PËRDITËSIM: Vendimi për 30 ditë parabugim për kryetaren e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi e ka acaruar situatën. Në mbrëmje protestat janë shoqëruar me djegie të kazanëve të mbeturinave dhe thyerjen e disa makinave. Policia ka arrestuar një numër protestuesish, dhe sipas Koha.net, ka rrahur disa prej tyre. Protesta e sotme është shpërndarë por VV paralajmëron ashpërsimin e tyre në ditët që vijnë. Nisma dhe AAK i kanë përkrahur protestat dhe kanë deklaruar se Opozita qëndron e bashkuar.

Policia dhe protestuesit janë përballur me mjete të forta në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës, ndërsa njoftohet se xhamat e godinës qeveritare janë thyer me gurë. Autoblindët kanë dalë në shesh dhe policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Megjithatë, konfrontimi vazhdon dhe mes protestuesve është edhe deputeti i Vetëvendosje!, Albin Kurti i cili njëherësh është edhe person i shpallur në kërkim.

Autoritetet kanë lëshuar urdhër-arrest për Kurtin dhe dy deputetë të tjerë pas konfrontimeve të djeshme në Parlamentin e Kosovës. Polica ka shkuar sot në apartamentin e Albin Kurtit, por nuk e ka gjetur atë në shtëpi. Ndërsa ai ndodhej në shesh, nuk u është përgjigjur gazetarëve që e pyesin nëse ka ndërmend të vetëdorëzohet në polici.

Bashkë me "Nismën" dhe "Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës", "Vetëvendosje!" kundërshtojnë me forcë marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje të cilat u japin autonomi komunave serbe në Kosovë. Opozita gjithashtu kundërshton vijën e demarkacionit me Malin e Zi, e cila sipas tyre i fal territore kosovare fqinjit në perëndim. Tre grupet opozitare kanë deklaruar sot bashkimin mes tyre në aksion brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. 

“Nga dita e premte fillojmë me organizimin e një peticioni gjithpopullor ku do angazhohemi nëpër gjithë Kosovë, lagje, qytete, fshatra në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’ua mundësojmë që janë kundër këtyre proceseve e veçanërisht kundër marrëveshjeve në Bruksel, që ta shprehin kundërshtimin e tyre përmes peticionit”, tha kreu i VV, Visar Ymeri. “Jemi në një proces të mobilizimit të qytetarëve, që ata të jenë të vetëdijshëm çfarë po i ndodh Kosovës por edhe të jenë të gatshëm për t’i dal në mbrojtje vendit. Për çdo veprim të caktuar apo datë të caktuar do ju njoftojmë me kohë”, shtoi ai më tej.

Ndërkohë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria tërheqjen nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Europë. “Hiqni dorë nga zbatimi i marrëveshjeve. U bëjmë thirrje që të heqin dorë, është vonë sepse kanë shkuar larg por më mirë vonë… ne kemi tema opozitare plotë, por këto janë çështje urgjente”, tha Haradinaj

 

61 Komente

Juve ju duhet me patjeter tre dite Kryeminister Prof. Doc . SALI  BERISHA por me kusht qe keto tre dite te kete demostrata te dhunshme!

Ai po, asht bure shteti! 

E ka thone Lu -ja smiley

Mir e ke Brad, por keto pune nuk bohen me vrasje dhe arrestime, as me dhune e shantazh, por me bindje, me qetesi, dhe e shumta me shperndarje me uje kur nuk ndigjojne. Jemi ne 2015, shekullin e 21, dhe jo shekullin 20, i nderuar.

S'du me pa me. Ma kane hidheruar shpirtin perfundimisht. smiley

Po ai palaqoja i VV-se ku eshte ?

Dynjaja ben solidaritet dhe mbeshtet policite e vendeve se ka palas terrori sheshit, ky pjella e serbit sulmon policine.

Sa kollaj e ka serbi me ne sa kollaj.

Ku jane peshqit qe na e bene koken dhalle me Albin Kurtin e VV? Ishte nje periudhe qe vetem shkrime per VV kishte, plot adhurim e shprese. Anarshiste kane qene e vazhdojne te jene. 

Ju kam thene qe keta bejne lojen e serbo arebeve por sme keni besuar:

http://www.balkanweb.com/site/gaz-lotsje...

