Piktori i atëhershëm

Hyrjen në administratë publike dhe arenën politike të Kryeministrit aktual të Shqipërisë, shumë prej nesh e mbajnë mend si një katapultim të emigrantit shqiptar në Francë drejt e në kolltukun e Ministrit të Kulturës. Për kujtesë politike, falë Nanos, për të cilin asnjëherë nuk shprehu mirënjohje pasi nuk ia lejonte kurimi i atëhershëm i figurës asnjanëse, ai iu servir publikut si dikush që do përbënte ndryshim. Në atë kohë, para shpalljes publike të emërimit, Revista Klan sapo kish botuar në faqe të parë hippie-në Rama, instalacionist, me një kapele myslymane me ngjyrat e Bob Marley-t e duke ngrënë një tas makaronash. Jorganët dhe rrobat Gabi ishin frymëzimi i pavaruar i artistit endacak.

Disidenti intelektual u mirëprit nga opinioni publik, pasi PS po sillte në drejtim të shtetit një individ, me profesion ish-pedagog të Institutit të Lartë të Arteve, nga shoqëria civile. Në atë kohë, Kryeministër ishte Ilir Meta, dhe Ministri i atëhershëm i Kulturës, jo vetëm raportonte tek Meta si vartës e ministri e linjës, por kishte edhe respekt gjenuin për figurën e Kryeministrit. Shqip, e adhuronte.

Alter-egoja e piktorit-ministër mbahet mend në hapjen e një ekspozite tek Galeria private "Piazza", me piktura, ku këmba, si pjesë anatomike, ishte prezente në pothuajse të gjitha pikturat e ekzpozuara. Shtypi dhe kritika e diskutuan ekspozitën për nivelin amatoresk të punëve të piktorit. Atëherë, piktori ishte me fat - në kohën dhe vendin e duhur - për lidhjet e hershme të basketbollit dhe ato personale, cka e bënë pronaren e galerisë të hapë këtë ekspozitë në kundërshtim me vizionin e saj të përfaqësimit të artit viziv në Shqipëri. "Piazza" ishte një farë forumi që mblidhte artistët e pavarur dhe ata të panjohur.

Vlerësimi realist i ekspozitës së parë si shtetar ishte një farë ridimensionimi i kritikës së fushës, pas ndryshimit të sistemeve, nga ata të paktë të përzgjedhur, ku Rama dominonte duke qenë edhe pedagog në Institutin e Arteve si pjesë e elitës së atëhershme intelektuale: në ekonominë e tregut, ai tashmë vlerësohej si një piktor mesatar. Rama e përtypi kritikën pa as edhe një koment publik.

Qysh atëherë, shumë ujëra kanë rrjedhur. Egoja e piktorit mbeti me tepër brenda kornizave private, ose më mirë të themi u mundua t’i përshtatej mundancës gogësitëse të zyrave shtetërore, prej dhe nga ka marrë frymëzimin për pikturat e ekspozitave të fundit.

Ndërsa politikani, pavarësisht se nuk e quan veten të tillë, u zgjodh në disa pozicione të rëndësishme administrative, edhe me votën e zgjedhësve. Rama ia kushtoi tetë vjet të karrierës drejtimit të kryeqytetit, si edhe drejtimit të PS-së. Slogani që mbahet mend është “Nuk jam politikan.” Ky lloj qëndrimi nuk u mor asnjëherë seriozisht, pasi mesazhi ishte i pakapshëm për ata që presupozohet të merren me analiza. Delli piktoresk i asaj periudhe është prezent akoma në pallatet shumëngjyreshe.

Më në fund, pas vitesh të pashpresa në opozitë, fati e nderoi  piktorin: falë Metës, Kryeministrit të atëhershëm të respektuar, Edi Ramës iu dha drejtimi i shtetit. Nuk mund të harrohen prezantimet dëshpëruese në emisionin Opinion dhe varja në fije të perit e fatit Kryeministror tek votat e fituara të Metës së pavarur.

Në vakumin e drejtimit të shtetit, falë edhe preferencave ndërkombëtare u vendos të ketë rotacion politik. Fasada përkonte edhe me figurën që Kryeministri aktual kishte arritur të impononte. Një nga fotot ikonike është dita e parë e marrjes së detyres, i kollarisur e me brekushe, duke pritur ambasadorin e atëhershëm amerikan. Kryeministri nuk pranoi të ulej në pritje sipas formatit dhe mënyrës sesi e kishte të rregulluar zyren Kryeministri i ikur. Ambasadori Arvizu mbante një pamje shpresëdhënese - ndoshta rotacioni i pushteteve do të ishte një erë e re për Shqiperinë, sidomos pas gafës diplomatike të burrërisë shtetërore.

Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet nga ajo foto.

 

Piktori i sotëm

Sot Rama ka përgjegjësi të mëdha shtetërore dhe administrative. Nuk është më populist, as edhe avangardë, si më parë. Shquhet për ecejake të shumta e të pajustifikuara nëpër bote, pa sjellë as edhe një cent investimi të huaj në Shqipëri. I pëlqen shumë të fluturojë, ndërsa drejton shtetin e shqiptarëve. Përfaqëson jo vetëm shqiptarët e Shqipërise, por në mënyrë simbolike përfaqëson figurën e shqiptarit në mbarë botën.

Mbi këtë platformë, Kryeministri aktual, piktori i djeshëm pak i vlerësuar sipas kushteve të tregut, përpiqet të prezantojë veten në arenën ndërkombëtare: një kryeshtetar me hobi pikturën. Sipas ekipit të tij, hapja e ekspozitave të pikturës është një iniciativë private për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë. Domethëne me vepra, jo vetëm me fjalë.

Teknikisht nuk dihet se me çfarë kriteri galeritë ndërkombëtare të Stambollit, Gjermanisë dhe Hong-Kongut zgjedhin artistin. Nuk dihet nëse në këto galeri prezantohet shteti për interesa të piktorit-Kryeministër, apo Kryeministri hyn vetë në biznes, si piktor i pavarur e nga njohje të mëparshme, thjesht me një CV të pasur administrative, ku pozicioni aktual është Kryeministër. Nga ana logjistike, nuk dihet se kush paguan faturat e transportit të pikturave: është bagazh personal i Kryeministrit, me 70$ per çantë mbipeshë, apo personi fizik i pavarur që përfiton nga statusi i Kryediplomatit? Eshtë e paimagjinueshme situata komike në doganë me kalimin dhe verifikimin e pikturave, ndërkohë që drejtorët e doganave pushohen nga puna për mosrealizim të detyrave.

Në një plan tjetër, nuk mund të harrohet skena e transportimit të ikonave të vjetra të sekuestruara nga Galeria e Arteve. Nëse ikonat e vjetra me vlera të pakrahasueshme monetare, kulturore dhe etnografike, transportohen me një furgon policie dhe mbahen në duar, në pesë të mëngjesit, nga dy anonimë të patrajnuar në trajtimin e vlerës kombëtare, pikturat me një vlerë të përcaktuar të një personi me status "person fizik", transportohen VIP në një avion me destinacion ndërkombëtar. Kush paguan për siguracionin në rast dëmtimi? Siguracion i vlerave të tilla është shumë i lartë. Me çfarë statusi këto trajtohen në transportin ajror, nuk dihet. Janë vlerë shtetërore apo private? Piktorët shqiptarë, dhe ata ndërkombëtarë, për hapjen e një ekzpozite jashtë trojeve të vendit të tyre, përmendin koston e transportit dhe sigurimit si zërat më të papërballueshëm të suksesit të tyre financiar. Eshtë e paqartë se si i përballon këto kosto Kryeministri shqiptar, ndërsa deklarohet si jo i kamur.

Piktori Rama nuk është Van Gogh-u shqiptar. Eshtë një piktor i panjohur në arenën ndërkombëtare, që po shfrytëzon postin – në konflikt të pastër interesi – për të promovuar interesat e tij private. Ligji shqiptar e ndalon të ndërmarrë sipërmarrje private. Ky, ligji pra, është shumë i qartë duke mos lënë as edhe një vend për interpretim. Edhe sikur të thuhet se nuk ka asnjë përfitim matrial, por thjesht shpirtëror, edhe kjo nuk qëndron. Shumë mirë mund ta kishte ngarkuar hambarin e avionit me piktura, që promovojnë piktorët shqiptarë apo artin shqiptar, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ministria e pavarur e Kulturës hesht. Nuk flet për kriteret e përdorura për rastin konkret në përfaqësimin e artit shqiptar.

Këtu kemi të bëjmë edhe me një element tjetër po aq të rëndësishëm, atë të shtetbërjes.  Kryeministri Rama i anashkalon krejtësisht institicionet shqiptare, të cilat duhet të kenë një sistem (vetting) për atë se kush del jashtë dhe përfaqëson në emër të Shqipërisë. I bie që ne, nën petkun zyrtar, të përfaqesohemi nga piktorë mesatarë, ashtu siç përfaqësohemi edhe në politikë nga politikanëbërës, të cilët nuk dinë të bëjnë politkë gjithëpërfshirëse për interesa të përbashkëta e në emër të shqiptarëve.

 

Konfliktet e Kryeministrit: Bjeri se i bie bukur...

Ky nuk është rasti i parë që Kryeministri aktual është në konflikt interesi. Zullumet e politikanëve shqiptarë janë aq hiperbolike, sa rasti i tij anashkalohet lehtë. Por shënim mbahet, nga ata që e marrin shtetbërjen seriozisht.

Një tjetër konflikt interesi i (pa)përfolur i Kryeministrit është shtëpia private, e ndërtuar në tokë-arë dhe e palegalizuar akoma - kjo sipas regjistrit të deklarimit të pasurive. Thua Kryeministri i mëshon aq shumë legalizimit të ndërtesave ilegale për përfitime personale? Me ligj, Kryeministri nuk ka treguar se si e ka shndërruar tokën-arë, me trashëgimtare gruan, në tokë për të ndërtuar. Kushdo që ka dhënë lejen e ndërtimit duhet ndjekur penalisht.  

E duke iu kthyer pikturave, kjo alibi e iniciativës, si në rastin e trashëgimisë së tokave, shërben për të justifikuar në të ardhmen bërjen e pasurisë me rrogë shtetërore.

Ligjërisht, me këtë iniciativë private, vetë Kryeministri sfidon shtetin dhe shtetbërjen. Imagjinoni sikur Presidenti Obama të promovonte librat e tij, ndërsa merrte pjesë në Samite ndërkombëtare, apo kudo shkon të përfaqësojë shtetin e tij. Me ligj e ka të ndaluar: nuk e bën, se e di se çfarë e pret. Ndërsa Kryeministri shqiptar, ndërsa demonizon përfaqësuesit e drejtësisë si të kapur nga krimi, ecën vetë lirshëm në të njëjtën rrugë, duke e plotësuar kështu figurën e tij populiste edhe me atë të një subjekti privat të paligjshëm.

