EROSI NËN MBULOJËN E METAFORËS

Ka një diskurs të gjerë mes studiuesve të letërsisë mbi erotikën e lëvruar në letërsinë shqipe, diskurs që e pati pikënisjen katër vjet më parë me mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare nga Departamenti i Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës me titull “Erotika në letërsinë shqipe”. Sot ky diskutim vazhdon ende, jo aq për erotikën në letërsinë bashkëkohore shqipe sesa për erotizmin “e fshehur” nën mbulojën e metaforave. Në këtë numër revista “Saras” sjell tezat dhe idetë e disa prej studiuesve të letërsisë shqipe, si panoramë e përgjithshme e historisë erotike në krijimtarinë letrare të disa prej shkrimtarëve më përfaqësues të brezit të tyre.

Sabri Hamiti: Letërsia shqipe nuk ka figura të mëdha erotike

“Erotizmi në letërsinë shqipe është fenomen njerëzor i trajtuar më fort si ankth jetësor, brengë metafizike e sprovë e ekzistencës kolektive, sesa si dramatikë e zbulimit shpirtëror dhe lirisë individuale. Herët më të shpeshta trajtimi i fenomenit është bërë duke i lidhur këto dy nivele, ku liria individuale është e përcaktuar nga detyra (apo konvenca) fetare, nacionale, ideologjike, qytetare. Sado që letërsia shqipe nuk ka mundur të krijojë figura të mëdha erotike e erotizuese, madje mite letrare si Helena, Beatriçja, Laura, Heloiza, Romeo, Zhulieta, Don Zhuani a Verteri… kjo ka arritur të nuancojë personazhe e figura erotike e erotizuese, duke bashkuar bukurinë me dashurinë, si Tanusha e Jerina, Bardha e Vita, Diloca, Dila, Tanushi e Kalia, Nita…”, shprehet akademiku Sabri Hamiti. 

Por si i këndonin dashurisë në poezitë e tyre Nami, Çajupi, Poradeci dhe Migjeni, sipas këndvështrimit të akademikut Sabri Hamiti? “Naim Frashëri në poezinë e famshme “Bukuria”, do ta këndojë dashurinë si bukuri, madje duke krijuar një hyrje gati solemne në mënyrë që duke njëjtësuar bukurinë me Perëndinë e dashurinë të mbarojë këngën e harmonisë e të adhurimit, të matshme me Përjetësinë… Ndërkohë Çajupi, vuan t’i ngjajë Naimit, jo vetëm në trajtën poetike, por nuk i ngjan atij, qoftë pse nuk i këndon bukurisë, por i këndon dashurisë, në poemën e vet me këtë emër.  Lirika e Lasgush Poradecit provon të njëmijë nuancat e diskursit të dashurisë, qoftë si metaforë e dashurisë së Trimit e Vashës, qoftë si eros, forcë e jetës dhe e bashkimit në jetë e në Kozmos. Edhe dy titujt e librave të tij poetikë të rinisë: Vallja e Yjve e Ylli i zemrës janë metafora erotike e erotizuese. Edhe poema e pjekurisë së tij “Kamadeva” është një poemë erotike. Cikli Kangët e Rinisë në librin Vargjet e lira të Migjenit mund të kuptohet si Kangët e Dashunisë. Ky është tregimi i Migjenit për dashurinë, duke shfaqur e fshehur trajta të dhembjes e të mungesës. Tregimi nis me ekstazën pranverore; bylbyli kangëtar plot magji në gemb të trandafiles… kanga e tij kumbuese, kang’ e tij pa fre, asht si kangë Orfeji ndër telat e lyres. Kjo figurë tradicionale e bilbilit e trëndafilit, në hapin tjetër bëhet konkrete me Dy buzë të kuqe që prodhojnë një puthje kaq të zjarrtë e kaq fatkobe: kur më vrau bukuria/kur më zu dashunia/e më dogji rinia”, shkruan akademik Sabri Hamiti. 

