Është fakt pranuar se problemet kaq të mprehta për kombin dhe çështjen kombëtare kanë bërë që në shkencat shoqërore asnjë teori nuk ka qenë në gjendje të shpjegoj plotësisht shfaqjen në histori të kombit të nacionalizmave dhe të zhvillimeve dinamike të tyre. Ndoshta jemi i vetmi komb që me realitetin e sotshëm nuk po konformohemi. Edhe sot po vazhdojmë t’a shikojme jetën me nje pikpamje  të vjetër nën prizmën e koncepteve që i përkasin vetëm të kaluares së popujve. Ende nuk jemi në gjendje t’u përshtatemi rrethanave që ka krijuar e po vazhdon të krijojë në ndërtimin e nje rendi të ri europian. Po ndjekim rrugën e dikurshme të egoizmave meskine, të miopise krahinore, të shërbimit vetëm të vetvetes, të kënaqësisë se ambicieve personale dhe të lakmive të ulta. E mira vetjake, interesi personal, formon ende limitin e veprimeve tona. Gati të tmerrojnë kontrastet e mëdha, që sheh njeriu ne ambientin tonë të vogël, që quhet Shqiperi. Mijera jete zhduken, mijra vlera rrëzohen, për ti lanë vendin krijimit të vlerave të reja. Me mijera janë shqiptarët e mbetur pa strehë, pa bukë në mëshirën e fatit dhe në nje gjendje dëshpërimi të thellë. Dhe ndërsa turmat e mbetura pa shtëpi, pa kafshatën e bukës enden të hutuara drejt errësires, shohim të tjerë që kryejnë spekullimet me të turpshme për te siguruar interesa vetjake.

Ndërsa mjerimet e punëtorit, e nëpunësit, e zejtarit dhe e prodhuesit të vogël që formojnë boshtin e kombit kanë arritur në kulm, të tjerët kanë sy e faqe të ndërtojnë pallate, të bejne jetë luksoze, të bredhin me vetura, të vijojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre për t’i shërbyer shpirtit që i a kanë shitur me kohë djallit. Nuk eshte punëtori i këputur, bujku i zbathët, nëpunësi i degjueshem qe luan solitare dhe emigranti i pa buke, apo studentet qe protestojne pasi asnje gje nuk ju garantohet ne te ardhmen e afert pervec idese per tu larguar nga syte kembet, që formojnë mizerjen shoqerore shqiptare, por janë ata, që nën maskën e një nacionalizmi të gënjeshtërt kanë vazhduar dhe po vazhdojnë gjithnje t’i shërbejnë vehtes së tyre. Nacionalista sot dhe nacionalista mot, vetëm sa për t'u dukur dhe vetëm sa për të fshehur qëllimet e vërteta të nje egoizmit sa primitiv, kaq edhe të demshëm qe mund te bej cfare do lloj pakti te ulet dhe te pamoralshem per te qendruar ne nje pushtet te kalbur, ne nje sistem te copetuar deri ne palce nga interesat shume te uleta qe flejne ne skutat e ambienteve te pandricuara dhe neper buzeqeshje individesh te kamur qe vazhdojne dhe drejtojne nje sistem pa vlera.

 

Marre shkas te hedh kete pikepamje timen, duke pare protestat e fundit te studenteve te cilet kishin shfaqur parrulla te se majtes radikale para Kryeministrise.

Mos ndoshta ka ardhur kohe e nje "revolucioni" ne bindje dhe ne thelb i shtyre nga nacionalizmi ekstrem i majte? A eshte e demshme nje fryme kaq ekstremiste ne nje brez te paformuar teresisht nga ana ideologjike qe mbart me vete iluzionin dhe shpresen qe mund te ndryshojne gjithcka me revolten e tyre?

33 Komente

Shkencat shoqerore? Populli i shkrete sot diskuton ushqimin, skam deshiren me te vogel te hap debat megjithse eshte intigruese tema ne fjale..

Po e shtroj pak me ndryshe;

Nga brezi 90 i djathte i cili krijoj frymen e re ideologjike,pas 25 vitesh po kalohet drejt ekstremit tjeter ne nje menyre krejt te pavullnetshme ashtu si dhe qellimet e atyre pankartave me simbole nacionaliste radikale te majta..Ju shikoni ndonje gje shqetesuese ne botekuptimin e ketij brezi ne pamje kaq snoob dhe te painteresuar por qe mbartin me vete gjitge keto lloj metaforash radikale qe po shfaqin krye..A thua te kete deshtuar gjithe ai brez qe me moshen i bie te jene prinderit e ketyre studenteve apo fshihet ndonje dore manipulese nen ato pankarta..??

