Në mos qofshi ndjekës të rregullt të teatrit, keni shkuar së paku një ose dy herë. Në njërën nga të dyja, me gjithë që mund t’i keni mbledhur të gjitha forcat për t’u përqendruar në dialog, me siguri që ju ka ndërhyrë thirrja e hoxhës.

Ky është vetëm një detaj ndaj të cilit as aktorët e as drejtuesit e dy teatrove që gjenden fare pranë xhamisë nuk kanë asnjë pretendim. Fundja ka qenë gjithnjë kështu dhe “toleranca fetare” e ka lejuar. Ajo që është krejtësisht e palejueshme dhe e papranueshme nga të gjithë që shkelin në territorin e Teatrit Kombëtar, qofshin këta njerëz të institucionit a publik, është muzika tallava që buçet mu në mes të pedonales. Madje jo, nuk ka më mes ajo rrugë, është fund e krye e mbushur me muzikë të keqe, me tym qoftesh ose gjithfarë mishrash njësoj të mirë sa muzika që dëgjohet, e me ulërima turmash që ngazëllehen nga shkuma e birrës. 

Sikur të mos mjaftonin këto, prej muajsh, trapani, ekskavatori, motori e gjithë ç’u duhet ndërtimeve për të punuar, ngulin e shkulin gozhdë në të gjithë rrezen e veprimit të teatrit. U ndërtua bunkeri, u prish bunkeri. U vu pllaka, u zëvendësua pllaka. Dhanë një shenjë drite disa gropëza që u duk se paralajmëruan mbjelljen e pemëve, për të lënë të kuptosh që edhe punimet ishin drejt fundit, por jo. Zhavorr i ri erdhi në zonë për të bërë restaurimin e disatë që nuk po i duket fundi. Të gjitha këto ti i ke në vesh, kur shkon në teatër. 

Aktualisht nuk di më nëse është Tartufi apo Hamleti ai që po monologon në skenë, apo Luana Vjollca me Getoarin janë ngjitur të aktrojnë. Mirëpo, nëse për publikun shqetësimi është vetëm një apo dy orësh, për aktorët zgjat gjithë ditën. Për ata që nuk e dinë, dhomat e tyre të provave në tavolinë i kanë dritaret pikërisht mbi “oxhaqet” e tymit e çmenduritë e zhurmave. 

KERKESA 
Të bëjnë prova është kthyer në një mision të pamundur. E ka ngritur privatisht, por po e ngre edhe sot publikisht këtë shqetësim drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. 

“Është bërë një gjendje e padurueshme, ne nuk po arrijmë të punojmë më. Mirë për shfaqjet e teatrit që është arritur një marrëveshje për muzikën, e cila ndalon për dy orë, megjithëse nuk më ka rezultuar që ndalon gjithmonë, duke llogaritur edhe erën e salsiçeve dhe qofteve që shoqëron gjithmonë njerëzit sa herë që shohin shfaqjet, e treta gjë që është skandaloze dhe e papranueshme është që ne bëjmë prova paradite e pasdite dhe nuk arrijmë dot të komunikojmë njëri me tjetrin, nuk po arrijmë të bëjmë punën tonë. Duam të punojmë dhe nuk mundemi. Aktorët nuk po përqendrohen dot, janë të shkatërruar”. 

Kur i thotë këto, në zyrën e tij Çuli nuk është vetëm. Është në takimin e radhës me aktorët, të cilët të gjithë e mbështesin me shfryrje dhe bezdi “të gjallë”, sepse edhe ndërsa flasin, muzika, era e gjithë pluhurat a zhurmat e punimeve janë aty. I pyetur nëse ia ka ngritur këtë shqetësim kryetarit të bashkisë, Çuli është përgjigjur pozitivisht. 

“Kam komunikuar me kryetarin e bashkisë dhe më ka dhënë garanci vetëm për pjesën e orareve të shfaqjeve, për pjesën tjetër kryetari ndofta në të drejtë të tij, më ka thënë që janë kontrata të lidhura me firmat përkatëse dhe se janë të mbartura, por ky nuk është problemi im. Problemi im është që unë dua të punoj dhe të siguroj punën në institucionin tim. Kam një presion shumë të madh që e ndiej përditë nga aktorët, nga spektatorët, nga të gjithë që teatri nuk po arrin dot të bëjë punën e vet. Na ka ngelur vetëm t’i bëjmë provat privatisht, në shtëpitë tona. Për të mos thënë pastaj që teatri është burgosur nga të gjitha anët, nuk ka fasadë. Jemi në kulmin e sezonit dhe situata është kjo”.

32 Komente

Është shëtitore ose rrugë këmbësore. Kur do të mësojnë gjuhën shqipe këta gazetarucët?

ku ben dot teatri aq xhiro sa behet te qoftet...

po pres komentin e olsit mbi kengen e hoxhes qe nderpret teatrin smiley

Nuk e kuptoj përse nuk i kërkohen ministrisë, ose më mirë akoma drejtorisë së administrimit/mirëmbajtjes/financës së vetë teatrit dritare me dopjoxham, etj. Sinqerisht.

Se mba era qofte. Parimisht s'ka asgje te keqe te mbaje era qofte teatri, por se si ngjan.

