Këtë 20 nëntor mbushen dy vite nga nata fatale që i mori jetën Sokol Olldashit. Në katin e dytë të një apartamenti pranë Ambasadës Amerikane, ndodhet shtëpia e të ndjerit. Sapo futesh në sallon të shfaqet portreti i tij, i realizuar në pikture dhe korniza fotosh të vendosura në rafte. Ai është aty, pavarësisht se jo fizikisht.

Të enjten në mesditë, ndërsa në Kuvend zhvillohej sherri i radhës, por askush nuk u kujtua për ish-deputetin, në ambientet e banesës, gjetëm Astrit Patozin dhe Parid Carën, dy nga miqtë më të ngushtë të Sokol Olldashit.

Entela Resuli e gazetës DITA bisedoi me nënën, Kozetën dhe vëllanë, Ardianin.

“…E përcolla atë ditë në orën gjashtë, i pyeti djemtë për detyrat dhe u largua. Nuk e pashë më. Më mbajnë si grua të fortë, por jam rënduar edhe unë. Nuk duroj dot më. E kujtoj çdo ditë. Më thonë se koha shëron shumë plagë, po për mua nuk është kështu, sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shtohet malli… Ai nuk duhet të ikte përpara meje. E kam peng, duhet ta kisha lënë pas’- thotë me një ofshamë Kozeta Mamaqi, ndërsa shfleton fotot.

Ardian Olldashi, i cili prej vitesh jeton në Gjermani, këto ditë gjendet në Tiranë për dy-vjetorin e vdekjes së vëllait. Nuk ka folur asnjëherë për mediat, por këtë herë ka bërë një përjashtim, për të ndarë në DITA disa kujtime dhe për të rrëfyer atë që ndjen dy vjet pas humbjes së rëndë.

“Kur e mendoj veten të plakur një ditë, përballë një filxhani kafeje, do të jem i dënuar të ndaj kujtimet me veten time. Vëllai është gjaku yt, shoqërues në jetë, pavarësisht çfarë ndodhSa do të doja t’i thoja një ditë: Koli, e mban mend kur ti…,kur ne…. Ja pra, që nuk do kem më kë të bisedojë në këtë dimension, ndaj në këtë pikë, ndihem si… jetim. Edhe vëllai të lënka të tillë…”

Ai është vëllai i madh; kanë katër vite diferencë. Prindërit e tyre janë ndarë kur ata ishin ende fëmijë. Kjo nuk i ka penguar të kenë marrëdhënie të veçantë jo vetëm me nënën, por edhe me babain, i cili u është gjendur pranë në çdo moment. Ardiani emigroi në fillim të viteve ’90. E ka ndërtuar jetën e tij jashtë vendit, është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, kjo e fundit, shumë e lidhur me xhaxhain e saj, Sokolin, kur ishte gjallë.

“Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë. Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani. E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për ta përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë” 

Kur e pyet për 20 nëntorin e dy viteve më parë, Ardian thotë:

“Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koiçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident.

E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë, por ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ma merr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur.. E kam të vështirë ta besoj.”- tregon Ardiani për DITA.

 

13 Komente

smiley 

Iku dhe Koli u be per rahmet! 

PO pra iku i shkreti, po pa deshiren e vet. Dikush u kujdes per kete ndarje te tij te befte. U be nje analize siperfaqesore, duke u fshehur diçka shume me e madhe. Njesoj si "aksidenti" i Trebickes, edhe ky nje tjeter "aksident" pa kembe e pa koke. ne nje postim te tijin ne FB, i "famshmi" dhe "trimi"  trafikanti Bledi Mane, postoi nje status ku fliste per nje grua motra e nje deputeti te opozites dhe gruaja e  nje ministri te mazhorances. Po per çudi ky postim u fshi menjehere pas nja gjysem ore.... siç duket edhe ky trim i çartun u trodh, ashtu siç u trodhen te gjithe te tjeret qe kishin detyre qe ta zbardhnin kete "aksident". Gjithmone shtroj nje pyetje te mallkuar...

Cila eshhte ajo fuqii kaq madhore qe i ben te gjitha palet bashke per te fshehur te vertetat e hidhura?

Cila eshhte ajo fuqii kaq madhore qe i ben te gjitha palet bashke per te fshehur te vertetat e hidhura?

Ndoshta eshte thjesht nje aksident dhe nuk ka asnje 'conspiracy' nga pas.

PO mer makso, po, te gjitha ato qe boni ju keshtu jane aksidente... si Trebicka, si Remzi Hoxha, po ashtu edhe 21 janari, ja keshtu kott, aksidente kane qene. Per ju krrime jane vetem atto qe bo Sajme Qorri apo Edvin Kristaq Rama...

ku fliste per nje grua motra e nje deputeti te opozites dhe gruaja e  nje ministri te mazhorances.

smiley smiley  Me fute ne mendime o alidems, por nuk po e gjej dot!

Po e boni mo sikur ishte kutia e mendjes!As nje ide ,as nje aksion politik i ideuar nga ai.Njeri i zakonshem.I mungon shume nenes dhe familjes tij.As gje me teper.

ku eshte Mero Baze e Kaç Myftaraj  kur duhet, tha...smiley

Cudi, per kete te gjithe squk. 

Pse cudi? Po nuk shkove per gjah, ta gjejne noi hobi tjeter kollaj. Si thane per Sokolin; i pelqente ti jepte makines me shpejtesi??

Ai i gjahut dihet cfare po gjuante apo me mire cfare po e gjuante, te pakten. 

Besoj e mban mend si gjehet emeruesi i perbashket...

aksident si möllemanni sju hap parashuta e u plas n stadium t schalkes, apo hajdari austris qe ecte me 200Km/or me i steg dhie n kärnten. cudia esht se te dy kishin ca diferenca me politiken e bodigardeve te rraces perzgjedhme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).