Mos te lutem vetem revolucion i majte jo.

Sa per nacionalizmin ai eshte "jashte mode": Mjafton patriotizmi.

Nuk mendoj se menyra eshte e pavullnetshme, madje jam i bindur se po manipulohet ca si shume, sa per brezin e sotem te ri, ahaa, regresi eshte i pandalshem per fat te keq

po cekstrem i majte proteste, kur ekstremi i majte eshte ne qeveri vete

I riu si veriu, kan pas thon te vjetrit. Keshtu qe edhe demostratat qe jane shfaqur e do te shfaqen, do te kryhen nga te rinjt, keshtu ka qen e do te jete gjithmon. Kur keta te rinj te vijne ne moshen tone, do te thone; E sa budallenj kemi qene, e do verejn per noi jete te qete, per noi gote e tavolinen plot smiley 

Asnje e keqe nuk i vjen nje kombi nga nacionalizmi, sidomos nje kombi si Shqiperia, te rrethuar nga cakenj te semure shoviniste. Ketyre cakejve ju vijne ne ndihme dhe nje turli globalistesh, majtistesh e internacionalistesh te huaj, qe sa here qe liderat shqiptare hedhin ndonje hap pozitiv ne favor te interesit kombetar, i cilesojne nacionaliste.

Shoqeria shqiptare, kur te kuptoje qe duhet te bashkepunojme me njeri-tjetrin, te leme vetem te fismit dhe te mencurit dhe edukuarit te drejtojne, vetem atehere do perparoje. Por ne Shqiperi, jane te gjithe bythe te zgjuara dhe i kercejne ne gryke njeri-tjetrit, duke anuluar gjithe ate vitaletitet te natyrshem qe karrakterizon shqiptaret, ose duke e perdorur vetem per interesa personale.

Ncncn. Ca behet keshtu!

Do robi me lexu ndonje gje nga Shqiperia, lexon robi vrere dhe mllefe pa pike kuptimi.

Po mire mer cuni/goce e ke ndopak idene kur flet per te majte ekstreme nacionaliste? Ah cfare muhabeti.smiley

Jam shume kurioz te di kendveshtrimet dhe pikepamjet e tua rreth kesaj teme pervec perkatesise sime gjinore qe nuk mendoj te jete fari ndricues i ngjarjeve qe ndodhin nga Shqiperia

Mu as me intereso fare gjinia jote. Mos i jep vetes. Te thashe cun/goce s'e s'desha me te prish qejfin.

Tani nese do mendimin ti, po te them qe kjo qe ke shkruar ti ka nje doze te larte papjekurie dhe mos-njohurie te asaj qe do te shpjegosh. Mbeshtjelle kjo dhe me nje mllef personal vocerrakesh, per kete e ate, qe ti e ke perziere ne nje menyre te cuditshme me nacionalizmin. Qartazi i gjithe shkrim i lidhur ngushte me temat e kafeneve. 

E majte ekstreme dhe nacionaliste, teorikisht nuk na kane degjuar veshet ti biri. E majta ka karakter internacional dhe kjo dihet boterisht.

Pastaj se cfare lidhje ka nacionalizmi me mjerimin e Shqiperise, vetem ti e dike. Nuk ka nacionalizem ne Shqiperi. Mblidhni mendjen e mos u merrni me budalliqe. S'na ka prishur pune nacionalizmi ne ne keto 25 vjet, por mungesa e tij. 

Sdq nuk habitem me kete mos-njohjen tende. Eshte sindrome shqiptare kjo. Qe konceptet i shohin si aksesor bukurosh qe thjeshte i vrasin veshin, pa ditur thelbin e tyre.

Fantazmaaaa...fantazma ka thone marksi.

Te falenderoj per kohen qe i kushtove dhe qe hodhe dicka tenden ne kete pikepamjen time.Po te informoj qe pjesa e pare eshte pikepamja ime rreth politike-berjes tash e 25 vite ku ti zoti debris i dhe vetes te drejten per te ikur nga syte kembet ngaqe e kuptoje perpara kohe qe do vinte nje dite e tille.Po them qe po fillon si ceshtje nacionalizmi por qe premisat jane duke pare dhe parashtesen qe kam shkruar mund te kthehet ne ekstremizem dhe qe shqetesohem sepse nje turme te tille energjike mund ta orientosh me pak mjeshteri nacionaliste drejt ekstermizmit qe per mendimin tim nuk ka asnje krahe si ideologji pervec se shkaterrimit ne themel te cdo gjeje e cila ka ne princip vazhdimesine e shendoshe te jetes..!!

