Fituesi i konkursit ndërkombëtar për dizenjim dhe ndërtim të stadiumit të ri kombëtar është konsorciumi “MANICA Architecture” me “Progetto CMR”, si dhe arkitektët ekskluzivë të ekipit Italian “Serenissima Construction”.

“MANICA Architecture” ka qënë pjesë e projekteve shumë të mëdha të komplekseve sportive, që nga O2 Arena në Londër, deri në San Francisco, Los Angeles apo Guangzhou në Kinë.

Sipas faqes së MANICA-s, Stadiumi i ri do të ndërtohet në vendin ku sot ndodhet stadiumi kombëtar ”Qemal Stafa”, i ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe i rinovuar më pas në vitin 1974. Sheshi i ndërtimit në të cilin do të ndërtohet stadiumi i ri përbëhet nga plot ​​36,000 m2.

Kompleksi do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej 43,000 m2 ku përfshihen 25,000 m2 të dedikuara për funksionet e stadiumit, 10,000 m2 për zyra dhe 8,000 m2 për qëllime komerciale. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Një risi dhe mbase elementi që e identifikon këtë stadium nga të tjerët në europë do të jetë kulla e lartë në anën veriore të stadiumit, që do të shfrytëzohet si restorant dhe studio televizive.

I projektuar si një strukturë e integruar dhe i klasifikuar në Kategorinë 4 sipas përcaktimeve të UEFA-s mbi stadiumet, ky kompleks i ri do të shndërrohet edhe në një element apo qendër të re sociale të Tiranës, teksa do të shfrytëzohet dhe përdoret si një godinë publike dhe në përdorim gjatë të gjithë vitit. Stadiumi Kombëtar i Shqipërisë është parashikuar të jetë gati në vitin 2018 dhe është vlerësuar se kushton rreth 50 milionë euro.

111 Komente

Po si vendndodhje ku do të jetë?

Aty ku ndodhet stadiumi "Qemal Stafa".

Falemnderit Blend! Dyshoja në diçka të tillë, edhe nga pozicioni I fotos dukej si "Qemal Stafa"! Nuk e di si do të zgjerohet aty ku është, para ka parkingun dhe shumë afër muzeun dhe rektoratin, mbrapa dhe anash ka pallate...pastaj kulla...36.000 m2, ce bon, se di , shumë kaotik duket si projekt!

per emrin qe do mbaj, Arena Kombetare, ky stadium duhet te ishte minimalisht 40 mije vendesh.

vetem per ndeshjen me Serbine ishin mbi 60 mije kerkesa per bileta..  nderkoh dihet shume mire qe ne ndeshje me ekipe te medha si Gjermania, Portugalia,Franca, Italia, Anglia etj, stadiumi mbushet gjithmone plot! 

nejse, pune te mbare kur te fillojne ndertimin.

Ate po mendoja dhe une Belul. Me duket mua apo s'ka me vend per sportet e atletikes? Stadiumi ekzistues eshte shume-funksional. Po sportet e tjera ku do luhen apo nuk luhen me ne Shqiperi?

Shume i vogel me 22000 mije vende, te pakten duhej me 30000mije. Leket fedarata mund ti gjej vetem duke gjetur nje sponsor shtese tani qe shqiperia do te shkoj ne europian. Jam i sigurte qe oferta do te kete shume. 

Shume shpesh ngrihet kjo ceshtja e kapacitetit. Me gjithe mend kerkoni stadjum 40,000 vendesh? Nuk eshte fare logjike. Nuk mund te ndertosh stadium me kapacitet te tille thjesht se nje here ne vit mund te dali nje ndeshje nderkombetare qe kerkon pak me shume sedilje. Qofte dhe 3 here ne vit. Sa me shume vende aq me e larte kostoja e mirembajtjes dhe ndertimit. Ai stadjum do kete te njejten kosto mirmbajtjeje (per 40000 veta) si 100 veta te hyne e si 40,000 (pastrimi, ndricimi, korenti, etj). Stadiumi ndertohet per kapacitetin mesatar (Sa veta shkojne te shohin Tiranen) mujor- mbase pak me I madh meqe eshte stadiumi i kombetares - dhe jo sa eshte kerkesa maksimale per bileta nje here ne dekade kur luajme Serbin. 

Futbollin te gjithe e duam, po te jemi realiste per cfare na duhet me perpara.

ne krahun e djathte dallohen dy pallate (nje parking garage disa katesh, qe nuk figuron ne projekt) , te cilet aktualisht nuk jane, afer fushes se stervitjes se dikurshme, ato do te jene me siguri pallatet e reja te Sandrit.. figuron perpara cdo plani tjeter ky miku 

Kush i tun paret?

 

Te kishin mbaru nje here ate te Shkodres se nuk jemi duke organizu ndonje europian e duhen 10 stadiume per 5 vjet.

Nese duhet harxhu ndonje fond publik ai duhet shpenzuar ne rruge. Edhe per kostot e transportit edhe per te rrit sigurine ne rruge.

Nuk ushqehen cilimiqet me "O sa mir me ken shqiptar ohe" , perjashto morron e peshkut.

Nejse kur te viji gjibi dhe kercuja e peshkut mbase do kishte ndonje mejtim me racional do thosh i nderuari Idriz. smiley

P.S. Nuk do kete me ndeshje futbolli me Serbine per 50 vitet e ardhshme. Federata mund t'i beje c'te doje paret e veta.

 

Ne futboll treguam qe mund t'i mundim edhe vendet e medhaja, ndersa ne pune rrugesh s'ma ha mendja. Prandaj perparesi duhet te kete futbolli dhe jo rruget.

Aman, aman vetem per te prishur.Pse nuk ndertuan nje te ri,dhe te qendronte ky?!Tiranes i duhej.Ta ndertonin ne periferi,qe te mos bllokohet trafiku,kur ka ndeshje nderkomtare.

Si projekt eshte shume i bukur dhe i menduar. Shikoni vetem kujdesin qe eshte treguar per te ruajtur elementet monumentale te stadiumit te vjeter ne bazament. Me pelqen edhe fakti qe eshte i integruar me funksione te tjera fitim prurese, etj.

E vetmja gje qe s'me pelqen eshte kapaciteti, por ndoshta hapesira nuk e lejon ose nga humultimet qe mund te kene bere kane arritur ne perfundimin qe eshte kapacitet optimal per ne.

