten i Olimpikut Marsejez, ekip legjendar. Lehte e kishte te aktivizohej me Francen dhe te prekte suksesin. Vendimi i tij ka ndyshuar rrjedhen e gjerave persa i perket rekrutimeve.

tregoi se mund te behet kariere e te fitohen miliona edhe duke qene si shqiptar ne tregun e futbollit. pra qe ky problem eshte individual dhe jo kombetar (nga flamuri qe mban).

ka qene dhe i pari nga lojtaret e besimit musliman qe bente lutjen ne france, para fillimit te lojes. me vone kur kjo u pergjthsua edhe shume te tjere, hoqi dore. 

per kete besoj se fundin e karieres do ta kete ne arabi apo kuvait. si shume lojtare te tjere te njohur.

Kallet Antwerpi,kallet Brukseli ...

Dosta me miliona,krejt bota eshte e jona  smiley

Urime!

Tani na duhet dhe nje aksion i fshehte me cliru Ballistin prej zinxhirave dhe u kry kjo pune.

Urime Kombetares dhe atyre futbollistave qe dhane gjithshka mundnin!

Shifna n'Fronct smiley E papershkrueshme kur e mendoj qe do jete Europiani i pare qe do shoh me kete emocion.

P.S. PD. PDIU. Nonen gjithe barkderrave te Federates e te gjithe hienave te tjera poltike qe vijne verdalle per te futur hundet e ndyra edhe ne kete pak gezim qe i ka mbetur shqiptareve.

Lironi Morinen mos leni nam!

Urime Shqiperia ime vuajtur, shyqyr qe te pane syte pak gezim!smiley

Hej megjithe mend i keni keto 4rlliqet "lironi Morinen" "Shqiperia pa gezim" etj, etj. Po nuk eshte fitore lufte or njerez, mblidhni mendjen, shterngoni bothet e vihuni punes se neser jave e re, halli i ri per shqiptaret. Nje loje futbolli 90 minuta eshte dhe aq, pjesa tjeter eshte realitet... Ju e dini, si te doni, po deshet.

P.S. Debris, asnje gje personale me ty por thjesht i lexova shpesh keto sot.

Nga ca planeti vje ti mer mik qe u gezoke vetem ne fitore lufte? Robi per kshu gezimesh te vogla jeto. Mund te gezohet robi se fito Nobelin, por gezohet dhe kur lirohet ne banje pas kapsillikut, e jo me gjithe ky gezim mbarekombtare, qe per breza te tere as imagjinohesh. Ku e ke pati ti Shqiperine ne Europian, se s'mora vesh une? Kjo e futmja e kombtares ne Europian eshte multidimensionale, se pervec gezimit ne vetvete te fitores, sherben me i thy barrierat ne koke robve, qe mendojne "obobo europa, jo po tjeter gjermani, tjeter ne, s'behemi ne e keshtu me radhe". Avash avash bohen gjerat! Dhe ndryshimi fillon nga truri.

Edhe une kam lexu shume si ty qe dune me bo si kritizera dhe kur s'eshte momenti. Po qe Shqiptaret jane te vujt as e lu topi, se ka breza qe i ka shku jeta malore. S'po them fare per ata jashte trojeve se e kane bo vutjen normalitet, por keta mren, qe duke patur shtet te tyre s'pane nje dite te bardhe. Te pakten nje dite ta heqin mendjen. Neser flasim ndryshe! Naten.

p.s. Lironi Ballistin! 

ballisti duhet te lirohet.djemte me nje pjese te  2 milione euro bonus ti blejne nje vinc  e te shkoje ne pune vet.

Alba me zamete ...eshte Gallata e peshkut..kur u hodh droni dhe kombetarja Shqiptare u keqtrajtua ne Serbi ishte Partizania e mbrojtjes se Kombetares Serbe dhe sjelljes se keqe te autoriteteve Shqiptare qe kapitalizuan me nota patriotike dhe anashkaluan futbollin si sport. Ne se sme besoni shkoni e lexoni temen e kohes.