Shqiperia nuk ka levizje nacionaliste.

Nese po verehen keto levizje tek brezi i ri,ky eshte nje ogur i mire per Shqiperine.

Sikur të kishte vetëm një çikëz nacionalizëm në Shqipëri, situata ekonomike e shoqërore do të ishte shumë herë më e mirë. Por fatkeqësisht jemi kombi më pak nacionalist në Evropë. 

"Ndërsa mjerimet e punëtorit, e nëpunësit, e zejtarit dhe e prodhuesit të vogël që formojnë boshtin e kombit kanë arritur në kulm, të tjerët kanë sy e faqe të ndërtojnë pallate, të bejne jetë luksoze, të bredhin me vetura, të vijojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre për t’i shërbyer shpirtit që i a kanë shitur me kohë djallit. "

Capaculllik!!!

Pershkrimi jot i Shqiperise eshte i vlefshem per cdo vend ne bote. Nuk shoh ne listen e dukurive qe ti permend ndonje qe eshte e vecante vetem per Shqiperine e qe nuk vlen psh edhe per Austrine (ose USA, Gjermani etj).

Ketu qendron dhe problemi i arsyetimit tend. Ideologjia e majte ekstreme eshte ne thelb internacionaliste pasi dukurite qe ajo tenton te ndryshoje i sheh si globale, jo vecanti te nje kombi. Nje "ekstrem i majte nacionalist" eshte ne vetvete ekstrem i djathte, nacionalsocializem psh ose ideologji te ngjashme.

Tema eshte intersante, e shume pak here flitet per te tilla ceshtje ne shqip-osfere ku mbyt e mbizoteron detaji i te perditshmes dhe batuteshmeria politike. Por, mbase duhet ta sqarosh me mire se cfare konkretisht do te thuash ti mbi kete teme.

Plus ca koncepte sic i ke paraqitur jane per mendimin tim radikale (pun intended), kur p.sh. i atribuon nacionalizem qeverive te tranzitokracise, apo radikalizem protestave te studenteve per universitetin publik. Si dhe, problemi nuk mendoj se qendron thjesht tek kontrasti qe ca kane miliona ca s'kane buke te hane (kudo ka kontraste te tilla) por tek fakti qe ky kontrast ka ardhur si pasoje e korrupsionit dhe padrejtesise mbi kurrizin e shumices, tip tendera mafioze me projekte publike, ndertime me para trafik-droge, etj. 

Ajo qe bie me shume ne sy per keq (te pakten keshtu se largu ku jemi ne) ne Shqiperi nuk eshte ne vetvete niveli i larte i korrupsionit dhe arrogances e mosperfaqsimit te politikes (sidomos qeverive) por fakti qe njerzit durojne kaq shume dhe bejne kaq pak perpjekje/reagime ndaj ketij kanceri qe ka cerek shekulli po i merr frymen. Kur ai popull duron aq shume, do ishte cudi qe te kishte me pak rrumpalle e korrupsion; edhe ne vendet qe sot jane me demokraci e shtet te stabilizuar, gjerat nuk u rregulluar se deshte paria e korruptuar, por se populli nuk i duroi me. Shiko rumunet p.sh., per kontrast aktualiteti (dhjetra mijera protesojne edhe pas doreheqjes se qeverise, se duan ndryshime te sistemit korruptiv, jo vec te heqin nje kancer nga pushteti per nje tjeter) dhe shiko ne shqiptaret qe, hiq studentet e '90, ne 25 vjet kemi bere te tilla protesta vetem kur na humben paret ke piramidat.

Ama nuk ka popuj me ADN inferiore e superiore, ka kontekste e shkak-pasoja. Njeheresh, nuk ndryshohen gjerat as per nje dite, as me mrekullira 1shash. Ajo cka diskutohet me pak neper mediat/blogjet shqiptare eshte pikerisht kjo, konteksti i pergjithshem (pertej te perditshmes shurdhuese) dhe diskutimet se si dilet nga gjendja. Ka mungese te theksuar te vetedijes dhe perpjekjeve (te paqena, ose minimale) te shoqerise civile shqiptare, ndac krahasuar me popujt e tjere me histori te ngjashme, ndac me vetveten. Ne nje vend ku sindikata e grumbullime te tilla s'egizstojne fare, shpresa dhe barra eshte akoma me e madhe per shoqerine e mirfillte civile (jo mjafto-goxhistet).

