Në Gjirokastër, një padi për ndërtime të paligjshme, e ngritur në fillim të vitit nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit të Territorit, ndaj ish kryetarit të atëhershëm të bashkisë Flamur Bime, është ende në pritje për t’u marrë në shqyrtim nga Gjykata. 

Ish zyrtari i lartë, që ndodhet tashmë nën akuzë nga një agjenci qeveritare, emërohet ndërkohë në postin e lartë të Prefektit të qarkut nga kryeministri Edi Rama.

Në të njejtën ditë, më 14 Tetor, Kryeministri Rama emëron edhe një Prefekt tjetër, atë të Beratit, Fadil Nasufi, i cili, ashtu si zoti Bime, ka qenë më parë kryetar bashkie. Të dy zyrtarët e lartë, duhet të zbatojnë përparësitë e qeverisë Rama për pushtetin vendor.

Një prej këtyre përparësive është kontrolli i territorit nga ndërtimet e paligjshme. Në të dy këto qytete, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka patur ndërtime të shumta pa leje, aq sa në vitin 2012, Qendra e Trashëgimisë Botërore dërgon një mision monitorues në Gjirokastër dhe Berat, dhe në një raport dërguar autoriteteve shqiptare në vitin 2013, ngre shqetësimin se “përmasat e ndërtimeve pa leje në të dy qytetet janë alarmante”.

Raporti vinte në dukje se në qendrën historike të Gjirokastrës, 68 ndërtime pa leje ishin krejtësisht të reja. Në Berat, raporti identifikonte, po në zonën muze “një listë prej 38 ndërtimesh të reja, të aprovuar, bashkë me një listë të re ndërtimesh që duhet të aprovohej për tre vitet e ardhshme.” Për shkak të situatës kritike, UNESCO shqyrtoi mundësinë e përfshirjes së dy qyteteve në listën e saj të objekteve borërore të rrezikuara. 

Në Berat, Inspektorati i Ndërtimit ka filluar ditët e fundit prishjen e dhjetra ndërtimeve të paligjshme, të cilat “lulëzuan” në të shumtën e herës, në kohën kur kjo bashki, drejtohej për 12 vjet nga zoti Nasufi.  

Në Gjirokastër, në shkurt të këtij viti Inspektoriati  denoncoi  zotin Bime, për kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti, për ndërtimin e një pallati 7 katësh, sipas Inspektoratit, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. 

Sipas konstatimit të vetë inspektoriatit   “Leja ishte dhënë me afat për një vit, në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve ishte lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh”.   Në përgjigje të akt-padisë, zoti Bime kishte reaguar duke e vlerësuar procesin të rregullt dhe në mbështetje të akteve ligjore.

Denoncimi për zotin Bime, nga një agjensi në varësi të qeverisë, ishte bërë në shkurt të këtij viti,  koha kur formacionet politike sapo kishin nisur përcaktimin e emrave të kantidatëve për kryetar të Bashkive dhe zoti Bime kishte shfaqur hapur ambicien për një mandat të katërt.

Si zoti Bime, edhe zoti Nasufi, nuk u rikandiduan për në bashki, madje gjatë vizitave që kryeministri Rama bërë në këto qytete në atë kohë, ai dha mesazhe që nuk i përkrahte dy zyrtarët si kandidatë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në Gjirokastër në një ceremoni publike nuk kishte pranuar të shtrëngonte duart me kryetarin Bime, ndërsa në Berat, gjatë një ceremonie publike, zoti Rama, zgjodhi t’ia kalonte zëvendësit të tij Niko Peleshi, një medalje mirënjohje që Bashkia kishte vendosur t’ja jepte atij. Më vonë, gjatë fushatës zoti Rama u shpreh se kryebashkiaku i Beratit ishte një njeri që “nuk mbajti mëri për moskandidimin”. Por në atë kohë u përfol se zotit Nasufi i ishte premtuar pikërisht posti i Prefektit të ardhshëm.

Dhe pas disa muajsh që vendet e prefektit kishin mbetur bosh, në to u emëruan, pikërisht ish kryetarët e bashkive.  Mos-emërimi i prefektëve të rinj për periudhën  e gjatë kohore  nga Maji në Tetor,  ishte   një praktikë  e pandeshur më parë nga qeveritë në Shqipëri, pasi posti i prefektit   është një post kyç për përgjegjësi  të rëndësishme shtetërore në nivel rajonal. 

Burimi: http://www.zeriamerikes.com/content/flam...

