Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve. Përgatitja për çlirimin e Tiranës filloi qe nga tetori deri në 17 nëntor të 1944. Në të morën pjesë brigada e parë, ajo e tetë dhe brigada e katërt. Bilanci i 20 ditëve luftimi ishte, forcat partizane humbën 227 partizanë mbi dy mijë ishte numri i ushtarëve gjermanë te vrarë rreth 500 gjermanë u zunë robër oficerë dhe ushtarë.

Tanket gjermane të pozicionuara një tek Xhamia e Vjetër, ku sot është monumenti i ushtarit të panjohur dhe një tek dyqani “Zinkoni” pranë Pallatit të Kulturës. Një pjesë e familjeve Tiranase u larguan drejt periferive, ndërsa gjermanët kishin nisur të tërhiqeshin. Kjo është tabloja e kryeqytetit në nëntor të vitit 1944.

Luftimet që nuk zgjatën shumë ditë mes forcave gjermane dhe partizane. Musa Karapici, një nga dëshmorët e luftës u vra më 17 nëntor. Tiranasit e vjetër kujtojnë se partizani ka qenë duke bërë roje në tarracën e shtëpisë së Demnerëve, kur u qëllua nga gjermanët. Ndërkaq, një pasuri historike u shua gjatë kësaj luftë, Xhamia e Vjetër, e ndërtuar bashkë me Tiranën më 1614. Në vitin 1949 në vend të xhamisë së shkatërruar u ngrit monumenti i Partizanit të Panjohur. Më 17 Nëntor qyteti u çlirua plotësisht. Mobilizimi filloi qe me 29 tetor te vitit 1944. Nën komandën e Mehmet Shehut, Tuk Jakovës, por edhe Gogo Nushit filluan luftimet. Brigadat luftuese koordinoheshin me njëra-tjetrën, derisa arritën të merrnin kazermat e xhenios dhe spitalin civil.

Më pas, duke luftuar shtëpi më shtëpi, partizanët dolën te Pazari i Ri dhe ura e vjetër e Lanës. Ndërsa Brigada e Katërt sulmuese luftonte në drejtim të Tiranës se Re, shpartalloheshin objektet e fortifikuara në Sauk, të kisha e Shën Prokopit. Në ditët e mëvonshme, grupë të veçanta depërtuan ne thellësi të mbrojtjes armike, në pallatet e Moskatit dhe Banka Kombëtare. Në afërsi të hotel “Dajtit”, lufta vazhdoi e ashpër në të dy krahët, ndërsa nga dita në ditë lufta e armikut po dobësohej.

Rreth 12 ditë pasi nisi lufta për çlirimin e Tiranës, në krah të Brigadës së Katërt u vendos edhe Brigada e Tete me detyre sulmin ne sektorin Tirane-Vore. Ndërsa Brigada e 24-t kishte detyre te sulmonte ne drejtim te Zogut te Zi, Poliklinikës dhe Maternitetit. Komanda gjermane filloi te dobësohej.
Ajo ndërtoi nje kolone me rreth 3 mije trupa, te shoqëruar me tanke e mjete te tjera te blinduara, me qellim levizjen Elbasan-Qafë Krrabë-Tiranë. Kjo behet qe ata t’u dilnin prapa shpine forcave partizane qe luftonin për çlirimin e Tiranës. Forcat partizane me ato armike luftuan 3 dite rresht trup me trup ne betejën që njihet me emrin Beteja e Mushqetas.

Dy ditë pas kësaj beteje. Pas goditjeve te gjithanshme nga forcat partizane, gjermanet i hoqën shpresat për rezistencë të mëtejshme. Ata pësuan humbje të mëdha si njerëzore, ashtu edhe materiale. Duke shfrytëzuar errësirën e madhe dhe kohën me shi, me 16 nëntor 1944 forcat armike dolën nga rrethimi, me drejtim fushën e Aviacionit dhe që andej në drejtim të rrugës Vorë-Shkodër. Mëngjesin e 17 nëntorit populli i Tiranës doli në rrugët e kryeqytetit duke përshendetur fitimtarët që për 19 ditë çliruan përfundimisht këtë qytet.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.  Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme

117 Komente

Dmth 2000 ushtare te vrare vetem ne Tirane dhe vetem ne 20 dite !

smiley

Nga i gjete keto te dhena ti, apo futja pordhes qe te besh te zgerdhihet kete "antikomunistin" e flakte shok te Hamasit

I thote shkrimi i sjelle, ne paragrafin e pare. Ne fakt u cudita, po tani me duket e mundshme se perfshihen edhe te vraret nga bomardimet e aleateve.

Megjithate do ishte shume interesant ndonje studim i paanshem i perqendruar tek shifrat.

nuk besoj te jete vrare njeri. me gjermanin iken dhe shume shqiptare nder te cilet kishte qe morren me vete edhe grate dhe femijte. te ishte qe behej lufte aq e rrepte sa flitet ne kete artikull keto nuk kishin asnje shans te merrnin me vete familjen e bile as te iknin vete bashke me gjermanin.

jane zbukurime prapagandistike, qe disa kane qejf t'i besojne gjithmone. barinjte qe kishin per gjysher, u duken me te bukur si partizane sesi barinj mali.

goxha kohe, 71 vjet, epoke tjeter. nderime & respekt.

te tjera konfliktet sot, tjeter lloj kafshe kjo e koherave pacifiste

çlirimtaret e çfaredo epoke, gjithmone cilesohen si terroriste, deri pa e marre akoma pushtetin.

Raporti Britanik

Misioni Britanik i vendosur në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore ofron në raportet e tij një  “rishikim” të historisë shqiptare të asaj periudhe për të cilin komunizmi i Enver Hoxhës ngriti “Piramidën” e tij heroike, që edhe sot vazhdon të bëjë jehonë falë demiurgëve të rrenave historike

....situata civile ishte depresuese. Lufta civile mes LNÇ-së dhe Ballit Kombëtar “tashmë ka filluar, dhe do të zgjerohet”. LNÇ-ja ka gjasa që të fitojë në fund, pasi “është më e re, më agresive dhe me shije terroriste”. 

ik o kapo se s'merret njeri me ty

Në të morën pjesë brigada e parë, ajo e tetë dhe brigada e katërt. Bilanci i 20 ditëve luftimi ishte, forcat partizane humbën 227 partizanë mbi dy mijë ishte numri i ushtarëve gjermanë te vrarë rreth 500 gjermanë u zunë robër oficerë dhe ushtarë

“Arrita në konkluzionin se garnizoni gjerman përbëhej nga rreth 300 veta, smiley ndërsa Mehmet Shehu më thoshte se janë 3 mijë, dhe e vetmja rezervë që gjermanët kishin në Tiranë ishte një skuadron i lëvizshëm me vetëm dy tanke dhe disa makina të blinduara me transportues. Këtë perimetër gjermanët e ruanin me aftësi të mëdha, me sukses ecnin përtej perimetrit dhe pastronin çdo zonë ku partizanët shfaqeshin”, raportoi majori Oliver. Nga ana tjetër, sipas raportit të majorit Oliver, partizanët kishin 3 mijë forca dhe nga fundi i tetorit, deri në datën 11 nëntor, dështuan në sulmet e tyre kundrejt 300 gjermanëve. shkruan majori Britanik Oliver ne shenimet e tij per clirimin e Tiranes.smiley

Nuk e di pse po qesh. Lufte eshte bere gjithsesi, njerez jane vrare pavaresisht ekzagjerimit te dhjetefishuar.

