U kërkoj ndjesë lexuesve, të cilëve do t’iu kumtoj një lajm të keq: Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i njohur i letrave shqipe, ish-ministri i Kulturës dhe ish-deputeti Moikom Zeqo, është i sëmurë rëndë. Para një muaji është diagnostikuar në Angli me leuçemi. Më saktë: Me leuçemi kronike.

Të njëjtat konkluzione arritën dhe mjekët shqiptarë të Tiranës. Nuk e vë aspak në dyshim dhimbjen, mirëkuptimin dhe keqardhjen që ndjen në këtë rast kushdo që i lexon këto rreshta.

Unë ndaj përditë dhimbjen me të si mik e shok të vjetër që e kam, pavarësisht optimizmit të natyrshëm të Moikomit. Kam biseduar gjatë këtyre ditëve për hallin e Moikomit me Dr. Sabit Brokajn, me Dr. Mustafa Xhanin, me Prof. Pëllumb Xhufin e të tjerë. Padyshim që ata ndihen shumë të merakosur dhe janë tejet të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe po bëjnë maksimalen e mundshme që ta shpëtojnë.

Që u ula të bëj këtë shkrim, (quajeni po deshët edhe një njoftim), ka një arsye të rëndësishme. Në të vërtetë, vendosëm ta bëjmë publik këtë fakt pa dëshirën dhe miratimin e Moikomit. Sepse jemi në dijeni të interesimit që kanë treguar mjekët tanë më të mirë dhe ai ka shumë besim tek ata dhe u shpreh mirënjohjen.

Mirëpo, aktualisht, Moikomi, më shumë se për miqësi dhe ngrohtësi shoqërore (që në fakt nuk i mungon) ka nevojë për trajtim urgjent dhe nuk duhet të vonohet aspak për t’i dalë së keqes përpara.

Në këtë rast, u shfaq një problem i madh (dhe aspak i ri) i institucioneve tona mjekësore. Moikom Zeqo ka nevojë për një shtrat në spitalin tonë onkologjik që të marrë trajtimin e duhur mjekësor, kimioterapinë dhe ndërhyrjen urgjente që i duhet bërë. Pastaj, pse jo, të mendohet edhe për dërgimin në ndonjë klinikë të specializuar jashtë vendit. Kjo është më e pakta që mund dhe duhet të bëhet.

Por Moikomi shkoi me çanta në duar, në dyert e onkologjikut, dhe pasi ndenji gjithë ditën, i thanë të kthehet në shtëpi e të presë se do ta lajmërojnë kur të hapet një vend. Kur për një njeri publik si Moikomi nuk tregohet as kujdesi minimal, përfytyroni se ç’ndodh dhe ç’mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi?

Le të sqarojmë se ky publikim nuk synon “hatëre” speciale për atë, por një trajtim normal e dinjitoz, çka e meriton çdo qytetar i vendit. Për hir të së vërtetës, Moikom Zeqo nuk donte që kjo histori të bëhej publike. Por apeli ynë realisht i drejtohet jo vetëm shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe biznesit dhe individëve që kanë mundësi të ndihmojnë.

Kjo qeveri i ka të tëra mundësitë jo vetëm ta kurojë Moikomin këtu, por edhe të sponsorizojë kurimin e tij në klinika të specializuara jashtë shtetit. Nuk është rasti i parë ky. Përndryshe, ne që e njohim dhe që e respektojmë këtë personalitet të shquar do të na ngelej të thoshnim:

Le të lutemi për Moikomin!

Por, a mjafton kjo? Sidoqoftë, thonë se ndodhin dhe mrekullira. Le të besojmë te mrekullia. Dhe të shpresojmë tek mirëkuptimi i Moikom Zeqos: Na fal, Moikom, për këtë tradhti që të bëmë! Të tradhtuam, sepse të duam!

16 Komente

Shprehim keqardhejen ne menyre shume te sinqetre per gjendjen e tij shendetsore dhe urojme qe t'a fitoje kete sfide jo te vogel ne luften per jeten.