Papritur eshte bere perkrahesja e Ballistit dhe kritikja me e forte e qeverisjes Shqiptare....Homogjene qe punon dita dites ne perbuzjen e Shqiptareve dhe autoritetit te atij shteti gjytrym Shqiptar. Grekofone ne ekstrem qe rrezaton vec helm e negativitet. Individi me negativ i blogut qe mund te krahasohet me Xhibin nga Ligesia.

Alba vazhdo te urresh Shqiptaret se uthulla e forte prish enen e vete. 3 pika Greqia ket Europian kurse kombetarja Shqipetare ka prenotuar hotelin ne France.

perpara se te shkruash tabllone sinoptike te veprimtarise time agjenturore e antiparti qe te prodhon mendja jote deluzionale shko ne arkiv e lexo komentet e mia per ate ndeshje ,po gjete ndonje qe te perputhen me ato qe thua ti te jap te drejten ti japesh gojes.Prej ballistit te gjithe perfituan .shqiperia u kualifikua, federata fiton $12 milione , djemte $2 milione, de biazido 2-3 milione.ballisti dergjet ne burg ..ne shqiperi may i say jo ne serbi.

 

Shko lexo komentet e tua ne ke cipe se si sulmoje cunat e kombetares kur u perleshen ne fushe. Ballisti nuk dihet ende cka bere shume mendojne se Dronin e leshoji Vucic....Ballisti ne e ka bere vertet per dobesi te nacionalisteve te rreme ....Federata ti gjej nje Pune .... Dhe ti veme kapak kesaj Pune ...po per armet pa leje duhet te sqarohet.... Sala, ti si Grecke dhe Desara e sulmuan kombetaren Shqiptare ne ate Kohe ...sot po mbroni Ballistin? Bi i cik ere. Ballisti nuk mblodhi pike por Duka qe fitoi ne Lozane ne gjykAte. Per Ballistin ato pike kishin humbur. Po ta them qe ti je Asfalia qe flet me gjuhen e Kapos dhe Sales. Ballistit ti gjej federata Pune por te sqarohet armet pa leje dhe roli i Vucucit Tek droni. tUng

barra e proves eshte mbi ty .ti je akuzuesi .ti duhet te sjellesh provat.une po pres.

ne jena pushim pushim neser, thanksgiving ( festa gjelit) vazhdon ne Canada dhe qefin e fitores nga ana tjeter . fol per vete ti , ne jemi tu festu smiley

eh pa problem , ne kena Victoria day , goca dajes columbusit

Hallall qumeshti i nenes djemve te Kombetares!!! Flm De Biazi e gjithe stafit..pune e shkelqyer e Fshf !!

Nje shqiptar i lumtur.

“Shqipëria e meritoi kualifikimin më shumë se Serbia dhe Danimarka. Jam i lumtur për ta.”

– Cristiano Ronaldo smiley

 

kam bere vetem detyren Cim. jam i sigurt se dhe ti do tekishe bere te njejten gje.

p.s. udheheqja na vjen natyrshem Cim!

me ty zemren kemi sot- o flamuri me i bukur ne bote smileysmileysmileysmileysmileysmiley

 

sa shqiptare kane qare me lot per humbjen e Italise me vite ............sot nje italian behet mukajet qe shqiptaret te qajne nga gezimi  per Shqiperine !!!!!!!!!!

Booboo lame nam duke qare si vic, shastisem kalafmiun qe me mengjes! Bravo, Shqiperia! 

ne fakt kur u bene golat , se ishim dhe ca si shume sot ktu ke une tu pa televizor , uleritem alla shqiptarce e me tha goca mami na trembet

Nuk e kishim per plan, por 2016 po e kalona ne Jurope me duket.

Urime 

ktu gjen vend shprehja Vlonjate : 

kopetentet te na falin se ne jemi ....