Nje stadium bosh nuk i shlyen leket qe u harxhuan per ndertimin dhe do te harxhohen per mirembajtjen e tij. Duhet sa me plot dhe sa me shpesh plot. Jo vetem me raste. Plus kosovaret kur te kene ekipin e tyre perfaqesues do ta frekuentojne me pak ate tonin. Dhe jane kryesisht ata qe mbushin stadiumin.

Po diskutoj shqip jo ne gjuhe te peshqve. Dhe desha me shpjegu madhesine, si eshte vendos per te, se ne ketu nuk kemi se ç'vendosim me edhe te dum. Apo ti mundesh ta ndryshodh projektin ? 

Pastaj nuk peshtyhet atje ku hapet. Ketu nuk te sjell njeri me force besoj. Kur s'ke respekt per vendin as mos ec te diskutosh ne te, po deshe te jesh koherent me veten dhe mos dukesh trap mendjemadh.

Te lexova me shpejtesi dhe nuk te kisha kuptuar sakte, ndaj e fshiva ne nje moment te dyte.

Ti nuk e shikon qe e kam fshire me siper apo do te behesh kot polemik?!

Bashkohem me mendimin e Rakis se, pse nuk ndertohet nje stadium tjeter, me ne periferi, me parking me kate dhe ku te mos bllokohet rruga ne rast ndeshje nderkombetare. 

Pjer Stadiumi eshte i ndertuar dhe i lene POCAQI....i grabitur e keqmanaxhuar nga Revulcionaristet Blu me ne krye te famshin Dhales, ish futbollist i shnderruar ne militant shqupist.

Stadiumi me mire te rindertohet aty ku eshte se nese prishet do kthehet ne pallate simotra...dhe e dyta...fusha eshte e ndertu mire...dhe sot NE Shqiptaret e degjenerum te 2015.....fushat e futbollit i ndertojme me cilesi me te ulet se i kemi ekspertat e ndertuesit Kristalista. Stadiumin tjeter ta ndertoje Qeveriu tjeter ne periferi per Kamzen...te ardhmen e futbollit tone.

Ajo qe ma ngroh zemren ketu, jane arkitektet italiane, qe jene me te sakte se neve. Pa te tjerat, merre me long se mishi maroi smiley

Gjithe ajo pjese e botes qe njof une stadiumet i ka ne periferi

Qemal stafa po ashtu ishte ne periferi . S'ka me qytet pas liqenit. Ne periferi bota i ben se kushtojne me lire. Plus qytetet i kane te vjeter dhe nuk perkojne me arqitekturen moderne e te shemtuar te stadiumeve moderne.

Ndertoni shkolla e spitale .

Jane kampione bote per shkoilla, sa qe u desh t'i mbyllnin disa ngaqe nuk formonin si duhet. Ti kur poston duhet te lyesh thonjt ne te njejten kohe se s'ka mundesi ndryshe, aq kot ja fut.

nuk eshte veshtire me bo shkolle e as spiral, veshtire eshte t'i kesh me NIVEL, me cilesi. Se sa per numer asgje nuk vlen. Rrobat e trupit besoj i ke keshtu, te pakta por te cilesishme.

Ti qenke ne maratone masturbimi se mbreme ishe up deri ne 4 te sabahut(Ora jote).nje cik easy me ate te shkrete se je shqiptari I vetem qe ka mbet ,te kemi kokoshin e fares.

Vetem se mu masturbimi nuk me pengon te them gjera te verteta.

Sa eshte 70% e 50 milion euro ? 

Shume i bukur dhe modern. Edhe kapaciteti prej rreth 22 mije spektatore eshte mese i bollshem edhe per 100 vitet e ardheshme. 3 milion kemi qene ne 1980 me duket dhe prape 2.9 milion jemi tani ne 2015. Biles per fryme popullsie rezik se zeme vendin e pare per kapacitet te stadiumit te futbollit. Bajern arena eshte diku tek 63 mije vende por me nje popullsi prej rreth 80 milion (pa perfshire ketu refugjatet), pra i bie 1 vend ne stadium per 1270 banore, nderkohe qe ne do ta kemi raportin 1 me 131 banore!! ose 10 here me te madh se Gjermoni per fryme!!. Gjembi me te drejte pyet a do te kete piste vrapimi? Nga fotot qe kemi duket se nuk do te kete. Ndoshta per aresye te mundesise se kufizuar per tu zgjeruar akoma me shume. 

nje popullsi prej rreth 80 milion (pa perfshire ketu refugjatet)

smiley   je bo i keq fare.  ahahahahaaaa

Fillut edhe ju te Rilindjes tashti te krahasoheni me gjermonin? smiley

Emo, nuk eshte per te qesh. Edhe shkarja e socializmit ne Shqiperi filloi tamam atehere kur ne mbledhjet e Partise neper lagje filluan te thoshin qe edhe ne New York ka njerez qe flene poshte urave.

mua me duket se goditjen m'kryesore e morem prej atij cmimit te meksikes a brazilit, s'e mbaj mend fiks tani. edhe ma ndjente zemra. mos, thash. 

Ah, ajo "shporte" na e hengri koken... Me mire mos e kishim fituar.

Çmimi tyre ndoshta ishte per cilesine e te ushqyerit, llojet u gjelleve dhe embelsirave ne tryezen shqiptare, jo sasine.

per cilesi jemi kampione akoma. Aty ke ty ma ha mendja se italianet bejne kuzhinen me te mire. Anglo-saksonet hane papate dhe puding.

gjeja pare qe u bie ne sy te huajve sot, eshte qe hahet mire ne shqiperi.

ishte per politikat ushqimore me duket. s'e di tamam, se ato nuk i merrte njeri seriozisht as atehere. po ne propagande mbajti goxha vlage. ideja ishte qe u jepet te gjitheve, nuk ka pabarazira masive - mund qe gaboj, u be kaq kohe. pa marre parasysh se i barabarte mund te jesh me nga nje luge oriz ne vakt. ka qen me siguri koha e tollonit. 

sa per ketu (por edhe ne vendin meme - angline) nuk e vlen te flasesh per kuzhine - nji kendveshtrim shum subjektiv ky. flas per masen, se natyrisht ketu gjen restorante nga me te miret ne bote, shefa kuzhine te hatashem, tek te cilet tavolina porositet me jave/muaj perpara. ketu masa nuk ka konceptin e mrekullueshem te kafes (desh zoti qe u be nje starbucks), them te kafes si pije dhe si lokal, ketu nuk e kane haberin e perimeve solanore (domate, spec, patllixhan) - kjo e fundit shkon me gjere se amerika, ktu varen shume fare nga lokali (nuk para gatuajn ne shpi, per shum arsye dhe kjo esht bere menyre jetese) dhe megjithese shumllojshmeria nuk mungon, gjen nga bbq-t e famshme te luizianes tek sushi i kudondodhur japonez, masa ka nje tabiat bizarr ne te ushqyer, qe merret vesh nga prania uluritese e fast food-eve, qe mesa duket jane qendrat e te ngrenit per fakir fukarane. Vendi me i mjeruar ne kte drejtim jane "food courts" neper mall-e. 

