Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete, ngjashëm me masonët ose scientologët?

Ilir Meta është një ujk i vjetër në politikë. Me një moshë relativisht të re, ai ka provuar postet më të larta politike në këtë vend. Por pyetja që dua të shtroj është kjo: A është ai një Kingmaker apo një Godfather? A ka ai një program ideologjik për partinë e tij, dmth a udhëhiqet ai nga pikëpamje të majta politike? Pse ai ngjall kaq shumë kundërshti dhe urrehet nga një pjesë e mirë e publikut shqiptar, ndërkohë që vazhdon të votohet rregullisht, madje me një rritje të fortë elektorale? Ku qëndron sekreti i tij?

Çfarë e ka transformuar portretin e tij kohët e fundit? Kush ia ka prishur qetësinë Ilir Metës? Pse brenda një viti ai është në qendër të shumë skandaleve, duke nisur me aferën për vrasjen e Tom Doshit, aferën e DIA dhe CHEZ, Raportin Konfidencial i OSBE me akuza si porositës vrasjesh, me intervistën e hapur denigruesie në VOA? 

Më kryesorja, cfarë përfaqëson LSI në politikën shqiptare, cila është struktura e saj organizative, kush janë njerëzit që militojnë në këtë parti? Pse Spartak Braho dhe gjithë strukturat e LSI (lexo njerëzit) ngjajnë të gjithë me personazhe të ndonjë organizate sekrete okulte, ngjashëm me masonët ose scientologët? A është LSI një organizatë e tillë?

Pa cituar këtu të gjitha akuzat që i janë bërë në vite, që nga vjedhja e floririt në Krrabë, vidio e Dritan Priftit, DIA & CHEZ dhe Raporti i OSBE-së, akuza që akoma nuk janë provuar (të paktën për vidion Meta-Prifti, ai është shpallur i pafajshëm), a nuk duket se ky njeri ka një suport shumë enigmatik, që nuk dihet nga vjen (nga jashtë apo nga brenda Shqipërisë)?

Pse Ilir Meta flet gjithmonë me mesazhe të koduara për kundërshtarët politik, mesazhe të tipit "me qetësi dhe dashuri" ose "kur them po, është po!"? Cfarë përfaqësojnë këto kode? 

Përfundimisht, a është ai një përfaqësues i interesave të atyre 200 mijë shqiptarve që e kanë votuar, ose edhe i interesave të shqiptarëve në përgjithësi? 

Çfarë "kafshe politike" është Ilir Meta dhe interesat e kujt mbron dhe përfaqëson?

79 Komente

Ai dhe shume te tjere duhet te largohen nje ore e me pare se kane 25 vjet ne politike dhe jane bere si ai uji ndenjur qe rri ne nje kove dhe qelbet dite pas dite. Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje persen te ri kaq gjate ne politike. Ata nuk kane cte japin me tashme e kane mendjen vetem te vjedhin.  

kafsha karakterizohet nga instiktet e lindura, i mbijeteses ne ambjente e kushte te egra e me rradhe. Meta eshte nje nga te shumtit e xhungles, mjaft konservator per hir te se vertetes.

Ke nje stil mjaft gazetaresk te te shkruarit, te kendshem, por qorsokak per sa i perket menyres se shikimit te Politikes, kjo e leximit te personaliteteve politike.

Cili eshte Ben Cullufja?

Pse shkrimet e nje anetari te regjistruar vetem nje jave me pare, na serviren ne faqen kryesore?

A do jete shkrimi i trete i Benit per Lulzim Bashen?

Mos ndoshta ketu po luhet dicka me e madhe nga sa duket?

Mos ndoshta ketu po luhet dicka me e madhe nga sa duket?

Yeah. Peshku pa uje po pergatitet te zbaroje ne brigjet e Rep. Domenikane. Haiti is next. Are you fucking kidding me ?  E do krevatin ke penxherja apo afer deres ... ?

E gjithe sa me lart ishte shaka Qemol. Po perdorja te njejten menyre te shkruari (apo pyeturi) te autorit te shkrimit.

Po veji na nji nga ato qe perdor i nerumi si psh smiley se na cudiset...

Ishte e qellimshme edhe ajo.

smiley

smiley Se c'm'u tek te shihja "Emblemen e dikurshme" para dy ditesh dhe stili i ketij Benit qe ka cullufe (e kam zili,se mua ka filluar te me zgjerohet balli,ndonese do t'i sugjeroja ta nderronte nofken,se do t'i shkoje mendja ndonjerit nga ata qe i modifikojne nofkat t'ia beje cullufet kulluf) m'u duk me stilin e ketyre perkujtueseve a cfare quhen,qe tregojne shkurt cfare ka ndodhur nje seri me pare:"Kush ishin kapuconet e zinj?Pse e vrane rojtarin plak te famullise?Cfare fshihet..." etj. E ka thene pak a shume swed tek ajo tema per intervisten e Metes ne VOA.Meta eshte hiena qe ka kermen,po antilopen e ka shqyer dikush tjeter.Le te shpresojme se ne serine e ardhshme Beni qe ka cullufe do te trajtoje ceshtjen:"Kush eshte luani qe ka shqyer antilopen"

Nuk besoj se Meta eshte kenaqur deri tani vetem me kermen, perkundrazi. Duke mos iu futur fare se cfare ka bere realisht (se ate nuk kam si ta di me siguri), per mua eshte nje njeri i pacipe, nga ata qe u ka plasur fare e as u ben me pershtypje se ca thone apo mendojne njerezia per te. Nuk jam e sigurte se ca e mban akoma ne politike, ndoshta eshte menyra e vetme qe te mbroje veten. Megjithese, shqiptaret e kane treguar qe rri e ha e vidh sa te duash se nuk te gjen gje edhe sikur te zhdukesh fare nga politika.

