Zbardhet raporti i KLSH-së për shkeljet në Ministrinë e Mbrojtjes. Tenderi për blerje, furnizim, instalim e vënie në punë të sistemit të integruar të hapësirës detare, ka shumë probleme. Dëmi, qindra mijëra euro

Sistemi që do të kontrollojë hapësirën detare shqiptare, është blerë dhe po vihet në punë nga një dyqan celularësh në Tiranë! Megjithëse ushtria shqiptare është në NATO prej vitesh, ku kërkohen sisteme të teknologjisë së fundit, pasi u duhet që të monitorojnë të gjithë territorin, ujor, tokësor e detar, Ministria e Mbrojtjes ia ka dhënë këtë tender një dyqani të thjeshtë që shet celularë. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka bërë një audit të plotë në ministrinë që drejtohet nga Mimi Kodheli, teksa ka gjetur parregullsi edhe te tenderët për blerjen e helikopterëve, për rikonstruksionet etj. Në raportin e KLSH-së shkruhet se tenderi për të rregulluar ministrinë u fitua nga një firmë pastrimi, e cila kishte si punëtorë vetëm “fshesarë”.

Duke u ndalur te tenderi për hapësirën detare, raporti i KLSH-së, një kopje e të cilit disponohet nga gazeta “Shqip”, thotë se pajisja që do të instalohej në brigjet shqiptare është zhvilluar në vitin 2014 dhe ka pasur një vlerë 1 milion euro. KLSH-ja thotë se ky tender ka pasur shumë probleme.

Në dokumentin e KLSH-së, që mban datën 30 shtator të këtij viti, ministrja Kodheli është vënë në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti apo edhe masat që duhet të merret, në vijimësi apo urgjente. Tenderi, thuhet në raport, është konsideruar si i “klasifikuar”, ndërkohë që një tender i ngjashëm pak vite më parë, është bërë “i hapur”. Mësohet se tenderi ka skualifikuar kompaninë amerikane “Lockheed Martin”, kompani që e ka ndërtuar këtë sistem dhe që do i jepte më shumë garanci e besueshmëri vijimit të punimeve aty.

“Normalisht, AK-ja ka gabuar jo vetëm te procedura e ndjekur, por dhe në përzgjedhjen e firmave pjesëmarrëse. Normalisht, tenderuesit duhet t’i bënin ftesë, në veçanti kompanisë ‘Lockheed Martin’, që e ka ndërtuar/vendosur në punë këtë sistem, si kompani e cila jep më shumë garanci e besueshmëri dhe e ka ofruar këtë shërbim më parë për rreth 220 000 USD ose rreth katër herë më pak sesa vlera aktuale e tenderuar.

Tenderuesit janë shprehur se për çmimet e artikujve objekt tenderi, u është referuar katalogëve të ‘Gem …’ Itali, por ky moment nuk është i vërtetuar në dokumentacion. Tenderuesit kanë pranuar/zbatuar çmimet e propozuara nga firma ‘Ideal-Tel’ fituese e tenderit, me të cilën në vazhdimësi ka pasur probleme për çmimet dhe afatin e përfundimit të kontratës”, thuhet në raportin e KLSH-së, e cila thotë se ky tender ka shkaktuar shumë probleme, pasi edhe nuk është mbyllur. Mësohet se kompania fituese ka vonuar në zbatimin dhe dorëzimin e punimeve, vonesa për të cilat KLSH-ja e detyron këtë operator të kthejë mbrapsht në formën e dëmshpërblimit një shumë prej më shumë se 4 milionë lekësh.

Ndërkohë, dy ditë më parë, KLSH-ja paditi 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime me disa tenderë. Vlera e abuzimit shkon në 942 mijë euro. Krahas pajisjes për kontrollin e territorit ujor, ka probleme edhe tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, që e ka fituar një firmë pastrimi, punonjësit e së cilës rezultojnë të jenë “fshesarë”. Me probleme ishte edhe zbatimi i kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me pesë helikopterë të mesëm shumërolësh”, kompanisë fituese i janë likuiduar katër kite me vlerë 3 458 142 euro, ndërkohë që vlera e katër kiteve sipas dokumentacionit të bërë hyrje është në 2 764 348 euro ose 639 794 euro më pak.

