Është hera e parë që strukturat drejtuese të një organizimi fetar ekspozohen hapur politikisht mbi situatën në vend, duke parashtruar edhe kërkesa drejtuar klasës politike.Në Asamblesnë e Zakonshme të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 10 dhe 11 nëntor 2015, sipas njoftimit zyrtar u diskutuan dy prej tyre temave që  kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën, jo vetëm të besimtarëve katolikë, por të gjithë shoqërisë shqiptare. Duke iu referuar emigrimit të shqiptarëve dhe kërkesave të larta për azil Konferenca Ipeshknove arrin në përfundimin se për largimin e shqiptarëve ka përgjegjësi politike dhe shtetërore.

“Ne mendojmë se kjo është për shkak të situatës ekonomike të vështirë që shumë familje shqiptare kalojnë dhe rritja e papunësisë për moshën e re. Nëse nga njëra anë ne bëjmë thirrje që shqiptarët të mos e braktisin vendin e tyre, por të gjejnë motive për të qëndruar e jetuar këtu, nga ana tjetër shikojmë te faktori shtetëror dhe ai politik përgjegjësit për këtë ikje të shqiptarëve e sidomos të të rinjve”-thuhet në njoftim.

Pikëpyetje ngrihen edhe mbi qëllimin e reformës në drejtësi, ndërsa jepen sugjerime edhe për njerëzit e sistemit të drejtësisë që i përkasin besimit katolik.“Ne si ipeshkvij të Kishës Katolike, edhe në emër të besimtarëve katolikë, e mbështesim dhe e inkurajojmë këtë reformë, sidomos nëse ajo ka për qëllim të godasë korrupsionin në sistemin e drejtësisë i cili është një e keqe shumë dëmshme për shoqërinë tonë.

Dhe apelojmë të gjithë që të kontribuojnë në këtë drejtim qoftë faktorin politik, partitë politike, parlamentin, punonjësit e drejtësisë etj. Në mënyrë të veçantë ne u bëjmë thirrje e u kujtojmë juristëve katolikë që punojnë në sistemin e drejtësisë, gjyqtarë, prokurorë apo avokatë, që të jenë shembull në ushtrimin e drejtësisë. Besimi në Zotin nuk përputhet me korrupsionin dhe ryshfetin të cilat  përveçse janë një shkelje e ligjit, janë edhe një mëkat që lyp llogari përpara Zotit dhe Kishës”-përfundon deklarata.

6 Komente

Konferenca Ipeshkvnore del hapur politikisht???

ç’mendojnë katolikët për largimin e shqiptarëve dhe reformën në drejtësi???

 

cfare jane keto tituj kshu? 

cfare jane keto interpretime skandal?

Pse harxhohet gazetari me keto, c'me duhet mua si publik te lexoj me shume se nje lajmerim rutine per aktivitetin fetar (persa kohe s'perben nje impakt negativ mbi shoqerine ne vendin tim kuptohet)

a i lejohet gazetarit te beje interpretime pa pas nje entitelment te caktuar, qe konfirmon aftesine interpretuese (psh. opinionist a analist - jo se kta e ndriten xhanem)? Apo kushdo qe ka nje pene/tastiere publikuese ia jep vetes te drejten per kete? Hello o ngaterresa e radhes e gazetes & gazetarit !!

kjo shpjegohet me deshiren e madhe per ti hapur probleme fetare(se nuk u mjaftojne problemet e tjera ) shqiptareve.

kush do ti pengoje , thote dikush ketu!    ne nje vend ku identiteti kombetar po shkon drejt shuarjers, me te drejte , bashkesite fetare jane ne gare kush te fitoje me shume terren  ne libanin e ardhshem. 

shqiperia eshte nje eksperiment ,ku shihen pasojat e nje shoqerie pa ligje, pa komb, e anarkike.

 

mendoj se gazetari eshte tinzar dhe kerkon te politizoje (te fuse ne llogore politike) edhe atje ku s'ka dhe s'duhet, nga jeta jone si shoqeri. Per hir te scoopit mediatik (politika shet ne shq.) jane gati te sakrifikojne gjithcka paqesore qe mund te kete ngelur, hijenat e poshtra.

E ç'ka ketu per tu çuditur. Te njejtat fjale ka thene edhe Papa, edhe prifterinj apo hoxhallare te ndryshem. Me duket se adminet jane gallupizuar komplet. 

Me fal Pjero , ca do te thote " gallupizuar " ?

Do te thote qe jan bo gallupa, budalla smiley apo me sakte ; idiotizuar smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).