Ama hane te gjithe, Profilo, edhe denden mjaftueshem smiley

restorantet s'do me thene azgje. populli çfare ha ne tryeze. te hante mire nuk gelonte kuzhina kineze, dhe kebabi turk, gjithanej ne perendim.

nja 20 embelsira kane gjithe e gjithe francezet, qe e mbajne veten per kuzhinjeret me te mire te botes.

ne kishim me mijera embelsira. pa fund.

un nuk di qe ne mund te mburremi me ndonje kuzhine tonen. m'u ankonte nji shok dikur, perkthys gjermanishtje (per Qemolin, inicialet IA), se thoshte kudo qe kerkojshin kto grupet turiste gjell karakteristike shqiptare, iu nxirrshin tav kosi. s'kishte tjeter.

kuzhina jon, dhe jo vetem e jona, embelsirat i ka big time nga lindja e mesme (sic kemi edhe kafen). ja nji dicka ku ata jan superior, pavaresisht shekullit. edhe greket qe shesin pordhe me to baklava e to kantaifi, prej andej i kane.

ps. uelbeku vazhdon; per pune embelsirash shif nje te vjeter te kadarese qe quhet "komisioni i festes".

po pastaj se jane nga lindja ? pse duhet me i shpik vete te gjitha ? 

nga vete pozita gjeografike dhe KLIMA hame me mire nga verioret. ne thuj ati shokut tat perkthyes qe edhe fjala guzhine vjen po nga shqipja (atje) KU ZIEN. 

edhe ata kuzhinen e lindjes (turkut ne fakt) se arabet hane ndryshe, ka mundesi ta kene prej nesh. se osmanet ishin kalorsa NOMADE, keshtuqe hanin thjeshte dhe pa sofistikime. 

 

interesante kjo puna e nomad-llikut. nuk e kisha degjuar me pare. sido qe te jete, makes sense!

sipas legjendes ishin vetem 300 kalorsa qe vinin nga kufijte me kinen (sulltani i pare eshte si kinez ne fytyre, por duke u martuar me pastaj me europiane te bukra, qe i kishin ne harem, ndryshuan ne pamje. kishte sulltane me sy bojqelli, si Bashari i Sirise, qe ka none a gjyshe europiane dhe s'ka koke arabi), qe nisen pushtimin e gjithe atyre territoreve, shumica pjese e perandorise bizantine ne kalbezim. si shume gjera, edhe artin e te gatuarit ata e gjeten NE VENDIN (apo vendet) qe pushtuan. sollen me vete vetem vitalitetin. se rob te egjer, per lufte ishin vetem te afte. 

ajo qe i beri te fuqishem, sesi romaket, perdoren MERITOKRACINE. kush ishte me trimi e benin komandant te tyre, e hypnin ne pushtet, pavarsisht origjines se tija. 

roma po ashtu, u zmadhu, se u mbeshtet njesoj te meritokracia. qe ne fillim shkun dhe i ofrun vendin e prijsit, nje te Urti te nje fisi tjeter, se vete ishin toça dhe asnjeri nuk bente per kryetar. 

mnjf ishin sisteme te hapura, me demokratike, jo hereditare, si mbreterite oksidentale, qe ishin pjese e te njejtes familje pothuaj. mbret behej edhe me loqja, vetem se ishte çuni mbretit. kjo tregon dhe pse shqiptaret u bene muslimane dhe pro osmane. kishin meritokracine ne themel te politikes se shtetit apo perandorise. kush ishte i zoti, hypte shpejt ne pushtet.

ps: ket gje Jusuf Vrioni e dinte psh ka kohe, ndersa Kadareja akoma nuk e ka kap. akoma ka ngel ideollogjik. 

respektin per Aladinin e vertet te Lindjes se Mesme e kam jo per ate shpiku zeron (o llah), as shahun, por per ate qe shpiku imam ballajdine, kete simfoni te domates, qepes, vajit dhe patllixhanit, te pashoqe, pa te dyte, diamantin e vertet topkapi te turqerise se pavdekshme. historia na deften qe pas shpikjes se kesaj mrekullie, qe barabitet vetem me ate te llambes se elektrikut, gjellen ia shpune imamit per ta provuar, dhe ketij i pelqeu aq shume, sa i ra te fiket (bajalldi), nga ku edhe emri imam ballajdi smiley

ketu per te gjetur patllixhana tamam duhet te ngasesh kemben, o Profil. perndryshe gjen ca te medhenj, qe te shohin ne kokerr te syrit e te thone: kush eshte me i madh, une apo koka jote smiley

ne ai libri uellbekut eshte i dobet. e ka me te dobet se ate qe beri para ketij.

O emigrant, zeron e kan shpik indianet, Lindja e Mesme e ka marre nga India, dhe zero eshte po aq e rendesishme po aq sa noçka. Njishi nuk osht ndonje gjo e modhe, eshte si palloshi. Tere historia e matematikes eshte raporti i palloshit me noçken, e cila provokon vazhdimisht palloshin qe here nrefet e here shkrefet.

Po te dush ta jap nje liber te kesaj historie me zeron, ja vlen me e lexu. Ç'merresh me Houllbeken, lenia profilit Houllbeken.

 

po e kam  lexuar edhe une kete;   indianet (ata te Indise jo cheroket dhe apashet e amerikes.smiley.)   kane shpikur  0  dhe numrat qe gabimisht  ne histori quhen numrat  arabe... 

por edhe kjo ka spjegimin e vet: ishin romaket me vone i morren keto numra nga arabet, pasi keta te fundit i kishin marre nga indianet dhe i perdornin gjeresisht.    prandaj  edhe ngeli  numrat arabe,  meqe nepermjet arabeve u bene te njohur me to.

Belul, po shpjegimin e sistemit te numrimit me pallosh dhe noçke, a e ke lexu? 

ç'ne romaket Belul, romaket ishin skandal per numrim, numrat arabe dhe zeron e ka sjelle ne Evrope ky personi ktu me vuajtje te medha, ne epoken e Mesjetes se Vone.

Shif Wikin ne italisht neqoftese do me teper informacion dhe gallate me historine e numrave.

