Nju Jork, 20 nëntor - Beogradi dhe Prishtina shkëmbyen akuza të ashpra në debatin e zakonshëm për Kosovën të zhvilluar të enjten pasdite në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, raportoi “Zëri i Amerikës”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u përplasën sidomos rreth çështjes së kandidaturës së Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, një votim që përfundoi me dështim për Prishtinën.

Në komentet e saj, zonja Çitaku, vendi i së cilës këtej e tutje do të përfaqësohet në këtë debat në nivel ambasadori, akuzoi Serbinë për fushatën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, duke e quajtur këtë fushatë “shumë brutale, të pandershme, faktikisht të pasaktë dhe madje raciste.”

Nga Serbia, tha ajo, u përdor gjuha e urrejtjes e një niveli të paparë dhe të papranueshëm.

Ministri i Jashtëm serb i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur agresive komentet e ambasadores. Ai tha se zyrtarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm me gjuhën që përdorin. Zoti Daçiç gjithashtu e quajti të papranueshme pezullimin e marrëveshjes me Kosovën nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë.

Ai tha se Serbia e do dialogun me Prishtinën jo sepse Kosova është e pavarur, por për të zgjidhur çështjet praktike mes dy palëve.

Ambasadorja e Kosovës, u përgjigj se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo nuk do të ndryshojë. “Sa më shpejt ta kuptoni këtë, - tha ajo, - aq më mirë do të jetë për Serbinë.” Përsa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, zonja Çitaku tha se “ne nuk do të kërkojmë lejen tuaj për të ushtruar të drejtën tonë.” Herën tjetër, tha ajo, Kosova do t’ia dali të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Në debatin me tone të ashpra, ambasadorja e Kosovës i bëri thirrje Serbisë të mos ndryshojë, siç tha ajo, “faktet e historisë.”

Para kësaj, dy përfaqësuesit shprehën pikëpamjet e tyre për dialogun mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm serb kritikoi Prishtinën se sipas tij “ajo nuk respekton marrëveshjet dhe detyrimet që merr” dhe se nuk ka ndërmend për ta bërë më të mirë jetën dhe të drejtat njerëzore të serbëve në Kosovë.

Daçiq tha se kushtet politike, sociale dhe ekonomike në të cilën jeton komuniteti serb në Kosovë vazhdojnë të jenë shumë komplekse. Ai tha se Serbia pret që bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja në veçanti, të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ndërtimin e besimit, i cili, theksoi ai, është baza e vetme solide për të siguruar një jetë normale për të gjithë në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se përpjekjet e njëanshme, të tilla si kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO janë hapa në drejtimin e gabuar dhe dëshmojnë për mospërfilljen e marrëveshjeve të arritura, siç ishte rasti i pezullimit të marrëveshjes për krijimin e asociacioneve në komunitetet me shumicë serbe.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Çitaku, tha se udhëheqësit në Kosovë përballen me shumë pyetje nga njerëzit dhe nga partitë politike lidhur me vlerën e dialogut, ndërsa Serbia vazhdon të ndryshojë qasjen e saj në varësi të rrethanave.

Në Kosovë, tha ajo, ka një trysni të fortë publike për të justifikuar angazhimin e qeverisë në dialogun me Serbinë. Vendimi i Presidentes së Kosovës për ta kaluar çështjen e asociacionit të komunave serbe në Gjykata Kushtetuese, do të krijojë qartësi, tha zonja Çitaku, e cila shtoi se duhet lejuar që Gjykata të bëjë punën e saj dhe të vlerësojë kushtetutshmërinë e marrëveshjes.

Zonja Çitaku tha se nganjëherë debati politik në Kosovë mund të jetë i ashpër, por askush nuk duhet të ketë dyshime për angazhimin e vendit ndaj vlerave dhe idealeve euroatlantike. E ardhmja evropiane e Kosovës është e pakthyeshme, tha ambasadorja.

Ajo kritikoi Serbinë se po e keqpërdor Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke u përpjekur të përhapë idenë se statusi i Kosovës nuk është i përcaktuar dhe se pavarësia është e përkohshme.

Zonja Çitaku tha se nuk është e nevojshme që Këshilli i Sigurimit të mblidhet çdo tre muaj për të përsëritur të njëjtat qëndrime të vjetra.