Kerma mund te kete plot mish,po ajo qe dua te them eshte qe Meta perfiton me se miri nga ai sistem i kalbur gjer ne palce,po nuk eshte ai qe e kalbi sistemin.

Pse mendon se nuk eshte edhe ai qe e kalbi sistemin? E sigurte fare qe ka pjesen e vet te fajit ne kete gje se ka gjithe keto vite pjese aktive e politikes shqiptare, ne rolet me te larta te shtetit. Me thene te drejten, deri tani, eshte politikani me jeten (politike) me te gjate ne Shqiperi. I ka lene mbrapa te gjithe, keshtuqe ka qe c'ke me te faj per kalbjen e sistemit. Ndoshta ne nje shikim te pare mund te harrohet qe Meta nuk ka qene gjithmone me LSI-ne.

Nuk ishte ai qe e kalbi sistemin.Sistemi nisi kalbezimin qe ne fillim e Meta iu bashkua me vone. Ka vetem nje pyetje qe nuk besoj se mund t'i japim pergjigjesmileyi do te ishin gjerat nese ai qe ka njeriu me i fuqishem i ketyre 25 vjeteve nuk do te ishte nje qelbesire i atyre permasave.

Faleminderit per pyetjet. Do te kete shkrime per Lulzim Bashen, per Berishen dhe gjithe politikanet, kuptohet nese shefat e peshkut i publikojne. Nese nuk do te publikohen, dijeni se me ka censuruar peshku! Kaq sa per shpjegim...

Futjuni analizes dhe jepni mendimin tuaj per pyetjet qe kam shtruar, sepse keto qe kam shkruar jane fakte, dmth te gjitha ato pyetje qe i kam bere jane te verteta, por ne te shkretet si popull i kemi kaluar si pa gje te keq, sikur "he mo se nuk eshte kushedi cfare", a i vodhi florinjt ne Krrabe? A e kishte bllokun ne duar apo jo? Etj etj etj etj... Tani do te mendojme seriozisht per keto gjona?

Si i bohet hallit me nxjerr nje lider te ri, minimalisht qe do te punoj pa kushte per te miren e pergjithshme dhe jo per te miren e klaneve qe perfaqson? Ehu ha sa te medha i kane mekatet dhe hallatet keta birbo qe na shkelqyen atdheun dhe fatet e femijve tane! 

Une jam Ben Cullufja smiley

i vodhi florinjt ne Krrabe?  A e kishte bllokun ne duar apo jo?

Per pyetjen dyte, e kemi nje fakt, " you tube" per te paren vetem me te degjume kemi ! Nese do te vinte Meta ketu, tek peshku do tna thoshte, ` Ku i keni faktet ,?  Mu me kane votu 250 000, vet  prandaj, merrni nje `astra` do tna pergjigjej ! ` Ne ti rrujm trapin atyre  250 000 qe e kane votu !

260. te lutem shum tani. se kshu fillon shtremberimi i fakteve, largimi nga realiteti. 10 mije ktu, 10 mije atje...

 une e rrumbullakosa 250 mij, po te kishe kalu ate  25 mijshin do do ta coja tek 300 mijshi ! smiley

po shiko, se po ta rrumbullakosesh ne rend qindsheje, i bie 300 mije. thuje te shkreten, se nga e thena s'vjen gje, o jo smiley

Ilir Meta eshte nje nga ata politikane qe cdokush e dashuron dhe e urren njekohesisht! Eshte nje nga ato lloj dashurie qe te ben te semure nga zemra dhe psikopat nga trute. Go Ilir, peshku eshte me ty! 

Cdokush e dashuron dhe urren njekohesisht????

Ketlin, kush eshte aq traplin sa ta dashuroje dhe urreje Meten pls. smiley

Paske shije te cuditshme o keti...

Buron nga uji i kulluar i maleve te Skraparit. smiley

Dashurise madhe nuk i shpeton dot as Rama i gjati ! Kush nuk e do floririn !

Per faktin qe kane dashur t'i hane koken si Berisha edhe Rama, e ai jo vetem qe s'u eleminua por u be celesi i pushteteve te tyre e i beri ata te lepijne ca kishin peshtyre per te (sidomos Ramen), Meta ngelet kafshe shume e adaptueshme dhe dinake, tip nuse lale qe i pi gjakun pulave edhe pse jane me te medhaja.

Njeheresh, per te njejtat arsye behet objekt (target) i luftes nen rrogoz te PD e PS, te cilet ndihen gjithmone te kercenuar nga kjo dimanike, si dhe oreksi ne rritje i Metes per pushtet.