 

po dakord mo tiku, jo romaket e lashtesise, por ajo cka kish mbetur nga perandoria romake ( perdornin numrat romake)  dhe kufizoheshin  me vendet e lindjes se mesme (arabet)  dhe benin tregti me ta.

nuk e di kush i ka sjelle ne evrope keto numra, por di qe evropianet perdornin numrat romake te cilat ishin shume me pak te zhdervjelleta  per veprime sesa numrat qe kemi sot.. dhe di gjithashtu qe jane numrat arabe  qe kemi sot, jane adoptuar me vehstiresi te madhe ne Evrope.. ka marre  kohe dmth.. ishte mbase edhe ceshtje  nderi,  por e kuptuan me ne fund qe numrat arabe ishin shume superiore  nga ato qe perdornin evropianet, pra romaket..

erdhi nga spanja pra muhabeti, kur arabet e pushtuan kete vend dhe aplikuan dijet e tyre ne art dhe ndertim. 

tani çfare s'do degjojme ne, qe te mos ja u atribuojme numrat e sotem, arabve. se keta duhen cilesuar si force e erret dhe pa kulture. se ashtu na intereson sot puna.

Ne rregull, mos u merzit Belul se ty te du shume edhe kur ja fut kot, nuk e kisha me ty, por me idene idiote peshkore kostante qe Mesjeta ishte injorante dhe inferiore qytetrimit greko-romak.

 

jo mo, nuk u merzita.  por u shpreha gabim  kur thashe  ''romaket''.  por ne fakt nenkuptoja vendet e Evropes qe kishin qene nen perandorine romake dhe perdornin ende shifrat romake.

por ne po flitshim per numrat e sotem arabe dhe jo ata romake. 

po dakord.  dhe me pas thame:  pse u quajten numra arabe dhe kur u bene te njohura ne Evrope, qe deri ate kohe perdorte numra romake.

Belul, c'ke me Romen e shkrete, pavaresisht numbrave, e mbajti BEne ( atij vakti) 1000 e kusur vjet, kto Merklarat i vijn onash. 

numrat (si dhe shkencat por edhe autoret klasike greke) arabet i sollen kur pushtuan spanjen. jo prej romakve. 

dmth nga greket shkuan ne indi, pastaj arabi (egjypt) e me pas spanje dhe oksident.

Sa e ngadalte ka qene globalizma m'ate kohe. Sot do mjaftonte nje tweet, #shpikazeron o hej, dhe u kry. smiley

 O Emigranto  ..zeron e kanë gjetë  në Peshtevar na ha na ha ...

Kom qenë me një mikun tim tek nabuhurik  alllah nabuhuriku ..na ha na ha ..që më tregonte dhe formën e rrumbullakët . Jo dhe aq e rrumbulakët , por pak vezake si e Evës na ha na ha ..që një arab e kishte kopjuar  dhe e kishte çuar si dëshmi nga Lind e Perëndon na ha na ha , ku atje ky nabuhuriku  e kishte rrumbullakosur dhe e kishte lënë në një Gur të si dëshmi për ta gjetur një me na ha na ha .

Wiki faqe ..me titull, nabuhuriku dhe dijet e tij mbi zeron !

 

smiley çmimi nga Meksika, Emigranto smiley

Ne fakt tamom tamom duhet ta kisha krahasu me Hollanden se hollandezi Belul e kerko me 40 mije vende!

berbero, behet fjale per nje stadium Kombetar qe gjithmone ka rezultuar i vogel!  e thame, per ndeshjen me Serbine kishte kerkesa per 60 mije bileta.. dhe keto ishin shifra zyrtare, por ne fakt kerkesat kane qene shume here te medha, mbi 100 mije, vetem se shume njerez nuk e morren mundimin te kerkonin bilete sepse e dinin qe sdo ta gjenin dot... e njejta ndodh edhe  kur Kombetarja loz me ekipe e medha, si Gjermania, Franca etj.

po te shtojme ketu edhe faktin  shume domethenes qe Kombetarja vitet e fundit eshte rritur cilesisht dhe ka shenuar  goxha  suksese,  atehere eshte e garantuar qe  numri i tifozeve te saj vec do te rritet!!

 

keshtuqe  llogarite nuk behen berberçe  lesh e li  sic i ben zotrote.  sepse luan Kombetarja. pra sic e thote vete emri, perfaqeson Kombin, jo  vetem shqiptaret e Shqiperise si puna jote.... 

dhe  nese do vertet te besh krahasim  stadium/ numri popullsise,  atehere  mos shko larg te Hollanda e Gjermania se ngaterrohesh kot, por  shiko fqinjet: Greqine dhe Serbine,  te kuptosh se si duhet te jete nje stadium Kombetar.

Si tha komandanti - shi si ky qe ra ne shkoder bie nje here ne 1000 vjet. Tani, per nje ndeshje si ajo me serbin qe ndoshta do te duhen te kalojne edhe 1000 vjet te tjera per tu perseritur situata e luftes ti thua te ndertojme nje stadium me 60 mije vende? Une jam i sigurte se nese projekti qe u paraqit do te ishte me ta zeme 50 mije vende ti kishe per te qene i pari qe do te turfulloje duke thene qe ja si shperdorohen parate, se i bejne te medha qe te vjedhin me shume etj. 

Le te jeme me kembe ne toke: Sllovenia stadiumin me te madh te futbollit e ka me kapacitet 16 mije vende dhe inaguruar ne vitin 2010!, Islanda me 15 mije vende, Moldavia me 13 mije, Mali i zi me 12 mije, Norvegjia me 28 mije, Sllovakia me 20 mije, Cekia me 21 mije, Estonia 12 mije, Lituania 15 mije, Letonia 10 mije, Qipro 22 mije, Kosova 16 mije. 

Sa per Greqine ajo priti perpara 10 viteve olimpiaden boterore, ndersa Serbia i ka trashegim nga ish Jugosllavia dhe nga megallomania e sistemit te diktatures. Une mendoj se kapaciteti prej 22 mije vendesh i sherben me se mire te sotmes dhe te ardhmes te pakten per nja 25 vite.

kozi, mos na ngaterro me shiun se Shkodra e Lezha u mbyten nja dy here, po ama aq ishte..  i morren masat ata dhe skam degjuar me une te mbytet Shkodra.smiley 

-por ama kam nja dy vjet qe shoh e degjoj  te mbytet Vlora, Fieri etj,  nga 2 here ne vit... e ka fajin shiu thote palloshi dhe Pe-leshi, po Vlora vazhdon e permbytet..