Në seancë folën edhe përfaqësues të vendeve të tjera anëtare. Përfaqësuesi i SHBA tha se gjendja në parlamentin e Kosovës është shqetësuese dhe bëri thirrje për ndaljen e dhunës. “Ne, - tha përfaqësuesi i SHBA, - kërkojmë që qeveria e Kosovës ta zgjidhë këtë gjendje dhe të mos lejojë asnjë aktivitet kriminal në institucionet e saj demokratike. Populli i Kosovës pret që përfaqësuesit e tij të zgjedhur të kthehen në parlament menjëherë”.

koha.net

24 Komente

A nuk do te ishte mire, qe te ndigjohej edhe zeri i atij Besnik Pula, se mir zerin tone nuk duan ta ndigjojne. 

sebia do ta riktheje perseri nen sundimin e saj kosoven, nese kjo nuk bashkohet me shqiperine. keshtu qe kot e ka me unesko-n dhe matoshizmat e tjera.    kjo do te ndodhte nese kishim nje shqiperi  qe te kishte te pakten 10% te kombetarizmit serb.   shanset ,tani per tani, me kete nivel evgjiterie qe kemi jane 30-70 per  rimarrjen e kosoves nga serbet.

Vlora living up to her name...

Përsa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në UNESCO, zonja Çitaku tha se “ne nuk do të kërkojmë lejen tuaj për të ushtruar të drejtën tonë.” Herën tjetër, tha ajo, Kosova do t’ia dali të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Vlora nje femer shume e bukur ! Bravo !

Kosova nese nuk fiton luften kunder varferise dhe korrupsionit do ta humbi lirine , ne se nuk lufton ekstremizmin islamik, do ta humbi lirine ! Ne se nuk investon ne edukimin dhe arsimimin e qytetareve te vet do ta humbi lirine ! Shumica e kosovareve nuk dine shkrim e kendim  te gjuhes shqipe letrare dhe dialektike !

vrej mer punen tate te fitosh ndonje lek, ne lere kosoven.

shut up you little  insect !

lol As insect s'di ta shkruaje ne anglisht por e shkruan "inseckt". Beji edit shpejt tani. haha Sa duket qe ska asnje kontakt me anglezet, pervec social workers. Te tjeret rrotull vetes duket qe i ka njerez aq te ulet dhe qe i krijojne nje jete aq te mjere sa detyrohet te rrije gjithe diten neper internet duke vene foto nga minierat e kines gjasme sikur jane ne shqiperi, qe tia vere fajin vendit per deshtimin qe e ka bere te jetoje si kategoria me e fundit e qylaxhinjve.

per inerci !

 e korigjova,smiley po mos me shiko qimen mu, ti, shiko veteb tate  ti edhe shqipen e shkruan me gabime pale anglishten ! smiley

Se mos e ke jeten me te mire edhe ti a derebardhe, ia lujte fene internetin. Shko zer ndonje dashnore dhe lere liveleak-un

kapitalizmi e ka dhi jeten kudo, edhe ne shqiperi po ashtu. kalamajt e sotem rriten te mbyllur neper shpija. jane po aq kot, sa ata te perendimit. 

vetem klima, eshte me e mire ne shqiperi. ka me shume diell se ketej nga veriu i europes. ka po ashtu me shume popullsi rurale, qe i jep jetes sidomeqene me shume vitalitet. 

Po prandaj i thashe Shkabes, qe mos merret me te tjeret qe rrine ne internet, kur gjithe diten rri vete. Dhe rri merret me anglishten e te tjereve, kur shqipen e vet e ka berrnut, madje donte te na mesonte shqipen neve qe na ka dale djersa e b...allit duke u marre 20 vjet me kete gjuhe. E pse, se jena refugjote per Shkaben, keshtu qe me rregull treshi nuk dime shqip.

Argendis, seriozisht. Sa une ta kesh shqipen ti, do te te rritet IQ dyfish. Ta them pa tallje kete. Hiq emigrantin, ju te tjeret s'me afroheni as per shqip, as per anglisht. Kudo qofshi me banim.

Shkabe,ta mbeshtes seriozisht,po si e provon ti qe ti e di shqipen ose anglishten me mire se une.Dhe me sill linkun (se liber e di qe nuk ke prekur me dore) ku flitet per lidhjen e shqipes me IQ-ne.