Allora,

me ç'pamë e dëgjuam nga këto eliminatore:

na hanë munë: Republike e Çekisë, Islanda, Belgjika, Uellsi, Sllovakia, Irlande Veriut, Rumania, Austria, Norvegjia.

as ma hëngsh e as ta hëngsha: Polonia, Rusia, Italia, Portugalia, Zvicra (te kjo e fundit, dallaveri nga brënda).

do çkoqitur mirë: Gjermania, Anglia, Spanja e nonjë mbushës topi që do na dal nga play-offi.

Hiqe Austrine nga ajo  na hane moone se kete here kane superekip.

e or e... do i heq unë.., unë do i bëj lëmsh akoma, ti thua hiqi!

Ministria e kultures ka dale te prese ekipin kuq e zi e ti uroje per kualifikimin ne boteror...

Boteror ? E thote ajo e thote vallai se kur s'iu nxi faqja per krishlindjet ne pashke keto europian e boteror si ka per gje fare ajo. smiley

Iku uji andej nga fshati juj apo po beni prova teknike te kolektoreve ?

jo po bejme prova akoma, situate e turpshme.

kemi krietarin e bashkise

kryetarin e listes dhe kryeminister njekohesisht

kryetarin e zones se pare operative dhe u katandis keshtu. nuk  e di po kete vend e ka mberthyer nje inkompetence kudo, shyqyr qe u kualifikuam te pakten..

Ishim ne te semes
Ne France ne do vem'
Shqiperi moj kucke
Na bere verem.....

po kjo qenka myzhde. jo armenia. 

Oh sa mire me qene shqiptar, ohej! Ohej!

Sa me teper t'ja zhysesh aq me shqiptare do ndihen.

Bravo cunave te Kombtares!

Mo ne fund do bojme tifozllik per veten tone ne nje kompeticion te rendesishem.

Ishallah nuk i mushet menia Rames qe te vije ne France kur te luaje Shqiperia! Dhe mbi te gjitha ishallah nuk del Nikolla me prit Kombtaren ne aeroport! Doli me prit peshengritsit, i skualifikuan. Doli me prit Kombtaren mas Serbise, UEFA ja dha neshjen Serbise.

Blushi ndërron fletë..Në një postim të djeshëm tek " na kem Feisin e Bukit or tie " shkruan

Me këtë Fitore Historike Rama për k/ministër Ballkani .Kalbeni në burg Ballistin

Ai që e kish gjetur komentin e parë të Blushit shkruan në mënyrë lakonike ..Kopetentit i ...#

Një vargan e vandak parashikusish patriotikë kanë komentuar tek Faqja prestigjoze e anale e FelLtë për qështje futbolli duke u shkëputur nga "Poshtë Qveria Rama " pas humbjes me Sërbinë deri në thirrje për " bojkot " nga fansat ..e thash i llaf të modh si Yp Xhibi

Larg nga Armenia .Kjo kombëtare nuk e meriton këtë Popull Patriot . As Plisat e Ballistëve smiley

Edhe në fshat tënë do sholokë e kishin Festuar me pije e këngë , me thirrje patriotike e përshkrime emocionale që çtë të them o zot sa të gëzuar .Kryetari këshillit vetë sh Gjëmbi , mbajti edhe një Fjalë entuziate duke falenderuar ekipin  . Me këtë rast nuk u dëgjuan më thirrjet për linçim të Canës si Serbshitës i Vatanit .Edhe sholoku Plisave kish ndërruar vergje dhe e kish përshtatur me rimën Plis -Paris . Kronika ka dhe më..

Fitore e merituar . Rilindje edhe në  kampionatin Europian të Futbollit . Vërtet emocionuese. Përpjekjet dhjetra vjeçare të një plejade Futbollistësh të talentuar që e ëndërruan këtë, e realizuan këta djemsmiley

Urime që i dhanë zë Kombësisë shqiptare.