E duke u ndalur te tregimet erotike, Sabri Hamiti klasifikon si kumte të erotizmit disa prej tregimeve ku, sipas tij, në të gjitha këto tregime të dashurisë vihet theksi në relacionin ndërmjet Mashkullit e Femrës… si Diloca e Ernest Koliqit;  E madhe është gjëma e mëkatit, e Mitrush Kutelit; Pakë poezi, e Migjenit; dhe Nën qarr po rrinte vasha, Anton Pashku.  “Te poezia krijohet një lidhje apo një dialog ndërmjet Unë e Ti, me zotërim të Unit. Në këtë mënyrë krijohet figura e dashurisë nëpër imagjinata e fantazi. Te tregimi krijohet një rrëfim për një ndodhi ndërmjet Ai e Ajo… Ky tip tregimi i dashurisë më parë bën portretin e psikologjisë së shoqërisë shqiptare, e cila nuk e do shfaqjen e lirë të intimitetit”, thotë Hamiti. Te Migjeni, ndër të tjera, ai shprehet: “Migjeni dhe tregimi i tij Pakë poezi, që në lexim të parë mund të shndërrohet në Pakë dashuni, duke marrë kjo formulë trajtën e lutjes ose trajtën e lypjes, sepse që në nismë shenjon një mungesë. Kërkesë e një çasti për t’u shkëputur nga bota, ku ndjenjat shiten për bukë e para. Të riun, Lilin, e ka përshkuar zjarri i dashurisë: buzët, sytë e kaltër, kofsha e lakuriqët e bardhë, të gjitha këto janë shenja të dashurisë për Lilushën. Po Lilushën e ka bijë të tezes, kështu që thelbi i tregimit është një grindje e djaloshit me ndërgjegjen e vet, dhe më thellë, një grindje e pasionit me moralitetin qytetar… Dhe kështu, edhe në këtë tregim të dashurisë, nisin e nxjerrin kokë alternativat e Migjenit, si kudo në veprën e tij. Lilusha është e dashura e Lilit, por është bija e tezes, pra është dashuri e ndaluar… Dashuni e ndalueme, temë e ndalueme, mollë e ndalueme, janë refrene që do t’i thotë apo do t’i imagjinojë Migjeni në valën e skandalizimeve poetike apo rrëfimeve te libri Novela të Qytetit të Veriut”, shkruan Hamiti.

Kleri dhe Erosi

“Në letërsinë shqipe lirika erotike është pak e zhvilluar. Përveç arsyeve letrare e kulturore, duhet të shënojmë edhe një sociologjike; një pjesë e mirë e poetëve tanë kanë qenë klerikë”, kështu shkruan pedagogia e Universitetit të Tiranës, Lili Sula. Më tej, ajo thotë për tezën e saj se “Letërsia e Vjetër e shekujve 16-17, veçanërisht Qarku Katolik i Shqipërisë së Veriut, aty ku ngjizen librat e parë dhe me përbërje artistike (Budi, Bogdani, Bardhi) përbëhet prej misionarësh katolikë. Edhe pse paraletrare* kjo fazë nuk e njohu lirikën erotike. Letërsia e bejtexhinjve u shkrua nga klerikë dhe joklerikë. “Tradita religjioze qe e fortë në pjesën katolike të Shqipërisë së Veriut, për një sërë arsyesh historiko-kulturore, që në thelb kanë të bëjnë me ruajtjen e besimit fetar kristian. Gjatë gjysmës së parë të shek. XX pati mjaft poetë të shquar klerikë, si Fishta, Mjeda, Prenushi, Shantoja, B. Palaj etj. Qe e kuptueshme që te këta poetë lirika e dashurisë të mos lëvrohej për shkak të urdhrit fetar ku bënin pjesë; dhe askush nuk priste prej tyre të vjershëronin në këtë hulli. Pikërisht ajo që s’pritej ndodhi. Nën pseudonimin Lilian, Lazër Shantoja botonte te Illyrija (6.5.1934) tufën e tingëllimave ‘Për nji puthje të vetme’, e cila që në titull e ka të shprehur sensualitetin… Ato i kushtohen vashës që shkoi në mërgim, si dhe një prej vuajtjeve më të rënda që mund të përjetonte një poet, pamundësinë për të shprehur veten deri në fund, për të treguar se nën veladon është njeriu, burri. Tjetër krijim i Shantojës i pa vënë re deri tani për ngjyrat erotike është ‘Bylbyli i cofun’. Parateksti i saj përmban titullin, tipologjinë Elegji (Këndon nji vashë) Kushtue F.Sh. Poezia është krijuar më 1920, është viti kur Dom Lazri kthehet nga studimet teologjike nga Austria dhe shugurohet prift…Duket se elegjia nuk i kushtohet bylbylit po mikut a mikes. S’është vështirë të identifikohet bylbyli me lirikun; jeta e rregulltarit Dom Lazër Shantosë me jetën e bylbylit n`kafaz”.