Po te mos ishte legjitim ambasadori amerikan juve do te ishit dobica te serbeve o Albin Kurti!

Vetem serbet dhe ruset kerkojne kete qe kerkon Vetfundosja.
 

 

Pse gjithe ky vrer kunder VV ? Pse asnje fjale ta zeme per AAK e Haradinajt qe po mbeshtet te njejtat veprime?

Po ta them une : sepse ma do mendja Prishtina eshte i vetmi kryeqytet ne dynja ku kryebashkiaku del ne protesta dhe u prish terezite qytetareve te vet. I vetmi !

Flm. Pervec terezise, ndonje aresye tjeter ke ?

Po, me paguan Thaqi, Mustafa e ku di une cer ka te tjere aty qe jane ne pushtet. Per qdo koment me japin 100 evro. Paret mi sjell ai Nurellari qe keshillon Hashimin.

Bile me pagujne dhe serbet dhe Janollatosi. Per kete ka info ai qe e ka morrin sa i kokerr orizi.

Po megjithate qe te me quhet koment vrer , po e rithem qe serbi e ka kollaj me ne, shume kollaj.

e mir. shiko shendetin pa cqt serbeve.

Me vjen mire qe keni heq dore nga si i here ne vaktit : te varr per gjuhe !  Se kur vje puna per pune patriotizmi nuk maheni ju.  Direkt e te garuzhdja shkoni. smiley

Te fala nga shpia gjithsesi !

e jo a lumadh jo nuk mbahemi ne...

Po Haradinaj te pakten nuk ka arritur deri atje sa te nxjerre ambasadoret e vendeve mike,si jo-legjitime.

Keta te VV jane kelysha serbo-islamikesh.

Une sjam me Thacin dhe me Mustafen por me keta nuk behem kurre.

Po mire se je ti koqe duhet patjeter te jemi te gjithe?

Se nuk e kupto dot ti qe ambasadoreve nuk kane pse te kene legjitimitet nga momenti qe mbeshtesin ndarjen e Kosoves, kjo s'ka pse mos deklarohet nga VV (se kete ka thene Boikeni ne fakt)

Ti nga nje ane thua qe duhet kundershtu Zajednica e falja e territoreve, nga ana tjeter kundershto veprimet e tyre. Po pse mer kane qejf ata me honger dru nga policia apo si? Po s'ka ore menyre tjeter pervec protestave. Dhe s'ka per te pas persa kohe ti ke nje parlament ku 1/6 jane serbe dhe kushdo qeveris do i marre pas vetes. Ku cdo qelize e shtetit eshte e shantazhuar nga ata qe nuk i plas per Kosoven po duan vetem t'i mbyllin gojen serbit e rusit. 

A e kupto se ketu po i jepet te drejte atij qe gerthet e perplas komet me shume e jo atij qe ka te drejte? A meno ti se ka ndonje shonc ta mbeshtesi BE dhe USA asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi? Po ne FYROM a ka 15 vjet qe nuk eshte implementu as 30% e marreveshjes se Ohrit, po shqiptarve i behen skenare makabre per t'i akuzu kot. 

Po car te presesh nga ju qe edhe per rastin Monstra thonit qe me siguri e kane bere shqiptaret se ne FYROM jane te gjithe ekstremiste xhihadiste.

Protesta le te bejne,por te hedhin gaz lotues per te mos u mbledhur parlamenti vetem nga keta birbot e VV po e degjoj.

Qeveria e Kosoves ka mbeshtetjen e mbi 80 deputeteve nga 120 qe ka parlamenti,Albini thote eshte e paligjshme???Kur vete Albini i ka a si ka 15 deputete...

Eshte njesoj sikur PD dhe PS te bejne koalicion dhe kundeshtaret te thone ,qe nuk perfaqesoni shqiptaret.

Ore une dua qe ky Albini te jete 3 muaj Kryeminister dhe ta shohim se si do ti nenshkruaje marreveshjet me serbet.Me te kqia se kjo qeveri ka per ti bere.

Se edhe Ceprasi tha qe mali im eshte me i larte,por ja qe i nenshkroi marreveshjet.

Albini cfaredo qe te beje qeveria do te thote "gabim"...

