Ymeri: Numri i botimeve është në rënie

Edicioni i 18 i Panairit të Librit do të hapë siparin e tij nesër (11 nëntor) ora 09:00 në Pallatin e Kongreseve. Për katër ditë deri më 15 nëntor, shtëpitë botuese në hapësirat shqiptare do të prezantojnë botimet më të mira të tyre, duke i dhënë mundësi lexuesit të komunikojë gjatë me librin.

[...] Tema e këtij viti e panairit është “Libri digjital, një mundësi më shumë për të lexuar”, një projekt i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe “Vodafone Albania” për t’i dhënë më shumë mundësi leximit, jo vetëm atij në letër, por edhe librit elektronik, i cili mund të lexohet këtej e tutje edhe nëpërmjet telefonit apo tableteve të ndryshme. “Mund ta quajmë një fitore m.q.s. ka qenë shumë e vështirë realizimi i kësaj nisme, pasi gjuha shqipe më në fund është futur në sistemin Amazon, që për arsye sigurie nuk pranohej kohë më parë. Tanimë botuesit shqiptarë kanë mundësi që librat e tyre elektronikë t’i dërgojnë në Amazon përmes kontratave që do të lidhin me këtë sistem”, tha kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri. Sipas tij, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë një aktivitet për librin digjital me një panel, i cili do të trajtojë nga pikëpamja teorike dhe praktike përparësitë që ka puna me librin në ueb, kufizimet, njëkohësisht do të bëhen publike edhe të dhënat e një anketimi që ka bërë Shoqata e Botuesve për leximin në Shqipëri.

Përveç çmimeve të kthyer në traditë, këtë vit do të jetë edhe çmimi i veçantë për përkthimin “Fan S. Noli”, i cili do të quhet çmim karriere, në kuadër të 50-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Sipas Ymerit, “ky vit nuk mund të thuhet se ka qenë një ndër vitet më të mira për botimet shqiptare. Janë disa dukuri që pasqyrojnë trendin e tregut shqiptar dhe në përgjithësi kjo nuk është thjesht vetëm për librin. Që prej tri apo katër vitesh ne përsërisim se numri i botimeve është në rënie dhe shitjet gjithashtu. Kjo mund të evidentohet nëse shkohet në libraritë e Tiranës, ku shihet se ka më pak njerëz. Janë mbyllur këtë vit shumë librari në Tiranë dhe rrethe të tjera. Kjo reflektohet edhe në libra, p.sh. këtë vit kemi më pak letërsi artistike se vitin e kaluar. Nga anketimi që kemi bërë, vëmë re se leximi nuk duket një prioritet në Shqipëri, por më mirë kjo do të pasqyrohet në fund të vitit në rezultatet e Bibliotekës Kombëtare. Duhen politika të mira, më shumë vëmendje për ngritjen e librarive të reja. Duhen furnizime për bibliotekat e shkollave dhe ato të rretheve, kjo realizohet me ndërhyrjen e shtetit”, tha Ymeri. 

Rreth mënyrës se si do të funksionojë libri digjital Ymeri u shpreh: “Ky është një eksperiment. Një projekt që do të fillojë tani e do të ketë disa tituj falas e të tjerë do të blihen. Është diçka teknike, të cilën do ta vendosë ‘Vodafone’, por di se do të ketë edhe libra falas. Do të niset me një paketë prej 35-40 librash dhe do të vijohet në muajt e tjerë me libra të rinj. Duke nisur si paketë, do të shihet edhe trendi i lexuesit. Librat digjitalë do të jenë 30% më lirë sesa librat në letër, të cilët në raste fushatash apo kur do të ketë promocione do të ulen edhe më shumë. Kemi një problem, që shpresojmë ta zgjidhim shpejt. Libri shqiptar ka një TVSh prej 20%. Kemi punuar intensivisht me Ministrinë e Financave dhe atë të Kulturës që të kemi mundësi ta bëjmë 0. Kjo TVSh prej 20%, është më e larta në Europë: 20% në blerje dhe 0 në shitje, një shumë që nuk rimbursohet asnjëherë në një kohë kur TVSh-ja është taksë e rimbursueshme. Nëse bëjmë një krahasim me Europën mund të themi se Italia e ka 4% e nuk mund të themi sigurisht se italianët janë më të varfër se ne, por ama mund të themi se nëse italianët TVSh-në normale e kanë 19%, atë të librit e kanë 4%. Ne po përpiqemi, por është jo e lehtë të ndryshosh sistemin fiskal. Po përpiqemi të bëjmë një TVSh të diferencuar për librin, për t’u bazuar te shprehja e Umberto Eco-s: Mos taksoni leximin, mos taksoni kulturën!”, tha Ymeri.

Gazeta Shqip

9 Komente

Robt atje po ngordhin per buke ju thoni ka rene numri i botimeve.

Robt atje po ngordhin per buke

Kabim! Libri eshte buke.

(plus ka dhe buke plot; nje e vogel rrumbullake ben 400 leke -- te vjetra!)

Arsyeja e renies se numrit te botimeve, eshte e lidhur me ate pra qe " Robtt po ngordhin per buke !` Kur ske lek per buke si do te blesh nje Liber ? Edhe Gazete nuk blen dot !

Pse e dija une qe nje buke ben njemije leke ?

Nuk kane kohe njerezit te lexojne per dashurine, per syte, per zemren, per vjeshten, per dimrin. Jane gjithe sy e vesh cfare do te ndodhe ne pranvere! Do kemi apo nuk do kemi zgjedhje te parakoheshme!!!

Brad, pikërisht atëherë kur është i uritur, njeriu, më shumë se kurrë ndonjëherë, ka nevojë për libra...
smiley

flo, jam kurioz si e sheh kete punen e librave digjitale nga perspektiva e autorit?

Squarepusher, nuk me tremb fare kjo gje. Librin ne leter nuk e kercenon fare ai dixhitali. Libri ne leter nuk ka nevoje per karikues sic mund te kete ai tipi i librit tjeter. Por ta besh teme diskutimi ne nje panair libri te nje vendi si ky i yni eshte nje deshmi e sakte se sa e shkeputur eshte Ministria e Puneve te kota ose ajo ckultures nga problemet e verteta te librit. Per mua problem i rende mbetet keqorientimi i lexuesit nga letersia mediokre per te mos thene letersia banale. Reklamimi qe i behet ne televizion kesaj letersie eshte i frikshem. Po marr emra; Albatrosi, Eriselda... dhe te mberrijme te UET- ja qe boton Blushin, letersi teresisht mediokre. Pastaj UET u jep urdher te gjithe profesoreve te ketij universiteti te beje secili nje artikull per librin e Blushit ne gazeten Mapo qe eshte po pjese e grupit. Akoma me i dhimbshem behet ky proces kur kete letersi mediokre ua japin nxenesve te universitetit ne programin mesimor ta analizojne sic bejne me " Komedine hyjnore" pershembull. Nje qerthull i paster me konflikt interesi qe riciklon gjerat e tyre. Ne te vertete e gjithe Shqiperia eshte bere nje qerthull qe perjashton cdokend qe i kundervihet . Keto jane problemet aktuale te letersise dhe keto duhej te diskutoheshin ne panair.

Robt atje po ngordhin per buke ju thoni ka rene numri i botimeve.

E bukur kjo, megjithate shtepia Saras sikur boton ca kryevepra..smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).