Sille artikullin te plote.

Ky palla papagall i Saliut do kishte mbushur te kishte pare edhe vetem nje gjerman duke pire uje. Keta jane bastarde.

sakrificat dhe trimeria e te reneve pavaresisht se shume here me te vogla se sa pretendonte historia zyrtare duhen nderuar.teknikisht nuk ishte lufte clirimi se gjermanet kishin marre urdher per te ikur por lufte per ta mbajtur gjermanin  ne token tone sa me shume ne menyre qe tu lehtesohej barra aliateve ne perparimin drejt berlinit.keshtu qe me ate mitin:I vetmi vend ne europe qe u clirua me forcat e veta nuk genjejme dot as veten Le me te huajt.

E paharruar qofte sakrifica e tyre!!!

Paskan mberrit bastardet.

Lufte e madhe apo e vogel do respektu e nderu. Si cdo organizem qe lufton te hujin, dhe nje popull qe s'lufton pushtusin zhduket. 

Kadareja e ka revizionuar kete punen e "pushtusit", tek darka e gabuar. 

 

Po Kadareja mos osht gjo Mesia? Pushtus osht ai qe te futet me force ne shpi. Ta provoje iher Kadareja ke shpija e vet. 

eshte me i zgjuar se shume te tjere. e ka tregu me vepra jo me komentime peshku. per rrjedhoje ka me shume mundesi nga te tjere, te jete i PAANSHEM, dmth analizues me i drejte dhe i denje.

si dhe ai paraqet tabllone e PLOTE, te pushtimit gjerman tek ky liber. jo vetem ajo qe i interesoi partizanve te tregonin me pas. nuk thote qe nuk u luftu, tregon ate qe vete gjermani erdhi si MIK te ne. me duret plot (beri shqiperine e madhe realitet), jo me plumba. 

lexuesi tani kupton çfare te doje. si kudo.

Bjere iher, t'ia hame arrat. Apo mos je ti?smiley

Dmth si shkrimtar i mire eshte dhe historian i zoti. Po si guzhinjer ia thote nei cike?

Meqe e paske shtu, po i hudh ne une icik mill. Gjermoni erdhi per trapllikun e vet, se u perhap kot me kot, ne ven te fokusohej atje ku luhej davaja. Vazhdoi ate te Duces, e na morren ne qafe na prune komunizmin qe e vujtem dhe pasojat ia vujm akoma sot. 

sot po e lusim gjermanin te na hedhi ndonje financim dhe po i shkojme me mijera ne muj per azil ne shtepi te tij. ndersa neper komente shtojme si nuk vjen te na pushtoje njeri qe te na beje njerez dhe SHTET.

dhe ata qe i bejne dhe thone keto, jane ata qe akoma u besojne shifrave te çlirimit dhe e perkujtojne si feste.

ironia e fatit, quhet kjo. ndersa moli thote, qe jemi te mallkuar ne histori.

ps: kur erdhi gjermoni te ne, e kish humb luften ne lindje (rusi, stalingrad). ishte veç me hap rrugen e terheqjes se forcave te tij ne greqi.  

Po ne Greqi c'deshi? Kush ka pa hajer nga i lujtmi menc qe te shifte gjermoni. 

E pra jemi bo hale prej 50 vjet plugimi. Do breza sa t'i dali era njeriut te ri. 

Shiko, ne histori apo shume gjona ne jete nuk shkohet me llogari. Se thone dhe Perenise nuk i dalin. Pranaj shkohet me instikt, e moral. Dmth pushtusi luftohet. Se ne ai dobic gjermoni "Merkelin" na e coi zboriste me vaktit. 

duhet me lexu Niçen qe ta kuptosh se ç'deshi gjermoni ne Greqi.

si dhe ka pushtues dhe pushtues. luftohet vetem ai qe te lufton. qe mund te te zhduke. 

psh Enveri konsideronte me te drejte si armikun e komunizmit, mikroborgjezin. dmth deshira e njeriut per komoditetetin ose konfortin e VOGEL. (dhe pikerisht kjo e zhduku komunizmin)

kur neve na pushtoi italiani i quatjem menjehere Breshkaxhinjte. mnjf rob qe ushqeheshin me breshka. i hanin, imagjino me çfare robi ke te besh. ky lloj robi, kaq i ulet, nuk te pushton dot, edhe sikur te rrije te ty me shekuj. po aq sa na pushtoi turku. gjithe gjithe na la nja dhjete llafe, pas 500 vjet pushtimi. PSE ?

po sepse ishte me i Ulet se ne. nuk na tjeterson dot. paveresisht se ishte me i eger. normal, pushtues tjetri. 

ndersa Roma i pushtoi dhe zhduku (transformoi) Galet, qe francezet mbajne si stergjysher te tyre. u nderroi gjuhen dhe kulturen, ngaqe u ishte superior. prandaj dhe galet e luftuan, e ndjene rrezikun. ndersa te ne romaket kaluan 1000 vjet, na hongren tumin. s'na bone asigjo. se breshkaxhinj hesapi. rob me te ulet.

Po ca lesh Nice mer, lexo storine pse shkoi jeremoni ne Athine. 

Enveri as konsideronte gjo hic vec pushtetit. Se per icik u bone aleate Hitleri e Stalini (u bone tamom, po kishte derrasen mongut i pari), e ta shifshe ti Enverin ne regjence masi te kisht rras mrena si antifashist Lef Nosin. 

Llafet e shumta jon fukarallik, ato qe luftune te hujin, morren pushtetin (e i lerun pragun mo von venit) ato qe s'luftune morren fun.

 

Te pakten tani mund te flasim edhe me gjuhen e shifrave te ardhura nga te huajt se me shifrat e fitimtareve nuk jane dakort te humburit qe ju ngrit bishti mbasi i rane patkojte kalit...

ti kishim ca partizon sonte n hannover sdo ishte anullu neshja 

smiley

Masakra komuniste ne clirimin e Tiranes.