Heroi i parë narcisist i letërsisë shqipe

“Çuditshëm, në vitet ’35, por edhe pak më herët (1933) në letërsinë shqipe shfaqet një roman pa funksion social, pa mesazh, po të duam me një antimesazh, sjellje kjo atipike për letërsinë tonë, po të kujtojmë edhe se romani ‘Pse?!’ i Sterjo Spasses, është ndër të parët në shqip. Tipareve të një romani pa funksion shoqëror, nga pikëpamja e formës, i shtohet edhe mungesa e veprimit”, thotë prof. Dhurata Shehri. Në këndvështrimin e kumtesës së saj, Dhurata Shehri hedh tezën se romani Pse?! i Sterjo Spasses është roman i pohimit, i pohimit të erosit, i një erosi të estetizuar.  “Gjon Zaveri është i bukur dhe i vetmuar. Ai ka vetëm një qëllim, të jetojë si i bukur dhe të vdesë si i tillë, të vetëpohohet e të vetërealizohet si subjekt erotik. Akti i tij është diskurs i aktivizimit të një libidoje narcizike, erosi i tij është erosi që estetizohet duke u bërë diskurs fantazie. Si i tillë, ky akt estetizimi i erosit nuk merr përsipër të strukturojë, as mesazhe kulturalisht ndërtuese, as të jepet si model. Letërsia shqiptare e periudhës kur shkruan Spasse, por edhe në diakroni, kërkon nga letërsia heronjtë prometeianë të përparimit dhe lodhjes për shoqërinë. Gjon Zaveri i Spasses është krejt e kundërta, ai është ndoshta heroi i parë narcisist i letërsisë shqiptare.  Ky hero është imazh i një bote krejt ireale. Ai përfaqëson një sjellje dhe një prani krejt të pamundur në letërsinë shqiptare. Ai është një imazh poetik që nuk merr përsipër të përçojë mesazhe, përveç njërit, që vdekja nuk mund të shmanget, që ajo është bashkim i lumtur me bukurinë e me natyrën. Gjon Zaveri nuk vdes se është i palumtur, ai vdes për hir të lumturisë, së dashurisë estetike për të bukurën që e përfaqëson në vetë të parë. Ai vdes se nuk mund të harrojë, ai vdes për të mundur luftën me kohën, me të përkohshmen. Çasti i tij bëhet zgjatje e zgjatja jetë përtej vdekjes, përtej hiçit. Në këtë pikë, ditari është e vetmja formë e përshtatshme e erosit të tij estetik. Ditari i tij është ironia e së përditshmes, bota e hiçit, prej hiçit, … Duke e fituar luftën me kohën ai mbetet përherë i ri, e i bukur, përherë i dashuruar me natyrën…”

Oferta për seks te “A don qymyr zotni”

“Nuk është e vështirë që të konstatohet, qoftë edhe përmes një vështrimi sipërfaqësor, se në krijimtarinë e Migjenit, përveç tipareve të tjera, një element që bie mjaft në sy është edhe ai erotik. Madje ky erotizëm është shumëpërmasor; nga një erotizëm infantil-platonik, në atë seksual, në atë të një seksualizmi blasfemik, në atë incestual e deri te homoseksualizmi”, thotë ndër të tjera pedagogu i Universitetit të Tiranës, Eljon Dode, teksa analizon erotizmin në veprën e Migjenit e sidomos në skicën “A don qymyr Zotni”, që sipas tij është një skicë me një nëntekst të theksuar erotik ose e thënë troç me nëntekst seksual. “Ka dy izotopi qartësisht të dallueshme (megjithëse të ndërshtëna në njëra-tjetrën): Izotopia e parë është ajo e Ofertës së shkëmbimit tregtar- pra historia e rrëfyer tregon se kemi një ofrues (malësorja e re), një produkt (qymyri), përpjekja për ta reklamuar produktin (kujtojmë togfjalëshin frazën “qymyri në konkurs”), një çmim, klientë, si dhe negocimi i çmimit me klientin e mundshëm. Izotopia e dytë është ajo e ofertës së shkëmbimit “tregtar” seksual/ trupor – pra sërish kemi një produkt që në këtë rast përkthehet në një “shërbim”, që malësorja mund të ofrojë (kujtojmë që malësorja është e re dhe e bukur- sipas të gjitha gjasave jo pa qëllim, përpjekja për të tërhequr vëmendjen te ky shërbim një çmim, klientë, si dhe negocimi i çmimit me klientin e mundshëm”, shpjegon Dode. Sipas tij, ligjërimi për seksin në këtë rast është mjaft i tërthortë: në asnjë çast insinuata se kemi të bëjmë me një ofertë seksuale nuk zbardhet, megjithëse nënteksti është qartësisht i kuptueshëm. “Migjeni e ka bërë këtë kamuflim jo në respekt të një ligjërimi me një gjuhë viktoriane për seksin nga shqetësimi për të mos cenuar ‘ligjërimin e moralshëm’.  Më shumë mendoj se kjo mund të jetë rezultat i një zgjedhjeje të vetëdijshme, që ka të bëjë me një qëllimshmëri autoriale të mirëpërcaktuar: të lexohen dy histori të ndryshme brenda të njëjtit tekst, të krijohen ekuivoke dhe të ngatërrohet lexuesi nëpër ambiguitetet semantike për të prodhuar dhe për të ligjëruar në fund të fundit po të njëjtën gjë për të cilën flitet edhe te “Historia e njenës nga ato”, Blasfemi, Pak poezi etj., veçse me terma të kriptuar nëpër tekst”, thotë ndër të tjera Dode.