 

nejse, kot ngaterrohesh ti me sqarime,se sa i madh  e si duhet  te jete stadiumi, pasi parate per kete stadium i jep kryesisht FSHF,  jo shteti..   shteti jep lejet  nevojshme per projektin etj..   dhe eshte goxha projekt te jem i sinqerte.. nuk mendoj se duhet behej aty po dakord meqense  vendosen ta bejne aty, per 2000 mije vende me teper nuk vlen.

per shqiptaret Kombetarja eshte  teper e vecante.  dhe pikerisht  sepse nuk kemi pasur nje stadium te madh e te hajrit, dmth modern, shume njerez  ngurojne  te shohin Kombetaren, megjithse deshira eshte e madhe... dhe meqense do te bejne nje stadium modern e te mbuluar me te gjitha kushtet  e nevojshme, atehere shume sportdashes do shkojne aty edhe me familjen, e garantuar kjo!  dhe kjo vlen edhe per ndeshjet e kampionatit ne fakt...

si dhe sot stadiumet moderne jane multifunskionale. pervecse ne ambientet e stadiumit mund te ofrohen sherbime si: hotele, restorante, kafe, zyra etj,  mund te organizohen edhe koncerte, aktivitete masive etj ejt.. pra pak menaxhim i mire duhet dhe stadiume te tilla i nxjerrin kollaj leket e investimit.

 Ne fakt per ne, generation X, osht dite e trishtume. Ai vend ka qene si tempull ku perplasnim koken cdo te diele per te harru skamjen, te pakten per dy ore ne jave. Une per vete kam me qindra kujtime fale tim eti, qe ma futi ne gjak ate rutinen e se dieles ... Nuk e di kush e ma men, po mu me kujtohet si sot kur osht shemb karshija dhe panikun qe pasoi. Ne ishim ne tribune qendrore dhe e pame te gjithe katrahuren. Goli i Mylerit ne '71 diten me shi e kom te gjalle sikur ishte dje ... Nostalgji, po te pakten do bohena edhe ne me nji stadium te hajrit. Faleminderit Rilindje.smiley

ish komiteti ekzekutiv. kafe kursaali. kto duheshin vra me buk ne goje mer. s'di a osht prish ala kafe flora burra plot. po nejse, at fasaden para me ato dy shkallet qe te njisin te tribuna sikur po e rukan. u bom angli per zotin, pa korsit e vrapit. e ca e dallo mo liverpulin nga partizoni. ja ajo dreq piste vrapimi e prishte punen...

ps. si tha panajoti: shyqyr qe do bi shi neser, qe te fuste naj gol hils me t'rreshqitme. sa u tallte i shoku jon me kte - tifoz i dinamos, merret vesh. smiley

le ti fusnin nja 5-6 milione  nje ''freskim'' qemalit dhe ta quanin noel stafasmiley,e me leket e tjera te ndertonin nje stadium te ri kombertar 50-60 mije vendesh.

sic duket duan te  ndertojne nje qender tregtare me nje stadium brenda!

stadiumet 20-30 mije vendeshe duhen ndertuar ne rrethe..   mentalitet integrimso-evgjitozaranikssmiley

Kena fillu me zgjedh makina te shtrejta stadiume te shtrejta. E mbajme lart piacen
Kshu i mbante ne gjume roma plebejte me stadiume luksoze.

shqiperis nuk i duhen stadiume te shtrenjta. ky projet esht sa per te vjedhur ca lek te buxhetit. 

Shume e drejte. Ja c'na gjeti ne qe lujshim futboll ke Fusha e Zeze.

smiley

Asigjo per zotin!!! Plus dy hapa larg nga...

prap me correl drou? smiley

stadjumi i shkodres esht ky? smiley

sdo e bojte mopramo kjo firma italjane. Kompani shqiptare do e boje. Se esh para e papermbajtshme atye.

Ne pushim te neshjeve do kete shfaqje me xhaguare. smiley

Bravo u qofte per nje vit e ndertun.

on another note,  vazhdojne ta sakatojne akoma ate cope qytet, cimento nga do te rretullohesh. njerzit vdesin meper dyert e spitaleve, shkollat vashdojne akoma te prodhojne vetem injorance dhe keta e kane mendjen per stadiume dhe xhaguare qe per mendimit tim jane te shtrenjta dhe cilesi MOOTI

prandaj mbaje fort ameriken. dhe lutju zotit pese here ne dite qe te shpuri ne ate vend te bekuar.

Mnjf nga 19700 shkon ne 22000. Te harxhosh 50 million euro qe te shtosh 2000 vende me duket k.... total, sidomos ne kohet e sotme ku shkurtojne gjithandej. Plus qe aty s'ka vend, ku do parkojne tifozat, ata njerezit ne zyra e bleresit neper dyqane. Si konserve sardelesh.

nga vete pozita gjeografike dhe KLIMA hame me mire nga verioret. ne thuj ati shokut tat perkthyes qe edhe fjala guzhine vjen po nga shqipja (atje) KU ZIEN. 

Tak-fak, direkt i lidh gjerat, o profil.

E c'eshte Cabeji para ketij gjenie, po te ishte gjalle e ta kishte njohur, do t'i kishte hedhur te flake te gjitha librat dhe studimet e veta. Une them qe edhe ata qe bejne fjaloret etimologjike, duhet te konsultohen me te para se t'ia fusin kot, si ne kete rast:

http://www.etymonline.com/index.php?allo...

Çabej s'ka perkthy drejt mesharin se nuk e njihte gegrishten. Çabej ishte nje teknokrat (punonte i ziu per nje rroge). Mbesa e Ismail Qemalit nuk e lavderon hiç.

Te thote gje kjo: "'Meshari' eshte libri me i hershem ne shqip qe njohim". Po fjala "teknokrat" nga vjen dhe a ia ke pare ndonjehere kuptimin, apo ke krijuar kuptimin tend per te? Kjo mbesa e Ismailit cfare autoriteti shkencor ka, apo ishte "kunata  e shokut Xhemal"?  

ishte me e arsimuar dhe kishte me shume eksperience e jetuar po ashtu me mire, nga ty dhe ata qe lavderojne Çabejn. ka shkruar po ashtu mbi keto gjera. gje te cilen ti se ke bere.

na sjell per mbrojtje anglishten. kur ne ballkan GATUHEJ (luhej TEATER dhe behej ART I MADH, jo me gatimi qe eshte bishti kavallit), anglezet ushqeheshin me gjethe peme dhe jetonin lakuriq ne pyll. ishin rob te egjer (shif ate filmin Arthur per me pas idene). s'vjen pra asnje kuptim prej gjuhes tyre.