Shtoi kesaj dhe oreksin e tij per ta ngrene korrupsionin si lopa hollandeze barin, dhe plotesohet tabloja pse ai "gjendet" gjithmone ne mes te skandaleve (sic i tha ajo gazetarja e VOA...ajo fjalia ia dogji njeren sigurese Likes ne interviste). Keto arsye e bejne gjithashtu objekt te preferuar dhe tek nderkombetaret, te cilet ndihen me komod ta shenjestrojne ate sesa Kryeministrin e radhes (meqe ai ka me pak legjitimitet, si pozite dhe si person) me te cilin mbreteron Meta. 

S'ka dyshim qe largimi i tij nga politika (idealisht me burg) do ishte nje gangrene kanceri me pak, por s'duhet harruar qe ata me te cilit ai bashke-korrupsion-pushteteron jane gangrena me te medhaja te kancerit shqiptar, pavaresisht se ata terheqin me pak rrufe publike sesa Likja i qetesi-dashurishem. 

P.S. Te gjithe ata qe kane mbi nje dekade ne politiken shqiptare duhet te zhduken, por per hir te hamendesimit...si do ishte niveli i korrupsionit dhe demokracise/shtetit sot sikur Meta te ishte zhdukur/minimizuar nga politika pas ndryshimit te kodit zgjedhor nga Berisha-Rama? Do ishte me mire a me keq Shqiperia dmth?

Hani, pini e rrembeni

mbushni xhepa, mbushni arka

Te pa breke iu la dreka

Milionere iu gjeti darka

Hani ,pini e rrembeni

Eshte koha e cakenjve

Hani, pini e rrembeni

Eshte bote e maskarenjve

- Ali Asllani.

 

Dallavere nëpër zyra, dallavere në pazar

 dallavere me të huaj, dallavere me shqiptar’

Vetëm, vetëm dallavere, dhe në dëm të këtij vëndi

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! 

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira

ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira

 Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri

te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri .

- Idem.

skile

 Ku qëndron sekreti i tij?

Tek populli. aty fshihen te gjitha sekretet ! Kemi popull te mekrullueshem sherbetor ndaj liderve !

Dakort me shqetesimin e autorit, jo shume dakort me akuzat e bera publike pasi nuk ka evidence (me perjashtim te videos Meta-Prifti), Por perpara bishes politike me emrin sali, ky me ngjan me nje kelysh.

 dakort me akuzat e bera publike pasi nuk ka evidence (me perjashtim te videos Meta-Prifti

   `Eshte femer e mire, puntore, e bukur, por ka nje te mete ,   eshte paaaaaaa...k ,   me barr !"- Barcalet e vjeter per nje ofert martese ! smiley

Po cfare do me shume , pse duhet me injoru ate vidion ? 700 000 euro, - nje kafe ?!!  Per nje vend te varfer si Shqiperia edhe aq mjaftonte  qe Meta nuk duhet te ishte me njeri Politik, dhe aq me teper Kryetar Kuvendi !!  Mos largimi i Metes, nga politika dhe e jo vetem ketij, eshte nje inkuraim i madh per cdo krim tjeter qe kryehet  ne ate vend .

Nejse nuk eshte vetem ky, "shejtan" aty jane mbushur shume, me shume ngjarje te tjera, qe ulin moralin dhe funksionin e drejtesise ne nje shoqeri demokratike !

A nuk eshte paradoks, te futesh nje njeri ne burg per vjedhje, ose grabitje,  qofte dhe nje si ajo e Sarandes, para ca ditesh ?  Ajo vidio, historike, njollelense, si shume te jera me te tjere aktore, qe jetojne sot ne politike, korrupton cdo gje qe ka lidhje me Shtetin Ligjor !

Po ti me duket se hake buke tek LSI !

Qenkan zhgenjy rilindasit, ( komentuesit ) e TemAs nga palloshi!!! smiley

Prap ne e kemi ne dore, socialistat na duhen vetem per te mbushur kutite.smiley

Si do qe te jete puna, Likja eshte burre i mire , na mbajti ne pushtet 4 vjet me shume nga parashikimi , tani se eshte hajdut , vrases , grabites , intrigant , etj...etj...kete e di populli , te cilit sa me shume tja kash nonen aq me shume gerthet babe.

smiley

kaq shume Shekspir ne nji koment te vetem !!

(Makbeth, Hamlet, Jul Cezar, Jago...)

smiley

po mire me Brad, se kom vite qe i boj vetes kte pytje: si ka munci qe nji kaliber si ty vazhdo ala me PD-ne? smiley

Dikur kush ishte i mire, s'kalonte viti dhe e merrshin ekipet e kryeqytetit...

Nje vend  ku ka ekconomi te dobet dhe qytetar te varfer aty ka lidera te korruptum ! shqitaret nuk kane nevoje te emigrojne  te ikin per qef po, Nga 3-4 milion si popull, 2 milion jane jashte !

 Shqiperia eshte nje vend i vogel  i pasur qe mund te ushqej, edhe 20 milion shqiptar !

Pa cituar këtu të gjitha akuzat që i janë bërë në vite, që nga vjedhja e floririt në Krrabë?

Vertet ka akuze per Ilir Meten  qe ka dore ne Krrabe? Nje citim nuk do ishte keq.

Nejse une po e them fjaen time si per dite t'shtune. Se komenton dhe gjibi ne PPU kjo nuk dmth qe jane te gjithe gjiba dhe e dyta perdorimi i Vitalit eshte i demshem per shendetin.