Remove kebab!

arti,masat,

po jepni o vlla çfaqje ne hongkong

Ca Jane ato njerezit aty ? Ka ndonje dasem aty apo cfare?! Lol Ne fakt Nuk shifet Hamleti me era qofte qe Te cpon hunden! 

vetem se qoftet jane me te shishme se hamleti i lujt ne shqiperi. 

Profilo mban mend ' zbutja e kryeneces'?! Ty do t'kisha dhene nje rol aty. 

Moza mua me pelqeu shume ajo fotografia, biles me kujtoi edhe nje pikture te famshme. Ka jete aty.

më ka thënë që janë kontrata të lidhura me firmat përkatëse dhe se janë të mbartura

qe do s'do, dmth se prape atje dalim, fajin e ka saliu. qesh po deshe, ne dac qaj.

i mori mire masat pa iku qelbesira, per sa te kete ymer vete, dhe per femijet e vet. Ka per borxh edhe sot t'i ndihet pushteti - si ky shembull i artikullit njesoj gjithandej: asgje ku ekonomia mund te rrjedhe (a pikoje) ngapak nuk ka lene pa e taposur per vete.

 

 

 

ok ne rradhe te pare ihere sa te dilni nga dera teatrit kujdes mos bini mrena te ai bunkeri smiley

Kaq shume njerez as une nuk kisha pare kur kaloja aty. Kjo pune rregullohet keshtu. 

1) Muzika te jete nga ora 16 deri ne 19, e ulet, jo e larte. 

2) Pedonalja te mbyllet ne ora 21 ne muajt e dimrit dhe ne ora 22 ne muajt e veres. 

3) Te keshillohen klientet qe ne oret e shfaqjeve, te mos bertasin, por te sillen ne menyre te kulturuar. 

4) Ne momentet e prezantimit te produktit, firmes etj, (qe kryesisht behen te shtun-djele), ku buçet autopalanti, te kontaktohet me trupen e teatrit per rakordimin e orarit. 

5) Firmat pjesmarrse, krahas reklames qe iu bejne produktit te tyre, tu bejne reklame edhe shfaqjeve te teatrit, dhe ti japin teatrit kombetar 10% te fitimeve te tyre. 

O Pjer. Ke harru te permendesh edhe qe te vejne nje tabele: "Lutemi mos peshtyni ne toke".

Ke harru dhe nje tabel " Paqa neper bote" smiley

Ndoshta foto eshte marre gjate nje dreke/darke te shtruar per Bajram a feste tjeter Myslimane.

Turp

Po Mirela Shçina qer thote per kete qeshtje ?

Leçi paret per kete rrugen me çofte e birra me krikell nuk kalojne nga Ministria e Kultures.

Po te jete e vertete kjo fotoja, kjo nuk qenka "pedonale" por "qoftenale". Ketu qenka ha Mucho, pi Mucho er bab. 

Une them qe shfaqet e teatrit te behen ne mengjes, e kush ha qofte ne mengjes (pervec autorit te ve-qe-ve)? 

Keto jane darkat alla Brotherhood. Falu ne Bulevard, shtro darka Bajrami ne trotuar... Mire qe xhamija nuk i nxe per t'u falur, po as ndonje restorant a vend te mbyllur per darka nuk prenotojne dot!!!

kane zaptuar bulevardin/rrugen sa ze syri. te merret fryma e s'do desha te kaloj aty afer

Fotoja me siper eshte darke e shtruar nga komuniteti myslyman ne muajin e ramazonit, pra eshte darke syfyri. Ngrenja eshte falas dhe mund te ulet kush te doje. Jam ule une aty nja 2 here, por jo ket vit. Mire e bojne qe ka nje ambient te tille ku nuk kalojne makinat dhe bicikletat. Ky vend eshte ideal per Pierin tone qe shijon qoftet dhe birat e vendit. Une, per fatim tim te keq, nuk e frekuentoj sepse po piva qofte edhe nje bire vendi me kap urina dhe nuk ke ku e ben. Te shkosh deri tek Lana eshte ca larg, por tani te kepusin edhe gjobe. 

Po ndonje rruge te dedikuar per pasionantet e seksit a ka menduar bashkia? Mesa di une rruge te tille ka ne te gjitha qytetet kryesore europiane. 

Edhe një herë, ajo quhet shëtitore ose rrugë këmbësore. Në gjuhën shqipe nuk ekziston fjala "pedo nale". Kur u thashë ca shqiptarëve që kanë nja 2 vjet që nuk kanë ardhur në Shqipëri se ka dalë një fjalë e re në Tiranë, kujtuan se e kisha fjalën për pedofilat. 

As fjala softuer s'egziston ne shqip, mos u bej pedant.

Nuk ekziston dhe nuk ka pse te perdoret pasi e ka gjegjesen e saj : program.

Software nuk eshte program, cmon tani. *Mund* te jete, nuk e mohoj. Vec na lini rehat me kryqezata gjuhe, ja kena nxjerre lezetin me kohe.

Unë mendoj që ty andri të të quaj Bill. Thjesht se ashtu më pëlqen. Si të duket kjo?

E pastaj? Ti do që të zëvendësosh dy fjalë shqipe për të njëjtin objekt, me një fjalë italiane thjesht ashtu për sport?

s'e besoj se situata eshte e tille pernate . ku ma gjen te ishin njerezit kaq te lumtur.

dhe ne te kundert , drejtoju bashkise.  ka shtet ky vend

Skandal smiley

 Jason Statham?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).