Erosi dhe letërsia bashkëkohore

“Erosi në poezinë bashkëkohore është eksperimentimi me shqisat nga “l’enfant terrible”, Mimoza Ahmeti, një plak ashik e qejfli, mik i tavolinave dhe i rrugëve që këndon jetën dhe seksin, Pano Taçi, për t’u ndalur te “Gruaja që lyp burrë” te Camaj: – vrulle epshore që ndizen, gulçojnë e shfrehen, përzierja e këmbëve ritmike trokaike, amfibrake dhe jambike tregon vijimësi papërmbajtshmëri, shpërthim viriliteti, aritmi dhe nxitim, belbëzim dhe përgjërim”, shpjegon Vjola Isufaj, profesoreshë e departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa kur analizon erosin në prozë, Isufaj ka shumë më shumë për të thënë. “Te romanet e Petro Markos, erosi i kundërvihet vdekjes që pjell lufta. Nëntitulli “Një histori dashurie” e romanit Odin Mondvalsen të Trebeshinës e përjashton në mënyrë ironike, po njëherazi, gjithkaq e përfshin dashurinë. I gjithë romani mund të lexohet si një histori e vrasjes së dashurisë dhe kjo është një metonimi për humbjen e jetës në sistemet diktatoriale! Erosi në të tjera forma shfaqet te kënga shqiptare… Tek Anton Pashku tema e dashurisë njeh dy artikulime ekstreme: nga e mrekullueshme, e ëndërrt, në të rëndomtë, groteske”. Por një nga romanet më atipike të botuar vitet e fundit me konotacion të theksuar erotik ajo cilëson librin e Aurel Plasarit Dhjetë ditë që nuk tronditën botën. “Në këtë arlekinadë, siç e quan vetë autori, i prirur për konotacionet e shumta etike e filozofike… e i prirur që erotizmi të pikëvështrohet si kundërpeshë e sterilitetit njerëzor, që pjellin lëvizjet politike revolucionare. Me gjithë këtë, mbetet një roman erotiko-pornografik në përmasa ekstravagante, deri dhe banale”. Ndërsa, sipas saj, te Dueli i Agron Tufës kalohet nga dashuria metafizike në seksualizëm vulgar. Dyluftimi bazë duket se është duke u zhvilluar midis ndjenjës dashurore për femrën si përfytyrim ideal nga njëra anë dhe realitetit fiziologjik me kufij të fortë e të pandryshueshëm nga ana tjetër. Seksualja problematizohet, nëpërmjet saj synohet të mundësohet njohja dhe të interpretohet një individ dhe një shoqëri. Edhe Kongoli rreket në këtë mënyrë të gjejë dhe të ndriçojë origjinën e së keqes brenda qenies dhe shoqërisë shqiptare. Metamorfozën dhe tjetërsimin për shkak të rrethanave shoqërore… Trauma seksuale të fëminisë… kthimi i disa eksperiencave traumatike, tipare të degjenerimit… apo deformimit… kërkojnë një model të ligjërimit në lidhje me seksualitetin… (por autori as nuk është çliruar nga fjalët tabu – ai shprehet në terma biologjikë anatomikë për organet seksuale – kjo është ikje nga gjuha natyrale! Arti dhe letërsia kërkojnë përpunimin e kodit të tyre të vetëshprehjes… Tregohet kështu në këto romane për ambiguitetin dhe dualizmin, për masturbimin mashkullor dhe femëror dhe ikonën e organit mashkullor të modifikuar sintetikisht, të cilit shkrimtari i ka vënë një emër biblik, ky nuk është në thelb, një mekanizëm estetizues i botës reale dhe i ekzistencës, sepse hendeku mund të kapërcehet veçse përmes estetizmit… Si është e mundur të detyrosh natyrën për të çliruar sekretet e veta? Këtë kapërcim imagjinar përtej së mundshme mund ta bëjë vetëm një letërsi e mbështetur te një gjuhë e cila duhet ta realizojë virtualisht “ekzagjerimin”. Nuk është çështje e thyerjeve të paradigmave dhe tabuve censuruese dhe autocensuruese… Duhet ruajtur… natyra estetike, si një nga thelbet e përjetshme të letërsisë!

