Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë, disa muaj pas shpalljes në kërkim

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Becchetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.

Bëhet e ditur se sipërmarrësi italian, pas ndalimit, është paraqitur përpara një gjykate angleze, ku i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime thonë se, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, ku është i dyshuar për një sërë veprash penale, që lidhen me bizneset e tij.

Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.

Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.

Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit.

Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e së cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar - pas lejes së dhënë nga gjykata, - 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

8 Komente

Sa here me del emri i ketij perpara me kujtohet dashnia ime e pare ne peshk Sonila Meqo, me shprehjen e saj lapidare : me mire te te leje i dashuri se sa te te bjere goma rruges. Ne kuptimin e pare kjo.

...Dashnia e par' nuk harrohet,

Nigjoje ket fjal' qi po t'them...

etj, etj.

Po Sonila nuk ka gisht ne keto punet e ketij. Sonila kishte nje ender . Po pse ne te tjeret nuk shofim endra keshtu ? Shofim. Diferenca eshte me sy hapur apo me sy mbyllur.

Sholoket kane Mejtim apo do presin sinjalin nga SHQU-pi ...

Lus sh Gjembi te mos komentoje , por te prese per pergjithesime te Urta pasi edhe Yp Xhibi te gjeje Linkun perkates dhe pasi te lere nje koment aty smiley,do beje dhe shtjellimet smiley me poshte .

Po mbyllen Mediat kritike ndaj Edvin Kriminel Kristaq Rames , nipit te Spiro Kriminel Kolekes ,Inxhinier Ndertimi kolaboracionist i Kohes Italise Fashiste , nderlidhes me Greket per shitje Shqiperie [pas lufte , po pasi ua futi sholokeve , arriti Minister ne kohen e kamunizmit ...

se kamunizmi kishte simbol ate kengen qe i kendonin Grupi "Indinjatos " sh sali qe shetiste me Lirine buze detit si shqerre e me vone sipas baraztundjes sakrifikoi edhe mengjesin duke hedhur vezet kunder ....etj etj

Shkurtimore nga Esse e zjarrte " Ku del zjarr e ku del Tym "..nga seria e Prejve Psikike

 Sholokeve nuk u thote gje kjo smiley

Akuzat nuk tingellojne te qarta. Duke e degjuar frazen "pastrim parash" nder vite kemi kuptuar se ajo mund te perdoret per cdo lloj krimi e mashtrimi, deri ne piken ku tani ajo s'shpjegon me asgje. Media duhej te na jepte ne publikut nje raportim me te detajuar se ku konsistojne shkeljet e ketij.

Ok, me siguri ketu ka shkelje "gjigande", sic aludojne lajmet e herepashershme mbi kete ceshtje. Dhe sigurisht qe do kishte pasoja te renda, s'kish si behej ndryshe. Ama cdo rast i mbylljes e falimentimit te firmave qe punesojne shqiptare, aq me teper ketu ne Shqiperi, eshte per te ardhur keq. Ai TV, ai hidrocentral etj etj punesonin njerez qe conin nje page ne shtepi. Dhe sot i duhen Shqiperise vende pune me shume se kurre.

 

Kot me te pyet se mbase di ca gjona me shume: ky hidrocentrali qe po ndertohet dhe qe ka nja 10 vjet deri ne cfare faze ka shkuar? Pra a ka filluar ndertimi i diges, apo hapja e tuneleve, apo devijimi i shtratit etj etj. Apo e bonin si gruaja e Odisese Penelopa, qe diten thurte trikon dhe naten e cthurte prape.

S'e kam idene, plako. Dhe, qe te jem i qarte, nuk i di as i kuptoj procedurat qe ndjek shteti per falimentimin e firmave te kapura ne korrupsion. Futja ne top, thote Bama me poshte, bjeri se e kane hak. Po prit tani se ata 500 vete te punesuar ne ate televizionin conin nje rroge ne shtepi cdo muaj. Ishin teknike a kameramane qe kishin punuar e investuar per te arrit gjer aty. Edhe une e ti te jemi do pyesim se pse u be falimentimi ne kete menyre. Nuk mund te gjendej nje rruge qe ky pronari te ndiqej penalisht, por ndermarrjet e tij te vazhdonin te administroheshin nga te tjere? Duket si nje lloj denimi kolektiv.

Krejt e kunderta duhet. Sa me shpejt te mbyllen firmat spekullatore dhe cekulibruese aq me mire.

Mire ...mire se per 15 dite ekstradohet ...........

Nuk i ka cuar thesin Rames, se Iliri me Salen i kane marre! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).