Sikur Moikomi te kishte mik ndonje deputet province,do t'ja kishin siguru shtratitin tek onkologjiku,ose ai ndoshta nuk e din,por nese paguan,rradha prishet.

Keshtu jemi katandis,njerez me kontribute te jashtezakonshem te ketij veni,trajtohen si hic dhe hicet kane zan anen e oxhakut.

Xhevua duke u nisur nga Moikomi mund te kishte bere dhe nje hulumtim per te pare se sa njerez ne dite (ashtu si dhe Moikomi) vijne ne dite ne spital nga ana e anes dhe nuk gjejne vende? Pa mund te hynte dhe ne spital qe ta shikonte se cfare eshte "vendi"; pastaj mund te kishte pare se si u sherbehet ketyre te semureve, ku dhe si i gjejne ilacet etj...etj..etj. Jo se vertet do nderronte gje Xhevoja me ate shkrim, po thjesht keshtu qe mos dukej si shkrim "me mik" per Moikomin, megjithese respektin qe kam per te. Se me c'kam pare heren e fundit, Onkologjiku dukej si rrethi i fundit i ferrit spitalor publik ne Shqiperi.

Keqardhje jo vetm per Moikomin por per te gjithe ata qe detyrohen te kalojne semundje te tilla ne ato kushte ku hallet e semundjes s'te duken hic gje para sigurimit te shtratit ne spital. Ndoshta e bejne qe te harrosh sikletin e semundjes dhe qe te vihesh te besh pehlivanlleqe me njerez qe i njeh e nuk i njeh, per te siguruar ... te drejten themelore te garantuar me kushtetute.

Gjithsesi diku tjeter duhet te fshihet lepuri, se ne te tilla raste krevati te pakten eshte i siguruar pa per te tjerat si te gjithe ne spitalet shteterore: Ne dore te perendise!

Ty hallall ta bofte zoti qe kerkon t'i vish ne ndihme nji njeriu te afert. Por me duket se ke zgjedh nji rruge pak me nom te keq ne ate vend, ate qe e kemi pas qujt " me mik". Nuk kerkojme " hatere" thu, por dum me e fut pa rradhe. Me te nigjume e kom ket Moikomin, dhe nuk vej ne dyshim meritat e tij profesionale as cilesite personale. Por sa do " njeri publik" te jete Moikomi, te siguroj se ai/ajo qe ndodhet ne liste nji vend perpara ketij, eshte te pakten po aq publik dhe i dashur tek nji rreth i caktuar njerzish, qe jane te afermit e vet. Megjithse mendoj se ke zgjedh ambient te gabuar per kete apel, uroj qe t'ia dilni mbane si krijese humane dhe jo si " i zgjedhur". Sinqerisht e konsideroj gjest Nobel perpjekjen tuj ... por sec kam nji dyshim qe 90 % e shqiptarve qe do e lexojne, do thone me vete : Ky paska qene minister dhe deputet ......... ( guilty, your honor)... vazhdimin vazhdoje vete. Fat dhe sukses e sherim te shpejte ...

Moikomi eshte nje shkrimtar dhe arkeolog i talentuar. Do ishte nje humbje e madhe nese do ikte.

 Ne hyrje te librit te tij " Refuzimi i shkrimit" ,Moikomi sjell fabulen e treguar nga poeti Farudin Attar, shek 13: ca flutura pane nje drite qiriri ne nje keshtjelle dhe u bene  kuershtare se cfare eshte nje qiri qe digjet.Shkoi flutura e pare, e pa, u kthye dhe tegoi.Nuk eshte e mjaftueshme tha mbreteresha e fluturave. Shkoi flutura e dyte, ju afrua qiririt , ju perzhiten pak krahet dhe u largua e friksuar. As kaq nuk mjafton per te mesuar cfare eshte nje qiri qe digjet-tha flutura mbretershe. Shkoi e treta flutur, i erdhi rrotull qiririt , mori flake dhe u dogj duke u bere i njejti realitet me flaken e qiririt. Flutura mbretereshe e pa skenen nga larg dhe u tha fluturave: ajo e mori vesh ate qe donte te dinte por e verteta rreth qiririt iku bashke me te.Amen!