Ne rradhe te pare semundja ngjitet ne nje pjese,per fat te mire shume te vogel,te studenteve qe jetojne jashte shume kohe per studime.Keta student jane te rinj dhe teper sentimental.Keta shohin rreth e rrotull mizerjen ekonomike dhe shoqerore qe mbreteron ne vendin ku rrojne,impresionohen mallengjehen,zemerohen kunder kesaj padrejtesie ekonomike dhe shoqerore dhe pa ndjere shkakun bien ne gjirin e idese komuniste.

Ne rradhe te dyte semundja ngjitet,ne nje kategori te rinjsh qe kane etje per Ideale.Jane ne moshen e entusiazmit dhe te vullnetit per veprim,kerkojne Ideale energjike rreth e rrotull,nuk i gjejne ose gjejne Ideale boshe(te behesh si Ilir Meta psh),deshperohen dhe si udhe ideologjike gjejne Komunizmin.Keta te deshperuar nga jeta pa ideale jane te derrmuar rende shpirterisht,elektrizohen nga teoria utopike,zgjedhin nje ilac shkaterrues dhe vrases per te shuar etjen e tyre,ne vend qe te qendrojne ne sheshin e Nacionalizmes dhe te luftojne per te me kembengulje.

Ne rradhe te trete semundja ngjitet ne klasat shoqerore qe vuajne nga mizerja ekonomike,ate qe dine ngaqe kane lexuar ,dhe ate qe qe nuk dine por qe kane degjuar te behet fjale te varferit nuk vuajne pasi te gjithe e hane nje cope buke.Eshte kuptimi i trashe materialistik qe formojne klasat e varfera te nje shoqerie.

Kjo eshte nje diagnoze e imja rreth kesaj semundje qe po haset perdite e me shume.Kategoria e pare dhe e dyte,dmth kategorite intelektuale,jane te rrezikshme po te merret parasysh se cfare influence mund te ushtroje ne evolucionin e nje populli intelekti i kthyer ne ndjenje,dmth kategoria popullore eshte me te vertet shume e rrezikshme se mund te behet shkak per mbjelljen e nje mikrobi i cili mund te marxhinalizohet per eksperimente shume te rrezikshme ne te ardhmen e afert te vendit tone.

OK, flm qe e sqarove. Ketu ndahemi ne qendrime; me ngjan se ti e ka hapur temen per te thene qe s'na duhet patriotizma, duke e ngaterruar qellimisht patriotizmen me nacionalizmen ne teme; keto te tjerat qe thua me duken si kashte mbushese e atij argumenti. Lind pyetja (kot per kuriozitet) c'pune te prish konkretisht ty patriotizma shqiptare, cfare interesash te prek ty ajo? Si dhe, je ne gjendje ta degjosh kercitjen e ketij argumenti (qe ben ti) kur artikulohet ne shqip? smiley

Meqe na i permende Evropen si destinacion, etalon e Zot (a thua se evropianeve i kerkuan te behen domosdoshmerisht si amerikanet apo si dikush tjeter, jo si vetja), cdo shtet ne Evrope qe eshte sot nje shtet funksional e me sistem demokratik arriti aty duke kaluar ne nyjen/fazen e dmosdoshme te ndergjegjesimit kombetar, per interesat e veta kombetare, dmth thjesht per interesa te tyre, te perbashketa, jo per ceshtje parimesh apriori apo te tu berit si dikush tjeter. Pra se i interesonte atyre per veten, jo si nje flamur agjit-propist tip "te behemi si Amerika/Evropa" dmth te behemi si dikush tjeter. Bile, shumica e vendeve te Evropes u perfshine ne ato nacionalizmat qe ti mundohesh tia etiketosh shqiptareve, duke i sjelle shume deme te tjereve, perfshi neve qe (edhe) sot na kerkojne te mos ndjekem interesat tona.

Ne fakt, shumica derrmuese e shteteve funksionale ne bote sot jane pergjithesisht kombe-shtete; akoma s'kemi nje model tjeter te provuar nga praktika. Tjeter pune qe pasi ata/BE u bene per vete shtete funksionale, si kucka qe jane, mundohen te na imponojne ne "modernizma" anti-patriotike, me gogolin e gjemave te nacionalizmes, a thua se i beme ne shqiptaret genocidet ne Ballkan (apo Gjermani-Polini, etj). 