 

* Foto Mapo.al

133 Komente

Shkrim interesant. Te presim se cfare do te thote, apo si do te reagoje qeveriu tek transparenca.al.

Shume bukur e ke trajtuar. Fiks siç e meriton!

E lashe tek fjalie e fundit..

Nje diarre'  fund e krye!         

Autori duhet te kontrolloje tensionin e gjakut se do vdesi nga damllaja.

Adhamudhet paskan lene faren mbrapa , smiley

 

 

 

Te kontrolloje dhe tensionin e partishmerise dhe llogorizmit thuaj.

Eshte shkrimi "Kac Islami" style, gjemboooooooo. smiley

 

Cila eshte kritika jote e pavarur dhe objektive per kete shkrim? Pervec metafores diarre'?

Nuk ke Ku ta kapesh eshte fund e krye mllef.

Duhej ai (autori) te mbashteste "opinioninet" e tije me ca reference para se te nxinte fleten  e shkrimit.

nuk ka thene gje faaaaare , por Vetem se ka sjelle te kondesuara diarrene e Doktorr adhamullit dhe Kac Islamit,

 Autori i ka dhe ne vetes atributin e kritikut te artit duke ju bashkuar korit te  qyqeve qe kendon " piktori i deshtuar"

  

Dakort, ta respektoj mendimin. Per mua shkrimi mund te permblidhej tek kjo:

Imagjinoni sikur Presidenti Obama të promovonte librat e tij, ndërsa merrte pjesë në Samite ndërkombëtare, apo kudo shkon të përfaqësojë shtetin e tij.

Nuk e di si eshte ne Kanada, po ketu eshte e vertete cfare thote autori apo autorja. Nuk e di a te kujtohet qe dhe George W. Bush hapi nje ekspozite me pikturat e tij - por kohe pasi nuk ishte me President. Mund te jem gabim po asnjehere gjate presidences se tij s'kisha degjuar qe kishte si hobby pikturen, lere me te kishte hapur a promovuar ndonje ekspozite te tijen gjate atyre 8 vjeteve.

Ti cfare mendimi ke per keto ekspozitat e KM-se se Shqiperise? Kush paguan per keto?

Gjembi termi "Piktor" qe ne hyrje te shkrimit ke konotacion negativ .

Autori nuk ka gjykuar Vetem piktorin-kryeminister , por edhe Piktorin-emigrant(para se te behej km), dmth   ER te bente cte donte per autorin ai ishte,eshte dhe do te jete I deshtuar,me parashtesen Piktor.(lexo bojaxhi)

Autori nuk I ka dhene asnje shanc ER. Sipas tije ai eshte nje mosmirenjohes ( I tosit )  a thua  ai ishte askushi dhe I doli ne ender tosit dhe e beri minister .

 

 

Pergjigja jote ndoshta ishte dicka qe s'e shkruajte ne komentin tend te meparshem sepse s'duket te kete asnje lidhje me komentin dhe pyetjen time me siper.

Po ckoment o gjembo , po eshte absurde te sjellesh ekspozitat e ER si argument se ai abuzon me pushtetin, dhe nuk ja vlen te merreshh  me " se Obama zotrieeeee" 

Pra ty s'te ben pershtypje si perdoren parate e Shqiptareve per ekspozita personale apo qe KM po i perdor vizitat jashte Shqiperise per promovime te artit te tij.

Nuk e di a i pe si u transportuan ikonat e vjetra per te cilen flet dhe autori apo autorja ne kete shkrim. Apo dhe ndryshimi midis tyre dhe vizatimeve te KM eshte absurditet?

Po c'mendon autori se la shtet adhamudhi ??? 

Atje tani po korret ajo qe u mboll, dhe nuk ka Njeri qe ta  pastroje ate hale'  menjehere,

 Autori do te tregoje ciklat e mootit dikujt qe po pastrone halene qe gjeti. 

Po pse ER do transportonte ikonat ??  smiley 

 

 

 

Pra Fajin e ka Saliu per ekspozitat e Rames? smiley

Po  pse ER do transportonte Ikonat?? qe te behej Brenda standarteve dhe te kenaqej autori ?smiley

Persa I perket ekspozitave te tije autori spekullon se ato behen me shpezime shteterore , duhet te shtjellohet I cik me shume .

 

Ne kohen e Adhamudhet ikonat I hanin gomerret. smiley 

Sillni shkrimet e Fahri Balliut  si te pa varura  tani' smiley

Udhetimet jashte ai duhet ti perdore te sjelle investime te huaja ne shqiperi e jo te promovoje veten.kryeministri piktor po u can bythen njerezve me narcizmin e tij PO shqipot e kane lekuren e trashe e shpirtin e gjere.durojne.

iken ato kohe kur vinte presidenti i shba ne shqiperi, tani km mburret me nje foto protokolli ne rresht per nje, e ngaterrojne me ndonje minister sirian se muhabete refugjatesh i bejne.

Enver deshen, Enver iu dhane, Sali deshen, Sali iu dhane, Ed Ramen deshen, po ate iu dhane. (Pa permen Nanje, Like e sorollop). Sorry my french, po ca m... duan nashi. Bile ate as ka nevoje ta kerkojne se ia japin anyway per mend qe ka ai milet.

Hajt te rronje partia, tha oficeri i shkrete, te cilit i ishte mesu goja ashtu gjithe jeten. Kush parti more? Iu hakerrua shefi. Partia ne pushtet Zoti kumandar. 

PS. Faleminderit autores, po ec se nuk ze men ai milet, prap corba e radhes e pret. 

 

"ai kujton se eshte piktor", tha...

"Shquhet për ecejake të shumta e të pajustifikuara nëpër bote, pa sjellë as edhe një cent investimi të huaj në Shqipëri."

...nashi, nuk eshte se nuk eshte perpjekur. p.sh: sa here shkon ne Itali u thote talaneve, "mor po hajdeni ne Albanie se eshte qejf, nuk kemi sindikata e terci-verci..
nderaa kur vizitoi Kinen u tha investitoreve kineze:"ejani ne Shqiperi se eshte krahu i punes i lire"... (priceless!)

Ore po keta emigrantet shqiptare te gjithe me nja 2-3 pune??

Pune ne fabrike, ne darke ne nje restorant, te shtune- te djele  bojaxhi!

Me pelqeu shkrimi. Faleminderit. 

Ndersa per Ramen megaloman e mbi shtetin, nuk ishte per mua me e qarte teksa vizitova katin e pare te kryeministrise muajin e kaluar; ku perveçse dallohej dora e tij ne te gjithe projektin, qe perfshire ne nje salle me vehte hapesirore, nje ekran mjaft i madh ku jepte shnderrimin, me theks gjendjen e meparshme te tij. Ishte mjaft surreale eksperienca sepse kaloje ne te gjitha sallat, te tera pjeseza te vogla te Edi Rames apo te frymes se tij, per te mberritur tek kjo dhome ne fund qe jepte nje permbledhje te se gjithes çka me siguri konsiderohej grandioze. E trishte qe as buzegaz nuk dola nga aty, por me ndjesine e sikletshme si voyeuse rastesore te punimeve te mendjes te nje personi privat qe nuk e njihja e as nuk doja ta njihja.

Vete fakti qe ti u fute ne katin e pare te kryeministrise nuk te beri pershtypje? Nderkohe nese e stakon trurin per nje sekond e te mendosh se askush nuk e ka bere kete qe kur ajo ndertese eshte bere dhe vetem disa vite me pare 4 njerez u vrane. .

Mund ta stakoj trurin dhe me tej e te mendoj katastrofen urbanistike te Tiranes, trashegimi edhe e punes se Rames kryebashkiak, apo perzgjedhjen e kandidateve parlamentare me histori krimi, prirjet autokratike dhe fashiste te tij, diletantizmin, etj.,etj. Gjysma e se keqes qe kryeministri na e sherben deshtimin te shoqeruar me nje doze kulture, veçse le shije te keqe pervetesimi i institucioneve publike, perpjekje e shkuar dem per mua (rasti i katit te pare) ne baze te asaj qe pashe: bibloteka e varfer, vellime te tera shtypi qe mund t'i abstragoje ne pafundesi duke i pare, por qe per lexim nuk qene sjellur. 

Relativizimi i deshtimit eshte kryeargumenti ne kesisoj diskutimesh, por lista e deshtimeve po behet e gjate, ndaj kujdesu te gjesh arme tjeter.

Tani kjo eshte ceshtje perceptimi, ti thua bibloteka ishte e varfer ndersa une them qe me mire nje bibloteke e varfer ne nje kat qe ende nuk ka perfunduar  plotesisht se nje kat ku frikacaket dhe plehrat me arme ne dore vrisnin protestues e ku te mbyste  era WC vetem para me pak se dy vjet ( edhe breket qe i kishin mbushur i kishin harruar ne bodrumet e kryeministrise)... Sa per "katastrofen urbane" ky eshte nje "argument" i njellojt me te tjeret si "piktor deshtak" " emigrant ne Paris" " i ka thonjte e palare" " ka unaze te zeze" " rreh gra" "Edvin Kristaq Rama" "vellai i Gregut" e keshtu me rradhe qe i permend edhe ky shkrimi me larte.. Perseri, urretja ndaj artit, kultures dhe ne esence pamundesia e bashkjeteses me te bukuren per shkak te cenizmit, injorances dhe smires eshte evidente tek te gjithe ata/o qe mendojne se dijne te bejne kritike apo larg qofte te pershkruajne dike apo dicka. 

Unjardin,  si u fute ne katin e pare te kryeministrise, kur aty nuk te lene rojet te afrohesh. Apo kishe noi njeriun tat qe te futi brenda. 

ne belgjike ekziston nje dite apo fund jave ku mund te vizitosh ndertesat e shquara qeveritare, shtepi te muze, muzete, etj, me duket.

ne france kjo quhet Jurnée du patrimoine. si me thene Dita e trashegimise. njerzit hyjne dhe shofin falas, gjerat me te bukura te vendit te tyre.

kete dite ka kopjuar Rama dhe zbaton mesa duket atje. i ka hap dyret e shtetit publikut, sepse sipas logjikes, atyre u perket shteti si prone. qeveritaret jane vetem administratore te perkohshem.

 E trishte qe as buzegaz nuk dola nga aty, por me ndjesine e sikletshme si voyeuse rastesore te punimeve te mendjes te nje personi privat qe nuk e njihja e as nuk doja ta njihja.