Sipari i kësaj tragjedie hapet natën e 28 tetorit 1944, kur forcat komuniste që qëndronin në ilegalitet apo që kishin penetruar ato ditë në Tiranën e pushtuar, në vend që të godisnin pushtuesit gjermanë, futeshin fshehtazi natën si hienat nëpër shtëpitë tiranase dhe arrestonin apo pushkatonin shqiptarët që ishin shënuar nëpër listat e vdekjes nga krerët e tyre. Kështu ia behën në mesnatë tek shtëpia e Ymer Dërhemit dhe arrestuan Akil Sakiqin, Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën. "Ju kërkojnë për një sqarim". Por i pushkatuan po atë natë. Akil Sakiqi ishte nga Dibra e Madhe. Familja e tij atdhetare, e ndjekur nga genocidi serbo-maqedonas u shpërngul në Turqi, mandej u vendos në Tiranë. Akili, pasi mbaroi Liceun e Korçës, kreu Akademinë Ushtarake në Romë, degën e Rojes së Financës. Shërbeu me devotshmëri në Durrës, Shkodër etj., gjithnjë në prapavijë. Më 7 prill 1939 luftoi tok me Myftar Jegenin e mjaft oficerë të tjerë të Ushtrisë Kombëtare kundër agresionit italian. Edhe Nazmi Uruçi prej Dibrës së Madhe ishte nga një familje patriote. Fahri Dabulla nga Gjirokastra. Adili, Nazmiu dhe Fahriu, të tre oficerë të njohur të karrierës, atdhetarë të flaktë, shqiptarë të ndershëm e të panjollosur, e kishin kryer së bashku me E. Hoxhën Liceun e Korçës. Terroristi Hoxha i futi shokët e liceut në listat e vdekjes. I pangopur me vdekjen e tyre, ai i përmend ata me urrejtje patologjike dhe pa asnjë shenjë pendese edhe pas disa dekadash në librat e tij, kur rreket të falsifikojë historinë. "Pak para plenumit më vjen S.Malëshova gjithë "alarm". - Po bëhet shumë terror, - më thotë gjithë zemërim. - Terror? - e pyeta i habitur. - Ku ? - Në Tiranë, - më përgjigjet. - po vriten shumë oficerë të penduar. - Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit, - i thashë. - Kë quan terror ti? Dhe për cilët oficerë më ankohesh ?" Çfarë hipokrizie! Dihet që në plenumin e Beratit (24-27 nëntor 1944) përpara të dërguarit të PKJ, V.Stoiniç, E.Hoxha pranoi tejet i nënshtruar: "Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë të cilët, duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë toni që i është dhënë punës organizative të partisë dhe të ushtrisë. 

 

 

Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit". Nata e 28 tetorit ishte caktuar nga Qarkori i PK për Tiranën si nata e vrasjeve masive të ushtarakëve të karierës. Atë natë u pushkatuan: Hamit Greblleshi, nga një familje autoktone tiranase, mësues dhe më vonë, pasi kreu Akademinë Ushtarake në Stamboll, oficer i Xhandarmarisë të shtetit shqiptar deri në vitin 1939, kur doli në lirim për arsye shëndetësore. "A mund të vritej një njeri që për tre muaj kishte shërbyer detyrën e oficerit të prapavijës? - pyet Kujtimi, djali i Hamitit. - Kjo pyetje na ka ndjekur tërë jetën qysh nga dita e vrasjes së babait tonë". Djali tjetër, Mustafai, autori i romanit të famshëm "Gremina e dashurisë" u burgos dhe vuajti në skëterrën e burgjeve komuniste, por qëndroi se kishte genet e të atit, të cilit i kushtoi në qelinë 79 të burgut të Tiranës elegjinë "Qetësi". Hamit Greblleshi u arrestua bashkë me oficerët e tjerë që jetonin në rrugën e Tabakëve, Hasan Dinen nga Maqellara e Peshkopisë, me akademi ushtarake të kryer në Itali, atdhetar bir atdhetari, Azis Blloshmin nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës, që kishte kryer studimet ushtarake në Vienë, Faik Shkupin, shqiptar nga Shkupi, i lauruar për ushtarak në Itali dhe shërbente në Shqipëri, Mehmet Dadon dhe Boris Belevskin, rus i bardhë, oficer në ushtrinë shqiptare, Aleks Mavraqi, Selmam Shtjefni, Bajram Cuka e të tjerë që nuk u dihen as varret. Një nga ata dyzina të zhdukur është edhe major Muharrem Liku, bir i devotshëm i Tiranës. I shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga rilindësit, sidomos nga i kunati, Halit Bej Bërzeshta, ushtarak i shtetit shqiptar ai i shërbeu atdheut dhe mbretit me besnikëri. Ndaj u fut në listat e vdekjes. Më datën 1 nëntor 1944, në orën 3 të mëngjesit, trokitën në portën e shtëpisë. Vrasësit kërkonin Muharremin. Ai doli nga shtëpia sepse e ndjente veten të pafajshëm. Te porta pa njerëz të armatosur dhe oficerin tjetër të Ushtrisë Kombëtare, që kishte studiuar në Europë, Abdulla Saraçin, të arrestuar. Të dy i shoqëruan për diku, ndoshta asgjëkundi. S'kaluan veçse disa minuta në rrugë e sipër, kur krisi automatiku. Më parë ra Abdullai, pas tij plumbat përshkuan Muharremin. Kufomat i futën në një karrocë akulloreje. 

 

Kalimtarët e rallë panë në atë gëdhirje një karrocë, nga e cila varej një dorë e përgjakur. Mandej edhe dy duar të tjera. Pra ishin dy kufoma. Familjarët i gjetën, i nxorrën trupat e tyre të prishur dhe i varrosën te Varri i Bamit. Njëri gisht i dorës së Abdullait ishte i prerë bashkë me unazën e florinjtë. Po atë natë killerët arrestuan dhe vranë ushtarakun me gradën kapiten, Anton Fekeçi, lindur në Graz të Austrisë, por që banonte e shërbente në Shqipëri, nga që e ëma, Gjystina, ishte shkodrane nga familja e dëgjuar Bumçi. Antoni ishte një oficer model me formin perëndimor dhe shumë i aftë profesionalisht. Në mesnatën e 30 tetorit e thirrën në shtëpi dhe e pushkatuan 100 metra larg saj. Pastaj u kthyen përsëri, e nxorrën familjen në rrugë, se shtëpia u duhej, ashtu si u duheshin edhe orenditë, makina e shkrimit etj. Tragjedia e kësaj familjeje u mbyll me vdekjen në burg të Frederikut, djalit të Antonit, i dënuar për agjitacion e propagandë, si mijëra bij të tjerë të këtyre martirëve. Genocidi për motive politike vazhdon me intensitet brenda dhe në rrethinat e Tiranës. Më 3 nëntor 1944 forcat komuniste pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës tre deliallisët e shquar të Shijakut: Kapllan Deliallisi, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar dhe i vëllai, Jakup deliallisi, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit. Bashkë me ta u pushkatua edhe Shefqet Deliallisi, i biri i atdhetarit të njohur Ymer Deliallisit - sekretar personal i Ismail Qemalit, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë, por që e priti me indinjatë pushtimin fashist dhe u vetlargua nga detyra, sepse ishte kundër pushtuesve, ashtu siç kanë qenë brez pas brezi deliallisët e Shijakut. Bashkë me këta martirë, u pushkatua edhe Isuf Allamani, nga familja në zë e Allamanëve të Matit. Ç'kishte bërë Isufi që e vranë? Kishte studiuar për agronomi në Universitetin e Firences dhe ishte kthyer në Shqipëri për të dhënë ndihmesën në ripërtëritjen ekonomike të vendit. Ai themeloi Fermën e Xhafzotajt, një ekonomi moderne bujqësore e kapitaliste dhe ishte drejtori i saj, kur u arrestua e u pushkatua pa gjyq, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështjet politike.