Moikomit i uroj sherim  dhe mos paste fatin e flutures se trete ne onkologjik.

Vitin e kaluar kam shoqeruar per tete muaj rresht nje te afermin tim ne onkologjik per kimioterapi. Nje ferr i vertete!

Rrethi i pare ishte radha qe duhej te mbaje ne sportel per tu regjistruar (libreza shendetsore plus leternjoftimi) dhe te merrje letren  per tek mjeku perkastes. Nje shtyrje e papare, edhe pse secili merrte nje numur per te prit radhen.

Rrethi i dyte ishte kartoteka ku numri qe merrje ne sportel nuk pinte uje. Te aferm por edhe vete te semure te shenjuar nga vdekja qe shtyheshin kush te futej i pari. Saven, infermjeren qe bente regjistrimin ne kartele , kur e kapnin nervat, dilte ne koridor dhe bertiste si e xhindosur.

Rrethi i trete- radha tek mjekja specialiste e cila pasi shikonte analizat e gjakut dhe treguesit e tjere,bente receten e mjekimit.

Rethi katert- radha para deres se pavionit  dhe pritja disa ore  -ketu luante rendshem njohja dhe  pesmijelkshi , per te kapur nje krevat.

Rrethi peste-pritja ne pavion per te ardhur ilacet nga farmacia .Kishte raste kur nje ilac duhej ta blije ne farmaci . Kishte paciente te cilet  kishin blere ilacet deri ne vleren 1 milion leke dhe i mbanin me vete se mund te ndodhte qe kur vinte seanca e radhes, farmacia te mos dispononte ilacin.

Rrethi gjashte- trajtimi me serum qe zgjaste dy tre ore, ne varesi te sasise. Nje infermiere mbulonte kater dhoma me nga kater paciente dhe .

Rrethi shtate- seanca me rreze .. finish! Ketu dora e mjekve dukej sikur ndihmonte doren e Zotit!

 

 

 

Per te te plotesuar ate qe ke shkruajtur me siper(se dhe une kam nje te aferme qe keto kohe po ben kimio) pacientet nuk guxojne te levizin nga krevati as per banjo se po u cuan ja zene krevatin te tjeret e ngelen ne kembe.

me vjen keq per Moikomin po apel duhet te bejme per te gjithe ata te semure qe perplasen dyerve te onkologjikut dhe mbas gjithe ketyre peripecirave nuk jane te sigurte per mjekimet qe bejne sepse sipas shume gojedhenave ilacet nuk jane aspak cilesore.

P.s. se harrova te semuret shkojne zene rradhe qe ne 6e30

 Nga sa pashe e pyeta aty, se bera rreth tete muaj varavingo cdo tre jave, problemi pare eshte kapaciteti pamjaftueshem i spitalit i cili eshte i vetmi dhe pret paciente nga i gjithe vendi. Ne katin e trete ku behet kimio, ka reth 24 shtreter (per ditoret) kur , cdo dite, kishte reth 40 ose 50 paciente. Mjekja tropojane ( e ke parasysh besoj) me tregonte se ka nje rritje galopante te numrit te pacienteve te prekur..dhe reth tetedhjete perqin e tyre  vijne nga familje te varfera, cope cope. Kjo semundje i fundos ekonomikisht sepse poshte elarte, cdo tre jave, blerje ilacesh, udhetim, ushqim , bakshish, shoqeruesit e tj, jane shpenzime.

