Financat, Beqiraj: Ushqehen rreth 6 mijë veta. Shtyhet me një vit afati i zhvendosjes nga qyteti 
Kundërshtitë

Muhedini – Kjo infrastrukturë a është e gatshme që këto kazino t’i çoni atje me vendim qeverie, pasi nuk ka asnjë hotel me 5 yje dhe asnjë resort të tillë në Shqipëri sot?

Bylykbashi – “Pse s’i hiqni të gjitha lojërat e fatit jashtë qyteteve? Pse ka preferencialitet dhe klientelizëm? Ata që kanë kohë të caktuar nuk iu ndërpritet afati, ndërsa të tjerët nxirren jashtë”

Xhafaj – Çfarë e pengon dhe ç’problem do të kishte për qeverinë nëse do t’i mbyllnim tërësish lojërat e fatit me një moratorium, në mënyrë që këtë treg ta disiplinonim përfundimisht?

Beqiraj – Kjo është një industri e ngritur, pasi ka rreth 5600 persona që punojnë në lojërat e fatit dhe në njëfarë mënyre nëse do të bënim një moratorium ose nëse do t’i mbyllnim përfundimisht ato, menduam që do të ishte një vendimmarrje ekstreme

Të ardhurat – Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga lojërat e fatit kanë qenë rreth 10 miliardë lekë gjatë dy viteve të fundit, ku në 2013-n kanë qenë 3.6 miliardë lekë ndërsa për 2014-n, rreth 5.3 miliardë lekë.

Taksimi – Ligji i ri ndryshon metodën e taksimit për lojërat e fatit, nga 10 për qind mbi xhiron që është aktualisht, do të kalojë në një taksim mbi fitimin bruto, që është më shumë sesa 40 për qind e xhiros.

Licencat – Sa u përket licencave të vjetra, Ministria e Financave bëri me dije se janë ndaluar bingot dhe kazinotë. Në Tiranë ka 4 licenca bingo dhe 12 kazino.

Pas nëntë muajsh nga depozitimi në Kuvend, qeveria i rikthehet shqyrtimit të projektligjit “Të lojërave të fatit”. Drafti i paraqitur në shkurt u la në “harresë” nga qeveria, porse shqyrtimi i tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve rinxori në skenë kërkesën për mbajtjen e një moratoriumi disavjeçar për lojërat e fatit. Një kërkesë e tillë u bë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, e kjo në mënyrë që t’i jepet mundësi qeverisë që të stabilizojë këtë industri në vend. “Çfarë e pengon dhe ç’problem do të kishte për qeverinë nëse do t’i mbyllnim tërësisht lojërat e fatit me një moratorium, në mënyrë që këtë treg ta disiplinonim përfundimisht? Pasi kështu siç e kemi këtë projektligj, hiq një shto një tjetër, dhe nuk e di sesa do të arrijmë të jemi të suksesshëm për ta disiplinuar edhe në funksion të atyre qëllimeve shumë të mira që argumenton qeveria”, tha Xhafaj. Por numri dy i Ministrisë së Financave, Irena Beqiraj, deklaroi se një masë e tillë ekstreme do të kishte pasoja të rënda sociale. “Kjo është një industri e ngritur, pasi ka rreth 5600 persona që punojnë në lojërat e fatit dhe në njëfarë mënyre nëse do të bënim një moratorium apo nëse do t’i mbyllnim përfundimisht ato, menduam që do të ishte një vendimmarrje ekstreme. Aktualisht, këto biznese kanë investuar para, kanë të punësuar, pra kanë qarkulluar para gjatë kësaj kohe, kështu që marrja përsipër e mbylljes totale të tyre, mund të zgjidhte plagën sociale, por do të krijonte disa probleme të tjera që mund të konsiderohej një veprim ekstrem”, tha zëvendësministrja. Përveç kontestimeve nga deputetët socialistë, ky projektligj u kundërshtua edhe nga deputetët e PD-së dhe të PDIU-së në komision, të cilët thanë se po bëhet në mënyrë preferenciale dhe klienteliste. Përfaqësuesja e qeverisë nuk e sqaroi relatorin socialist të projektligjit, Ulsi Manja, sesa kazino kishin licencë me afat të përcaktuar dhe kur u përfundonte afati. Deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, u shpreh për selektivitet të qeverisë në trajtimin e çështjes. “Kazinotë që do të licencohen janë parashikuar të vendosen në zonat turistike, mundësisht në hotele ose resorte me 5 yje, në mënyrë që të jenë totalisht në shërbim të turizmit”, saktësoi Beqiraj. Por Muhedini ka ndërhyrë duke theksuar se “Nëse ju thoni resort ose hotel me 5 yje në Shqipëri, unë po ju them se në Shqipëri nuk ka hotel me 5 yje e as resorte. Në mund të më thoni ju një rast”.