 

Po në Sharrë u pushkatuan pa gjyq dhe u hodhën mbi njëri-tjetrin në një përrua, pesë viktima të tjerë: kapiten Bajram Cuka, Selim Kelmendi, Ndue Pali, Minella Toçi dhe Selaudin Korça. Selim Kelmendi, nga Vuthaj i Gucisë, i kishte ikur me armë në dorë terrorit serbo-malazez tok me dy vëllëzërit e tij, Rustem e Ramë, pjestarë të çetës së Azem Galicës, por nuk i shpëtoi dot terrorit të çetnikëve shqiptarë. Selaudin Korça, i biri i patriotit të madh, klerikut, filozofit, publicistit, poetit dhe antikomunistit të njohur Hafëz Ali Korça, që vazhdonte studimet e larta në Itali, por që erdhi në Shqipëri për t'u bërë pre e terrorit komunist. Më 10 nëntor, ra pre e këtij terrori tek Ura e Brrarit, oficeri Subi Topulli nga familja e shquar e Topullenjve të Gjirokastrës. Vrasësit e masakruan dhe zhdukën çdo gjurmë të tij, duke hapur fjalë se ishte arratisur nga Shqipëria. Vijmë kështu te nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është, quajtur edhe "nata e Shën Bartolemeut". Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënin dhe vrasje kolektive pa gjyq e 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare. Ismail Agë Petrela është një nga figurat madhore të Shqipërisë, që u pushkatua mesnatën e 12 nëntorit. Pse e kishin futur në listat e vdekjes Ismail Petrelën? Sepse ishte nga një familje e madhe, vetë ishte një nacionalist i shquar, një luftëtar i lirisë, një demokrat i vendosur, një burrë i mençur tiranas, një intelektual i njohur që dinte disa gjuhë perëndimore, një njeri i kulturës, sidomos e asaj muzikore. Kulmet e veprimtarisë atdhetare të Agë Petrelës janë pjesëmarrja aktive në Revolucionin e Qershorit, në Lëvizjen e Fierit, në Konferencën e Pezës, në Kuvendin e Mukjes dhe lufta kundër pushtuesve italianë në krye të çetës së tij, që vepronte në Shqipërinë e Mesme. Ja, përse e vranë komunistët Ismail Agë Petrelën! Në çastin e pushkatimit u tha ekzekutorëve: "Qëlloni, burrat një herë vdesin!" Terroristët këtë herë zgjodhën për të masakruar familjen e shquar Kokalari nga Gjirokastra.

Paska qene pak a shume si 4 Shkurti 1944. Vetem se Xhafer Deva e beri  kasapane Tiranen pa pas lufte fare por se i vrane vellane dhe nje sejmen qe mate me vete.

E kam fjalen qe ne kohe lufte nuk behen shume llogari. Mase e kam gabim xhanem se nuk kam qene ka i here ne lufte.

Pushkatuan natën e 12 nëntorit në skutat e hotel "Bristol"-it Muntaz, Vesim dhe Syrja Kokalarin. Muntazi dhe Vesimi, pionierë të arsimit kombëtar, themelues të shtëpisë botuese "Mesagjeritë Shqiptare" që botoi vepra madhore të letërsisë sonë e të huaj, intelektualë të klasit të parë, bashkë me vëllanë e tyre Hamit Kokalarin, i cili shkroi atëbotë librin e famshëm "Kosova - djep i shqiptarizmit" dhe motrën Musine, shkrimtaren e parë shqiptare, nacionalisten dhe demokraten e shquar, që diktatura më pas e burgosi dhe e internoi gjersa vdiq. Po atë ditë terroristët komunistë pushkatuan edhe Nebil Çikën, filozofin, publicistin, demokratin e madh. Ai ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit të lirë shqiptar si "Revista Pedagogjike", "Reforma", "Jeta", "Arbëria", "Miku i Popullit", "Minerva", "Bota e Re" etj. dhe autor i veprës së njohur "Njimendësia shqiptare" që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Pikërisht këtë elitë vrau komunizmi. Ai goditi familjet e mëdha që kishin nxjerrë njerëz të shquar, për të ndërprerë traditën, për të tharrë burimin, për të venitur e nënshtruar Shqipërinë. Një nga ato, është edhe familja tiranase Lleshi. Të gjithë burrat e saj u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar në trojet e saj etnike dhe demokratike. Muharrem Lleshi e priti me indinjatë pushtimin italian, ndërsa dy djemtë e tij Sulejmani dhe Islami, nacionalistë, u internuan nga italianët në Itali dhe Porto Romano, më pas ishin luftëtarë të batalianit "Besnik Çano" që luftoi edhe në Kosovë për çlirimin e saj. Sulejmani themeloi gjimnazin e Gjakovës dhe qe drejtori i parë i tij. Në mesnatën e 12 nëntorit, terroristë të armatosur hynë në oborrin e shtëpisë së Lleshëve, ku ishin strehuar demonstrues antifashistë apo ilegalë dhe thirrën emrin e Muharrem Lleshit. Sa u shfaq ai te pragu i derës, një breshëri automatiku e la të të vdekur e të mbuluar me gjak. Familja tjetër e njohur tiranase që u godit ishte ajo Stërmasi, që kishte nxjerrë njerëz të dëgjuar si Xhaferr Stërmasin, flamurtar i Pavarësisë. I biri, Reshati, i mëkuar me shqiptarizëm dhe dije, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali dhe shërben me devotshmëri në Ushtrinë kombëtare Shqiptare. Në prill të vitit 1939, në shenjë proteste ndaj pushtimit italian, dha dorëheqjen, sepse nuk donte t'u shërbente fashistëve. 

Respekt dhe nderim per ata qe ju kundervune pushtuesit, ku dhe shume, dhane jeten e tyre ne lule te rinise.

Teorirat qe ketu ishin kalimtare a budalleqe te tilla i ben lloji atyre qe se ka per gje ushtarin e huaj ne shtepi, se ka per gje te fali as token e as detin...

ti po e shet shqiperine mor shok. po e shet token dhe detin VETE. po jeton me para TE HUAJ borxh. apo kujton se borxh te japin per syte e bukur ?

s'ka nevoje sot me te pushtu njeri. (ka evolu bota)  te jep para borxh dhe te pushton pa asnje ushtar. te rrofte krenaria e partizanit.

jane dy gjera te ndryshme te marresh borxh e te japesh toke a det duke rrezikuar integritetin territorial.
bote borxhi eshte ngado...

borxhi te ben te varur. te heq pavaresine. 