16 Komente

Gjene mire , mund ta kontrollonin dhe nga  dyqani Fruta Perimeve ,kush.........

Mund te ndodhte qe edhe tenderin e helikoptereve t'ja kishin dhene nje dyqani lodarash.

pse jo Ballist Morines smiley ?

Ai te pakten e ka tregu veten se di te ngreje dicka ne fluturim. smiley Po edhe ndonje vinç e ka komanduar, keshtu qe .....

Djema dhe vajza, megjithse vetem dy komentatore qenkan siper smiley une nuk e kuptova mire perse behej fjale, se vertet ministria e Mbrojtjes e ka nen administrim detin, por jo plazhin, reren,  se rera, plazhi, eshte nen administrimin e bashkise apo komunave (neper fshatra). 

Rrofsh  alke  per informacionin, tani e kuptova, se artikulli i Peshkut fliste shum por nuk sqaronte gje. 

Mashtro mashtro se dicka ngele ja kjo eshte motoja e PD qe vetem leshon bajga e smban as me te voglen pergjegjesi per ate qe thote. Por me keqe akoma te njejten moto po ndjekin dhe mediat. Kjo kompania paska fituar tenderin dhe ne 2011 me minister Imamin. Ta fusim ne burg atehere. 

mesa kuptova une nga kjo histori, ai dyqani i vogel, paska pas specialistet e duhur te radarve, e ndoshta edhe mjetet llogistike per ate pune, keshtu qe une nuk shoh noi tragjedi, noi drame ketu. çdo shtet, organizate, kontrakton ate qe i duket si me i miri dhe me i liri. 

s'duhet harruar edhe nje gje, se sot industria i prodhon paisjet me nje jet-gjatesi te kufizuar, ku ti pas 5 vjetesh psh, ose duhet ta hedhesh poshte e te blesh te re, ose duhet te therasesh specialistin, apo ta çosh tek ai.  i kan ra lapsit specialistet, ndryshe falimentojne fabrikat dhe njesit riparuese. 

Po normal o Pjer qe ka specialistet e duhur. Po meqenese detajet dhe vete tenderi eshte sekret pjesmarresit jane kamufluar si shitsa celularesh apo teknike televizoresh.

Cjane keto idiotesira qe flet me, kur e bente tenderin Imami i PD  cdo gje ishte shume ok, kur e fiton e njejta kompani po ne kohen e PS nuk eshte ok po quhet korrupsion. Se kuptoj kete llogjike, apo pate qe bete autogol dhe se mbuloni dot mutin me shurre. smileysmileysmiley

Po dhe Imami ishte aktor qe lunte ministrin e mbrojtjes se ashtu e donte puna, ndersa komisioni i vleresimit te ofertave ishte trupa e estrades e repartit kundrajror ne fshatin Bobocicë. Kshu behen keto pune ne shqp. Ku eshte problemi ketu????

Nuk e kam idene per cfare behet fjale, por me lejo nje sqarim te vockel, nga sa e kam lexuar, Vlonjati nuk eshte nga keta pallat, kapo, lefty e kido, si e ka ai roboti qe shkruan nga zyrat e RD-se.

去他媽的自己 smiley

Dyqani I celulareve eshte si dyqani Flora smiley

Prap per ca e zeza eshte e bardhe dhe anasjelltas, nderkohe qe ujku ben kerdine...nuk eshte argument qe me kete firme e ka bere edhe Imami. Argument mund te jete qe kemi bere ftese edhe Lockheed Martin, kane ofertuar me lart, dhe kemi perzgjedh kete dyqanin e celulareve...per sa kohe kjo nuk ka ndodhur, per sa kohe e njejta pune nje vit me pare eshte bere ne 1/3 e cmimit nga nje multinacional, per sa kohe nuk na thuhet ne 2011 kjo kompani e ka fituar vetem apo me Joint Venture me ndonje kompani te huaj, Mimi jo ka vjedh dhe eshte e implikuar direkt ne transportin e deoges me aeroplane dhe gomone, por ja ka QR Shqiperise dhe shqiptareve...ata qe nuk kane sy per ta pare, ska gje se nuk jane as te paret e as te fundit ne kete vend qe Shqiperine e kane nje LOPE per ta mjelur me shpresen qe nuk do behet shterpe edhe persa kohe i kane duart tek cica e saj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).