Cfare prisje tek vizitove `katin e pare` te kryeministrise ?  Fakti qe ke marr mundimin te vizitosh nje institucion dhe te eshte hapur dera, nuk mjafton kaq per ty ?  Pse duhet me qene e sikletshme, aty hyjne personalite nga e gjithe bota, apo ti je nje personalitet mbi personalitet e tjera ?!! smiley

Interesant qe autori ka harru te beje lidhen midis Rames, pikturave dhe faktit qe Rama ka raf 4 gra.

Se dhe mirenjohjen e munguar ndaj Nanos e paska permend !

Kauzat e drejta te mbrojtura nga dordolecet bejne efekt te kundert.

Asnjeher nuk e kam kuptuar kete urretjen qe kane ndaj artit dhe kreavitetit ... Urrejne me pasion cdo gje qe ka ngjyra. Pse eshte ky shkrim ketu dhe per cfare arsye eshte vene ne krye te faqes? Art nuk eshte por as politike jo...

Ka shume cinizem ky shkrim. Po te dilet nga rrobat e cinikut do te kuptohet se edhe sikur te kete ndonje shkelje ne organizimin e ekspozitave te k/ministrit, kontributet per imazhin cope-cope te Shqiperise jane ku e ku. Pak rendesi ka nese ndonje premier ka bere dicka te ngjashme ose jo, e rendesishme eshte qe publiku i huaj te mesoje se shqiptaret i udheheq nje artist dhe kjo ndihmon shume qe te gjithe ne te mos konsiderohemi si "marko nga tropoxha" 

Sa fronte pune jane krijuar ne sahatin e tij si km?a jeni sot me mire se dy vjet me pare?

Nuk di te them vllai se kjo puna e mireqenies eshte individuale. Te genjej nese flas ne emer te te gjitheve, ndersa per statistikat shiko INSTAT. C'ka mund te them une eshte vetem perceptimi mbi qeverisjen e sotme; nuk eshte ideali, po ne krahasim me te kaluaren ndryshon goxha...nata me diten, fshati me qytetin, lindja me perendimin.

Shiko qeverisjen lokale se ke ka vene PS-ja.

Te mos flasim per kete te Tiranes por ne Durres,Kavaje dhe Elbasan ke nje betonaxhi,nje drogaxhi dhe nje mafioz.

Nuk e di nese kjo quhet Perendim,por jam i sigurte qe Rama nuk po mban as 2% te premtimeve qe beri ne 2013.

Beqja duhet te blej ca nga pikturat e ktij dhe ti vari neper spitale smiley

smiley

Aha i kishte ble te gjithe turku, as per Merkel a qinez s'meti gjo. Shkojne shume per hareme, kishte thon sulltoni. 

Keto Halle Paci e ju Gjetshin sot e mot. Deri dje Kishit Shtazet ne Kryeministri e Parlament. Sot keni Piqtore Paqtore qe mund ti kritikoni para mrapsht dhe tu jepni mendime te vyera si qeveriset Vatani. Ymer, Ymer...ku osht ai i Ymerit?

Shkrimi eshte tejet interesant dhe i vertete. asnje presje nuk i hiqet. por ce do..

kryegjatoshi eshte verberuar nga pseudo suksesi qe po korr ilegalisht me pacavuret qe zhgarravit..

ne vend qe te na perfaqesoje denjesisht ky palaco po na turperon ne syte e botes. e nderkohe ndersa ky krihet, shqiperia po permbytet..

Lefti, Palloshi i lau per 2 vjet 700 milion USD borxhet e trasheguara tuaja. Opozita duhet ti thote faleminderit, Palloshit, faleminserit.... se ne kohe te saj u hongren . Viti 2016 do jete viti i pare me suficit ne ekonomine Shqiptare pas 22 vjetesh....cdo vite ne grop na ka futur Shqupi dhe ata para Shqupit. Per 2 vjet boni reformen ne Energji, po legalizon bizneset gjona qe duhet ti kishit bo para 20 vjetesh. 

Do behet Shqiperia Lefty pavaresisht Opozites Talebane.  

Cfare borxhe ka lare o Tironc?
Sapo u mor nje hua tjeter nga FMN-ja dhe me duket se borxhi publik eshte tek 72% e GDP-se.
Nderkohe qe Shqupi ndertoi tere infrastrukturen rugore te vendit,Rama pervec rrruges me palma ne aeroport ska ndertuar 1 km rruge...

Korrento ja se te informo Lali jot.

U lane 700 milion usd borxhe te prapambetura ndaj bizneseve qe ka ndertuar rruge apo infrastrukture, si dhe borxhe ndaj invalideve, apo borxhet e institucioneve qe ne kohe te Kanibalit nuk paguanin as nje lloj fature. Kjo ishte marreveshja me Banken Boterore, qe Qeveria te paguante borxhet e prapambetura dhe te krijonte mundesi stimulimi ne ekonomi dhe prandaj u lejua te merrte kredi te reja. Opozita e pranon kete fakt por e kritikon si pagim preferencial borxhesh, domethene sikur Edvini po paguan biznesment socialist e jo ata demokrat...pordhi kali me pak fjale. Borxhi publik eshte tek 72-74% per ate pune por pritet qe me rritjen e dobet ekonomike 2.6- 3.4% kundrejt 1.4% te PeDit, borxhi te reduktohet tek 68% per dy vjet. Qeshtja eshte se si do investohen keto borxhe te reja sepse po nuk pati nikoqirllek i bi KM tjeter te paguaj borxhet e reja te kesaj Qeverie. Prandaj duhet me Falenderu Palloshin per 700 meleonet dhe me ju lut qe te mos e fusi qeverine e ardhshme ne borxh te papermbajtshem. Sa per rruget jane ndertuar rruge jo aty ku do ti me duket por kur ske paguar veprat e medha keshilla ka qene qe te lihen menjane kto projektet madhore qe provuan jo efektive. 

I shqetësuar për çështjen e borxhit, Blushi tha se Shqipëria ka borxhin më të madh në rajon, ndërkohë që nuk dihet se ku shkojnë paratë.

Edhe pse qeveria thotë se po stabilizon borxhet e gjetura nga qeverisja e mëparshme, Blushi thotë se ata po tregohen të papërgjegjshëm.

“Ju jeni të papërgjegjshëm, nuk e dini sa borxh keni marrë. Ne kemi borxhin më të lartë në rajon, ku i çoni paratë? A dihet pse kemi parrë borxh, kur nuk po shtroni asnjë metër rrugë?”

“Ju po bëni vetëm fasada. Kjo është një luksokraci”.

“Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 përqind, aktualisht ka shkuar mbi 73 përqind”, tha Blushi.

Blushi eshte Nanoist dhe injorant ne ekonomi...brez populistash qe e quajne veten intelektual se jane romancier. Blushi per ate pune e ka gjet borxhin 40% kur ka qene Minister ne Kohe te Nanos dhe se ka vra mendjen shume kur ishte Mnister sharlatani. Merreni mer Blushin si Islamin e Kadillin tek Shqupi  se eshte shume kamunist per partin e Edvinit. 

Berisha ja la Rames borxhin 68% thone , por me nje qerre borxhesh te keqia qe duhet te paguheshin se kishin ngrire cdo sektor te ekonomise. Pse perfundoi me rritje ekonomi1.4% Sali Zhvellimori?????

Po te kemi parasysh qe komunizma na la me 3 dite buke po 0 borxhe dhe tonelata Flori cdo themi me ment e Blushit? Blushi eshte njeri qe nuk lexon per fushat qe do te flase, injorant ne ekonomi ka qene kur ishte Minister i Nanos dhe injorant eshte sot si opozit brenda maxhorance.

Opozita duhet te kundershtoje investimet e kredive jo produktive pa pushim por jo te gjitha si e ka zakon ne menyre qe te mos trashegoje nga Rama kredi te prapambetura ne investime jo produktive. 

o Tironco shif sa te paafte jane, parate e te burgosurve ia kalojne shpenzimeve te kryeministrit:

Pas raportimit te Lapsi.al se kryeministri Rama ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit të tij jashtë vendit me  fondet e parashikuar për personat e burgosur padrejtësisht, reagon Kryeministria përmes portalit qeveritar Transparenca.alNë reagimin që mund ta lexoni të plotë më poshtë, thuhet se është bërë një gabim njerëzor, duke përdorur llogarinë e shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta

 

Reagimi i plotë

Pas verifikimit të pretendimeve të ngritura në artikull, si dhe materialit të fletë pagesës për shpenzimet e sipërpërmendura, bëjmë me dije se bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Llogaria e kontabilitetit, e cila i përket shpenzimeve të udhëtimeve, identifikohet nga numri “6024200”. Ndërkohë që llogaria e përdorur gabimisht në pagesën e shpenzimeve është llogaria me numër “6027200” që i përket shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta.

Sa më sipër vihet re qartë që është kryer një zëvendësim i pavullnetshëm të numrit 4 me numrin 7, duke i kontabilizuar shpenzimet në një llogari të gabuar. Ndërkohë theksojmë që fondet për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit janë marrë nga buxheti i alokuar i Kryeministrisë për vitin 2015, në të cilin nuk ndodhen fonde në nënllogari si “shpenzime për kompensim për burgosje të padrejtë”. Pas të gjitha verifikimeve të kryera, asnjë qindarkë nga fondi i shpenzimeve për kompensim të burgosjeve të padrejta nuk është shpenzuar për udhëtimet. Si pasoje e gabimit njerëzor është përdorur vetëm numri i gabuar i llogarisë, por në asnjë moment buxheti i shtresës në fjalë.

Tironco,,duhet te kthehesh te besh nje stazh ne gjirin e partise, se e ke humbur lidhjen me bazen andej nga Amerika..por me keqardhje po te them se ketu eshte bere ku therret qameti.

te gjithe treguesit ekonomike jane pertoke, borxhi publik sa vjen dhe rritet, ndersa papunesia eshte bere korrozive sa dhe vete drejtorushet po alarmohen..lere pastaj Doganat dhe Tatimet..

se ka te gjate palloshi,,veza e pules kesaj rradhe do te jete veze struci, straight to his facesmiley

Po mer po, sa jeni ne opozite juve boni Xheniun e Vogel, sa hypni ne pushtet shkaterroni cdo gjo qe prekni. Pse e cuat ne Hale Vatanin juve per 8 vjet kur ishit kaq te qute?????