Merr pjesë në protestat dhe demonstratat anti-italiane. Si nacionalist i kulluar, merr pjesë qysh në vitin 1942 në Organizatën e Ballit Kombëtar dhe në vitin 1943 u caktua komandant i Rinisë së Ballit të Tiranës, të cilën e udhëhoqi në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë. Ja pse e vranë Reshat Stërmasin! Gjahut të tyre nuk i shpëtoi as Rifat Tërshana, nga Dibra e Madhe, oficer rekrutimi që shërbeu me përkushtim në Korçë, Fier dhe Durrës. Ndërkohë, ndihmoi edhe Lëvizjen NÇ. Por, nuk e llogaritën, kur e pushkatuan natën e përgjakshme 12 nëntorit. Terrori masakroi edhe njerëz të thjeshtë e të patrazuar në politikë. Lluka Xhumari, nga qyteti i Durrësit, kishte kryer në Itali shkollën teknike dhe ishte bërë mjeshtër në profesionin e tij. Njeri me inisiativë private, hapi një punishte të vogël të cilën e zgjeroi në shoqërinë automobilistike SAKT. E pushkatuan në rrënojat e hotel "Bristol", sepse ishte njeriu i biznesit, i inisiativës së lirë, i ekonomisë së tregut, investitor i suksesshëm, bamirës, njeriu i së ardhmes. Po ashtu, edhe Ali Panariti, nga Korça, tregtar i njohur në Tiranë e Durrës, mandej sipërmarrës për ndërtim rrugësh. Terroristët me në krye sekretarin e celulës komuniste R.Dobrolishti, e morën Aliun nga shtëpia dhe e pushkatuan pa gjyq në breg të lumit të Tiranës, ku e gjetën fëmijët gjysmë të varrosur. Epilogu i këtij terrori fondamentalist ishte masakrimi i Jorgji Memës, nga një familje patriote e fshatit Shtërmen të Elbasanit. Kishte kryer shkollën Normale, por dëshira e tij ishte t'i shërbente si ushtarak shtetit shqiptar, mandej në funksionin e kryetarit të komunës së Baldushkut e të Mollasit. Jorgji dhe gjithë fisi i Memajve u hodhën në luftën për liri kundër pushtuesve të huaj. Komunistët e arrestuan në Tiranë më 16 nëntor1944 dhe e pushkatuan menjëherë në rrugicën e shkollës "Kristoforidhi". Tiranasit e mirë e varrosën në oborrin e kësaj shkolle martirin Jorgji Mema. Kështu u mbyll ky akt i terrorizmit komunist që përgjaku Tiranën, për t'i hapur rrugën terrorizmit shtetëror që përgjaku Shqipërinë dhe kombin për gjysmë shekulli me rradhe.

- Nga Daniel Gazulli.

P.S. ( nga une)  fjalet mrapc gjithe yjeve te pashuar qe do bojne komente bythzgjuta si dhe oenverove. Domino e zeze, domino e bardhe, dy shigjetaa mrapa malit, numri portes ... motres...

Dhe kur mendon qe bijte e tyre qe vrane atehere qeverisin akoma sot te duket jeta ne Shqiperi fare e pashprese...

Flm Qemolo qe na i solle keto deshmi. Duhen balancu ca gjera.

Sa vjec je ti?

Argendis kam jetuar dhe ne ate kohe per ta njohur dhe krahasuar me te sotmen.
Thjesht qe ne ate kohe nuk kishim akses ne keto deshmi. Bile nuk kishim mendim ndryshe e jo me deshmi qe mund te vinin ne diskutim versionin e partise mbi historine.

Nuk ishte pyetja per ty, Vlonjat, po per Qemolin, me ate punen e te sharit mbrapsht, po sidomos me naivitetiin e te besuarit e asaj qe ka sjelle, domethene komunistet gjate clirimit te Tiranes kane vra burra te mire, shqerra qe shikonin punen e vet e nuk i benin dem njeriu. Shume nga ata qe kerkoheshin ne ate kohe ishin nga ata qe kishin marre pjese ne masakren e 4 shkurtit, bashkepunetore e kolaboracioniste. Eshte e lehte te gjykosh me kutin e tanishem, po mos harro qe ishte lufte e ishin bere krime. Antikamunistat e leshit si puna e ketij Qemolit e atij "patriotit" hamasist kujtojne se ata qe sakrifikuan e u vrane ne lule te rinise e kane fajin per gjithcka, teksa shume prej tyre as ishin fare komuniste. 

U kuptuam smiley

smiley

 

Po dhe nese disa prej tyre kane bashkepunuar me armiqte kishin te drejte per te dale para gjyqit e te gjykoheshin dhe jo te vriteshin ne ate menyre. Ka shume nga keto viktima qe sju dihen as varret.

Jo po t'u gjenin edhe avokat.Or mik,ishte lufte,ishte gjerman tjetri qe te shuante me familje.Eshte e lehte te flasesh tani kaluar nga tastiera e dhomes ne ngrohte.Edhe pala tjeter ashtu i kishte vrare,hakmarrje ishte.Une nuk them te mos flitet per vrasjet,teprimet,krimet,cfaredoqofte,po jo marrezi te tilla qe u vrane,se ua deshi qejfi komunistave:Hajde te dalim nga shpia e filanit ta vrasim per qejf.

Gjithe kopilat qe bashkepunuan me gjermanin e italianin ne fakt ishin me shkolla jashte dhe vinin nga familje te pasura, dhe keta kopilat qe kane vra ne Tirane nga ajo rrace ishin. Ta kishin mendu kur punonin per pushtuesin, a bonin biznes me ta a spiunonin komunistet qe ne fund te fundit ate kohe luftonin pushtuesin. Ne gop te plakes pacin shku qelbesirat

Zbrit ne toke ene ti o swed! Po nuk pate nerva me lexu tere postimin e Qemolit kupto thelbin. Nuk jane vra ata njerez se kane spiunu partizonet. Jane vra rob qe ishin figura te respektuara nga njerzit sepse duhej siguru marrja e pushtetit pas lufte (gje per te cilen komunistet s'kishin asnje garanci ne 44). Jane vra patriote nga Kosova me urdher te shefave jugosllave te haleve komuniste. Jane vra edhe njerez me shkolle e me kontribute ne levizjen nacional-clirimtare per shkak te etheve te pushtetit midis komunisteve. 

Kjo ka ndodh gjithandej e ne cdo lufte. Akoma me shume ka ndodh te ne se ne patem per me shume se nje vit, lufte civile. Nuk patem mundesi per t'i sqaru gjonat mas lufte se perfundume ne diktature ndaj do i sqarojme tani. Se doni me flejt n'dafina ju e me besu se njona pale ishte e bardhe e tjetra e zeze, nuk do rrime pa fol ne te tjeret qe njofim ene grine.

Me shume se gjysma e partizoneve qe udhehoqen luften vinin nga familje te pasura ! Sa per dijeni edhe me ndonje shkolle mbrapa !  Nuk ishin pa shkolle se ishte e pamundur qe te benin per vete gjithe popullin ne lufte ! Ata hynin tek ajo shifra e 10 % qe ishin arsimuar, se pjesa tjeter pastaj dihet qe nuk dinin shkrim e kendim !  

teme qe adminet e hapin cdo vit, pa asnje risi.

e pyeten nje here Pikason sepse edhe kur paraqiste portrete ne profil, i tregonte te dyja syte. u pergjigj ai : qe ta shohin mire dhe syrin tjeter, se njerzit kane tendencen te harrojne.