Dordoleci Nishani nxorri shpatën nga Shqipëria , Nderi Kombit smiley

Lojtarët pa përjashtim "Mjeshtër i Merituar" dhe De Biasi "Mjeshtër i Merituar Sporti" .

Cila eshte merita e km ne kete mes?a nuk duhet te jete ai me qytetaret e permbytur ne vend qe te vjedh Spotlight e kombetares?pse lironi fullanin qe I shkaktoi deme kolosale shtetit e therrisni si egersira "kalbeni ne burg ballistin" I cili u kap me arme pa leje te cilat posedohen nga trecereku I shqiptareve?

smiley o alba..po rri atq ut se s'është ballist prej vërteti!

Ça ankohesh...këtu ju nxi jeta partizanëve, u bënë komentet me tollon, dy copë dita e ik mbushu, ti na bëre gurgulenë për ballista!

Ky eshte qyfyri .ky I shkreti po ha ne kurriz gjithe merine e komunisteve vetem prej emrit packa se eshte lindur 50 vjet pas luftes 2 boterore.

me duket se eshte emri i grupit te tifozve te cilit i perket. 

Shqiptaret e tregojne veten se jane te papermbajtur si ne gezime edhe ne hidherime... Jane te pamate... Pritje madheshtore e kombetares ne sheshin para kryeministrise...

o patrioto, i kishit dhon pafajsin fullanit e? smiley

shum xhymerta jeni. smiley

 

Epo gjith ato parè qe ka ai, nuk i ha dot vete, do ta nimojme edhe ne ka pak.....smiley

Tani pritet te filloje fejsbuku, mediat online dhe forumet si zakonisht me diskutimet "pse kryeministri ... futbolli .. permbytja" pastaj "ata nuk clirun gjo vetem bone detyren karshi nje komebatrje te lodhur" pastaj "histeri kolektive a thu se fitum kampionatin nderkohe qe papunesia rritet" pastaj "e bone de biazin hero nderkohe qe kombetarja ben loje te shpifur" etj etj etj.

Dy komente janë shumë e nderuar Alba në kët Blog ku një admin konstaton dhe shpall me ferman -Abuzues smiley ​si ziqmbajtësi më  i Modh mer Jahu i InteliDjencës .

Kur ndërhyn ose komenton ti ndoshta duhet mbyllë ky Blog fare , se ka bLoqe plot ku mund të hasësh nivele edhe më të ulta arrogance e hedhs guri e fshehs dore më të mëdhanj se tye . Përse ? Një komentues nuk mundet KURRË të bashkëbisedojë me dikë që e përfytyron të ban -izuar se nuk i Pëlqen  smiley​ Ose duhet të jetë i sëmurë psikik me diagnozë të çertifikuar Egoist pa Cak ..ose  Paranoiak Depresiv .

 Në kët rast  një admin. mund të Justifikohet si përpjekje për të mbajtur Blogun  se mendon se i shkau ..si demi në Mutin e Toreadorit .. por që unë nuk e Vlerësoj pasi ka Fshesën më të Madhe si Kopetencë  smiley

Është kategoria Juaj e të sëmurve Pikikë që edhe këtë ngjarje në një fushë , patjetër të rëndësishme të jetës së vendit , e Vlerëson me Ballistë ose të currufiaksur si Don Ki Shotë të mbarur në një Kohë që mendojnë se jemi  tribal me bisht . 

Dhe që ta gjesh vendin përse je e tepërt në bashkëbisedim referoju Nishanit me " Nder Kombi "smiley

Jeni motamo sipas shprehjes merr zjarr si Pushka e Yp Xhibit .

Ndryshon puna me sh Gjëmbi që bën Anale të shkurtra e të shpejta .

Para fshesës kupto si Individ Normal

Urime Kombëtares në FUTBOOL  pa Ballistë e Paranojakë Politkë  !

 

Amon mer kur do e nxjerri Tos Lubonja shkrimin me titull "Festimi yne si deshmi e primitivizmit tone"???