Ky Albin qe beri namin per te lejuar shamijat islame ne shkolla,si nuk foli nje fjale per ata mjekerroshat ne ate fshatin e Kosoves qe nuk lejonin katoliket te kishin varreza!!!Apo vari lesht se kaure te derrit ata...

Ik more Lizander mos u ngaterro me keta sllavo-islamiket e VV se vertet do te marresh veten ne qafe,nese je vertet djale idealist.

Akoma se ke kuptuar qe qellimi i tyre eshte te na prishin me aleatet dhe te ngelemi vetem perballe ujkut serb dhe ariut rus???

Si perhere flet vetem percart e nuk di car thu. Kush nga deputetet e PDK dhe LDK i ka marre votat duke thene se do nenshkruaje marreveshje te tille me Serbine? Me jep nje deklarate ne kete sens para zgjedhjeve dhe une te jap te drejte. Po deklaratat e Mustafes se nuk do kishte me negociata me Serbine pa kushte a i mban mend? Atehere ku e ka legjitimitetin kjo qeveri per te bere kete marreveshje?

Cipras premtoi gjera te parealizueshme sepse ishte ne diskutim borxhi qe i ish marre paleve qe s'varen nga ai hic. VV po kerkon respektimin e sovranitetit te Kosoves e kjo varet vetem nga qeveria e Kosoves. 

Ju perdorni terma si "aleat", "miq", etj po haberin e ketyre termave s'e keni. Sepse ne realitet kerkoni qe te sillemi vetem si pula te lagura e t'u puthim kembet edhe kur e kane gabim. Car perhapni panik idiot kot mer!  Nuk humben aleatet se kerkon respektim te sovranitetit. Car do ndodhi mer po mos kaloje ajo marreveshje? Pse me me verte kujto se USA apo BE do i hapin rruge rusit ne Kosove? Po sa here ka refuzu Serbia marreveshje shume me te rendesishme se kaq dhe BE prape o t'u i lut bythen? Sinqerisht si mund te jeni kaq naive e inferiore? 

Nje gje shikoj gjithmone ne mediat serbe,perfshi B92.

Jane shume te kenaqur me veprimet e VV...dhe kjo tregon shume.

Ne momentin qe marreveshja eshte ne Gjykaten Kushtetuese,VV dhe te tjeret duhet te presin dhe po te duan te bojkotojne parlamentin.Te tjerat cojne uje ne mullirin e serbeve.

...VV po kerkon respektimin e sovranitetit te Kosoves e kjo varet vetem nga qeveria e Kosoves....

Me cfare do ta mbroje kjo qeveria e Kosoves sovranitetin e Kosoves?Apo e keni harruar qe Kosova nuk ka ushtri?
Po Albini nga do ta gjeje ushtrine qe te mbroje sovranitetin?

Mediat serbe jane te kenaqura me gjithcka ndodh ne Kosove: jane te kenaqura me marreveshjen per komunat, me mosnjohjen e Kosoves, u kenaqen me votimin e UNESCO-s, po kenaqen me rremujat (te cilat s'behen vetem me nje pale, por te pakten me dy)... Keshtu qe s'kane pse te jene faktor ne opinionin per cfare ndodh ne Kosove.

Vendet nen diktature ne pergjithesi kane qetesi e rregull, cka tregon qe qetesia po ashtu s'eshte gjithnje e deshirueshme. Ne Rumani u ngriten para ca ditesh kunder korrupsionit. Nuk u tha njeri te rrijne urte se po i prishin pune vetes.

Po nga dy pale behen rremujerat nga Albini i Vv dhe nga serbo-arabet qe e financojne.

Se dyti ketu nuk po ngrihet njeri per korrupsion,pasi edhe Mustafa edhe Thaci jane te korruptuar.Po ashtu edhe Haradinaj edhe Limaj jane te korruptuar.

Te pakten per hir te se vertetes deri tani vetem VV nuk ka dale e korruptuar hapur.Te mbaje luften kunder korrupsionit VV do te jete vertet nje ndihme e madhe per shoqerine shqiptare.

Mosnjohjen e Kosoves dhe te gjitha ato qe shenon ti me siper,nuk ka ka shume ne dore qeveria e Kosoves se sa loja gjeopolitike e superfuqive.