Respekt dhe nderim per deshmoret

Respekt per te gjith ata qe luftuan pushtuesin komunist nga 29/11/1944 deri ne 1953 smiley

 

ata vrane bardhok biben e nrec n gjoken,dy personalitetet ma progresiste qe kishte pa mirdita naj here. smiley

Per Ndrec Ndue Gjoken skam ca them ndersa Bardhok Gjomarku (Biba) e ka meritu ate qe ka marr. Mjafto te degjosh deshmine e Pjeter Shkozes e ca te tjereve qe i ka thirr ne bese e pastaj i ka derzu te torturuesit e clirimtareve. 

 

 

 

s'e ditkam ket gja,une ma shume i kam gjanat te nigjume se t'lexume dhe me t'nigjume,b.biba u ka heq konopin prej fytit dhjetra vetave ,se me terrorin qe ka egzistu m'at vak,kishte munsi me vu trekamshin tre here ne dite mas buke. smiley

Kur nuk ta jepka e jotja, filloke e ja kerkoke se te tjereve.

 

Doli ndonjë teori e re për çlirimin e Tiranës këtë vit, apo laj-thaj ato të vjetrat? smiley 

smiley

Pershendetje pse sterio! Une kam respekt dhe i nderoj te gjithe ata qe vuajten ne burgjet e komunizmit apo ne shume menyra te tjera per shkak te bindjeve te tyre, por nuk duhet ti ngaterrojme persekutoret me deshmoret.

Pershendetje Anne! edhe une kam respekt te madh pet te gjith ata qe kan luftuar per vendin e tyre, prandaj te komenti im siper kam vendosur datat 44-53. Mund te biem dakort qe shumica e partizaneve nuk kishin formimin e duhur per te kuptuar cpo ndodhte por kjo nuk i shfajson krimet dhe terrorin qe kan shkaktuar ne shqiperi pas 29/11/1944. Deshmoret qe kan rene pas clirimit dhe ata qe kane rene ne lufte civile nuk duhet ta gezojne te drejten te quhen te tille.

Bilanci i 20 ditëve luftimi ishte, forcat partizane humbën 227 partizanë mbi dy mijë ishte numri i ushtarëve gjermanë te vrarë rreth 500 gjermanë u zunë robër oficerë dhe ushtarë.

Gjermanet thone se ne shqiperi humben jeten 2400 ushtare gjithsej e ne gjithe ballkanin 24000.nese ne luften e tiranes jane vrare 2000 gjermane i bie qe ne gjithe betejat legjendare te komunisteve per nje vit e ca qe qendruan gjermanet te jene vrare vetem 400 gjermane .ne luften e tiranes ku u vrane 227 partizane dhe ku jane vrare shumica e gjermaneve po pjesa tjater e 28000 deshmoreve ku u vrane?nese pranojme ration e ketij tipit qe per cdo partizan te vrare te jene vrare 10 gjermane .dmth cdo pjestar i nje ushtrie amatore si ajo partizane te kete asgjesuar 10 te nje ushtrie te pajisur mire e profesionale si ajo gjermane te cilen mezi e vune perfund nje kualicion i ushtrive me te forta te botes ie ruse amerikane ingleze i bie qe per 28000 deshmore te jene asgjesuar 280000 ushtare te huaj dmth te behej nje mal me i larte se tomorri me kufoma ushtaresh te huaj.

Mire dukesh nga matematika... Mo e le me kaq them une, beje teme doktorature.

Pak common sense compadre si mundet partizanet tane te jene me effective se ruset ne luftime?

Ne fakt shifrat mund te jene shume afer te vertetes pasi perfshihen edhe te pakten 1800 ushtare gjermane te vrare nga bombardimi i aviacionit aleat ne rrugen Tirane - Elbasan, forca keto qe vinin drejt Tiranes per te care rrethimin e partizaneve.

Pra mbeten afro 200 ushtare te vrare ne luftime me forcat partizane dhe duke marre parasysh betejen e Mushqetas dhe faktin qe Tirana ishte kryeqyteti i vendit, shifrat duket se kane kuptim.

 

Komunistet, qe punonin per Jugosllave e internacionalizem, kane vrare shumicen e nacionalisteve shqiptare, shumicen e djemve te shkolluar, pjesen me te mire te shoqerise, nen petkun e luftes kunder pushtuesit. Sigurisht, ata perzien dhe genjyen nje pjese te rinise shqiptare, qe ra pre e mashtrimeve te propagandes komuniste dhe etnomazokiste. Ishte kjo pjese qe me idealizem luftoi dhe sakrifikoi dhe meritat per keto sakrifica, i volen pikerisht te shiturit e jugosllavise.

Shifrat jane te genjeshtera, kurre nuk jane vrare ne nje beteje aq shume gjermane dhe kurre nuk eshte bere nje beteje dhemb per dhemb me gjermanet nga forcat partizane.

Ku e ke binjakun? 

U bene bastard e kerrma bashke tani. 

 " Çliri­mi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkak­toi humbje të mëdha e vonoi tërheqjen e forcave gjermane. Njësitë e Korparmatës 1 realizuan me sukses detyrën që u ngarkoi Shtabi i Përgjitshëm i UNÇSH.
 

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

Hapësira e operacionit - 4000 km2
Kohëzgjatja - 2 muaj, 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit.
Të rënë – 127
Të plagosur – 290

Humbjet e armikut
 

3000 të vrarë dhe shumë të plagosur,
300 robër,
25 topa,
4 tanke,
100 mitralozë,
200 automjete,
250 karro me materiale të ndryshme, etj. "

Dokumente te Shtabit te Perrgjithshem te Ushtrise Nacional Clirimtare !

http://luftapartizane.blogspot.co.uk/201...

http://luftapartizane.blogspot.co.uk/201...

 

kjo fotoja eshte stampuar mbrapsh, mbaj mend pas asaj beteje qe ky partizani me biciklete ka qene majtas

Po ti ku je ne foto swedo? Apo ke qene fotografi?

Rofte kujtimi i atyre shqiptareve qe luftuan dhe dhane gjakun per clirimin e Tiranes dhe Shqiperise,

Poshte kermat shqiptare qe mohojne dhe shpifin per kete lufte legjendare te te pareve tone !

Lavdi deshmoreve te  Ushtrise Nacional Clirimtare !

Wow mw kujtove ato parrullat qe shkruheshin dikur neper mure ne kohen e enverit...

Faleminderit pse sterio,

 edhe une per ata qe kane luftuar per vendin e tyre, e kisha fjalen.

Jo une e kam me myftaret kastriote skeptiko idiot  shqiptari!

I nderuar qofte kujtimi i nacionalistave shqiptare, qe u vrane gjate dhe pas LIIB nga bisha komuniste e shitur tek serbet.

 

Per cil nacionalista e ke fjalen per ata qe bashkpunuan me bishen nazi fashiste ?!!

Une nuk di nese nacionalistat, kane bashkepunuar me fashistat, por dhe nese e kane bere, e kane bere per te ndalur koalicionin komunisto-serbist qe u provua dhe si koalicion dhe vec e vec te kete pergjakur me shume se cdo bishe tjeter shqiptaret.

http://i63.tinypic.com/23mlt0p.jpg

 

Ok, lexo pak me shume, per koalicionet Ne kohen e l2b, nacionalistet shumica, iishin kunder ketij koalicioni ! Dhe per hir te  clirimit te vendit duhej dhene nje kontribut si aleate dhe jo kundra ketij koalicioni gje te cilen shmica e nacionalisteve nuk e dhane ose ben sikur e dhane, dhe hyne ne lufte  duke penguar clirimin e vendit !