Po prej kesaj ka marre nofken shume popullore "Ilir Floriri", tani mos bo sikur se ke nigju smiley

Po une nuk jam gjib more dhe as perdorus vitali.

ma fiksove ti, pa fakte o pa dokument te shkruar s'beson asgje smiley

Jo, ky stili i ketij shkrimit eshte pacavure. Ka degju une thote qe Ilir Meta ka vjedh a thu se egziston ndonje monster ne politike qe nuk vjedh. Iliri Delja e Zeze me demek ene ben dallim ne tufe.

Po e lexove qe dhe Mireles, asaj Shqines se Kultures, i dul emri qe kete vitin e fundit e ka shtu pak pasurine , me te ardhura ne fushen e perkthimit dhe sa ? 8 here.

Pa ca rrudh turinjte kot ! Urno media qe do reklama nga Ministria e kjo s'ja jep. smiley

Milena Kumbaro sa bëhet ministre i hyn përkthimit dhe 8 fishon të ardhurat,

Sikur gjibi oret qe rri ne peshk te kish bere perkthime si Mirela qe ben ministren do ishte transformu nga aga Drenove ne aga Mborje.

"Kafshe politike " eshte nje kadegori e njerzeve, me ambicje te madhe per vete jo per te tjeret , keta  pasi marrin pushtetin e korruptojne ate dhe te bejne gjemen ! pastaj, te ngelen aty ne dere , per vite me radhe, po i le rehat !

 "Me qetsi dhe dashuri " smiley shprehja replike e Ilir Metes !

Ku ka me fuqi se kjo fjale, per te ul egersine e kundershtarit ,naiv ?!! smiley

kjo do ishte parrulla per xgjedhjet e arthme, por e kaluar ne versionin inglisht - baza e LSI-se jane te rinjt e illuminuar me prirje anglo-saksone. Pra: "Take it easy". Dhe lideri tu i mor er ati trendafilit te kuq. smiley

 Take it easy- po pa dashurine nga mbrapa . smiley

Une kam nje shpjegim krejt tjeter per kete thenie te udheheqesit.

"Urte e bute e plot tigani" thote nje shprehje e pipellit. 

Tashi duhet te keni pa filma me mafioza ju apo jo? Ose pse te shkojme deri te filmat, kur te gjithe e dime se te fortet flasin me gjuhe te ngjashme, si "nuk jam nga ai fshat une" "te fala sandrit", "skeni pare gje akoma" etj. Shprehjet me shume kuptime dhe hermetike gjithmone shperndajne nje lloj hije tmerruese kunder atyre qe u drejtohet. 

Mire eshte ti biem drejt muhabetit, pa friken se "qetesia dhe dashuria" mund te na identifikojne kush jemi ne. Sepse tani jemi bere aq shume, sa ai "i shkreti" nuk e di se kush po e nga kaq shume, prej VOA-s e deri tek BIRN.

E keni lexuar shprehjen e fundit te Artur Zhejit? 

"Ilir Meta,

i di mire punet e veta"

Une kom nje shpreheje tjeter per kuptimin "Me dashuri dhe qetesi " 

"Avash a vash , sa te bohet shelegu dash !" smiley

Edhe mundet. Po ai Raporti i OSBE i kishte qendis nje portret te papam. 

Karakterizohet nga nje profil i ashper politik dhe pragmatist e paskrupullt.

OSBE ka deklaru se nuk eshte zyrtar ai raporti per Meten,  smiley   apo ke ndonje te re ?

Po mor po, por nuk mund te na i rregullojne te gjitha punet keta. Dmth te na e bejne gati "edhe ashtu edhe te bam taze". Jo mor mik, ata nuk kane si ta thone me troc se sa kaq. 

Nejse, une e kam gjet burimin se ku i ka marr OSBE keto gjona, por se them se ku.smiley

mardheniet e shkelqyera te prezences se osbe-se vecanerisht me kuvendin...

hedh posht me force cdo perpjekje per te minuar kto mardhenie 

eh none non smiley

 

Do te me vinte keq ta kishe vetem per teme masteri. Apo urte e bute mbase del nje MS-PHD? smiley 

Artikulli i shkurter i Cullufkes, kish dale shum i bukur, fale pyetjeve. Biles edhe dokumentaret qe sot tv japin mbi aktualitetin, figurave politike, ngjarjeve te ndryshme, ndertohen/behen ne kete forme, ne forme pyetje, e kjo i jep nje sens mistifikimi dhe i ben njerzit me shume kurioz. 

Per paragrafin e pare (per bela artikujt interesant te Cullufkes, duhet me i marr me rradhe) do te thoja se programi i LSI eshte i qendres me nje ansore nga e majta, nderkoh qe veprimet e saja apo me sakt te Ilir Metes, jane te qendres me krah nga e djathta. Dhe kjo shpjegohet me bizneset e tija dhe rrethin e ngushte qe e rrethon ate. Persa i perket simpatizimit dhe urrejtjes, duhet thene se me perpara ai kishte me shum simpatizante, pasi shihnin tek LSI nje  force qe do i shkelmonte pazaret e PD me PS, mirpo qysh kur ajo force kalonte nga nje krah ne tjetren, filloi te rritej urretja per LSI e kryetarin e saj me konkretisht. Urrejtje qe ai vete dhe politikanet e tjere nuk e shohin ose nuk duan ta shohin. Persa i perket ngritjes elektorale, kjo dihet, shit-blerja e votes, dhe kjo gje e ka rritur edhe me teper urrejtjen. Dikur edhe une e jepja me qejf voten per LSI, vetem te iknin pislliqet e politikes shqiptare, Nano me Berishen, mirpo nga athere e deri tani kane rrjedhur shum ujra. 