Eshte naive te mendohet se me ardhjen e Albinit si KM,do te njihet Kosova nga Rusia( qe ne fakt eshte pengesa kryesore) dhe do te vendoset ushtria e Kosoves( ajo qe eshte) ne Veri.
Une mendoj se me ardhjen e Albinit si KM,Kosova do te humbe edhe keto qe ka fituar deri tani dhe thjesht do te kthehet ne shtet islamik,pasi sic e di ne VV ska vend per katolike kosove...
Ai islamiku i VV ne Prishtine ndaloi festimet e Vitit te Ri ti akoma justifikon kete rryme politike...

Marreveshjet jane te gjitha ne pakon Ahtisari qe Kosova e ka pranuar me kohe...

 

S'ka asnje gjase qe VV te vije ne pushtet ne nje kohe te afert. Per shume arsye. Dhe kjo eshte nje gje qe e dine ose e dyshojne te gjithe.

pse ca pret ti nga internacionalistat e peshkut?  nuk e kaperdijne dot faktin qe ne trojet shqiptare ka nje parti qe nuk i lepin bythen serbeve ,ose grekeve dhe kerkon bashkim kombetar.   ata qe kane votuar sali berishen e fatos nanon , kur shikojne qe ka shqiptare me shtylle kurrizore,nxihen!

i mbajne ison atij legenit te miloshevicit, isa musfafes.  

Po ua prishin bashkim-vllaznimin  e viteve '45. Shyqyr që futëm Air Serbia ne në Tiranë, pa për Kosovën le ta marrin të gjithën, bile edhe ca copa të kësaj Shqipërie londineze. Albanezishtëve u mjafton të kenë ca territor këtu në Tiranë e ca në jug dhe kaq. 

Së shpejti do të bllokojmë dhe sheshet këtu në Tiranë t'i themi JO ndarjes dhe shitjes së Kosovës. Nuk kemi toka tepër ne që t'i jepen Malit të Zi e Serbisë, edhe kur kjo imponohet nga "miqtë" perëndimorë. BE-ja është në shpërbërje e sipër, nuk duhet të biem pre e presionit të tyre. 

Ketu, ne emer te mbrojtjes se shtetit po tentohet te shkatrrohet cdo gje qe eshte shtetrore, dhe populli e ka kuptuar heret qe kjo rremuje e opozites eshte e pasinqert dhe behet vetem per interesa grupore, prandaj nuk po i perkrah. Se qe sa kohe ne protesta po marrin pjese vetem nje grup mercenaresh te partive opozitare.

Ne te gjithe e dijme sa vlejne qeveritaret e Kosoves, megjithate nuk mund te shkatrrohet shteti pse keta qenkan te keqinje. Tekefundit keta i ka zgjedhur dikush dhe kane mandatin e popullit te vendosin per te, edhe te bejne marreveshje me Serbine, se dialogu me Serbine ka nisur qysh para zgjedhjeve te fundit, edhe kjo marreveshje qe po kontestohet eshte ditur qe do te ndodhe qysh atehere.

Veshtire me thone Rono. Te vine e ta kerkojne shqeto perqindjen e biznesit ne Kosove. Kena luftu serbin thone, kena humb babe e vllazen. Qe nga niveli lokal, gjer ke Thaqi e ai fytyr haleja i LDK-se. Gjynaf i madh!!

 

Turma kishte per qellim demtimin e veturave qeveritare, dhe vetura ne fjale ishte me tabela qeveritare. Sekretari i VV ne rastin ne fjale ka nderhyre qe personi ne veture te mbrohet nga reagimi i turmes dhe te mos pesoje asnje lendim etj (siç edhe vertetohet nga pamjet).

 

S'ka turme hiq aty. Jane 4-5 kokrra qe nxjerrin dike nga makina.

Sikur te kishin vazhdu me veze nuk do ishte keq.

Se kur zihen dy shqiptare, qe thu ti, perfundimi eshte me kallash apo nuk e di kete ? Serbet psh e dine kete shume mire, ndaj dhe ferkojne duart.

Se ja keshtu fillohet. Veza shkon te nxjerrja nga makina, thyerja e makines, vendosja e granades ne Gjykaten Kushtetuese, pastaj ndonje antitank selise se Kryeministrise, deri sa te kthehen ata internacionalistet nga Siria.

