Arrestohen 26 persona që tregtonin dhe shpërndanin heroinë dhe kokainë. Policia: operacioni më I gjerë I viteve të fundit. Në Bari të Italisë sekuestrohen 1.6 ton marijuhanë në një kamion të nisur nga Shqipëria.​

Në Tiranë, policia njoftoi mbrëmë shkatërrimin e një grupi narkotrafikantësh që vepronte në kryeqytet. 26 persona anëtarë të rrjetit të shpërndarjes së heroinës dhe kokainës u arrestuan, 5 të tjerë po ndiqen në ngjendje të lirë, ndërsa 4 pjestarë të grupit janë shpallur në kërkim.

Policia tha se ka realizuar “operacionin më të gjerë anti-drogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri” dhe se ka mundur të shkatërrojë  “një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga organizatorët, koordinatorët dhe shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit”.

Sipas prokurorisë e cila ka zhvilluar hetime për një periudhë 6-mujore “ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut”. Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale; 1.05 kg heroinë, 180 doza kokainë, një armë pistoletë, 10 automjete, 30 telefona celularë; 10 mijë euro, si dhe një peshore elektronike”, deklaroi Ervin Hoxha, drejtor i Policisë së Tiranës.

Kreu i këtij rrjeti rezulton të jetë Julian Bushati, i cili siguronte periodikisht drogë në sasinë e 100 deri në 200 gramë nga persona të tjerë për të cilët nuk jepen detaje. Sasia e heroinës përpunohej në banesën e tij ku kishte përshtatur një mini-laborator ku droga përpunohej duke u përzierë me përbërës të tjera, duke rritur kështu dhe sasinë që përfundonte më pas në shitje.

Ndërkohë po dje në Bari të Italisë, policia zbuloi 1.6 ton marijuhanë, e fshehur në një kamion të imbarkuar në Shqipëri, e që drejtohej nga dy shqiptarë të cilët u arrestuan. Pavarësisht operacioneve masive të policisë shqiptare kundër kultivimit të cannabis sativas, trafikantët duket se kanë arritur të sigurojnë sërish sasira të mëdha. 10 ditë më parë në Vlorë policia shqiptare sekuestroi 800 kilogram marijuhanë e cila mendohet se do të transportohej në Itali. Ndërsa muajin e shkuar, në dy operacione të vecanta, në qytetin e Durrësit, e sekuastruan mbi 1.7 ton të tjera marijuanë.

35 Komente

Interesante, e aq me teper se qenkerka shkateruar "një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga organizatorët, koordinatorët dhe shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit”. Le te bojme pak arithmetike: sipas ketij shkrimi, grupi i trafikateve kishte ne perberje gjithsej 35 anetare. Brenda 2 vitesh kane realizuar nje xhiro/turnover prej 900,000 euro ose rreth 1250 euro ne dite. Ja ta zeme se lenden narkotike e blinin sa gjysma e cmimit qe e shisnin dmth e kane blere per 450,000 euro, shtojme edhe 50,000 euro shpenzime operative si kosto e telefonatave, e karburantit per levizjet, disa pajisje e vegla per perpunimin dhe amballazhimin, qira ambjentesh, etj.,shpenzimet na vajten tek 500,000 euro. Fitimi per tu ndare na del rreth 400,000 euro me nje mesatare vjetore per anetar diku tek 5,500 euro, ose 540 euro ne muaj!!! Po nese blerja e lendes se pare ishte ta zene sa 75% e cmimit te shitjes? I bie qe keta te mernin mesatarisht nga 270 Evro ne muaj, me pak se cmund te meret asistence sociale ne perendim.

Goditet dhe nje rrjet ne Bari , kishin kalu me kamion me dru , se marr vesh , mileti ska dru me u ngrof , drute ikin ne Itali .

ishalla kon lon noj shkop sa per i kom karrige smiley

Mir kanabisi, eshte produkt vendi, po kjo heroina e kokaina ç'duan ne Shqiperi. 