Shqiptarve i nevojitet fort nje fryme qe ti ndergjegjesoje per interesat e tyre te perbashketa,  si shtet e si komb, afatmesme e afatgjata. Ndryshe nuk kane/kemi shanse per tu bere shtet funksional e demokratik, alla-Evropian, amerikan apo cdo model tjeter funksional. E sot per mua gjeja me patriotike eshte ndergjegjesimi ndaj kancerit te brendshem mafio-korruptiv qe e mban vendin peng. Keto kovat e ujit te ftohte kunder patriotizmes (si qasja e temes nga ty nuk prishin pune per mendimin tim, jane thjesht pak humoristike; njesoj si te bertasesh ne nje toke te thate troke qe rreziku nr 1 eshte perbytja nga uji.

P.S. Patriotizem = duaje veten. Asgje e lige apo djallezore.

Persa i perket pyetjes rreth patriotizmitsmileyikush ka thene qe"Idete nuk jane si kapelet qe varen jashte ne divan.Smund te themi qe une hy ketu dhe i le jashte idete e mia"Tek neve ngjan e kunderta.Deri ne momentin qe duhet votuar hiqen si patriotet me te medhenj dhe nacionalistat me te thekur dhe kur hyjne ne dhomen e interesave te veta,idete i lene jashte ne divanin e bukur te retorikes.

Jetes shqipetare i mungon akoma ritmi i brendshem.Ritmi qe te frymezoje dhe te udhqeje nje ideal ne keto studente mbi parime baze morale dhe mendore me vlere te vahzduar.Te mos nderrojme vetem faqen e jashte shqipetare po dhe ca me teper,faqen e brendshme.Me kete fryme dhe me keto aspirata do te nisim te ecim dhe te veme perpara rilindjen shpirterore te Kombit.

Duhen qeruar vlerat e ndryshkura dhe myku mendor.Duhet qe ne vend te nje klase e cila drejton me nje nivel zgjuarsie te cekete te drejtojme syte nga nje punim mendor serioz,metodik te disiplinuar per te krijuar nje levizje iderash vertet pjellore.Hierarki te vlerave,Nje Rini burrerore jo te tredhur e cila sherben si kornize fushatash elektorale qe manipulohet qe pa filluar te votoje me justifikimi e punesimit te familjareve te cilet per hir te nje kafshate buke shesin dhe bindjet qe te formojne nje te ardhme te sigurt dhe brenda vijueshmerise patriotike te vlerave me te larta kombetare perpara interesave te klaneve te cilat po shtrine perdite e me shume tentakulat brenda Familjes shqipetare duke frymezuar Anti-vlerat qe shiten si vlerat me te larta te nje ekzistence pa kuptim dhe qellim ne vetvete.

O rober tek ne diskutohet dekriminalizimi i parlamentit (nuk e di a kemi shoq ne kete derexhe), ju thoni jo po ideologjia e nacionalizmi. 

OK, po varet nga pikpamja Tirona, dmth si i qasesh gjese. Per mua thelbi i problemit eshte mos-reagimi i njerzve. Derisa te kete shoqeri te mirfillta civile e elita te cilat te kontribuojne per ndergjegjesimin e miletit e te sjellen nje reagim, cdo gje mund te ndodhe ne Shqiperi, apo ne nje vend tjeter ku institucionet dhe instancat e tjera te shtetit jane ose te falimentuara ose te kapura (media, gjyqesori, etj).

Ne kete kuptim, krimininalizimi i Kuvendit/pushtetit nuk ishte ne vetvete dicka cilesisht e ndryshme nga dukurite e tjera, ishte vetem vazhdimi i metejshem i oreksit dhe arrogances se mafio-politikes. Me cdo skandal publik qe pasohet nga mosreagimi i njerzve, krijohet nje precedent me shume per tia futur me felle atij mileti. Me pas gjeja vuloset nga paprekshmeria e mafio-politikaneve, si dhe nga votat e "sovranit" i cili e sjell njerin apo tjetrin ne pushtet pavaresisht rezymese lume--te-gjate te skandaleve te tilla te meparshme, shpesh me nocione te shpartalluara tip ky eshte our son of a bitch, apo ke tjeter te votojme, a thua se shteti dhe demokracia eshte vetem hedhja e votes, a thua se shqiptaret nuk meritojne asgje me te mire sesa nje pushtet me tipa si Saliu, Edi, e te tjere si ta.