Per paragrafin e dyte do thoja se portretin e tij e ka transformuar vete ai dhe jo media. Media pasqyron informacionet qe i vijne apo zbulon. 

Per paragrafin e trete do thoja se vertet LSI ngjan ashtu, por kam pershtypjen se kjo gje ka ardhur nga dominimi i shtetit nga forca te reja, ne kohen e tranziscionit. Lobe, klane te ndryshme, si labet, tropojanet, tironsit puro, dibranet, skrapallinjt, vllehet, enveristet, ballistet, zogistet, bektashinj, mysliman, t'krishtere etj, te ter keto grupe e individe nen ombrellen/strukturat e shtetit, po aq sa kane bashkpunuar, po dhe aq e kane pare njeri-tjetrin me dyshim, dhe jane rigrupuar ne baze krahinash, fesh apo idesh. E ketu, edhe LSI (strukturat siper/kryesore te saj) nuk i ka shpetuar ketij rregulli te ri. Mua me duken si nje grupim bektashinjsh, mesa kam vene re ketu tek Peshku smiley 

 

Faleminderit Pjer qe vlereson artikllen time. 

Lobe, klane te ndryshme, si labet, tropojanet, tironsit puro, dibranet, skrapallinjt, vllehet, enveristet, ballistet, zogistet, bektashinj, mysliman, t'krishtere etj, te ter keto grupe e individe nen ombrellen/strukturat e shtetit, po aq sa kane bashkpunuar, po dhe aq e kane pare njeri-tjetrin me dyshim, dhe jane rigrupuar ne baze krahinash, fesh apo idesh. E ketu, edhe LSI (strukturat siper/kryesore te saj) nuk i ka shpetuar ketij rregulli te ri. Mua me duken si nje grupim bektashinjsh, mesa kam vene re ketu tek Peshku

Por une se kisha fare, poo fare ama, fjalen per klanet e skraparllinjeve, tropojanve, vlonjateve, apo durrsakve. Jo mer bab, osht ma e thell puna.

Nje parti qe formalisht ka nje program, por qe ne te vertet nuk zbaton as nuk mbron asnje pike te atij programi, kesaj cfare i thua? Nje parti qe lindi dhe u rrit fort, ne nje kohe qe te gjithe ishin kunder saj (ju kujtohet viti 2008)... nje parti qe nuk dihet ku i ka marre financimet...

Thone se kur eshte krijuar LSI (me siguri kete e thone gojet e liga) kane ardhur thas me para neper Liqenin e Shkodres. A thua te kete ne ate liqen ndonje lloj peshku qe pjell euro?!

Spartak Braho, Shefi i Sigurimit te Partise osht mister i modh, ish hetues, ish... ish... tani nuk kuptohet mire se cfare sekretesh te tmerrshme zoteron ai njeri per kllasen tone politike.

Sabit Brokaj i boni naften asaj partie, sepse, mendoj une, ai burre nuk mund te jetoj nen nje cati me Spartak Brahon.

 

Cullufke, se u shkeputa ca ore nga Peshku smiley se me doli nje pune shtepie smiley 

Kjo parti kur u krijua, u krijua me nje program te qarte dhe kishte nje moral te larte ta ndryshonte gjendjen e mjere, biles nese te kujtohet, ishte LSI qe luftonte ne parlament kunder pazareve te PD me PS., Dukej si nje shprese per krijimin e polit te trete, mirpo kur filloi pazaret me dy ujqerit e politikes shqiptare, PD e PS , aty u  dhje muhabeti. 

Megjithate kam edhe 4 paragrafe te tuajat qe me duhet ti lexoj e tu kthej pergjigje. 

O sa omel ma thu kete "Cullufke" mer Pjer, ma bone mishin kokrriza kokrriza smiley

Shume kafshe e poshter ky Likja, sidomos tani qe kushtezon qeverine.smiley Mos ta kishte kete handikap, besoj do konsideronej si ndonje pet ekzotik. 

Nuk e di, keshtu me pamje te pare, tip "criceto" me duket.

Ne paragrafin e 4 ku ai akuzohet per vjedhjen e floririt, me duhet te them se ai nuk eshte ekonomist qe te kuptoje disa nga elementet kryesor te investimit apo shlyerjes se borxhit te investimit, formave te saja, nga ku njera forme eshte edhe mbeshtetja tek nje garanci financiare siç eshte ajo e mbeshtetjes tek vlera e floririt, qe ka qene edhe forma klasike e mbeshtetjes se investimeve per shum vende dhe kompani. Keshtu qe nuk perjashtohet fakti qe ate ta kete mesuar noi ekonomist a bankier, edhe per vet faktin se ai regjistron çdo aktivitet ekonomik, siç edhe quhet; Njeriu me bllok. Zhvendosja e floririt/arit, nga nje tynel, pus, grope, ambient, ne nje ambient te ri, banke, zyre financiare, etj, e ben kete vlere te rifilloje e rifitoje nje vlere tjeter, aq me teper qe misionin, vleren, justifikimin e investimeve te para e ka kryer.  Keshtu qe veprimi qe ai ka kryer, nuk quhet vjedhje, sepse persa kohe shteti nuk ka projekte investimi, ajo vlere nuk duhet te flere gjume por duhet te levizi, riinvestohet, dhe ketu Meta nuk e ka bere vetem ate veprim, por ne bashkpunim me individe apo/ose struktura shteterore financiare, e une mendoj se ka bashkpunuar me teper me indivite inteligjente te veçante te botes financiare, se sa me strukturat shteterore. Dhe kjo gje shpjegon edhe boten e mbyllur te tij dhe klanit te tij. 