Përmasat erotike të veprës së Kadaresë

Një nga analizat që bën studiuesja Vjola Isufaj janë dhe përmasa erotike në veprën e shkrimtarit Ismail Kadare. “Ne vendosëm t’i futnim duart Violës-nis një tregim ku zhvillohet erosi infantil dhe ndjenja e fajit. Përsëri djali-tregimtar-fëmijë (këtë herë te Kronikë në gur dhe shoku i tij vërtiten rreth shtëpisë ku shfaqet një grua e re e bukur, burri i të cilës mendohet të jetë impotent. Kur një bombë shpërthen, njerëzit rrëzohen në vendstrehim dhe llambat e vajgurit shuhen. Me ndezjen e llambës ndriçohen dy dashnorë të përqafuar. Ndërsa kur Suzanës i rrëfehet historia e të dashuruarve ajo fton ta përsërisin këtë ngjarje në shpellë. Te Qyteti pa reklama -orgjitë dhe sëmundjet zbulojnë jetën vanitoze të margjinës; skenat e erosit me ngjyrë orientale përpunohen te Kasnecët e shiut; te Kush e solli Doruntinën, përveç hamendjeve për dashuri incestuale, një vektor e zhvendos akumulimin burrëror të Stresit për Doruntinën në një marrëdhënie të vrullshme epshore me të shoqen. Te Dimri i madh ka prostituta, studentë që tregojnë për këmbimin e të dashurave, gra të bukura që flirtojnë dhe thonë ”Vetëm kursim të mos ketë”… Tabutë morale, dashuria e penguar që shkalafit në shtet dhe lidhjet jashtëmartesore shfaqen te Pasardhësi … te Shkaba e dashura shfaqet me dy pamje: së pari e së prapthi (me emrin e saj, anA) pasi personazhi ka rënë në botën “e poshtme” ku gjithçka është e përmbysur. Motivi antik dhe rimarrja e arketipit të bukuroshes së rrëmbyer organizojnë lëndën e romanit Përbindëshi, skena seksi e masturbimi shfaqen te Qorrfermani, marrëdhënia dashurore me gjarprin te Lulet e ftohta të marsit, fetishizimi te Dimri i madh (Marku shtrëngon të brendshmet e Zanës mbi makinën qepëse), homoseksualiteti te “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, marrëdhënia e një kineasti të pasuksesshëm me të dashurën e tij “stranger” në romanin “Hija” . Joshja e sëmurë e Besianit për zakonin e gjakmarrjes dhe joshja erotike e Dianës për Gjorg Berishën, një obsesion që e tërheq dhe e dërgon në një botë tjetër, shpien në ftohjen e tyre te “Prilli i thyer”.

 

www.revistasaras.al

27 Komente

Eros ne gjuhen letrare?!
Mission impossible.

Erosi fillon atje ku dashuria si  shtyse humane takon seksin si shtyse natyrore. E kqyrur   keshtu , letersia  shqipe eshte nje shkretetire. Erosi ka qene tabu.Dashuria per Atdheun.Dashuria per partine. Me pak perjashtime -nga Cajupi tek  Pano Taci.  Lasgushi "s ish dashuri, ish llahtari". Dhe Migjeni ku bulezjone te gjitha nunacat: sexi, incesti, dashuria, prostitucioni.

