Enton Nikaj, që mbeti i vrarë pardje, banonte në katin e tretë të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu” përballë “Oxhakut”, në Tiranë.

Babai i tij, Iliri, kishte humbur jetën para pak kokësh nga një helmim, i cili ende ka mbetur i paqartë se në ç’rrethana kishte ndodhur, teksa dje familja kishte hapur dyert e mortit dhe priste ngushëllime. Varrimi u bë në orën 15:00 në varrezat e Tufinës, ku familjarë dhe miq të Nikajt e përcollën për në banesën e fundit. Ndërkaq, në banesën e tij, pjesa tjetër e familjes priste ngushëllimet e rastit dhe dhembja kishte pllakosur në të gjithë të pranishmit atje, por edhe fqinjët u shprehën se kishin respekt për djalin e lagjes, që sillej mirë me ta.

Të gjithë u shprehën se Entoni ishte vrarë kot, pasi nuk ishte objektivi i të shtënave dhe se autorët duheshin ndëshkuar.

Ndërkaq, vajza e dajës së Nikajt tha për gazetën “Shqip” se “na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Ai ka qenë i dënuar vetëm për një vrasje dhe nuk ka bërë gjë tjetër”.

Sipas saj, akuzat e tjera për grabitje dhe pjesëmarrje në bandën e Gaxhait ishin vetëm sajesa dhe të pavërteta.

Më tej, të afërmit kërkuan nga policia që t’i arrestonte vrasësit dhe se Entoni ishte vrarë rastësisht, në përpjekje për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe atyre që kërkonin paratë.

Ndërkaq, në lidhje me udhëtimet e shpeshta të Nikajt në Turqi, makinat e shtrenjta dhe fotot me objekte luksoze, fqinjët thanë se nuk e dinin se me ç’merrej ai konkretisht dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që ai të punonte.

7 Komente

Dmth sipas ksaj llogjike edhe ata qe vrane ket tipin i bie qe nuk jane kriminelese fundja vetem per nje vrasje akuzohen. Ku e gjejne ket lloj truni mer amon!?

po shume mire e ka fakt.. per standardet e Albanies  duhet te  besh  3- 4 vrasje e siper qe te te marrin seriozisht per kriminel .  si djali i  Luiza Xhuvanit, pershembull.

Vallahi Belulo ne Shqiperi mund te vendoset nje sistem certifikimi per kriminelet. Nis nga fillestar (disa plagosje), silver (1 vrasje plus disa plagosje) dhe gold (mbi 2 vrasje) dhe keshtu me radhe. Kjo do qartesonte shume njerez dhe do bente kriminelet me sistematike ne punen e tyre. Nje lloj karriere eshte edhe kjo.

S'do te ishte keq te viheshin cmime si psh "kakami","gaxhai", "shemo hajduti" ,"zani caushi" per kriminelet e shquar ne lloje te ndryshme krimesh.

Ja ky eshte niveli prosperitet tone si shoqeri civile ! Po pse duhet te intervistohen njerzit e familjes ? Osht bo shtypi si pune jevgjish ! Shtyp i degjenruar ! 

Demek bejne punen, pika qe su bie, pastaj ka njerez qe e kane ushqim kete lloj informacioni, njoh dy a tre syresh qe dine deri ne detaje saqe Tan Hoxhen news24 e lene ne bisht smiley

“na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Ai ka qenë i dënuar vetëm për një vrasje dhe nuk ka bërë gjë tjetër”.

 

ky tranzicion ku kafsheria sfidoi njerzillekun dhe prishi mijra shpirtra shqiptaresh do te na kushtoje shtrenjte 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).