Nëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervistën e drejtoreshës së tatimeve, Brisida Shehaj në emisionin e ri të Rudina Xhungës “Dritare nga Rudina Xhunga” në Vizion Plus, ka gjasa që të nesërmen kur keni lexuar mediat online apo shtypin, të mos keni marrë vesh asgjë se çfarë ka thënë.

Por nga ana tjetër keni parë e riparë portretin e saj të shkrepur nga afër të krehur e me buzëkuq dhe keni mësuar se Briseida ishte lyer. Se Briseida qënkërka më e bukur se ç’dukej në konferencat e shtypit, se Brisida nuk ishte ajo vajza e ashpër me xhestikulacione “të tepruara”, por na qenka edhe një “femër e butë”.

Papritur këto media, edhe ato që diskutojnë në përditshmërinë e tyre politikën dhe ekonominë e këtij vendi, edhe ato që faqet e para muajt e fundit i kanë mbushur me aksionet tatimore për vendosjen e gjobave dhe kasave fiskale, u shndërruan në revista fashion & beauty.

Në fakt tërhiqem: Do të ofendoja revistat femërore, duke përfshirë edhe Anabel.al – përmbajtja e së cilës ka një përqindje të madhe mode dhe bukurie – nëse do t’i krahasoja me këtë “masakër” që iu bë gruas dje, nëpërmjet Drejtoreshës së Tatimeve. Revistat femërore, kurrsesi nuk do të zhvlerësonin në këtë lloj mënyre, punën dhe mundin e një gruaje. Kurse këto media e bënë. Rudina Xhunga në faqen e saj e quajti “dhunë ndaj gruas” këtë misogjini.

Gruaja që ka në dorë paratë e shtetit, ishte ulur të hënën në emisionin “Dritare nga Rudina Xhunga” për të folur gjërë e gjatë, detaje për punën e saj, për të sqaruar çdo hamendësim, për t’iu kundërpërgjigjur çdo akuze, ishte atje për të DHËNË LAJM mbi punën e saj. A e meriton atë detyrë? A ishte e besueshme? A kishte argumenta që mbështesnin tezat e saj? A paralajmëroi ndëshkime të tjera? Biznemenë të vegjël e të mëdhenj, ata që s’e kishin parë këtë emision, duhet të hapnin gazetat që pretendojnë se i shërbejnë këtij populli, për të parë se çfarë do të ndodhë me paratë e tyre. Ai berberi, ai shitësi i thjeshtë ambulant që mediat e përdorin si histori personale për të nisur shkrimet e tyre kundër reformave të qeverisë, u injorua. Shqetësimi i mijëra bizneseve u eklipsua nga buzëkuqi dhe flokët e krehura, që i shërbyen më së miri anonimëve të Facebook-ut, atyre që s’u dhëmb buka e kalamajve, por mungesa e wireless-it.

Ajo çfarë më tmerroi nga i gjithë ky mbulim për të “pjeshkëzuar” (nëse do të ‘vidhja’ shprehjen slang të brezit të ri) Drejtoreshën e Tatimeve, ishte fakti që këtu gjithnjë e më shumë po zhvillohet dhe po forcohet një mllef ndaj gruas që punon. Brisida bëhet drejtoreshë dhe e quajnë “vegël” të Ramës. Briseida del në konferencë për shtyp me këmishë të mbyllur deri në grykë dhe pa grim dhe e quajnë “burrë”. Briseida krihet e lyhet në një studio si çdo njeri tjetër në planet, që kur del në studio televizive lyhet e krihet (burrat, për ata që s’e dinë, vendosin të gjithë pudër në fytyrë) dhe i thonë “U bëre e bukur dhe u zbute”. Brisida vetë, si një grua në një nga rolet më të rëndësishme në këtë qeverisje, nuk merret seriozisht. Madje edhe kur nuk ke ç’të thuash për të, do të krijosh një lajm nënvlerësues, siç ishte një foto e disa ditëve më parë që qarkullonte në media online, ku drejtoresha ishte duke folur në celular. Ajo nuk po fliste afër askujt që shkrepi fotografinë, por hamendësimi ishte ky: “Brisida merr instruksione”, që përkthehet: ajo vetë nuk di të bëj asgjë. Por ka edhe më keq. Një vajzë bjonde përbri Shehajt, u konsiderua si “Konkurrencë në bukuri e drejtoreshës”. Dhe ky koment mbi këtë foto përkufizon fatkeqësisht mentalitetin që edhe ata që vetëquhen “elita intelektuale”, gazetarët me shkollë e karrierë kanë për një femër : “Nëse ia del, e ka patjetër meritën një burrë dhe se çfarë do që të bëj në jetë një femër, në sytë e burrave do të ketë gjithmonë një numër të ngjitur pas rrobabanjove, duke pritur vlerësimet e jurisë për bukurinë e saj.

Duke ri-perifrazuar shprehjen e Xhungës: “Ky është një dhunim I vërtetë i gruas.” Po aq i tmerrshëm sa dhuna fizike, por që nuk flitet pothuajse kurrë, aq më tepër nga ato gra që ngrihen për ngacmime seksuale e rrahje ndaj grave të mjera e të varfra. Por pse të mos rrihen ato gra, kur “Crème de la crème” siç konsiderohen opinionbërësit dhe lajmdhënësit e këtij vendi, shkruajnë si ata djelmoshat e mbështetur parmakëve të pallatave që i thërrasin “P**i i bukur” çdo lloj gruaje që u kalon përpara syve e u duket tërheqëse? Në këtë rast, “Intelektu-halët tanë” u fishkëllejnë femrave nëpër gazeta e studio televizive.