Kanabisin e pine fukarenjte Pierre, cocaine eshte per bosat.

O Belul, 

Thuji flm policise mer!!!!

patjeter Bame! 

faleminderit  Polizia e portit te  Barit qe kapi kamionin  me  1,6 ton Bar.smiley  qe kishte mbrritur nga porti i Durresit,  por qe policia e shqiptare  dhe  Rapiscan  nuk e zbuluan dot.smiley  

smiley

Je bo me keq se bijte e eterve qe ulerisnin ne parlament RAPISKANI TE JAPE PERGJIGJE!!! smiley 

po kush te jap me pare pergjigje.. .. Rapiscani ne deg te Rrapit..?  - sistemi Tims-kaqurrelit, qe nuk regjistron Frrokun, ai  ish-kryepolici qe si kuptonte urdhrat e arrstetit te Interpotlit  me email.. nuk  e dinte ca ishte emali mustaqa.. kush, Bame kush??

u ka dale boja keq fare, edhe Lu-ja qe ka 2 muaj ne Albanie e kuptoi..smiley

Lene Belulo se vetem Bama na ka ngel , Emigranti iku , Roni iku , Xakja iku , sot iku dhe PF -ja , kane lone bamen me trumbetu arritjet e Qeverise  smiley perjashto PF -ne qe se mora vesh pse iku smiley

Ike?

...e po ne halè t'gomarve vafsh!

shprehje e urte popullore...se mo na e merrni per ters!

Brado,  ju pergjigja per respekt   se mu drejtua personalisht. pa kush ka qejf te flas per politiken ne Albanie  ne kete ore, eshte edhe fillimi i fundjaves..smiley

 

ndersa keta shoket i lexova qe dhane ''doreheqen''  nga peshku.  nuk  di cte them, me vjen keq !

perjashto PF -ne qe se mora vesh pse iku smiley

+1

Brado, 

Mo u merr me trumbetimet e Bames o burr. smiley 

Tepke si ata dhe ti! Si te ish tu fol Tahiri per prokurorine dhe Frrokun. smiley 

Po he mor burre se shaka po boj smiley

Po ti c"pate smiley 

Ke dale nga rreshti athere .

Se mora vesh ate te PF?

Tani sa e pash komentin e PF-se ke tema provokature e asaj cupelines. 

Dhe ? Ku dhe prej kujt i ka ngel hatri dmth.

Goxha besim ke ne aftesite e mia analizuse. smiley 

Nejse, do tju njoftoj pas mbledhjes se rradhes te celules ne Skype. 

Ca te boj , laj thaj ti na ke ngel smiley

Pa problem, trumbetoj si, sa e kur te doni une. smiley 

Ti merru me ceshtjet e politikes se jashtme se me te brendshmen merret Kali i Qyqes smiley

Kali i qyqes po behet sebep per largimin e djemve me te mire nga "fronti". Imagjino ti ne te njeten salle flet pershembull per politike Madelein Ollbrajt dhe Nard Ndoka. Kush iken nga salla pa bere ze? smiley

Nard Ndoka dhe Paulin Sterkaj smiley

Mora vesh dhe per Monden qe eshte larguar smiley

Ehhh mer Ed Rama te shpelafte mortja ishalla , aq shume i ke zhgenjyer njerezit sa po na largohen nga te gjitha anet .

Oooooo...hic menja mu , kane mor vesh qe Blendi do i bashkohet PD - se   .................

Shume ronde e ke sha Blendin...

Ehuuu...boll drejt - perdrejt , nuk i dilet ne ate vend , kshu qe kane vendos Penari majtas , Blendi djathtas smiley    ahhhh....kane lone Llukanin ne mes  smiley

Vihet re se te gjithe " te larguarit " ishin simpatizante te fese krishtere ... The terrorists won !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).