Kurveleshi është një krahinë që jep mundësi për një turizëm në disa fusha si ajo e natyrës, turizmit malor, kulturor, historik dhe të traditës. Por deri më sot kjo krahinë pothuajse ka mbetur e pa zhvilluar në këtë fushë.
 
Kjo për arsyen se ajo është një zonë tepër e thellë në zemër të labërisë. Infrastruktura rrugore është e vështirë dhe mundësitë e lëvizjes janë të kufizuara. Ka disa mundësi të futesh në Kurvelesh, nga Tepelena, Gjirokastra, Vlora dhe Borshi. Nga Borshi në Kurvelesh futesh nëpërmjet Çorrajt dhe Kuçit.

Kjo është një zonë pothuajse e harruar por me potenciale të mëdha për turizmin. Krahina e Kurveleshit është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh që shkojnë deri në 150 m të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë,kurveleshi Lekdush etj.
 
Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golemit etj, ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji, si edhe varfërim të bimësisë.

Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e bimë aromatike çaji, salepi, trëndelina etj., duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët, por edhe një vend me një natyrë të veçantë për t’u vizituar sidomos në periudhën e verës.
 
Kurveleshi i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si: Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës.

Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të vendasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore sa më autoktone. Burimet e jetesës për këtë zonë janë kryesisht blegtoria dhe pemtaria. Tokat bujqësore janë të pakta dhe në vështirësi për tu ujitur.

Kjo krahinë me një histori heroike në mbrojtjen e gjuhës amëtare dhe të territoreve të saj, akoma ka problem të zhvillimit dhe të prezantimit të traditës dhe kulturës së saj te vizitorët e huaj që duan të njihen me të. Kjo për shkak të infrastrukturës rrugore të mundimshme.

 

ATSH

38 Komente

E lexova me nje fryme , rrofsh gjemo smiley  , na osht bo peshku arene luftimesh kto dy dite .

Prit se do lexoj neser se cfare kam shkruar smiley

Jo , te nesermen ti lexon cfare sot komenton , jo cfare poston.

Se desh harrova  smiley

emer interesant ka kjo krahine:

kur-ve-lesh

kurve-lesh

kur-velesh

po potencialin e turizmit nuk e mora vesh. 

Schatzi , turistet i terheq emri smiley , ketu qendron dhe sekreti i potencialit smiley

smiley

toponimi eshte latin, e kane vene romaket.. tipike, kane pershkruar gjeografine e zones gjithe ulje-ngritje, male-kodra.. kurba  pra. ashtu sikurse emertim  te tille nga romaket gjejme edhe ne zona te tjera te Shqiperise, psh Kurb-in , apo Kurb-nesh  (kujdes, nesh- lesh nuk ka shume diference..smiley)

mirepo ne  Laberi edhe ne Jug ne pergjithsi, disa germa jane thene deri vone si ne greqisht.. pershembull germa B.. shkruhej B,  por shqiptohej V .  prandaj edhe emri i Krahines shqiptohet : Kurvelesh.

nga hashashi i kurbleshit u frymezove smiley dmth u paska fol greqisht ne shqiperi kur erdhen romaket?!?! apo epir hesapi. u komprometove Belul...

e pse u kompromentova ?!   shqiptimi i disa germave greqisht  ka te bej me faktin sepse nuk ka pas shkolla shqip.. flasim per kohe te lashta  ku flitej shqip, por duke perdor alfabete te huaja sepse nuk ka pas alfabet shqip.

nderkoh, edhe vete romaket, apo italjanet sot, me V e shqiptojne fjalen:  curve = vije e lakuar = kurba e grafikut,  siç nga greqishtja e vjeter ,i guess..

po bej shaka o belul, sa seriozisht po e merr. atje ku jetoj une kane dy emra per kthesen: eskina kur eshte kthese e menjehershme e prere dhe kurba kur eshte e lakuar. dhe eshte e vertete efekti b/v. sa here thone kurba senora, me vje me qesh se me duhen ca sekonda te orientohem se per cfare e kane fjalen. 

Dmth ti thu qe romaket nuk pyshin shume, pranej doli dhe vjersha romane, me lesh, pa lesh ...smiley

ne latinisht eshte curvo, lesh ka mundesi te vije nga alessio(mbrojtes).

Ndoshta emri eshte Turk apo edhe Bullgar? Kurveles?

lezha u kthye ne turqisht nga lissus ne lesh.ka mundesi te jete toponim latin i turqizuar megjithese shumica e toponimeve te fshatrave jane sllave mbarojne me vic, ic etj.

shumica e toponimeve te fshatrave jane sllave mbarojne me vic, ic etj.