Per paragrafin 5 do te thoja se ne poziten qe eshte, ku i duhet te mbijetoje ne mes dy ujqerve, ati i duhet te jete i ekuilibruar, aq me teper qe tani eshte numri 2 ne Shqiperi, kryetar i Parlamentit Shqiptar, pra anon (nga ana juridike) me shume nga shteti se sa qeveria, ndonse ai eshte ne koalicion me qeverine. 

Paragrafi 6, ai eshte thjesht perfaqesuesi i 200 mij votuesve si kryetar i LSI, por si kryetar i Parlamentit ai eshte perfaqesuesi i ter shqiptarve. Shqiptaret nuk e kuptojne dhe aq shume fuksionin e nje kryetari te Parlamentit. Ndoshta as vete Meta nuk e di rendesine e nje detyre te tille.

Per paragrafin 7, ai, duke qene se ka biznese te ndryshme, mbron interesat e bizneseve te tija, dhe kjo eshte e keqja ne Shqiperi, se politikanet shqiptare jane te zene me bizneset e tyre, te familjes, dhe jo me punet e shtetit. 

Paske humb fare mer Pjer, ku jeton ti, ne cilin planet? Nuk ta them per keq, por me ndiq ne lidhje me floririn... se eshte mesele tjeter kjo, koplet tjeter, shume banale biles!

Eshte fjala per floririn ne Tunelet e Krrabes, ku ruheshin thesaret e shtetit shqiptar, dmth thesare prej verteti, me para floriri, lira turke floriri, lingota floriri, xhevahire, bizhuteri, dmth gjithcka kishte shteti shqiptar ne formen e thesarit dhe metaleve me vlere, vlera keto te krijuara ne vite, sidomos me floririn qe grabiti Enveri nga tregtaret e Shqiperise, pas luftes.

Diku rreth vitit 2000, kur shoku Ilir Meta ishte kryeminister dhe Sala ne opozite, ky i fundit denoncoi vjedhjen e floririt ne Krrab... Ilir Meta nuk e vuni drute ne zjarr, por tallej dhe thoshte se Sala sheh endrra me flori. 

Po si doli e verteta me vone?

Doli se floriri ishte vjedh vertet, madje komplet thesari. Futen nje fshatar... dhe me vone ky i shkreti doli me vetem dy tre vjet burg. Por thone se mijra kq flori avulloi... Gojet e liga thone se ka dore pikerisht Ilir Meta ne kete pune... 

Ska lidhje fare me cfare thua ti, jo po bursa, vlera e floririt etj etj. 

Sot e kesaj dite ai ka marre emrin e ri "Ilir Floriri"!

E e e gjete ti me te paren , ne kemi nga 8 vjet e spo e marrim vesh nga kush planet vjen.

Cullufke, se sa do fikja kompjutrin, se dhe filmi maroi,  lind nje pyetje, pse e vodhi floririn, perse, cili ishte motivi. Pse. 

I ka pelqyer ngjyra mor Pjer, per kete e mori.

Floriri, nuk sherben vetem per ta kthyer ne nje vlere monetare ne pazar, por edhe si mbeshtetese per nje investim, ne/per objekt ose pagesa buxheti te cilat xhirojne perseri nje produkt/mallra. Lexo VQ, pjesen e Letrave. 

O Pjero, une them se ai e vodhi floririn, ti me thua se sheqeri eshte i embel... A nigjon nga veshet apo bon kot si shejtan? Nuk hyn ne pune VQ-ja ketu, sepse ai (ose ajo) e vodhi floririn, dmth, megjithse ruhej nga ushtar te armatosur te shtetit shqiptar, megjithse dera ishte dere betoni e blinduar dhe depozitat e lingotave te floririt ndodheshin ne tunele te nendheshme prej betoni e celiku, ato u shqyen dhe floriri fluturoi tek Ilir Floriri. 

Ska VQ, ska projekte zhvillimi, ska asigjo qe ka lidhje me VQ-ne, por eshte nje vjedhje e paster nga ato qe kane ndodhur qe prej prehistorise njerezore. Sheqeri osht i omel, thua ti. ene une rrethi eshte nje vij e lakuar e mbyllur. 

Tashi vetem mos me thuaj prap se bari eshte i gjelber...

 

Cullufke, nigjo plakun, se i di ca pune te kesaj bote edhe me mire se shum eksperte e qeveri te ndryshme. Ti ke bere nje artikull shum te bukur, sikur je gazetar, ndersa ketu poshte flet si ata qe rrijne tek kafja e lagjes dhe therasin kot. 

Une po ta shpjegoj se pse mundet, (mundet, se nuk i di perbrenda punet e tyre, por hamendesoj se si mund) te jete keshtu sipas kesaj aksiome makro-ekonomike,  pra floriri mund te jete "vjedhur" per shkak te riinvestimeve, projekteve qe kane patur, apo justifikimit te investimeve te bera deri ne ate kohe. 