Mua nuk me rruhet sa te gjate e ka Palloshi por di i gjo qe ju svini mo ne pushtet sado te revoltuar te tingelloni tek peshku qe e keni kthy si Gazeta 55. Jeni mbledh tu u lebetit me njoni tjetrin e duket se po fitoni zgjedhjet. Nuk ju besohet Vendi Talibaneve te Shqupit se ata sjane gati per opozite e jo me te qeverisin. 

mos ngaterro gjerat. çuan ndoshta ne hale shtetin (i lane te qelben ministrite), po jo shqiperine dhe shqipetaret qe perfituan vete, dhe jetuan mire. ndersa sot po "forcojne" shtetin (po i lyejne dhe pastrojne institucionet e tij), po ne kurriz  te njerzve, te cilet kane filluar te jetojne keq dhe te ikin ne mase.

pra edhe nje here ti megafonit te prish, shteti nuk ka lidhje me shqiperine dhe shqiptaret. shteti eshte APARAT I VEÇANTE, i nje klase apo klike te caktuar, qe e ven kryesisht ne qellim te saj. (keshtu ndodhi me Zogun, me Hoxhen, e keshtu do te ndodhe ne çdo kohe, deri sa te kete nje shtet)

berisha me shoke, duke mos dit ndoshta, i lane rehat robte TE JETOJNE. qe eshte kryesorja. 

edhe ti po i ngaterron gjerat, ata e forcuan shtetin per te miren e shqiptareve, siguruan kufinjte dhe iu dhane te drejten shqiptareve te levizin te lire, shqiptaret shkonin ne evrope per turizem dhe jo si refugjate. I taksuan me pak shqiptaret dhe u dhane rruge te reja duke ia bere me te lehte levizjen brenda. sukses ne fushen e mbrojtjes, e anetarseuan shqiperine ne nato duke iu dhen mundesine per nje ushtri dhe mbrojtje bashkohore. sukses ne diplomaci te jashtme duke siguruar pavaresine e kosoves fill pas deklarates se famshme te presidentit amerikan ne oborrin e kryeministrise si dhe njohjen e saj nga shtetet me te rendesishme.  Ne shendetesi krijuan sektorin privat ku per here te pare shume procedura krurgjikale kryhen ne shqiperi dhe ske nevoje te ikesh ne turqi. ndersa keto po e prishin shtetin duke vene interesat private ne kurriz te shtetit ne kundershtim me ligjet, duke emeruar persona me precedente penale ne poste shteterore dhe zgjedhore, dhe e gjitha kjo ne kurriz te shqiptareve qe po varferohen dhe po ikin si refugjate.

shume roze ky versioni jote i qeverise Rrumpalla.

une shpjegova diçka tjeter, jo keto shtesat e tua. si keto bene me shume rilindasit akoma pa pasur fare shtet. SHTETI eshte gje tjeter. 

ne Berisha permiresoi SHQIPERINE (ato qe numerove ti), jo shtetin. jo aparatin shteteror. kete e la rum palle, dhe aq me mire per shqiptaret. kjo i liroi dhe u dha entuziazem njerve.  

shteti shqiptar ne kulmin e forces ka qene ne kohe te Enverit, dhe shqiperia dhe shqiptaret perfunduan ne kulmin e mizerjes. njerzit u bene me te varfer se ne kohe te zogut. a kupton diferencen apo raportin Shtet / Vend. apo Shtet / Individ. 

nuk ke kundershtuar dot asgje nga ato qe thashe me lart, sepse levizja e lire nuk vjen si pasoje e mospasjes shtet, ka kritere dhe ka organike dhe administrate ben qe keto kritere te plotesohen. kape nga te duash nuk del dot ashtu sic thua ti.

levizjen e lire ta dha europa sepse shqiptaret nuk po iknin me. pra po krijonin besim tek vendi tyre, se po mendonin se kishin gjasa te pasuroheshin. 

nuk erdhi gje nga forca e shtetit shqiptar. erdhi prej MIREQENIES qe po rritej ne shqiperi dhe prej BESIMIT per nje jete me te mire te vete Shqiptarit tek vendi i tij. 

i la robt me jetu berish maloku, siç i la po dhe maloku zog. keta jugoret ta nxijne jeten, se jane per shtet te forte. shteti i forte dobeson individet.

po vari kart, se juve s'keni nivel po lodhem kot. hajt njatjeta.

po pati force argumenti yt atehere e sjell cdo individ ne nivelin tend.

padyshim qe mireqnia eshte faktor per levizjen e lire, por te mundur praktikisht e beri plotesimi i kritereve, sigurimi i kufinjeve dhe pajisja me database shenjash gishtash dhe pasaportash biometrike, por jo ashtu sic e permend ti sepse ashtu i bie qe tani meqenese po thua qe mireqenia ka rene atehere evropa duhet ti kishte vene prap vizat.mundesia ishte edhe perpara te kishte kritere po ja qe nuk u vune dot.

ja nje shembull qe ti duhet ta rishofesh....rama ka thene gjithmone qe eshte edhe verior ne mos me shume sesa jugor, shumicen e ministrave sidomos ne postet qe thote se ka nevoje per reforma i ka verior, biles se fundmi hoqi nje skraparlli jugor dhe vuri nje lezhjan/dibran verior pikerisht aty ku duhet me teper dhe ku e kerkon evropa. edhe aty ku mendon se ke argumentin me te forte edhe aty te fut uje.

po ashtu amerika sipas teje ka shtet te dobet meqenese ka edhe individet me te forte, amerika qe mban gjithe rendin e botes

 

 

po ketij i thane studentet "sharlatan" e zune edhe me veze

Rama nuk ka qene ndonjehere emigrant ne france. pasi beri nje stazh, gati nje vit, tek Cité Internationale des Arts ndjejti ca kohe neper miq, siç tek Anri Sala, etj, po pa patur asnjehere banim te tijin. 

si dhe nuk kritikohet Rama ne pikture, nga njerez pa njohuri ne kete fushe, e bile as ne politike nga njerez po ashtu anonime, qe s'kane qullos gje te rendesishme, kurre ne jete te tyre.

kur pushtetaret ferkohen (Rama me Berishen e ndnje tjeter), u falet ose justifikohet akti sepse luftojne per te njejten karrige. po jo nje gazetarucit. ky duhet ta mbylli dhe te merret me probleme te seres se vet, me te vogla. mos perfitoje nga liria e shtypit.

tjeri duhet te vrase mendjen e te kuptoje ate: une nuk jam politikan. se tregon shume. 

politikanet jane njerez te mjere, autori i ketij artikullit i mban per njerez te medhenj. politikanet jane plehra. shyqyr qe shqiperia deri tani nuk eshte drejtuar prej tyre. 

Nano, ishte politikan karriere (me shkolle partie). njeriu me kot dhe me xhambaz i periudhes demokratike. imagjino te kesh me shume si keta tipa. politikanet, keta aparatçike, po shkaterrojne europen ne vetem 50 vjet. 

Duhet te themi shyqyr qe Kryeministri shqiptar ka pasion pikturen. Imagjino p.sh. sikur ne vend te nje piktori me ego te madhe dhe sukses te vogel, ai te ishte nje biznesmen i pasuksesshem patatesh. Me fondet publike te shqiptareve te varfer sot ai do ishte duke shitur patate gjate vizitave te tij zyrtare neper bote, si Kryeminister i Shqiperise /shqiptareve.

nuk hapen gje ekspozitat qe ben me fondet e rames. ndaloni te perhapni gjenjeshtra. 

rama mos ishte kryeminister do e kishte shume te veshtire t'i hapte keta ekspozitat qe po hap neper bote edhe sikur te paguante nga xhepi. se nuk ul njeri reputacionin e galerise per disa lek. ka ndermend ta mbaje gjate galerine. kushti kryesor eshte qe galeristi te te pelqeje, apo t'i te jesh dikush i degjuar qe ai te fitoje dhe vete (lek apo reputacion). se nuk te hap njeri ekspozite per miqesi.

pastaj po te kesh leke, apo fonde, ben galerine tende. s'ke pse paguan te tjeret.

Djema, sa per dijeni, autori eshte femer smiley keshtu qe duhet then; autorja smiley Shkrimi me pelqeu, nuk kish aspak egoizem, se Gaia nuk eshte as me Buall Mavrine e as me Palloshin, ajo me sa kam vene re une, eshte asnjanese si shumica ketu. Ajo fliste thjesht mbi bazen e ligjit, dhe ketu ka te drejte se dhe mua me duket si konflikt interesi. Pavarsisht se Shqiperia prezantohet ne arenen nderkombetare nga nje artist, gje qe ndikon ne ngritjen e imazhit te saj ne syte e publikut ne vendet e huaja, politikanet e huaj qe presin Palloshin tone qeshin me te. 

e ke gabim. rama ka me sukses se berisha, ne takimet me homologet, pikerisht per faktin qe eshte piktor, eshte artist.

Faleminderit Pjer per vleresimin e vecante. I gjithe shkrimi eshte i ndertuar me te verteta te pakundershtueshme, dpor nje shumice e mire ketu nuk i njohin pasi mund te mos kene jetuar ne Tiranen e atehereshme, ose te kene qene pjese ne rrethe te caktuara. 

Konflikti i interesit eshte i padebatueshem ne kete rast pasi per baze eshte ligji i konfliktit te interesit. Ne fakt ILDP qe merret me zbatimin e ligjit per funksionaret  shteterore fle gjume. Konflkt interesi nuk eshte vetem kur ka perfitime materiale ose behet me donacione. Eshte perfitim ne imazh duke shfrytezuar postin. Shume mire mund te hapen ekspozita te sponsorizuara nga Kryeministri te piktoreve te rinj, njesoj si Ismail Kadare i mbeshtet shkrimtaret e rinj duke pergatitur paratheniet per librat e tyre. 

Eshte rast flagrant i abuzimit me postin.

Shkelje ligjore eshte edhe toka are ku ka ndertuar shtepine. Me ligj nuk mund ta transformosh dot vetem ne raste shume te vecanta, ku nuk hyn KM. 

Fatekeqsisht, megalomanet e llogorave partiake harrojne se mbeshtesin ne shkelje ligjore dike qe erdhi me ideologjine e rilindjes, dhe akoma perdorin alibi buall mavrine. e ulin shume nivelin e argumentimit. 

çfare konflikti interesi  ? ai me ekspozitat merr vetem kenaqsi morale, asgje tjeter. leket i ben me plot gjera te tjera duke qene kryeminister, po te doje. 