Ne shqip kemi fjalen gatuaj, qe e ke permend dhe vete. Eshte fjale shume e vjeter, dhe rrenja e kesaj fjale formon plot fjale te tjera ne shqip. Kuzhine eshte fjale e re dhe qe nuk e perdorim gjere. 

Ushqimin tone e ben te mire cilesia, biles rrezik kjo na e ka lene te varfer kuzhinen. Nuk kemi pasur shume nevoje te fantazojme dhe te perpunojme produktet.

guzhine quhet vetem vendi ku gatuajme. kane origjine te perbashket siç kane ne latinisht fjalet Cocina (guzhine) et Culinarius (gatim). njesoj jane (fjala Gatim afrohet me greken Gastronomi, Gastro = Bark; Stomak). vetem qe shqipja SHPJEGON. gjuha latine nuk shpjegon.

shqipja i ka foljet kryesore Njerrokshe, pranej eshte gjuhe e vjeter, dhe thermoq çdo fjale latine, i jep kuptim. 

fjala ZIEJ vjen nga ZJARR nga ZI. jane pra te lidhme ngushte. nuk jane huazime as rastesira. Volume vjen nga Vlon (uji). etj, etj, te gjitha fjalet latine vijne prej shqipes. Sécurité (securitas) > Si Guri. 

Gastronomi eshte fjale e re, e krijuar nga oksidenti, duke bashkuar dy fjale greke. Nuk e kane perdorur ndonjehere greket dhe as sot biles nuk kane si rrenje per fjalet qe perdorin per gatim.

Ndersa kuzhine eshte edhe vendi ku gatuajme, por edhe bashkesia ose tradita e gjerave qe gatuajme. Ne ketyre te dytave u themi gatime. Mjafton me shku ne nje katund, nuk thote njeri kuzhina e zones tone, thone gatimet e zones tone etj.

Ne latinisht te gjitha keto fjale (te gatuarit, gjerat qe gatuajme, vendi ku gatuajme) kane te njejten rrenje (cocus - me gatu) dhe me duket si zhvillim natyror i fjalorit. Nqs latinishtja i jep kuptim apo jo kete nuk e di se duhet me e dit latinishten e vjeter mire, dhe besoj qe as ti se di. Po ne shqip shpjegimi nuk me bind.

Plus, Ku-Zi (kusi) ne i themi enes ku zijme smiley

 Profil-im - 1 Nëntor 2015 - 20:10

 

Çabej s'ka perkthy drejt mesharin se nuk e njihte gegrishten. Çabej ishte nje teknokrat (punonte i ziu per nje rroge). Mbesa e Ismail Qemalit nuk e lavderon hiç.

Informou me mire dhe laj pak gojen perpara se te permendesh emerin e Cabej , jo per gje se ti je askushi dhe ska rendesi se cfare thua ti, por per respekt  me shume Cabej eshte quajtur " Expert kyc " i studimeve albanologjike ..eshte nje thesar  ne kete fusshe. ta quash teknokrat eshte nje ofendim i madh ! Prandaj te thash laj gojen !

nga kush ore u quajt ekspert kyç ? me gje nje shkrim, ku nje studiues i huaj t'i refererohet Çabejt ?

pastaj me dergo diçka nga veprat e tij, t'ja lexojme ? çfare fitoi prej tyre albanollogjia. me kujtohet dhe ate vetull leshin (s'di ça behet sot), qe krijoi nje parti ne demokraci, e quanin ekspert ne matematike, ne vitet e erreta shqiptare. kish bere nje universitet koti ne france, dhe e mbanin per gjeni te matematikes. 

hajt nashti na sill ndonje veper te fuqishme albanollogjike te Çabejt. se ndryshe s'ma mbush dot mendjen ti katnari prej vlores. i besoj robve me te zgjut nga soji tend.

Po googlo pak  se une nuk kam kohe te mbush mendjen ty me veprat e Cabej, !

ti duhet pra ta dish pse ne e mbajme te madh ? pa qene nevoja me googlu.

me kujtohet ka ca vjet, ne nje forum, googlova se po diskutohej per problemet e gjuhes, ky debat ketu mnjf. dhe aty gjeta ate qe thashe me lart, qe ate cope meshar dhe nuk e ka shqiperuar (ne gjuhe zyrtare) siç duhet. se nuk kuptonte gegerishten. si shume toske. 

po s'njohe gegerishten ça lesh eksperti je. gegerishtja eshte dhe shqipja me e vjeter. 

ti me pyete per Cabej ,ku cfare kush e ka qujt ate expert, une tu pegjigja, shpejt e shpejt ne google, cfare ka studiuar ai kaq. se ska ndermend te mbush mendjen tenede te prishur nga pikturat, dhe te zbraz timen se kush eshe Cabej

ti nuk e le lexu FARE ate qe Çabej ka shkrujt, çfare mendje kerkon te me mbushesh keshtu ?

ti je popull, ta kane fut ne koke çabejn si ekspert dhe kjo te mjafton. paçka se ai s'ka bere gje te madhe ne fakt. s'kishte peshe as dituri aq sa duhej me permbys malet. 

do bole, qe Çabej nuk i kishte ta besh boten te nderroje opinion mbi shqipen dhe shqiptaret. 

Une lexoj kam lexuar per qef ca artikuj per Cabej, dhe ca shkrime te tij , nuk kam studiuar Cabejin, do te ishte nje mrekulli ne fakt !  Kaq.

Ajo qe skuptoj une eshte ti si teveqel flet me kopetence, dhe as qe mer mundimin te pakten te shfletosh perciptas ! 

O idiot, Cabeji beri qe boshti i albanologjise te zhvendoset ne Shqiperi per here te pare, se perpara tij te huajt ishin marre me historine dhe etimologjine e shqipes. E di qe ke njefare xhelozie, se te konkurron ne leme te etimologjise, po na lexo pak 

http://www.albasoul.com/modules.php?op=m...

https://m.facebook.com/notes/po-the-gjir...

 

Per ata qe duan te tallin bythen me njerez si ti, po sjell edhe kete artikull

http://www.pogradecinews.com/eqerem-cabe...