"Turneu i Frances si maske e nacional-komunizmit primitiv dhe Mukjes"

Mbaje mend daten dhe oren kur e ke shkruar kete koment, shto 48 ore, nese shkrimi ne fjale deri atehere nuk eshte kthyer ne realitet te kam borxh nje shishe vere te vjeter nga nje qilar i famshem i ppu-se

O Rono, po leje rehat Lubbonjen e shkrete se ka njel pa rroge....

Thjesht ky sukses tregon qe shqiptaret e bashkuar mund te arrijne gjera qe shqiptaret e ndare nuk mund ti arrijne dot.
Ky eshte mesazhi historik i ketij kualifikimi.

Nje gozhde me shume tek arkivoli i kozmopoliteve qe nga Muc Nano e deri tek Mentor Kikia.

debila, mer. "e hane me garuzhde", esht nji llaf per rahmet ktu te peshku.

 smileyGabimi i madh!! Ne u veshem, u krehem e parfumosem si Europian kur na erdhen serbet ne shtepi, keta e paskan leshuar gojen. Turp t'ju vij! Me vje shume inat qe shqiptaret kane nje aftesi gati te jashtezakonshme per te pervetesuar dhe riperseritur te keqen. Shume e habitshme!

Madheshtore festa per Kombtaren!

Tu festu te sheshi Nene Tereza me 2 nga figurat me te vjetra te Vetevendosje!-s, kur po kendohej "O Shqiperi o nena ime", me thane : "Ne te merguar jemi, se ne nje shtet qe s'eshte i joni jetojme"

 

Guce po nje fushate per mbledhje ndihmash per te permbyturit e myzeqese e Vlores a organizuat apo si atdhetare i late parate ne qofte birra e qeleshe. Kishit edhe ata te vetvendosjes me vete kesaj rradhe ishit tejet shume.

O Lebo,

Po ti qeke kokrra onjorontit mer daje. Ala s'e ke more vesh ti qe nuk kena pse vrasim mo menien per keto gjona. Ka rilind ky ven mer Lebo.

Noshti seriozisht se idea jote nuk o e keqe. Do qe shume mire qe ndeshja e rradhes qe do beje Kombtarja ne nentor (kur luhet play-off, te tjeret bejne miqesore), te mblidhen fonde per te permbyturit. Italia ka rastin te na ktheje borxhin e vjetshem, por edhe ndonje ekip tjeter i rendesishem s'do qe keq. 

Po u bo kjo te garantoj une qe nuk do mungoje as solidarizimi i VV apo komunave qe manaxhon ajo.

Per te tjerat ne kemi kengen e bukur shqipe "O lulja jone me limona oooo ...."

Deri ne Nendor duhet te boni 2 ndeshje Guce, se duhen kontribute edhe per Shkodren e Lezhen deri atehere. Me duket se do bohet nje ndeshje me kombetaren e Kosoves se afermi dhe sigurisht qe nuk eshte ide e keqe. Tu blini shishe uji te pijshem te pakten se me nigjo mu permbytjet do vazhdojne, ktej nga ne ca zona te pasura u zhduken rruget ....u treten leni shtepite.

Hej tani mos e ekzagjerojme se te kane rrejt nese te kane thone qe me kane caktu drejtor te emergjencave civile ne Shqiperi, Amerike etj.

Sa per kombtaren e Kosoves nuk e di per car eshte fjala. S'e njof.

1 KOMB 1 KOMBTARE

Se mban mend Vokrrin, eshte presidenti i federates se futbollit te kosoves. Do kemi dy kombetare, me aq futbollist sa prodhojme ne ne emigracion edhe 3 kombetare krijojme. Ku i dihet na del me mbare se nje nga te dyja mund te kete grup me te favorshem a fat.