 

nuk e ke kuptuar dot se cfare po flitet, kenaqesine morale mund ta merrte edhe kur ishte shefi i opozites duke hapur te njejtat ekspozita qe po hap tani. ti apo te tjeret njelloj do i shkonin ne ekspozite se i njejti artist do ishte.

nuk e rrun njeri ore per Artin. edhe ketu diskutimet i bejme per Ramen se eshte pikerisht kryeminister, jo per ramen piktor.

mos ishte kryeminister por vetem piktor, nuk do te ishte shkujt nje rresht per ramen piktor. kujt po i rruhet.

pra ai perfiton nga fakti qe eshte kryeminister te tregoje anen e tij si artist, te cilen me te drejt e vlerson edhe me lart. kupton ti ?

s'je i afte te kuptosh, mendoj.

ne ka bere ekspozita edhe kur ishte kryebashkiak apo me pare, po nuk kane interesuar njeri. 

kush perfiton, ai perfiton? Po jo ore sa ai ska cfare te perfitoje sepse te njejten gje ben edhe dikush qe nuk eshte kryeminister, eksopozitat nuk i hapin vetem kryeministrat. ske kapur dot thelbin prandaj dhe e ke te veshtire te shprehesh ate qe mendon.

po perserit te njejtin gabim

simas teje i ben te fitoje lek ? apo te justifikoje milionat qe fiton meçeftas siç thote ajo e artikullit ?

kur dikush te fut ty doren ne xhep per te te mar portofolin ti cfare do i thuash, hiqe doren nga xhepi apo pse ma fute doren ne xhep?

kur dikush futet me te kuqe dhe te perplas ty makinen  ti cfare do i thuash policit, qe fajin e kishte ai apo pyete njehere pse u fut me te kuqe?

nuk e kuptoj lidhjen me çfare po diskutonim. 

ne rastin e dyte, çeshtjen e zgjidh polici. ndersa ne rastin e pare e zgjidh vete, ja rras nje grusht atij hajdutit, pa e pyt fare.

a me pyte vete se pse i ben rama keto gjera? ama hajdutit ja rrase grushtin direkt. sdo mend qe polici do e zgjidhi.

rama i ben per satisfaction morale, e thashe njehere.

bile kryeminister eshte bere per te njejten arsye. vete tha: per te hyre ne histori. 

ndersa pyetja qe te bera ty, ishte retorike.

une prandaj nuk iu pergjigja pytjes tende sepse ishte retorike, ti u nxitove qe e bere bold fjalen 'retorike' sepse tregon qe nuk e ke kuptuar dot qe une nuk iu pergjigja pyetjes tende. kur ti nuk arrin te kuptosh ate qe te tjeret po thone nuk do thote qe edhe te tjeret nuk te kuptojne ty. ketu lind veshtiresia e komunikimit ne vije te drejte prandaj dhe ben po te njejtat gabime llogjike.

Shkrim te cilit nuk mund ti heqesh e as ti shtosh pike dhe presje! Tematike e parrahur nga gazetaret dhe gazetaria shqiptare deri me tani, pervec se nga komentues te ndryshem neper faqe interneti (gazetash, etj.). Problem, i cili tregon ashiqari, qe ne kete vend nuk eshte i molepsur vetem kryeministri (ky, te kaluarit e te ardhshmit) me gjithe qeverine dhe shtetin e tij nga mafia e brendshme dhe e jashtme, molepsur jo vetem e gjithe media qe nuk ka hapur deri me tani gojen per keto vizita te shumta privato-"shteterore", sepse duket qe paguhet nga keto forca mafioze, por molepsur edhe e gjithe klima shoqerore, e cila vjen verdalle e zalisur si ai azmatiku qe pret nga kushdo ti japin ndihmen mjeksore, dhe e cila duket nuk e ka me forcen e nje kerkese llogarie, sepse pjesa e shendoshe intelektuale ka emigruar dhe ka vdekur, nderkohe qe ky vend numeron ne vend deri 100 mije analfabete gjysem islamike nga Kosova dhe Maqedonia, e disa mijra turq dhe te tjere nga vende jug-lindore, qe as u intereson fati i Albanistanit, por ai i vendeve nga kane ardhur dhe ideollogjite me te cilat jane mbruajtur. 

Dhe e gjitha kjo eshte nje politike e mirplanifikuar! 

Faleminderit. Kjo permbledh gjithe mentalitetin shplares truri qe eshte ulur kembekryq ne trurin shqiptar, jo vetem ne Shqiperi e Kosove, po duket sikur edhe te ikurit i kane hequr nje pjese te trurit funksional. 

Gaja te ikurit nuk eshte se u kan hequr ndonje pjese te trurit funksional por nuk duna te lendojne ndjenjat e tua sepse dukesh se je emocionalisht i perfshire ne dicka te pakuptimte. Artikulli nuk eshte origjinal fare ne rradhe te pare por i frymes se Lapsit apo te Ramo-Fobikeve. 

Ti kur ke paragjykime ndaj komentuesve si mund te shkruash ne rradhe te pare. Ja pershembull te shohim perdorim abuziv ndaj Rames si i panjohur si artist para se te behej KM. Une personalisht kam kapur ne USA 2 piktura te Rames ne 1995 si nje piktor te vecante. Nje pikture eshte sa nje gjysem faqe muri dhe dreqi e di si e kish sjelle deri ketu. Pra Rama nuk eshte Van Gog por ishte nje piktor qe njihej para se te behej politikan. Tosi ka nje miniekspozite te Rames dhe shpresoj ta hudhi ndonje dite tek plenat si shenje rebelimi se ja njof nji komshi. Pra Rama njihej ne ato kohe ne rrethet e artisteve me shume se Shkullaku apo Bushati e Bejtja e qofte Lubonja e Blushi. 

Rama i sjelle ne politike nga Nano eshte karragjozlleku i rradhes i pseudo-gazetarise. Fatos Nano ishte nje aparatcik qe me sukses arriti te shpetoje partine socialiste te mos dilte jashte ligjit per krimet e komunizmit. Rama njihej ne ato vite si disident kesaj rradhe i Berishes e jo me Komunizmit te 1990, e prandaj u afrua ne Partine Socialiste qe ti permiresonte performancen Socialisteve me element jo komunist. Edhe BLushi nismetar i PDs ka qene.

Kurse fakti i keq-perdorimin te detyres me pikturat eshte ne rastin me te mire inocent e me te keq keqdashes. Rama po mundohet si cdo Pseudo-Baba i kombit te paraqise nje mesazh sa me te mire te Shqiperise, dhe do qe Shqiperia te reklamohet se Shqiperia perfaqesohet nga AI si Katolik apo Artist etj. Mund ta quash megallomani ose hipokrizi por shfrytezim posti eshte veshtire ta mbrosh per me teper kur shpesh ekspozitat mbulojne kostot e cdo gjeje se marrin pjese nga fitimi i shitjeve. Mua me duket si nje perpjekje e Rames qe ti jape Shqiperise  imazhin e tij dhe sigurisht qe ka shume vend per tu kritikuar. 

Nejse Gaja uroj te mos humbasesh edukaten minimale njerezore se ate te komunikimit po e humbet dita dites.

Shkrimi i Gaia meriton 5 yje padyshim, jo vetem per qasjen jo-trushpelarese dhe venien e gjerave ne kontekstin aktual, por dhe per njohurite qe ofron sa i perket kontekstit te viteve te meparshme. 

Por nuk eshte se shkrime te tilla mungojne tek mediat shqiptare ngaqe te gjithe te mencurit i kane ikur Shqiperise; kjo eshte nje alibi shume e kollajshme, dhe druaj se eshte e pavertete ne kete rast. Nuk duhet shume mencuri qe ta shikosh si te pazakonte dhe flagrant (se paku nga ana etike, edhe po s'e dite ligjin) promovimin personal neper vizitat e shpeshta shteterore te Kryeministrit shqiptar (vendi digjet, kurva krihet neper bote, tha). Sidomos kontrasti i promovimit te pikturave personale ne Gjermani nderkohe qe aty kishte, si perqindje, shume me shume shqiptare qe kerkonin azil sesa siriane te ikur nga lufta, por dhe si numur real ishin aty-aty gjate asaj kohe. Per me teper qe Kryeministri shqiptar as begenisi t'i shkoje per vizite atyre, para apo pas promovimit personal. 

Problemi i mediave shqiptare eshte problemi i trazitokracise shqiptare; kapja kanceroze dhe fatale nga polit-biznes-mafiozet. Si faktor dytesor e me afatgjate, edhe apatia e ne shqiptareve per te investur nga vetja per nje projekt te perbashket, sic eshte shteti funksional (kjo me se miri vertetohet nga historia jone shume e vjeter si komb, por e re si shtet, perpos shtet kryesisht i deshtuar gjate historise se tij). 

Nuk ka ndonje konspiraci te mireplanifikuar nderkombetare kundra nesh ketu, eshte me se shumti deshtimi yne (si shqiptare). Si atehere kur i kishim fuqite e medha kunder (kur u themelua shteti shqiptar) edhe sot qe s'i kemi kunder, nje moot kemi bere deri tani sa i perket shtetit funksional qe mbron dhe promovon interesat e shqiptareve, sic kane bere kombet e tjera, edhe krahasuar me fqinjet qe jane me te rinj si kombe. Le te shpresojme qe shqipet qe do vijne pas nesh do te bejne me shume.

P.S. "Udhëtimet e Ramës, me paratë e dëmshpërblimit të ish të burgosurve". Ishte thjesht nje gabim kontabilitist, ka reaguar me pas portali transparent i Ajatolles shqiptar. 

Me trushplarje kam parasysh shume ne fakt edhe eshte nje teme qe do trajtim me vete. Po permend vetem nje fenomen te shemtuar. Sot kemi ne pushtet ne force politike qeverisese qe akoma merret me mustaqet e Celos, se ca ka bere Sanija para tre vjetesh. Vazhdojne e i bin daulles se Sanijes se Poshter. Nderkohe populli ja dha verdiktin Sanijes, i tha ti nuk ben per kete pune, po del ky Bardhoshes (per hater te Pjer: Palloshi) qe di ta tunde dybekun me mire. Tani ne akoma duhet te degjojme, nga cunat e bordures, se Sanija nuk e tundte mire. Kete e dime prandaj ja hoqem prej dore Sanijes ja dhame Bardhoshes. 

Populli nuk eshte budalla. Ndoshta do me shume kohe te emacipohet mbi te drejtat e veta. 

Ndersa per temen konkrete, akoma me skandal, jo po ishte lapsus me parate e demshperblimit. Mos te ishte kapur, asnjehere s'ka pas per te ndryshuar. 

Shqiptari duhet te kuptoje qe llogorja e vetem qe duhet te mbaje eshte xhepi i vet me mireqenia e vet. 

