Universiteti Aristotelian i Selanikut pritet që të shpallë rezultatet e studimit të vet mbi mekanizmin e Antikytheras. Teori të shumta konspirative rrethojnë historinë dhe funksionin e këtij mekanizmi, por profesori i Inxhinierisë Mekanike, Kyriakos Efstathiou, thotë se asgjë prej këtyre nuk ka bazë. Fjala është për një mekanizëm, një kompjuter të vërtetë, që pranon të dhëna dhe prodhon rezultate, nisur nga njohuritë e mëdha që grekët e lashtë kishin mbi matematikën dhe astronominë.

“Nuk ka vend për tepri konspirative. I gjithë kërkimi ynë ka treguar se paraardhësit tanë përdorën njohuritë e tyre të thella në astronomi dhe teknologji për të ndërtuar mekanizma të tillë dhe bazuar vetëm mbi këtë konkluzion, historia e teknologjisë duhet të rishkruhet, sepse ajo zë fill shumë më herët”, thotë profesori.

Mekanizmi në fjalë daton mes viteve 150-100 p.e.s dhe është quajtur si kompjuteri i parë i antikitetit.

6 Komente

Djema, desha te pyes, a e kemi bere ne shkolle kete gje apo jo. Me duket sikur e kemi bere si mesim, apo duhet ta kem gabim. 

Po Pjero , diku nga klasa e katert duhet te kete qene , por pak shume me kujtohet.

lol, kur mbarove ti i dashur Pjer? Ne nentedhjete e nenten tek Vitrina smiley

Pjero, mua nga shkolla me kujtohet:  Antigona, Antilopa,  lufta Antifashiste... -po kjo Antikytheras, nucq, sme thote gje.

smiley

 

Pjero, thuje c'ke per te thone tashti pa te kap ai ligji i shpifjes se te rrasen mrena. Ka shajt antikitetin do thone. Dihet mo inotin e kon tjeterkun... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).