 

P.S. Kam nje kerkese, ndonje fundjave, do ta sjellesh ate fjalorthin tend etimologjik, se do te ishte shume argetues, ooops informues e kam  fjalën. Do t'ua tregoj edhe shokeve e kolegeve ne Tirane dhe do t'u flas edhe per pasuesin, me fal, tejkaluesin e Cabejit.

une me fjalor merrem per sport. puna eshte qe Çabej nuk u morr gje me fjalore fare, por vetem te merrte ate cope rroge e kish qellim jete, ajo ja kondicionoi edhe te gjithe "punen shkencore". 

asgje nuk fitoi shqipja prej çabejt, sidomos ne planin internacional. per kete e kritikon edhe Nermin Vlora. shqipja ngeli atje ku ishte perpara çabejit. as nje hap para s'beri. akoma s'na mbajne per ilire shumica studiusve te huaj. origjina te dyshimta na japin. 

akoma shqipen e quajne huazim fjalesh i gjuheve rrotull. 

 

Me cfare fjalori nuk u mor, ma thuaj pak? Cdo te thote te shkoje perpara ose te fitoje shqipja? Gjuha nuk fiton nga gjuhetaret, nese do ta dish, nga gjuhetaret fiton gjuhesia, studimi mbi gjuhen. Gjuha fiton nga shkrimtaret, po jo vetem.

Amon mer na e lini ate parkimin publik aty ke Qemal Stafa! S'ka ku parko robi n'Tirone. Aty te pakten gjen naj vend, ka i here n'sene.

Ju lutmi shume.

Projekti shume i bukur , po pse jo 30 mije vendesh te pakten.

po luhet Lazio - Milan ne kete moment, dhe stadiumi eshte bosh. s'besoj se i ka 30 000 spektatore. qe Roma ka banore sa gjithe shqiperia.

ai projekti i stadiumit qe do bente NMN ishte me modern.

Keshtu ne skica mire duken te gjitha. Deri me sot vetem skica kemi pare, do perfundoj edhe skica e arenes kombetare si skica e te famshmes lungo mare smiley

Kot hidhnoheni. Leja stadjumit do jepet per me nje fushe e guzhine; por ndertimi do perfundoje me dy!!!!
Perse duhet ky stadium? Dhe nese patriotet e mdhej na ee qisin persene prioritare nga xhepi, perse jo ne periferi?

Po pertoj me lexu komentet.

Mesiguri e kan kritiku Rilindjen e kan bo cope per projektin. 

 

Tani me dash me u be kritike, une them se ky stadium i duhet spekullatoreve te zakonshem.

Praktikisht ky stadium, konsideruar volumin e madh te funksioneve jo sportive, mund te konsiderohet fare mire si nje ndertese biznesi, dhe sherbimesh "with a view" tek stadiumi.

Projekti ne leter duket bukur dhe gjeja me e mire eshte qe ruan identitetin e shkalleve te tribunes qendrore.

Pooor, ne realitet ky stadium do i jete i rrethuar me qiejgervishtes dhe bythe me bythe me hotel Sheraton, kompleksin e Universitetit, Televizionin shteteror e nje sere godinash banimi te Sanderve te demokracise. Nuk e kuptoj kembenguljen e pusht-etareve te sotem per te mbingarkuar 1.5 km lineare (qe nga Skenderbeu tek Korpusi) me te gjithe veprimatarite politiko-sportivo-kulturore-parlamentare-hoteliere-qeveritare-kulinare-etj, etj. Per nje komb (jo shtet) qe i kalon 6 milionet kjo hapesire te ze frymen. Mos harroni qe ne plan eshte dhe parlamenti (gjejeni ku...) mbi godinen e ish-Komitetit Qendror (bir nona e vet!). Ah, se harrova, tani duan te bejne dhe nje hyrje te parkut te Liqenit me disa qiejgervishtes te tjere (se et hysh ne park duhet te kalosh poshte qiejgervishteve si per te kujtuar haracin qe ke per te paguar per pak "ajer te paster" e "natyre").

Meqenese po zgjatojne bulevardin, a nuk kishte ndonje toke andej nga Paskuqani per ta bere kete apo ato mijrat m2 e qendrave tregetare nuk e kane te njejten vlere per Duken e kompani ne Paskuqan? Italiani qe e projektoi atje ku eshte (qe ishte mesi i asgjese per Tiranen e atehershme) ishte burre me vizon mijra here me te gjere se keta driteshkurterit e barkmedhenjte e sotshem.

Projekti është interesant dhe elegant. Ka vërejtje të ndryshme të cilat mund të përmirësohen 20 mijë?  pse? Po sa? 40! Pse 40? Po sa?... 

Spostimin në periferì e shoh pak të komplikuar, se populli shqiptar akoma se ka arritur vetëndërgjegjësimin e shtritjes në territor, kështu që dhe për ca kohë do vazhdojë të mblidhet tek sheshi, te rrapi, ose te bythe e rrapit.

Meqë kështu ja do mideja, do ta egzagjeroja fare: Asnjë parkim. Të jetë stadiumi i parë ku tifozat shkojnë në këmbë.

Aspekti tjetër madhor i ndikuar nga pozicioni urban, duhet të jetë fleksibiliteti dhe trasformimi. Jo qëndra tregëtare, po hapësirë në dospozicion të qytetarëve. Laboratorë idesh, zbavitjesh, kulture etj. etj.

Kaq për sot. Hajt punë të mbarë ( e i lini linqet me pidieffe).

"Qmal Stafa" kur ishte pa ndenjese,vetem me shkalle,merte 20 mije vete dhe ne ndeshje kampionati shqiptare,kishte plot raste qe stermbushej.(ndeshje dinamo - partizani kam kerku venin tim sipas nr te biletes te 20-shet,biles edhe 10shet ishin plot).Kjo,bahet fjale per vitet 80,tani mas 35 vjetesh, kapaciteti shtohet me 2 mije vene.

Po sikur kampionati shqiptare te rilinde smiley,ku do t'i cojme tifozat? Ndertimi i ketij stadiumi me 22 mije vene i ngjan investimit qe bajne shoferat e furgonit te Rreshenit kur blejne automjetet e tyne, qe megjithmen 4-5 dite ne jave kane dhe vene bosh,po ama 2-3 dite detyrohen me mxier stola per pasagjeret.

Mustakuq, ne pamje te pare krahasimi yt me furgonat duket  me vend por shpesh harrojme qe te krahasosh privaten me publiken nuk eshte njesoj. Dhe per mua stadiumet, terrenet sportive, etj jane po aq publike sa (mund te jene) dhe private. Biles dhe kur jane private duhen trajtuar me trajta te publikes. Kjo eshte e meta e shkrimit, ky investim ne dukje si privat, duket i teri publik (ose ndryshe gazetari ja fut kot) spepse behet mbi prone puiblike dhe me fonde publike. Si i tille duhet te mare persiper te jape te gjithe te mirat publike taksapaguesve (kuptohet duke u perpjekur te jete kost-efektiv -> pra kosto ne perputhje me njesine e te mires publike qe do jape te jete e krahasueshme me investime alternative ne nje vend tjeter).