Pse Sanija me Sheqeren qekan kushurina? Kjo shpjegon shume inote, do kene sherre pronash. smiley

Gaia, thone qe per trurin, si cdo gje xhanem, fergimi eshte proces i pakthyshem, dhe as vendndodhja s'te bo mo fajde. 

gaia (dhe jo vetem) dukej me e zgjuar kur shkruante komente me nje rresht e gjys. 

kur i shkruka gjate, i bika niveli.

Kurse ti na dukeshe filozof i rangjeve nderkombetare ato kohet qe s'komentoje fare ne Peshk. Po s'me besove, pyet te tjeret.

ndersa ti skuthit kur komenti te tejkalon, i ben bisht. 

ndersa ty dhe te tjeret, une s'ju qi fare. 

Ke shume te drejte. per mua eshte me e lehte te shkruaj shkurt sesa gjate. I rashe gjate per te vendosur ne kontekst disa aspekte te argumentit qe nje pjese e mire nuk i njohin ose dine. Per ata qe i njohin, nuk eshte e nevojshme te bezdisen, pasi ne nje fare menyre duke e ditur konfirmojne qe ekziston ajo qe po them. 

Une e kam shkruar kete opinion-ese me kendveshtrimin ose perceptimin per nje funksionar te administrates shteterore, po ngjyrimin partiak. Abuzimi eshte abuzim dhe ky eshte argumenti kryesor. Tani disa kety e justifikojne abuzimin ose merren me yckla te cilat jane te parendesishme. Kritike per nivelin e piktorit une nuk bej dot sepse nuk kam njohuri, por shtypi kritik i asaj kohe dhe i sotem e shikon si piktor mesatar.

Une nuk kam nevoje te bej mbrojtje te asaj se cfare kam shkruar se ndryshe nuk do e kisha shkruar, por kur ka momente qe shikoj se jane te paqarta, po mundohem t'i shpjegoj me gjate. 

Kritike per nivelin e piktorit une nuk bej dot sepse nuk kam njohuri, por shtypi kritik i asaj kohe dhe i sotem e shikon si piktor mesatar.

Vertet ? A mundet ndonje reference ?

Gazeta gjermane “Sudeutsche Zeitung” i ka kushtuar një shkrim ekspozitës së hapur në Mynih me skicat e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në shkrimin me titull “Skicime të vogla, ide të mëdha” bëhet një përshkrim i atyre që ka si ide kreu i qeverisë shqiptare ndërsa në fund gishti vendoset te “plaga” e azilkërkuesve për të cilët Rama thotë se është i pafuqishëm t’i ndalë. Më poshtë shkrimi i plotë i gazetës prestigjioze gjermane.

Nëse besoni tek forumet përkatëse psikologjike mbi interpretimin e skicimeve telefonike, atëherë, Kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të jetë me humor dhe serioz, emocional dhe racional, agresiv dhe i sigurt, por edhe në ankth, i turpshëm, dhe i përmbajtur. Ka aq shumë interpretim të përgjithshëm psikologjik rreth këtij lloji vizatimesh, saqë pothuajse çdokush gjen vetveten. E kush, herë pas here, gjatë një telefonate, nuk ka skicuar mbi një copë letër në tavolinën e shkrimit apo mbi shkresa ekzistuese, duke e shtrirë fantazinë deri në cep të letrës.

Pavarësisht nga ajo që ndodhet në letrën që ai ka përpara tij, do të transformohet në bartës imazhi

"Vizatimet e Përditshme" (Daily Draëings) nga Edi Rama – Galeria Kampl ka ekspozuar me rastin e Open Art një përzgjedhje të punimeve të skicuara gjatë një periudhe kohore prej gati 15 vitesh - në të vërtetë marrin shkas nga situata të ngjashme: ndërsa ai (Kryeministri) telefonon, punon, është në takime zyrtare apo diskutime. Kur dhe gjithmonë, pa marrë parasysh atë që ai ka në letrën para tij, do të shndërrohet në bartës imazhi. Kështu, do të gjeni fleta kalendari me data takimesh, fakse dhe letra (disa me vulën dhe nënshkrimin e organeve zyrtare) dhe e-maile të printuara. Dhe nuk bëhet fjalë aspak për fincione artistike, dhe as për pretendime “është sikur”. Janë realisht shkresa nga zyra e tij. Ai vetë pohon: “Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë. Ndonjëherë mund të jenë disa fletë, herë tjetër vetëm një. Sa fletë mund të kem skicuar në këtë mënyrë? “Ndoshta mijëra” – shprehet ai gjatë një interviste, në një nga Hotelet e Mynihut. Rama ka udhëtuar posaçërisht për të marrë pjesë në hapjen e një ekspozite me punimet e tij. 

Jo si i ftuar shteti, por si artist. Fletët e punimeve të tij plot ngjyra të gjalla (fillimisht ai punonte vetëm bardh e zi) do të mund të merreshin thjesht si skicimet e një politikani - nëse Edi Rama nuk do të kishte qenë në formim një piktor i shkolluar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Hapat e tij të parë ndërkombëtarë në skenën e artit ai i ndërmori bashkarisht me bashkatdhetarin e tij të njohur për videot e punimeve të tij Anri Sala, nga mesi i viteve 1990, në Paris, ku kishte emigruar përkohësisht. Prej asaj kohe, ai mori pjesë në bienalet në San Paolo dhe në Venecia. Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një post që ai e mbajti nga viti 2000 në vitin 2011, ai e ngjyrosi kryeqytetin me ngjyra. Ajo që ngjante si një shaka u dha në fakt njerëzve disi shpresë. Ai shprehet sot se ishte ”një shenjë zgjimi”.

Nga 1998, kur Rama hyri në politikë, zyra e tij është dhe atelieja e tij. Në tavolinën e tij të punës qëndrojnë kuti e mbajtëse të panumërta me bojëra dhjami, bojëra tushi e ngjyra. Puna e tij e ka ndryshuar, që kur merret me politikë, thotë ai, por se në çfarë mënyre, këtë ai nuk di ta përshkruajë. “Mendimet e mia drejtojnë dorën time, por unë nuk i shoh veprat si shprehje e gjendjes sime shpirtërore” – siguron ai.

Nëse dëshironi të interpretoni luhatjen mes figurave dhe abstraksioneve të veprave të tij, do ju duhet të hamendësoni se, Rama e sheh organizmin e njeriut si një metaforë të ciklit të jetës politike dhe ekonomike: Kështu, mjaft motive zgjojnë asocime në zemër dhe mushkëri, aty ku pulson jeta. Talenti i tij luftarak si politikan, përkon me forma si ajo e duarve. Po kështu mund të dallohen dhe figura e fytyra njerëzish e kafshësh. Në të njëjtën kohë, shumica e kompozime të tij thyhet sikundër punimet kubiste dhe kondensohet diku gjetkë në strukturat biomorfe.

Skimicet, lexon ai, janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson, se nuk mund t’i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t’i ofrojë mundësinë për t’u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas – ashtu si vetë Edi Rama.

EVELYN VOGEL

Shiko une nuk jam gjib. Te lutem me jep referencen per kete qe ke shkrujt :  

por shtypi kritik i asaj kohe dhe i sotem

s'ka ajo referenca se shtypi i huaj nuk eshte ai shqiptar. nuk te ul poshte HAPUR. jane me te permbajtur te tjeret, sidomos ne çeshtjet artistike. shumicen arti e tejkalon. s'ka bythe te kritikoje. 

vetem shqiptari guxon. per mire a per keq.

une i kam lexuar vete keto tek shtypi i asaj kohe, si psh "Koha Jone", qe atehere ishte e pavarur. Fatekeqeisht nuk jane dixhitale. Ndersa si po ta thote edhe dikush tjeter, kur nuk shkruajne jashte do te thote se, per respekt, nuk te shajne. Ke ndonje kritike arti per ekspoziten nga te huajt. Edhe shkrimi qe te solla me siper eshte i vetmi i huaj dhe nuk flet per pikturen si vlere, vetem frymezimin sipas fjaleve te autorit. 

shiko kete ekspoziten qe hapi ne gjermani dhe qe flet ky artikulli gjerman qe solle e hapi edhe ne paris fillimisht. nuk ekspozonte vetem rama por edhe nje piktor shqiptar qe me pikture jeton ne paris dhe ka goxha studio te tijen. 

vllai qe ishte prezent ne vernissage, ishte prezent edhe Klan TV, dhe qe eshte ekspert ne pikture, me tha qe kishte pune me te mira nga ai piktori tjeter shqiptar. 

kjo nuk do te thote qe punet i ka kryevepra, por qe edi ka talent ne pikture, ka shije te mire. nuk ka thjesht perkushtim. merret me shume gjera njekohesisht. dhe nuk behen ne kete menyre kryeveprat. edi qe i ri eshte marre njekohesisht me baskeboll edhe me pikture. nuk behen kryeveprat ne kete menyre.

po edi ka talent me shume se shumica atyre qe merren me pikture ne shqiperi. se nuk eshte budalla. 

u bo tjetri kryeminister, e tregoi me fakte qe nuk eshte budalla. po piktura E MADHE (qe habit boten) eshte drugu mesele.

ps: te gjithe kritiket sot, shkruajne ne gazete ato qe u tregon autori. kjo eshte norma. asgje me shume asgje me pak. se dhe te duan nuk kuptojne dot me shume nga piktura, pa qene vete piktore.

tani e pashe kete... ore qenke fare ti, po pse kritik arti quan Koha Jone e para disa viteve ti dhe i ben reference? smileysmiley

Ja e shikon, u lodhet pak por me ne fund e gjetet ku ta ngulni gozhden tek artikulli i Gaia: mungojne referencat e Peshk-besueshme te mediave shqiptare te 10-25 viteve me pare per suksesin piktor-artistik te Rames. 

A nese arsyeton keshtu atehere ti me pandeh mua gjib, dmth  idiot. Nuk shkohet ne nje vend per diskutim me teorine me ka than baba mue qe keshtu e ashtu. As me ka fol baba mua qe 5 vjec per Kuvajtin e keta ta marrim te mireqene.

Kritika eshte tjeter gje nga kjo qe citon ti dhe nuk do me detyrosh te them cfare quhet kritike per nje veper arti. Nuk eshte konspekt nje kritike. Te thote gje fjala konspekt? smiley

Edhe citimet qe ke sjelle nuk jane kritika arti. Ne asnje pike nuk mund te quhen te tilla. Me vjen keq qe ta them por ke bere nje permbledhje opinionesh, dmth pershtypjesh, nga njerez a faqe anonime interneti apo si u thone tani portale dhe i servir si te verteta te medha.