U qafshi hallin kalamajve ketu se mblidhen akoma luajne me c'te munden, qofte me figura te shkallet e pallatit, qofte me top midis pallateve te reja, qofte ne stervitje, qofte ne dyqanet playstation. S'eshte se jetojne me xhihadiste, refugjate apo pedofile per komshinj qe te rrine aq mbyllur sa andej. Komshinjte ketu jane me taban, jo si andej. Njihen baballaret e gjysherit qe para femijeve. Dhe po qene te sapoardhur, do ta gjejne se s'ben nje te njohur te perbashket.

smileysmiley Shkabe, problemi nuk je ti, per Zotin e kam seriozisht. Problemi eshte se ju jeni shumica, 

smiley 

Dhe morrat qe u qepen te tjereve ne kete faqe jane shume. Ka nje arsye qe ka ikur per shele dhe keni mbetur ju me te rrotkarizuarit ketu. smiley

Njihen baballaret e gjysherit qe para femijeve. Dhe po qene te sapoardhur, do ta gjejne se s'ben nje te njohur te perbashket

e kam parasysh kete lloj organizimi / bashkepunimi te te ardhurve ne tirane. Fshatra a zona te tera qe terheqin nj-tj. ne kryeqytet dhe strehohen prape afer nje-tj., ne lagje te tyre si te thuash, duke ruajtur te njejtat lidhje sociale, te njejtin rrjet e hierarki nderveprimesh. Dhe pershtatjen me kryeqytetin e bejne se bashku. Eshte zhvendosje e komunitetit ne bllok ne nje hapesire te re ekonomiko-sociale sh. me e dendur & ashper. Garanton siguri per mbrojtje e mbijetese ne tranzicionin e pershtatjes.  Kam mendimin se eshte nje menyre e shendetshme sa i takon te tjerave gjithashtu.

Keto qe thua ti ketu perfaqesojne pjese te vlerave te ketyre komuniteteve. Si duket, me pragmatizmin dhe instiktin ekonomik  qe i karakterizon ato kane mundur te stabilizohen goxha tani  (gje per te ardhur mire kjo, sepse eshte fitore mbi varferine dhe degradimin social) dhe ka ardh koha te afirmojne vlerat e veta. Ne kushte te sigurta ekonomike, e kuptueshme qe tashti i vjen radha afirmimit te vlerave qe ju kane sjelle suksesin. Dhe e kuptoj shume mire fjalen tende. Madje edhe i perkrah gjerat qe keni arritur, me menyren si i keni arritur. Une besoj se e meritojne te perkrahen dhe te afirmohen ne pergjithesi sepse nuk eshte gje e vogel, sidomos ngaqe e arritur me zotesine individuale njerezore te secilit, brenda kufijve te admirueshem humane.  

Vecse ka nje dallim midis kesaj qe sapo thashe dhe hapit tjeter qe do te hedhesh ti duke folur ketu per te mbrojtur ate qe me te vertete te takon. Eshte dicka tjeter dhe mendoj se ky hapi ka te beje shume me ngritjen permbi pragmatizmin qe ju ndihmoi deri tani. Dhe duhet tejkaluar njecike mendoj. Kete kisha te thosha. Fola pa paragjykuar, besoj e kupton kete. 

ps. nje pyetje, c'ne qe hape muhabetin e kalamajve, se me duket nuk e pashe gjekundi mesiper.

Vetem gjysmen e problemit tregova shkabe, ate te Shqiperise, se problemi tjeter, ai i ppu-se, eshte qe ti je minorance ketu. 

Sa duket qe ska asnje kontakt me anglezet,

Pse po te rrish me anglez di te shkruash mire ?!! smiley thuaj po te lexosh me shume anglisht do te shkruash me mire, o qyp !

zemra ..sa capkene duket ?

 

se nuk pata ngen ( as qjefin) ta percjell , A e lexoj apo te mesuar permendesh e tha kete shpehje, barbi-e ?

Bravo mi Vjosa/ S'ka faj Serbia, qe shet pordhe, bene genocide e pastrime etnike, filluan te gjitha luftrat ne Ballkan dhe jane shkaktar per fillimin e te pakten 1 Lufte Boterore, dhe kur vje puna tani bejne si viktima. Nderkohe qe BE-ja i perkedhel ne qafe.

Nga fushata e Srbise ne Unesko e vume re qartazi tonet e peshtira dhe raciste te perdorura ndaj popullit dhe qeverise se Kosoves. Gjate kesaj kohe u fol per "viktimizim" te Serbise dhe se si qenkan shkaterruar Kisha Serbe, nderkohe qe Serbia vet e filloj lojen e prishjeve te objekteve te kultiti duke shkaterruar mbi 5oo xhami, kulla qindra vjecae, pazare te vjetra, banesa etj ne Kosove. 

Nderkohe Kosova merret me vezet e tymuese. Ca ti besh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).