A jo. Kjo eshte thjesht :

...Kushurir' moj kushurire,

me ferko se me vjen mire... smiley

Vitali ka efekte te tjera. Te ben dhe trim veq qe te zgjat jeten. E ta kam thene qe nuk ka efekt tek greket dhe serbet per pune patriotizmi. Po prit se do shofesh qe ndonje nga keta te VV-se do jete grosist i Vitalit per Kosoven. smiley 

Ministri i Financave i shtetit te Kosoves sot eshte ndaluar te vizitoje doganat e Kosoves ne veri. Policet i kane thene qe nuk mund te kaloje sepse nuk ka siguri smiley. Asgje askujt.

Jane aktualisht mbi 10 zyrtare te larte nga radhet e partise me te madhe ne pushtet, me vendim te gjykates me burg, te cilet levizin te lire, bile edhe dalin ne pune zyrtare, disa gjoja ne arrati (ne mes te qytetit), as qe behet fjale per aksione policore ndaj tyre.

Ministri i serbise aleksander vulin kishte vizituar Kosoven pa lejen e qeverise se Kosoves, dhe policet e Kosoves ne ate kohe kishin "keqtrajtuar" rojet e serbit; pikerisht sot, gjykatat e ises dhe thaçit kane dhene 9 vite burg per policet shiptare ne lidhje me ate rast. Kjo per te sheruar dhimbjet e çetnikeve serb.

Te gjithe ekspertet dhe njohesit e fushes si dhe banoret autoktone me argumente 100% edhe me harta te Malit te Zi edhe me harta te ish-Jugosllavise e kane vertetuar se me marrevshjen e nenshkruar nga isa mustafa, Kosova humb mbi 10000 hektare toke, dmth i falen sllavit.

Te gjithe njohesit e ligjit dhe çeshtjeve kushtetuese nga Kosova por edhe nderkombetare pajtohen se me marreveshjen e bashkesise se komunave serbe te nenshkruar nga isa mustafa e hashim thaci, serbeve u mundesohet shtet brenda shtetit te Kosoves. (Kjo marreveshje eshte nenshkruar ne kohen kur parlamenti ishte ne pushim vjetor, pa asnje diskutim paraprak etj, dhe vjen si akt i kryer para qytetareve te Kosoves).

Pase parasyshe gjendjen e mjere ekonomike e sociale ne Kosove, populli ndahet ne dy kategori te medha sot:

1. Government relatives, 2. Others

mbi 150 000 qytetare konsiderohet se ne forma te ndryshme marrin rroge nga qeveria, nese llogarisim mesatarisht 3-5 kusherinje per secilin qe perkrahe qeverine per hire te asaj rroge qe merr i afermi, ata qe sot protestojne mbetet kategoria "others".

sa u perket ketyre komenteve me serbo arabe e mjekercjape e terrorizem e me pro ruse etj, cka te thuhet? Merrini nenat e motrat e qojini tek serbo arabet e pro ruset, se nuk ia keni idene çeshtjes qe komentoni

Qa thu bre vlla !?

P.S. Mos pi Vital se te ban keq !

Ketu s'kishte turme, keta ishin duke ecur bashke, e ne mes tyre edhe sekreteari i veve. Dhe keta jane aq shume sa qe te gjithe e njohin njeri-tjetin

zajednica nuk kalon

mos !

 

me kaq e pat dhe kontributi jote , a ?

pak e saktesmiley

e kam provu njihere gazin lotsjelles, dhe nuk me ka lene hic shije te kendshme

Fakti qe shume pak njerez i perkrahin,tregon qe dicka nuk shkon ne protesten e tyre...

fakt i gabuar ,!

pergjigje e qelluar duhet te jete .

Kur proteston hiq me pak se 35 vjete pa nderprere  rrugeve e nuk fiton asgje , dikur i gjithe ky zhgenim kalon ne apati kolektive .Kjo eshte ajo qe i ndodhe sot Kosoves dhe e shfrytezojne shume mire pushtetaret .

normalisht qi degjenerim. Shtejti amë e ka menjen ke trafiku droges dhe biçikiletave smiley

kosoves i duhet albini si udheheqs !!!!!

Protesta e opozites kunder Marreveshjeve me Serbine perkrahen ne mase, mirepo ne heshtje sepse opozita ka zgjedhur dhunen si mjet proteste.