Nje problem tjeter aty eshte organizimi i cili ishte per toke. Perse duhet te zihet radhe pese here per nje pacient, kur seanca planifikohet dhe menyra emjekimit mund te percaktohet nje dite me pare.Pacienti hn ne sistem dhe kalimin nga nje hallke ne tjetren mund ta beje personeli, duke shmangur radhet dhe te shtyrat ne ato koridore te ngushta. Pa folur per indiferencen e politikberesve te ministrise .Aty ka goxha vend per te bere shtese nje pavion te ri por kush ta beje.. te iken truri kur lexon se u dhane 700 milion leke per te trajtuar...stersin e punonjesve te OSHE!!

Por Moikomi shkoi me çanta në duar, në dyert e onkologjikut, dhe pasi ndenji gjithë ditën, i thanë të kthehet në shtëpi e të presë se do ta lajmërojnë kur të hapet një vend. Kur për një njeri publik si Moikomi nuk tregohet as kujdesi minimal, përfytyroni se ç’ndodh dhe ç’mund të ndodhë me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi?...........

Une ndjehem shume mire me modestine dhe vlerat njerezore qe shfaq vete i nderuari Moikom, dhe shpreh indinjate dhe neveri per nje shkrim te tille qe e denigron deri ne palce kete figure madheshtore. Ne kete rast I nderuari Moikom ka nje semundje te rende qe askush mos e paste, por kur shkon per tu shtruar i thone me miresjellje se nuk kemi vend.Tani ky palo gazetar,e pa pavionin qe kishte vende dhe ketij nuk ju dha (qe do te ishte nje maskarallek i madh), donte qe mjeket te ngrinin nje pacient nga shtrati dhe ta dergonin ne shtepi dhe ne te te vendosnin M.Z.(qe do te ishte nje arrogance e pashembellt) apo ti vendosnin nje krevat ne koridor,ne ndonje zyre mjekesh (gje qe do te ishte fyerje per vete M.Z) Ndryshe nuk kam se si ta kuptoj kete shkrim. Moikom Zeqo, eshte nje nder njerezit me me vlera ne kete vend te qelbur, por kur vjen puna ne qendrimi qe duhet te kete nje mjek per shendetin e pacientit, kushdo qofte ky te gjithe jemi te barabarte si para gjykatesit ashtu edhe para vdekjes. Ndaj ky gazetari, do te ishte mire qe se pari te mos e botonte kete artikull paçavure, se dyti, meqe i paska rene ne koke, le ta shtronte ne nje spital privat dhe po t'ja mbante xhepi atij si dhe miqve te tij le te bente nje fushate per ti paguar shpenzimet dhe se fundi... ore njeri po ti ke nje fare njohje ne keto lloj sferash, po nderhy pa u ndjere apo bej nje kerkese ne emer te nje grupi, shoqate apo institucioni prane qeverise, ministrise se shendetesise per ta derguar jashte per mjekim ja ashtu pa u ndjere fare qe te mos besh buje. Ore po keta jane katandisur ne ca çapaçule qe mendojne se kane te drejjte ne çddo gje o lla, qe edhe buken ta marrin nga goja dhe ta quajne te drejte ne emer te te qenit njeri publik. Akoma jam shume i indinjuar me kete palo gazetar qe hodhi kaq balte mbi nje njeri qe asnjehere nuk  ka kerkuar vemendje, por ja qe ashtu pa u ndjere ka punuar me perkushtim dhe devocion ne te mire te kultures shqiptare. Respekt te pafund per Moikom Zeqon, sherim te shpejte dhe Zoti qofte me te!

Kanceri PO e grin brezin e moikomit majtas e djathtas.smiley

Robi i shkrete ca s'vun. smiley

Gjynah! smiley

Keto punet e mjeksise dhe te spitaleve, sikur po kangrenizohen me keq se semundjet e njerzeve. Per Moikomin me vjen keq, e njoh nga shkrimet e tija, te cilat me kane pelqyer. Nuk eshte se ia njoh ter punimet e tija, por besoj se hyn tek ata intelektuale qe interesohet me teper per Shqiperine, shkencen, se per partine. Dhe kjo eshte ajo qe e ngre ate ne syte tona dhe ter shoqerise shqiptare.