 

Nacionalistet, s'kane qene kurre kunder Amerikes dhe Perendimit, ata kane qene vetem kunder Bishes Serbe dhe Bishes se shitur komuniste brenda, qe e kane shqyer Shqiperine, vec e vec dhe ne kombinim forcash, me shume se nje here. Bottom line.

Nacionalistet kishin 100 rryma, brenda vetes tyre  sic kane sot islamistet ! Te pakuptueshem !

Nacionaliste leshi makso. Ata donin te mbronin interesat e veta ekonomike se e dinin qe po te vinin komunistet ne pushtet do ju shkonte prona sic ju shkoi, dhe bashkepunuan me pushtuesit. Kaq. Pastaj nje alibi ju duhej dhe atyre se nuk i thoshin dot miletit "jena me pushtuesit se po erdhen komunistet do na marrin xhixhat", dhe benin sikur ishin nacionaliste. Me serbin do ishin bo me shume qejf se s'pyt biznesi per kombesi, po thuj qe Tito ishte per vete komunist dhe s'kishin me ja pa hajrin. 

Prona dhe pasuria i ben njerezit nacionalista. Nuk ka rendesi kush eshte zaptuesi i prones tende, i huaji apo vendasi varfanjak, ata jane te dy zaptues dhe jane shume te rezikshem kur bashkepunojne bashke, kunder zoterinjve te nje vendi te caktuar, sic ishte rasti i Shqiperise, ku serbet bashkepunuan me te kuqte, per te shkaterruar te fismit, praktikisht Shqiperine vete.

hahahaha o makso... ata kane qene vetem kunder komunisteve...paçka se ishin me fashistet, ose me mire nuk ishin kunder tyre... si i thone, per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me millonane... ja te tille ishin te ashtuquajturit nacionaliste, (se vetem te tille nuk ishin...)

Ashtu ishin dhe komunistet, vetem kunder nacionalistave, packa se hiqeshin sikur luftonin "pushtuesin". Prandaj duhen hequr nga fjalori: 'çlirimtaret legjendare'.

Ne qoftese flet per nacionalizem, komunistet ishin shume me nacionalist faktet tregojne se ata ngriten nje ushtri shume te forte , simbol i nacionalizmit dhe kombit ! 

komunistet ishin shume me nacionalist

smiley

me te ate t qeshmen tate, ti me shkrive dhe mu te gjithin ! smiley

Nuk kam cfare te te bej qe edhe hiqesh si "komunist" edhe s'ja ke idene cfare eshte komunizmi. Gje qe verteton qe ata qe ngriten "komunizmin" ne Shqiperi ne fakt s'ngriten komunizmin por punuan vec per interesin e tyre.

Qe mos te flesh i paditur: ideja e komunizmit eshte te hiqen kufinjte kombetare, bota te behet nje, nje proletariat. PKSH-ne e ngriten Jugosllavet e ti me mburresh per nacionalizem? Ishte plani qe Shqiperia te behej republike e 8-te e Jugosllavise e ti me thua qe ishin me shume nacionaliste? Pasi ju prish qejfi Enverit me Jugosllavet, ja u hapi vendin Rusise. Ky eshte nacionalizem? Pasi u prish me Rusine, u lidh me Kinen. Sigurisht per hir te nacionalizmit.

I lexove pjeset qe solli Qemoli? Lexove aktivitetin nacional te atyre qe u vrane pa gjyq nga partizanet nacionaliste? Kur partizanet i ngrinin bishtin dhise pas mullarit, ata qe i vrane pa gjyq luftonin serbet e te tjeret per nacionalizem.

nje korigjim te vogel gjembi, dhia e mban bishtin lart vete, nuk kishin nevoje partizanet t'ia ngrinin.

Ke te drejte. Por e kisha per tjeter gje.

Kerkoj ndjese se nuk e kisha per partizanet e thjeshte por ata qe jepnin urdherat. Vertete nacionalistet me shume me teper shkolle u ekzekutuan nga njerez qe s'dinin shkrim e kendim, por keta ishin vetem ndjekes te urdherave.

Gje qe verteton qe ata qe ngriten "komunizmin" ne Shqiperi ne fakt s'ngriten komunizmin por punuan vec per interesin e tyre.

E c ` ja fut pordhes ti !

Nuk desha me e prish gojen, por kur ben edhe ti te diturin , me kete koment, vertet qe te ben per ta prishur gojen !  Ik e futi ndonje  tas me grosh me mire ! 

S'ka gje, une s'te marr inat. E di qe eshte e veshtire te dalesh e thuash "me falni por prinderit e mi gabuan". Shume pak femije apo niper e mbesa kane kurajon ta bejne kete gje.

Shume pak femije apo niper e mbesa kane kurajon ta bejne kete gje.

Jo me jo nuk te mar inat ! po prap po ja fut pordhes kot ! 

smiley ti fiton. Shkruaj dhe dicka tjeter pas komentit tim so you have the last say.

Qe te flesh e qete zonja Gjembi, po te kujtoj se pas mbarimit te luftes se dyte boterore, plani i kampit socialist ishte qe shtetet aleate te krijonin dy federata te medha; njera Bashkimi Sovjetik duke perfshire edhe Polonine dhe Republiken Demokratike te Gjermanise dhe tjetra vendet e mbetura te Ballkanit perendimor (pra Shqiperia, Jugosllavia, Bullgaria) dhe shtetet e tjera si Rumania, Cekosllovakia, Hungaria.....Sepse, mendohej qe me kete forme organizimi do ti behej balle me mire kampit kapitalist. POr, ngjarjet nuk rodhen sic ishin planet dhe ndoshta do te kete qene Tito ai qe i ka prishur. 

Faleminderit berber qe po provon ate qe thashe une.

Enveri ka pas qene dakort per konfederaten e madhe Ballkanike por kursesi jo te behej republike e Jugosllavise. 

Dhe kjo eshte nacionalizem?

Omer Nishani:

"Shteti federativ jugosllav është i destinuar të lozë një rol të madh në skenën politike të Ballkanit, dhe që do të bëhet një faktor me rëndësi për sigurimin e paqës në këtë sektor të Europës.....Me një fjalë, Jugosllavia e re është një epiqendrë politike, reperkusionet e së cilës do të ndihen në gjithë Ballkanin. Populli shqiptar, qeverinë e re të kryesuar nga mareshalli Tito, e priti me gëzim të madh se ai sheh në këtë qeveri garancinë më të madhe të miqësisë dhe vëllazërimit që ndjen për popujt heroikë të Jugosllavisë, vëllazëri kjo që është mbrujtur me sakrificat e me gjakun e të dy popujve gjatë luftës...kundër armiqve të përbashkët..... Populli shqiptar dhe miqësia me Jugosllavinë demokatike dhe federale do ta ruajë gjithnjë dhe do ta forcojë më tepër të ardhmen, se kjo aleancë dhe kjo miqësi është bazuar mbi interesa politike dhe ekonomike..".