15 Komente

e mire o mire.. po taktika  me keta kryebashkiaket  socialist te korruptuar,  qe gjoja palloshi i beri lanet,  ishte loja.    tani qe   rilindja ka marre rrokullimen,  na duhen te gjithe...

qe Shpetim Gjika,  (stauts dje ne fb)  eshte back , me i forte se kurre  e gjithe humor..  i ka taksur  Edi ndonje  ministri si duket.  edhe xhaguarin  e ri Gjikes  ja ka derguar te parit..smiley

Ia ka cuar xhaguarin per kercenim. Te benj copa po abuzove me me popolon! smiley

PS. Te shtrengonjme rradhet se si duken bathet, Iliri si Memetceu do dali m... m...

po  qe keta po qeversin per inerci,  ka nja 2 muaj qe eshte bere mese e qarte!  me Meten  krisja eshte e madhe, saqe ai shpesh nuk  dergon deputet e vet (LSI)  ne kuvend per miratime ligjesh  dhe keto ligje miratohen sepse jane edhe votat e deputeteve te PD.. kuptohet, keta te PD   votojne bashke me PS  per ligjet qe u interesojne ketyre...

nderkoh, ne Jug  PS i ka komplikuar  punet keq qe kur vuri dollibash Koqon, qe se do asnjeri andej dhe bojkotohet rendeshem nga socialistat...  keshtuqe  ne keto momente te veshtira,  i duhet ti hedhe veres uje Edi,lepij ato qe ka peshtyre etj,  packa se eshte bere rezil.

qyfyre nga regjimi qyfyr, tha..smiley

Shyqyr ka cuar Perendia Sali Qenef Gogolin thuaj, pa cqt, kaubojsa, musteqe, xhaguare bashkuhuni, se ... smiley

Likja kaq gje e ka mesuar nga shtanga, qe do kujdes se te bie kokes. Ky cdo gjashtemuaj mundohet ta rrasi mrena. Tashti parate mbase s'te bejne te zgjuar po dhe budalla fare s'te bejne. smiley

Tashti dhe Likja kusur s'i ka lene, me thene te drejten. Ia griu venet e punes. Syri baker socialisteve te shkrete. 

Kjo lloj logjike e te perfituarit na mban gjalle ,qofte edhe thjesht keshtu si me thashetheme!

"The more we do to you, the less you seem to believe we are doing it."
Rilindja

U bo çorbe fare smiley politika shqiptare, fale politikanve shqiptare. 

Mor qe keta i ka rru flama as qe diskutohet, e bashk me kyt qeveri edhe fukarain e shkret. Une boj cudi si ka munci qe cdo dy dite ka nje BIG SCANDAL dhe keta as qe e rrujn fare, po fare ama...

A e keni vu re qe ky palloshi (sic thot fort i nderuemi Pjer) bertet burg! burg! per te gjithe te pamundurit, dhe ata te shkretet merr borxh e paguj fatura, ose burg?

A e keni vu re se sapo mblidhen keto para, ky i gjati bo tendera pa hesap per dializen, chek up-et, per ilace qe mungojne gjithmone, per te trajnuar punonjesit e stresuar te OSSHE kunder stresit, per jaguara, etj etj? ?

Thone qe do ta japin me koncension edhe mbledhjen e TVSH-se nje kompanie nga Taivani! 

1 miliard euro eshte vlera e TVSH-se qe mbledh qeveriu ne vit nga biznesi shqiptar!

30 milion euro pritet te jete fitimi i koncensionarit tajvanez qe do perfitoj nga administrimi i TVSH-se shqiptare!

O te keqen e shtetit dhe qeveriut qe na Rilindi!

Po pse nuk e jep me koncension gjithe qeverisjen e Shqiperise, te biem rehat, psh nje kompanie gjermone? Biem rehat pash zotin, as zgjedhje nuk bojme mo...

Rama me keto gjerdan qe po mbush brezin o ti dalin huq te gjitha ! Cer kr, ministri paska qen ! Dobet sh. dobet ! 

eshte kr,familjar mo shoku ne rradhe te pare

lol, djalli me brire vrau 4 vete kur ishte kryeminister dhe nuk i hyri gjemb ne kembe, ndersa ky gjirokastriti ka nje proces te filluar gjyqesor per maksimumi neglizhence me detyren. Keta jane si nata me diten.

Pedeistet kur vjen fjala te ndershmeria dhe zbatimi i ligjit,milionin ta falin,po qindarken jo.Tek e fundit,shejtani fshihet ne cikerrimat.

Kush e ka fajin qe djallit s'i hyri gjemb ne kembe? Apo duhet te denonte veten?

Pas perpjekjes per devijimin tipik "fajin e ka Saliu", cfare mendimi ke per keto dy rastet e prefekteve?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).