Zhvendosja

Të gjithë pronarët e kazinove do kenë afat deri më 31 janar të vitit 2017 që t’i zhvendosin bizneset e tyre në zonat turistike që të përcaktohen nga qeveria. Ministria e Financave paralajmëroi dje rishikimin e afatit të përcaktuar për zhvendosjen e të gjitha bizneseve që i përkasin kategorisë së lojërave të fatit nga qytetet në këto zona. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, duke iu përgjigjur interesit të deputetit socialist, Pandeli Majko, theksoi se ministria do ta rishikojë çështjen e afatit të zhvendosjes, pasi siç tha ajo, projektligji që është sjellë në Kuvend që prej janarit të këtij viti ishte parashikuar të miratohej në pranverë. Dhe duke qenë se shqyrtimi dhe miratimi i tij u vonua deri tani për shkak të sensibilitetit që shkaktoi drafti i qeverisë, atëherë dhe afati do të rishikohet në mënyrë që t’i krijohet mundësia biznesit që të kryejë një zhvendosje normale të tij. “Ky projektligj ka ardhur në janar të vitit 2015, dhe mendohej se ky ligj duhej të kishte kaluar në Kuvend në shkurt-mars të 2015 dhe 31 janari i 2016-s ishte gati një periudhë njëvjeçare. Tani për arsye të cilat pak a shumë të gjithë i dimë, për debatin që ka ngjallur ky ligj, interesin që ka pasur, ne sot jemi në nëntor dhe jam e sigurt që kjo periudhë do të rishikohet, për të dhënë këtë mundësi që ju zoti Majko e propozoni”, tha Beqiraj. Ndërkaq, do të ishte deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i cili theksoi se zhvendosja e këtyre bizneseve nga qytetet në zonat turistike është thuajse e pamundur për t’u realizuar brenda  dy muajsh, duke propozuar shtyrjen e këtij afati deri më 31 janar të vitit 2017. “Duke qenë se kemi të bëjmë me një industri, vërej që do të ketë një lëvizje të aktiviteteve, kam parasysh nenin 71, ku të gjithë këto aktivitete që i përkasin kësaj industrie do të lëvizin nga qytetet në zona që do i përcaktojë ligji, dhe ju keni vënë si afat për këtë zhvendosje afatin deri në 31 janar 2016-s, mos është e nevojshme ta shtyni me 1 vit, pra nga 31 janari 2016 në 31 janar 2017 lëvizjen e kazinotë në zonat turistike? Pra industrisë i themi që ti ke kohë në mënyrë të ngadaltë dhe normale, pasi jetojmë në një situatë ku dhe bankat pothuajse i kanë bllokuar kreditë, pra ai që do të investojë do ta ketë pak të vështirë për të bërë këtë lëvizje, e kështu me radhë. Pra shqetësimi im ngrihet nga fakti se kemi të bëjmë me një industri taksapaguese, siç e thatë dhe vetë”, tha Majko, propozimi i të cilit u miratua nga përfaqësuesja e qeverisë. Kryekomisioneri Xhafaj dhe deputeti i PDIU-së, Muhedini abstenuan ndaj këtij drafti të qeverisë.

3 Komente

Ket titullin nuk e kuptoj! Nese deputetet e parlamentit ne shumice duan memoratorium, qeveria edhe sikur te mos te doje, nuk ka se cfare te beje. Do ti bindet organit ligjvenes dhe ashtu kokeulur dhe me perpikmeri do te zbatoje ligjet qe miraton sovrani. Ah, nese ndonje deputet apo grup deputetesh (por gjithmone ne minorance) kerkojne memoratorium, por shumica jo, kjo eshte tjeter mesele. Pse duhet me patjeter qe gazetaret te bojne si birra kurvash, apo si piçka dhie xhanem? 

6 here eshte perdorur ne kete artikull fjala "industri".

Shiket qi na spjeguen pse duhen mbyll pikat e fatit e kan zafmet me na spjegue tesh pse nuk duhen mbyll smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).