Ruajtja me ushtare, behet qe te mos vidhet nga njerzit, por jo te mos "vidhet" nga shteti. 

Nje pyetje kisha; A e ke lexuar ' Vizione te Qarta ' ? Nese jo, lexoje te mesosh me shume. 

I dashur Pjer,

Une vertet jam gazetar, prandaj po e le fjalorin e nje kafeje lagjeje dhe po ju shkruaj si nje gazetar.

Se pari, ne po flasim per dy gjera te ndryshme. Ne tekstin tim kam shkruar per kuptimin e pare te fjales vjedhje, dmth ne tunelet e Krrabes, atje ku kane qene rezervat ne ari, para floriri dhe bizhuteri ka patur nje vjedhje me ane te thyerjes. Dmth (me duket krejt i tepert dhe banal ky shpjegim) persona te panjohur kane vjedhur me ane te thyerjes te gjithe thesarin e shtetit. Saktesisht edhe sot e kesaj dite nuk dihet se sa eshte sasia e vjedhur, sepse asnjehere nuk eshte bere nje transparence e plote e kesaj grabitjeje. 

Kjo vjedhje nuk ka lidhje me aksiomat makroekonomike, nuk ka lidhje me asnje teori ekonomike dhe financiare, por eshte njesoj sikur une te thyej shtepin tuaj dhe te marre bizhuterit tuaja, te gruas tuaj, oren e floririt, unazat, vareset e qafes, gjithcka keni me vlere ne shtepine tuaj. Eshte kaq e thjesht dhe banale kjo qe po te them, sa me duket fyese nese e vazhdojme te flasim per kete argument. 

Tani nese nuk e kupton edhe kete qe po te them por do te vazhdosh te flasesh dhe te besh sikur nuk po e kupton se cfare po shkruaj, duke me folur per ekonomi dhe investime dhe riinvestime dhe zhvillime makro ekonomike... une ketu jo se nuk i kuptoj ato qe shkruan ti, por ato thjesht nuk kane asnje lidhje me vjedhjen me thyerje me force. 

Per kete vjedhje naten me ane te thyerjes fizike te tuneleve te Krrabes eshte akuzuar Ilir Meta, por ne fakt eshte denuar nje fshatar te cilit i jane gjetur rreth dy kg flori te groposura ne aren e tij. Ky fshatari ka bere dy tre vjet burg, por tani eshte liruar! Ndersa i gjithe thesari i shtetit eshte zhdukur!

Tani u lodha me kete lloj shpjegimi, dhe po pres me padurim qe te thuash "Tani e kuptova", dhe mos te flasesh prap per makro ekonomine, sepse per kete teme do te shkruaj nje artikull tjeter dhe mund te flasim gjate per termat financiar dhe zhvillimet ekonomike te vendit tone. 

Gjithe te mirat

Beni

 Saktesisht edhe sot e kesaj dite nuk dihet se sa eshte sasia e vjedhur, sepse asnjehere nuk eshte bere nje transparence e plote e kesaj grabitjeje.

Thesari i Krabes sipas wikit  eshte vjedhur ne 1997 dhe eshte zbuluar ne 1998 !! Eshte gjetur vetem 367 kg, ar ! Te denuarit jane :

 

Arian Bishqemi: 7 vjet (ka mbaruar dënimin)
Blerim Haka: 3 vjet (ka mbaruar dënimin)
Pellumb Dalti: 6 vjet (ka mbaruar dënimin)
Enver Hyka: 8 vjet (ka mbaruar dënimin)
Ahmet Hyken: 4 vjet (ka mbaruar dënimin)
Genci Lamçe (I dënuar në 2008)
Astrit Lamçe (I dënuar në 2008)

__

N vitet `e arta ` 1997  jane thyer dhe vjedhur me 10 depozita te arkave te kursimit ne disa 10 ra qytete, por kjo e Kerrabes eshte maja ! Ky viti eshte viti i references  qe duhen hetuar, them duhet hetuar keshtu per qef se ne fakt asnjehere nuk ka per tu hetuar , qysh ketu fillojne pislliqet , pasurite, e vena te  shume njerzeve potencialisht te rendesishem ne politike, dhe biznese sot !

Faleminderit per saktesimet.

Puna eshte se une shkruaj per vjedhjen  e shekullit, dhe Pjeri me flet per fonde investimesh dhe makro-ekonomi! A di te lexoj shqip ky z. Pjer? 

Cili jeni ju z. Pjer Thomas?

Cili jeni ju z. Sorge?

Interesante kjo vjedhja e thesarit, te Krabes ! Ne bote Thesari ruhet nga shteti me police, me forca speciale, teknologji te larte sigurimi, sekret, nga vjedhsit grabitsit qe jane po aq te sofistikuar, Ndersa ne Shqiperi historikisht dem  baba dem,  thesari vidhet nga shtetaret ata qe i kane celsat e Kulles  !

Paradoks i madh ky !  Dhe hajde pastaj te  flasim per integritetin europian, te shoqeruar me kuponin tatimor te biznesit te vogel e te madh ! smiley

__

Ca bohet kshu ? !!