Po qasju si te dush mer Xhib. Merr vesh ti apo jo, ne na dhane me zor pavaresine. Na vune mret gjermon, e vodhen e grine. Kur eshte cu neihere ai milet. Po gjate luftes se u pushtum, e pushtimi gjithmone kundershtohet. Pastaj, hic. Mos ta kishte shit rusi gjithe thesin e lindjes, me shoqen Lenka do ishim sot (une e kam nje dyshim qe osht ne peshksmiley). U ngriten dhe per helmet, nga instikti i mbijeteses. Tashti yxhym per Gjermani, US, Holande e ku te dali. Ja dhe kto studentat hudhin nei veze, qe as vete s'e dine pse e hudhin, me te cilat ceveria bo omlete per xhaguare. Opozita po i mut, po ato surrater ne dac fito ne dac hum. E kane bo si loje nonc, cel e mydh pozite opozite, me Liken qe bo treshin, sido qe te luj. Bojn icik thiatro, jo reforma, jo BE, jo impulsi, kape zogun kape dmth, e maje mrena.

Ndërsa mjerimet e punëtorit, e nëpunësit, e zejtarit dhe e prodhuesit të vogël që formojnë boshtin e kombit kanë arritur në kulm, të tjerët kanë sy e faqe të ndërtojnë pallate, të bejne jetë luksoze, të bredhin me vetura, të vijojnë të përqendrojnë përpjekjet e tyre për t’i shërbyer shpirtit që i a kanë shitur me kohë djallit.

 

 

Mos kapterr Ramiu !!!

Tundimi per t'i bere tekstit nje redaktim gramatikor eshte shume i madh.

Do thoni ju qe njerezit po vuajne dhe ti do te merresh me gramatiken.

Mire mer, mire. Por...

smiley

Duhet t'i gjejme gramatikes nje vend ne piramiden e Maslow
(Masllovit) .

Po. Plus qe piramida vete ka 'gramatiken' e saj e cila, po nuk funksionoi, mund ta rrezoje te gjithe piramiden. 

Duket qarte demi qe ka bere lubonja ne shqiperi. Ne nje vend ku mungesa e nacoonalizmit eshte faktori kryesor i prapambetjes shoqerore,vazhdon te gogolizohet nacionalizmi inekzistent.
Dita kur ne kuvendin e shqiperise do te futet nje parti nacionaliste do te jete edhe dita e ktheses se madhe. Tani per tani vazhdon qeverisja e modelit kacak,ku marrja e pushtetit konsiderohet e drejte per te vjedhur,ndersa populli i hidhet per konsumim supe internacionaliste dhe krahinariste

Kuvendi i Shqiperise ka 25 vite qe na udhezon se duhet te gjenden shqipetare qe te mendojne dhe te besojne qe mund te behemi Inter-Nation pa qene akoma Nation.Te duam Inter-Nation-in pa care koken per Nation-in,per balten tone per Familjen tone..

beje pak me te qarte qendin tend ,se nga nje ane e shikon nacionalizmin me syrin e lubonjes,nga ana tjeter ndihesh e zhgenjyer me internacionalizmin e shtetit legen shqiptar.  politikanet shqiptare jane full internacionaliste sepse e shikojne qe nje qasje e tille  sjell vota.   kjo eshte edhe arsyeja qe  ne shqiperi nuk ka parti te djathta kombetariste.  ka shume arsye qe shqiptareve u gogolizohet kombetarizmi.   me kryesorja eshte ceshtja kombetare shqiptare.  prandaj ka propagande te fuqishme  pro internacionalizmit dhe krahinarizmit,dhe kunder kom,betarizmit.

Në të gjithë Evropën nuk ka popull që i ka punët më keq se shqiptarët dhe në të gjithë Evropën nuk ka popull më pak nacionalist se shqiptarët. E kto janë të lidhura. 

Shkrim me gjysem te verteta e te perseritura mijra here ne shtyp! Gjysma tjeter eshte qe, i ashtuquajturi nacionalizem shqiptar i prezantuar keto vite te fundit, eshte thjesht maskimi i te gjithe matrapazlleqeve, mashtrimeve, korrupsionit, perdhunimeve, shitjeve te pasurise kombetare, etj. c'permban nje liste e zeze, qe po ndodh ne kete vend. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).