VV arriti qe brenda 1 muaji te mbledhe 250.000 nenshkrime permes peticionit ( baraz me votuesit e PDK ne zgjedhjet e fundit ) mirepo keta te fundit nuk po japin shenja se mund te jene alternative qeverisese nese zhvillohen zgjedhje te reja, cka justifikon numrin e vogel te protestuesve ne rruge. Nga ana tjeter, pozicioni i pakompromis dhe i papergjegjshem i koalicionit qeveritar eshte nje drejtim i rrezikshem qe po sjell Kosoven buze gremines.

Para se te Gjykoni prapavijen e ketyre protestave,
per ata qe nuk e dijne , Marreveshja mbi Asociacionin e Komunave Serbe eshte nje Marreveshje e cila iu garanton minoritetit Serb te drejta ekzekutive dhe legjislative, perfshire: nje kuazi parlament/qeveri, sistem te ndare te Gjyqesorit nga shkall e pare deri tek nje mini Gjykate Kushtetuese, sistem doganor te vecante per mbledhjen e te hyrave, kompetenca ne Arsimin e larte, Policise etj...

Pajtohem qe nje shumice e konsiderueshme e njerezve kundershton keto marreveshje por nuk duan te rreshtohen prapa kesa opozite arrogante dhe thellesisht te pasinqert se  sikur protestat te mos organizoheshin nga opozita pjesmarrja do te ishte shume masive.

Dhe nuk pajtohem me komentin tuaj per asociacionin .Asociacioni nuk i ka gjithe ato te drejta qe i mvishen. 

Ta kam thene edhe nje here qe po te duash te besh moral do qe mire te thoje se kush je. Sepse njerzit do i gjykonin me drejte perrallat qe vjen e tregon ketu "si i informuar mire" po ta dinin se c'interesa ke. 

Mua me drejtohesh?!

A ka minoritet ne europ qe i gezon keto te drejta???

Ndërsa Tirana sot rrufiste kafen e pinte birra Heineken e kur dilte në lajme Kosova, ndërronte kanalin se e mërzisnin kësi lajmesh që vijnë nga Azia Juglindore a ku dreqin i bie ajo Kosova. 

Tirona ka neveri nga radikalizmi or ti...Tironsi eshte i qut dhe e ndje Eren Udbashe te VV. Kush prek Shtetin klysh Shkie eshte. Shifeni si e respektojne Sllavet shtetin ne Maqedoni, Serbi e Mal te Zi. 

Ne Tirone silluni mire se e keni permjerr shume here punet.

Perfitoni ...perfitoni .....nga Edvini qe eshte Jaran me Albinin por Vetvendosja ka nevoje per Doren e ngrohte te Shtetit qe fatkeqesisht skan per ta mor as kesaj rradhe se Thaci e Mustafaj jane ne veshtiresi. 

Tirona do babën or ti. Do sulltanin, e pjest tjera t'Shqipnisë nuk kan ça i duhen.

Sllavët kur shteti i tyre u shet një copë tokë të tyre, e vrasin e i zhdukin me kryeministra e me mbretër. Me Tiranas dumbabista nuk bëhet shtet, bëhet mejhane. 

Y none cpaska punu fshesa.

Ajo Tirone ju mbajti ne shtepi kur morret aratine nga fryka e Shkijes e sa per Sulltan tjeter kush del me flamur jeshil nga gjaku yne i shprishur. 

Demokracite e konsoliduara perdorin edhe plumba plastik ndaj organizatave te dhunshme. Per derisa Thaci, Mustafa e Rama nuk bohen bashke e ti nxjerrin jashte ligjit kta te VV kto melodrama do shohim. Serbit i merr te keqen or ti se nuk e dogji Parlamentin kur humbi Kosoven por dorezoi Baben, Milloshevicin per te te shpetuar. e keni kthy Prishtinen me te shepifme se Palestinen.

Cti bosh durum Komunizmin 45 vjet, Cunin e Sheqeres 25 vjet...do durojme edhe spurdhjaket e VV per ca vjet.

nuk e marrim vesh kush po lufton me ke? per cfar si? ku? qysh? ca jan keta shqiptar qe hedhin bomba ne kosov?