Po Duken pse e vershellyet ne Shesh, cfare thuhet ne birrarri per te?

  o tironco ,qenke bere me keq se alba mor burre!    as serbet nuk marrin guximin te flasin per dy kombe.

megjithate ,ti e di,,,

 Kombetarja e Kosoves po bohet gati te lancohet prej kohesh se mos po e poromovoj une. Kishte luajtur me Ganen para ca ditesh dhe ka kerku me bo ndeshje miqesore me kombetaren tone.

Frika ishte qe Kombetares Shqiptare te mos i largoheshin lojtaret Kosovar ne Kombetaren e Kosoves, por eshte lene te kuptohet qe traineret Kosovar do tregojne mirekuptim si edhe faktin qe ka prodhim te bollshem futbollistesh ne emigracion. Se cfare do ndodhi me vone me kombetaren e Kosoves nuk e di por aktualisht po luftohet te krijohet. Ju Jeni te gjithe LUbonja e Fuga, si Alba qe nuk morrin vesh cfare bohet e dun me dhon mendim. Si thoshte ai shoku jot dhe i Albes ....Fuga....duhet te krijojme kampionate nacionale te forta njehere e pastaj te futemi krenar ne Europian. E kupto ti cer bohet kur kozmopolitanet dhe nacionalista e rigonit merren me Futboll?

Qe ka njerez qe duan te copetojne kombin shqiptar duke perdorur lojen dinake te barazi.it te identitetit krahinor me ate kombetar kjo dihet,pot nuk perben argument per te mbeshtetur nje ide te tille. Me keto qe thua ti je ne nje linje me lubonjistet.kot e kundershton alben .keni pikpamje te njejta ne thelb.

Alba, Lubonja, Fuga jan te mendimit qe sduhet te gezohemi per kombetaren se skena buk me honger e as kampionat te forte kombetar. Bile ket kualifikim tja kthejm Danezit a Serbit , se kan under21 te talentume e sjan kozmopolitan. 

Nderkohe Kosovaret me zgjuarsi kan pare qe kombetarja Shqiptare ska vend me shum se 24 lojtar e me ket bum talentesh Shqiptaret deryrohen me lujt per kombetare te tjera e humbin nenshtetesine. Kombetarja Kosovarve terheq talentet e veta e si le me u natyralizu. Bashkimi nuk ndodh ne stadium por ne kancelarite e Europes. Deri atehere kushedi sa futbollist do kemi hyp. Po  a

nacionalistet e rigonit jane gati me humb brezin e ri mjaft on te mos kete kombetare kosovare qe aktualisht ka dhe e drejton legjendar i Vokrri qe per Ty rrezik nuk shko se do i nxjerresh ndonje bisht si Titist a ku di una.

Me duket se kjo eshte hera e pare qe shof nje turme kaq shume te madhe me shqiptare qe ne duar mbajne ekskluzivisht flamure kombetare dhe asgje tjeter.

 

e ke fjalen qe nuk mbajne, p.sh  flamuj partish si ne mitingje elektorale..?   -nese po, ke te drejte per ne Albanie. 

por pjeses  tjeter te shqiptareve matane kufirit, nuk para ja ndjen shume per flamuj partish. gjithmone kane tubuar apo festuar per ceshtjen shqiptare vetem me flamuj kombetare!!

Albanie, Albanie

prej futbollit njofta njeriun, ka thene Kamyja.

shiko, serbi te erdhi mren e te rrafi. 

aty ku duhej, ne ia bom mek mek mek.

kto "o serbi te qivja motren" un per vete nuk i treks dot.

kto edhe i her futen te patriotet e trapit tim qe e hane mutin me garuzhde (TM).

shiko, se këta janë tifozë që bëjnë ç'ju do trapi, si në çdo vend. Mjafton të respektohet rendi publik, kujt nuk i vjen përmbarë, le të mbajnë këtë timin, okkej?

well, un s'i pengova. smiley

kshu qe ate tendin do te duhet te mbash vet te gjithe. smiley

Emo he I nolt.
Injoranca s'ka brire.

injorant ka gjithandej. puna eshte se ne i kemi me shumice dhe imponues.

ne vazhdim te traditave me te mira te xhandareve te zogut dhe te "plotfuqishmeve" te enver hoxhes.

se ndryshe do ishim nanj zvicer a lihtenshtajn, ajq'...

