Pas ecurisë së dobët në mbledhjen e të ardhurave, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj doganave duke paralajmëruar furtunë në këtë institucion.

Në një takim në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kryeministri i ka kërkuar drejtoreshës së përgjithshme të shkarkojë kryetarët e rretheve me performancën më të dobët, por edhe krerët e departamenteve në drejtorinë e përgjithshme. 

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se, gjatë një fjalimi të shkurtër kreu i qeverisë është shprehur i pakënaqur nga realizimi i të ardhurave për 10-mujorin dhe ka vënë në dukje ecurinë e dobët në mbledhjen e të ardhurave nga ky institucion jo vetëm krahasuar me planin, por edhe me administratën tatimore. 

Zoti Rama ka shprehur mbështetjen e plotë për drejtoreshën e përgjitshme Fagu, por në të njëtën kohë ka bërë përgjegjës për ecurinë e dobët drejtuesit e tjërë më të lartë të këtij institucioni, ndaj të cilëve ka kërkuar masa urgjente. 

Në 9 muajt e parë të vitit, doganat kishin një mosrealizim prej 3.6 miliardë lekësh ndaj planit të rishikuar të buxhetit. Shifrat kanë qenë zhgënjyese edhe për tetorin, ku nga 15.3 miliardë lekë të planifikuara doganat kanë realizuar rreth 13 miliardë. 

Edhe pse një pjesë e arsyeve kanë qenë të lidhura me faktorë të jashtëm si rënia e çmimit të naftës, apo ulja e të ardhurave nga renta, Rama ka deklaruar se përgjegjësi kanë edhe drejtuesit e doganave. Ndaj për këtë ka kërkuar shkarkime masive. 

Burimet i thanë Top Channel se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë dorëheqje, të atyre drejtuesve që kanë performancën më të dobët dhe ndërkohë pas përfundimit të largimeve vullnetare do të nisin dhe shkarkimet. 

Disa nga drejtuesit që pritet të largohen të parët janë ata në doganën e Fierit, asaj të Vlorës por edhe Sarandës, të cilat kanë patur rezultatet më të dobëta gjatë këtij viti. 

Por veç kryetarëve të rretheve, shkarkime do të ketë edhe në radhët e drejtuesve të departamenteve në drejtorinë e përgjithshme, lista me emrat ë të cilëve pritet të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim.

6 Komente

Nje vend demokratik funsionon me rregulla, procedura dhe monitorim te performances, para se te largoje zyrtaret nga detyra. Kjo qe ben ky, ndodh vetem ne mbreterira, ku mbreti thote: "Ligji jam une", ne nje shtet demokratik, kurre nuk mund te ndodhe, qe drejtuesi i qeverise, te largoje nga puna, me nje te rene te lapsit, gjithe zyrtaret e nje institucioni, pas nje vizite-hakerim 2 minutesh.

Mire ben qe i shkarkon; do beje akoma me mire tu hedhe nje sy se si kane ndryshuar pasurite personale gjate kohes qe kane qene ne detyre. 

Nga ana tjeter, ke tatimet psh, kam degju per rroga ke $500-600. E more tjetrin nga Tirana, e cove ne Lezhe te themi. Sikur $10 per te grene e $10 per te fjet ne dite...

Une po flas, si duhet te funksionoje, jo si ja ha mendja dikujt. Persa i perket pasurimit te paligjshem, kush do e kontrolloje vete Ramen per te, apo ai eshte i mbrojtur nga ai infeksion.

Po mire me ato te ardhura qe ka mbledhur, ç'ben. A ka noi gazetar t'ia drejtoj kete pyetje Palloshit. 

Hudhja mer xhaguarve t'i bejne copa. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).