I sigurte? Vendi yt i preferuar, Corovoda, s'mbaron me vic smiley

une nuk thashe te gjitha smiley

duhet te jete ne latinisht :brazdat e lakuara.

leis- 'furrow, to furrow to pursue, learn'

Reconstructed from Latin lira (*leisa-) 'furrow', Middle High German leise 'furrow', Old Bulgarian lecha 'furrow', Lithuanian lyse 'bed in the field'.
Suffixed zero-grade form *lis-sio- in Lissus (Illyricum)
Suffixed zero-grade form *lis-to- in Lista (Samnium)

Laberia njihet per raportin liberal me gjuhen, por ka ndonje domethenie ndryshe nga çfare sugjerjne dy perberesat e emrit te krahines? smiley 

Cfaredo domethenie te kete besoj se leshi eshte baza e ketij emri , tani , a eshte per leshin e dhise apo per leshin e k.... kte nuk e di .

Kurvelesh  ka kuptimin Kacurrel !

Kurve -vije  perkulur, pekulje me lesh nga mbrapa, kacurrel ! 

Perkulje me lesh nga mbrapa ? Nuk po me bie ndermend ndonje gjallese qe kur perkulet i del leshi nga mbrapa.

Lesh i perkulur -kacurrel -Kurvelesh !

Eshte tjerr lesh shume nga qe eshte fshat cobanesh ! 

Kete vere, nje nga keta te diturit e fshatit, qe kuvendojne pak e kendojne shume smiley me foli per nje teori qe vjen nga nje kronikan Osman. Sipas tij  emri i krahines vjen nga fisi arab 'Kuarashi'. Ky fis ka qene ne konflikt me Profetin Muhamet dhe kane emigruar gjithandej ( behet fjale per vitet 650-700). Tani si kaloi nga Kuarash ne Kurvelesh duhet pare nga linguistet a eshte e mundur smiley. Per kurjozitet kerkova ne Wikipedia per kete fis, nje nga kundershtaret e flakte te Profetit ishte dajua i tij,  'Abu Lahab' emrin ja thoshne smiley

Bobo sa vite kisha pa ja degjuar emrin kesaj krahine...jam kurioze sa banore kane ngelur ne ato fshatra.

Uauu...gropa ,puseta,shpella,salep ....dhe e tere kjo ne Kurveleshin e Siperm.Kushedi se çfare bukurije fsheh Kurveleshi i Poshtem  smiley

 

Eee syri sheh per ci qan zemra, po kujdes bythen i thone asaj se andej eshte mbush me thepa. 

Jo secilit i qan zemra per thepat dhe bythen smiley

Ti po deshe,hape zemren dhe elaboroje nje grimce me thelle kete nostalgji.

Te njejten arkitekture gjen, si kudo ne jug, qe nga bregu gjer ne Dardhe, ne menyre te vecante jo greko-lindore.

thethi, vermoshi, dragobia, bjeshket e namuna, fani ,mati , cermenika , prespa , devolli , dardha , frasheri , lunxheria  etj etj ,te gjitha krahinat e shqiperise sipas shtypit shqiptar jane zona me potenciale te larta turistike por te harruara ne mes te maleve.Bregdeti eshte zone e paharruar por e masakruar nga ndertimet pa leje .Qytetet te bukura por pa plan, fusha pjellore por permbytet sa here i teket shiut te bjere .Shqiperia eshte vend me potencial te madh turistik por...

nga foto ca dhi e shkurre pash, e nja dy kembora - ndonje gje tjeter?

Po, po tamom ashtu duhet te jete, zone me potenciale te medha turistike. Nje nga fshatrat me kryesore te kesaj treve/zone eshte dhe Kuçi, ku banoret kane pasur (them kane pasur se tani nuk ka me) nje krenari me teprice. Me siguri edhe artikullpruresi duhet te jete nga ajo ane. 

"s'ta them per mburje por nga Kuçi jam - i thote nje kuciot myzeqarit " smiley

Ky artikull eshte per Graven, ai e njeh mire kete zone. U bo kohe qe s'po duket ketu. Di gjo njeri, se nga bohet Grava. I kam shkruar edhe tek posta private ketu, por asnje pergjigje. 

Mos ndoshta ka shkuar ne Siri Piero dhe e ka veshtire per te komunikuar online.

U merzit nga ca tipa ketu qe anatemojne  dite e nate muslimanet ashtu si kritikonin dikur revizionistet ne mbledhjet e partise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).