Fjalori politik i kryetarit të opozitës është pasuruar me elementin e protestës, të çdo forme proteste që i shkurton mandatin qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Për ta dhënë të qartë këtë mesazh, Lulzim Basha zgjodhi Kukësin, që në zgjedhjet politike të 2013-ës, rezultoi të ishte i vetmi qark ku koalicioni i Partisë Demokratike doli fitues.

“A keni mundësi me prit edhe një vit e gjysmë? Nëse jo, ju bëj thirrje ta filloni këtu nga Kukësi frymën popullore të ndryshimit dhe të jeni të sigurtë që në krah do të keni dibranë e korçarë, shkodranë e vlonjatë. Populli, qytetarët kanë të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre. Mos t'i lëmë të keqes kohën ta gërryejë edhe më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull. Të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile e të qëndresës, hapjen e një rruge të re për Shqipërinë”, tha Basha.

Demokratët nuk kanë caktuar ndonjë kalendar të afërt protestash, por ajo çfare sugjeron kryetari i Partisë Demokratike është e ngjashme me rrugën e revolucionit demokratik paqësor që propozon ish-kryeministri Berisha.

“Shteti që ndërtohet për shtetarët meriton të përmbyset me çdo formë, me çdo mjet demokratik popullor, duke e nisur me ekonominë, e cila është zhytur në greminë, jo prej Zotit, por prej kryeministrit, njeriut që ka vënë taksat më të larta në Ballkan, njeriut që u merr shqiptarëve taksën më të lartë të karburantit, njeriut që ka ngritur çmimin e energjisë elektrike, njeriut që nga njëra anë kërkon kacidhen e fundit nga qytetarët e tij, e nga ana tjetër këto para i bën rrush e kumbulla për Papule e Carapule”, deklaroi kreu i PD-së.

Kur u foli qytetarëve të Kukësit për mënyrën e qeverisjes, Lulzim Basha u kujdes të bëjë dallimin e qartë mes tij dhe Edi Ramës.

“Kur të ngriheni ta dini se në fund të një rruge, që të gjithë e dimë se çfarë rruge është, ajo kur ngrihet populli, ajo është fundi i çdo qeverie autokratike, arrogante dhe të padrejtë. Por duhet ta dini se qeveria për të cilën ngriheni do të japë llogari përpara jush që nga çasti i parë. Ju jap fjalën e nderit sot si kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike, e nesër me besimin tuaj kryeministër, se gjëja e parë që do të bëjmë është ulja e taksave. Taksat më të ulta në Ballkan do t'i paguajnë kuksianet dhe gjithë shqiptarët, çmimin e energjisë për qytetarët do ta ulim, kamatëvonesat e bandës së OSHEE-së do të falen pa kusht për të gjithë shqiptarët nga Jugu në Veri”, premtoi Basha.

4 Komente

Ne mor kanakar duam shtet ndersa ti mer spurdhjak do pushtet. Kerkon te besh mosbindje civile sepse nuk do qe te paguash energjine elektrike, se nuk do te paguash taksat, se nuk do te njphesh ligjet e miratuara nga parlamenti edhe ne kohen kur maxhorancen e kishit ju muter! 

Kryetar opozite qe nxit popullin per mosbindje civile ne 2015 .... only in Albanie 

Po le ta bëjë merr . Se e mbajti për 15 vjet Pushtetin babi i tij shpirtëror duke e përdorur dhe këtë si gërmues gropa haleje , pse mos ta mbajë prapë . ky atë ka të vetmin Përfytyrim të Pushtetit ..Rumpallën dhe Fjalimet . smiley

Si duket ky keci basha me Zilka meJton se Shqiptaët janë produkte të Halesë që la babasqapi ose babi i tij jo biologjik por më shumë se aq .

Taksat më të Ulta në Ballkan ...do Pagujnë Flamur Noksit smileysmiley

Thu me vete ..Këtu qekan katandis Kuksianët ? U bëftë ashtu dhe i hëngshin qentë për aq sa i njof , përfshirë nipërit , në se Vlerësojnë këta debilë që tremen dhe nga një Mace në shkallët e Pallatit . Po si gjithnjë " iriqin dun ta shtypin me bythën e tjetrit lakuriq "

Nuk e kisha fort menjen ke kalimtaret rruges sot; ne menyre konstante i acarum me shofere idjote. Apo sot e kishin lone me bo mosbindje civile me makina? Nese ashtu, shteti ne buze te gremines!!!!!

Ah, ky pi@hi bukur i babes se vet shpirteror do me fillu perseri me pagu faturat elektrike te bq-rave kudo qe jane me taksat e mia??!!! Pa u bo bq zor se mun ta mbeshteses ket nisme, me duket mu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).