Nuk ja vlen te merresh me nje plehre si ty. Ndjese.

Rastesi thua te jete qe patrioti i madh nga Antwerpen nuk ka bere as edhe nje koment ne kete teme? As edhe nje urim per fitoren e kombetares nuk ka bere. Duket qe arritjet e Shqiperise nuk e gezojne. Sigurisht qe arritjet nuk te gezojne kur rrogen e mer per te fut shkopa ne rrotat e suksesit shqiptare!

 

Rono, u 10-va tu qesh smiley nga komenti jot, pash zotin kujtoju naiher per plakun, se ke nje te qerasme, jo per gjo, por kur te pickojne milingonat, te duket si gudulisje smiley 

As edhe nji urim nuk ke bere!

TURP!!!

 

ujrat e qeta jan me te thella, Ron.

si s'na doli nje Konfuc dhe ne shqiperi ajq.... smiley

....gju me gju me popullin

Ky ka lezet po ai tjetri, Palloshi sic i thote Pjeri, na e neveriti sot, se mos vetem sot.

....ka disa gjona qe nuk ka nevoje per nderhyrjen e KM,po ky palloshi eshte vertete megaloman. e delirant,semuret nese bota nuk rrotullohet rreth tije. po ik o car na len rehat me gezu ket festen e ketyne cunave te futbollit. Sic e ke nis me keto te dalat ven e pa ven  ne TV  , dukesh sikur po  konkuro me kallashin.

Per into te Bradit

....miro  o Rono mire ..por   Ganiu nuk e haron kollaj qe ky palloshi i premtoi Tares postin  i trainerit te kombetares para disa muajsh.Kuj tja hudhesh ti pipinove ..smiley

Vetem helm vjellin cunat e Shqupit. Mbasi perdhosen kauzen e te djathtes duke zgjedhur per Lider historik komunistin e 8 Nendorit 1968, te emeruarin e e Xhelil Gjonit, duke bere transfuzion gjaku si force politike me prurje si ish-ministrin e Ramiz Alise, Kaq Islamin, i veteofrohen ne publik popujllit te shkrete qe sado i varfer te jete nuk do ti shohe me sy. Eh mer Ramiz Alia ci ke bo popullit me ket Parti Demokratike qe e formove per Mallkim.

E keni Inat Edvinin? Hec aty se keni per ta pa per vite me rradhe, apo nuk eshte edhe i gjate qe tju ofendoje me shume. Nderkohe KM i Shqiptareve u krijoi mundesine Bashes e Metes te festojne ne publik pa xhelozi.

Rama po shkaterron bisnesin e vogel. çmimet po ngrihen me shpejtesi te madhe. 

po ti jepi nga amerika, luj tellallin falas.

ndersa sa i perket Berishe komunistit, po Skenderbeun apo Ali pashen apo Zogun, apo Enverin, kush i vuri ne pushtet ? po pse si merret pushteti pa te HYP dikush tjeter ATJE ?

Obobo, ja dhjene shqiptarit festen politikejt! smiley

FILLOI  KRIJIMI I SHQIPERISE SE MADHEsmiley

jevgjit te fillojne te kerkojne nenshtetesira te huaja!   jo se do u bejme gje,por do marre fund diskriminimi pozitiv

Avash mer ti..smileyTe bashkohemi ne etniken pastaj ne megalin them une.smiley

“Lironi Ballistin, lironi Ballistin, therasinin tifozat ..kurse gjykata shkon e na liroi Fullanin”