Ne te kundert, ajo qe duket ka vlere per ata qe e ndertojne eshte pozicioni (dhe ne treg privat pozicioni blihet me flori thone) dhe mijrat e m2 te qendrave tregetare (nje cmenduri kolektive e ndertuesve kjo ne TR pasi nuk njoh ndonje qytet tjeter me m2 per banor me te larte se sa Tirana - shume nga keto jane ne ndertim e siper - kthyer kjo ne mani e shterpesi idesh aq sa qender tregetare parashikon dhe xhamia me madhe qe po ndertohet). Dhe e keqja eshte qe te gjitha parashikohen brenda 5km2 te unazes se vogel.

Pra ne dukje ketu prona publike trajtohet sikur te jete private. C'te keqe ka ketu do thuash ti? Asnje te keqe them une. Pooor per sa kohe kjo i sherben rritjes se efektivitetit te perdorimit te pares se taksapaguesit. Ne te kundert mund te kete shume te keqija. menyra jo transparente e publikimit te projektit (duke i shtuar dhe nje KOMBETARE nga pas) eshte e para. Kush do i marri e japi keto mijrat e m2 me qera apo ne pronesi? te ardhurat e tyre ku do shkojne. Kush do investoje e kush do marre kostot? Sa jane keto kosto eperfitime e sa do ishin sikur investimi te behej ne nje vend tjeter, apo dhe ne nje objekt tjeter jo-futbollistik? A eshte konsideruar ndonje forme koncesionare, apo bashkepunim privat-publik per kete veper? Apo, ashtu si rruga e KOMBIT qe i perlau miliarda vendit me te varfer ne Europe do jepet me koncesion mbasi te ndertohet e vihet ne pune (!) pasi do quhet e paperballueshme per buxhetin e shtetit (!), etj. Jane keto pyetje qe ngrene komente pafund e shqetesime pafund. Por, po i fute nje kombetare nga mbrapa gjithka kaperdihet (ne fund te fundit patriotizmi - streha e fundit e maskarenjve).

Per tu kthyer tek rasti i furgonave, ekonomistet e "dores se padukshme" kembengulin qe tregu i lire eshte ai qe ben me s'miri (gjithmone ne funksion te eficenses se perdorimit te lekut). Prandaj dhe ata shoferat e tyre te jsh i sigurte qe e bejne "me s'miri" manaxhimin e kosto-perfitimeve (perderisa rregullat jua lejojne, se ne asnje vend nuk duhen lejuar pasagjeret te ulen neper stola te levizshem, por ata keto rregulla kane kete efficense gjejne, vendos ti rregulla te tjera dhe te jesh i sigurt qe do gjejne piken e re te ekuilibrit ne raport me numrin e pasagjereve dhe madhesise se furgonit). Tani, kjo eshte dhe me stadiumin. ketu veprohet si tek privatja pa perfillur publiken (per hir te publikes mund te lejohet perjashtimi nga rregulli i tregut te lire, pra mund te invesoje dhe atje ku tregtari nuk sheh asnje perfitim). 

Prape, ku eshte e keqja tek shikimi i stradiumit ne fjale si e mire private? Duke u pare si private, rritet proporcionalish pjesa qe nuk ka te beje me futbollin dhe KOMBETAREN (per sa kohe nuk ka asnje perfitim ketu) dhe shtohet dhe pjesa qe ka te beje me komercializimin dhe m2 (kulle me restorant maje nje stadiumi kombetar p.sh. une ketu po shoh. Jo se jam kunder, por nuk ka burre nene qe me mbush mendjen qe behet per te rritur efektivetitn e investimit publik dhe per te ruajtuar interesin publik). Dhe pikerisht e keqja eshte se e gjitha kjo behet (edhe) me fonde publike dhe ne emer te kombit.

Bile, meqë na ngacmoi fantazinë Mustakuqi me këtë punën e furgonave, stolave shtesë dhe autobusit të Kuçit, do të sugjeroja Jo vetëm sponsorizim miliona eurosh nga ndonjë nike a, adidas a, sony a ( dhe le të quhet adidas arena, kujt po i rruhet për nacionalizma), por dhe pistona idraulikë rreth e qark fushës. I ngre dhe i ul sipas okazionit, sipër poltronave. Me pedana të zmontueshme, në këtë mënyrë rrit sipërfaqen e shfrytëzueshme dhe bën ça të të dojë trapi.

po të duash, kur s'ka ndeshje kombëtarja, mund të organizosh dhe tregun e fruta perimeve të kryeqytetit.

Me ne fund do kemi nje stadium per te qene. Arkitektura me pelqen, eshte moderne dhe funksionale. Mendoj se kapaciteti prej 22 mije vendesh eshte gjetur mire. Tendenca sot nuk eshte per stadiume te medhej sepse kushton shume mirembajtja, por edhe per faktin se te drejtat televizive po gllaberojne pjesen e luanit ne aktivitetet e futbollit, nisur nga fakti qe mjaft njerez preferojne ta shikojne ndeshjen neper pube apo ne shtepi nepermjet televizorit, pra ne kurriz te vajtjes direkt ne stadium. Eshte interesante te shikojme se kush do jete pronar i stadiumit. Shteti? Bashkia e Tiranes? Federata e Futbollit? apo nje grup investitoresh? Nese pronar do jete shteti, kjo do sjelle goxha probleme si me mirembajtjen ashtu edhe me cilesine e sherbimeve brenda dhe jashte stadiumit. Tendenca sot eshte qe stadiumet te ndertohen nga private, apo edhe klube futbolli, si psh Stadiumi i Juventusit ne Torino, disa stadiume ne Angli etj. Ose shteti mund te perpiqet te organizoje privatizimin e stadiumit duke nxjerre fitimet e veta dhe pastaj heq dore perfundimisht nga menaxhimi i tij. Praktika tregoi se stadiumet shteterore nuk kane rendimentin e atyre private, dhe se stadiumet e medhej ne kapacitet dalin shpesh me humbje. Shembullin e Juventusit ne Itali psh po perpiqen menjehere ta ndjekin klubet e Romes,Udineses, Napolit etj qe kuptuan shpejt avantazhet e stadiumeve private. Sidoqofte, shyqyr qe po behemi me stadium te ri dhe besoj se edhe keto problemet e menaxhimit do te zgjidhen, vete koha dhe tregu do diktojne me te miren, hopefully.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).