Shqiptarët po luftojnë kundra marrëveshjes së gatuar nga BE-ja e cila jep autonomi shumë të zgjeruar gati gati pavarësi për serbët, të cilët marrin 30% të Kosovës megjithëse janë vetëm më pak se 5%, si dhe kundra dhëniës së 40km2 Malit të Zi nga toka e Kosovës. Këto dhurata për serbët dhe malazezët janë nënshkruar nga qeveria e tanishme, nën trysnine e BE-së dhe me bekimin e Perëndimit. Partitë opozitare në Kosovë janë kundra, dhe shqiptarët kanë dalë në protesta të vazhdueshme. 

Ndërsa media shqiptare që i lëpin b.... Perëndimit, e paraqet si një luftë Vetëvendosje-LDK. Kjo është shkurtimisht ajo që po ndodh. Po ndahet Kosova siç bënë me Bosnjen. 

Ne fakt gjykata kushtetuse e pranoi kerkesen e opozites per marreveshjen e bere nga BE dhe e ka pezulluar perkohesisht. Kjo tregon se organizmat shteterore funksionojn dhe nuk varen nga BE apo Serbia.

Hapësira etnike është baza themelore për ekzistencën e çdo populli. Pa liri kombëtare dhe tërësi territoriale etnike kombëtare, si dhe pa një vetëdije e ndërgjegje të qytetarëve, veçanërisht të klasës udhëheqëse dhe intelektuale, nuk mund të ketë ekonomi të përparuar dhe shtet të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe demokratik.
Historia na mëson se shtetet fqinje të Shqipërisë, veçanërisht Serbia dhe Greqia, çdo herë kanë hartuar politika shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe kanë synuar aneksimin e hapësirës së tyre.

Pas Kongresit te Berlinit (1878) kur Fuqite e Medha te Evropes,i ben popullit shqipetare demin me te madh kur vendosen ti shkepusin troje te tij dhe t'ua japin shteteve shoviniste fqinje.Kujtoni dhenien e Plaves,Gucise dhe Tivarit mos gaboj dhe e Rugoves Malit te Zi,ndersa Serbia perfitoi krahinat e Nishit,Vranjes e Leskocit.

Pa folur per te drejtat e nje minoriteti,qe po anatemon kaq shume shteti me shovinist i mundshem me gjenocidin etnik qe eshte akoma i gjalle kujtimi i kesaj raprezaljeje,duke mbrojtur interesat e nje pakice etnike e cila nuk pranon te qeveriset nga qeveria e nje shteti legjitim.Pa folur dhe per luften me maskruese dhe me shkaterruese ,perkatesisht ndaj lufterave gjenocidale,me ekocidale dhe me etnocidale lufta nga 1 tetor-1977-12 qershor 1999.

Per te mos folur per kete marreveshje e cila vetem burra nuk mund ti cilesosh ato qe e kane perpiluar dhe nenshkruar duke i vene shkelmin perfundimisht sovranitetit te kesaj hapesire territoriale.

Protesta qe me te drejte kryhet nga nje grupim te cilit mund ti vendosesh cfaredo lloj epitiet te mundshem por qe mua me pelqen ti etiketoj ne nje grupim njerezish qe shohin nga e ardhmja e perbashket pa e harruar te shkuaren nga vijne dhe per te cilen duhet akoma te nxirren konkluzione te mirefillta.

kam pershtypjen se pas qene me shume shkolles se lubonjes, c'na duhet kombi na or tiesmiley urime (per emisioninsmiley) kthesen!  kjo tregon  rritje te shendetshme.

megjithese problemi yne se ne i marrim kthesat 20-50 -vjet  e deri nje shekull me vonese!

gjithmone ata qe sjellin ndryshimet jane pakice.  edhe uck-ja dikur quhej terrorriste , nga  shqiptaret e integrimit dhe nga ambasadat!

edhe ne -12-en i.qemali me shoke ishin nje pakice qe nuk kishin mbeshtje te madhe nga populli.  shumica ishin dumbabiste.   sot,dumbabistet e djeshem jane dum-be-iste  

s'ka asnje ndryshim midis nje haxhiqamilisti  dhe nje te te integruari.  i vetmi ndryshim eshte se stambolli eshte zevendesuar nga brukseli.

Politikave te pijaneceve, mustafeve, kadri veseleve me shoke, kendej dhe andej kufirit qe nuk diten as te numeronin votat ne unesko lipset t'iu kundervihen pjeset me progresiste te shoqerise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).