Berisha e ka ne xhep gjykaten keshtu qe lutju atij

Te nderuar bashkesportdashes, a ka mundesi ndonje nga Ju te me sqaroje (se s'po e kupto ) pse Baba Taku, Lul Basha, ndoshta dhe te tjere, kerkojne lirimin e atij 'qytetarit" kuksian, te cilin policia,(i lumte policise) e kapi me DY (2) PISTOLETA (te verteta, jo lodra kalamajsh) pa leje ? Pse keta udheheqes te popullit trim dhe liridashes shqiptar kerkojne dicka kunder ligjit ? Apo e kam une gabim ?       Respekte....Mukja i Stropanit

 

Quhet populizem, per tu bere vete te famshem thyejne ligjet e Shtetit Shqiptar, prandaj Greket, Serbet dhe Maqedonet e Mootit kane Shtet, kurse Shqiptaret jo, se i bojne gjonat me te njofme, Kryeministri ka celesat e qelise ose te thesarit te shtetit.

O Ballisti ka faj o Policat kane gabuar e te pushohen nga Puna, po kta sdun as me e cu rastin ne gjykate. Sbohet stan me Lepra jo, Jane edhe te pafytyre, te ndyre ne palce. Per pak pushtet nuk lejne krim pa bo.

O Belul, se nuk e kam linkun per kollaj, por llafi eshte qe Lulzim Basha eshte kontaktuar urgjentisht per te negociuar dhenien borxh te Xhani De Biazit te Hollanda per ndeshjen e neserme.

nuk ka De Biaz qe e shpeton Hollanden neser Gono,  vate ajo pune!   se skane  asgje vet ne dore.

Hollanda tashi ben  mire te shoh per eleminatoret e Boterorit mos katranos ndonje gje kafshe..

O Belul ca e gjeti Hollanden qe s'shko ne Franc?
Nuk I ze gjumi noten hollandezet a si?
Xhixhat I ka ne rregull Hollanda, osht mrregull.

po flet si Nikollaqi i Olimbise me duket.smiley  se jeta nuk eshte vetem aritmetike. 

leqe je kabim njeher, se kur vjen puna per aritmetike, sua ha qeni shkopin hollandazve... . e kur i bejne ato llogarite, tëk e tëk:  sa xhiro bejne sponsorat (birrat, siguracionet, tv, telecomet etj)  apo sa miljona euro xhiron ekonomia hollandeze (supermarkete, restorante/ kafeteri, tregetia e  xhinglaminglave   ngjyre oranje etj etj)  kur merr pjese Hollanda ne Evropian apo Boteror.

pastaj futbolli eshte pjese e identitetit hollandez qe njihet ne Evrope e ne Bote. eshte krenari kombetare futbolli. sic themi: Amsterdam, Philips, Heineken, Amstel, Tulipan, Mullinj (jo ullinj) me ere, Van Gogh, Rembrand......... themi: futboll--->> Oranje, Ajax, Cruijff, Van Basten, Gullit ........

Meqe nuk e ndjek shume, kemi fituar gje Kampionatin Europjan qe po behet feste kaq e madhe?

Jemi Kualifikuar per Kampionatin Europian, shume pak po festohet, per turp, shume shume pak.

Ne Qershor Europa do shohe ata qe i ka pare si njerezit e Gomoneve e te varferit te luaje si i barabarte me vendet e tjera Europiane. Kemi qen dikur afer kualifikimit ne boteror te Meksikes por sja dolem. Eshte lajm i mrekullueshem per Shqiptaret.

Peshku do me kap rekord me duket; ose do me e bo temen liber.
Ku i tha ai atij peder? Ke faqja e 47, komenti i pare nga mesi.

Po mendohesha nese ka patur ndonje vend me popullsi me te vogel i kualifikuar per evropian, me rezulton sllovenia 2 milionshe, ne euro 2000, dhe ne nje boteror ne mos gaboj.

Po mendohesha nese ka patur ndonje vend me popullsi me te vogel i kualifikuar per evropian, me rezulton sllovenia 2 milionshe, ne euro 2000, dhe ne nje boteror, ne mos gaboj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).