Brisida Shehaj nuk është një mikeshë e imja, por është më shumë. Është një grua që punon si unë, si ty dhe shumë të tjera si ne. Është si vajza, motra, gruaja apo nëna juaj. E bën mirë punën e saj? Shkruani për meritat e saj ! E bën keq punën e saj? Sulmojeni me fakte! Ose hiqni dorë nga pretendimet se jeni gazetarë “seriozë” e profilizohuni zyrtarisht në buzëkuqe e krehje flokësh. Më besoni nga eksperienca: Të arrini të dalloni “Mac Russian Red” nga “Chanel Rouge Allure” do t’ju bëjë më të ndershëm profesionalisht, sesa të injoroni punën e një gruaje, duke u marrë me pamjen e saj.

Anabel.al

12 Komente

smiley Po nese gazetaret shkruajne shume per te, keq apo mire, me gjykim apo paragjykim, kjo nuk ia dobeson pozitat kesaj drejtoreshe, qe fatkeqesisht nuk para njihet kendej nga emigracioni, po te perjashtojm nje skeç te Portokallise per te smiley

Mire moj xhan mire, po llafet e shumta i merr era. Vepra, vepra.

Puna matet me rezultate. Sa eshte plani e sa eshte realizimi me i fjale.

Gabimet e kesaj zojushe, jane si gabimet e doktorit qe i mbulon dheu. Pra keto paret qe nuk u mblodhen simjet, nuk kthehen ma e kjo dmth qe ka ma pak investime publike apo rritje pensionesh, meqe u dashka fol me gjuhen tate oj e Anabeles.

Se pastaj kane te drejte te thone ne ndonje shkrim : Une gruaja qe bej sacme e varros miliona euro.

Dhe ta mendosh qe une kam qene ne krah te saj ne kohet kur sapo u vu drejtoreshe ketu i numurun dashnoret keta penderastet* e FRD-se. Po kjo eshte pune psikopatesh e jo te njerezve normale. E ta mendosh qe kete e ben grupi i gjibit. smiley

*Te na fale Kristi i BST-se po puk eshte diskriminim per preferencat sumore, por shendetsore. S e te jesh me FRD-ne duhet te kesh pi Vital.

 

Edhe mashkull po te ishte, nese krijon nje imazh qe del me kominoshe dhe papritur te shohin me kostum e floket me xhel, me keto te fundit do merren njerezit.

Spikere e Zjarr-PS

Ajo çfarë më tmerroi nga i gjithë ky mbulim për të “pjeshkëzuar” (nëse do të ‘vidhja’ shprehjen slang të brezit të ri) Drejtoreshën e Tatimeve, ishte fakti që këtu gjithnjë e më shumë po zhvillohet dhe po forcohet një mllef ndaj gruas që punon.

Jo, thuaje hapur kjo po zhvillohet gjithnje e me shume nga imbecilet e Shqup-it qe nje zot e di kush i meson apo kush tall b@then me ta.. Nuk te kane tmerruar vetem ty, por gjithe njerezine. Edhe pastaj habiten si ka mundesi qe humben zgjedhjet lokale me thelle se ato te para 2 vjeteve. Nuk ka bere vaki kurre ne Shqiperi kjo dhe ka nje arsyhe shume te thjeshte, i urrejne. Indentifikohen me anti-ligjin, injorancen, primitivizmin dhe rrugacerine por mbi te gjitha si anti-shtet. Kane ne krye nje te semure mendore qe shfren fantazine ne facebook dhe nje tufe imbecilesh dhe sharlatanesh qe i vijne nga pas me faqet e tyre online groteske. Fundin e kane te pashmangshem, por pasi te njeher te hane kokat e njeri-tjetrit. 

Dyshimet qe kishin shume njerez kur u vu zonjeza ne krye te tatimeve i vertetoi vete me dy vjet pune. Nganjehere dielli duket qe me mengjes. Kjo dhe ajo tjetra e doganave duhej me pak protagonizem dhe me shume pune per te mbush arken. Tani nuk kemi pse ta trajtojme ndryshe nga ajo qe eshte dhe na paraqitet vetem se eshte femer. Vetem rezultatet jane pasaporta e saj me.mire. te tjerat i merr era.

Drejtoresha Briseida, kiss-huge..smiley
Është përgjegjësja kryesore për evazionin fiskal. Drejton tatimet prej më shumë se 2 vitesh me një bilanc dështimi të plotë të vjedhjeve dhe abuzimeve dhe megjithatë askush nuk ka guximin jo që të kërkojë largimin e saj, por as që ta hetojë për këtë supervjedhje që po u bën taksave të shqiptarëve. 
Dështimi i plotë në tatime ka detyra.
Aferat dhe abuzimet e shfrenuara të drejtoreshës së Ramës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj detyruan edhe drejtorin e Hetimit Tatimor, Ahmet Premçi të japë dorëheqjen. Premçi ka theksuar se po largohej, pasi nuk do të dëshironte që nesër kur të hapeshin letrat, ai të ishte pjesë e abuzimeve në sistemin tatimor. 

ka shqiperia kohe e takat te eksperimentoje me keta kalamaqer ne krye te shtetit?

E ku qendron problemi?

shume i peshtire ky shkrimi.

Ky shkrimi në fakt duhet parë nga këndvështrime të ndryshme.

Neve psh, që s'na intereson ose na intereson relativisht shumë pak problemi i doganave në Shqipëri, përqëndrohemi tërësisht tek fakti që drejtoresha është shumë pjeshkë.

Përplasje këndvështrimesh, po hec mi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).