...

14 Komente

Jo shume larg nga ku banoj ka nje lagje qe quhet "Tre oxhaqet". Ja hyrja. Jane vertet tre oxhaqe te rrenuar, nga te cilet merr edhe emrin.

sa mire bere me kte

Siguro qe eshte site arkeologjik. Njehere humbem nje pasdite me gruan duke kerkuar nje "site arkeologjik"  ne Florida. Kur e gjetem pame se ishte tere tere dy rreshta tullash mbi dhe, ne nje gjatesi rreth 7-8 feet, nje vater e rrenuar dhe nje gjysem oxhaku. Shtepia ishte shembur nga nje termet i tmerrshem qe kishte rene ne Florida ca njeqind vjet me pare.

Nderkohe une e kam kaluar feminine duke lujt kumance  ke amfiteatri arkeologjik  i Durresit.

fiks! rrenoja plot 75 vjecare.

po ta vesh re te ajo si embleme, jane ato tre oxhaqet. mire qe s'i rujn me qen kufiri. krenari e zones e me gjere smiley

Ne po na bohen 75 vjec lapidaret e fshatrave smiley

hej, a lejohet te sjellim ndonje vetjake me oxhaqe, kshu per atmosfere? 

ps. a duhet "ndër" ne bargun e pare fare?

Natyrisht që lejohet...

"Ndër" është se hija e oxhaqeve nuk bie vetëm përmbi murin ndarës me fqinjin, porse edhe në kopsht. Sidoqoftë, do e rishikoj edhe një herë para se të marrë formë të ngrirë.

Thjesht meqe "ndër" pret një shumës. Me shumë për këtë - jo se kam ndonje respekt te madh per shumësin, dmth po e le ashtu prapë pikë fare është. Po qe se do i kthehesh, ka nja dy-tre vende ku mund te shohesh theksin tonik te vargut - meqe vete poezia e ka si vlere kete gje (plus që është edhe "vula" jote ajo). Te gjitha keto thene me lirshmerine me te madhe (pa teklif), ë?

Pa merak; nuk prekem për atë që shkruaj (kam shkruar). E kam këtë të mirë, në na lejohet të lëvdojmë ndopak veten.

Kjo poezi me pelqeu Mirazh. Bukur.

"Bukuria eshte e veshtire"

-- Ezra

Ne Kukes dhe rrotull, "e vështir" (e vshtir) ka kuptim edhe e pështir.

 

Nje fije i ndan, me sa duket. Si puna e gjeni/marrezi, apo dicka e tille.

Tek object d'art me lart une shoh bukuri, gjithsesi.

"palmuç "

PALMUÇ ndajf.

Me trup të mbledhur e me kokën afër këmbëve; lëmsh; shuk. U mblodh (u bë) palmuç. Ra palmuç përdhe. Mbeti palmuç. I gjeti teshat palmuç.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).