 

 

 

Spo dim ça me thën .. smiley

thesin aga

Zakonisht Erosi ne letersi eshte treguesi me i mire i shkalles se qyteterimit te nje vendi, Pra nuk eshte cudi e madhe qe Erosi eshte vetem nje enderr e pamundesi ne letrat tona deri 45-sen, eshte nje ceshtje Partie deri ne 1990-ten dhe eshte nje ceshtje laperdhie pas saj. Fatkeqesisht (por mbase dhe fatmiresisht) letersia ne vecanti dhe arti ne pergjithesi na tregon qarte se kush jemi. 

Aaa po, dhe emisioni i lajmeve.

Qe te kishim pastaj nje Helene, nje Xhuli apo Verter pastaj, duhet te kishim pasur edhe nje Homer, nje Shekspir dhe nje Gete. Qe ne s'i kemi pasur. E vetmja gje qe kemi pasur ishte nje hallë. Edhe ajo pa koqe.

ama gurren popullore e kemi plot me porn soft. sidomos ato nga vlora. 

Po populli ate pune ka moj Gaia. smiley Ne po flisnim per profesorrat.

Ti qish tëëë

Ti qish tëëë

Ti qi shtëmën

mbush ne krua... smiley

helena leshverdhe et al nga gurra dolen, pavaresisht se homeri i shkrojti me llafe, e keshtu me rradhe. shkrimtaret ose letersia shqiptare shume pak u frymezua nga kultura popullore ne kete drejtim. vetem femren e vuajtur ose femren-burre krijuan. 

Epo ja qe nga gurra jone s'doli leshverdha. C'te themi tani, qe s'kishim as gurre apo qe s'kishim leshverdha?

Epo ja qe nga gurra jone s'doli leshverdha.

 

ndersa ajo kenga me   shtemen dhe kroin,  i kushtohet Qirjakos dhe fillon keshtu:

 

Qirjako nga Qiparoi, Qi or Qirjako..
ti qish tëë, ti qishtëë,
ti qish tëmën mbush te kroi,
Qi or Qirjakooo

Po Eros Ramazoti Pf-je cfare eshte i qytetrum apo kendon ?

Po ne sikur kemi pru dhe vergje per Pamporet ..Ku po i zbarkojne ato dylbera ..

Qe te kishim pastaj nje Helene, nje Xhuli apo Verter pastaj, duhet te kishim pasur edhe nje Homer, nje Shekspir dhe nje Gete. Qe ne s'i kemi pasur..smiley

Po Bangladeshi dhe te vija ndarese e Himalajeve qe kishin kamasutren cfare ishin .Mo mi merr per keq se pejetje per cQaRim jane ... apo s'ke nji te sqarume per keto punet e qyteterimeve me Homere !

Dark e pasur SOT Hallall ..pa marsha e frena fare smiley

Mo u muRzit se shkrujta i here sipas stilit tat smiley

 

pril 8, 2014
N’penxherenë e zotris’ sate

Këngë dashurie, Këngë Përmetare t

N’penxherenë e zotrisë sate
o moj sate o bobobo oiiii
ta ka zënë pema jeshile
o jeshile, o bobobo, oii

O hyn e del ke porta
jashtë o moj une i mjeri, oiii
më tund të shkretën shami
Hyn e del ke porte
jashtë unë i mjeri, obobo, oiii
më tundje të shkretën shami

Tu rritën o cicat t’u rritën, obobo, oiii
rrush papjekur aguridhe, obobo, oiiii
Po kur të hapa xha-moj-xhamadanin
unë i mjeri obobobo, oiii, oiiii
të gjeta moj qumësht dallandyshe
o bilbil oooo…!

 me Gjemb  cpova kembene / emo ci q.........temene

Perse ta kene rimuar me fuck kete se kuptoj , pa qe cpohesh me Gjemb kete e dine te gjithe ..A mund te trajtohet si Erotike kjo i nerum Pf  ?

Dhe nje perle nga Laberia si Eros Lirik jo e ashper ose te dekur nga te pa qearet si kjo lart , qe nuk  besoj se eshte Folk Permeti , por e sajuar nga ndonje Permetar keto kohe .

ishe shtrire si sorkadhe

mu ne gjirin e nenese

s... e tua perjashta

sumbullat kullonin djerse.................................. hajde krahsim hajde smiley

Une i ziu kur i pashe

U bera gati te Des ........................................ lele ku shkon mendja  , tjeter smiley

Pa thene vargjet e para..me nje dege drandafile hapa perden ...O none o none smiley

Vazhdon pastaj me Edmond Tupen "Kujdes! Tension i larte".