Vjedhja e thesarit te Krrabes

Me ardhjen e Partise Demokratike ne pushtet vendoset qe thesari i shtetit, qe per 50 vjet qendroi ne tunelet e Skraparit, te zhvendosej ne Krrabe, aty ku ne vitin 2000 ndodhi edhe vjedhja e pare publike e thesarit.

 

Ne kuvend lideri demokrat Sali Berisha akuzon hapur qeverine per vjedhjen e thesarit te shtetit. Berisha kerkon doreheqjen e Ilir Metes dhe Guvenatorit te Bankes Shkelqim Canit.

Ish kryeministri Ilir Meta pas akuzave te njepasnjeshme te opozites, kerkoi qe te evidentohet gjendja e thesarit. Rezultoi se vlera e arit qe mungonte ne thesar, ishte e barazvlefshme me 2 milion e 800 mije dollare.Ish kryeministri Ilir Meta deklaron se qe nga viti 1997 nuk ishte kontrolluar gjendja fizike e thesarit dhe deri atehere askush nuk kishte pse te dyshonte se thesari ishte grabitur

. Meta shprehet se nuk e kuptonte se nga e dinte Partia Demokratike qe thesari ishte prekur apo grabitur. Sipas ish kryeministrit Meta, ky thesar ishte cenuar ne kohe te ndryshme dhe ne te njejten menyre, dhe ka filluar shume perpara vitit 2000. Meta thote se te dhenat te çojne ne vitin 1997.

Pas zbulimit te shumes se vjedhjes, hapet dosja thesari. Prokuroria ushtarake nis hetime mbi autoret e vjedhjes se thesarit te Krrabes. Akuzohen pese banore te fshatit Krrabe. Tuneli i fshatit Krrabe, ku ne vitin 2000 ndodhej thesari, sot ruhet dite-nate nga forcat e gardes.

Prane ketij reparti ushtarak nuk mund te futet askush pa lejen e Ministrise se Rendit. Enigma e vjedhjes se thesarit ne vitin 2000 vazhdon te mbetet e tille edhe pas 6 vjetesh. Nuk ka asnje pergjegjes per grabitjen e thesarit, qe ruhet ne tunelin e Krrabes, dyert hermetike te te cilit mund te hapeshin vetem nepermjet nje kodi te veçante.

Media

 

Beno, lexova dhe ate qe kishte sjelle Ilir-Jani ketu, edhe ate te Wikipedias per arin e Krrabes, dhe fillova ta plotesoj ter tabelen me puzlet e mbetura smiley Mesa kuptoj, mundet te kene futur duart aty, shum duar. Ti thua qe eshte akuzuar Ilir Meta, dhe e kam lexuar kete artikull, por pergjigjen e tij nuk e di, se une nuk jam shum ne korent se ç'thote njeri e tjetri atje, se nuk jetoj atje. Une kisha krijuar pershtypjen se ata do te kishin bere noi levizje ari, siç bejne shtetet, bankat kendej, per te justifikuar nje/disa investim/e. Jane veprime/makinacione te njohura keto ne makro-ekonomi. 

Ti thua se vjedhja eshte bere me thyerje me force. Besoj se nuk eshte Meta nga keta, kjo duket si pune hajdutesh ordinere, por jo pune politikanesh te lidhur me financiere. Megjithse nuk perjashtohet mundesia qe gjate kontrrollit, verifikimit te arit te mbetur dhe transportimit ne nje vend tjeter, te kete futur duart Ilir Meta, po perse, mos harro se aty ka nje ekip te tere shoqeruesish e verifikuesish, keshtu qe nuk bie poshte teza ime, noi bankier se bashku me Ilirin kane bere veprime/makinacione te metejshme me pjesen e mbetur. 

Megjithate ketu ka nje mister, nje lemsh, qe duhet zgjidhur. Ti vete si mendon, pse akuzohet ai. 

 lind nje pyetje, pse e vodhi floririn, perse, cili ishte motivi. Pse. 

Mbase kane qene stoqe, duhej bere inventari, si magazinier qe je kaq gje duhet ta dish,p.s, p.d, c'fare filmi po shikoje para se te fikje kompjuterin Pjer!!!

Vdes per Skraparllinjte mo smiley

Ata nuk ngjajne me masonet, ata jane "masonet" shqiptare (ne thonjza pra). Nje largim i tyre i menjehershem nga skena e pordhitikes shqiptare sjell nje boshllek, ndaj do te ishte i demshem, sepse mund te sillte forca ekstremiste te te gjitha ngjyrave ne fuqi! Kjo eshte e keqja e ketij vendi, qe edhe per disa dekada mafia kombetare dhe ajo e huaj (sidomos ajo turke, e pas saj me pak ajo italiane, greke, deri diku edhe gjermane dhe e disa vendeve te tjera lindore) do ta zoterojne kete vend. Nese arsimimi do te vazhdoje ne kete renie, sinoptika duket e trubullt edhe per te ardhmen. Ne kete rast, edhe pas trazirave gjeo-politike te kohes e te se ardhmes, serish nuk mund te shpresojme se ky lloj drejtimi mafioz-shkatrrimtar do te zhduket! E po te kemi parasysh eksodin masiv ne Europen perendimore, cfar i lidh ato vende me fatet e veshtira te tyre per momentin, fati i Albanistanit do te vazhdoje per nje kohe te gjate i mjerueshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).