Kauzen e ke ne rregull por keshtu si e trajton e shperdoron. Xhanem keshtu mendoj une, por secili tund koken e vet.

P.S. Kerkoj ndjese per fjalen dordolec qe kam permend te komenti i pare, por sinqerisht ta them mu duk si perpjekje alla gjib. smiley

Tani e lexova une , ti e paske shkruar kete mi schatzi ? brravo ,e paske qare .

Me ate punen e llogores i vune kapak, e mos u lodh me argumenta mo. Dhe llogorja nuk osht kot, po me bereqet sot a mot. 

nga pikepamja stilistike artikullin e ke shkruar mire. problemi eshte te brendesia e tij, ai shtjellon gjera te sterthena me qindra here. eshte artikull moralizues. pra nuk vlen. 

ngren politikanin dhe ul piktorin. eshte artikull i gabuar, duket qe perveç formes, s'ka brume. eshte i pavertete, sepse piktori qendron shume shkalle me lart se politikani. prandaj dhe rama bile kerkon te tregoje tani piktorin, pasi e njohu politikanin nga afer. 

donte te hynte me politike ne histori, u kthy tek Arti. 

duke u bere kryeminister rama tregoi se politikan (i pare i vendit) behesh me kollaj sesa piktor (i pare i vendit). imagjino nashti sa lart qendron piktori, si shkalle ne hierarqine e vlerave.

a kupton ti ? 

Profilo, se po perfitoj nga reklamat tek tv, ketu e ke gabim. Gaia, shkruaka me mire analiza se komente, une per vete time nuk e pritsha qe Gaia te shkruante kaq konçiz per aktivitetin privato-shteteror te Palloshit. 

Pjero, s'po ja ofron nje shishe vere te vjeter nen driten romantike te TV-se ku shikon filmat?

...Fatekeqsisht, megalomanet e llogorave partiake harrojne se mbeshtesin ne shkelje ligjore dike qe erdhi me ideologjine e rilindjes, dhe akoma perdorin alibi buall mavrine. e ulin shume nivelin e argumentimit....

  Me te vertet ??????  po ti ku i ke argumentat. 

  Po ti e ke denuar me "Vdekje" pa u bere KM .

 E ke denuar me "vdekje" pa u bere Minister apo Kryetar Bashkie.

Per ty personalisht duket qarte qe c'do  arritje e tije politike eshte nje "dhurate" nga te tjeret.

Ti po flet dhe kopjon fjale per fjale  dhe po behesh autoporlant i shprehjes se "buall mavrise"  : "piktori deshtak" qe eshte edhe "filli qe qendis" tere kete  shkrim.

Nuk ke sjelle ASNJE gje origjinale. Mjafton te degjosh parlamentin diten e Enjte,

Mjafton te vesh tek 55,  edhe MAPO.  

 

 

Ka shume gjasa qe Rama te mbetet ne histori si Kryeministri dhe piktori me blof ne historine e shtetit dhe artit figurativ shqiptar. Ose si me i pakuptuari. Ne varesi nga krahu i komentuesit.

kete probabilitet do e kishte cdo kryeminister ose piktor

Ncuq. Berisha s'e ka psh.

vetem berisha vjen në mend, e kane bo ramen e shkrete si ajo...nje elefant nje elefant ne nje fije merimange kolovitej dhe kur e pa qe su keput........

Reference per nivelin artistik te Rames nuk ke, por edhe reference per abuzimin moral me ekspozitat qe ben perseri nuk ke.. Mbase e merr mundimin te shpjegosh edhe kete budallekun qe shkruan "Ligji shqiptar e ndalon të ndërmarrë sipërmarrje private".. Cili ligj eshte ky dhe cfare quan ti "ndermarrje  sipermarrje private"  ekspozitat?

Edhe e fundit per kete ke ndonje reference "Një tjetër konflikt interesi i (pa)përfolur i Kryeministrit është shtëpia private, e ndërtuar në tokë-arë dhe e palegalizuar akoma - kjo sipas regjistrit të deklarimit të pasurive." ?  Ku e di qe eshte i pa perfolur pasi ne kemi pare edhe foto te shtepise se tij ne media?

Nese nuk ke asnje prove apo reference kjo eshte shpifje, nese ke referenca por nuk i publikove ne shrimin tend me siper eshte mashtrim. Per te tjerat, ti nuk je asgje me teper se tufa e skuthave te bllokut te Tiranes qe dine ta bejne kete pune shume here me mire se ty, perkundrazi je teper naiv dhe primitive per nivelin e tyre. 

 

artikullin e ka shkruar mire dhe qarte. te tjeret, shumica s'dine te shkruajne, jo me te shprehin diçka qartesisht apo qe lexohet lehte.

pse nuk ben dhe ti nje artikull si pergjigje ?

hajt te te matim nivelin, ne mejdan te burrave. apo me lehte nje koment dy leksh.

Ne fakt ti ke te drejte se une tani i lexova te gjitha pergjigjet e autorit.. mendova se ishte ndonje xhibist apo gjembac peshku qe e kishte sjelle si artikull ne peshk ne krye te faqes marre nga 55 apo Lapsi. Jo, jo, te tilla gomarlleqeve nuk do i ktheja kurre pergjigje. 

Ajo pika qe akuzon Ramen se ka ndertuar ne toke-are te pa-legalizuar tregon se eshte Militante dhe Jo e informuar se cfare ka ndodhur ne Shqiperi. Me pak fjale nuk e ka idene fare...zero....nada.....por ka mesuar fjalet Betonizim dhe Banda.

Komunat keto 25 vjet, e jo Palloshi....kan lujt me  vijen e Verdhe si pergjigje per kerkesat ne rritje te popullsise per Banime. Pra Komuna e ka kthy prej 15- 20 vjetesh token bujqesore ne toke brenda vijes se verdhe te Tiranes, dhe njerezit kan ardh e kan ble token e kan ndertuar shtepi. Ti futesh kesaj loje me vijen e Verdhe i bie qe te nxjerresh edhe Qerretin e Lalzin si edhe gjysmen e Liqenit te Tiranes si edhe Komunen e Parisit zona per tu prishur.

Komuna e Parisit ne toka Buke eshte ndertuar, LOL.

 Le te kujtoj disa, `toka buke` , Bathorja, Komuna e Parisit, dhe Fusha perpara Yzberishtit kombinat  - Misto Mame , ( Ish ferma Gjergj Dimitrov ) , kaq sa di une, kush ju ka dhene leje per te zaptu,   keto toka ?!! Rama  apo Berisha ?

Po pse mer Fajin e ka prap Saliu????

E mori Edvini tash ...e duhet te hudhi bumjen atomike ne trecerekun e Shqiperise, ta kthej qysh me pare. Shqiptaret jane si femijet...nuk duan tja u thuash te verteten.....i ke pa kta te Shqupit...pasi e prishen Lodren te thone me sy te perlotur e insistim...na rregulloje nashi.

Po nje analiz te mirfillt shkencore realiste duhet  ( te ishte bo,) duhet me e  bo, me i vu pikat mbi i,  jo per gjo por mos tja fusim njoni tjetrit, qe te jemi me te sinqert me veten, se keshtu, sa here qe do te vij nje qeveri, nuk duhet me i vone fajin asaj, per zullumet qe ka bere qeveria paraardhese !

Eshte e cuditshme kjo memorja e shkurter e popullit tone !

Kjo trego se " Nuk eshte me t`thoneme por osht me  t`dhoneme" menyrae qeverisjes dhe venies drejtesise ne vend !

Pra vijme tek theniet e me parshme te disa njerzeve "anti shqiptare " qe kane thene se "Shqiptaret jane njerez me bisht smiley ,  nuk dine te qeverisin, smiley . Dine vetem te shesin lajthi neper cepa trotuaresh !"   smiley  Na duhet  pak seder si komb ! Na duhet nje rilindje e vertet  Po nuk njohem mire veten tone, nuk kemi per te ec perpara !

Rilindja fillon brenda vetes e nuk ka pse ta sjell Skanderbegu nga siper ...a lart.....menyren e jetes ne trotuar ta ka sjell Orienti i ndricuar.....seder si komb nuk kemi pse te kemi se kemi humbur cdo lufte dhe jemi zbyth cdo 50 vjet me majtas a djathtas. personalisht jam me shprese po pati paqe...PAQE...kemi qindra vjet qe luftojme me te gjithe e me njeri tjetrin....100 vjet paqe mbas 1999 jane me te mjaftueshme per te lindur e u rritur nje numer brezash te paprekur ngsa dhuna e lufta.

Po e filloj me konfliktin e interesit:

LIGJNr .9367, datë 7.4.2005 : PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE,  I ndryshuar me Ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me Ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006 me Ligjin 86/2012 datë 18.09.2012 dhe me Ligjin nr. 44/2014 datë 24.4.2014.

ë këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

2. “Kryerje në mënyrë të drejtë e detyrave dhe përgjegjësive” është mënyra e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive, të materializuara në një vendimmarrje, në të cilën zyrtari vepron në përputhje me ligjin, me ndershmëri, paanshmëri, përgjegjësi, përkushtim, në afat, në mbrojtje, në çdo rast, të interesit publik dhe të drejtave të ligjshme të personave privatë, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e besueshmërisë e të dinjitetit të institucionit ku punon, të shtetit në përgjithësi dhe të figurës së zyrtarit.

3. “Kryerje në mënyrë të padrejtë e detyrave dhe e përgjegjësive” është rasti kur nuk plotësohet të paktën njëra prej kërkesave të pikës 2 të këtij neni për shkak dhe vetëm të ndikimit të mundshëm të interesave privatë të zyrtarit, sipas pikës 1 të këtij neni.

4. Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:

a) “konflikt faktik i interesit” është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare;

b) “konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë:

 

 

Gaia, keshtu ne leter te gjitha jane ne rregull! smiley  po vetem ne leter ama !

c) “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;

ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;

d) “konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.

Linku per ligjin eshte per ata qe duan te shikojne e lexojne me teper. 

http://www.hidaa.gov.al/ligji-nr-9367/

 

Gazeta Shqip per me gjate.