Paradoksi me i madh i natyres,qe kenaqsine me te madhe njerzore e shpreh me zerat e vuajtjes - Kadareja te" Koncerti" smiley

Nuk mund te behet diskurssmiley per Erosin pa diskursuar per faqen (ose felen) tjeter te medaljes: Thanatosin, ne menyre qe diskursi te bohet tamom, te mos jete parcialsmiley (me vetem nje fele), dhe te na vleje ne praktike, psh te na ndriçoje diskursin e Alida Hiskut, kaq emocionues dhe eksitues per intelektualet e dy felave politike, fela majtas (Eros Ramazoni) dhe fela djathas (Thanas nGuljanovi).

Per diskursin e Erosit ne letersi shqipe eshte muhabet per t'qesh, dmth eshte letersi Humoristike, sepse letersia erotike nuk letersi e Pallimit siç eshte katandis ne fakt. Letersia lind prej erosit si letersi romantike (akoma nuk ka tjeter) ne shek. XI-XIII prej herezise katare (kunder letersise mesjetare Thanatos te Inkuizicionit) si lirike kortezie e poeteve trubadure per Damen Feministe e deshiruar nga Kavaljeri Maço qe vret me ushte ne dore (ose penis ne dore, eshte e njejta gje) per te fituar dashurine e Dames (dhe ate gjone tjeter).

Letersia shqiptare lindi si letersi e Erosit pikerisht kur letersia nderkombetare perfundoi misionin e saj si letersi e Thanatosit (Pallimit).

                                                                                                                     i Modhismiley

  

Se pari duhet te pranojme qe kemi nje zhvillim te mendimit kritiko-letrar!Thjesht fakti qe po diskutojme per "eros" keshtu sic jemi nga te gjitha anet e botes eshte domethenes.Keshtu qe "...ai modeli i ligjerimit ne lidhje me seksualitetin." duket dicka antike per nga vjetersia dhe vetem.Tani le te qendrojme tek antikja per nga vlerat e transmetueshme dhe vetem.Qe kemi njerez, a profesore e profesoresha qe jane marre me transmetimin e ketyre vlerave kjo nuk vihet ne dyshim,por ja vlen te dyshohet menyra se si u transmetuan ato,e pse jo edhe se si u konceptuan ato(si nga perdoruesi ashtu edhe nga lexuesi).Asaj pyetjes qe a e ndihmon kritika zhvillimin e letersise se nje vendi ne vecanti,e asaj bashkekohore ne pergjithesi do te mund ti pergjigjeshe fare qarte qe ne nuk kemi nje kritike te mirefillte letrare.Ne kritiken tone vepron rregulla e treshitsmileyra letersia ka mjet perdorues fjalen,lexuesit kuptojne permes fjales,kritiku e quan veten te tille sepse perdor fjalen.Me pak fjale ne letersine Shqipe gjithkush mund te ndjehet kritik,dhe pak kush apo askush mund te jete vertet i tille.Por asgje e sigurt edhe kur mbeten vetem dy ane!Tek moskuptimi i vlerave te antikitetit psh vertetimi me i sakte i mungeses se studiuesve te mirefillte apo edhe i kritikes se mirefillte mbi baza shkencore te pakundershtueshme si te tilla,eshte edhe moskuptimi apo mossqarimi i nocionit "eros" nga "dashuri".Nocioni "seks" i prek  pak qe te dyja nocionet e permendura.Qe t'i kuptosh keto nocione do te thote te hysh ne psikologjine e jetes shpirterore te bartesit,gje e cila vertetohet nga mungesa e kritikes se mirefillte qe nuk ka ndodhur.Atehere lind pyetja:Mos valle greket qe nga lashtesia na e kane me hile,apo ne jemi te pazotet per ti kuptuar ata?

Me hile e kane greket e rinj qe marrin pare nga Evropi per merita te grekerve te lashte, e cila e ka edhe ajo me hile se nepermjet grekeve te lashte eromenos dhe erastes i ben dredha krishterimit agapimu qe perbuzte seksin, dhe keshtu nocioni "seks" i prek te gjitha nocionet: dashuri, eros, eromenos, erastes, pederastes, politikos, ekonomikos, artistikos, konceptualistikos etjeros.