Sa krevate te tjere do te ishin akomoduar tek onkologjiku me parate e atyre Jaguar-eve shtese qe porositi Rama? Po me ato milionat e skandalit te CEZ? Po me...etj etj?

Sa shume njerez vuajne ne Shqiperi per aq pak gjera, thjesht se qeverite s'shqetesohen fare ngaqe per vete dhe familjaret e tyre jetojne ne nje Shqiperi tjeter, ne nje univers shqip-paralel. P.sh. c'i plasi trapi per spitalet publike kur ata dhe familja e tyre mund te kurohen tek privati apo jashte shtetit. Kur marren pushtetin mjaftohen me pak demagogji e propogande dhe e quajne te rilindur situaten

Ca tema te tjera tek Peshku per shendetsine reflektojne si mizerabilitetin e gjendjes nder vite, ashtu dhe durimin prej derri te ne shqiptareve; me perjashtime te rralla, po s'na coi Partia me dhune dhe/ose autobuz tek sheshi, per qamet se e ngreme zerin per ndonje te drejte a ankese tonen: 

tetor 2015 ||| janar 2015 ||| tetor 2013 ||| prill 2013 ||| mars 2013 ||| dhjetor 2012 ||| shkurt 2012 ||| tetor 2011 ||| prill 2010 

Ja njeriu i madh... ai qe eshte vertete NJERI...

“Letër kryeredaktorit për sëmundjen time…”
Moikom Zeqo

 

I dashur Thano,

në shkrimin e djeshëm të gazetarit të njohur dhe mikut tim Xhevdet Shehut “A ka një shtrat për Moikomin ?” (Dita,10 nëntor 2015) është bërë publik fakti krejtësisht i vërtetë i sëmundjes sime.

Në shkrim thuhet ndër të tjera se “vendosëm ta bëjmë publik këtë fakt pa dëshirën dhe miratimin e Moikomit, sepse jemi në dijeni të interesimit që kanë treguar mjekët tanë më të mirë dhe ai (Moikomi) ka shumë besim tek ata dhe u shpreh mirënjohjen”.

Në 8 tetor të këtij viti në St Thomas Hospital, Emergency Departament, Bridge Road, London, mjekët më diagnostikuan me CLL, dmth. me Chronic Lymphocylic Leukemia – e njëjta diagnozë u konfirmua edhe në analizat e bëra në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Është një sëmundje e pashërueshme, kronike, por e kurueshme dhe mund të mbahet nën kontroll duke ndjekur tërë ciklet e kimioterapisë dhe të shërbimeve të tjera mjekësore.

Do të doja me gjithë shpirt që e gjithë kjo të mbetej thjesht një motiv vetjak dhe familjar – pra të ruhej privacia dhe të shmangej e tërë buja.

Unë falënderoj të tërë ata që të shqetësuar nga lajmi i sëmundjes sime, më telefonuan dhe më shprehën dëshirat e sinqerta për solidaritet dhe urimet për shërim etj, – nuk kam fjalë për t’i falënderuar – ndonëse më duket se edhe i kam vënë në siklet. Nga ana tjetër dua të them se kurrë nuk ka munguar një shtrat për mua në spital, as nuk shtrohet kurrë ky problem – mjekët që u impenjuan me mua janë njerëz të mrekullueshëm dhe profesionistë të nivelit ndërkombëtar.

U kërkoj ndjesë nëse ndonjë prej tyre mund të krijojë ndonjë keqkuptim, gjë që nuk varet nga ana ime.

Mjekët që njoha më kanë lënë një mbresë të jashtëzakonshme të humanizmit dhe të njohurive të thella shkencore të nivelit bashkëkohor me botën. Me respekt të thellë, duke të uruar suksese Ty dhe tërë stafit të Ditës,

Moikom Zeqo, Tiranë 11 nëntor 2015

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).