Shkurt

Linda Rama - Pasuria fillestare

Apartament sipërfaqe 146,15 m² verandë dhe garazh (100%) -52,891 euro

Tokë are 4.483.5 m² në Surrel (100%) (mbi këtë tokë është ndërtuar shtëpia) – 1, 086, 650 lekë

Shtëpi banimi 1-katëshe në fshatin Surrel, Komuna e Dajtit (50%)- 39, 607, 741 lekë

Dhënë hua pa interes (100%)- 70 mijë euro

Të ardhura personale -6, 206, 644 lekë

Kur toka perfshihet brenda vijes  se verdhe ....ajo kualifikohet si toke ku mund te ndertohet shtepi. Po te shohesh ku ka ndertu shtepi Linda ka..... qen, dele e miser e grure apo vila ??? E pra vere ne funksion mendimin analitik.......Mbesa e Sheqeres me Fazllicin i blen tokat per nje kothere buke ne Durres e me pas u ben Milionere se u planifiku Zhvillim energjetik aqe. E pa qen as ish-pronar. Kjo Linda e Rames ka qen ish-pronare e prap nderto ne nje cop toke ne Surrel qe e ble. Qudi pse Rama eshte kaq jo-pronar miqesor me ligjet qe po kalon per ish-pronaret.

Nje nga akuzat e opozites ka qen qe rruga per ne Surrel eshte ndertuar per mrekulli ..qudi se ka pa as  Blushi.....por ne kete zone jane ndertuar vila nga te gjithe perfshi dhe familjaret e Doktor Salih Berishes. 

Ti mund te kesh interesat e tua personale qe lehtesisht  e justifikon fenomenin. Nuk do analitike nga kulla kashtes, ka ligje shume te qarta dhe s'ka pune vija e verdhe. Ti dukesh qe e ke shume te lehte t'i thuash derrit daje, kjo ka qene evidente gjithmone. Te gjithe qe kane ndertuar, ku perfshihert edhe KM jane ne shkelje te ligjit. Kush e beri reformen territoriale qe urbanizoi atje ku i desh qejfi? E di ta vete vuajne analeve shteterore per te tjetersuar token edhe ne baze te reformes dhe i nxjerrin ligjin? Kjo eshte me e tmerrshmja ku blene toke are me lire se truall ndertimi dhe pastaj e tjetersuar duke ja rritur vleren. 

 

Urdhno Vendimin me firme te Rames e tarafit te vet. 

http://www.planifikimi.gov.al/sites/default/files/05_Projekt%20Vendim%20nr.%205_Per%20zonat%20e%20urbanizuara%20ne%20territoritn%20RSH_0.pdf

Une nuk e kam vetem me KM, mos ki frike, se nuk te iken rroga qe merr per te monitoru Peshkun. 

, ka ligje shume te qarta dhe s'ka pune vija e verdhe

Ligje shume te qarta dhe te zbatueshme ka pas veten ne pushtimin Otoman, mbas Panvarsise ,ne qeverine Ismail Qemali, dhe ate te Zogut, mbas l2b, ne qeverine Haxha,- ku jane trashguar dhe mbajtur dokumenta ne arkiva serioze dhe te sigurta, te shoqruar me dokumenta perkatese , te rregullta, Athere zbatoheshe ligji pik per pik, Mbas 1990 ky fenomen i dokumentacionit dhe zbatimit te ligjit eshte i degjenruar, i shkatruar, me abuzime te pushterave te radhes ! Nga 1990 shqiptaret nuk kane me shtet te besueshem, rrjedhimisht dhe shkeljet e ligjit jane nje fenomen normal  si ne kohen e Ali Pashe tepelenes !

Evidente gjithmone...thua ....Paragjykim do me thone....

Fenomeni eshte i shemtuar dhe kombetar e mbarekombetar...personalisht jam viktime dhe prandaj interesat e mia personale jan abuzuar dhe akuza jote eshte e pakuptimte.  

Nese do te verteten Fajtoret kryesore  te situates se mesiperme ata jane:

1.Ramiz Alia 

2.Salih Berisha

3.Aleksander Meksi

Ligji 7501 qe perfshin Alian kryesor me Saliun dytesor  dhe ligji i shperberjes se Fermave shteterore bujqesore nga Leka Meksi, me fajtor ate personalisht. Faji kurre nuk eshte kopil, prandaj mos u lodhni me leitmotivin ....prap me saliun.

Fatos Nano, Berisha i Dyte dhe Skraparllinjte e ILir Metes, dhe cdo Komunar Rrshbulli apo politikan tip Josefine  ishin Hienat e Vijes se Verdhe dhe territorreve te Plazheve kombetare...me vone. Thjesht po te tregoj qe te mungon informacioni i nevojshem. Nuk di...lexon shpejt cfare te japin mediat por nuk shkon ne thelb....

Edvinin une nuk e shoh si Player ne kete fushe as ne aspektin historik e as ate praktik. Edvini eshte jo miqesor ndaj ish-pronareve ndonese e ka gruan ish-pronare sot, qe tregon se shtresa e tij siguron te ardhura jo me pronesine e trasheguar nga te paret kur ka mundesi por ne menyra te tjera. Akuze ndaj Km nga ana ime me vije te kuqe....

Per sa i perket temes te bona nje verejtje strukturore...nuk besoj se Edvini nxjerr pikturat me bo leke ne ekspozita por  Edvini eshte i bindur se perfaqeson Shqiperine, ty dhe mua, si artist apo Europian e Katolik e brenda tij enderron  se po i bo sherbim Shqypnise po ashtu sikur Cuni i Sheqeres na futi ne Konference Islamike duke fantazuar se po i bonte sherbim Shqypnise. 

P.S. Merr rroge njeri ktu tek peshku?????

Tironco, ja kur shkru kshu pergjigjegj, nuk nxefem dot me ty una. smiley

Ti kur nuk ke mo argument hidhesh tek dega tjeter, tek 7501. Nuk kane faj kur thone se ju ballkanasit me dy paragrafe dilni ke aleksandri madh, epiri, e konstatinopulos. 

Une them me ligj ai i jep te drejten vetes kur tjeterson toke are per interesa te vetat personale per te perfituar, ti del ke 7501 qe e kemi sterthene njeqind here qe ishte strumbullari i shume gjerave. Eshte ligji me i shemtuar dhe qe ka demtuar shume pronaret. edhe i permend aktoret kryesore. po ata e bene ate ligj per vota se per ndryshe plaste lufta direkt. akoma e sot ish-pronaret shifen si ata gogoglet qe jetojne ke bodrumi. I ka bere propaganda keto deme ne mentalitet. 

Po sot me urbanizim dhe rishikimin (shiko ligjin me lart) kane bere nje masaker tjeter akoma me e madhe per nje grusht njerezish. By the way, Rama e ka shpine akoma te palegalizuar. 

Une dhe ti ndryshojme ne nje gje shume te rendesishme. Une flas per prezenten ti fillo dhe hap librin e historise me Sali et al. Nje qind here eshte thene, po te ishte pushteti i meparshem i mire, pse do e nderrronin njerezit. Mire do ishin. E nderruan se mendonin se do behej me mire. 

Nuk eshte bere, po eshte me keq. Keshtu thone ata qe e mbajne shtepine me rroga modeste. 

Une po te ndihmoj e ske pse nxefesh me mu...pas 7501 ...mos injoro ligjin e Meksit per fermat shteterore bujqesore .....filluan Hienat qe se kape tina....ju dhane autonomi kapove lokal...me firmos e vulos qe as Sala si kontrollonte mo...donte Sala ti rraste mrena e kshu e filloi fushaten fituese te dyte , po sboni gjo. Ju dha shume pavaresi komunave...nderkohe qe tokat po ndahen edhe sot me 7501 sa here qe ne fshat lind nje femije....une shof nga e ardhmja ....fatura e strasburgut ka per ta cu ne faliment ate vend te falimentu...

Atyre me rroga thuj qe do bohet mo keq...sorry, une me shifra te fola, por ti sme besove... rritja ekonomike e Sales nga 1.4% do shkoj ne 2.6-3.4% sepse Edvni u pagoi bizneseve te Sales kto 2 vjet 700 milion usd...pra Ekonomia eshte ende ne inercine e Sales se ky po pagu faturat e borxheve te meparsheme..ska ndonje Gjo te Re.

Enderra e Edvinit qe bizneset mbasi te merrshin 700 000 meleonet  do e conin Shqiperine si Kina me 6%  rritje ne vit nuk u materializu se bizneset e rimbursume cun leket jashte a ne banke e nuk investun ne vend.   

Tani kta te zhgenjymit po deshen me sjell Salen prap aty e kan, por kur bojme kritika duhet me i pas parasysh edhe zhgenjimin edhe aftesite e te rinjve.

Pushtetet nderrohen per ti dhon shprese njerezve, si puna e droges se pasojat e meparshme te pushtetit jan veshtire per tu cbere. 

Hapja e ekspozitave personale ndersa ne mision zyrtar me pare udhetimi te paguara nga taksapaguesi shqiptar eshte e pamoralshme ne mos thyerje ligji.nese edi ka qejf te hape ekspozita duhet te udhetoje privatisht me parate e tij on his own time .kur udheton ne emer te popullit shqiptar duhet te merret vetem me pune te popullit shqiptar.

Dua tju them vetem dy fjale zemre, sepse ne 23 qershor ju nuk do te zgjidhni mes dikujt e dikujt, por mes rrenimit te metejshem dhe nje Rilindje per te gjithe bashke, mes papunesise qe eshte ulur kembekryq dhe mundesise per 300 mije vende te reja pune, mes takses se sheshte qe po i mbyt te gjithe dhe taksimit te ndershem qe do te lehtesoje 95% te shqiptareve... 

Cudi se si fiksimi dhe investimi kolosal per fasada dhe imazhe akoma s'ka filluar fushaten per te zhdukur nga interneti keto premtimet elektorale, te pakten premtimet konkrete si keto me siper, apo si kjo tjetra ku thote "ne do ta heqem taksen e biznesit te vogel", e te tjera. OK parate publike te shpenzuara per agji-prop interneti dhe portalesh transparence, por s'duhet anashaluar c'arkeologjia e premtimeve. 

Sa per argumentin e Gaia ne lidhje me nivelin piktor-mesatar te Rames, duhet te kemi parasysh qe arti s'eshte vec pikture. P.sh. cfare mund ti kritikosh kesaj nga ana artistike, ose kesaj tjetres

P.S. Ama edhe populli s'lodhet kurre se thururi kenge Partise: 

Qe nga Shkodra gjer ne Vlore, e mori Partine ne dore, uragani popullore...vendosi me shprese dhe bindje, per Rilindje, per Rilindje

munttë shtosh edhe ate tjetren, qi e çojti me vrap çunin e vet te papa me ja bekue e nuk çoi psh naj fmi tvobekt nga ata qe i shprazin ne morg ose naj none zemerpambuk qe e lejn pa drita mizorët smiley

ose muntedhe mos e shtosh. po per ta heq, sja heq dot ama.

Edhe kete e bere o Sali Adhamudhi? Dhente zoti vizatimet e Atij nuk kane pesuar gje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).