Enveri:

"Miqësia dhe vëllazërimi që na lidh me popujt e Jugosllavisë, do të jetë e përhershme se është vitale për popullin shqiptar dhe indipendencën e tij. Miqësia që na lidh me Jugosllavinë, është nga ato miqësi të rralla e të sinqerta që ndihmojnë aq shumë popullin tonë dhe nderojnë dhe respektojnë sovranitetin e Shqipërisë".

"...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. Sot zemrat e njerëzve të Shqipërisë rrahin për ju dhe ndjenjat më të pastra dhe më vëllazërore janë për ju.......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta "Bashkimi" 25 qershor 1946).

Jo, eshte internacionalizem, biles, internacionalizem proletar. 

Hajde mbushi mendjen ilirjanit se.

Enver Hoxha në përshëndetjen e tij ndër të tjera ka theksuar:

"...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë kësaj lufte dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë....." (gazeta "Bashkim" 26 qershor 1946).

 

Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha, shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz ‑ Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:

"..Dita e prekjes sonë të madhe me Mareshallin Tito, udhëheqësin e madh të popujve heroikë të Jugosllavisë dhe njëkohësisht miku ynë shumë i madh dhe besnik, do të mbetet e paharruar dhe njëkohësisht një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë.....Ne popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita‑ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë...."(gazeta "Bashkim" 3 korrik 1946).

gazeta "Bashkimi" e datës 22 gusht 1947, një pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore:

"...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugoallavia.....Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt ‑ shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve....Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq.....Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur.....Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë si as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkuar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve.

Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca, e nga një aleancë e tillë ne kemi mundur t'u rezistojmë okupatorëve. Prandaj miqësia dhe aleanca e popullit tonë me popujt sllavë duhet të jetë guri themeltar i të gjitha përpjekjeve tona, pse ata janë popujt më përparimtarë në botë.

Prandaj populli ynë duhet ta kuptojë mirë se aleanca me popujt e Jugosllavisë, është garancia e shëndoshë për të ardhmen e tij...".

Falemeshendet Ilirjanit nacionalist - do te thonte Beluli qe njeh te gjitha batutat e filmave te Kinostudios Shqiperia e Re smiley

Agje nuk provove ti ! 

 Internacionalizmi ishte nje levizje nderkombetare, patjeter qe Shqiperia ishte e lidhur me ate levizje ishte nje ender per te ndryshuar boten ! Utopike, por ishte nje ender e shumices ne ate kohe ! Por kjo nuk mohonte nacionalizmin, kombin dhe identitetin tone !

Ndoshta nje dite do te kuptosh ndryshimin ndermjet nacionalizmit dhe internacionalizmit.

Pas dhënies së urdhrit të tërheqjes më 3 Tetor, Shqipëria u shpall zonë luftarake.
 

Dmth perpara urdhrit te terheqjes nuk paska qene.

Pra, siç u tha edhe më sipër, pavarësisht ardhjes së përforcimeve, nuk kishte asnjë urdhër, tendencë, mundësi apo interes nga trupat gjermane që të vazhdonin të qëndronin në qytet, e jo më të mundoheshin të rimerrnin qytetin e Tiranës, siç shkruan M. Shehu. Qëllimi i forcave gjermane ishte të largoheshin nga Tirana duke u tërhequr me luftim e me sa më pak humbje të ishte e mundur të bashkoheshin me trupat e tjera gjermane në Vorë, për të vazhduar më pas së bashku lëvizjen në drejtim të Shkodrës.

 

Eshof qe do te nxjerresh dhjam nga pleshti, duke u kap mbas fjaleve ! smiley   

Kur thuhet u shpall-  zone luftarake- kjo dihet, eshte normale,Taktikat e luftes se ushtrise sone ishin te luftes partizane,, e cila zhvillohej ne zona te caktuara, aty ku ishte epersia me e madhe, taktike !

Ate lloj lufte ka bere UNCL ne ate kohe ! Me prita, me goditjen naten, te autokolonave, post blloqeve ect , dhe pastaj largoheshin ! Shqiperia nuk ka qene asnjehere ne lufte klasike frontale me ushtrine gjermane , sepse nuk kishte ato kellqe ! 

Gjermanise i kishte ardh fundi nga Rusia, dhe u shkatrua perfundimisht nga po Rusia, e cila humbi 20 milion vet ! Lufta jone ishte modeste, por me shume dhimbje per nje vend te varfer dhe shume te vogel ne numer, dhe i pa rendesishem stradegjikisht,Lufta e madhe u be me ne veri te Europes ! Une  nje gjo s kuptoj pse disa kane tendence te mohojne kete lufte, dhe te mohojne faktet ?!! Lufta jone njihet dhe nga nderkombetaret ! Ne duhet te jemi krenar per ate lufte ! 

Une  nje gjo s kuptoj pse disa kane tendence te mohojne kete lufte, dhe te mohojne faktet ?!

Nuk flas dot per te tjeret, une personalisht s'e kam mohuar ndonjehere qe eshte bere lufte. Ekzagjerimi pastaj eshte dicka tjeter.

O Ilirjan, nese do te jesh krenar me clirimtaret legjendare, qofsh krenar, nuk mund te imponosh kedo per te qene krenar, sepse shumica prej nesh bien dakord, qe lufta e vertete ishte midis te pasurve dhe te varferve. Njera pale, kerkonte te ruante pasurine, pala tjeter te mos ishte me sherbetore dhe e nepekembur. Te dyja palet e dinin, qe nuk mund te luanin nje rol thelbesor ne fatin e luftes kunder fashizmit, prandaj morren ate krah ideologjik dhe ushtarak qe i vinte pershtat interesave te shtreses se tyre. Nuk u luftua per interes kombetar, por per ate klasor dhe kjo ishte me e spikatur tek te majtet. Tani boll fole brockulla, qe te majtet ishin me nacionaliste se vete nacionalistet. Ne e dime mire qe shume pak njerez ne Shqiperi, i kishin idete te qarta dhe e kuptonin mire dobine e nacionalizmit dhe keta njerez nuk ishin kerkund rrotull te majtes. E majta si natyre, eshte e kunderta e nacionalizmit, ajo eshte ideologji inter-nacionaliste, qe mbron interesat e plebejve, pavaresisht nacionalitetit. Prandaj mbylle kete diskutim dhe mundohu te behesh realist, mos krijo konflikte te kota dhe ne nje forum te vogel si ky.

 lufta e vertete ishte midis te pasurve dhe te varferve. Njera pale, kerkonte te ruante pasurine, pala tjeter te mos ishte me sherbetore dhe e nepekemburTe dyja palet e dinin, qe nuk mund te luanin nje rol thelbesor ne fatin e luftes kunder fashizmit, 

 Per l2b e ke fjalen ti ? Po cfare flet mer shoku ! Paske njohuri per l2b efektet e saj ne Shqiperi  dhe  palet pjesmarse   ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).