 

Fragment nga libri "Vrima" te autores Rita Petro :

 

Kujdes – film me pullë
 
Ky film është me pullë të kuqe Nuk lejohen ta shohin fëmijët Nën 18 muajsh.
Tani je në dorën time! Kush je ti? MaSHKUlli yt. Çfarë është ky këtu? Penisi
Preke me dorë Uau...
Sa i madh po bëhet?! lëviz si me magji?!
Tani hiqi brekët ule kokën Dhe shih mes kofshëve... Kjo është...?
lulja ime
Ha ha ha... akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite Vagina!
Uau... Vagina ime
Tani mësoje mirë Kur ky imi futet këtu Ky quhet seks
Pas kësaj mund të hedhim farën Ose thjesht të bëjmë qejf.
 
Nuk dua... nuk dua... jam e virgjër Dua të vdes e virgjër
Më mjaftojnë kukullat për të luajtur Dhe Piter Pani për të ëndërruar Nuk dua...
Po të gjithë e bëjnë këtë punë Edhe mami me babin e kanë bërë KURRË
Edhe gjyshja me gjyshin?
Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë! S’është punë e fëlliqur
Është qejf i pastër jo nuk dua!
Sot po shkoj më mirë Mendohu
Nesër vij përsëri...
 
Si thua
Do ta provosh? Kurrë!
Mirë...hajde puthemi
Uau sa gjë e shpifur gjuha jote Si gjuha e gjarprit
Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën Fëmijët lindin nga zambakët e ujit
Epo jeta s’është përrallë
Me fillim ters dhe fund të lumtur Si nuk e kupton?
E kundërta në jetë ndodh. jo nuk dua!
Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!
E nëse nuk pranon
Shko në manastir e bëhu murgeshë.
 
Oh...oh
...
 
Po tani?
Tani fillon kënaqësia e dhunës Më hip sipër
Dhe rrotulloje ashtu nga brenda Kthehu para... anash... pas...
E ke parë demin
Kur ia ngul nga mbrapa lopës Hajde ngjeshu pas luleve të mia Tani nxirre dhe fute në gojë Thithe
jo aq shumë
Se s’dua të prishem Hip sipër
Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah
Më nnnngggaaadddaaalëëë... Oh Zot
Mos e zër Zotin me gojë!
Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti a i je dhënë ndonjëherë atij?
jo se ma kanë prerë kërthizën Që më lidhte me të
E tani jam ndotur atëherë pastrohu. E si?
Më duket se jam në Kishë Moment sublim
Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë
Me buqeta lulesh në duar Që mbajnë erë temjani…

 

p.s.

A don qymyr zotni?

"Qymyr" e boni Zoti nga te kater anet  smiley
 

 
 

po ti shifje garine e thyer ne moshe, ato qe besa nje here ne jete ne pragorgazme nuk kane psheretire " oh..me q.. me q.." , c' komplimenta e lule mirenjohjeje i hidhnin autores ne fb per Vrimen e saj te mrekullueshme . Ky po qe eshte clirim smiley

fjalet njerrokeshe shqipe,qe jane edhe me te vjetrat,ha pi rri qi, e bejne cope cope diskursinsmiley erotik , diakronik, dhe epistimonologjiksmiley.

qi-no  i thone greket kur hidhet fara e gruritsmiley.  dhe qi-isi  shtatzanise!

ahahahaha

çimo kushedi t'boj edhe un me qesh hahaha me kto Linqet e Artit qe pretendojne se arabet nuk kane sjelle ne Evrope zeron vetem si koncept matematik dhe filozofik baze, por edhe si koncept Artistik baze.

Pra gjithçka niska me ate zeron e rrumullaket qe e kane aq shume qef poetet, hetuesit dhe Kavaljeret mesjetare me ushte ne dore ne kerkim te Dames (bere lemsh puna me Madonen e faltores se Fornò), njesoj si Artistet me penesmiley$ ne dore.

Meqe je bo treshe e artit konceptualist (12 zborrista te zeros rrumullake te bataljonit te Diko Zeqos) me artistet konceptualiste fundamentaliste te tolerances se zerossmiley, Spiritus dhe Kopsht, dhe po lexon me qef Helloballuken me dhembe te rena (megjithse ka miljarda ne banke), s'kape Linkun qe fatkeqsisht eshte ne frengjisht, por me pak fjale frengu thote se poezia trubadure ishte e marre hua nga arabet dhe nuk kishte asgje latine dhe greke te lashte.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).